Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deklaratat e Ramës për AKSHI-n, Klevis Balliu: Mori në mbrojtje një aferë kriminale, është cënuar siguria e vendit

By: V K
28 December 2025 at 14:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Në një video mesazh në “Facebook”, Balliu thotë se “Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij”.

Sipas Balliut, Rama “justifikoi një aferë” ku siç tha ai, “baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar”.

Sipas Balliut, “Ergys Agasi është masha personale e Ramës. AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama”.

“Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.

Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore.

Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama.

Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit”, tha deputeti i PD.

The post Deklaratat e Ramës për AKSHI-n, Klevis Balliu: Mori në mbrojtje një aferë kriminale, është cënuar siguria e vendit appeared first on Albeu.com.

Grama nën dëborë, perla natyrore e Dibrës

13 December 2025 at 09:18

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Maja e Gramës në Dibër, gjatë ditëve të dimrit, ofron pamje mbresëlënëse, me malet e mbuluara nga dëbora dhe qiellin e kthjellët që krijojnë një kontrast të veçantë natyror.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga ngjitja në majën e Gramës, duke e cilësuar atë si një nga kurorat më mahnitëse të Alpeve Shqiptare.

E njohur si perla e Dibrës, Grama karakterizohet nga bjeshkë të sheshta, liqeni piktoresk dhe hapësira të gjera natyrore. Zona ofron burime të shumta uji të kristaltë dhe peizazhe të pasura natyrore, ndërsa përfshin edhe një sërë monumentesh natyrore, çka e bën një nga destinacionet më të kërkuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Grama shtrihet në verilindje të Peshkopisë, rreth 12 kilometra larg qytetit, dhe arrin lartësinë deri në 2400 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbën një nga zonat më të bukura të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik. Ngjitja drejt bjeshkëve ofron një panoramë të gjerë mbi fushën e Dibrës dhe qytetin e Peshkopisë, duke e kthyer këtë zonë në një “ballkon” natyror me pamje unike.

/m.q/j.p/

The post Grama nën dëborë, perla natyrore e Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

By: V K
9 December 2025 at 15:39

Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë Rama se kujtohet për diasporën, vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.

Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.

“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.

Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.

The post Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje appeared first on Albeu.com.

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

By: Ela
15 November 2025 at 22:10

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku. Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, […]

The post RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, flakët përhapen për shkak të erës

4 October 2025 at 21:10

Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës zonën e quajtur Shën Andreas, në afërsi të Gjirit të Gramës zonë që lidhet me Palasën.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.

Dy mjete zjarrfikëse nga Orikumi dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur.

Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja, shpresohet që brenda orëve të natës zjarri të vihet nën kontroll.

Vali Bizhga jep dorëheqjen si Shefe e Kabinetit te Ramës! Ja kush e zëvendëson

By: M C
30 September 2025 at 18:21

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.

The post Vali Bizhga jep dorëheqjen si Shefe e Kabinetit te Ramës! Ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

By: V K
12 September 2025 at 15:57

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar sundimin e tij.

“Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur”, shkruan ai.

Sipas Salianjit, propozimet e qeverisë së vjetër dhe të konsumuar nga skandalet dhe abuzimet, nuk sjellin asgjë pozitive për qytetarët.

“Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje”, shprehet ai, ndërsa shton se nuk ka asnjë vizion për ekonominë, sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve.

Propozimi i qeverisë të vjetër dhe konsumuar nga skandalet dhe abuzimet nuk sjell asgjë pozitive për qytetarët dhe Shqipërinë! Kjo është qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve.

Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur.

Asnjë vizion për ekonominë, asnjë fjalë për sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve!

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje.

Ky është momenti për opozitën dhe qytetarët që të mos pranojnë më një qeverisje që mendon vetëm për mbijetesën e vet politike dhe jo për të ardhmen e vendit.

The post Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Statistikat e Eurostat/ Berisha: Paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, paga më e lartë 15 herë më e madhe se ajo minimale

By: V K
3 September 2025 at 13:19

Pas publikimit të të dhënave të Eurostat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar duke denoncuar pabarazinë e thellë në pagat në Shqipëri.

Sipas tij, paga minimale prej 408 euro nuk ka ndryshuar që nga viti 2023, ndërsa paga më e lartë arrin deri në 7 mijë euro.

Berisha e cilësoi këtë hendek, si më të madhin në Europë dhe dëshmi të “pashpirtësisë së qeverisë”.

Ai akuzoi kryeministrin Rama, për vendosjen e pensioneve luksoze për veten dhe njerëzit pranë tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Sali Berisha:

Eurostat jep lajmin damkosës për ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar.

Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë.

Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro.

Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga neto e Altin Troplinit është 7 mijë euro. Është 15 herë më e madhe se paga minimale.

Ndërkohë që rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 përqind.

A mund të imagjinoni ju që Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij, pensionin 4 mijë euro. Përcaktoi pra pension 10 rroga minimale.

E imagjinoni ju se çfarë pashpirtësie dhe amoraliteti i plotë.

Para jush me dhjetëra e dhjetëra herë kam denoncuar hendekun e madh midis rrogave minimale dhe rrogave maksimale.

Ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në botë. Në Europë po e po, por në botë.

E thashë, Altin Troplini merr sa 15 rroga minimale.

Imagjinoni ju një punëtore të thjeshtë në SKAP, e cila rrit tre fëmijë, katër fëmijë, dhe bosi Troplini merr 15 herë më shumë se ajo.

Këto janë parime çnjerëzore të përcaktimit të pagave.

The post Statistikat e Eurostat/ Berisha: Paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, paga më e lartë 15 herë më e madhe se ajo minimale appeared first on Albeu.com.

Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës

18 August 2025 at 09:23

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu, ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty njihet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

/m.m/r.e/

The post Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet: Energji verore nga Gjiri i Gramës

18 August 2025 at 09:49

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Rama: Energjia verore nga Gjiri i Gramës

By: Kult Plus
18 August 2025 at 09:28

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu, ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty njihet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave./atsh/KultPlus.com

U hodh nga një shkëmb i lartë në det, 12-vjeçari lëndohet në kokë/ I mituri transportohet në spital

By: M C
7 August 2025 at 18:47

Një 12-vjeçar është transportuar në spital këtë të enjte, pasi u lëndua në kokë në Gjirin e Gramës.

Uniformat blu bëjnë me dije se i mituri 12 vjeç, me shtetësi të huaj, u hodh nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, pësoi dëmtime në kokë.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet.

Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.

The post U hodh nga një shkëmb i lartë në det, 12-vjeçari lëndohet në kokë/ I mituri transportohet në spital appeared first on Albeu.com.

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut të Shqipërisë, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj, është ndër atraksionet absolute të pushimeve për turistët e huaj, por edhe ata vendas.

I fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, Gjiri i Gramës është një destinacion i preferuar për pushuesit që zgjedhin bregdetin e jugut të Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të një grupi pushuesish që shijojnë ujërat e kaltra të Gjirit të Gramës, ndërsa kanë ngritur çadra kampingu në rërën e plazhit.

“Dhe me këtë energji pushimesh nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit (Vlorës).

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga stuhitë detare.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

/e.i//a.f/

The post Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I shtrirë me kostum e këmishë”, Prokuroria e Fierit zbardh vrasjen makabre të Anesti Ramës nga e bija dhe i dashuri i saj

By: Rovena
2 August 2025 at 11:59

Prokuroria e Fier ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama, që dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe i dashuri i saj, Çlirim Dogani.

Prokuroria njofton se mbrëmjen e datës 23 korrik, rreth orës 21:16 në sallën Operative Fier është bërë një telefonatë, dyshohet nga Emalinda Rama ku kërkohej një ambulancë pasi një person ishte gjetur i lënduar në tualet.

Në momentin që ambulanca ka shkuar në banesën e familjes Rama, trupi i pajetë i të ndjerit Anesti Rama qëndron në sallonin e shtëpisë veshur me këmishë dhe kostum.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, në datë 23.07.2025, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, u bë një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi një shtetas ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër. Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar në banesën e shtetasit A.R., të cilin e ka gjetur të shtrirë në sallonin e banesës së tij, të veshur me kostum dhe këmishë. Personeli mjekësor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jetën dhe ka njoftuar Sallën Operative se “personi për të cilin kërkuan ndihmë mjekësore është i vdekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas kryerjes së eksaminimeve nga grupi mjekësor, u konstatua që personi për të cilin u kërkua ndihmë ishte i vdekur. Personeli mjekësor vuri re shenja dhe çarje në pjesën e ballit dhe mbi vetull. Ndërkohë që vajza, e dyshuara kryesore për këtë vrasje, Emalinda Rama dhe mamaja e saj deklaruan para grupit hetimor se Anesti Ramën e kishin gjetur të gjakosur dhe pa shenja jete në tualetin e shtëpisë.

“Në zbatim të procedurës hetimore të parashikuar në raste të tilla, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga këqyrja e jashtme e trupit të të ndjerit, u konstatua se ai kishte çarje në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë, si dhe dëmtime të tjera.”

E bija e të ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur të ndjerin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur, kishin njoftuar fqinjët se ky shtetas ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.”

Por, pas kryerjes së hetimeve rezultoi se 56-vjeçari Anesti Rama ishte goditur dhe mbytur me tel, nga vajza e tij, 26-vjeçarja Emalinda Rama në bashkëpunim me Çlirim Doganin, me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje intime. Kurse mamaja e saj, ka ndihmuar në fshehjen e ngjarjes së rëndë, duke e inskenuar fillimisht si aksidentale.

Prokuroria e Fierit akuzon Emalinda Ramën për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim. Valbona Ramës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Kurse Çlirim Dogani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim.

“Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E.R., e dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit Ç.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe të ndalimit, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të tre personat nën hetim, kërkesa të cilat u pranuan nga gjykata.”/abcnews.al

Vranë dhe mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe Çlirim Doganin

By: V K
28 July 2025 at 14:03

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama.

Në pranga janë vënë vajza e viktimës, 26-vjeçarja Emalinda Rama, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me të bijën e viktimës.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet kanë zbuluar elemente që çojnë në dyshime për bashkëpunim mes tre të ndaluarve në realizimin e vrasjes.

The post Vranë dhe mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe Çlirim Doganin appeared first on Albeu.com.

U mbyt me tel nga e bija/ Mbërrijnë në Gjykatë autorët e vrasjes së Anesti Ramës, vajza dhe e ëma me veshje me lule, të lidhura bashkë me pranga

By: V K
28 July 2025 at 12:54

Këtë të hënë, kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit, tre autorët e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës, që sipas hetimeve të deritanishme është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama, si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani.

Në pamjet e siguruara shihet momenti, kur del nga furgoni i policisë fillimisht Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, e më pas nënë e bijë, me veshje me lule dhe të lidhura bashkë me pranga.

Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari, ku do të njihen me masat e sigurisë.

Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.

Dinamika e krimit:

Anesti Rama dyshohet se mbyt me tel mbërmjen e 23 Korrikut nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.

Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel, raporton TCH.

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.

Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit.

Sipas burimeve, motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit.

Ajo mbante të motrën herë pas herë në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës Suk 1, Suk 2 si edhe në Arapaj, ku mësohet se Ermalinda është njohur me Çlirimin dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje dashurore.

55-vjeçari, i cili u vendos në pranga më 26 Korrik, në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë.

Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

The post U mbyt me tel nga e bija/ Mbërrijnë në Gjykatë autorët e vrasjes së Anesti Ramës, vajza dhe e ëma me veshje me lule, të lidhura bashkë me pranga appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës

By: V K
28 July 2025 at 09:27

Këtë të hënë, pritet të dalë para Gjykatës së Fierit, 55- vjeçari Çlirim Dogani nga Roskoveci. Ai është vënë nën akzuë të rëndë në lidhje me aktin monstruoz të vrasjes së Anesti Ramës, në fshatin Frashër të Patosit.

Dogani, sipas të dhënave paraprake hetimore ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës për t‘i marrë jetën Ramës, pikërisht sepse i ati i Emalindës ishte kundër një historie dashurie mes tyre.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje, Dogani ka mohuar të ishte jo vetëm në dijeni po as në vendin e ngjarjes.

Ai pritet që ditën e sotme të vërtetojë alibinë që ndodhej shumë larg vendit të ngjarjes, në momentin kur është vrarë 56-vjeçari Anesti Rama.

Dogani, i cili mësohet se është nga fshati Arapaj, dyshohet se është njohur me vajzën vrasëse të të atit duke qenë shofer i linjës së autobusit nga fshati i vet në drejtim të Fierit, por ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në krim.

Referuar të dhënave të policisë së Fierit, bëhet me dije se ai ka ndihmuar në kryerjen e aktit, por do të jenë prokuroria dhe gjykata që do të vendosin në lidhje me masën e sigurisë ndaj përfshirjes së tij në krimin horror.

Tashmë në pranga gjenden tre persona për vrasjen e Ramës, pikërisht vajza e viktimës, bashkëshortja dhe Dogani.

Ka qenë vetë vajza që ka treguar detaje nga momenti fatal kur i ka marrë jetën të atit, por hetuesit e krimit monstruoz nuk kanë pranuar faktin që ajo e ka kryer e vetme aktin e marrjes së jetës së babait të saj.

Pasi kanë nisur hetimet intensive, është hapur telefoni i saj nga ku mendohet se janë shfaqur edhe indiciet për të shkuar pikërisht tek emri i Doganit, që më pas është vënë edhe në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e Ramës.

The post Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

By: V K
27 July 2025 at 13:13

Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar.

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënyrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

– Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z Edi Rama

– Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Znj Belinda Balluku

– Ministrit të Ekonomisë Z Petrit Malaj

– Drejtorisë së Aviacionit Civil

– Organeve të Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, një grup punonjësish të një prej kompanis ajrore Air ALBANIA që operon në Shqipëri, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor t’i drejtohemi publikut dhe institucioneve për të denoncuar një situatë alarmante të krijuar pas emërimit të CEO-së së ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

– Verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkeljet në pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

– Inspektim urgjent të pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil për situatën e sigurisë teknike dhe operacionale.

– Mbrojtje ligjore për punonjësit që janë viktima të këtyre praktikave të paligjshme.

– Hetim për abuzimet dhe përgjegjësit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet: G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. – Drejtor i Trajnimeve – Pushuar pa arsye

2. B.N. – Menaxher i Ekuipazheve të Kabinës – Pushuar pa arsye

3. K.Y. – Menaxher i Planeve dhe Orarit të Ekuipazheve – Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve Tokësore – Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial – Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik të Avionëve – Pushuar pa arsye

7. E.I. – Drejtor i Sigurisë në Operim – Larguar pa arsye

8. A.N. – Pilot – Rroga të papaguara

9. G.F. Pilot – Pushuar pa arsye

10. S.B. – Ekuipazh Kabine – Detyruar të largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. – Departamenti i Orarëve – I larguar pa marrë rrogat

13. T.S. Pilot – I larguar, rroga të papaguara

14. S.K. – Ekuipazh Kabine – I larguar për shkak të mospagesës së rrogave

15. F.A. – Pilot – Pushuar pa arsye, me rroga të papaguara

16. A.B. – Shef Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

17. E.B. – Ekuipazh Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

– Hetimin e plotë të shkeljeve të denoncuara;

– Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve shoqërore për të gjithë punonjësit aktualë dhe të larguar;

– Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;

– Garantimin e kushteve të sigurisë dhe dinjitetit në punë për të gjithë stafin ajror dhe tokësor.

Presim reagim të shpejtë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate shqetësuese. Kjo nuk është vetëm një çështje pune – kjo është një çështje e sigurisë publike dhe e dinjitetit njerëzor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

The post Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vrasja e babait në Fier/ Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

By: V K
26 July 2025 at 12:56

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama, brenda banesës së familjes.

Sipas raportimeve në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm autorja, nëna e saj dhe Çlirim Dogani, një shtetas me të cilin 26-vjeçarja dyshohet të ketë pasur lidhje intime.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur të atin në pjesët intime, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa Dogani e ka neutralizuar duke e mbajtur nga duart.

Më pas, vajza ka kryer aktin e mbytjes me një tel. Dyshohet gjithashtu se janë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse gjatë ngjarjes.

Pas krimit, nëna e autores dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes dhe fshehjen e gjurmëve, përfshirë edhe larjen e trupit të viktimës nga gjaku.

Ngjarja u zbardh nga përgjimet telefonike, ku 26-vjeçarja është dëgjuar duke komunikuar me Çlirim Doganin, pas kryerjes së vrasjes. Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është tashmë në hetim për bashkëpunim në krim.

The post Zbardhet vrasja e babait në Fier/ Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti appeared first on Albeu.com.

‘Fshesa’ e Ramës mbërrin edhe në Bashkinë e Përmetit/ Dorëhiqen drejtuesit e 5 njësive administrative

By: M C
15 July 2025 at 19:33

Pesë administratorë të njësive administrative në Bashkinë Përmet kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqjet janë bërë nga administratorët e njësive Përmet, Çarçovë, Frashër, Petran dhe Piskovë.

Kujtojmë që të hënën, edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive paraqitën dorëheqjet e tyre.

Këto zhvillime vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin dhe rifreskimin e stafeve drejtuese në të gjitha bashkitë e vendit.

The post ‘Fshesa’ e Ramës mbërrin edhe në Bashkinë e Përmetit/ Dorëhiqen drejtuesit e 5 njësive administrative appeared first on Albeu.com.

❌
❌