Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministri Malaj: Strategjia afatmesme e borxhit, fokus te huamarrja me kosto të ulët

By: redi
15 December 2025 at 22:00

Strategjia Afatmesme e Menaxhimit të Borxhit 2026-2030, e miratuar tashmë nga qeveria, ka si objektiv kryesor garantimin e një huamarrjeje me kosto sa më të ulët dhe nxitjen e zhvillimit sa më efikas të tregut të titujve shtetërorë. Ministri i Financave, Petrit Malaj ka theksuar se kjo strategji synon të rrisë jetëgjatësinë e borxhit, veçanërisht atij të brendshëm, të ulë ekspozimin ndaj…

Source

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlamentin e Shqipërisë

11 December 2025 at 13:54


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e saj.

“Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Për BE-në, këto shqetësime duhet të adresohen përpara se nisma të konsiderohet e qëndrueshme në kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se çdo amnisti apo program vullnetar për përmbushjen tatimore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos cenuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria të sigurojë që ‘amnistitë e mundshme dhe programet vullnetare për përmbushjen tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit, të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis-në përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”, përfundon reagimin Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Nisma pa dakordësinë e BE-së

Qëndrimi i Brukselit pak orë para se Parlamenti të votojë “Paqen Fiskale” sfidon edhe qëndrimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili më herët ka lënë të kuptohet se nisma është dakordësuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian.

“Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar”, deklaroi Malaj gjatë emisionit E Zone në Vizion Plus.

Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar të Delegacionit, sipas të cilit, shqetësimet e BE-së mbeten të pazgjidhura. Nisma, sipas tyre, nuk ka përputhshmëri të plotë me standardet europiane për administrimin fiskal dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk është konsultuar me Brukselin për “Paqen Fiskale”. Në qershor të këtij viti, në një reagim për Faktoje.al Komisioni Evropian paralajmëronte qeverinë se nisma mund të ndikonte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha asokohe një zëdhënës i Komisionit Evropian për Faktoje.al.

Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

“Lavatriçe për pastrimin e parave”

Plani për “Paqen Fiskale” është kundërshtuar ashpër edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nismës pranë Komisionit dhe Parlamentit Europian.

“Kjo amnisti hap dyer për pastrim parash, dobëson sigurinë ekonomike dhe minon besimin që investitorët ndërkombëtarë duhet të kenë tek Shqipëria. Qëndrimi im është i qartë – asnjë lëshim për informalitetin”, argumenton Tabaku.

Sipas saj, “Paqja Fiskale” është lavatriçe shtetërore për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, duke shpërblyer mashtruesit dhe evazorët, ndërsa rëndon barrën mbi bizneset e ndershme dhe qytetarët që paguajnë çdo ditë taksat.

Kundërshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset amerikane kanë kritikuar qeverinë për mungesën e konsultimeve publike si dhe mungesën e transparencës për dy projektligjet, që pritet t’u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa.

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë cilësuar nismën si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm.

Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite.

Ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve.

Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?

Qeveria thotë se “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin

Rishikim i Pasqyrave Financiare

Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.

Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

Përfundim

Plani për “Paqen Fiskale” u prezantua në mënyrë të beftë në kulmin e fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votat shqiptarëve me premtimin e “pasaportës europiane”. Por nisma bie ndesh me kërkesat e Brukselit. Pak orë para votimit në Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqetësime të forta për nismën, të cilat rrëzojnë edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se “Paqja Fiskale” kishte dakordësinë e BE-së.

Komisioni Evropian paralajmëron se nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen tatimore dhe mund të krijojë hapësira për pastrim parash, duke shmangur standardet ndërkombëtare të Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-së i konfirmoi Faktoje.al se shqetësimet mbeten ende të hapura dhe se nisma duhet përputhur me acquis të BE-së para se të konsiderohet e pranueshme në kuadër të integrimit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit Malaj, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “ disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

Ndaj nisur nga këto informacione, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje.al/

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

7 December 2025 at 20:29

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.

Sipas tij, viti 2026 shënon fillimin e reformës së thellë të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të arrijë në 40 mijë lekë, duke u afruar me nivelin 400 euro.

Ministri tha se, fondet për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.

“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim – që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm – ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke sqaruar se buxheti afatmesëm garanton mjetet e nevojshme për këtë projekt madhor.

Për bonusin e fundvitit, Malaj tha se vendimi do të merret në shtator, në varësi të ecurisë ekonomike.

“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, tha Malaj.

Ndërsa bonuset e pranverës nuk janë më pjesë e politikës buxhetore, pasi skema e re synon rritje të rregullt të pensioneve.

“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, tha Malaj.

Ministri bëri të ditur se viti 2026 sjell për herë të parë indeksimin 2,5% të pagave në administratë, ndërsa disa kategori do të përfitojnë edhe rritje të ndjeshme: shoferët, sanitarët, arkivistët, punonjësit e protokollit, infermierët, mjekët dhe policët, të cilëve për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë, me rritje deri në 25%.

“Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit, nga shoferi, deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë. Rritja për këta të fundit arrin deri në 25%”, tha Malaj.

Malaj gjithashtu konfirmoi se institucionet ndërkombëtare kanë dhënë dakordësinë e tyre për projektin.

“Paqja fiskale nuk është amnisti. Ne nuk ofrojmë siguri juridike për evazorët, nuk amnistojmë ata me ndjekje penale, ata me vendim gjykate, ata që janë në hetim tatimor. Mbi të gjitha, kemi vënë një kufi që tatimfitimi që do të duan të rideklarojnë nuk mund të jetë më shumë se 30% e tatimit të deklaruar. Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin”, tha Malaj.

“E vetmja rezervë që ka FMN, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian. Pra është një praktikë europiane”, deklaroi Malaj.

/gj.m/r.e/

The post Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut

6 December 2025 at 18:10

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Forumin e Dohas në Katar, një nga platformat më të rëndësishme globale për dialogun dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Nën moton “Diplomaci, Dialog, Diversitet”, ky forum, sipas ministrit Malaj, mblodhi liderë, politikëbërës dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat që koha po na dikton, si dhe gjetjen e mënyra për të ndërvepruar në mënyrë më aktive.

“Në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më të padukshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor”, theksoi Malaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj nënvizoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë të nivelit të lartë është një mundësi e çmuar për të forcuar dialogun, për të promovuar politikat tona dhe për të kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik”.

Malaj shtoi se gjatë forumit pati mundësinë të takohej me homologët e vendeve të tjera dhe të ndante përvojat.

“Me shumë interes u prit edhe diskutimi nga Bill Gates, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të inovacionit në arritjen e progresit”, nënvizoi Malaj.

1 nga 5

/m.q/a.f/

The post Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: KfW, 50 milionë euro për investime në ujësjellës dhe kanalizime në tri bashki

25 November 2025 at 16:42

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me drejtoren e zyrës së KfW, Mara Drochner në të cilin nënshkruan marrëveshjen e financimit për Programin “Infrastruktura Bashkiake V – Faza II”.

Programi parashikon një kredi prej 47 milionë eurosh dhe një grant prej 3 milionë eurosh, të cilat do të mbështesin investime në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë.

Fondet do të përdoren për rehabilitimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe zgjerimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Ky investim synon përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, për këto komunitete”, theksoi ministri Malaj, në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e/

The post Malaj: KfW, 50 milionë euro për investime në ujësjellës dhe kanalizime në tri bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, mban ligjëratë publike për studentët e UNI - Universum International College

25 November 2025 at 15:20


UNI – Universum International College mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, në një bashkëbisedim informues dhe me vlerë akademike me temën “Roli dhe rëndësia e 28 Nëntorit”.

Studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të dëgjojnë nga afër reflektimet e Ambasadorit mbi një nga datat më të rëndësishme për kombin shqiptar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit

Ky takim vërtetoi përkushtimin e UNI - Universum International College për t’u ofruar studentëve përvoja të thelluara akademike, historike dhe ndërkulturore, që kultivojnë mendim kritik, identitet dhe lidership të përgjegjshëm.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Malaj theksoi rëndësinë historike, diplomatike dhe kulturore të kësaj date, duke sjellë perspektiva mbi rrugëtimin e shtetformimit shqiptar, sfidat e përbashkëta kombëtare dhe rolin e diplomacisë në forcimin e unitetit dhe zhvillimit të shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI - Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

Tabaku: Rrugën e Ahmetajt do të kesh edhe ti. Ministri Malaj: Ekonomia në Shqipëri ka rritjen më të lartë në Europë

By: redi
19 November 2025 at 17:47

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Sipas saj, qeveria po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj. ”Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti. Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e…

Source

Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj

By: Elva
19 November 2025 at 17:03

Në seancën e sotme plenare, ku diskutohej projektbuxheti i vitit 2026, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Debati u ndez pasi Tabaku akuzoi qeverinë se vazhdon të paguajë miliona lekë për çështjen e inceneratorëve dhe paralajmëroi ministrin se “do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj”. […]

The post Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17 November 2025 at 16:22

Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]

The post “Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave appeared first on Reporter.al.

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri i Financave (VIDEO)

By: V K
14 November 2025 at 13:19

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.

Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

“Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet”, tha Malaj.

Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.

“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneve

Është menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë”, u shpreh ai.

 

The post Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri i Financave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë dhe FMN konferencë të përbashkët/ Ministri i Financave: Projektbuxheti i 2026, prioritet strategjik

14 November 2025 at 12:15

TIRANË- Mbyllet misioni i FMN. Banka e Shqipërisë dhe FMN kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se pritet një reduktim i borxhit publik. Gjithashtu theksoi se projektbuxheti 2026 mbetet prioritet strategjik.

Ndërsa shtoi se fokusi kryesor i investimeve vijon të mbeten në turizëm e pasuri të paluajtshme. Sakaq Investimet e huaja u rritën me 7 përqind.

“Projektbuxheti i 2026 mbetet një nga prioritetet tona, përmend forcimin e Mbrojtjes,. Fokus të veçantë kanë pensionistët. Prioritete mbetet edhe reduktimi i vazhdueshëm i borxhit publik. Padyshim ky projektbuxhet garanton ruajtjen e balancës”, tha mes të tjerash ministri Malaj.

 

Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë

11 November 2025 at 10:36

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.

Deklarata e drejtueses së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar sot me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja.

Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij.

“Nga themelimi në vitin 1925, duke kaluar nëpër dekada nga transformimi, standardi i arit, planifikimi i centralizuar dhe objektivi bashkëkohor i shënjestrimit të inflacionit, Banka e Shqipërisë ka pasqyruar evoluimin e shtetit shqiptar. Vendi është përballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime të zhvillime globale”, tha ajo.

“Duke pasur në krahë Bankën e Shqipërisë, gjithmonë të përkushtuar për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e publikut. Sot, Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë, testamenti i progresit të palëkundur dhe qëndrueshmërisë gjithnjë në rritje. Në këtë arritje, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç, falë angazhimit ndaj politikave monetare të qëndrueshme, kuadrit rregullativ dhe transparencës institucionale”, vijoi drejtoresha e FMN-së.

Georgieva theksoi në videomesazhin e saj, se ky përkushtim ka shërbyer për mirë në kohë të trazuara, duke forcuar stabilitetin financiar dhe besimin e publikut.

“Reagimi ndaj krizës botërore financiare të rritjes së kredive me probleme apo ndërmarrja e operacioneve të shpejta dhe të shënjestruara gjatë pandemisë. Banka ka hedhur një themel të fortë për rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e vendit. Rrugëtimi i Shqipërisë na ofron një mësim kyç se pavarësia ekonomike e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet, ajo është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare. Bankat qendrore të pavarura janë të përqendruara më mirë për të ruajtur stabilitetin financiar, për të mbrojtur integritetin financiar dhe për t’iu përgjigjur krizave”, tha Georgieva.

“Përvoja e Shqipërisë e ilustron qartë këtë realitet. Pavarësia nuk mund të merret si e mirëqenë. Ajo duhet mbrojtur dhe kultivuar. Kjo kërkon mandat të qartë dhe kuadër ligjor të qartë, transparencë, llogaridhënie dhe komunikim me publikun”, pohoi ajo.

Në fund të videomesazhit, shefja e FMN-së u shpreh se me vështrimin nga e ardhmja, Shqipëria përballet me sfida si fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi digjital, roli i Inteligjencës Artificiale dhe zhvendosja demografike.

“Shqipëria është e vendosur që t’i bashkohet BE-së dhe vendi ka bërë përparime të qëndrueshme drejt këtij objektivi. Banka e Shqipërisë ka një rol thelbësor të përkushtuar dhe me vizion të qartë në këtë rrugë sfiduese, për të mbështetur vendin në shfrytëzimin e mundësive që ofron anëtarësimi në BE. FMN do të vijojë të jetë partnere e palëkundur në këtë udhëtim duke mbështetur Shqipërinë lidhur me politikat, kërkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha Georgieva.

/e.i/a.f/r.e/

The post Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin

10 November 2025 at 12:59

Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë në komisione si një shenjë proteste për mungesën e hapësirës së debatit në seancat plenare. Projektbuxheti është një prej ngjarjeve më të rëndësishme parlamentare ku komisionet shqyrtojnë dhe vendosin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë institucionet publike. […]

The post Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin appeared first on Reporter.al.

Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

By: V K
10 November 2025 at 11:21

Këtë të hënë, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet kryesore fiskale dhe prioritetet që parashikon qeveria për vitin e ardhshëm, ndërsa theksoi rëndësinë e një buxheti të balancuar që mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar.

Mbledhja u zhvillua në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit.

Sipas vendimit të grupit parlamentar të PD-së, asnjë deputet demokrat nuk do të marrë pjesë në komisione parlamentare, derisa të merret një vendim zyrtar në mbledhjen e ardhshme të grupit, qe do te zhvillohet sot.

Kjo situatë vjen në një moment kur pritet të nisë diskutimi në detaje i projektbuxhetit 2026 në komisionet e tjera parlamentare, përpara se dokumenti t’i kalojë për miratim seancës plenare.

Ndërkohë, opozita akuzon mazhorancën se nuk po i jepet mundesia te flasë në Kuvend. Dy dite me pare, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e nje platforme parlamentare perpara Kryeministrise.

The post Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen appeared first on Albeu.com.

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

By: Elva
5 November 2025 at 16:52

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita kërkoi që prezantimi të shtyhej deri në depozitimin e Paketës Fiskale që shoqëron buxhetin. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi prezantimin duke iu referuar rregullores së Kuvendit, ku parashikohet që paraqitja e projektligjit të buxhetit të […]

The post Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale appeared first on BoldNews.al.

Qeveria e çon Buxheti 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

5 November 2025 at 16:30

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita kërkoi që prezantimi të shtyhej deri në depozitimin e Paketës Fiskale që shoqëron buxhetin. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi prezantimin duke iu referuar rregullores së Kuvendit, ku parashikohet që paraqitja e projektligjit të buxhetit të […]

The post Qeveria e çon Buxheti 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale appeared first on Reporter.al.

Paketa fiskale 2026, paqe me biznesin/ Ministri Malaj: Nuk do të ketë rritje taksash

By: Re Nato
5 November 2025 at 14:49

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026.

Malaj u shpreh se do të ketë paqe me biznesin dhe shtoi gjithashtu se nuk do të ketë rritje taksash.

“Ministria ka hartuar dhe paketën fiskale 2026. Nuk do të kemi rritje të taksave. Nuk do të kemi taksa të reja në vitin 2026. Mund të përmend disa nga po, siç është skema e fermerëve, kompensimin deri në 10 përqind, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Norma 5 përqind që do të aplikohet gjatë vitit 2026. Shpenzimet e planifikuara janë 886.7 miliardë lekë”, theksoi ai./abcnews.al

Malaj: Hua e butë nga BB për përafrimin me politikat e ekonomisë miqësore me mjedisin

30 October 2025 at 23:52

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Shqipëria do të marrë një hua buxhetore nga Banka Botërore në shumën 113.6 milionë euro për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”.

Gjatë prezantimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”, Malaj tha nga foltorja e Kuvendit se kjo kredi është në formën e mbështetjes buxhetore nga Banka Botërore.

“Kjo hua e butë përfaqëson një instrument për të forcuar financat publike dhe për të mbështetur reformat e Qeverisë në disa fusha ekonomike dhe sociale të vendit. Ajo vjen si njohje e përparimit të Shqipërisë për një sërë reformash që po ndërmarrin dhe që synojnë të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit tatimor, zhvillimin e energjive të rinovueshme, mbrojtjen e mjedisit dhe ekonominë e gjelbër”, tha Malaj.

Ministri Malaj u shpreh se “kjo kredi nuk përfaqëson vetëm një mbështetje financiare, por edhe një angazhim të përbashkët mes Qeverisë dhe Bankës Botërore në përafrimin e politikave me standardet e BE dhe e bëjnë ekonominë tonë më miqësore me mjedisin”, pohoi Malaj.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të integrimit evropian dhe kjo hua nuk përfaqëson vetëm legjislaconin, por edhe modelin e zhvillimit të vendit tonë me standardet e BE-së. Zhvillimi me aftësinë e gjelbër, nënkupton stabilitetin fiskal dhe kalimin drejt një ekonomie që mbron mjedisin dhe investon në burime të pastra energjike”, shtoi Malaj.

Malaj theksoi se ky ligj është një kontribut konkret në përafrimin me politikat e BE-së për klimën, energjinë dhe qeverisjen ekonomike.

/e.i/j.p/

The post Malaj: Hua e butë nga BB për përafrimin me politikat e ekonomisë miqësore me mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Vizioni “Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm

19 October 2025 at 12:17

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, në veçanti atij kulturor dhe të natyrës për të krijuar më shumë vende pune, për të fuqizuar komunitetet, si dhe për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë bisedës në panel, me drejtoreshën e përkohshme Globale për Mjedisin në Bankën Botërore Genevieve Connors, ministri Malaj, nënvizoi rrugëtimin e Shqipërisë turistike gjatë viteve të fundit, si dhe transformimin, si një nga destinacionet më dinamikë të Mesdheut.

“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3,6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsumit, punësimit, rritjen ekonomike, si dhe e kanë bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më të kërkuar, unik dhe që reflekton përvojën autentike e të qëndrueshme mesdhetare”, u shpreh Malaj.

Ministri Malaj gjatë prezantimit të tij, theksoi gjithashtu, se turizmi në Shqipëri do të vijojë të jetë një kontribues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndërsa vizioni i qeverisë “Shqipëria 2030” do të mundësojë pozicionimin e vendit, si një destinacion udhëheqës në Mesdhe, i turizmit të qëndrueshëm.

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimin e gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik”, theksoi Malaj.

Kjo ambicie e qeverisë do të mbështetet nga investimet e vazhdueshme në digjitalizim, infrastrukturë, aftësimin e fuqisë punëtore në turizëm, etj, me qëllim për të siguruar që rritja të jetë gjithëpërfshirëse, miqësore me mjedisin, por edhe e integruar, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të zhvillimit kombëtar.

Ministri i Financave, gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e partneriteteve strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht me Bankën Botërore, që luajnë një rol thelbësor në mbështetjen ndaj reformave që po ndërmerr Shqipëria e që garantojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme.

/e.i/r.e/

The post Malaj: Vizioni “Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Malaj ne Uashington: Reformat ekonomike dhe menaxhimi i borxhit rrisin besimin

By: melisa
17 October 2025 at 11:31

Ministri i Financave, Petrit Malaj, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në Uashington D.C., ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencive të vlerësimit të kreditit si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poor’s. Gjatë takimeve, Malaj prezantoi progresin ekonomik të Shqipërisë…

Source

❌
❌