E diela e fundit e vitit, më 28 dhjetor, shënon një ngjarje të veçantë për futbollin shqiptar: finalen e Superkupës së Shqipërisë. Kjo përballje mes Egnatias dhe Dinamo City nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një spektakël 90-minutësh që premton emocione të forta dhe meriton të ndiqet nga afër në stadiumin modern “Air Albania”. Kjo sfidë shkon përtej rëndësisë së një trofeu të vetëm.
“Air Albania realisht sillet sikur nuk ekziston”, Kështu e përshkruan përvojën e tij Leonard Kurti, një qytetar që mbeti pa fluturim, pa sqarime dhe pa asnjë kontakt nga kompania ajrore muajin e shkuar, ndonëse kishte blerë biletë dhe ishte paraqitur në kohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ai së bashku me një mik kishin bileta për fluturimin Tiranë–Milano Malpensa. Në momentin që mbërritën në aeroport, në tabelën e nisjeve zbuluan se fluturimi ishte anuluar.
“U detyrova të blej një biletë tjetër me Ryanair për Bergamo, vetëm që të mos humbisja një vizitë mjekësore”, tregon Kurti për Faktoje.al.
Pas anulimit, ai tentoi të kontaktonte kompaninë përmes dhjetra emaileve dhe telefonatave. “Zero komunikim,” thekson ai.
Në udhëtimin e tij të radhës, po në muajin nëntor, ai vuri re se Air Albania kishte anuluar sërish fluturimin e radhës. “Një situatë e papranueshme”, përfundon Leonardi.
Por situata e Leonardit nuk ishte një rast i izoluar. Dëshmitë e dhjetëra qytetarëve për Faktoje.al konfirmojnë se Air Albania i ka përsëritur anulimet e fluturimeve në mënyrë sistematike, duke lënë udhëtarët në mes të aeroportit pa asnjë shpjegimdhe as kompensim.
Edhe rrjetet sociale të kompanisë janë mbushur me ankesa. Dhjetëra qytetarë kërkojnë llogari për fluturime të anuluara në postimet ku komentet lejohen. Në disa raste, si një video e publikuar më 29 nëntor në Instagram, komentet janë bllokuar.
Ndalim ligjor i panjoftuar
I pyetur nga Faktoje.al Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” pohon se nuk ka njoftim për ndërprerje fluturimesh nga Air Albania.
“Ne jemi lajmëruar vetëm në rastet e kancelimeve në mënyrë që të bëhet njoftimi i pasagjereve”, sqaron Ornela Bego për Faktoje.al.
Mirëpo, anulimet e përjetuara nga udhëtarët nuk janë probleme operacionale. Ato janë pasojë e një ndalimi ligjor që nuk është bërë publik.
Që prej 3 dhjetorit 2025, Air Albania-s nuk lejohet të fluturojë. Megjithatë, ky informacion nuk është bërë publik as nga kompania, as nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Faktoje.al konfirmoi se licenca e operimit të Air Albania është pezulluar më 3 dhjetor, për shkak të pezullimit të Certifikatës së Operatorit Ajror.
Në përgjigjen zyrtare, Aviacioni Civil sqaron se pezullimi nuk ka një afat fiks përfundimi, por varet nga përmbushja e detyrimeve të kompanisë, për të cilat është përcaktuar një afat 6-mujor por nuk bëhët e qartë se cilat janë. Kjo nënkupton që Air Albania duhet t’i përmbuyshë detyrimet deri më 3 qershor të 2026.
“Marrja e vendimit të AAC-së për pezullimin e licencës nënkupton pezullimin e transportit ajror të pasagjerëve, mallrave dhe postës”, sqaron Aviacioni Civil.
Air Albania nuk i është përgjigjur kërkesës për informacion deri në publikimin e këtij shkrimi.
Shitja e biletave vazhdon
Ndërkohë që licenca është e pezulluar, Air Albania vazhdon të shesë bileta online.
Prej nëntorit, kompania ka ndërprerë një numër të madh destinacionesh ku operonte prej vitesh, përfshirë Vienën, Brukselin, Athinën, Bergamon, Bolonjën, Romën, Trevizon, Veronën, Gjenevën, dhe Ankaranë.
Në faqen zyrtare sot shfaqen vetëm dy linja: Tiranë–Milano dhe Tiranë–Stamboll. Për të dyja destinacionet ofrohen ende bileta në shitje, me data që shkojnë përtej periudhës kur kompania ka ndaluar së fluturuari.
Faktoje provoi të blinte një biletë vajtje-ardhje nga Tirana në Milano për datat 8–10 janar, por, gjatë testimit, blerja nuk mund të përfundonte.
Të dhënat nga Flightradar tregojnë se fluturimi i fundit drejt Milanos është realizuar më 17 nëntor, ndërsa ai drejt Stambollit më 2 dhjetor.
Por pavarësisht biletave në shitje, të dhënat nga flightradar tregojnë se fluturimi i fundit nga operatori kombëtar i fluturimeve ajrore për Milano është bërë më 17 nëntor.
Ndërsa fluturimi i fundit me Stambollin ka si datë 2 dhjetorin.
Dështim institucional
Misioni i Autoritetit të Aviacionit Civil është garantimi i një mjedisi aviacioni në përputhje me standardet ndërkombëtare, përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe ndërveprimit me operatorët.
Por në rastin e Air Albania, institucioni ia lë “topin në derë” kompanisë dhe duke shmangur përgjegjësinë direkte ndaj publikut.
“Autoriteti i Aviacionit Civil ka marrë vendimet përkatëse për pezullimin e Certifikatës së Operatorit Ajror dhe Licencës së Operimit, për të cilat është vënë në dijeni operatori. Në bazë të këtyre pezullimeve operatori ndërmerr në mënyrë të pavarur masat përkatëse sipas detyrimeve ligjore”, thotë AAC për Faktoje.al
Për ekspertin e ekonomisë Eduard Gjokutaj kjo situatë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët.
“Autoritetet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të mbrojtur konsumatorët dhe kreditorët, ndërsa kompania rrezikon mbyllje definitive. Ky rast ilustron nevojën për mbikëqyrje më të fortë të sektorit ajror shtetëror”, shprehet Gjokutaj.
Ndërsa Iris Zanaj, me profesion programues, shton se dëmi ekonomik ndaj udhëtarëve mund të ishte shmangur me mbylljen e ëebit të kompanisë.
“Problemi është që ata ende shesin bileta online dhe kush e di se ç’dëm ekonomik po bëhët. Duhet t’i dërgohet një kërkesë AKEP të bllokojë domainin”, sqaron Zanaj.
Deri në publikimin e këtij artikulli, AKEP nuk i është përgjigjur interesimit tonë mbi Air Albanian.
Përfundim
E themeluar në shtator të vitit 2018 si kompania kombëtare e fluturimeve, “Air Albania” u prezantua si projekti ku shteti do të ishte garant i interesit publik me 10 për qind të aksioneve përmes Albcontrolit, 41 për qind në duart e “MDN Investment” dhe 49 për qind nga Turkish Airlines, partneri strategjik që sipas qeverisë do t’i jepte siguri juridike, financiare dhe teknike ndërmarrjes.
Por në fund të nëntorit, bordi i Turkish Airlines njoftoi shkurtimisht se kishte vendosur të shesë të gjitha aksionet e tij në Air Albania, pa dhënë shpjegime për arsyet e largimit.
Sot, Air Albania është një kompani hije. Aktive në QKB, por pa bilance financiare prej 7 vitesh. Në kërkim të pasagjerëve, por pa avionë në ajër dhe pa partnerin strategjik Turkish Airlines që e braktisi investimin pa shumë bujë.
“Ëndrra që mori krahë” siç e quajti dikur kryeministri Edi Rama, ka mbetur në pistë, duke lënë pas një faturë financiare dhe morale që, si gjithmonë, po e paguajnë qytetarët.
Një punonjës i kompanisë ajrore “Air Albania” ka denoncuar së fundmi, atë që tashmë po shihet hapur si rrëshqitja e kompanisë drejt falimentimit. Sipas tij, situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët. Punonjësi bën me dije se stafi i Air Albania ka rreth katër muaj pa […]
Air Albania, linja ajrore e shpallur si krenaria kombëtare e Shqipërisë, ka humbur zyrtarisht licencën e operimit, duke i dhënë fund një projekti të promovuar gjatë për si histori suksesi, por që përfundoi në faliment financiar dhe kaos operacional, shkruan media gjermane Aero Telegraph. Pas vendimit për revokimin e licencës, Air Albania ka lënë pas […]
Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premtes ishte e mundur të blije bileta online, afër mesditës ato janë anuluar sërish. Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite […]
Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë këtë javë drejt Stambollit. Që nga e shtuna e datës 6 dhjetor, avionët e kompanisë nuk janë ngritur asnjëherë nga toka. Ndërsa në sistem biletat filluan të shiteshin duke filluar nga e marta (9 dhjetor), agjencitë e […]
Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Tirana International Airport, gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor, Air Albania nuk ka kryer asnjë fluturim. Edhe për datën 9 dhjetor, në faqen e TIA nuk ka asnjë fluturim të planifikuar me Air Albania. Agjencitë e […]
Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot (të mërkurën) në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, e prekur dhe penalizuar rëndë pas këtij incidenti. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit […]
Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania. “Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një […]
Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania. “Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një […]
Turkish Airlines ka njoftuar se ka marrë vendimin për të shitur të gjithë paketën e saj prej 49% të aksioneve në Air Albania SHPK, kompani që funksionon si linja ajrore kombëtare e Shqipërisë. Njoftimi u bë publik përmes Platformës së Zbulimit Publik (KAP), ku thuhet: “Bordi i Drejtorëve ka vendosur të shesë të gjithë pjesëmarrjen […]
Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme para ndeshjes Shqipëri–Angli në stadiumin “Air Albania”. Një tifoz anglez, i ardhur në Tiranë për të ndjekur përballjen ndaj kuqezinjve, ka mbetur i bllokuar në një nga portat e sigurisë së stadiumit. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur dera e sigurisë është mbyllur papritur gjatë kalimit, […]
Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase ‘u thye’ në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol…
Nga Albert Vataj Festa ka filluar. E gjithë shqiptaria është sonte me shpirt e me zemër aty ku zjarri kuqezi ndizet për të ndezur diellin e futbollit, diellin që na mbushi me emocion dhe besim, dielli që mbushi me dritë shprese te fitorja, të sotmen shqiptare. Sot Tirana nuk është qytet. Sot Tirana është një zemër e madhe kuqezi që rreh fort, që ndizet, që përvëlohet nga emocionet e një sfide që…
Është ndoshta “armiku” ynë më i dashur. Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit tonë eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.
Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.
Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.
Dueli I fundit ishte në “Arenën Air Albania” në 24 mars të këtij viti, një fitore 3-0, me dy gola nga Rej Manaj dhe një në fund nga Myrto Uzuni, në prani të mbi 17 000 spektatorëve.
Edhe kjo tregon se çfarë interesimi ka pasur për kombëtaren në këto eliminatore, e madje që në eliminatoret e Kampionatit Europian, kur Shqipëria siguroi biletën për të qenë në fazën finale në Gjermani vitin e kaluar.
Andorra ka qenë edhe si moment shpërthimi e reagimi për të fituar besimin e humbur, siç ndodhi në 25 mars 2019, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, e kur në stol u ul provizorisht Ervin Bulku.
Sfida eliminatore e Europianit u fitua në “Estadi Nasional” në Andorra La Vela me shifrat 3-0, me rrjetat nga Sadiku, Balaj e Abrashi.
Gjithsesi, kemi pasur edhe mbrëmje të vështira, edhe pse me pikatore, dhe jo vetëm humbjen e pësuar mbi dy dekada më parë.
Nuk harrohet barazimi 2-2 në Elbasan, nën drejtimin e Edi Rejës, pak ditë pas inaugurimit të pafat të “Arenës Air Albania” me humbjen 0-2 ndaj Francës.
Elbasani ka marrë një fitore të rëndë sot në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës.
Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë.
Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.
GOLAT:
90’+6’ GOOOL ELBASANI! Tjetër kundërsulm perfekt i verdhebluve të cilët me Diallo gjejnë edhe një herë rrjetën. (VIDEO)
90’+2’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh merr topin dhe përshkon gjysmën e fushës, duke dalë i vetëm para Tafas për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
81’ Diallo nga e djathta harkon në zonë për Lajthinë i cili provon me një gjuajtje akrobatike, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
69’ Lila gabon me një top mbrapa, duke i dhënë mundësinë Tabeku të rrezikojë. Sulmuesi nuk kalon Janaçek, më pas Mensah ka mundësinë të gjuajë, por bllokohet nga Lila. (VIDEO)
65’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje dënimi nga e majta, Tabeku me kokë ia del të mposhtë Janaçek. (VIDEO)
Shqipëria luan sot në mbrëmje kundër Jordanisë në një ndehsje miqësore. Kuqezinjtë vijnë të motivuar pas fitores në Serbi, teksa trajnerit Silvinjo mund t’i shërbejë për të parë edhe futbollistët të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në Leskovc.
Sa i përket rreshtimit, trajneri ka provuar skema të ndryshme në stërvitjet e fundit, teksa pritet që të bëjë ndryshime të shumta në emra.
Duke nisur që nga porta, titullar me shumë gjasa do të jenë Dajsinani, ashtu si në miqësoren ndaj Gjibraltarit, i cili do të ketë në mbrojtje Balliun nga e djathta, Caken dhe Gjimshitin në qendër dhe Mitajn nga e majta.
Në mesfushë, hapësirë do të ketë për Ramadanin, i shoqëruar nga Berisha dhe Asllani, ndërkohë që në sulm pritet që të jetë Hoxha në të majtë, Asani në të djathë dhe Daku në majë të sulmit.
Megjithatë, duke qenë një miqësore, Silvinjo mund të bëjë edhe të tjera ndryshime, teksa përfundimisht mund ta ndajë formacionin ditën e sotme.
Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, një çështje për të cilën ai shpesh është kritikuar për mungesë transparence. Ndryshimet në një vendim të mëparshëm që rregullon funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojnë që kjo drejtori të negociojë kontrata me kompani ajrore, […]
Një trup i pajetë u bë “viktimë” e një pritjeje absurde, duke qëndruar për orë të tëra brenda avionit të Air Albania, së bashku me pasagjerët që udhëtonin drejt Milanos. Fluturimi u vonua për më shumë se 6 orë, ndërsa arkivoli, në vend të udhëtonte në qetësi, u kthye në simbolin më tragjik të kaosit […]
Padi, falimentime, anulime fluturimesh – Air Albania në krizë! Në pranverë, linja ajrore shqiptaro-turke njoftoi se po rifillonte operacionet e saj. Por vetëm disa muaj më vonë, Air Albania po përballet me padi. Por këto nuk janë problemet e saj të vetme. Nga Martin Dichler – aeroTelegraph Kushtet janë në fakt të mira: Biznesi i fluturimeve […]