Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
23 December 2025 at 23:48

Dashi

Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete prioritare gjate kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqaret duhet ta heqin turpin sa me pare qe te munden sepse përndryshe kane për te mbetur vetëm. Te ardhurat do kenë përmirësime te lehta, por jo aq sa për te kryer shpenzime te mëdha.

Binjaket

As qe do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqaret nga ana tjetër do jene shume te zënë me pune dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te bëni investimet e menduara dhe te shlyeni një pjese te borxheve.

Gaforrja

Edhe pse ne mëngjes duket se klima për te dashuruarit do jete e ngrohte, bëni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen te gjejnë mënyrën për t’ua prishur harmoninë. Për beqaret do shfaqet dashuria e shumëpritur. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Shmanguni shpenzimeve te mëdha sepse gjendja do jete vërtet delikate.

Luani

Priten shume divergjenca ne çift gjate kësaj dite dhe kjo për shkak te mos tolerancës dhe padurimit qe do tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata mund te ketë një ndryshim te vogël. Beqaret nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet te ndodhe për ta. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha

Tregohuni gjate gjithë kohës te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse me shume se kurrë ai do kenë nevoje për ju. Beqaret ne vend qe te mbyllen ne shtëpi dhe te vuajnë nga vetmia, duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe te argëtohen sa te mundin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe.

Peshorja

Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi ne çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin qe keni ne krah kështu qe nuk pritet asnjë vështirësi. Beqaret nuk do mundin as sot te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çoje drejt gabimeve.

Akrepi

Mos prisni me ju qe jeni ne një lidhje, por merrini sot vendimet me te rëndësishme te jetës suaj . Nuk ka me kohe për te humbur. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do iu rrahe zemra fort dhe do fillojnë me te një histori te këndshme dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Mos u tregoni perverse sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhe ne momentin e parashikuar. Sot nuk priten te reja. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime ne lidhje me te ardhmen e buxhetit.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne një lidhje ka rrezik te fantazoni për dike tjetër sot dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve. Nëse nuk ndjeni me aq shume sa ne fillim për partnerin mire është qe t’ia thoni. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpëtojnë dashurisë me shikim te pare. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme te cilat do duan durim dhe sakrifica.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për te dashuruarit. Gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohe me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jete shume me e kënaqshme.

Peshqit

Dite shume me e qete se kohet e fundit kjo e sotmja për te dashurorit. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse personat qe do iu propozojnë kane kohe qe i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jete me e vështirë sidomos për ata qe kane pasur shume probleme se fundmi.

The post Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

22:12 Ja disa fustane të mrekullueshëm për natën e Vitit të Ri, nën 50 euro! (Lifestyle)

By: Monika
23 December 2025 at 22:12

Nata e Vitit të Ri nuk kërkon gjithmonë një buxhet të madh për të shkëlqyer. Kemi zgjedhur për ju 10 fustane elegante dhe festive, të gjitha nën 50 euro, që do t’ju bëjnë të dukeni mahnitëse pa u shqetësuar për portofolin.

Nga fustanet midi e të gjatë, deri tek ato të shkurtër, nga kadifeja dhe sateni tek modelet me xixa dhe gurë të vegjël, ka nga diçka për çdo stil. Mund të zgjidhni mëngë të gjata ose pa mëngë, silueta elegante apo vajzërore, sipas preferencës tuaj.

Ngjyrat klasike që nuk dështojnë kurrë janë e kuqe, bordo, e zeza dhe blu marine, por për një nuancë më festive, provoni bronzin ose të bardhën. Për ta kompletuar look-un, shtoni një palë çizme me rrip të gjatë, një çantë elegante dhe një pallto me lesh artificial.

Edhe me një buxhet modest, mund të dukeni si ylli i festës. Zgjidhni fustanin tuaj të preferuar dhe për të filluar vitin me stil dhe shkëlqim./mxh

21:27 Nëse jeni çift, këto 4 biseda duhet t’i bëni patjetër para Vitit të Ri! (Lifestyle)

By: Monika
23 December 2025 at 21:27

Fundi i vitit sjell me vete më shumë sesa festa dhe plane për pushime. Për shumë njerëz, kjo periudhë shndërrohet në një moment reflektimi, ku lind nevoja për të parë pas dhe për të menduar për atë që vjen. Pikërisht për çiftet, ky tranzicion është një mundësi e artë për të ndalur ritmin dhe për t’u lidhur më thellë me njëri-tjetrin.

Sipas psikologëve të cituar nga Forbes, çiftet që arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme në kohë janë ata që nuk shmangin bisedat e vështira, por i përballin ato me ndershmëri dhe mirëkuptim. Para se të hapet një kapitull i ri, ekspertët sugjerojnë që çiftet të mbyllin atë që po lënë pas përmes disa diskutimeve të sinqerta.

Ja katër biseda që ndihmojnë në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të vetëdijshme për vitin e ardhshëm:

Çfarë na afroi më shumë këtë vit
Në vend që vëmendja të përqendrohet vetëm tek problemet, është e rëndësishme të njihen momentet e mira. Kujtimi i gjërave që funksionuan dhe shprehja e mirënjohjes për përpjekjet e njëri-tjetrit rrit ndjenjën e sigurisë dhe afërsisë emocionale.

Çfarë na lodhi ose na largoi
Çdo vit sjell sfida, dhe ato nuk duhet të injorohen. Të flasësh hapur për situatat që kanë krijuar tension ose keqkuptime ndihmon çiftin të shmangë grumbullimin e pakënaqësive dhe të ndërtojë një komunikim më të shëndetshëm.

Si duam ta përjetojmë marrëdhënien vitin që vjen
Përtej planeve konkrete, çiftet përfitojnë shumë kur diskutojnë për ndjesitë që duan të kenë bashkë: më shumë qetësi, më shumë argëtim, më shumë lidhje emocionale. Këto biseda i ndihmojnë të krijojnë rituale të vogla dhe synime që ushqejnë ndjenjën e bashkësisë.

Çfarë është e panegociueshme për ne
Çdo lidhje ka elemente që e mbajnë të fortë. Qoftë koha cilësore së bashku, respekti për hapësirën personale apo mënyra si zgjidhen konfliktet, identifikimi i këtyre “pikave të shenjta” i jep marrëdhënies stabilitet dhe qartësi.

Kur këto biseda zhvillohen me qetësi dhe mirëkuptim, viti i ri nuk nis thjesht me dëshira, por me një bazë më të fortë emocionale. Dhe pikërisht kjo është dhurata më e mirë që një çift mund t’i bëjë vetes përpara se ora të shënojë mesnatën./mxh

18:38 Gjeldeti me erëza, mjaltë dhe patate, receta fanstastike për darkën e Krishtlindjes! (Lifestyle)

By: Monika
23 December 2025 at 18:38

Sezoni i festave erdhi, e bashkë me të, nata e ndërrimit të viteve, ku ushqimet çdo herë na bashkojnë rreth tryezës më pranë se çdo ditë tjetër të vitit. BORDO sugjeron një recetë unike të gjelit të detit për darkën e Krishtlindjes ose të Vitit të Ri.

Gjeldeti me erëza, mjaltë dhe patate

Përbërësit:

1 gjeldeti, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji kardamom jeshil i grirë, 1 majë shafrani, 5 ml vaj luledielli, 50 g gjalpë gjysmë i kripur, 4 qepë të kuqe, 150 ml lëng pule, 400 g patate, 40 g gjalpë, 200 g bizele, 1 lugë gjelle sheqer kafe, kripë dhe piper.

Përgatitja:
Përzieni mjaltin, vajin, kanellën, kardamomin dhe shafranin, duke krijuar një salcë aromatike. Me të lyejeni gjelin e detit me këtë përzierje dhe lëreni të marinohet për 2 orë në frigorifer. Qëroni dhe pritini qepët përgjysmë, pastaj kalojini në një tigan me pak gjalpë dhe vaj, kripë dhe sheqer. Lërini të skuqet, shuajeni me lëngun e pulës dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

Vendoseni gjelin e detit në furrë duke e lyer sipërfaqen me copa gjalpi dhe vaj, ndërsa në furrë vendosni një gotë ujë që mishi të mos thahet. Pjekja zgjat 90 deri 120 minuta dhe lyejeni me vaj dhe lëngun që lëshon mishi, çdo 30 minuta.

Shtoni patatet në tavë 30 minuta para përfundimit të gatimit, spërkatini me gjalpë dhe kripë. Ndërkaq, në një tenxhere me ujë me kripë zijeni për rreth 10 minuta bizelet, hiqini dhe kalojini në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën e gjelbër. Shërbejeni gjelin e detit me të gjithë garniturën./mxh

18:27 Koncerti magjik në Cape Town/ Një shfaqje e ndriçuar nga qirinjë dhe muzikë klasike (Lifestyle)

By: Monika
23 December 2025 at 18:27

Një teatër në Cape Town u shndërrua në një strehë të ngrohtë dhe të ndritshme, kur “Thandeka String Quartet” dha një koncert Krishtlindjesh me ndriçim qirinjësh, duke magjepsur audiencën që kërkonte atmosferë festive.

I rrethuar nga qindra qirinj që ndriçonin sallën, kuarteti ofroi një përzierje të pjesëve klasike dhe melodi festive moderne, duke i rikthyer meloditë e njohura në aranzhime të pasura dhe bashkëkohore. Çdo pjesë u prit me duarrokitje të ngrohta, ndërsa publiku reagoi po aq për atmosferën sa edhe për muzikën vetë.

Një studente, e cila po ndiqte për herë të parë një shfaqje me ansamble të vogël, e përshkroi vendin si “mahnitëse”, duke thënë se ndriçimi me qirinj dhe pamja e afërt e muzikantëve e bënë shfaqjen të ndihej personale dhe pothuajse si një ëndërr.

Kuarteti tha se pjesë e appeal-së është bashkimi i teknikës klasike të kohëve të shkuara me këngë që njerëzit i njohin menjëherë. Muzikantët u ushqyen nga energjia e turmës, duke vënë re entuziazmin që shoqëroi çdo pjesë të re.

Ky koncert bëhet pjesë e një trendi global në rritje të shfaqjeve të ndriçuara me qirinj, të cilat kanë fituar popullaritet për shkak të përvojës imersive që ofrojnë. Organizatorët thanë se ngjarja synonte të ringjallte traditën e muzikës klasike të drejtpërdrejtë, duke ofruar një shpëtim të qetë nga zhurma festive e qytetit.

Për shumicën e të pranishmëve, ky ishte më shumë se një koncert, ishte një përvojë sensoriale, e formuar nga drita e ngrohtë, muzika e njohur dhe qetësia e rrallë e një dhome të ndriçuar me qirinj./mxh

KINEMA – Komediani Russell Brand akuzohet për dy krime të tjera seksuale

23 December 2025 at 18:11

LONDËR, 23 dhjetor /ATSH/- Policia britanike tha sot se komediani, Russell Brand është akuzuar për dy krime të tjera seksuale, një akuzë të re për përdhunim dhe një tjetër për ngacmim seksual, sipas “Reuters”.

Akuzat e reja lidhen me dy gra që pasuan pesë akuza të ngritura në prill që përfshinin katër gra të tjera: dy akuza për përdhunim, një për ngacmim të pahijshëm dhe dy për ngacmime seksuale.

Brand, 50 vjeç, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 20 janar në lidhje me akuzat e reja.

Një gjyq për akuzat e mëparshme është planifikuar në Gjykatën “Southwark Crown” më 16 qershor. //a.i/

The post KINEMA – Komediani Russell Brand akuzohet për dy krime të tjera seksuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

16:58 Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë për gjumë dhe energji? (Lifestyle)

By: EL
23 December 2025 at 16:58

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Për shumë njerëz, përshtatja e stërvitjes gjatë ditës mund të jetë e vështirë, duke lënë mëngjesin ose mbrëmjen si opsionet e vetme. Megjithatë, në këtë rast, çfarë është më e mirë për gjumin dhe nivelet e energjisë? Ekspertët kanë mendimin e tyre.

Sipas Health, aktiviteti në mëngjes mund t’ju ndihmojë të qëndroni në orar. Arsenio Paez, shkencëtar dhe drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Kanadeze të Gjumit, në përgjithësi beson se aktiviteti fizik në mëngjes mbështet një aspekt të rëndësishëm të gjumit të mirë, i cili është të bini në gjumë më shpejt.

Ushtrimet e mëngjesit, veçanërisht nëse bëhen jashtë, mund të ndihmojnë në stimulimin e çlirimit të hormonit melatoninë, i cili rregullon orën e brendshme të trupit duke sinjalizuar se është koha për t’u çlodhur pas errësirës.

Jo vetëm që të biesh në gjumë më shpejt mund të çojë në më shumë pushim të përgjithshëm (dhe, rrjedhimisht, në nivele më të mira energjie), por ushtrimet në përgjithësi ndihmojnë në rritjen e energjisë në disa mënyra, duke përfshirë rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe rritjen e aktivitetit mitokondrial në qelizat muskulore.

Plus, ushtrimet çlirojnë endorfina që mund t’ju japin një nxitje natyrale mendore për të filluar ditën.

“Megjithatë, ia vlen të përmendet se zgjimi shumë herët për të ushtruar mund të ketë pasoja negative, veçanërisht nëse ju prish gjumin dhe nuk mund të kompensoni orët e humbura gjatë natës”, tha për Health Scott Kutscher, profesor i mjekësisë së gjumit në Universitetin Stanford.

Ndërsa ushtrimet në mëngjes mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të flini më mirë në përgjithësi. Studimet mbi përmirësimin e cilësisë së gjumit apo të kohëzgjatjes së përgjithshme të gjumit janë të përziera.

Profesori i ortopedisë dhe specialist i mjekësisë sportive në Universitetin e Utah-ut, pohon se stërvitja e lehtë në mbrëmje ka edhe avantazhet e veta.

“Aktiviteti i lehtë natën mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit ose ankthit të akumuluar, duke krijuar një gjendje qetësie pak para gjumit”, tha ai.

Shkencëtari Paez shtoi se aktiviteti i natës mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të zvogëloni zgjimet gjatë natës.

Por Riederer pohon se stërvitjet e fuqishme shumë afër kohës së gjumit, ose më saktë brenda një ore, ndoshta nuk janë më të mirat. Aktiviteti fizik intensiv mund të rrisë temperaturën e trupit dhe të stimulojë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë relaksimin.

Megjithatë, nëse stërvitjet e lodhshme në mbrëmje e prishin gjumin në përgjithësi është ende një çështje debati. Disa studime sugjerojnë se jo vetëm që ato nuk ndërhyjnë në pushim, por mund të përmirësojnë cilësinë subjektive të gjumit ose të rrisin kohëzgjatjen totale të gjumit.

Sigurisht, nëse stërvitja juaj në mbrëmje ju prish gjumin e natës, mund të ndiheni të rraskapitur të nesërmen. Megjithatë, lajmi i mirë është se, siç u përmend më sipër, vetë stërvitja shkakton një zinxhir efektesh biologjike që mund të ndihmojnë në rritjen e energjisë suaj me kalimin e kohës.

Pra, a duhet të ushtroheni në mëngjes apo në mbrëmje?

Mënyra se si ushtrimet në mëngjes ose në mbrëmje ndikojnë në gjumin dhe nivelet e energjisë varet nga lloji i ushtrimeve, zakonet tuaja të zakonshme të gjumit dhe të të ngrënit, si dhe faktorë të tjerë individualë. Ekzistojnë gjithashtu hulumtime të kufizuara që i krahasojnë drejtpërdrejt të dyja.

“Në studimet që shqyrtojnë se si koha e ushtrimeve ndikon në gjumë, ndryshimet duken minimale. Nuk ka ndryshime të mëdha statistikore në cilësinë e gjumit midis ushtrimeve në mëngjes dhe atyre në mbrëmje”, tha Kutscher.

Megjithatë, Paez tha se mund të jetë e dobishme të merrni në konsideratë së pari problemet tuaja specifike të gjumit kur vendosni se kur të bëni ushtrime.

“Nëse keni probleme me gjumin, një stërvitje në mëngjes mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt, por nëse zakonisht zgjoheni gjatë natës, një stërvitje e lehtë në mbrëmje mund t’ju ndihmojë të flini më gjatë.”

Nga ana tjetër, aktiviteti i fuqishëm në mbrëmje mund t’ju mbajë zgjuar nëse kryhet shumë afër kohës së gjumit.

Ekspertët në fund të fundit thanë se faktori më i rëndësishëm për gjumin, energjinë dhe përfitimet e përgjithshme të ushtrimeve nuk është kur ushtroheni, por që t’i bëni ato vazhdimisht.

“Gjëja më e rëndësishme është të përpiqeni të bëni 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar gjatë javës”, tha Riederer./e.t

14:32 Ushtrimet në bark esëll dhe kafeja pa ushqim/ Zakone “të shëndetshme” që po i paguajmë shtrenjtë (Lifestyle)

By: EL
23 December 2025 at 14:32

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti fizik intensiv dhe stimuluesit e mëngjesit, pa përgatitje të stomakut, mund të rrisin aciditetin, lodhjen dhe rrezikun për probleme të tretjes

Mëngjesi është shumë më tepër sesa thjesht pika e nisjes së ditës – ai vendos ritmin për trupin, mendjen dhe emocionet tona.

Zakonet që praktikojmë sapo hapim sytë shpesh i konsiderojmë të padëmshme, sepse janë pjesë e një rutine që e përsërisim prej vitesh pa menduar. Megjithatë, pikërisht këto zgjedhje të para të mëngjesit mund të kenë një ndikim të fortë në shëndetin e stomakut, nivelin e energjisë dhe gjendjen e përgjithshme shpirtërore gjatë ditës.

Në ritmin bashkëkohor të jetës, shumë njerëz e anashkalojnë mëngjesin, e nisin ditën me kafe si “vaktin” e parë ose e fillojnë mëngjesin me aktivitete fizike intensive, duke besuar se po bëjnë diçka të mirë për veten. Megjithatë, studime të publikuara në revista shkencore të nutricionit dhe fiziologjisë së ushtrimeve paralajmërojnë se ushtrimet intensive në bark esëll nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe, në shumë raste, nuk rekomandohen si praktikë e përditshme, transmeton Telegrafi.

Çfarë ndodh me stomakun kur e ekspozojmë ndaj stresit menjëherë pas zgjimit?

Stomaku bosh është veçanërisht i ndjeshëm, sepse në atë moment nuk ka shtresën mbrojtëse të ushqimit që do të zbusë veprimin e acideve dhe të irrituesve të jashtëm. Sipas ekspertëve të mjekësisë sportive, aktiviteti fizik intensiv në mëngjes, pa ushqim paraprak, rrit sekretimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili, nga ana tjetër, stimulon prodhimin e acidit gastrik dhe mund të përkeqësojë irritimin e mukozës së stomakut.

Rishikime shkencore të botuara në revista si British Journal of Nutrition dhe Journal of Physiology raportojnë se, megjithëse ushtrimet në gjendje agjërimi mund të rrisin përkohësisht djegien e yndyrës, ato shoqërohen edhe me stres më të madh metabolik, lodhje më të shpejtë dhe rënie të disponueshmërisë së energjisë, veçanërisht tek personat që ushtrohen rregullisht ose me intensitet të lartë.

Në afat të gjatë, sipas gastroenterologëve dhe specialistëve të mjekësisë funksionale, kombinimi i barkut bosh, aciditetit të rritur dhe stresit fizik mund të kontribuojë në shfaqjen ose përkeqësimin e gastritit, refluksit gastroezofageal dhe shqetësimeve të tjera të tretjes. Për këtë arsye, shumë udhëzime profesionale rekomandojnë që stërvitja e mëngjesit të paraprihet nga të paktën një vakt i lehtë ose hidratim i mjaftueshëm.

Ndikimi i zakoneve të mëngjesit në energji dhe gjendjen shpirtërore

Ajo që fusim, ose nuk fusim në organizëm në mëngjes, ndikon drejtpërdrejt në nivelin e sheqerit në gjak dhe në stabilitetin hormonal. Studime krahasuese të publikuara në PubMed dhe Harvard Health Reporting tregojnë se personat që ushtrohen në bark esëll kanë më shpesh rënie të energjisë, marramendje dhe nervozizëm disa orë pas stërvitjes, krahasuar me ata që konsumojnë një sasi të vogël ushqimi përpara aktivitetit fizik.

Ekspertët e ushqyerjes sportive theksojnë se, ndonëse ushtrimet në gjendje agjërimi janë bërë trend, ato nuk ofrojnë përfitime superiore afatgjata për humbjen e peshës apo shëndetin metabolik, ndërsa rreziku i mbingarkesës fizike dhe stresit hormonal mbetet real për shumë individë.

Mbase ju intereson

Një fillim i qëndrueshëm i ditës, me ushqim të lehtë, hidratim dhe aktivitete fizike të moderuara, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe literaturës shkencore, ndihmon trupin të ruajë ekuilibrin, të mbrojë sistemin tretës dhe të sigurojë energji më të qëndrueshme gjatë ditës. Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë studime dhe raporte profesionale theksojnë se ushtrimet intensive në bark esëll nuk janë zgjedhja ideale për shumicën e njerëzve, sidomos kur synohet shëndet afatgjatë dhe mirëqenie e përgjithshme. /e.t

Horoskopi 23 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: V K
23 December 2025 at 07:24

Dashi

Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqarët do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për ta bërë për vete personin që kanë pëlqyer. Financat do jenë të kënaqshme kështu që nuk keni çfarë të kërkoni më shumë.

Demi

Nëse tregoheni realiste sot në jetën tuaj në çift do e kuptoni se lidhja juaj është vërtet e mrekullueshme dhe problemet që keni janë shume të vogla. Beqarët nuk do parapëlqejnë të fillojnë një histori dashurie pa qenë të sigurt se ai është personi i duhur. Me financat duhet të tregoni sa më shumë maturi që të mundeni. Po gabuat do i vuani gjatë pasojat.

Binjaket

Sot do kaloni shumë peripeci juve që jeni në një lidhje. Partneri nuk do ndihet gati te hedhe hapat qe doni ju dhe kjo do ju mërzitë paksa. Beqarët do e takojnë në momentin që më pak e presin personin ideal.

Mos e humbni këtë rast. Në planin financiar situata do jetë e paqëndrueshme. Nuk rekomandohet të kryeni shpenzime të pamenduara.

Gaforrja

Ndryshimet në jetën tuaj ne çift do jenë rrënjësore sot. Do i shihni gjërat ndryshe tashmë. Ata që kanë pasur probleme të mëdha do i zgjidhin një e nga një. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mëdha. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

Luani

Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të krijojnë menjëherë një lidhje sepse do zhgënjehen pa mase dhe do vuajnë. Financat do jenë goxha të mira. Të gjithë do habiten sesi ju do arrini ta përmirësoni aq shpejt situatën pas vështirësive të kaluara.

Virgjëresha

Do merrni kritika të shumta nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni paksa keq. Mundohuni të shihni anën pozitive të gjithë kësaj. Beqarët do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse dëshironi. Në planin financiar do e keni të vështirë te ruani ekuilibrin sado që do mundoheni. Kërkoni ndihmën e të afërmve.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqarët duhet të pranojnë ftesat para se ata persona të fillojnë të joshin të tjerë. Në planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihmë e miqve për t’ia dalë.

Akrepi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mirë për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet që keni mbajtur nga e kaluara. Beqarët nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mira. Në planin financiar duhen mare disa masa para se situata të bëhet delikate.

Shigjetari

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me në fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Në planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin në mënyrë që të mos keni probleme serioze.

Bricjapi

Klima nuk do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do kapeni pas disa detajeve te vogla dhe do debatoni me partnerin. Beqaret me ne fund do e takojnë personin tyre te ëndrrave i cili do ua ndryshoje jetën. Urani do ndikojë negativisht tek financat. Ai do iu bëjë më të papërgjegjshëm me shpenzimet dhe aspak të kujdesshëm.

Ujori

Priten shumë mosmarrëveshje sot në jetën tuaj ne çift për shkak te kokëfortësisë suaj. Duhet me patjetër të ndryshoni sjellje. Beqarët do njihen me persona interesante gjatë një udhëtimi që do realizojnë. Përfitoni sa më shume që te mundeni. Ne planin financiar duhet te ruani sa më shume gjakftohtësinë sepse përndryshe nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit

Nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj një personi që do iu vije rreth e rrotull sot dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Në fakt do shkatërroni gjithçka thjesht për disa emocione momentale. Beqarët do kenë njohje te reja dhe do mund të fillojnë histori dashurie afatgjata. Shpenzimet duhet t’i kufizoni deri ne maksimum sepse në të kundërt gjendja mund t’iu përkeqësohet.

The post Horoskopi 23 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

BM – Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve

22 December 2025 at 23:03

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH/- Zierja e karavidheve ndërsa janë të gjalla do të ndalohet si pjesë e një strategjie qeveritare për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve në Angli, sipas “The Guardian”.

Praktika është tashmë e paligjshme në Zvicër, Norvegji dhe Zelandën e Re.

Organizatat bamirëse për mirëqenien e kafshëve thonë se trullosja e karavidheve me një pistoletë elektrike ose ftohja e tyre në ajër të ftohtë ose akull para zierjes është më humane.

Ndalimi do të mbështetej në një ligj të paraqitur nga Konservatorët në vitin 2022, i cili thekson se jovertebrorët, përfshirë oktapodët, gaforret dhe karavidhet, janë të ndjeshëm dhe ndiejnë dhimbje po aq sa kafshët e tjera.

“Kur kafshët e gjalla dhe të vetëdijshme vendosen në ujë të valë, ato durojnë dhimbje të tmerrshme për disa minuta. Kjo është torturë dhe plotësisht e shmangshme. Alternativat humane, si trullosja elektrike, janë lehtësisht të disponueshme”, tha Ben Sturgeon, drejtor ekzekutiv i organizatës bamirëse “Crustacean Compassion”.

Ndryshime të tjera në strategjinë e shumëpritur të Partisë Laburiste të njoftuar sot përfshijnë ndalimin e kafazeve të pulave dhe arkave të pjelljes së derrave, ndërprerjen e mbarështimit të këlyshëve, konsultimin mbi ndalimin e jakave me elektroshok për qentë dhe futjen e kërkesave humane për therjen e peshqve të kultivuar.

Propozimet gjithashtu shtrëngojnë rregullat e gjuetisë, me një ndalim për të gjuajtur lepujt gjatë sezonit të shumimit dhe ndalimin e gjuetisë në shtigje.

Partia Laburiste u zotua në manifestin e saj të zgjerojë ndalimin e gjuetisë së dhelprave në vitin 2005 në shtigje.

Organizatat bamirëse për mirëqenien e kafshëve thonë se gjuetia në shtigje po përdoret për të vazhduar vrasjen e dhelprave. //a.i/

 

The post BM – Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas”

22 December 2025 at 16:44

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH/- Këngëtari britanik, Chris Rea, i njohur për hitet e tij, përfshirë “Driving home for Christmas” ka vdekur në moshën 74 vjeç, sipas BBC.

Përveç hitit të tij shumë të dashur të Krishtlindjeve, Rea pati sukses në fund të viteve ’70 dhe ’80 me hitet “Fool” (If You Think It’s Over), “Let’s Dance” dhe “The Road To Hell”.

Muzikanti i lindur në Middlesbrough ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe i ishte hequr pankreasi në vitin 2001.

Chris Rea regjistroi 25 albume solo, dy prej të cilave kryesuan listën e albumeve në Britaninë e Madhe.

Zëri i tij dallues dhe interpretimi i kitarës slide janë ruajtur në këngë të tilla si “Road to Hell”, “Auberge”, “On the Beach” dhe “Driving Home for Christmas”.

Christopher Anton Rea lindi në Middlesbrough në vitin 1951 nga një baba italian dhe një nënë irlandeze dhe ishte një nga shtatë fëmijët.

Chris bleu kitarën e tij të parë, një “Hofner V3” të vitit 1961, në fillim të të 20-ave.

Albumi i tij i parë – i titulluar “Whatever Happened To Benny Santini?”, u publikua në vitin 1978. Kënga “Fool (If You Think It’s Over)” u nominua për një çmim “Grammy”.

Albumi i tij i parë u rendit në vendin e parë në vitin 1989 me “The Road to Hell”, dhe albumi “Auberge” i publikuar në vitin 1991 gjithashtu u rendit në vendin e parë.

Rea u bë sinonim i dhjetorit me hitin festiv “Driving Home for Christmas”, i publikuar për herë të parë në vitin 1986.

Kënga arriti në vendin e 30-të në listën e këngëve për Krishtlindje, javën e kaluar dhe dëgjohet shpesh në radio dhe televizion çdo dhjetor. //a.i/

 

The post Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – Një vepër arti, që mendohet të jetë e Banksyt, shfaqet në një rrokaqiell

22 December 2025 at 15:51

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dy persona të shtrirë përtokë duke parë lart një rrokaqiell në Londër.

Kjo është vepra e fundit artistike që mendohet të jetë nga artisti i njohur grafiteve, Banksy.

Vepra tregon një fëmijë që mban një kapelë me kapuç dhe çizme shiu, i shtrirë në dysheme pranë një personi tjetër me një kapelë, që tregon lart nga ndërtesa dhe qielli sipër.

Ajo u shfaq sot nën ndërtesën ”Centre Point” pranë ”Tottenham Court Road” në Londrën qendrore.

Banksy, identiteti i vërtetë i të cilit nuk është zbuluar, nuk ka marrë përgjegjësinë për veprën e artit.

E njëjta vepër arti është shfaqur edhe në anën e një ndërtese disa kilometra larg në ”Queen’s Mews” në Bayswater.

Në shtator, artisti misterioz bëri bujë me muralen e tij që përshkruante një protestues të shtrirë përtokë duke mbajtur një pankartë të spërkatur me gjak, ndërsa një gjyqtar, me paruke, qëndron mbi të, duke mbajtur një çekiç.

Piktura u shfaq në një mur të jashtëm të Ndërtesës së Mbretëreshës, në kompleksin Mbretëror të Gjykatave të Drejtësisë.

Ajo u mbulua shpejt dhe u ruajt nga stafi i sigurisë, përpara se të fillonte puna për ta hequr.

Vepra e artit u interpretua nga disa si një koment mbi arrestimin e qindra njerëzve për mbështetjen e ”Aksionit Palestinez”.

”Aksioni Palestinez” u ndalua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si një grup terrorist në korrik pasi aktivistët dëmtuan aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore./  a.jor.

The post LONDËR – Një vepër arti, që mendohet të jetë e Banksyt, shfaqet në një rrokaqiell appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

12:30 Studimi: Njerëzit që flenë pa rroba jetojnë jetë më të qetë dhe kanë më pak stres se të tjerët! (lifestyle)

By: Klara
22 December 2025 at 12:30

Studime të ndryshme mbi gjumin dhe mirëqenien tregojnë se njerëzit që flenë pa rroba kanë tendencë të përjetojnë nivele më të ulëta stresi dhe një cilësi më të mirë jete. Ekspertët e shëndetit theksojnë se gjumi cilësor është një nga faktorët më të rëndësishëm për balancën mendore dhe fizike, veçanërisht pas ditëve të gjata dhe të ngarkuara.

Fjetja pa rroba ndihmon trupin të rregullojë më mirë temperaturën gjatë natës. Kur trupi nuk mbinxehët, ciklet e gjumit thellohen dhe zgjimi gjatë natës zvogëlohet. Si rezultat, individët ndihen më të pushuar dhe më të qetë në mëngjes, gjë që ndikon drejtpërdrejt në uljen e stresit të përditshëm.

Sipas një ankete të realizuar nga Cotton USA, çiftet që flenë pa rroba raportojnë një ndjenjë më të lartë rehatie dhe afërsie emocionale. Kontakti lëkurë me lëkurë nxit çlirimin e oksitocinës, e njohur si “hormoni i qetësisë”, i cili ndihmon në krijimin e ndjenjës së sigurisë dhe relaksimit. Në të njëjtën kohë, oksitocina ndihmon në uljen e kortizolit, hormonit të stresit.

Specialistët theksojnë se fjetja pa rroba nuk është e domosdoshme për të gjithë, por për ata që ndihen rehat me këtë zakon, përfitimet mund të jenë të dukshme. Një ambient i pastër, çarçafë të rehatshëm dhe rutina e rregullt e gjumit mbeten faktorë po aq të rëndësishëm.

Në fund, sekreti i një jete më të qetë qëndron te gjumi i mirë dhe për disa njerëz, kjo fillon duke fjetur pa rroba./KM

Surprizat dhe të papriturat e këtij sezoni, ja se ç’do ndodhë me secilën shenjë

By: V K
22 December 2025 at 12:05

Dashi

Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e suksesit tuaj, Dashi.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe autoritetit këtë sezon, jeta juaj e punës bëhet më e dukshme.

Kjo mund të shfaqet duke kërkuar për lidershipe, negocim page ose duke kuptuar se një rol nuk i shërben më trajektores tënde profesionale.

Lëvdatat ndihen të vërteta, por edhe presioni rritet. Hëna në shenjën tënde më 27 dhjetor, për shembull, ngjall urgjencë rreth identitetit, duke nxitur lëvizje të guximshme si vendosja e kufijve ose më në fund kërkimi i meritave.

Pastaj, hëna e plotë në Gaforre më 3 janar tërheq vëmendjen tuaj nga brenda, duke shkaktuar biseda rreth familjes, situatave të jetesës dhe qëndrueshmërisë tuaj emocionale.

Një vendim personal mund të ndikojë në zgjedhjet e karrierës ose planet afatgjata.

Për fat të mirë, hyrja e Afërditës në shenjën e Ujorit më 17 janar sjell bukuri dhe bollëk në sektorin tuaj të miqësisë, si dhe në vizionet tuaja për të ardhmen.

Shikoni hënën e re në Bricjap për të vulosur marrëveshje në një kontratë profesionale, pasi ky sezon po mbyllet me një fokus më të madh në ndjenjën tuaj të autoritetit dhe reputacionit në botë.

Demi

Shikoni përtej asaj që është e rehatshme, Demi.

Sezoni i Bricjapit ju nxjerr nga rutinat dhe ju kërkon të ëndërroni më shumë se zakonisht. Në fund të fundit, me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që aktivizojnë shtëpinë tuaj të nëntë të mençurisë dhe aventurës, kurioziteti juaj dëshiron përvoja të reja.

Kjo mund të përfshijë rezervimin e një udhëtimi, regjistrimin në një kurs ose vënie në pikëpyetje të një rruge që dikur merrej si e mirëqenë.

Bisedat ndihen kuptimplota, veçanërisht kur diskutohen qëllimet e ardhshme, çështjet ligjore ose arsimimi, pasi ekziston një dëshirë e fortë për të investuar kohën dhe paratë tuaja në diçka që zgjeron perspektivën tuaj në vend që t’i mbani gjërat të parashikueshme.

Pastaj, hëna do të arrijë kulmin në shenjën e Gaforres më 3 janar, duke ndezur sektorin tuaj të komunikimit, i cili sjell në plan të parë biseda të rëndësishme (qofshin ato që përfshijnë kontrata, vëllezër e motra apo një zhvendosje).

Sundimtari juaj qiellor, Afërdita, përfundimisht do të hyjë në Ujor dhe në shtëpinë tuaj të 10-të të publicitetit më 17 janar, duke sjellë admirim dhe vëmendje për gjithçka, nga lëvizjet tuaja në karrierë deri te rezymeja juaj profesionale.

Sigurohuni që të vendosni qëllime gjatë hënës së re në Bricjap më 18 janar, pasi farat e rritjes dhe përvojave të reja mund të lulëzojnë në vitin 2026.

Binjakët

Nuk ka gjëra që duhen fshehur këtë sezon, Binjakët.

Kalimi i diellit në Bricjap sjell biseda (dhe përvoja) që ndihen më të thella, më serioze dhe të vështira për t’u harruar.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër shtëpinë tuaj të tetë intime, ata me të cilët bashkoheni (personalisht ose profesionalisht) vijnë në fokus, qofshin diskutime rreth borxhit apo rinegociim i përgjegjësive financiare.

Kjo pasohet nga hëna e plotë në Gaforre më 3 janar, duke ndriçuar shtëpinë tuaj të dytë të financave, rehatisë dhe sistemeve të vlerave, të cilat mund të nxisin ndryshime në buxhetin tuaj ose ndoshta t’ju kërkojnë të reflektoni mbi nevojat tuaja personale në këtë kohë.

Për fat të mirë, sapo Afërdita të hyjë në Ujor më 17 janar, kurioziteti kthehet përmes udhëtimeve ose përvojave të të nxënit, por hëna e re në Bricjap ju kërkon gjithashtu të vendosni qëllime rreth besimit, kufijve dhe angazhimit financiar.

Gaforrja

Sezoni i Bricjapit i shndërron marrëdhëniet në pasqyra që ju tregojnë saktësisht atë që funksionon dhe atë që nuk funksionon më, Gaforre.

Në fund të fundit, me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër sektorin tuaj të partneritetit, angazhimi bëhet një temë e vërtetë bisede. Kjo mund të manifestohet si përcaktim i një marrëdhënieje, rinegocim me një partner ose thjesht të kuptuarit se një bashkëpunim profesional ka nevojë për kufij të qartë.

Pastaj, hëna do të arrijë fazën e saj të tremujorit të parë më 27 dhjetor, duke aktivizuar shtëpinë tuaj të 10-të të autoritetit, duke sjellë në plan të parë çështjet e karrierës dhe vendimet publike.

Pastaj, kulmi i sezonit arrin më 3 janar, kur hëna arrin kulmin e saj në Ujor. Konsiderojeni këtë një rivendosje personale pasi ajo sjell dritë në gjithçka, nga nevojat tuaja emocionale deri tek identiteti juaj i ri, e lëre më guximin për t’u parë plotësisht.

Sapo Afërdita të hyjë në Ujorin e gjallë më 17 janar – shtëpia juaj e tetë e bashkimeve – intimiteti thellohet përmes ndershmërisë rreth besimit, financave dhe përgjegjësive të përbashkëta.

Sigurohuni që të shikoni hënën e re në Bricjap më 18 janar për të vendosur qëllimet rreth marrëdhënieve. Ky mund të rezultojë në një kapitull të ri në partneritetet tuaja që është ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë.

Luani

Është koha të bëheni të vërtetë dhe të qëndroni me këmbë në tokë, Luan.

Sezoni i Bricjapit i kushton vëmendje rutinës suaj të përditshme, gjë që gjithashtu kërkon që ju të merrni në konsideratë atë që nuk është më e qëndrueshme. Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër këtë zonë të ngjeshur të tabelës suaj, gjithçka, nga puna juaj deri te zakonet tuaja shëndetësore, do të jetë nën shqyrtim.

Ndoshta keni nevojë të madhe për t’u organizuar ose për të vendosur kufij të fortë në punë, në vend që ta shtyni veten drejt lodhjes. Besojeni ose jo, rregullimet e vogla bëjnë një ndryshim të madh, veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e kohës.

Në 3 janar, hëna do të arrijë kulmin e saj në Gaforre, duke ju inkurajuar të hyni në vetvete, të pushoni dhe të injoroni zhurmën, ndaj mos hezitoni të largoheni nga detyrimet shoqërore.

Përveç kësaj, sapo Afërdita të hyjë në Ujor më 17 janar, do të ktheheni te bazat, do të krijoni rrjetëzime dhe lidhje të reja personale dhe profesionale.

Shikoni hënën e re në Bricjap më 18 janar për të vendosur qëllime rreth shëndetit dhe rutinës së punës, veçanërisht kur merrni parasysh qëndrueshmërinë dhe vetëbesimin tuaj.

Virgjëresha

Gëzimi që meritoni kërkon gjithashtu disiplinë dhe strukturë, Virgjëresha.

Ndërsa dielli hyn në shenjën e Bricjapit më 21 dhjetor, ai do të energjizojë dhe rigjallërojë shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë, pasionit dhe shprehjes së vetvetes.

Me diellin, Mërkurin dhe Afërditën që lëvizin nëpër këtë zonë të tabelës suaj gjatë gjithë sezonit, meditimet tuaja krijuese dhe lidhjet romantike papritmas janë në krye të mendjes. Ky mund të jetë vendimi juaj për ta marrë një hobi më seriozisht ose edhe për ta çuar një situatë takimi në një nivel tjetër.

Bisedat rreth dashurisë dhe shprehjes së vetes janë më të bazuara, veçanërisht kur pritjet deklarohen në vend që të supozohen. Sidoqoftë, ka një zhvendosje nga kënaqësia e rastësishme në diçka që ndihet e qëllimshme dhe shpërblyese.

Hëna në Dash më 17 dhjetor do të prekë shtëpinë tuaj të tetë të intimitetit dhe bashkimeve, duke ju shtyrë të adresoni situata, qoftë me një bisedë të sinqertë për paratë apo një kufi emocional që është vonuar prej kohësh.

Pastaj, ndërsa hëna arrin kulmin në Gaforre në shtëpinë tuaj të 11-të të shoqatave, temat që rrethojnë miqësitë tuaja dhe ndjenjën e përkatësisë në botë marrin përparësi.

Shfrytëzoni energjinë e Afërditës në Ujor (që nga 17 janari) për t’u kujdesur për veten dhe për të shtuar diçka në rutinën tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për hënën e re në Gaforre të nesërmen, reflektoni mbi qëllimet që dëshironi të shihni të manifestuara në vitin e ardhshëm.

Peshorja

Sezoni i Bricjapit e kthen vëmendjen tuaj nga brenda, duke ju kërkuar të reflektoni mbi atë që ndihet vërtet si shtëpi, Peshore.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër Bricjap dhe shtëpinë tuaj të katërt, dinamikat familjare, situatat e jetesës dhe themelet emocionale janë në krye të mendjes. Kjo mund të përfshijë një bisedë të vonuar me të afërmit ose riorganizimin e hapësirës suaj të jetesës.

Rehatia bëhet më pak e rëndësishme për estetikën dhe më shumë për sigurinë emocionale. Vendimet e marra tani janë të rrënjosura në sigurinë afatgjatë dhe jo në ruajtjen e përkohshme të paqes.

Sa i përket hënës në Dash më 27 dhjetor në sektorin tuaj të partneritetit, mos u habitni nëse të vërtetat e marrëdhënies fillojnë të dalin në pah, pasi kjo ju shtyn të adresoni atë që nuk është më në ekuilibër.

Pastaj, hëna do të arrijë kulmin e saj në Gaforre më 3 janar, duke ofruar një mundësi për dukshmëri më të madhe në vendin e punës, qoftë përmes njohjes apo një ndryshimi në rolet udhëheqëse.

Pjesa më e mirë? Hyrja e Afërditës në Ujor më 17 janar rigjallëron temat e romancës dhe shprehjes së vetes, në rast se jeni të dashuruar me një mik të një miku.

Së fundmi, ndërsa hëna ripërtërihet në Bricjap më 18 janar, ajo përgatit terrenin për fillime të reja në jetën tuaj personale. Përdoreni këtë kohë për të vendosur qëllime rreth krijimit të një shtëpie që mbështet suksesin tuaj personal dhe profesional.

Akrepi

Fjalët tuaja kanë më shumë fuqi nga sa e kuptoni dhe sezoni i Bricjapit është gati ta vërtetojë këtë, Akrep.

Përveç mprehjes së zërit tuaj dhe vendosjes së bisedave të përditshme nën një mikroskop, lëvizja e diellit, Afërditës dhe Mërkurit nëpër shtëpinë tuaj të tretë i bën shkëmbimet tuaja edhe më domethënëse.

Ndoshta po adresoni një keqkuptim ose po vendosni kufij të qartë me një vëlla/motër (ose koleg pune). Sidoqoftë, më në fund po thoni atë që ka mbetur pa u thënë dhe vendimet e vogla kanë më shumë peshë se zakonisht.

Mbani mend, hëna do të arrijë në Dash më 27 dhjetor, duke i dhënë theks rutinave tuaja të punës dhe shëndetit, gjë që ju shtyn të rishqyrtoni punët e përditshme që ju shterojnë energjinë.

Sa i përket hënës së plotë në Gaforre, Hëna do të arrijë kulmin në këtë shenjë Uji më 3 janar, duke sjellë emocione rreth sistemeve tuaja të besimit dhe filozofive. Kjo mund të sillet edhe rreth botimeve, të folurit në publik ose ndoshta edhe në një platformë ku ndani njohuritë tuaja.

Pastaj, më 17 janar, Afërdita do të kalojë në shenjën e Ujorit dhe në shtëpinë tuaj të katërt të shtëpisë dhe familjes, ku planeti i dashurisë sjell harmoni dhe bukuri në çështjet personale. Kjo përfshin organizimin e takimeve argëtuese ose thjesht krijimin e kujtimeve me ata që doni.

Hëna do të ripërtërihet në Bricjap më 18 janar, gjë që mbështet modele të reja komunikimi të ndërtuara mbi qartësi dhe besim. Shkruajini të gjitha në ditarin tuaj.

Shigjetari

Shigjetar, është koha të bëheni realistë në lidhje me kohën, energjinë dhe paratë tuaja.

Në fund të fundit, me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që kalojnë nëpër Bricjap – shtëpia juaj e dytë e vlerave, financave dhe vetëvlerësimit – prioritetet që rrethojnë ndjenjën tuaj të sigurisë vijnë në fokus. Ndoshta po rinegocioni pagën tuaj, po riorganizoni buxhetin tuaj ose thjesht po kuptoni se shpenzime të caktuara nuk kontribuojnë më në suksesin tuaj financiar.

Ndërsa hëna arrin fazën e saj të çerekut të parë në Dash më 27 dhjetor, temat që rrethojnë krijimtarinë dhe romancën dalin në pah, veçanërisht ato që shkaktuan ndjenja refuzimi.

A jeni gati të merrni rreziqe që nuk kërkojnë miratimin e dikujt tjetër? Pikërisht në kohë për hënën e plotë në Gaforre, kjo hënë do të hedhë dritë mbi gjithçka, nga burimet tuaja të përbashkëta deri te lidhjet tuaja emocionale, ndërsa do t’ju kërkojë të angazhoheni në biseda të sinqerta që kërkojnë besim dhe ndjeshmëri.

Pastaj, Afërdita do të hyjë në Ujor dhe në shtëpinë tuaj të tretë kurioze të komunikimit, duke i bërë shkëmbimet dhe flirtimet edhe më simpatike dhe të lehta. Kjo është gjithashtu mundësi e shkëlqyer për të menduar ide të reja.

Megjithatë, do të duhet të vendosni qëllime gjatë hënës së re në Bricjap nëse po përqendroheni në krijimin e suksesit financiar në vitin e ardhshëm. Merrni në konsideratë qëndrueshmërinë dhe sigurinë afatgjatë.

Bricjapi

Gëzuar datëlindjen, Bricjap! Ky sezon ju vendos përsëri në vendin e shoferit dhe të gjithë mund të thonë se jeni seriozë.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që udhëtojnë nëpër shenjën tuaj, dukshmëria dhe vetëbesimi juaj janë në nivelin më të lartë.

Qoftë duke përmirësuar pamjen tuaj, duke folur me një ndjenjë më të fortë autoriteti apo thjesht duke pranuar një vendim që të tjerët mund ta kenë vënë në dyshim, nuk ka dyshim se çfarë jeni të aftë të bëni. Mund të ndiheni të motivuar për të riidentifikuar veten, për të nisur diçka personale ose për të vendosur kufij që nderojnë kohën dhe energjinë tuaj.

Sa i përket hënës në Dash më 27 dhjetor, kjo mund të krijojë presion në frontin shtëpiak, duke nxitur veprime rreth dinamikës familjare, rregullimeve të jetesës dhe nevojave emocionale që duhen adresuar.

Pastaj, hëna do të arrijë kulmin e saj në Gaforre më 3 janar, duke vënë në qendër të vëmendjes partneritetet dhe angazhimet tuaja. Një bisedë për marrëdhënien mund të ripërcaktojë pritjet ose të rivendosë ekuilibrin në bashkimin tuaj.

Afërdita do të kalojë gjithashtu në shenjën e Ujorit më 17 janar, duke e zhvendosur fokusin te paratë dhe vetëvlerësimi, ndërsa do të inkurajojë zakone më të zgjuara shpenzimi dhe/ose kompensim realist për shërbimet tuaja.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, hëna do të ripërtërihet në shenjën tuaj më 18 janar, gjë që shënon një rivendosje personale. Mos e nënvlerësoni fuqinë që rrethon fazën e hënës së re, e lëre më një hënë të re në shenjën tuaj.

Gëzuar për një cikël hënor më të fortë, më të vendosur dhe më të fokusuar te vetja.

Ujori

Kjo është faza para shkëlqimit tuaj, Ujor.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër këtë zonë të tabelës suaj, pushimi, reflektimi dhe mbyllja emocionale janë të rëndësishme. Kjo mund të jetë tërheqja juaj nga angazhimet shoqërore, rikthimi i kujtimeve të vjetra ose adresimi më në fund i një problemi të vazhdueshëm që ju ka shteruar energjinë.

Njohuritë (dhe shkarkimet intuitive) vijnë privatisht, qoftë përmes shënimeve në ditar, ëndërrimit apo thjesht nderimit të më shumë momenteve të vetmisë.

Hëna do të arrijë fazën e saj të çerekut të parë në Dash më 27 dhjetor duke aktivizuar temat e komunikimit dhe duke frymëzuar biseda të rëndësishme që ndihmojnë në lënien pas të modeleve të vjetëruara të mendimit.

Më 3 janar, hëna do të arrijë kulmin e saj në Gaforre, duke sjellë dritë në gjithçka, nga rutinat tuaja të përditshme dhe zakonet e kujdesit për veten, deri tek oraret tuaja të punës, veçanërisht ato që duhet të përshtaten për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe ushqyerjen tuaj emocionale.

Kjo pasohet nga një hënë e re në Bricjap, duke lënë hapësirë për mbyllje dhe qëllime që mund të sqarohen dhe duke krijuar hapësirë për një kapitull të ripërtërirë përpara.

Peshqit

Peshq, sezoni i Bricjapit e zhvendos fokusin tuaj drejt miqësive, qëllimeve afatgjata dhe njerëzve që vërtet shfaqen për ju.

Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër shtëpinë tuaj të 11-të të komunitetit, rrethet shoqërore dhe planet e ardhshme bëhen gjithnjë e më të qëllimshme. Kjo mund të shfaqet si angazhim në një projekt grupi, rrjetëzim me një plan ose të kuptuarit se miqësi të caktuara kanë mbaruar.

Bisedat rreth qëllimeve ndihen praktike tani, duke ju ndihmuar të realizoni ëndrrat tuaja me strukturën dhe disiplinën e nevojshme. Reflektoni se ku është ndjerë besimi juaj i lëkundur dhe pse.

Pastaj, hëna do të arrijë kulmin e saj në Gaforre më 3 janar, duke ndriçuar shtëpinë tuaj të pestë të krijimtarisë dhe pasionit. Këshillë: mendoni për verën e kaluar – çfarë po përpiqeshit të arrinit ose të manifestonit?

Hyrja e Afërditës në Ujor më 17 janar inkurajon pushimin dhe reflektimin, ndërsa hëna e re në Bricjap më 18 janar ju inkurajon të vendosni qëllime rreth komunitetit, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje të ndërtuar me njerëz që e mbështesin vërtet vizionin tuaj.

The post Surprizat dhe të papriturat e këtij sezoni, ja se ç’do ndodhë me secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

10:20 Ritmi i jetës moderne dhe rëndësia e kujdesit për shëndetin mendor (lifestyle)

By: Klara
22 December 2025 at 10:20

Në një botë ku gjithçka lëviz me shpejtësi, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me stres, lodhje mendore dhe mungesë ekuilibri emocional. Presioni i punës, rrjetet sociale dhe angazhimet e përditshme kanë ndikuar ndjeshëm në stilin e jetesës, duke e bërë kujdesin për shëndetin mendor një domosdoshmëri dhe jo më luks.

Ekspertët theksojnë se krijimi i rutinave të shëndetshme, si aktiviteti fizik i rregullt, ushqimi i balancuar dhe pushimi i mjaftueshëm, ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Po ashtu, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen praktikave si meditimi, joga dhe shkëputja periodike nga teknologjia.

Një rol të rëndësishëm luan edhe komunikimi i hapur me familjen dhe miqtë. Studimet tregojnë se personat që ndajnë ndjenjat dhe shqetësimet e tyre janë më pak të rrezikuar nga ankthi dhe depresioni. Kujdesi për veten është një investim afatgjatë që reflektohet në çdo aspekt të jetës./KM

Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve

By: V K
22 December 2025 at 07:27

Dashi

Ja ku është dita kur do të të vijë vëmendja ose njohja e shumëpritur. Ke mbaruar me shqetësimet që ke përjetuar gjatë muajit të kaluar dhe ke hyrë në një periudhë më të qetë. Ata që kohët e fundit mund vetëm të kritikonin nuk gjejnë fjalë të mjaftueshme për të të lavdëruar. Merri komplimentet me të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i lumtur me veten.

Demi

Kjo do të jetë një ditë reflektimi. Ndërsa mund të tundoheni të shikoni prapa dhe të mendoni se sa larg keni arritur, koha juaj do të ishte më mirë të shpenzohej duke menduar për atë që e ardhmja mund t’ju rezervojë. Keni hyrë në një periudhë ripërcaktimi si të identitetit ashtu edhe të objektivave tuaja.

Binjakët

Kjo do të ishte një ditë ideale për t’u kujdesur më shumë për trupin tuaj. Mos e gënjeni veten duke thënë se problemet me shpinën do të zhduken. Caktoni një takim me një mjek ose fizioterapist.

Gaforrja

Kohët e fundit mund të kesh ndryshuar aspektet materiale të jetës tënde. Mund të jenë të nevojshme ndryshime më të thella. Hidhi një sy asaj që të motivoi të krijosh jetën që po jeton tani. Kushtoji vëmendje të veçantë zgjedhjeve që ke bërë në profesionin tënd.

Luani

Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer për të medituar. Mund të jeni të pakënaqur sepse projektet tuaja të ndryshme ende nuk kanë marrë formë. Jeni të paduruar, por kush nuk do të ishte? Kjo periudhë pritjeje ka zgjatur rreth dy muaj, por së shpejti do të përfundojë.

Virgjëresha

Dita e sotme premton të jetë e shkëlqyer, por mos e teproni. Mund të tundoheni të mendoni se vështirësitë tuaja të vogla financiare i keni lënë pas, por jo. Ajo që bëni sot ofron planin për të ardhmen tuaj.

Peshorja

Mos u përpiq ta shtysh dikë tjetër të bëjë diçka që ai ose ajo nuk është i gatshëm ta bëjë. Sa më shumë që e ngacmon dhe përpiqesh ta bindësh, aq më shumë ai person do të rezistojë.

 

Akrepi

Faktet që mbledh sot do të jenë shumë të rëndësishme për ty më vonë. Sigurohu që informacioni që merr është i organizuar mirë në mënyrë që ta kuptosh lehtësisht më vonë. Nuk ka nevojë të nxirrni përfundime sot. Thjesht mblidhni të dhënat.

Shigjetari

Kujdesu për gjërat themelore sot. Mos u përpiq të nxitosh për t’i provuar dikujt tjetër se je më përpara nga ç’je në të vërtetë. Kjo vetëm sa do të të çojë edhe më prapa në planin afatgjatë. Fillo nga fillimi dhe puno vazhdimisht që nga aty.

Bricjapi

Je në një pozicion të paqëndrueshëm sot. Ka shumë energji të grumbulluar brenda teje. Çlirohu prej saj duke bërë një shëtitje të gjatë ose një vrapim, në vend që ta sjellësh në punë dhe të bëhesh i paduruar me njerëzit me të cilët punon.

Ujori

Mund të bësh përparim të jashtëzakonshëm në punën tënde sot duke përfituar nga një prej ideve të tua. Bëje këtë duke u përqendruar në atë që është më e rëndësishme për ty dhe duke e paraqitur atë në një mënyrë konkrete, të qëndrueshme dhe të bazuar.

Peshqit

Do të bësh një hap gjigant përpara sot. Mos ki frikë ta bësh këtë. “Toka” mbi të cilën je është e fortë dhe e besueshme. Do të njihesh dhe do të shpërblehesh për natyrën tënde tepër të besueshme dhe kujtesën tënde të shkëlqyer. Mos hezito t’i shfaqësh këto cilësi.

 

 

 

The post Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve appeared first on Albeu.com.

16:50 Gabimi që e bëjnë thuajse të gjithë/ Sa kohë lejohet të qëndrojë mishi i tharë në frigorifer?

By: EL
21 December 2025 at 16:50

Last Updated on 21/12/2025 by EL

Nga mishi i papërpunuar te ai i kriposur e i tymosur – ja sa ditë, javë apo muaj është i sigurt për konsum dhe kur duhet patjetër hedhur

Mishi i tharë është një nga ato ushqime që, te ne, ka pothuajse status kult. Nuk ka festë, tryezë festive apo meze me raki e verë pa të. Megjithatë, edhe pse konsumohet shpesh dhe me kënaqësi, shumë njerëz gabojnë në një pikë thelbësore: si ruhet siç duhet mishi i tharë dhe sa kohë mund të qëndrojë realisht në frigorifer ose në ngrirës pa rrezikuar shëndetin.

E vërteta është se mishi i tharë nuk është i njëjtë në çdo fazë të përgatitjes. Afati i ruajtjes varet nga fakti nëse mishi është sapo blerë, i kriposur, i tymosur apo i përpunuar termikisht. Pikërisht këtu lindin edhe më së shumti keqkuptimet, sepse shpesh të gjitha llojet përfundojnë në të njëjtën ndarje të frigoriferit, pa u menduar mjaftueshëm.

Mishi i tharë i papërpunuar

Mishi i tharë që ende nuk është kriposur apo tymosur mund të qëndrojë vetëm 3-4 ditë, dhe atë vetëm në pjesën më të ftohtë të frigoriferit (zakonisht afër murit të pasmë, në temperaturë rreth 0-4°C). Pas këtij afati, rreziku i prishjes rritet ndjeshëm, edhe nëse në pamje të parë duket në rregull.

Këshillë praktike: Nëse nuk do ta përpunoni menjëherë, kriposeni, përpunojeni termikisht ose priteni në copa dhe vendoseni në ngrirës.

Mishi i tharë i kriposur dhe i tymosur

Kur bëhet fjalë për mish të kriposur dhe të tymosur, situata është dukshëm më e favorshme. Ky lloj mishi mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 muaj, me kusht që:

  • të jetë i paketuar mirë (idealja: vakum),
  • të mos ekspozohet ndaj lagështisë,
  • të mos hapet shpesh dhe të prekët me duar të lagura.

Tymi dhe kripa janë konservues natyralë, por kjo nuk do të thotë se mishi mund të qëndrojë pafundësisht. Lagështia dhe ajri janë armiqtë kryesorë të tij.

Ngrirja – zgjidhja më e sigurt për ruajtje afatgjatë

Nëse keni përgatitur një sasi më të madhe mishi të tharë dhe e dini se nuk do ta konsumoni shpejt, ngrirja është alternativa më e sigurt. Mishi duhet:

  • të mbështillet fort me qese najloni ose,
  • akoma më mirë, të futet në qese vakumi, në mënyrë që të mos ketë kontakt me ajrin.

Në këto kushte, mishi i tharë mund të ruhet deri në 12 muaj, pa humbje të ndjeshme të shijes dhe cilësisë.

Këshillë shtesë për siguri ushqimore

  • Nëse vini re erë të pazakontë, mukozë në sipërfaqe apo myk, mishi duhet hedhur menjëherë.
  • Shkrirja bëhet gjithmonë në frigorifer, jo në temperaturë dhome.
  • Pasi të shkrihet, mos e ngrini sërish.

Ruajtja e duhur e mishit të tharë nuk është vetëm çështje shijeje, por mbi të gjitha çështje shëndeti. /e.t

16:47 Jeni zhgënjyer shpesh? Ka gjasa që po i bëni këto 8 gjëra pa vetëdije (Lifestyle)

By: EL
21 December 2025 at 16:47

Last Updated on 21/12/2025 by EL

Nuk është gjithmonë faji i të tjerëve – disa modele të brendshme po e përsërisin të njëjtin fund

Ka njerëz të cilëve u përsëriten vazhdimisht të njëjtat histori. Të njëjtat lloje marrëdhëniesh. I njëjti fund. I njëjti ndjesi se kanë dhënë shumë, por kanë marrë pak. Nëse keni përshtypjen se njerëzit ju zhgënjejnë çdo herë familja, miqtë, partnerët, ndoshta problemi nuk është vetëm te të tjerët. Ndoshta keni zhvilluar, krejt pa vetëdije, modele sjelljeje që ju mbrojnë nga dhimbja, por njëkohësisht ju shtyjnë drejt një zhgënjimi të ri.

Kur jeta na lëndon disa herë radhazi, ne përshtatemi. Mësojmë si të “ruajmë veten”. Problemi lind kur këto strategji mbrojtëse shndërrohen në zakone automatike, aq të zakonshme sa nuk i vërejmë më. Dhe shpesh ato krijojnë pikërisht atë që kemi më shumë frikë.

Te njerëzit që kanë mbajtur për vite barrën e zhgënjimit, dallohen disa modele që përsëriten vazhdimisht. Nëse ju duket se i njëjti skenar po kthehet vazhdimisht në jetën tuaj, ndoshta është koha t’i shikoni këto sjellje nga një këndvështrim tjetër.

8 gjëra që njerëzit e zhgënjyer i bëjnë pa vetëdije

1. I testoni vazhdimisht njerëzit, pa ua thënë

Ndoshta ndaloni së pari së shkruari, vetëm për të parë nëse tjetri do t’ju kujtohet. Ndoshta jepni shenja se nuk jeni mirë, por kurrë nuk thoni hapur se keni nevojë për ndihmë. Prisni. Vëzhgoni. Nxirrni përfundime.

Problemi është se pala tjetër shpesh nuk e di fare se është “në provë”. Kur nuk i përmbush pritshmëritë që kurrë nuk janë shprehur, ju merrni “provën” se nuk i interesoni. Kështu, rrethi i zhgënjimit mbyllet vetvetiu.

Rruga më e shëndetshme është drejtësia dhe hapja. Të kërkosh atë që të duhet është e ndjeshme, por është e vetmja mënyrë e ndershme ndaj vetes dhe të tjerëve.

2. Tërhiqeni sapo shfaqet konflikti

Nëse jeni lënduar më parë, çdo debat mund të duket si shenjë rreziku. Atëherë tërhiqeni. Heshtni. Zhdukeni emocionalisht.

Pala tjetër shpesh e përjeton këtë si ftohtësi ose refuzim, gjë që krijon edhe më shumë distancë. E vërteta është se konflikti nuk do të thotë domosdoshmërisht fund. Përkundrazi, marrëdhëniet që i mbijetojnë mosmarrëveshjeve shpesh bëhen më të forta.

3. Ose hapeni shumë shpejt, ose aspak

Problemet me besimin shpesh shkojnë në ekstreme. Disa njerëz tregojnë gjithë jetën që në takimet e para, duke besuar se kështu do ta përshpejtojnë afërsinë. Të tjerë qëndrojnë në sipërfaqe për vite me radhë, pa lejuar askënd të afrohet vërtet.

Hapja e shpejtë mund ta mbingarkojë tjetrin dhe të tërheqë njerëz që duan dramë, jo stabilitet. Mbyllja e plotë, nga ana tjetër, e lë marrëdhënien pa thellësi. Njerëzit e ndiejnë kur jeni të pranishëm vetëm gjysmë.

4. Mbani një bilanc të padukshëm

Kush u lajmërua i pari. Kush dha më shumë. Kush u përpoq më shpesh. Gjithçka mbahet mend, por asgjë nuk thuhet.

Ky “numërim” i heshtur lodh dhe krijon pakënaqësi të fshehur. Marrëdhënia pushon së qeni partneritet dhe shndërrohet në tregti. Në vend të kësaj, është shumë më e shëndetshme të thuhet qartë çfarë ju duhet, sesa të grumbullohen pakënaqësi të pathëna.

5. Gjithmonë supozoni më të keqen

Një mik anulon takimin dhe ju mendoni se nuk i interesoni. Mesazhi vonohet dhe ju bindeni se po ju injorojnë. Kritika në punë ju tingëllon menjëherë si kërcënim.

Kjo vigjilencë e vazhdueshme ka rrënjë në lëndime të mëparshme, por shpesh është e pasaktë dhe rraskapitëse. Shumica e njerëzve nuk janë kundër jush, ata po përballen me jetën e tyre. Kur në gjithçka shihni qëllim të keq, reagoni mbrojtës dhe krijoni konflikte që nuk kishin pse të ekzistonin.

6. Jepni tepër për të dëshmuar vlerën tuaj

Nëse merrni gjithmonë mbi vete të gjitha detyrat, zgjidhni problemet e të tjerëve dhe përpiqeni të jeni të pazëvendësueshëm, ndoshta besoni se kështu do t’i mbani njerëzit pranë.

Fatkeqësisht, kështu shpesh tërhiqni ata që janë gati të marrin, por jo të japin. I mësoni të tjerët se nuk keni nevojë për ndihmë, edhe kur ju duhet më së shumti.

7. Nuk dini të gëzoheni për momentet e bukura

Kur ndodh diçka e mirë, menjëherë prisni që të vijë diçka e keqe. Në vend të gëzimit, shfaqet frika. Në vend të krenarisë, minimizimi i suksesit.

Të jetosh duke pritur vazhdimisht zhgënjimin ta vjedh momentin e tanishëm. Ndërsa përgatiteni për një dhimbje që ndoshta nuk do të vijë kurrë, humbisni gëzimin që tashmë është aty.

8. Zgjidhni njerëz emocionalisht të paarritshëm

Ky është shpesh modeli më i vështirë për t’u dalluar. Njerëzit e paarritshëm emocionalisht duken tërheqës, interesantë, të sigurt. Nëse ata nuk mund t’ju përkushtohen plotësisht, as ju nuk keni pse të rrezikoni afërsi të vërtetë.

Kështu mbroheni nga refuzimi, por njëkohësisht i garantoni vetes zhgënjimin.

Modele nga të cilat, në një moment, duhet të çliroheni

Këto modele nuk kanë lindur rastësisht. Ato dikur ju kanë mbrojtur. Ju kanë ndihmuar të mbijetoni zhgënjime, humbje dhe lëndime. Por sot, ndoshta nuk ju shërbejnë më.

Ndryshimi fillon kur i dalloni. Kur e kapni veten duke testuar, duke numëruar, duke u tërhequr ose duke zgjedhur njerëz që nuk mund t’ju japin atë që ju nevojitet. Qëllimi nuk është një jetë pa zhgënjime – ajo nuk ekziston. Qëllimi është të ndaloni së krijuari zhgënjime për veten, nga frika se mos lëndoheni sërish.

Ju meritoni marrëdhënie ku nuk keni nevojë të provoni vlerën tuaj, të fshiheni apo të jeni vazhdimisht në mbrojtje. Dhe pavarësisht gjithçkaje që keni kaluar deri tani, një përfundim ndryshe është i mundur. Hapi i parë është ta besoni këtë. /e.t

15:01 Kjo ngjyrë flokësh ju bën të dukeni më të moshuara (Lifestyle)

By: EL
21 December 2025 at 15:01

Last Updated on 21/12/2025 by EL

Gratë e zgjedhin për t’u dukur më të reja, por rezultati shpesh është krejt i kundërt

Ekziston një moment në jetën e pothuajse çdo gruaje kur ngjyrosja e flokëve pushon së qeni çështje mode dhe shndërrohet në çështje vetëbesimi. Thinjtë e parë nuk pyesin nëse jeni gati, nuk zgjedhin moshë apo stil jete, ndërsa vendimi se me çfarë ngjyre t’i mbuloni shpesh merret me nxitim, i udhëhequr nga qëllime të mira dhe bindje të gabuara.

Njëra prej tyre është: sa më e çelët ngjyra, aq më pak do të duken thinjat. Parukierët, megjithatë, prej vitesh paralajmërojnë se e vërteta është pikërisht e kundërta. Madje, ekziston një nuancë që vazhdimisht i vë gratë në gabim.

Cila është ngjyra më e keqe për mbulimin e thinjave?

Nëse i pyesni floktarët se cilën ngjyrë nuk do t’ua rekomandonin kurrë grave që duan të fshehin thinjat, përgjigjja në shumicën e salloneve është e njëjtë – blondja platin.

Edhe pse konsiderohet simbol i shkëlqimit, luksit dhe rinisë së përjetshme, në praktikë kjo ngjyrë shpesh punon kundër jush.

“Gratë shpesh mendojnë se, nëse bëhen shumë bionde, do të duken më të reja dhe më të freskëta. Por nëse ngjyra juaj natyrale nuk është e çelët, nuanca platin pothuajse gjithmonë i thekson thinjat, në vend që t’i mbulojë”, shpjegon Niki Lazu, themeluese e markës Lazou Hair.

Pse blondja platin i zbulon thinjat?

Problemi qëndron te pigmenti ose më saktë, te mungesa e tij.

Nuancat shumë të çelëta, pothuajse të bardha, nuk kanë mjaftueshëm thellësi për ta “kapur” thinjën. Rezultati shpesh është një ngjyrë jo e njëtrajtshme, me fije që duken transparente, gri apo madje të verdhëzuara. Në vend të një kalimi të butë, krijohet kontrast që i thekson edhe më shumë shenjat e moshës.

Për më tepër, thinjat janë natyrshëm më rezistente ndaj bojës. Te tonet platin, shpesh ndodh që ngjyra natyrale të dalë në sipërfaqe pas vetëm disa larjesh, duke e bërë flokun të duket i çrregullt dhe pa jetë.

Një tjetër problem që shpesh neglizhohet

Ngjyra platin kërkon mirëmbajtje të shpeshtë. Rrënjët e rritura duken shumë shpejt, prandaj ngjyrosja duhet përsëritur në intervale të shkurtra. Kjo do të thotë më shumë kimi, më shumë tharje dhe më shumë dëmtim të flokut.

Në një flokë të tillë, thinjat bëhen edhe më të dukshme.

Edhe kur punën e kryen një floktar shumë i mirë, nuk ka garanci që rezultati do të zgjasë apo të duket natyral, veçanërisht nëse toni i lëkurës nuk është shumë i çelët. Në këto raste, blondja platin mund të theksojë rrudhat, skuqjen dhe pabarazitë e tenit.

Cilat ngjyra në fakt të rinojnë?

Ekspertët bien dakord se nuancat mesatare deri të errëta janë zgjedhja më e mirë për gratë që kërkojnë një pamje natyrale dhe mbulim të mirë të thinjave.

Veçohen sidomos:

  • tonet e ngrohta çokollatë
  • lajthia dhe karamelja
  • bluja e errët me nën-ton të ngrohtë
  • kafe e çelët me fije flokësh shumë delikatë

Këto ngjyra kanë mjaftueshëm pigment për ta unifikuar flokun, për t’i dhënë shkëlqim dhe thellësi, duke i zbutur njëkohësisht tiparet e fytyrës.

Një truk i vogël që bën diferencë të madhe

Në vend të një ngjyre të njëtrajtshme, parukierët gjithnjë e më shpesh këshillojnë ndriçim të pjesshëm të flokëve ose teknikën balayage, jo për ta zbardhur, por për t’i dhënë dimension dhe lëvizje.

Në këtë mënyrë, thinjat bëhen më pak të dukshme, rritja e rrënjëve është më diskrete dhe floku duket më natyral e më i shëndetshëm.

Ngjyra e flokëve nuk është luftë kundër viteve

Gabimi më i shpeshtë që bëjnë gratë është përpjekja për t’u “arratisur” nga vitet përmes flokëve. Ngjyra e duhur nuk e ndal kohën, por mund t’ju bëjë të dukeni të kuruara, të freskëta dhe të sigurta në vete.

Dhe pikërisht kjo është ajo që vërtet të rinon/e.t

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 December 2025 at 14:54

KOPENHAGË, 21 dhjetor /ATSH/- Kompania daneze e shërbimeve postare do të shpërndajë letrat e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj, sipas “The Guardian”.

Vendimi i kompanisë “PostNord”, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i ofruesve të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë.

PostNord njoftoi se do të shkurtojë 1500 vende pune dhe do të heqë 1500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove.

Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm.

Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në një objekt nostalgjie.

Vetëm në tre orë, jane shitur 1000 kuti postare të kuqe – me çmime që varionin nga 1500 deri në 2000 korona daneze.

Ndërsa 200 kutitë e tjera pritet të dalin në ankand në janar.

Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht.

Kompania “Dao” do të marrë përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milion.

Klientët do të duhet t’i dorëzojnë letrat në dyqanet e “Dao” ose të paguajnë ekstra për t’ua mbedhur ato në shtëpi, ndërsa pullat do të blihen online ose përmes aplikacionit.

Ligji danez kërkon që mundësia për të dërguar letra të ekzistojë gjithmonë.

Kjo do të thotë se nëse “Dao” ndalon shërbimin, qeveria do të duhet të caktojë një kompani tjetër.

Ministria e Transportit ka theksuar se ndryshimi është më shumë “sentimental” sesa praktik, pasi qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësi të dërgojnë e marrin letra. //a.i/

The post Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌