Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme

14 December 2025 at 11:02


Si shumë familje, edhe ajo e Artan Dubovës që jeton në Prishtinë mezi po arrin të ia dal me çmimet e produkteve esenciale. 45 vjeçari thotë se nuk janë të rralla netët kur detyrohen të flenë pa ngrënë.

Ai thotë për emisionin ekonomik `Shtylla` të realizuar nga KosovaPress, se rritja e çmimeve po i shtyn drejt kufijve të mbijetesës.

Dubrova shton se nuk ka as mjete për ngrohje dhe se mishi është bërë luks për të, duke kërkuar rritje të ndihmave sociale nga shteti.

Hallin e rritjes së çmimeve e kanë thuajse të gjithë. Dikush më shumë e dikush më pak ankohen se me këtë situatë nuk po arrijnë të ia dalin.

Qytetari nga Prishtina shprehet se situata ekonomike aktuale është më e vështira që ka përjetuar ndonjëherë. Sipas tij, shumica e familjeve po përballen me vështirësi serioze, përjashtuar zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët, siç thotë ai, nuk e njohin realitetin e varfërisë.

Një pensioniste shprehet se me pensionin prej 230 eurosh në muaj nuk po arrin të përballojë shpenzimet jetësore dhe se është e detyruar të kërkojë ndihmë tek shoqet e saja për t’ia dalë.

E ky nuk është vetëm perceptim i qytetarëve. Në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit të Kosovës, vërehet dukshëm një rritje për periudhën 2024-2025. Inflacioni vjetor për periudhën janar - nëntor 2025 është 5.3 për qind. Ndërsa, për vitin 2024, 1.6 përqind, në vitin 2023 4.9 përqind. Madje, njohësi i ekonomisë, Ilir Hajdini thotë se rritja është edhe më e madhe se që raportohet nga institucionet. Sipas tij, shtrenjtimi i rrymës ka pasur ndikimin më të madh.

Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe importi i madh i mallrave kanë pasur ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit të përgjithshëm në vend, duke reflektuar drejtpërdrejt në përvojën e përditshme të qytetarëve.


Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku thotë për KosovaPress, se rritje reale të çmimeve ka, ndërsa zbritjet nuk vërehen. Ai thekson se çdo lëvizje në treg rëndon mbi konsumatorin, i cili njëkohësisht është edhe taksapagues. Sipas Kaçanikut, shtresa që dikur konsiderohej e varfër tashmë ka falimentuar, ndërsa shtresa e mesme po mbijeton prej kohësh përmes kredive, çka sipas tij dëshmon mungesë të politikave dhe programeve serioze për mbrojtjen e konsumatorit nga ana e qeverive.

Agjencia e Statistika të Kosovës ka dërguar edhe një raport me çmimet e produkteve esenciale gjatë vitit 2024 dhe periudhës janar-tetor 2025.

Në këtë raport 1 kg oriz në vitin 2024 ka kushtuar 1.68 euro, në tetor 1.77. Mielli në 2024 ishte 0.81 Cent, ndërsa në tetor 0.84 cent, buka 500 gr në 2024 0.52 cent, në tetor 0.84, mish pule në 2024 ka qenë 4.08 euro një kilogram, në tetor 4.64 euro.

Ndërsa një litër qumësht në vitin 2024 ka qenë 1.21 euro, në tetor 1.25 euro, një litër jogurt një vië parë ka qenë 1.19 euro, në tetor 1.25 euro, po ashtu 30 copë vezë në 2024 kanë kushtuar 2.88 euro, në tetor ka arrit 3.82 euro, gjithashtu një litër vaj në 2024 ka qenë 1.47 euro, në tetor arriti 1.66 euro.

Gjithashtu sipas ASK-së, 1 kg sheqer më 2024 ka qenë 1.23 euro, në tetor të 2025 ka shënuar një rënie prej 1.19. Kurse, 1 kg kafe e bluar një vit më parë ka qenë 13.08 euro, në tetor ka arrit 15.62 euro, çaji 9.27, në tetor 9.45 euro, uji 1.5 litër 0.37 në 2024, në tetor 0.39 euro.

Ndërsa energjia elektrike (pa kosto fikse), 1 kwh në 2024 ishte 0.07 cent, ndërsa në tetor të 2025 0.08.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në një mesatare në nëntor shënuan rritje prej 5. 3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Krahas të ardhurave mujore në Kosovë, sipas ASK-së, pensioni bazik në vendin tonë është 150 euro tani, paga minimale aktuliasht është 350 euro bruto dhe paga mesatare 639 euro për vitin 2024./KP/

- YouTube www.youtube.com

“Frenon” inflacioni/ Instat: Inflacioni zbret në 2.1 për qind në muajin nëntor

9 December 2025 at 14:12

SHQIPËRI- Ngadalësojnë çmimet e konsumit në vend. Sipas të dhënave të Instat, Inflacioni në vend ka pësuar një ulje të lehtë përgjatë muajit nëntor duke zbritur në 2.1% nga 2.3 % që ishte një muaj më parë.

Por, pavarësisht kësaj statistikat evidentojnë një shtrenjtim të të çmimeve të qirave në vend. Sipas Instat, qiratë u shtrenjtuan me 0.81% në tetor, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja ishte edhe më e fortë.

Të larta kanë rezultuar edhe çmimet e artikujve ushqimore, aty ku shqiptarët shpenzojnë edhe pjesën më të madhe të buxheteve familjare. Në nëntor, çmimet e ushqimeve dhe pijeve dhanë një kontribut me 0.55% në ecurinë e inflacionit.

Brenda grupit të ushqimeve, rritja më e madhe u vërejt nën nëngrupet e vajrave e yndyrnave si dhe në ato të bulmetit e produkteve të mishit.

Më shtrenjtë kushtuan edhe arredimi e mobilimi i shtëpive, komunikimi si dhe transporti. Edhe çmimet e shërbimeve u rritën më tej përgjatë muajit të kaluar pasi grupi i hoteleve, bareve e restoranteve pati një ndikim me 0.21% në inflacion.

Ndërsa jemi në prag të festave  tëfundvitit, inflacioni pritet të ketë një rritje siç ndodh tradicionalisht këtë periudhë. Pasi për shkak të konsumit të lartët tregtrët rrisin çmimet e produkteve.

Megjithatë, pavarësisht luhatjeve, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Nisur nga kjo por edhe ecuria e përgjithshme e ekonomisë, institucioni vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e fundit. në vlerësimet e bankës qendrore, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Banka Qendrore ka paralajmëruar se vendimmarrja për politikën monetare do të varet nga ecuria e treguesve në muajt në vijim./abcnews.al

Çmimet po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken! Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë në dy vitet e fundit

By: V K
8 December 2025 at 09:01

Në muajin tetor inflacioni bazë u rrit përsëri dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin.

Gjithashtu, inflacioni bazë ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%.

Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për tetorin u rrit në 3.5%, nga 3.4% që kishte qenë për shtatorin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin tetor u rrit në 3.36%, nga 3.28% që kishte qenë në muajin shtator.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për tetorin ra në 2.3%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin shtator, por në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.

Analiza e inflacionit sipas kategorive kryesore të shportës tregoi se çmimet e komponentëve më të qëndrueshëm të inflacionit ku përfshihen shërbimet, strehimi dhe mallrat e konsumit afatgjatë ishin kontribuuesit kryesore në formimin dhe rritjen e inflacionit total në tremujorin e tretë.

Në veçanti, kategoria e strehim-qirasë përjetoi një zgjerim të inflacioni dhe të kontributit përkatës në inflacionin total.

Inflacioni mesatar i kësaj kategorie arriti në 5.8% gjatë tremujorit të tretë, duke qenë rreth trefishi i mesatares së 12 muajve paraardhës dhe rreth 2.5 herë më i lartë se mesatarja e periudhës qershor 2021- qershor 2025.

Kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total u rrit në 0.8 pikë përqindjeje, nga 0.3 pikë përqindjeje mesatarisht për 12 muajt paraardhës.

Rritje graduale të inflacionit u shënuan edhe në nëngrupet e shërbimeve të lidhura kryesisht me turizmin, si ato të hotele-restorante-kafene, por edhe të shërbimeve të mirëmbajtjes së shtëpisë, arsimit, në pasqyrim të rritjes së kërkesës dhe të kostove të punës në sektorët e tjerë të shërbimeve etj.

Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut.

Kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse inflacioni në total ngelet ende poshtë objektivit, pavarësisht forcimit të presioneve për rritjen e çmimeve nga ekonomia e brendshme./ Monitor

The post Çmimet po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken! Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë në dy vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

“Bizneset vuajnë për të gjetur fuqi punëtore”, eksperti: Festat sjellin rritje të çmimeve

By: Rovena
2 December 2025 at 14:23

Eksperti i ekonomisë dhe punësimit, Arbër Xhihani, ka ngritur alarmin për një sërë sfidash që po e vënë ekonominë shqiptare nën presion. I ftuar në emisionin “Money Report” në ABC Neës, ai tha se konkurrenca e ashpërsuar, rënia e euros, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove të prodhimit po ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve.

Sipas tij, stepja e besimit, sidomos në sektorin e turizmit dhe ndërtimit, tregon se ekonomia ka arritur në një pikë ngërçi, duke kërkuar domosdoshmërinë e një diversifikimi më të madh për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Ndërkohë, Xhihani paralajmëroi se periudha e festave pritet të shoqërohet me rritje çmimesh, duke rënduar sidomos buxhetet e qytetarëve dhe pensionistëve.

“Konkurrenca po vendos gjithnjë edhe më shumë biznesin në vështirësi. Besimi nuk tregon që kemi një rënie të qëndrueshme, por tregon se kemi një stepje për programet e tyre në të ardhmen. Kemi pasur shumë faktorë që kanë ndikuar negativisht, si rënia e euros, rënia e fuqisë punëtore apo edhe kostoja e prodhimit. Vështirësia më e madhe është rënia sa i takon sektorit të turizmit dhe ndërtimit.

Stepja e besimit në këto sektorë tregon se kemi arritur pikun. Do duhet që ekonomia shqiptare të diversifikojë faktorë të tjerë për të mbajtur qëndrueshmërinë. Në ndërtim po bie kërkesa dhe fuqia blerëse. Kjo tregon që ky tregues është minimal dhe nuk u jep siguri konsumatorëve për të bërë investime apo blerje të rëndësishme. Sa i takon inflacionit, është e pritshme që në periudhën e festave të kemi një rritje të çmimeve.

Mendoj se do të ketë ndikim te xhepat e qytetarëve dhe pensionistëve, të cilët duhet të bëjnë një organizim më të mirë. Indeksimi i pensioneve u mundëson atyre shtimin e blerjeve. Rishikimi i pagave në sektorin publik, do të ketë ndikim edhe në sektorin privat”, tha eksperti./abcnews,.al

Shtrenjtohen çmimet e qirave/ INSTAT: Ndikuan inflacionin 2.3 për qind në tetor

By: Rovena
10 November 2025 at 16:28

Çmimet e konsumit kanë parë një ngadalësim të lehtë përgjatë tetorit duke bërë që inflacioni sipas INSTAT të zbresë në 2.3%, nga 2.4% që ishte në muajin shtator.

Por, pavarësisht kësaj statistikat evidentojnë një shtrenjtim të ndjeshëm të çmimeve të qirave në vend. Sipas INSTAT, qiratë u shtrenjtuan me 0.87% në tetor, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja ishte edhe më e fortë me 4.3%.

Të larta kanë rezultuar edhe çmimet e artikujve ushqimore, aty ku shqiptarët shpenzojnë edhe pjesën më të madhe të buxheteve familjare. Në tetor, çmimet e ushqimeve dhe pijeve dhanë një kontribut me 0.55% në ecurinë e inflacionit. Brenda grupit të ushqimeve, rritja më e madhe u vërejt nën nëngrupet e vajrave e yndyrnave si dhe në ato të bulmetit e produkteve të mishit.

Më shtrenjtë po kushton edhe arredimi e mobilimi i shtëpive, komunikimi si dhe transporti. Edhe çmimet e shërbimeve u rritën më tej përgjatë muajit të kaluar pasi grupi i hoteleve, bareve e restoranteve pati një ndikim me 0.13% në inflacion në tetor. Ndërsa jemi në prag të festive të nëntorit dhe të fundvitit, inflacioni pritet të ketë një rritje siç ndodh tradicionalisht këtë periudhë.

Megjithatë, pavarësisht luhatjeve, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Nisur nga kjo por edhe ecuria e përgjithshme e ekonomisë, institucioni vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e fundit. në vlerësimet e bankës qendrore, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

19 October 2025 at 10:41

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN,  Alfred Kammer; Këshilltaren Rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, Mary Goodman; Shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli; Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu; Drejtuesin e Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në BB, Marco Ruiz.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje në dy vitet e fundit, me një normë mesatare rritjeje të PBB-së prej rreth 3,5% në vit. Inflacioni ka qëndruar i ulët dhe i qëndrueshëm pranë objektivit prej 3%, ndërsa tregu i punës ka shënuar një papunësi në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të pagave.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara: politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik; ajo monetare ka qenë lehtësuese, me qëllim mbajtjen e pritshmërive të inflacionit të ankoruara; si dhe politika makroprudenciale ka synuar parandalimin e rreziqeve në sektorin bankar dhe tregun e pasurive të patundshme.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

Në lidhje me perspektivën afatmesme, Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm, ndërsa inflacioni të arrijë nivelin objektiv në vitin 2026. Ai shtoi se rreziqet kryesore vijnë nga faktorët e jashtëm, përfshirë ngadalësimin ekonomik në partnerët tregtarë dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa anët pozitive janë perspektiva e integrimit në BE dhe plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Politika monetare do të mbetet e fokusuar në stabilitetin e çmimeve, ndërsa politika fiskale do të vazhdojë konsolidimin. Në fokus kryesor mbetet stabiliteti monetar dhe financiar, të cilët janë baza për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte inovacioni në sektorin financiar, për të cilën Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar intensivisht në përmirësimin e sistemeve të pagesave, ku fryti kryesor ishte integrimi i Shqipërisë në sistemin e pagesave të BE-së. Nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, Shqipëria u anëtarësua në SEPA në vitin 2024 përmes harmonizimit rregullator dhe përditësimit të infrastrukturës, si dhe nga 7 tetori 2025 nisën pagesat e para në tregun unik të pagesave me 40+ vende.

Së fundmi, Guvernatori theksoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare ka qenë thelbësor për menaxhimin e rreziqeve dhe mbështetjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, roli i FMN-së dhe BB-së ka qenë i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet dhe për të ndihmuar në zbatimin e politikave të duhura.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan BSH-në për anëtarësimin në SEPA, një arritje e rëndësishme e Bankës së Shqipërisë për modernizimin e sistemit financiar të vendit dhe një hap konkret drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ata u shprehën pozitivisht lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të zhvillimit ekonomik, si dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në këtë zhvillim. Sipas tyre, bankat qendrore janë shtylla stabiliteti në kohë pasigurie, duke mbrojtur ekonominë dhe duke ndihmuar në ndërtimin e rezistencës për të ardhmen.

Një vlerësim i veçantë u shpreh edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cili ofron mundësi të shumta për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vend, si dhe u theksua nevoja për përparimin e reformave strukturore në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me Bankën e Shqipërisë dhe vazhdimin e tij nëpërmjet asistencës teknike. Në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për përmirësimet dhe risitë e vazhdueshme në sistemet e pagesave, dhe implementimin e projektit për pagesat e menjëhershme nëpërmjet TIPS clone.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht regjimin e lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në përthithjen e goditjeve të jashtme, me një rol të rëndësishëm në përballimin e presioneve inflacioniste dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet më fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së dakortësuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen në fusha si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, aspektet ligjore etj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime me homologë nga vende të ndryshme, ku u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen e asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, si dhe në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së,  Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që vendi paraqet për investitorët e huaj.

/e.i/r.e/

The post Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

10 October 2025 at 22:20

PRISHTINË, 10 tetor /ATSH/ Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2025 ishte më i lartë, në një mesatare prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë 2024, ndërsa inflacioni mujor ishte -0,2 për qind në shtator 2025, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raporti thuhet se rritja e çmimeve të konsumit vjen për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23,1%); bileta të fluturimeve (22,5%); energji elektrike (17,4%); kafe, çaj dhe kakao (14,2%); pemë (13,0%); mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve personale të transportit (12,8%); mish  (12,1%).

Rritja vazhdon te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); qumësht, djathë dhe vezë (8,8%); shërbime hoteliere (8,3%); shërbime ambulantore (7,3%); vajra dhe yndyrna (6,8%); perime (5,8%); pije alkoolike (4,7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3%); kujdes personal (4,1%); bukë dhe drithëra (3,8%).

Në raport thuhet se rritje kishte edhe te arsim i paklasifikuar sipas nivelit (3,8%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (3,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,6%); furnizim me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,5%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,2%); këpucë (3,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,2%); veshje (1,9%); dhe ndryshime të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, me një ndikim të vogël në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,1 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% në muajin shtator 2025 krahasuar me muajin gusht 2025, si rezultat i rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%), energjia elektrike (-1.2%)  me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.4%), qumështi, djathi dhe vezët (1.1%), blerja e automjeteve (0.6%) dhe shërbimet hoteliere (0.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK.

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % e matur nga IHÇK

Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it

 

/Kosovapress/

The post Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inflacioni i shtatorit shkoi në 2.4%, ndikimi më i madh nga çmimet e qirave

By: V K
9 October 2025 at 07:51

Niveli mesatar i çmimeve ishte 2.4 për qind më i lartë se të njëjtin muaj të vitit 2023. Të dhënat tregojnë se për herë të parë çmimet e ushqimeve u ritën me pak se inflacioni i përgjithshëm.

Në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1.8%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje. Për herë të parë qiratë kishin ndikimin më të madhe përbërjen e inflacionit.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “mish” me 3,2%, “peshk” me 2,5%, “fruta” me 1,7%, etj.

Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2%./ Monitor

The post Inflacioni i shtatorit shkoi në 2.4%, ndikimi më i madh nga çmimet e qirave appeared first on Albeu.com.

Inflacioni u rrit në 2,4% në muajin shtator

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Norma e inflacionit për muajin shtator 2025 u rrit në 2,4%,  me rritje nga e njëjta periudhë e një viti më parë, kur inflacioni ishte 1,9%, sipas të dhënave  nga INSTAT.

Sipas INSTAT, në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1,8%.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, i cili ka kontribuar me +0,83 pikë përqindje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka ndikuar me +0,63 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “mish” me 3,2%, “peshk” me 2,5%, “fruta” me 1,7%, etj. /j.p/

The post Inflacioni u rrit në 2,4% në muajin shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025

7 October 2025 at 15:07


Raporti i Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit ka paraqitur të dhëna edhe për ekonominë e Kosovës. Në raport thuhet se në vitin 2025 presionet nga inflacioni janë rikthyer, të nxitura nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, duke ulur kështu të ardhurat reale të disponueshme.

raport thuhet se pas një rritjeje prej 4.4 për qind në vitin 2024, ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, për shkak të uljes së konsumit të familjeve dhe dobësimit të kërkesës së jashtme.

Tutje thuhet se vonesat e zgjatura në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe të ngadalësojnë përparimin në reformat strukturore.

Në raport po ashtu thuhet se pagat reale u rritën me 10.3 për qind në vitin 2024, të mbështetura nga një rritje e pagës minimale, por punësimi formal u rrit vetëm në mënyrë modeste, me një mesatare prej 1.4 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025.

Edhe investimet u forcuan, me bruto të kapitalit që u rrit me 13.6 për qind, duke nxitur aktivitete në ndërtimtari dhe industri përpunuese, ndërsa shërbimet financiare u zgjeruan përkrah kërkesës në rritje.

Kërkesa e fortë e brendshme gjithashtu nxiti rritjen e importeve, të cilat u rritën me 14.5 për qind në pesë muajt e parë të vitit, duke tejkaluar një rritje prej 12 për qind të eksporteve.

“Dërgesat nga diaspora dhe investimet e huaja direkte dhanë vetëm mbështetje të kufizuar, duke shënuar rritje përkatësisht prej 3.5 për qind dhe 3.6 për qind deri në maj”, thuhet tutje.

Kërkesa e lartë e brendshme, përfshirë rritjen e konsumit të qeverisë, së bashku me çmimet në rritje të ushqimeve, pijeve, energjisë elektrike dhe shërbimeve, nxiti inflacionin në gjysmën e parë të vitit 2025.

“Inflacioni i konsumatorit arriti në 4.3 për qind në korrik 2025, duke e çuar mesataren për periudhën janar–korrik në 3 për qind. Edhe inflacioni bazë u rrit gjatë kësaj periudhe, duke arritur një mesatare prej 1.5 për qind deri në korrik 2025”, thuhet në raportin e BB-së.

Rreziqet fiskale dhe ato në sektorin financiar mbeten të kufizuara, duke ofruar një sfond të qëndrueshëm për ekonominë, pavarësisht ngadalësimit të rritjes.

“Pozicioni fiskal vazhdon të mbështetet nga taksat e forta mbi shpenzimet aktuale, së bashku me ekzekutimin më të lartë të investimeve publike, të cilat pritet të mbajnë deficitin fiskal rreth 1 për qind të PBB-së midis viteve 2026 dhe 2027.

Një pjesë e raportit e Bankës Botërore ka të bëjë edhe me perspektivën dhe pasigurinë.

“Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ngadalësojnë zbatimin e agjendës së reformave strukturore dhe të vonojnë aksesin në financim të jashtëm, përfshirë Planin e ri të Rritjes së BE-së”, thuhet tutje.

Raporti thekson se emigrimi i vazhdueshëm është pengesë për rritjen, ndërsa potenciali i pashfrytëzuar vendas, veçanërisht i grave, mund të zhbllokohet duke rritur pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. /Telegrafi/

Sejko: Inflacioni, rritje të lehtë gjatë muajve të verës

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se inflacioni në vend ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve të verës, duke arritur në 2.4% në muajt korrik dhe gusht nga 2.3% në tremujorin e dytë të vitit.

Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë vijuar të bien dhe mallrat e tjera kanë mbetur të qëndrueshme.

Sipas Guvernatorit Sejko, ecuria aktuale e inflacionit pasqyron një rritje të lehtë të presioneve të brendshme, të nxitura nga kërkesa e lartë për mallra dhe shërbime, si dhe nga rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit. Në të kundërt, presionet nga mjedisi i jashtëm mbeten të ulëta për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe mbiçmimit të Lekut.

“Këta faktorë kanë mbajtur inflacionin e importuar në nivele historikisht të ulëta, duke ndikuar që inflacioni të mbetet poshtë objektivit tonë prej 3%,” tha Sejko.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Sipas skenarit bazë, ky rikthim do të vijë si rezultat i një rritjeje graduale të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme pritet të mbeten të qëndrueshme.

Në lidhje me rreziqet e mundshme për ecurinë e inflacionit, Guvernatori theksoi se balanca e tyre mbetet neutrale në afatin e mesëm. Nga njëra anë, rritja e tensioneve gjeopolitike apo fragmentarizimi i mëtejshëm i tregtisë globale mund ta çojnë inflacionin përtej parashikimeve. Nga ana tjetër, ngadalësimi i ekonomive partnere ose rënia më e thellë e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare mund të ushtronte presione në drejtim të uljes së inflacionit.

Guvernatori deklaroi se inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme. e.xh/j.p/

The post Sejko: Inflacioni, rritje të lehtë gjatë muajve të verës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Nga buka e deri te perimet, qytetarët po përballen vazhdimisht me ngritje të çmimeve

1 October 2025 at 12:27


Në realitetin e përditshëm, qytetarët po përballen me një barrë ekonomike gjithnjë e më të rëndë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet shqiptare të mbulojnë nevojat bazë të përditshme.

Nga buka dhe qumështi, te frutat dhe perimet, çdo artikull në shportën e përditshme ka shënuar rritje.

Kjo situatë po thellon pasigurinë ekonomike dhe po prek veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë.

Të martën edhe Agjencia e Statistikave njoftoi se në gusht çmimet ishin për 4.5 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë për Telegrafin se inflacioni po e bën çdo ditë e më shumë të vështirë jetën në Kosovë.

"Është vërtetë që agjenda politike në Kosovë është duke e ngulfatur sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Vetë fakti që kemi masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka projekte të cilat mund të jenë infuzion për mbështetje për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit privat është një situatë e vërtetë shqetësuese”, theksoi ai.

Gërxhaliu po ashtu theksoi se edhe mungesa e institucioneve e ka bërë që të rëndohet edhe më shumë situate ekonomike.

“Dhe lind pyetja, po të mos ishte edhe ndihma nga diaspora? Atëherë, çfarë kishte me ndodhë me Kosovën, paramendoni të kemi vetëm pesëdhjetë për qind rënie të remitancave, çfarë situate sociale kish me qenë në Kosovë? vërtet e trishtë. Mirëpo, ajo çka është duke rënduar situatën aktuale në Kosovë është një inflacion, i cili vërtet po e bën dhe po e vështirëson edhe të jetuarit në Kosovë”, nënvizoi ai.

Duke folur për çmimet e larta, Gërxhaliu tha se në Kosovë ka rënë në mënyrë drastike fuqia blerëse.

“Fakti që në mënyrë zyrtare kemi një në inflacion 4 apo 5 përqind ndoshta është më tepër në realitet, atë çfarë e keni blerë para sa vitesh, me njëqind euro sot nuk mjaftojnë 200 euro”, theksoi ai.

Derisa çmimet vazhdojnë të ngritën çdo ditë, Gërxhaliu tha se pagat kanë mbetur të ngrira.

“Dhe në këtë drejtim kemi paga të ngrirura qoftë në sektorin privat, qoftë në administratë dhe kur dihet fakti tjerë, që Kosova është shndërruar në një vend të varur nga importi, kemi rritje enorme të importit, situata aktuale është mjaft shqetësuese”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai ka pohuar se e më e keqja është se kjo është si një metastazë që godet më së shumti shtresën e mesme dhe të varfër.

“Duke pasur parasysh faktin që në Kosovë kemi shumë tepër shtresë të nivelit të ulët sesa të lartë, atëherë situata vërtet është mjaft shqetësuese dhe vetë fakti që tani kemi një situatë pa institucione, kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi ai.

Sipas Gërxhaliut, një shtet i varur nga importi, ka pak mundësi për të gjetur zgjidhje për të ulur inflacionin.

“Ky është realiteti që vërtet në Kosovë fuqia blerëse është çdo ditë e me ulët dhe situata është shumë pak shpresëdhënëse, dhe kur e kemi parasysh që politika është shumë tepër e orientuar për pushtet, sesa për qytetarë dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka prezantuar të martën për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në raport vërehet se produktet ushqimore bazike kanë përjetuar ngritje nga viti në vit.


ASK


Ndërsa janë bërë publike edhe niveli i pagës mesatare bruto dhe neto që nga viti 2012 deri në vitin 2024.


Paradoksi shqiptar. Të varfër, por me kursime rekord në banka

29 September 2025 at 17:49


Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550 lekë (5.6 euro)për të shpenzuar në ditë, depozitat në banka kanë arritur në nivelet më të larta që prej viteve ‘90.

Leons Hasani, ekspert për ekonominë, shprehet për A2CNN: “Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund të qershorit pati mbi 8.2 miliardë euro të kursyera.

Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë, thekson: “Kjo pasi ka shumë të rinj veçanërisht që të ardhurat e tyre po i kanë në euro. Janë ata që kanë aftësinë më të madhe për të kursyer që punojnë në kompani të huaja”.

Por, situata nuk përputhet tërësisht me atë që shqiptarët thonë.

“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë. Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del”, thonë qytetarët.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit stoku i depozitave në monedhën kombëtare ishte pak më shumë se 671 miliardë lekë (rreth 7 miliardë euro).

Në raport me korrikun, kursimet në lekë rezultojnë të jenë zgjeruar me 0.9 për qind./A2 CNN

Importi arrin mbi 5 miliardë euro për nëntë muaj, OEK dhe DhTIK: Kosova po importon inflacion bashkë me mallrat

28 September 2025 at 17:19


Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues.

Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë mbi pesë miliardë euro, vetëm nga muaj janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Vlera e importit në Kosovë është rritur me rreth gjysmë miliardi euro në periudhën janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahas importit në vlerë 5 miliardë e 66 milionë euro, gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, sasia e mallrave të importuara është rritur për rreth 350 milionë kilogramë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ani se sasia e përgjithshme e mallrave për këtë periudhë mbetët më e ulët se vlera e tyre.

Sa i përket sasisë së mallrave të importuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova importoi mallra mbi 4.2 miliardë kg, 3.9 miliardë kg gjatë periudhës së njëjtë 2024, 3.7 miliardë kg në janar - shtator 2023 dhe 3.5 miliardë kg mallra në janar-shtator 2022.

Përveç kësaj, sfidë tjetër për vendin tonë është edhe ulja e nivelit të vlerës së mallrave të eksportuara. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e eksportit ka shënuar rënie me rreth 30 milionë euro gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga Dogana e Kosovës bëjnë të ditur se mbi 630 milionë euro është vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti, krahasuar me 658 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu deficiti tregtar ka arrit mbi 4.4 miliardë euro në këtë periudhë të këtij viti, sa ka qenë mbi 3.9 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërkaq, Gjermania, Turqia, Kina, Shqipëria dhe Italia janë ndër shtetet kryesore importuese në periudhën e parë të vitit 2025.

Rritja e vlerës së mallrave të importuara dhe rënia e vlerës së atyre të eksportuara po konsiderohen shqetësuese nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK).

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, thekson për KosovaPress, se sasia e mallrave të importuara është më e vogël se vlera e tyre, për shkak se, siç shpjegon ai, bashkë me mallrat e importuara, Kosova importon edhe inflacionin nga vendet e tjera.

Krahas kësaj, Rafuna thotë se është shqetësues fakti i rënies së vlerës së eksportit në Kosovë.

"Dyjat janë rritur. Është rritur sasia dhe vlera. Sasia është më e vogël sesa vlera. Për arsye se dihet që ne edhe e importojmë inflacionin dhe çmimet e ndikojnë sepse gjithmonë kur thuhet që janë rritur të hyrat në buxhet të shtetit, asnjëherë nuk tregohet që është rritur edhe vlera e mallit të importuar. E kemi pasur 13 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo e dëshmon që është rritur vlera e mallrave të cilat i importojmë. Bashkë me këtë e kemi importuar edhe inflacionin. Inflacioni në Kosovë është rritur me 4.5 për qind dhe sipas ASK-së, faktori i pari që ka ndikuar ka qenë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Por, po ashtu edhe çmimet e produktit bazë , që të gjitha këto ne i importojmë. Kur i importojmë, i bëjmë me çmim më të lartë. Ndërsa, si sasi është me vogël rreth 6 për qind. Por, është shqetësuese sepse eksporti është duke na rënë. Eksporti në të dhënat e fundit të pjesës së parë të këtij, ne e shohim që e kemi pasur një rënie prej 1.5 për qind. Ndërsa, nëse e shohim historikisht, eksporti shkon rreth 800 milionë. Ende nuk e kemi pasur 1 miliardëshin", thotë Rafuna.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thekson se kur Kosova importon produkte, ajo nuk merr vetëm sasinë e mallrave, por gjithashtu importon çmimet dhe inflacionin nga vendet e origjinës të këtyre produkteve.

Ahmeti nënvizon se ka disa produkte që vijnë në sasi më të vogla, por që kanë një vlerë shumë më të lartë për shkak të rritjes së çmimit në vendet e origjinës.

Ky faktor, sipas tij, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet që arrijnë në tregun kosovar, duke i bërë ato më të shtrenjta për konsumatorët.

Ahmeti potencon se rënia e vazhdueshme e eksporteve ka qenë gjithmonë një shqetësim, pasi që sipas tij kjo pasqyron situatën e vështirë të bizneseve vendore.

"Për një pjesë të madhe të produkteve që vijnë prej importit, pa dyshim është edhe çmimi. Në import, përveç që e merr sasinë, ti e importon edhe çmimin e inflacionin e atij vendi prej ku është importuar...Ka disa produkte që vijnë me sasi shumë më të vogël, por vlerën e kanë shumë më të madhe, për shkak se në ato vende ka pasur rritje të madhe të çmimit. Pastaj, kjo automatikisht ndikon në çmimet që vijnë në Kosovë...Gjithmonë ka qenë shqetësuese rënie e vazhdueshme e eksporteve, sepse kjo tregon situatën që e kanë bizneset tona në këtë rast. Po të kishte një situatë më të mirë, bizneset tona do të kishin rritje të vazhdueshme të eksporteve. Kur je i varur shumë nga importi dhe sidomos kur e kemi këtë rritje të vazhdueshme nga importi, biznesi vendor gjithmonë është i rrezikuar për mbijetesën e tij. Ne po vazhdojmë të mbesim një vend importues jashtëzakonisht shumë i madh", potencon Ahmeti.

Drejtori i DhTIK-ut, Kushtrim Ahmeti thotë se bizneset në përgjithësi nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga institucionet për t'u rritur dhe fuqizuar në treg.

Shumë prej bizneseve, sipas tij, kanë ndaluar investimet që kishin planifikuar ose janë të detyruara të shesin prodhimin e tyre jashtë vendit.

Ahmeti nënvizon se shumë kompani po transferojnë prodhimin jashtë Kosovës, pastaj të njëjtin produkt po e importojmë në vendit tonë.

"Bizneset në përgjithësi nuk e kanë pas një mbështetje nga institucionet për tu rritur dhe për tu fuqizuar në treg, por më shumë me këto veprime sidomos dhe me heshtjen e vazhdueshme ndaj këtyre veprimeve nga institucionet e kanë pasur një goditje të vazhdueshme ndaj bizneseve të tyre që e kanë rrezikuar shumë. Shumë prej tyre tashmë ose i kanë ndërprerë investime që i kanë pasur për t'i bërë, e të tjerat po i shikojnë mundësinë për të ikur me gjithë prodhimin nga vendi jonë. Ne po e përzëmë produktin tonë ose biznesin tonë. Po e qesim në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe ata prapë i njëjti produkt po vije në formë importi", potencon Ahmeti.

Bazuar në të dhënat që kë dërguar Dogana e Kosovës për KosovaPress, vlera e mallrave të importuara gjatë nëntëmujorittë këtij viti, ka qenë mbi 845 milionë euro më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërkaq, Kosova ka regjistruar një rritje prej mbi 947 milionë euro në vlerën e mallrave të importuara gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, vlera e eksportit ka pësuar një rënie prej 16 milionë eurosh në vitin 2025, në krahasim me vitin 2022.

Sa i përket sasisë së mallrave të eksportuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova eksportoi mallra mbi 563 milionë kg, 567 milionë kg gjatë periudhës së njëjtë 2024, 670 milionë kg në janar - shtator 2023 dhe 657 milionë kg mallra në janar-shtator 2022.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, pesë vendet kryesore nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë: Turqia, Gjermania, Kina, Shqipëria dhe Greqia.

Ndërkaq, sa i përket eksporteve, shtetet kryesore në të cilat Kosova ka eksportuar mallra gjatë vitit 2024 janë : Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Zvicra dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ari arrin çmim rekord, investitorët të “në kërkim” të sigurisë ekonomike

By: Rovena
2 September 2025 at 15:44

Çmimi i arit ka arrit një nivel rekord, ndërkohë që kërkesa mbetet e lartë mes pasigurisë ekonomike globale. Këtë të martë ari arriti çmimin rekord 3,3508.50 dollarë për ons. Tre vitet e fundit ari ka pasur një rritje të ndjeshme, për shkak edhe të kërkesës së lartë.

Metal i çmuar shihet si një aset më i sigurt investimi, aq më tepër që ekonomia globale po përballet me sfidat e inflacionit, të luftërave dhe të tarifave të vendosja nga President i SHBA-ve, Donald Trump./abcnews.al

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera! Inflacioni bazë arrin nivelet më të larta prej fillimit të vitit 2024

By: Fax Web
21 August 2025 at 08:39

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29%

Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerësonte se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë ngelet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve inflacioniste, por, megjithatë, në muajin korrik, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Kjo ishte ulja e tretë e normës bazë të interesit në harkun e një viti.

Rritja e vazhdueshme e inflacionit bazë deri në kufirin e 3% mund të jetë një sinjal i një ndryshimi të ri në kursin e politikës monetare në muajt e ardhshëm. Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për qershorin u rrit në 3.04%, nga 2.45% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin korrik u rrit në 2.94%, nga 2.45% që kishte qenë në muajin qershor. Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për korrikun u rrit më tej në 2.5%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin qershor dhe 2.1% që kishte qenë një vit më parë./Monitorhg-1024x690

Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë dhe të pritshme gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 2,3%, nga 2,1% në tremujorin e parë. Megjithatë, inflacioni vijon të mbetet nën objektivin prej 3%, deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në konferencën për mediet sot, Sejko tha se rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga: çmimet e ushqimeve dhe rritja e qirave, ndërsa pjesa tjetër e artikujve të shportës së konsumit ka pasur ecuri të qëndrueshme.

Guvernatori bëri të ditur se, inflacioni bazë u rrit nga 2,4% në 2,6%, për shkak të rritjes së pagave dhe qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit.

“Këto tendenca janë në përputhje me pritjet tona, edhe pse inflacioni ka rezultuar pak më i ulët se parashikimet fillestare”, tha Sejko, duke shtuar se ky rezultat lidhet me uljen e marzheve të fitimit të bizneseve, ofertën pozitive në treg, dhe rënien më të shpejtë të inflacionit në Eurozonë.

Banka e Shqipërisë parashikon rikthim në objektivin 3% të inflacionit në 2026-n.

“Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të rikthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të mbështetet nga: Balancimi më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra dhe shërbime, stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, kurs më i qëndrueshëm i këmbimit dhe pritje më të qarta dhe të ankoruara për inflacionin në vend”, deklaroi Sejko.

/r.e/

The post Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia njofton inflacion me 33,5 përqind

By: Rovena
5 August 2025 at 08:34

Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhënave zyrtare, është ngadalësuar. Në muajin korrik konsumatorëve të shërbimeve dhe mallrave u është dashur të paguajnë 33,52 më shumë krahasuar me një vit më parë, vë në dukje Enti i Statistikave në Turqi. Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes së çmimeve që nga nëntori 2021. Në qershor kuota e rritjes së çmimeve ishte 35,05 përqind. Nga qershori në korrik çmimet ranë me 2,06 përqind. Shtrenjtimi mujor u ndikua nga rritja e çmimeve për banimin me 5,78 përqind si dhe për pijet alkohoolike dhe duhanin me 5,69 përqind.

Që prej pesë vjetësh kuota e inflacionit në Turqi është dyshifrore

Kuota zyrtare është që prej pesë vjetësh dyshifrore. Në fund të vitit 2022 u arrit kuota më e lartë me 85 përqind. Ekonomistët megjithatë kanë dyshim për të dhënat e publikuara zyrtarisht. Grupi studimor Enag llogarit që kuota e inflacionit në korrik ka qenë 65,1 përqind. Banka Qendrore turke së fundi ka parashikuar një përshpejtim të përkohshëm mujor të inflacionit për shkak të rritjes së taksave për karburantin dhe duhanin si çmimeve të larta të energjisë.

Interesi vazhdon të ulet interesi i referencës

Banka e Rezervave më 24 korrik e uli nga 46 në 43 përqind interesin e refrencës duke iniciuar kësisoj një raund të ri të liberaliizmit të politikës së saj monetare. Vitin e kaluar në luftën kundër inflacionit kjo bankë reagoi me rritjen e interesave. Më parë kreu i shtetit Rexhep Tayip Erdogan e pati refuzuar një politike strikte monetare pavarësisht zhvleftësimit të vrullshëm të monedhës duke vepruar kësisoj përkundër eksperiencës së zakonshme. Analistët e bankës së madhe të SHBA-së Morgan Stanley mendojnë, se Banka Qendroe turke sivjet do t’i ulë sërish edhe tri herë intersat e refrencës. Në fund të vitit interesi i refrencës duhet të jetë rreth 36 përqind. Njëkohësisht Banka e Rezervave parashikon që kuota e inflacionit deri në fund të vitit të bjerë në 24 përqind. Ndonëse në fakt preferenca e saj është për një kuotë inflacioni prej pesë përqind./DW

Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Erald Themeli, drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, bëri të ditur se ekonomia shqiptare parashikon rritjen e qëndrueshme në vitet në vijim 2025-2027 në intervalin 3,5% deri 4 %, ndërsa tha se turizmi pritet të jetë motor kryesor edhe për këtë vit dhe të japë kontribut në rritjen ekonomike.

Në një intervistë televizive, Themeli foli mbi rolin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, përmes së cilës është garantuar ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, si objektiv kryesor i Bankës së Shqipërisë.

Ai tha se, “nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm dhe rritje të kreditimit”.

Themeli vuri në dukje se, inflacioni vijon të qëndrojë në nivelet 2% deri 2,1% poshtë objektivit 3% të BSH-së, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm.

“Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Themeli, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e huaja dhe rritja e pagave. /j.p/

 

The post Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

By: Oldi
9 July 2025 at 16:42

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumështi e mishi të gjitha po kushtojnë më shumë edhe pse në sezon prodhimi. “Shiko, 1 mijë lekë kumbulla në vaktin e veti. […]

The post Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër appeared first on BoldNews.al.

❌
❌