Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator

By: V K
11 December 2025 at 07:47

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës.

Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh.

Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./ Monitor

The post Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator appeared first on Albeu.com.

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

29 November 2025 at 10:36

SHKUP, 29 nëntor/ATSH/- Në Ditën e Flamurit Kombëtar u përurua dje në Garanë të Kërçovës shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë”, është shprehur Ahmeti.

The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 10 shtator, mot i kthjellët me vranësira të pakta

10 October 2025 at 07:30

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 10/24

Diell

Kukës 10/19

Diell

Lezhë 10/24

Diell

Dibër 7/19

Diell

Durrës 11/25

Diell

Tiranë 12/25

Diell

Elbasan 10/25

Diell

Berat 8/24

Diell

Vlorë 12/23

Diell

Korçë 6/18

Diell

Gjirokastër 7/24

Diell

Sarandë 11/24

Diell

 

 

The post E premte 10 shtator, mot i kthjellët me vranësira të pakta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inflacioni i shtatorit shkoi në 2.4%, ndikimi më i madh nga çmimet e qirave

By: V K
9 October 2025 at 07:51

Niveli mesatar i çmimeve ishte 2.4 për qind më i lartë se të njëjtin muaj të vitit 2023. Të dhënat tregojnë se për herë të parë çmimet e ushqimeve u ritën me pak se inflacioni i përgjithshëm.

Në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1.8%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje. Për herë të parë qiratë kishin ndikimin më të madhe përbërjen e inflacionit.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “mish” me 3,2%, “peshk” me 2,5%, “fruta” me 1,7%, etj.

Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2%./ Monitor

The post Inflacioni i shtatorit shkoi në 2.4%, ndikimi më i madh nga çmimet e qirave appeared first on Albeu.com.

Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia kushtoj stafit dhe lojtarëve

2 October 2025 at 15:37

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptar të Futbollit ka vlerësuar teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë fantastike të skuadrës rrogozhinase gjatë këtyre javëve.

Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia ka arritur të fitojë të tria ndeshjet e zhvilluara në shtator, kundër Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Në një prononcim për fshf.org, Tetova u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke ia kushtuar trofeun stafit teknik dhe lojtarëve të tij

“Mendoj që është një trofe që na jep shtysë për më shumë. Është afat shkurtër, po jam shumë i kënaqur. Është dedikim për stafin tim sepse nuk fitohet i vetëm dhe për lojtarët e mi të Egnatias, që janë më të mirët”, tha Edlir Tetova, në prononcimin e tij për fshf.org.

1 nga 3

/gj.m/r.e/

The post Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia kushtoj stafit dhe lojtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit

2 October 2025 at 11:26

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Digjitalizimi i shërbimeve publike ka sjellë lehtësim në kryerjen e procedurave për qytetarët dhe bizneset që kërkojnë të marrin në kohë një dokument të caktuar.

Sipas statistikave zyrtare, në platformën “e-Albania” gjatë muajit shtator, janë kryer më shumë se 820 mijë aplikime në pesë shërbimet më të përdorura.

Nga këto, 295 mijë janë për certifikatë personale, mbi 239 mijë për certifikatë familjare, vërtetim për pagesën e kontributeve për individin janë rreth 130 mijë, kontributet për sigurimet shoqërore llogariten në 81.363 aplikime dhe mbi 77 mijë për vërtetim page.

Shërbimet në “e-Albania” për qytetarët dhe bizneset kanë siguruar një proces modern, të standardizuar dhe të sigurt, duke shmangur burokracitë dhe kontaktet fizike me sportelet.

Dokumentet zyrtare që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme dhe të verifikueshme nga çdo institucion publik apo privat.

Digjitalizimi i shërbimeve në platformën “e-Albania” vjen si një hap efikas dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar apo biznes.

/e.i/r.e/

The post Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 83 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore

2 October 2025 at 11:02

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Qendrat shëndetësore verore të hapura në bregdet dhe zonat turistike të vendit qëndruan të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri sot publike shifrat, sipas të cilave mbi 83 800 pushues që zgjodhën bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë u trajtuan në këto qendra.

Sipas MSHMS, 36 qendrat shëndetësore verore ofruan kujdes shëndetësor 24/7 falë punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, duke siguruar akses të shpejtë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Qendrat shëndetësore verore të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, garantuan ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

/e.i/r.e/

The post Mbi 83 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 30 shtator, mot i kthjellët me vranësira kalimtare

30 September 2025 at 07:30

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 12/25

Diell

Kukës 9/17

Diell re

Lezhë 13/24

Diell

Dibër 10/19

Diell re

Durrës 13/26

Diell

Tiranë 14/26

Diell pak re

Elbasan 13/26

Diell re

Berat 10/25

Diell pak re

Vlorë 13/25

Diell

Korçë 8/17

Diell re

Gjirokastër 13/24

Diell pak re

Sarandë 13/25

Diell

 

The post E martë 30 shtator, mot i kthjellët me vranësira kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 30 Shtator 2025

By: V K
30 September 2025 at 07:22

Ditën e sotme në vendin tonë, parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës, duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet në zonat malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes, do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpasherëshme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëgjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 30 Shtator 2025 appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 29 Shtator 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

By: V K
29 September 2025 at 07:18

Dashi

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini çfarë te bëni qe ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret me ne fund do kenë mundësi reale për te filluar një histori dashurie serioze. Ne pune mos u tregoni posesive sepse do probleme. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni dhe do ja dilni.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do dashuroheni siç ju dini e here do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve nëse vërtet dëshirojnë te ndryshojnë status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet qe ju nevojiten.

Binjaket

Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle debate te forta mes jush, Pranojeni qe ai ka te drejte dhe gjeni mënyrën e duhur për te kërkuar falje. Beqaret nuk do dëshirojnë ta humbasin lirinë qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak nga takimet qe do realizojnë. Financiarisht Merkuri do iu favorizoje. Gjendja do jete e mire.

Gaforrja

Çiftet nuk do kenë për çfarë te qahen gjate kësaj dite. Çdo ëndërr do iu realizohet madje mund te fillojnë edhe një etape te re me atë qe dashurojnë. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje afatgjate. Ne planin financiar mund te jeni me fat dhe te arrini te shlyeni te gjitha detyrimet qe keni.

Luani

Sot kane për te ndodhur gjera te jashtëzakonshme ne jetën tuaj ne çift. Hapeni zemrën dhe përfitoni sa te mundni. Beqaret gjithashtu do kalojnë momente te mrekullueshme me miqtë dhe me disa persona qe sapo do i njohin. Dite pas dite mund te krijojnë edhe me tepër afrimitet me ta. Financat fatmirësisht do jene te mbrojtura dhe aspak problematike.

Virgjeresha

Ka mundësi qe sot te planifikoni një udhëtim te afërt me partnerin. Qe te dy do jeni te gëzuar dhe te entuziazmuar qe do kaloni disa çaste vetëm për vetëm. Beqaret gjithashtu do jene te përkëdhelur nga yjet dhe do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat duhet t’i menaxhoni me shume maturi nëse doni qe gjendja te jete sa me e qëndrueshme. Jeni te afta ta bëni kështu qe mos u dorëzoni.

Peshorja

Pas një periudhe delikate dhe te mbushur me debate, sot do rilinde dielli dhe do afroheni me shume me partnerin. Do i pranoni gabimet dhe do premtoni se nuk do i përsëritni me ato. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet te ecin shume shpejt ne mënyrë qe te mos zhgënjehen me vone. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Tregohuni realiste dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sot ju qe keni një lidhje. Po ëndërruar shume ka rrezik te zhgënjeheni dhe te lëndoheni. Beqaret do vazhdojnë kërkimin e princit te kaltër, por nuk do jene ende me fat. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme, megjithatë do bëni mire sikur te reflektonit para se te kryeni investime tejet te mëdha,

Shigjetari

Çiftet duhet t’i shprehin sa te mundnin dëshirat edhe sikur partneri te mos ua realizoje dot te gjitha. Do ndihen edhe me te çliruar. Gjithsesi pritet qe gjithçka te ece me se miri. Do ketë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret dhe jeta do iu ndryshoje brenda disa minutave. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por nuk duhet te alarmoheni.

Bricjapi

Priten vështirësi te papritura sot ne jetën tuaj ne çift sidomos nëse jetoni bashke dhe keni buxhet te përbashkët. Mos u nxitoni, por mundohuni ta zgjidhni gjithçka me maturi. Beqaret me ne fund do e gjeje personin ideal me te cilin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla. Kjo për shkak te ndihmës se disa te afërmve.

Ujori

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe pa probleme. Do merreni vesh mire për gjithçka. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do mendojnë fare krijimin e një lidhjeje. Edhe ashtu si janë ata ndihen mire. Dielli do iu ndihmoje mjaft ne planin financiar. Situata fatmirësisht do jete goxha e mire dhe do mund te kryeni pa iu dridhur dora shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

Edhe vete do habiteni gjate kësaj dite sesi gjerat do ecin aq mire ne jetën tuaj ne çift. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet e dikurshme dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do pranojnë te dalin neper takime. Sektori i financave nuk pritet te ketë ndonjë ndryshim te madh.

The post Horoskopi 29 Shtator 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Moti sot parashikohet i paqëndrueshëm

28 September 2025 at 07:30

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore të vendit, kryesisht në zonën lindore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në periudha afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites, priten reshje në formë shtrëngatash, me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi 6-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 18/26 Diell re shi
Kukës 14/21 Diell re shi
Lezhë 18/26 Diell re shi
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 17/26 Diell re shi
Tiranë 18/27 Diell re shi
Elbasan 16/27 Diell re shi
Berat 16/27 Diell re shi
Vlorë 17/26 Diell re shi
Korçë 10/20 Diell re shi
Gjirokastër 11/26 Diell re shi
Sarandë 17/26 Diell re shi

 

The post Moti sot parashikohet i paqëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

By: dan iela
27 September 2025 at 11:02

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet të gjenerojnë reshje në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore. Ndërkohë, zonat jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

 

Festa në zemër të Nepravishtës i jep jetë traditave

27 September 2025 at 09:10

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Më 26–27 shtator, Nepravishta bëhet pjesë e rrugëtimit “Tregime Fshati”.

Dy ditë të mbushura me histori, shije dhe përvoja autentike: nga mikpritja e bujtinave dhe tryezat me komunitetin, tek tingujt e polifonisë dhe udhëtimi shpirtëror drejt Teqesë së Melanit.

Nepravishta tregon zërin e saj në këtë udhëtim që lidh trashëgiminë kulturore me jetën e përditshme rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky fshat, teksa ftoi të gjithë të marrin pjesë në në këtë festë dhe të ndjekin performancat e shumta artistike si ajo nga Agona Shporta dhe Grupi Polifonik i Neprvishtës, apo filmi “Dita zë fill” nga Gentian Koҫi në kinemanë nën yje.

Nepravishta është fshati i dytë që i është bashkuar aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, pas suksesit të kandidaturës së Voskopojës.

Programi synon të promovojë zonat rurale me potencial të lartë turistik, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Në këtë fshat ka disa monumente kulture, si Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e Manastareqit, Teqeja e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose i ngritur në gjurmët e një qyteti ende të panjohur ilir.

Zona e Mbrojtur e Kalasë së Melanit është monument kulture i vitit 1963 me një sipërfaqe prej 87 mijë m2 dhe gështenjave të Nepravishtës.

Gjithashtu pranë fshatit Nepravishtë ndodhet Burimi i Nepravishtës ose Vrizit, një burim karstik me ujë të pastër dhe të ftohtë që krijon një mjedis mjaft tërheqës për turistët. Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike, turistike dhe është monument natyre.

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën nuk duhet të humbasin as Nepravishtën, një destinacion i ri dhe mjaft premtues në jug të vendit. Fshati Nepravishtë vitet e fundit ka zgjuar kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj.

/gj.m/j.p/

The post Festa në zemër të Nepravishtës i jep jetë traditave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

27 September 2025 at 07:30

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alterime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 18/26 Diell re shi
Kukës 14/22 Diell re shi
Lezhë 17/26 Diell re shi
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 16/26 Diell re shi
Tiranë 18/27 Diell re shi
Elbasan 16/28 Diell re shi
Berat 16/28 Diell re shi
Vlorë 18/25 Diell re shi
Korçë 14/22 Diell re shi
Gjirokastër 16/28 Diell re shi
Sarandë 17/26 Diell re shi

 

The post Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje të dobëta shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 25 shtator, mot me vranësira mesatare dhe alternime kthjellimesh

25 September 2025 at 07:30

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në orët e mesditës deri ato të pasdites në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 17/28

Diell re shi

Kukës 13/28

Diell re shi

Lezhë 17/27

Diell re shi

Dibër 14/26

Diell re shi

Durrës 17/29

Diell re shi

Tiranë 20/30

Diell re shi

Elbasan 19/30

Diell re shi

Berat 15/30

Diell re shi

Vlorë 17/29

Diell re shi

Korçë 12/27

Diell re shi

Gjirokastër 13/30

Diell re shi

Sarandë 17/28

Diell re shi

 

 

The post E enjte 25 shtator, mot me vranësira mesatare dhe alternime kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë 24 shtator, mot me diell me shtim gradual të vranësirave

24 September 2025 at 07:45

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura duke nisur prej orëve të pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 15/29

Diell re shi

Kukës 12/28

Diell re

Lezhë 13/28

Diell re shi

Dibër 13/28

Diell re

Durrës 14/28

Diell re shi

Tiranë 18/29

Diell re shi

Elbasan 16/31

Diell re

Berat 13/30

Diell re

Vlorë 15/28

Diell re

Korçë 12/26

Diell re

Gjirokastër 10/31

Diell re

Sarandë 15/28

Diell re

The post E mërkurë 24 shtator, mot me diell me shtim gradual të vranësirave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 23 shtator, mot i kthjellët në të gjithë vendin

23 September 2025 at 07:31

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente, përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 17/29

Diell

Kukës 13/27

Diell pak re

Lezhë 16/29

Diell

Dibër 14/29

Diell pak re

Durrës 17/29

Diell

Tiranë 20/30

Diell

Elbasan 20/31

Diell pak re

Berat 14/30

Diell

Vlorë 17/29

Diell

Korçë 14/26

Diell pak re

Gjirokastër 8/29

Diell

Sarandë 17/29

Diell

 

 

The post E martë 23 shtator, mot i kthjellët në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e barabartë me natën, sot ndodh ekuinoksi i vjeshtës

22 September 2025 at 11:29

ROMË, 22 shtator /ATSH-ANSA/- Sot në orën 20:19 të mbrëmjes do të ndodhë ekuinoksi i vjeshtës.

Dielli do të jetë lart mbi ekuator, dhe orët e ditës dhe të errësirës do të jenë të barabarta në të gjithë botën, duke shënuar mbërritjen e vjeshtës në Hemisferën Veriore dhe të pranverës në Hemisferën Jugore.

Saturni do te “përshëndesë” fenomenin, i dukshëm në kushte optimale. Planeti është në pikën e tij më të afërt me Tokën.

Kjo do të thotë që Toka është e rreshtuar midis Diellit dhe Saturnit, i cili për këtë arsye duket kryesisht, i ndritshëm.

Ekuinoksi ndodh kur Dielli arrin pikën e tij më të lartë në ekuator dhe rrezet e tij bien pingul me boshtin e rrotullimit të Tokës.

Në atë moment, kudo në planet, dita dhe nata janë të barabarta.

Meqenëse gjatësia e vitit diellor nuk korrespondon saktësisht me kohën që i duhet Tokës për të përfunduar një orbitë rreth Diellit, ekuinoksi vjeshtor nuk është në të njëjtën ditë çdo vit, por ndryshon midis 21 dhe 24 shtatorit.

Duke pasur parasysh periudhën kryesisht, aktive të Diellit, pritet që në gjerësi të larta gjeografike të ndodhë aurora borealis intensive – për shkak të të ashtuquajturit efekt “Russel-McPherron”.

Së fundmi, duke marrë parasysh periudhën kryesisht, aktive në të cilën ndodhet Dielli aktualisht, pritet të ndodhë aurora borealis intensive – në gjerësi të mëdha gjeografike për shkak të të ashtuquajturit efekti ‘Russel-McPherron’.

Efekti Russell-McPherron parashikon që rreth ekuinoksit, gjeometria e fushës magnetike të Tokës mund të ndryshojë, duke lejuar hyrjen e grimcave të ngarkuara nga Dielli, më lehtë. //a.i/

The post Dita e barabartë me natën, sot ndodh ekuinoksi i vjeshtës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundshtatori në Elbasan, aty ku mikpritja takohet me historinë

22 September 2025 at 11:25

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Ndërsa plazhet dhe qytetet bregdetare patën numrin më të lartë të vizitorëve gjatë verës, trokitja e vjeshtës ka rikthyer interesin e turistëve nga vende të ndryshme të botës për të vizituar qytetet me trashëgimi kulturore e historike.

Muaji shtator ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj në Elbasan, që zgjedhin qytetin për historinë, mikpritjen dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Veçanërisht turistët e huaj kanë kuriozitet të njihen me objektet e kultit, arkitekturën dhe historikun e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në kalanë e Elbasanit, këto ditë të fundit të muajit shtator.

“Fundshtatori në Elbasan, aty ku mikpritja takohet me historinë”, shkruan Rama.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni tha sot për ATSH-në se vetëm gjatë muajit gusht – shtator Elbasanin e kanë vizituar më shumë se 4500 turistë vendas e të huaj.

Kryesisht turistët e huaj janë nga vendet e Europës si Franca, Izraeli, Italia, por edhe nga SHBA-ja dhe Australia”.

“Turistët janë njohur jo vetëm me Kalanë dhe Muzeun Etnografik që ndodhen në qendër të qytetit, por edhe në pikat turistike si Funari, Gjinari dhe Bysheku”, tha Guni.

Sipas tij, kalaja e Elbasanit, një ndër monumentet më të rëndësishme historike të qytetit, po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër tërheqëse për vizitorët.

“Falë nismave të rivitalizimit dhe interesit në rritje për turizmin kulturor, Kalaja e Elbasanit po merr një jetë të re. Kjo hapësirë historike është një destinacion, që i fton vizitorët të zbulojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen që e kanë bërë Elbasanin një qytet të veçantë në zemër të Shqipërisë”, nënvizoi Guni.

Dikur nyje e rëndësishme e rrugës antike “Via Egnatia”, sot kalaja është një simbol i gjallë i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare.

Brenda mureve të saj shekullore gjenden Xhamia e Mbretit dhe Kisha Ortodokse “Shën Maria”, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe Kisha Katolike, duke e bërë këtë zonë një shembull unik të harmonisë ndërfetare.

Përveç vlerave shpirtërore, rrugicat karakteristike, arkitektura osmane dhe gjurmët e qytetërimit të hershëm e bëjnë kalanë një udhëtim në kohë për çdo vizitor.

Një tjetër element që e bën kalanë të paharrueshme është mikpritja tradicionale elbasanase, zonjat e vjetra shpesh hapin dyert e shtëpive brenda mureve, duke ofruar ëmbëlsira e kafe, si edhe rrëfime për historinë e qytetit.

Ky gjest i thjeshtë, por i çmuar, kthehet në një përvojë autentike për turistët.

Me ritmin e vizitave që rritet çdo vit, Kalaja e Elbasanit dhe monumentet e tjera të lashtësisë në qytet janë bërë një destinacion tërheqës për turistët.

 

/k.s/j.p/

The post Fundshtatori në Elbasan, aty ku mikpritja takohet me historinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot parashikohet mot i qëndrueshëm

22 September 2025 at 07:30

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri 9m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Sigla
Shkodër 17/31 Diell
Kukës 11/27 Diell
Lezhë 16/30 Diell
Dibër 13/28 Diell
Durrës 16/30 Diell
Tiranë 18/32 Diell
Elbasan 17/33 Diell
Berat 13/33 Diell
Vlorë 16/29 Diell
Korçë 12/24 Diell
Gjirokastër 9/29 Diell
Sarandë 16/28 Diell

 

The post Sot parashikohet mot i qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌