Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

By: D Marku
29 December 2025 at 12:12

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në një postim në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që lidhen me përplasjet dhe akuzat për dhunë.

“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.”

Ajo ka theksuar se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente pa bërë një analizë të plotë dhe të drejtpërdrejtë të rrethanave. Shkurta thekson se ato kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur fjalë të forta dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh provokimet që kanë sjellë këto situata.

Për më tepër, ajo e ka kritikuar standardin e dyfishtë të gjykimit, duke shtuar se sikur të kishte qenë ajo në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të ishin krejtësisht të ndryshme. Shkurta ka theksuar se dhuna do të ishte trajtuar ndryshe dhe se reagimi publik do të kishte pasur një tjetër drejtim.

Ky reagim i Shkurtës ka sjellë një diskutim të ri mbi mënyrën si trajtohen situatat kontroverse dhe akuzat në emisionet e këtij formati.

The post Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

KINEMA – Komediani Russell Brand akuzohet për dy krime të tjera seksuale

23 December 2025 at 18:11

LONDËR, 23 dhjetor /ATSH/- Policia britanike tha sot se komediani, Russell Brand është akuzuar për dy krime të tjera seksuale, një akuzë të re për përdhunim dhe një tjetër për ngacmim seksual, sipas “Reuters”.

Akuzat e reja lidhen me dy gra që pasuan pesë akuza të ngritura në prill që përfshinin katër gra të tjera: dy akuza për përdhunim, një për ngacmim të pahijshëm dhe dy për ngacmime seksuale.

Brand, 50 vjeç, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 20 janar në lidhje me akuzat e reja.

Një gjyq për akuzat e mëparshme është planifikuar në Gjykatën “Southwark Crown” më 16 qershor. //a.i/

The post KINEMA – Komediani Russell Brand akuzohet për dy krime të tjera seksuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Djali i regjisorit amerikan, Rob Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij

16 December 2025 at 22:30

LOS ANXHELES, 16 dhjetor /ATSH/ – Nick Reiner, djali i regjisorit amerikan Rob Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, sipas BBC.

Djali i çiftit, Nick Reiner, po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, pasi prindërit e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxheles të dielën, në një vrasje dukshëm si e tillë.

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, raporton se trupat e çiftit u gjetën me plagë të shumta me thikë nga vajza e tyre 28-vjeçare, Romy.

Reiner është i njohur për drejtimin e disa filmave ikonikë, përfshirë “When Harry Met Sally”, “This is Spinal Tap”, “The Princess Bride”, “Stand By Me”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.

Homazhet kanë ardhur nga figura të rëndësishme si në Hollywood ashtu edhe në politikë, pasi Reiner ishte gjithashtu një kampion për kauzat liberale dhe politikën demokratike./ a.jor.

The post KINEMA – Djali i regjisorit amerikan, Rob Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja e Prokurorisë për sulmin në Ibër Lepenc: Të akuzuarit vendosën eksploziv, njëri mblodhi edhe informata për ushtrinë serbe

9 December 2025 at 15:53


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kanë vendosur eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër Lepenc”, infrastrukturë publike e cila shërben për furnizimin me ujë të pijshëm dhe nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për prodhim të energjisë elektrike.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë së vendit dhe rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës se Kosovës, e kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit që shërben për përdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene “TNI”) në brendësi të kanalit.

Këtë, sipas PSRK-së e kanë bërë përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, duke e pozicionuar në atë mënyrë që të shkaktojë dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, ku me atë rast të pandehurit përmes ndezjes së një fitili zjarr-përcjellës me ndezje të ngadalshme e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit të “Ibër Lepenc”.

E kjo, në aktakuzë thuhet se kishte shkaktuar ndërprerje furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosovës, është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës- Ibër Lepencit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë.

Kështu, ata akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129. par.1 dhe neni 128, par.1, nënpar.1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën 2 të aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me arrestimin e tyre, në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok, dhe tjetra në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontrolleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u janë gjetur në posedim një sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak.

“Si armë të llojit kallashnikov A-47, një numër të granatave të dorës BRM 75 dhe zolla, 500 fishekë 7.9 mm dhe 363 fishekë të kalibrave të ndryshëm, karikator të shumtë të armës AK 47 dhe pjesë te tyre, thika për armë të gjata, karikator pushke, mekanizëm për mbushjen e fishekëve të pushkës së gjuetisë MK-16, pushkë gjuetie, thike me këllëf, radiolidhje të shumta për përdorim ushtarak, maska, uniforma te shumta ushtarake të vendeve të ndryshme si ato të Serbisë, Rusisë dhe te shteteve tjera, helmeta dhe gjësende tjera te kundërligjshme”, përshkruhet në aktakuzë.

Të gjitha këto, thuhet se janë sekuestruar nga Polica në vendin e ngjarjes.

Me këtë, ata ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penlae “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në pikën 3 të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Jovan Viqentijeviq nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij, më 1 dhjetor 2024, i pandehuri në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Ushtarak të Serbisë, me gradën kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Këto informata, sipas aktakuzës, ka pasur për qëllim t’ua komunikojë Shërbimit informativ Ushtarak të Serbisë, përmes vizitave dhe takimeve që i ka realizuar në Serbi me zyrtarët e saj. Këto informacione dhe dokumente, thuhet se i ka siguruar nga aktiviteti i tij i spiunimit.

“Në kuadër te dokumentacioneve, që i pandehuri i ka siguruar gjatë veprimtarisë së tij inkriminuese, janë edhe një dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i përpiluar nga KFOR-i, për nevojat e operacioneve të tyre në terren, pastaj ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, ka fotografuar bazën e Njësive Speciale Policore të Kosovës në Jasenovik që gjendet në Komunën e Zubin Potokut”, përshkruhet tutje në aktakuzë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për shtetin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, Viqentijeviq përmes një dokumenti të modifikuar, ka tentuar ta paraqes ekzistimin e një organizate fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar për Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare“, duke e shoqëruar me disa fotografi të eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këto veprime, Prokuroria në aktakuzë vlerëson se tani i akuzuari seriozisht e ka dëmtuar rendin juridik dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, si dhe ushtarëve te KFOR-it.

Kështu, ai akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par. 5 lidhur me par. 4 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

Ndërsa, Igor Dimoviq, në pikën 4 të aktakuzës, akuzohet se nga data e pacaktuar deri më 30 nëntor 2024, rreth orës 6:30 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me konkretisht në shtëpinë e tij, me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa unifiroma ushtarake, të cilat janë sekuestruar nga Policia në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, Dimoviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

By: V K
9 December 2025 at 15:39

Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë Rama se kujtohet për diasporën, vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.

Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.

“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.

Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.

The post Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje appeared first on Albeu.com.

FRANCË – Kryebashkiaku dënohet për shantazh me video intime

1 December 2025 at 19:49

PARIS, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në Francë ka dënuar me pesë vite burg kryebashkiakun e qytetit Saint-Étienne, pranë Lionit, Gaël Perdriau, për shantazhimin e një rivali politik përmes një videoje intime.

Sipas raportimit të “Le Figaro”, gjykata e konsideroi të provuar se politikani 53-vjeçar konservator kishte organizuar filmimin me kamera të fshehtë të zëvendësit të tij në shoqërinë e një punonjësi seksual mashkull në një hotel të Parisit.

Deputeti dyshohet se ishte vënë qëllimisht në kurth për ta nxjerrë jashtë loje politikisht.

Nga pesë vitet e dënimit, një vit u pezullua.

Perdriau mohoi deri në fund akuzat në sallën e gjyqit dhe ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin. Megjithatë, ai duhet të lërë menjëherë detyrën në bashki pas shpalljes së dënimit.

Gjyqtarja Brigitte Verney e cilësoi çështjen si me “rrezikshmëri ekstreme për mënyrën si u kryen veprat”.

Tre persona të tjerë të përfshirë në skemën e shantazhit, e cila ka zgjatur për disa vite, u dënuan gjithashtu me burg.

Partia konservatore “Les Républicains”, ku Perdriau ishte nënkryetar në atë kohë, e ka përjashtuar tashmë për përdorimin e “metodave të neveritshme” kundër një rivali politik. /Ad.Ab./

The post FRANCË – Kryebashkiaku dënohet për shantazh me video intime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

16 vjet e 8 muaj burgim për njërin, 11 vjet burgim për të akuzuarin tjetër për vrasjen në Fushë-Kosovë

1 December 2025 at 15:47


Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, lidhur me akuzën për rastin e vrasjes së A.H., më 2023 në Fushë-Kosovë. Musliu u dënua me dënim unik prej 16 vjet e 8 muaj burgim, ndërkaq Bajrami me 11 vjet burgim.

Në këtë rast, Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami akuzoheshin se kanë privuar nga jeta A.H., me ç’rast ngarkoheshin se kanë kryer veprën penale “Vrasje” në bashkëkryerje, ndërsa Musliu akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Gent Beka dhe anëtarët Medie Bytyqi dhe Agim Kuçi, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie të arritur mes Prokurorisë dhe dy të akuzuarve.

Gjykatësi Beka tha se dy të akuzuarit shpallen fajtorë sipas marrëveshjes së arritur për pranim fajësie për veprën penale “Vrasje” dhe i akuzuari Musliu edhe për armëmbajtje pa leje.

I akuzuari Musliu për veprën penale “Vrasje” u dënua me 16 vjet burgim, ndërkaq për armëmbajtje pa leje me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shpall dënim unik me 16 vjet e 8 muaj burgim.

Kurse, i akuzuari Bajrami për veprën penale “Vrasje” u dënua me 11 vjet burgim.

Dy të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar. Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Obligohet secili i akuzuar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë nga 200 euro dhe 50 euro të tjera për Fondin për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimt.

Meqenëse kemi dënim të rekomanduar, Gjykata u dha të drejtën e ankesës brenda afatit ligjor.

Të pranishëm në shpallje ishin dy të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre, avokatët Taulant Broqi dhe Fehmije Gashi-Bytyqi.

Paraprakisht, Gjykata në seancën dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, pas marrjes së mendimit të palëve, mori aktvendim me të cilin aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë e lidhur në mes Prokurorisë dhe dy të akuzuarve Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami.

Ndryshe, më 5 shtator 2023 i akuzuari Musliu e kishte pranuar fajësinë, kurse i akuzuari Bajrami ishte deklaruar i pafajshëm. Andaj, ndaj të akuzuarit Musliu ishte veçuar procedura, i cili ishte dënuar me 22 vite burgim, më 2 tetor 2023. Ky aktgjykim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit të 6 shkurtit 2024.

Ndërsa, Gjykata Supreme përmes aktgjykimit të 27 majit 2024 e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë të Gjykatës së Apelit për të akuzuarin Atdhe Musliu, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Në seancën e 20 qershorit 2024, ishte propozuar të bëhet bashkimi i procedurës penale ndaj dy të akuzuarve.

Andaj, më pas, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gent Beka kishte njoftuar se në këtë çështje penale është bërë bashkimi i procedurës penale ndaj të pandehurit Atdhe Musliu, për të cilin ka qenë duke u vazhduar procedurë e veçantë. Kështu, ndaj dy të pandehurve Labinot Bajrami dhe Atdhe Musliu procedura vazhdon si një.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 gusht 2023, të akuzuarit Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami më 12 shkurt 2023, në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, fillimisht i akuzuari Bajrami e ka sulmuar dhe goditur me grushte e shqelma dhe me sende të forta të dëmtuarin A.H., i cili tenton të ikë t’i shmanget sulmit, por të akuzuarit Atdhe dhe Labinot e ndjekin dhe vazhdojnë përsëri ta godasin me grushte e shqelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i akuzuari Musliu e ka goditur me thikë në pjesën e kraharorit – anën e majtë, duke e privuar nga jeta të dëmtuarin- tani të ndjerin A.H.

Me këtë, akuzoheshin se në bashkëkryerje të akuzuarit Musliu dhe Bajrami kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Musliu me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë, është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën – thikën, ku me vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm të gjësendeve i është konfiskuar.

Me këtë, Musliu akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par. 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/

Presidenti serb Vuçiç akuzohet për përfshirje në “Safarin e Snajperistëve” në Sarajevë

By: D Marku
21 November 2025 at 16:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vënë në qendër të akuzave të rënda për krime lufte, pas një kallëzimi penal të depozituar në prokurorinë e Milanos në Itali.

Lajmi, i raportuar fillimisht nga britanikja The Telegraph, e lidh presidentin serb me fenomenin famëkeq të njohur si “safari i snajperistëve” gjatë rrethimit të Sarajevës.

Ja detajet kryesore të raportit: Çfarë është “Safari i Snajperistëve”?

Termi i referohet një praktike makabre gjatë luftës në Bosnjë (1992–1995), ku pretendohet se të huaj të pasur (shpesh nga Italia, Britania apo SHBA-ja) paguanin shuma të mëdha parash forcave serbe të Bosnjës.

Në këmbim, atyre u jepej mundësia të qëllonin mbi civilët e pafajshëm në Sarajevë nga pozicionet e snajperistëve.

Akuzat ndaj Vuçiçit

Kallëzimi penal është ngritur nga gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetić. Margetić pretendon se ka prova që lidhin Vuçiçin (i cili në atë kohë ishte vullnetar dhe anëtar i Partisë Radikale Serbe) me një pozicion specifik ushtarak në zonën e Varrezave Hebreje në Sarajevë.

Sipas akuzës, ky pozicion përdorej si bazë për këto “safari” vrasjesh dhe pretendohet se Vuçiç ka qenë i pranishëm apo i përfshirë në organizimin/mbështetjen e tyre.

Pse në Itali?

Çështja është hapur në Milano pasi dyshohet se shumë prej “turistëve” që paguanin për të vrarë civilë ishin shtetas italianë. Prokuroria italiane kishte nisur më herët hetime mbi këtë rrjet pas publikimit të dokumentarit Sarajevo Safari në vitin 2022.

Reagimi i Vuçiçit

Deri më tani, Presidenti Vuçiç nuk ka komentuar mbi këtë padi specifike të re. Megjithatë, në të kaluarën ai i ka mohuar kategorikisht akuzat se ka marrë pjesë në luftime apo se ka qëlluar mbi qytetin gjatë vizitave të tij në pozicionet e serbëve të Bosnjës, duke i quajtur ato trillime politike.

The post Presidenti serb Vuçiç akuzohet për përfshirje në “Safarin e Snajperistëve” në Sarajevë appeared first on Albeu.com.

“The Telegraph”: Vuçiç akuzohet për pjesëmarrje në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë

21 November 2025 at 14:09

LONDËR, 21 nëntor /ATSH/- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thuhet se ka qenë i pranishëm në vendndodhjen ushtarake nga ku të huajt dyshohet se kanë qëlluar mbi banorët e qytetit gjatë Luftës së Bosnjë-Hercegovinës, sipas britanikes “The Telegraph”.

Vuçiç është akuzuar për përfshirje në “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjë-Hercegovinës, në të cilat të huaj të pasur dyshohet se kanë paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar ndaj civilëve.

Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet se të huajt kanë paguar për të qëlluar banorët e tij gjatë rrethimit nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Janë shfaqur gjithashtu pamje në video që tregojnë Vuçiç – një i ri duke udhëtuar në një automjet me katër rrota aktive, i cili kishte, në bagazhin e tij, një kafkë njerëzore me një helmetë blu paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Akuzat kundër Vuçiç – të cilat ai i ka mohuar me forcë – janë bërë nga Domagoj Margetiç, një gazetar investigativ kroat.

Ai ka paraqitur një ankesë kundër presidentit te prokurorët italianë, të cilët tashmë po hetojnë akuzat se italianët, rusët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në “safari me snajperë” gjatë konfliktit.

“E kam informuar zyrën e prokurorit publik për të gjitha njohuritë e mia në lidhje me lidhjen e Aleksandar Vuçiç lidhur me “safaritë njerëzore” në Sarajevën e kohës së luftës”, tha Margetic.

“Kam bashkëngjitur të gjitha provat, materialet me video, dokumentacionin fotografik, dokumentacionin audio dhe video, si dhe dokumentacionin mediatik nga ajo kohë”, shtoi ai.

Margetic pretendon se Vuçiç ka qënë anëtar i një njësie paraushtarake, nën kontrollin e “Partisë Radikale Serbe” nga Serbia, gjatë luftës në vitet 1992 dhe 1993.

“Njësia ishte e stacionuar në një pozicion lufte… në varrezat hebraike në Sarajevë. Varrezat u përdorën si pozicion snajperi nga forcat serbe”, tha Margetic.

Më shumë se 10 000 njerëz u vranë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve gjatë rrethimit.

Margetic citoi pamjet me video nga viti 1993 – që tregonin Vuçiç duke mbajtur një pushkë.

Mbështetësit e udhëheqësit serb i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe thanë se objekti në pamjet filmike ishte një trekëmbësh për kamerën, të cilin Vuçiç e mbante me vete sepse në atë kohë punonte si gazetar.

Ndërsa, Vuçiç tha se objekti që shfaqej në video ishte një çadër.

Prokurorët në Milano hapën hetimin e tyre pasi morën informacione që pretendonin se midis të huajve të pasur ishin edhe italianë – që paguanin për të qëlluar mbi civilët boshnjakë, me një shpërblim të vënë mbi gratë, fëmijët dhe burrat me uniformë.

“Turistët e luftës” dyshohet se u lejuan të qëllonin mbi civilët nga milicitë serbe të Bosnjës nën komandën e Radovan Karaxhiçit.

“Pretendimet e paraqitura nga gazetari kroat, Domagoj Margetiç përfaqësojnë një rast të dezinformimit dashakeq, të ndërtuar me qëllim për të gërryer besueshmërinë institucionale të Republikës së Serbisë dhe presidentit të saj”, tha për “The Telegraph”, Suzana Vasiljeviç, një zëdhënëse e presidentit.

“Presidenti Vuçiç nuk mori pjesë në aktivitete luftarake, nuk përdori armë dhe nuk pati asnjë rol në asnjë operacion lufte”, shtoi ajo.

Sipas saj, akuzat ishin të motivuara politikisht dhe një përpjekje për të minuar reputacionin ndërkombëtar të Serbisë.

Një dokumentar i quajtur “Sarajevo Safari”, i publikuar në vitin 2022 – nga një regjisor slloven – bëri akuza të ngjashme për të huajt në “safaritë e luftës”.

Pretendimet se të huajt e pasur udhëtuan në Sarajevë për “safari snajperësh” janë mbështetur nga një ish-diplomat italian,Michael Giffoni, i cili ishte zëvendëskryetar i misionit diplomatik të Italisë në Sarajevë në vitin 1994.

“SISMI, një agjenci italiane e inteligjencës, u informua për turizmin e luftës dhe, në bashkëpunim me inteligjencën boshnjake, arriti të ndalonte mbërritjen e italianëve”,sipas “La Repubblica”.

“Megjithatë, autoritetet italiane nuk ishin në gjendje të identifikonin asnjë nga qytetarët e tyre që dyshohet se morën pjesë në të shtënat e civilëve. Nëse do të kishim pasur një emër, do t’i kishim ndjekur penalisht,” tha Giffoni.

Ekspertët e Ballkanit thanë se akuzat mund të jenë të vërteta, por duhen trajtuar me kujdes. //a.i/

 

The post “The Telegraph”: Vuçiç akuzohet për pjesëmarrje në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

20 November 2025 at 18:57

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre. Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për […]

The post SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Linda Rei me akuza për produksionin, thotë se nuk po ia sjellin insulinën në shtëpi edhe pas 12 orësh

By: D Marku
19 November 2025 at 12:08

Banorja transgjinore Linda Rei, një nga emrat më të komentuar të edicionit të sivjetëm të Big Brother VIP Kosova, ka ngritur një shqetësim serioz që lidhet me nevojat e saj shëndetësore brenda shtëpisë.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale, Linda shihet tejet e tronditur ndërsa bisedon me banorët dhe u tregon atyre se produksioni nuk ia ka sjellë ende insulinën, një medikament jetik për të.

Ajo shprehet qartë dhe me ton të shqetësuar: “Gjëja më absurde është që unë ende nuk e kam insulinën në dorë”.
Ky incident vjen vetëm një ditë pasi Linda pati një problem të vogël shëndetësor gjatë natës së parë në shtëpi, ku u detyrua të kalonte disa minuta në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë. Sipas gjithçkaje që po kuptohet, duket se gjendja e saj lidhet pikërisisht me mungesën e insulinës.

Insulina është një hormon thelbësor që ndihmon trupin të përdorë glukozën (sheqerin) nga ushqimi si energji. Ajo siguron që niveli i sheqerit në gjak të mos jetë as shumë i lartë, as shumë i ulët. Ky preparat përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga diabeti, apo persona me probleme të tjera hormonale që kërkojnë terapi mbështetëse.

Rasti i Lindës ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë shikues kërkojnë që produksioni të ndërhyjë menjëherë për të siguruar medikamentet e saj.

The post Linda Rei me akuza për produksionin, thotë se nuk po ia sjellin insulinën në shtëpi edhe pas 12 orësh appeared first on Albeu.com.

Reagon Ministri Gonxhja pas akuzave të Berishës se “Gilmando Dani ishte shoqërues i tij”

By: lindita
14 November 2025 at 11:55

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se “Gilmando Dani ishte shoqërues e financues i tij”. Gonxhja i ka cilësuar lajm të rremë akuzat e Berishës. Reagimi i plotë i Gonxhes: Fake News! Lajm i Rremë! Gënjeshtra! Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë…

Source

Franca akuzon SHBA për shkelje të ligjit ndërkombëtar

12 November 2025 at 11:16

Franca ka kritikuar operacionet ushtarake amerikane në Karaibe si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha të martën (11.11.) në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Kanada se Franca i ndjek ato me shqetësim. Në territoret franceze jashtë Francës, në Karaibe, jetojnë më shumë se një milion qytetarë francezë. Këta qytetarë mund të cënohen, nëse situata përshkallëzohet.

Sipas ushtrisë amerikane, deri më tani janë kryer të paktën 19 sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe dhe pranë brigjeve të Paqësorit të Amerikës Latine, duke vrarë të paktën 76 persona.

Zyrtarët të SHBA konfirmuan edhe vendosjen e aeroplanmbajtëses “Gerald R. Ford” në rajon. Tetë anije luftarake, një nëndetëse bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 janë tashmë të stacionuar aty. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro akuzon SHBA-në se po përdor forcat ushtarake për të tentuar ta rrëzojë atë nga pushteti.

Reagime nga vende të tjera

Si reagim pas sulmeve amerikane kundër anijeve të dyshuara për drogë, Kolumbia ka ndaluar shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Gustavo Petro njoftoi të martën në X se ishin lëshuar urdhra në “të gjitha nivelet” e shërbimeve të inteligjencës për të “pezulluar komunikimin dhe kontaktet e tjera me agjencitë amerikane të sigurisë”. Ky urdhër do të mbetet në fuqi për sa kohë që vazhdojnë sulmet me raketa ndaj anijeve.

Siç raportohet nga CNN, duke cituar burime të brendshme, edhe Britania e Madhe ka pezulluar shkëmbimet e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge në Karaibe për të shmangur përfshirjen në sulme të mundshme.

Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar ta komentojë këtë.

“Ne nuk komentojmë për çështje sigurie ose inteligjence”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer. Ai theksoi se SHBA-të ishin “partneri më i ngushtë i Britanisë në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë”/ DW

 

Prokuroria Themelore në Pejë me 1,840 aktakuza të ngritura për 10 muaj

10 November 2025 at 11:42


Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–tetor të këtij viti ka ngritur gjithsej 1,840 aktakuza, që paraqet një rritje prej 12.67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin ngritur 1,633 aktakuza.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre dhjetë muajve të vitit 2025, kjo prokurori ka pranuar gjithsej 2,612 lëndë, që është 14.2 për qind më shumë në raport me periudhën janar–tetor të vitit 2024, kur ishin pranuar 2,288 lëndë.



Në të njëjtën kohë, prokurorët e shtetit kanë përfunduar 2,733 lëndë, që përfaqëson një rritje prej 16.65 për qind krahasuar me 10 muajt e parë të vitit të kaluar, kur ishin përfunduar 2,343 lëndë.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në trajtimin e lëndëve penale, duke vepruar në përputhje me parimet e profesionalizmit dhe objektivitetit. /Telegrafi/

P. Diddy përjeton një tjetër skandal në burg: Kapet mat duke konsumuar alkool!

By: gaze tare
8 November 2025 at 11:18

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs është përfshirë në një skandal të ri pasi dyshohet se është kapur duke konsumuar alkool të improvizuar në burg, pavarësisht premtimit të tij se ka lënë pirjen e alkoolit për herë të parë pas 25 vitesh. Combs, 56 vjeç, është i burgosur në FCI Fort Dix, ku po shërben një dënim prej katër vjetësh për akuza të lidhura me prostitucionin.

Sipas burimeve për TMZ, Combs është kapur duke konsumuar alkool të përgatitur në kushte shtëpiake. Alkooli ishte bërë duke përzier sheqer, Fanta dhe mollë, të cilat fermentoheshin për dy javë, duke rezultuar në një pije alkoolike. Kjo ka shkaktuar përplasje me autoritetet e burgut. Kur është pyetur për këto akuza, një zyrtar i burgut ka deklaruar se nuk kishte informacion lidhur me ngjarjen.

Në një letër që Combs dërgoi gjykatës para dënimit të tij, ai shprehu se ishte i pastër nga alkooli dhe drogat për herë të parë në 25 vjet dhe se kishte humbur rrugën për shkak të varësisë. Ai e quajti burgun një mundësi për të ndryshuar dhe për të rilindur si një person i ri, duke shkruar: “Versioni i vjetër i imi vdiq në burg dhe një version i ri u rilind.”

Përmes një deklarate për media, një përfaqësues i Diddy-t tha se ai është në javën e tij të parë në burg dhe është i përqendruar në përmirësimin e tij personal, duke kërkuar që publiku t’i japë atij mundësinë për të evoluar pa u shqetësuar nga thashethemet.

Ndërkohë, Diddy ka festuar ditëlindjen e tij të 56-të në burg, ku ka marrë pizza për darkë. Fotografia e tij në veshje burgu ka bërë bujë, duke treguar ndryshimet e dukshme që ka pësuar gjatë qëndrimit në burg.

The post P. Diddy përjeton një tjetër skandal në burg: Kapet mat duke konsumuar alkool! appeared first on iconstyle.al.

“Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, SPAK ngre akuza për 5 persona

3 November 2025 at 16:57

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

SPAK njoftoi sot se, në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31 tetor në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

SPAK thekson se, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

SPAK bën të ditur se, në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/gj.m/a.f/

The post “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, SPAK ngre akuza për 5 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK reagon zyrtarisht për paraqitjen e Ballukut

31 October 2025 at 17:00

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se po heton për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

SPAK bëri të ditur se në kuadër të hetimit, “sot i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”.

Sipas SPAK “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH”.

“Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398”, njoftoi SPAK.

Prokurorisë së Posaçme sqaroi më tej se “e pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar.

“Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00”.

Zv.kryeministrja Balluku u paraqit sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK). “Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj”, deklaroi Balluku për mediet.

/m.q/j.p/

The post SPAK reagon zyrtarisht për paraqitjen e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërdoruan detyrën në dëm të Ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë

19 October 2025 at 14:01

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën shtatë procedura prokurimi, që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Tiranë thuhet se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Ministria bazuar në raportet e auditit nga KLSH, i cili konstatoi shkelje të rënda në këto prokurime me vlerë mbi 525 milionë lekë pa TVSH.

Në njoftim thuhet se nga hetimet e kryera mbi rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprën e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bazuar në raportet e auditit që Kontrolli i Lartë i Shtetit kreu, ku për shtatë procedura prokurimi, referohet se janë evidentuar shkelje të rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525.000.000 lekë pa TVSH.

“Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë Tiranë, të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.

Prokuroria nënvizon se hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, Prokuroria cilëson në njoftim se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal.

/e.i/r.e/

The post Shpërdoruan detyrën në dëm të Ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reagim i Gjykatës së Lartë për akuzat politike

By: lindita
17 October 2025 at 13:32

Prej disa ditësh në opinionin publik janë shpërndarë komente, interpretime dhe pretendime të pavërteta në përmbajtje, të njëanshme në shpjegim dhe të pasakta në interpretimin ligjor e faktik, lidhur me zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator 2025 për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Këto deklarime, të shoqëruara me një gjuhë fyese dhe përçmuese…

Source

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

9 October 2025 at 19:58

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bombarduar një barkë me flamur kolumbian dhe me shtetas kolumbianë në bord, gjatë një operacioni të fundit ushtarak në Karaibe. Ai paralajmëroi për një “skenar të ri lufte” në rajon dhe kërkoi që vendet e Karaibeve të mblidhen urgjentisht për të diskutuar situatën. […]

The post Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌