Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE

13 January 2026 at 23:08

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryepeshkopi i Shqipërisë, imzot Joani zhvilloi sot në Bruksel një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në institucionet europiane.

Gjatë kësaj vizite, kryepeshkopi Joan u takua me komisionerin europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së kryepeshkopit të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij për të ardhmen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Kryepeshkopi theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm, i pavarur dhe aktiv në shoqërinë shqiptare, e cila përballet me sfida të rëndësishme si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet demografike.

Gjithashtu, Fortlumturia e Tij u takua me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio, takim që mbart rëndësi të veçantë për shkak të rolit kyç që ky delegacion luan në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në vijim, kryepeshkopi Joan zhvilloi një takim me bashkëkryetaren e grupit të punës për Dialogun Ndërfetar në Parlamentin Europian, eurodeputeten Željana Zovko, gjatë të cilit u diskutuan çështje që lidhen me lirinë fetare në Europë. Gjatë bisedës u theksua modeli i bashkëjetesës harmonike ndërfetare në Shqipëri, si dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet fetare, veçanërisht në lidhje me çështjet pronësore.

Në të gjitha takimet, Fortlumturia e Tij nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.

Këto takime u zhvilluan në kuadër të vizitës së kryepeshkopit Joan në Bruksel, nga 12 deri më 15 janar 2026, me rastin e konferencës që do të mbahet më 14 janar në Parlamentin Europian, me temë “Jeta, Vepra dhe Trashëgimia e Kryepiskopit të lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian në nderim të kryepeshkopit Anastas, në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta.

Prania e kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane vlerësohet si e rëndësishme në këtë moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, përmes veprimtarisë së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, vazhdon të mbetet një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Europës.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: Së shpejti hapet ambasada në Tiranë

13 December 2025 at 15:37

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë Ndërkombëtar, Forumin Sir Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë qëndrimit të saj në EBA, Spiropali u prit në një takim nga Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të EBA-s, i cili organizon edhe forumin e nivelit të lartë.

Spiropali e cilësoi zyrtarin e lartë të Emirateve, një mik të nderuar të Shqipërisë, duke theksuar se, “dy vendet tona nuk i bashkon më thjesht dhe vetëm marrëdhënia miqësore dhe vlerat e përbashkëta, por një agjendë e pasur bashkëpunimi”.

Në takim u fol ndër të tjera edhe për hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, për çuarjen përpara të projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm e fusha të tjera interesi të ndërsjelltë.

Spiropali u takua edhe me ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e projekteve madhore si projekti transformues i Portit të Durrësit, Linja e Interkonjeksionit Energjetik mes Shqipërisë, Italisë dhe EBA, projektin Smart City për rritjen e sigurisë në hapësirat publike dhe të tjera bashkëpunime, shenjë e partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve tona.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: Së shpejti hapet ambasada në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

11 December 2025 at 22:08

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg,  zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Në takim, sipas Lamallarit, u bisedua mbi partneritetin strategjik Shqipëri–KE dhe mbështetjen që vendi ynë merr në proceset transformuese të drejtësisë.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë takoi edhe Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Theodoros Rousopoulos si dhe Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut. Në takimet me ta, Lamallari riafirmoi angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të grupeve më vulnerabël të shoqërisë.
“Diskutime të frytshme për të forcuar bashkëpunimin tonë në fushën e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimit të reformave që Shqipëria po ndërmerr me vendosmëri. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të çuar përpara standardet europiane dhe për të forcuar institucionet demokratike në vendin tonë”, shkroi Lamallari në rrjetet sociale.

The post Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama vizitë në Jordani: Takim me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein

By: melisa
8 December 2025 at 14:11

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman, Jordani, për një vizitë zyrtare, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Kreu i qeverisë shqiptare ndau disa foto nga pritja në rrjetet sociale, duke e cilësuar mbretin si “një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”. “I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein…

Source

Berisha: Kritikat të shprehen brenda forumeve të PD

1 December 2025 at 14:20

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Sali Berisha ka komentuar sot, takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se qëndrimet dhe kritikat duhet të shprehen brenda forumeve të partisë.

“Së pari unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim, ose persona që i thërras për arsye pune. Së dyti kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues, mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim”, tha Berisha.

“Natyrisht duke thënë këtë nuk kam ndërmend t’i them asnjë njeriu që ato mendime të mos i shprehë publikisht edhe në mediat e qeverisë, apo ku të duash. Por, normale në një parti, kudo është, që mendimet, propozimet, opinionet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë”, vijoi ai.

Sipas Berishës, ata “të gjithë janë personalitete të çmuara të PD-së, por si çdo forcë tjetër politike në Shqipëri, Europë, botë, edhe partia që ai drejton ka aktivitete brenda forumeve të saj”.

/e.i/a.f/

The post Berisha: Kritikat të shprehen brenda forumeve të PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar

30 November 2025 at 12:42

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Proda zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.


/m.m/j.p/

The post Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump njofton takime të njëkohshme me Rusinë dhe Ukrainën

26 November 2025 at 09:06

UASHINGTON-GJENEVË, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dy takime të njëkohshme të përfaqësuesve të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën për të negociuar pikat e fundit të diskutueshme të planit të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje”, shkroi republikani në platformën e tij Truth Social.

“Me shpresën e finalizimit të këtij plani paqeje, i kam udhëzuar të Dërguarit tim të Posaçëm Steve Witkoff të takohet me presidentin Putin në Moskë dhe, në të njëjtën kohë, sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll do të takohet me ukrainasit”, postoi Trump, pa specifikuar një kohë për diskutimet.

Nga postimi i Trump nuk ishte e qartë se me kë do të takohej Driscoll.

Trump lë të kuptohet se do të takohet me Putinin dhe Zelenskyn.

Vetë Trump do të mbahet i informuar për progresin, ashtu si edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e shtabit të Trump, Susie Wiles.

Presidenti i SHBA-së shkroi se mezi pret të takohet së shpejti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Putinin, “por VETËM kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj lufte të jetë PËRFUNDIMTARE ose në fazat e saj përfundimtare”.

Nëse Trump synon të takohet me ta individualisht apo të tre bashkë, kjo nuk ishte e qartë nga deklaratat e tij./ a.jor.

The post SHBA – Trump njofton takime të njëkohshme me Rusinë dhe Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky në Madrid, takim me Mbretin Felipe VI dhe udhëheqësit politikë spanjollë

By: melisa
18 November 2025 at 13:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë takimesh zyrtare në Madrid, në kuadër të vizitës së tij të tretë zyrtare në Spanjë. Kreu i shtetit ukrainas u takua më herët me presidenten e parlamentit spanjoll, Francina Armengol, si dhe me presidentin e Senatit, Pedro Rollán. Vizita nisi në ndërtesën e Congreso de los Diputados, Dhomën e Ulët të parlamentit, ku Zelensky u prit…

Source

Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

16 November 2025 at 14:01

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali.

Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

“Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë.

“Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë”, tha Balla.

Pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

/k.s/r.e/

The post Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Shqipëria dhe Italia drejt projekteve të reja në kulturë dhe turizëm

13 November 2025 at 22:05

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot takime me ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, dhe me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè, për të diskutuar një sërë bashkëpunimesh dhe partneritetesh kulturore e turistike mes dy vendeve.

Gjatë takimit me ministrin Giuli, u theksua rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane.

Diskutimet përfshinë bashkëpunime të ndryshme, nga Muzeu Italian në Shqipëri, partneriteti me MAXXI dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, krijimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Itali, deri te iniciativat për përfshirjen e “Motit të Madh të Arbëreshëve” në UNESCO.

Takimi riafirmoi vizionin për një partneritet kulturor të qëndrueshëm që ndërton ura bashkëpunimi përmes artit, trashëgimisë dhe kreativitetit.

Ndërsa takimi me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në turizëm, harmonizimin e standardeve, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë dhe fuqizimin e aftësive profesionale.

Diskutimet gjithashtu u përqendruan në zgjerimin e mundësive turistike gjithëvjetore dhe vendosjen e standardeve të reja për një turizëm inovativ dhe cilësor në Shqipëri.

Ministri Gonxhja theksoi se këto takime konsolidojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe riafirmojnë angazhimin e Shqipërisë për një bashkëpunim të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë në fushat e kulturës dhe turizmit. /j.p/

The post Gonxhja: Shqipëria dhe Italia drejt projekteve të reja në kulturë dhe turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Investor Support Days”, AIDA forcim të dialogut me investitorët e huaj

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri.

Pas suksesit të vitit të kaluar me shtete si Italia, Turqia, Hungaria, Austria, Franca, Greqia dhe Gjermania, këtë vit AIDA organizon tre tryeza, në Zvicër më 5 nëntor, në Mbretërinë e Bashkuar (UK) më 12 nëntor dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor.

Takimet do të zhvillohen pranë zyrave të AIDA-s dhe do të bashkojnë përfaqësues të kompanive me kapital të huaj, aktorë institucionalë dhe palë të interesuara, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe besimi reciprok.

Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, thekson se “investitorët janë partnerët tanë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe këtë rrugëtim i ftojmë ta përshkojnë me ne, duke ofruar asistencë të dedikuar dhe zgjidhje konkrete të nevojave e problematikave”.

Kjo nismë synon të krijojë një klimë biznesi të favorshme për investime afatgjata dhe të qëndrueshme në vend në përputhje me Strategjinë Kombëtare “Shqipëria 2030”.

/k.s/j.p/

The post “Investor Support Days”, AIDA forcim të dialogut me investitorët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Derë më derë pranë qytetarëve për një Tiranë që dëgjon dhe kujdeset

29 October 2025 at 10:24

TIRANË, 29 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kandidatja e propozuar nga Partia Socialiste për kryetare bashkie në Tiranë, Ogerta Manastirliu vijoi sot takimet me banorët e njësive bashkiake 1 dhe 2 në kryeqytet.

Manastirliu u shpreh se takimet me qytetarët do të vazhdojnë derë më derë për të folur për shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje për të gjitha problematikat.

“Lagje më lagje, rrugë më rrugë. Këtu nga ‘Ushtari i Panjohur’ drejt rrugës ‘Tefta Tashko’, “Hoxha Tahsim’ për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë”, tha Manastirliu.

Manastirliu diskutoi me banorët për çfarë duhet të ndryshohet dhe çfarë duhet të përmirësohet.

“Bashkë do të jemi sy m’sy, derë më derë, për të folur për Tiranën. Për një Tiranë që dëgjon, për një Tiranë që kujdeset”, siguroi ajo.

Manastirliu po vijon turin e takimeve në kryeqytet, për të folur për filozofinë që udhëheq vizionin e saj për Tiranën 2030.

/a.f/r.e/

The post Manastirliu: Derë më derë pranë qytetarëve për një Tiranë që dëgjon dhe kujdeset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu me qytetarët në Laprakë, fokus sistemimi i hapësirave publike

27 October 2025 at 20:48


TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me banorët në zonën e Laprakës, ku diskutoi për nevojat e komunitetit dhe projektet e ardhshme për qytetin.

Manastirliu tha se takimet me qytetarët janë një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre dhe për të ndërtuar së bashku një Tiranë më të mirë.

“Nga rruga Marubi, Gjergji Legisi, Blloku Gintash e deri te fusha e Laprakës, jam këtu për të takuar njerëzit, për t’i dëgjuar dhe për të folur për Tiranën që duam të ndërtojmë së bashku”, theksoi ajo.

Ajo nënvizoi se prioriteti i saj do të jetë sistemimi i hapësirave publike për banorët, duke i dhënë qytetit një pamje më funksionale dhe më mikpritëse. /j.p/

The post Manastirliu me qytetarët në Laprakë, fokus sistemimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në Zvicër: Shqipëria synon të bëhet pjesë e korridoreve hekurudhore europiane

24 October 2025 at 16:24


TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër së bashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare për të zhvilluar një takim dypalësh me ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin të Zvicrës.

Zv.kryeministrja thekson përmes videomesazhit të publikuar në rrjetet sociale se Shqipëria po punon për t’u bërë pjesë e korridoreve hekurudhore europiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e transportit hekurudhor.

“Shumë mirë do të ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat”, shprehet Balluku.

“Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bernë, duke provuar efikasitetin dhe eficiencën që hekurudha ka, si dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me Hekurudhën Zvicerane në të ardhmen”, shtoi Balluku.

Sipas saj, bashkëpunimi do të nisë me projektin e parë hekurudhor strategjik që po realizohet në Shqipëri, linjën Tiranë-Durrës, e cila pritet të jetë modeli i zhvillimit të mëtejshëm të transportit hekurudhor në vend.

/r.e/

The post Balluku në Zvicër: Shqipëria synon të bëhet pjesë e korridoreve hekurudhore europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Vizioni “Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm

19 October 2025 at 12:17

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, në veçanti atij kulturor dhe të natyrës për të krijuar më shumë vende pune, për të fuqizuar komunitetet, si dhe për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë bisedës në panel, me drejtoreshën e përkohshme Globale për Mjedisin në Bankën Botërore Genevieve Connors, ministri Malaj, nënvizoi rrugëtimin e Shqipërisë turistike gjatë viteve të fundit, si dhe transformimin, si një nga destinacionet më dinamikë të Mesdheut.

“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3,6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsumit, punësimit, rritjen ekonomike, si dhe e kanë bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më të kërkuar, unik dhe që reflekton përvojën autentike e të qëndrueshme mesdhetare”, u shpreh Malaj.

Ministri Malaj gjatë prezantimit të tij, theksoi gjithashtu, se turizmi në Shqipëri do të vijojë të jetë një kontribues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndërsa vizioni i qeverisë “Shqipëria 2030” do të mundësojë pozicionimin e vendit, si një destinacion udhëheqës në Mesdhe, i turizmit të qëndrueshëm.

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimin e gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik”, theksoi Malaj.

Kjo ambicie e qeverisë do të mbështetet nga investimet e vazhdueshme në digjitalizim, infrastrukturë, aftësimin e fuqisë punëtore në turizëm, etj, me qëllim për të siguruar që rritja të jetë gjithëpërfshirëse, miqësore me mjedisin, por edhe e integruar, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të zhvillimit kombëtar.

Ministri i Financave, gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e partneriteteve strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht me Bankën Botërore, që luajnë një rol thelbësor në mbështetjen ndaj reformave që po ndërmerr Shqipëria e që garantojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme.

/e.i/r.e/

The post Malaj: Vizioni “Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

19 October 2025 at 10:41

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN,  Alfred Kammer; Këshilltaren Rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, Mary Goodman; Shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli; Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu; Drejtuesin e Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në BB, Marco Ruiz.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje në dy vitet e fundit, me një normë mesatare rritjeje të PBB-së prej rreth 3,5% në vit. Inflacioni ka qëndruar i ulët dhe i qëndrueshëm pranë objektivit prej 3%, ndërsa tregu i punës ka shënuar një papunësi në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të pagave.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara: politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik; ajo monetare ka qenë lehtësuese, me qëllim mbajtjen e pritshmërive të inflacionit të ankoruara; si dhe politika makroprudenciale ka synuar parandalimin e rreziqeve në sektorin bankar dhe tregun e pasurive të patundshme.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

Në lidhje me perspektivën afatmesme, Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm, ndërsa inflacioni të arrijë nivelin objektiv në vitin 2026. Ai shtoi se rreziqet kryesore vijnë nga faktorët e jashtëm, përfshirë ngadalësimin ekonomik në partnerët tregtarë dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa anët pozitive janë perspektiva e integrimit në BE dhe plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Politika monetare do të mbetet e fokusuar në stabilitetin e çmimeve, ndërsa politika fiskale do të vazhdojë konsolidimin. Në fokus kryesor mbetet stabiliteti monetar dhe financiar, të cilët janë baza për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte inovacioni në sektorin financiar, për të cilën Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar intensivisht në përmirësimin e sistemeve të pagesave, ku fryti kryesor ishte integrimi i Shqipërisë në sistemin e pagesave të BE-së. Nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, Shqipëria u anëtarësua në SEPA në vitin 2024 përmes harmonizimit rregullator dhe përditësimit të infrastrukturës, si dhe nga 7 tetori 2025 nisën pagesat e para në tregun unik të pagesave me 40+ vende.

Së fundmi, Guvernatori theksoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare ka qenë thelbësor për menaxhimin e rreziqeve dhe mbështetjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, roli i FMN-së dhe BB-së ka qenë i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet dhe për të ndihmuar në zbatimin e politikave të duhura.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan BSH-në për anëtarësimin në SEPA, një arritje e rëndësishme e Bankës së Shqipërisë për modernizimin e sistemit financiar të vendit dhe një hap konkret drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ata u shprehën pozitivisht lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të zhvillimit ekonomik, si dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në këtë zhvillim. Sipas tyre, bankat qendrore janë shtylla stabiliteti në kohë pasigurie, duke mbrojtur ekonominë dhe duke ndihmuar në ndërtimin e rezistencës për të ardhmen.

Një vlerësim i veçantë u shpreh edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cili ofron mundësi të shumta për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vend, si dhe u theksua nevoja për përparimin e reformave strukturore në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me Bankën e Shqipërisë dhe vazhdimin e tij nëpërmjet asistencës teknike. Në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për përmirësimet dhe risitë e vazhdueshme në sistemet e pagesave, dhe implementimin e projektit për pagesat e menjëhershme nëpërmjet TIPS clone.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht regjimin e lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në përthithjen e goditjeve të jashtme, me një rol të rëndësishëm në përballimin e presioneve inflacioniste dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet më fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së dakortësuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen në fusha si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, aspektet ligjore etj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime me homologë nga vende të ndryshme, ku u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen e asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, si dhe në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së,  Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që vendi paraqet për investitorët e huaj.

/e.i/r.e/

The post Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Shqipëria, rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut

17 October 2025 at 21:57

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ “Shqipëria luan një rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut, posaçërisht tani në stadin e ri dinamik të kuadrit negociues me BE-në”.

Kvshtu u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në panelin për sigurinë e përbashkët- Mesdheu Global: nga udhëkryq në hapësirë strategjike.

Ky panel mblodhi drejtues nga shtete të ndryshme në kuadër të konferencës për Dialogun Mesdhetar MED2025.

“Jemi tërësisht të angazhuar për nxitjen e ndërlidhjes rajonale, sigurinë energjitike, trazicionin digjital dhe investimet e përbashkëta, që krijojnë më shumë mirëqënie për qytetarët tanë dhe stabilitet rajonal”, tha Spiropali.

Dialogu Mesdhetar MED është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut. Qëllimi i saj është të promovojë një “agjendë pozitive” për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias.

/e.i/j.p/

The post Spiropali: Shqipëria, rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj në Uashington: Menaxhimi i borxhit dhe reformat ekonomike forcojnë besimin e investitorëve

17 October 2025 at 10:52

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj, i cili ndodhet në Uashington D.C., ku po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencive ndërkombëtare të vlerësimit financiar, si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poor’s.

Në këto takime, ministri prezantoi progresin ekonomik që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit, duke vënë në dukje reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të konsolidimit fiskal, menaxhimit të qëndrueshëm të borxhit publik dhe forcimit të klimës së investimeve.

“Reformat e ndërmarra në sektorin financiar dhe angazhimi ynë për mirëmenaxhimin e borxhit publik kanë rritur besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe janë një sinjal i qartë për investitorët e huaj”, u shpreh ministri Malaj.

Takimet shërbyen si një platformë për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si dhe për të prezantuar potencialet që ofron ekonomia shqiptare për investime dhe zhvillim të mëtejshëm në rajon.

Ministri Malaj do të vijojë pjesëmarrjen në sesionet e organizuara në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku janë të pranishëm përfaqësues të lartë të vendeve anëtare, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe sektorit privat.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në raportin e saj të publikuar më 7 tetor 2025, rikonfirmoi vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në nivelin “Ba3” me perspektivë të qëndrueshme.

Sipas Agjencisë, Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik përballë tri goditjeve të mëdha që kanë prekur ekonominë, tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike, duke demonstruar qëndrueshmëri dhe aftësi për rimëkëmbje të shpejtë.

Moody’s parashikoi një rritje reale të PBB-së prej 3,7% në vitin 2025 dhe 3,5% në 2026, e nxitur nga konsumi i brendshëm dhe investimet në turizëm dhe energji. Sektori i turizmit pritet të vijojë të jetë një nga shtytësit kryesorë të rritjes.

Në planin fiskal, Agjencia vlerësoi uljen e borxhit publik nga 74,1% e PBB-së në vitin 2021 në 54,2% në vitin 2024, me pritshmëri për një rënie të mëtejshme në 53,5% në vitin 2026.

Moody’s theksoi angazhimin për respektimin e rregullave fiskale të Ligjit Organik të Buxhetit, për uljen graduale të borxhit drejt objektivit 45%.

Moody’s vlerësoi gjithashtu që sektori financiar shqiptar është i kapitalizuar dhe likuid, me rreziqe nën kontroll.

1 nga 3

/r.e/

The post Malaj në Uashington: Menaxhimi i borxhit dhe reformat ekonomike forcojnë besimin e investitorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi i Osmanit me Ursula von der Leyen përmes fotografive

15 October 2025 at 13:44


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ndërsa kjo vizitë e presidentes së KE-së është në kuadër të turneut në Ballkan.

Fotoreporteri i Telegrafi shkrepi disa fotografi nga momenti i takimit të Osmanit me presidenten e KE-së.

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen turneun në Ballkan e nisi nga Tirana. Ajo gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar e vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së në tre vitet e fundit si të jashtëzakonshëm dhe në kohë rekord. /Telegrafi/

Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

15 October 2025 at 08:50

PRISHTINË, 15 tetor /ATSH/ Në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë të mërkurë (15 tetor) Kosovën.

Von der Leyen do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet me dije se takimi mes Presidentes së KE-së dhe kreut të shtetit të Kosovës do të zhvillohet në orën 13:00.

Von der Leyen nisi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor me Tiranën ku zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa mori pjesë edhe në Forumin e Investimeve BE-Shqipëri.

Më pas Ursula von der leyen udhëtoi drejt Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, sot në Kosovë, për ta mbyllur turin e saj ditën e nesërme (16 tetor) me Shkupin.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, ndonëse ajo i vizitoi të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.

/Kosovapress/

The post Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌