Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria në prag të historisë: Sylvinho tregon rrugëtimin drejt Kupës së Botës

10 December 2025 at 20:18


Shqipëria po jeton një prej momenteve më të bukura sportive të viteve të fundit. Entuziazmi në vend është i jashtëzakonshëm, ndërsa kombëtarja po kërkon të vendosë copën e fundit të “enigmës” për të siguruar pjesëmarrjen e saj të parë në një fazë eliminatore të Kupës së Botës.

Vetë përzgjedhësi brazilian e përshkruan këtë udhëtim si një nga përvojat më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Pas fitores ndaj Serbisë, gjithçka ndryshoi. Na pritën me aq shumë entuziazëm sa e kuptuam se futbolli po nxjerr Shqipërinë në një dimension të ri”, thotë Sylvinho.

Ai shprehet se tri vitet e punës në krye të kuqezinjve kanë qenë një proces i gjatë durimi dhe ndërtimi, por tashmë rezultatet po flasin vetë.

“Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës është një sukses i jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë”.

Sylvinho thekson se stili i lojës së Shqipërisë është kthyer në një përzierje të veçantë kulturash futbollistike.

“Ekipi ka diçka evropiane, një kombinim të futbollit spanjoll, intensitetit britanik dhe, natyrisht, energjinë time braziliane. Lojtarët janë shumë të organizuar dhe kanë përparuar shumë”.

Me formatin e ri të Kupës së Botës dhe praninë e 48 ekipeve, rruga për kualifikim është edhe më sfiduese.

“Ka shumë ekipe të forta si Italia, Suedia apo Polonia. Vetëm katër do të kalojnë. Nuk është e lehtë, por forca jonë qëndron te besimi se mund ta bëjmë”, vlerëson Sylvinho.

Trajneri flet edhe për punën jashtë fushe, duke zbuluar mënyrën sesi stafi mban kontakte të vazhdueshme me lojtarët nëpër kampionate të ndryshme:

“Unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta udhëtojmë nëpër qytete për të pirë një kafe me lojtarët. Është një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur lidhjen. Nga janari do të fillojmë punën intensive”.

Një rol të rëndësishëm e kanë edhe lojtarët që luajnë në Serie A. Sipas Sylvinhos, ata sjellin shumë taktikë, disiplinë dhe rritje profesionale në ekip.

Ai përmend dy mesfushorë që kanë bërë progres të madh: Medon Berisha i Lecces dhe Adrion Pajaziti i Hajduk Split.

“Unë besoj shumë te të dy. Po rriten me ritme të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.

Ndërsa marsi afrohet, pritshmëritë rriten. Shqipëria ka më shumë se kurrë një mundësi të artë për të shkruar histori. Sylvinho është i qetë, i fokusuar dhe optimist.

Ajo që mbetet, është të shihet nëse pranvera do të sjellë momentin që gjithë vendi ëndërron./Telegrafi/

Goli numër 6 në kampionat, sulmuesi shqiptar që ende nuk ka marrë një ftesë nga Sylvinho vazhdon të shkëlqejë në Itali

By: M C
29 November 2025 at 17:07

Njësoj si vëllai i tij binjak Cristian, Stiven Shpendi po shkëlqen gjithashtu në Serie B me skuadrën e Empolit.

Sulmuesi 22-vjeçar u kthye në protagonist në fitoren 5-0 të Empolit kundër Barit, që e ndihmon ekipin e tij në misionin për t’u rikthyer në Serie A.

Në minutën e 52’ të takimit, Shpendi shënoi golin e dytë të sfidës, duke sjellë qetësi te ekipi i Alessio Dionisit.

Ky ishte goli numër 6 në kampionat për Shpendin, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Empolit dhe gjithashtu një gol larg liderit të golashënuesve në Serie A.

The post Goli numër 6 në kampionat, sulmuesi shqiptar që ende nuk ka marrë një ftesë nga Sylvinho vazhdon të shkëlqejë në Itali appeared first on Albeu.com.

Sylvinho beson se Shqipëria shkon në Botëror: E njohim mirë Poloninë, jemi me meritë këtu

20 November 2025 at 17:17


Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho ka komentuar shortin e play-offit të Kupës së Botës 2026, ku deklaroi se i njeh të gjithë kundërshtarët.

Shqipëria do të jetë mysafir i Polonisë, pastaj nëse shkon në finale do të udhëtojë për t’u përballur me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së, tekniku brazilian tha se do të përgatiten në maksimum për polakët.

“Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara”.

I pyetur për një finale të mundshme, Sylvinho shtoi se edhe Ukraina e Suedia mbesin kundërshtarë shumë të fortë.

“Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta”, nënvizoi ai.



Kujtojmë, ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë do të zhvillohet në marsin e vitit 2026./Telegrafi/

Sylvinho pas shortit: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

By: armand
20 November 2025 at 16:25

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi. Trajneri Sylvinho komentoi shortin e Shqipërisë teksa shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, […]

The post Sylvinho pas shortit: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho pas humbjes me Anglinë: Jam krenar për lojtarët, Shqipëria është në rritje

16 November 2025 at 21:19

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, komentoi pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se për 70 minuta ekipi shqiptar luajti në nivel të barabartë me kundërshtarin dhe se është krenar për paraqitjen e lojtarëve.

Sipas Sylvinho-s, sulmuesit e Shqipërisë bënë një paraqitje të mirë dhe ekipi tregoi se është në rritje.

“Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kanë qenë 70 minuta të barabarta”, tha Sylvinho.

Duke folur për trajnerin e anglezëve Thomas Tuchel dhe ekipin anglez, Sylvinho tha se, “trajnerin Tuchel e njoh mirë nga PSG. Është një skuadër që përgatitet për finalen e Botërorit, ndërsa ne përgatitemi për t’u kualifikuar në Botëror. Jam i kënaqur për ekipin,” tha trajneri.

Sipas tij, futbolli nuk është vetëm të futesh në fushë dhe të luash, por kërkon organizim dhe disiplinë. “Futbolli nuk është të futesh në fushë dhe të luash, duhet të jesh i organizuar. Nëse e bën këtë, rezultati mund të vijë. Jemi një skuadër në rritje”, shtoi ai.

Sylvinho lavdëroi edhe performancën e sulmuesit Myrto Uzuni.

“Uzuni ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Duke parë që janë dy mbrojtës të gjatë, të cilët i kanë hapur probleme edhe Vlahovic, Uzuni ka teknikë dhe shpejtësi. E menduam si zgjidhje të mirë. Nga gjatësia nuk mund të bënim shumë”, tha Sylvinho.

Ai vuri në pah edhe performancën e sulmuesve.

“Sulmi jonë ka bërë shumë mirë me Hoxhën, Uzunin, Bajramin dhe Laçin. E kam thënë edhe më parë. Tuchel mundohet të krijojë hapësira. Me Stones në mesfushë fitoi hapësira”, u shpreh Sylvinho.

Sylvinho përfundoi duke theksuar se Shqipëria po rritet dhe se këto ndeshje shërbejnë për përgatitjen për sfidat e ardhshme dhe për të synuar kualifikimin për në Botëror.

/gj.m/r.e/

The post Sylvinho pas humbjes me Anglinë: Jam krenar për lojtarët, Shqipëria është në rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”Broja nuk është problem”, Sylvinho: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm

By: redi
16 November 2025 at 20:59

Kuqezinjtë e kishin siguruar tashmë fazën play off, dhe sonte u mposht 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit 2026. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho analizoi takimin dhe u shpreh se nuk ka studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm të play off-it. “Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Kemi bërë një ndeshje shumë të fortë ndaj një skuadre që synon finalen e…

Source

Sylvinho në prag të Anglisë sqaron situatën e Brojës: Ai u mërzit sepse u zëvendësua

By: M C
15 November 2025 at 17:44

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes kundër Anglisë në kualifikueset e Botërorit.

Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e nesërme në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete. Trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimet e tij për këtë ndeshje, duke treguar edhe pritshmërinë që ka për ekipin.

“Djem, ju lutem mos bëni konfuzion, kur flitet për Anglinë, ata janë në Botëror, janë ndër favoritët. Spanja, Brazili, Argjentina, Gjermania, Franca, janë nivel komplet tjetër, mos bëni konfuzion me ne. Ne jemi të lumtur që do të luajmë për herë të parë play-off në mars, por është krejtësisht ndryshe, nesër do të jetë e ndryshme.

Kanë një trajner që luan mirë, ka 25-26, por edh 40 lojtarë që luajnë në Premier Ligë dhe në disa nga vende të tjera. Ata kanë luajtur 7 ndeshje, kanë 21 pikë, nuk kanë pësuar asnjë gol, pra flasim për një nga favoritët për Kupën e Botës.

Ishte një ndeshje vështirë me Andorrën, është shumë e vështirë kur luajnë në fushën e tyre. Edhe Anglia i mundi vetëm 1-0. Është shumë e vështirë, mbrohen mirë. E pritnim të luhej një ndeshje e tillë, ishte një rezultat e objektiv i madh. Nëse më pyet për Armandon, fola me të. Vetëm dhe padyshim me grupin gjithashtu.

Momenti është zgjidhur, nuk ka problem, por kam folur me të dhe ekipi, është i zhgënjyer. Ne do të luajmë në play-off, fitojmë 5 ndeshje, një moment i madh për të gjithë, jo vetëm për vendin, për të gjithë. Duhet t’i gëzohemi këtij momenti, po bëjmë shumë mirë, është momenti të jemi të lumtur dhe të shijojmë ndeshjen nesër. Të mundohemi ta shijojmë edhe pse është e vështirë”.

The post Sylvinho në prag të Anglisë sqaron situatën e Brojës: Ai u mërzit sepse u zëvendësua appeared first on Albeu.com.

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

By: Ela
15 November 2025 at 18:01

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes kundër Anglisë në kualifikueset e Botërorit. Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e nesërme në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit […]

The post “Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën appeared first on BoldNews.al.

Përballja Shqipëri-Angli/ Sylvinho dhe Gjimshiti në konferencë, optimistë kundër “Tre Luanëve”

15 November 2025 at 17:04

TIRANË- Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror.

Pas triumfit 0-1 në transfertën e Andorrës, kuqezinjtë do të zbresin të dielën në fushë për përballjen me Anglinë, një sfidë kjo, e cila luhet në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”.

Trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe kapiteni i ekipit Berat Gjimshiti dolën  në konferencë për shtyp për të folur për këtë sfidë prestigji. Ata e konsideruan sfidën të vështirë, por shtuan se do bëjnë maksimumin për të shënuar, dhe pse jo, për t’i ndëshkuar “Tre Luanët”.

Tekniku kuqezi theksoi se Anglia mbetet një prej ekipeve favorite për të fituar Botërorin, por megjithatë ai tha se ka besim te lojtarët se do bëjnë një paraqitje dinjitoze, të dielën në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjatë konferencës, Sylvinho u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e Armando Brojës, i cili u shfaq i mërzitur pas ndërrimit me Andorrën. Ai tha se ka biseduar vetë me lojtarin dhe “problemi” tashmë konsiderohet i tejkaluar.

/abcnews.al

 

“Fitore për 9 milionë shqiptarët”, Dedikimi i Sylvinho pas kualifikimit në play off të Botërorit

By: xhir jeta
14 November 2025 at 12:36

Futbolli për pak mund t’i kishte punuar një rreng të madh. Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, kaloi një mbrëmje të vështirë në Stadiumin Kombëtar të Andorrës, dhe vetëm arritja e plej ofit ia hoqi stresin dhe e lumturoi. Tekniku brazilian realizoi sërish diçka të madhe me kuqezinjtë, dy vjet pas kualifikimit në Europian, ndonëse në Botëror nuk jemi ende. Pas ndeshjes së fituar 1-0, ai pranoi sesa e vështirë ishte.

“Unë sot jam i lumtur për 9 milionë shqiptarë, 3 milionë në shtëpi dhe shumë të tjerë jashtë vendit. Ata e meritojnë këtë plej of. Është hera e parë, dhe jam i kënaqur. E vërtetë që ne vuajtëm nga ana psikologjike. Bëmë gabime dhe humbëm shumë topa. Nuk po ia dilnim të ndërtonim aksionet. Ekipit I mungoi qetësia dhe unë jam dakord me ju. E vërtetë është edhe që Andorra bëri një ndryshim taktik. Më parë luante me skemën 4-5-1 dhe nisej nga mbrojtja, ndërsa këtë herë ishin me 4-4-2, me dy sulmues që I bënin presion mesfushorëve tanë si Shehu dhe Asllani që organizonin lojën. Lojtarë shumë të mirë. Pas dy ditësh stërvitje ne gjetëm përballë një ekip të ndryshuar. Ata bënë presion edhe nga krahët dhe kjo na kushtoi, por është e vërtetë ajo që thoni ju, ekipi shpesh u nxitua, ishte jashtë tonit dhe gabuam. Ekipi po rritet, ka lojtarë me përvojë, por ju keni të drejtë”.

A mendon Silvinjo për rivalin e mundshëm në plej of?

“Jo. Në këtë moment nuk mendoj për plej ofin. Ne nuk e dimë ende se kush është përfundimisht I kualifikuar. Ne kaluam 2-3 ditë pune shumë të vështirë. Ekipi humbi ekuilibrin dhe ishim të nxituar. Një ndeshje shumë e vështirë, sepse Andorra ta vështirëson ndeshjen. Mbrohet shumë mirë dhe pëson pak gola. Tani ne duhet të punojmë për plej ofin. Duhet të njohim, të analizojmë ekipet që do të jenë atje. Për momentin, I lejoj vetes që të festoj dhe të shijoj këtë natë. Ekipi ynë humbi ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Londër, dhe që nga ajo ditë nuk ka humbur më. Ne u kualifikuam për në plej of një ndeshje para fundit. Lojtarët u paraqitën shumë mirë dhe e përsëris që jam krenar për të gjithë shqiptarët nëpër botë, për ata që e duan futbollin dhe krenohen me kombëtaren. Ata e meritonin një plej of”.

Të dielën do të kemi përballë Anglinë, ndoshta një lloj testi për plej ofin.

“Anglia nuk ka të bëjë fare me plej ofin. Anglia është një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës. Një nga kombëtaret më të mira të botës, bashkë me Spanjën, po ashtu gjithmonë Brazili apo Argjentina, Gjermania. Anglia është një superfuqi. Me nivel tepër të lartë, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner që më pëlqen shumë. Ka bërë gjëra të rëndësishme. E studion kundërshtarin, I vendos mirë lojtarët në fushë. Futbolli ka ndryshuar, ka shumë befasi, shumë zgjedhje taktike për lojtarët. Anglia nuk është një pikë referimi për ne përsa I përket plej ofit. Anglia është favorite për Botërorin”./abcnews.al

Andorra, “viktima” e preferuar/ Kombëtarja luan ndaj rivalit që e ka mundur më shumë herë

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:31

Është ndoshta “armiku” ynë më i dashur. Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit tonë eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.

Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.

Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

Dueli I fundit ishte në “Arenën Air Albania” në 24 mars të këtij viti, një fitore 3-0, me dy gola nga Rej Manaj dhe një në fund nga Myrto Uzuni, në prani të mbi 17 000 spektatorëve.

Edhe kjo tregon se çfarë interesimi ka pasur për kombëtaren në këto eliminatore, e madje që në eliminatoret e Kampionatit Europian, kur Shqipëria siguroi biletën për të qenë në fazën finale në Gjermani vitin e kaluar.

Andorra ka qenë edhe si moment shpërthimi e reagimi për të fituar besimin e humbur, siç ndodhi në 25 mars 2019, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, e kur në stol u ul provizorisht Ervin Bulku.

Sfida eliminatore e Europianit u fitua në “Estadi Nasional” në Andorra La Vela me shifrat 3-0, me rrjetat nga Sadiku, Balaj e Abrashi.

Gjithsesi, kemi pasur edhe mbrëmje të vështira, edhe pse me pikatore, dhe jo vetëm humbjen e pësuar mbi dy dekada më parë.

Nuk harrohet barazimi 2-2 në Elbasan, nën drejtimin e Edi Rejës, pak ditë pas inaugurimit të pafat të “Arenës Air Albania” me humbjen 0-2 ndaj Francës.

Sylvinho para ndeshjes me Andorrën: Është kundërshtar i vështirë, por besoj se do ta fitojmë

12 November 2025 at 19:56


Kombëtarja e Shqipërisë është gati për sfidën e parafundit kualifikuese drejt Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën të enjten mbrëma, në qytetin Encamp, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij. Ai ka theksuar se Andorra është një ekip i organizuar mirë në mbrojtje dhe se ndeshja do të kërkojë durim dhe kujdes.

“Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës është për kohë të gjatë dhe njeh shumë mirë ekipin dhe lojtarët e tij. Në lojën defensive është i mirë dhe nxjerr maksimumin nga lojtarët e tij. Është ekip që pëson maksimumi dy gola dhe këtë e kemi parë edhe në ndeshjet tjera të cilat i kemi analizuar.

“Edhe në Tiranë ishte e vështirë në fillim, por kur shënuam golin e parë dhe të dytë ishim pastaj më të qetë. Kemi parë edhe ndeshjet tjera, ndaj Serbisë ishte baras në pjesën e parë. Është ekip i vështirë për t’u mposhtur, por unë shpresoj se nesër do t’ia dalim ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Sylvinho.

2023/06/Sylvinho-3.jpg

Tekniku brazilian ka theksuar se Shqipëria po kalon një periudhë shumë pozitive, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm të futbollit kombëtar.

Ai ka theksuar se skuadra është në një moment historik, shumë afër arritjes së një objektivi të madh — kualifikimit në fazën e plejofit për Botërorin.

“Po rritemi shumë si federatë. Kur rritemi ne, rriten edhe të tjerët sigurisht. Kjo shikohet edhe në rezultatet që kemi pasur në kualifikuese, Evropian dhe tash në kualifikueset e Botërorit. Diferencat në futboll tashmë po bëhen më të vogla dhe ky është pasioni që të sjell futbolli”.

“Kur luan jashtë është më e vështirë. Ne kemi treguar rezultate më të mira në shtëpi. Jemi në situatë të mirë, të cilën nuk e kemi pasur më herët në histori të kombëtares, që të jemi shumë afër kualifikimit në plejof. Shpresoj të kemi ndeshje të mirë nesër kundër Andorrës”, është shprehur Sylvinho.

Shqipëria ndodhet në një pozitë të favorshme në grup dhe fitorja ndaj Andorrës do ta afronte ndjeshëm me objektivin e madh – pjesëmarrjen historike në Botërorin e vitit 2026./Telegrafi/

Sylvinho ka dy dilema në prag të duelit ndaj Andorras

By: M C
12 November 2025 at 17:22

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet intensive në prag të përballjes vendimtare ndaj Andorrës, me një objektiv të qartë: tre pikët. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion të gjithë grupin, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi përshkruhet si shumë pozitive.

Seancat e fundit janë zhvilluar mes palestrës dhe fushës, ku stafi teknik ka punuar me kujdes për çdo detaj taktik. Sylvinho është përqendruar veçanërisht te faza mbrojtëse dhe goditjet standarde, duke qenë i vetëdijshëm se do të përballet me një kundërshtar që mbrohet me shumë forca. Braziliani nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Serbisë.

Megjithatë, dy dilema mbeten të hapura: në mesfushë, ku Medon Berisha po kalon një moment të shkëlqyer, dhe në krahun e majtë të sulmit, ku Arbër Hoxha dhe Myrto Uzuni po garojnë për një vend titullari. Kuqezinjtë janë të përqendruar maksimalisht dhe të vendosur për të marrë fitoren që do t’i mbante në garë për objektivat madhorë.

The post Sylvinho ka dy dilema në prag të duelit ndaj Andorras appeared first on Albeu.com.

Lista për “Botërorin”/ Sylvinho zbulon lojtarët e grumbulluar për sfidën e fundit eliminatore

By: Rovena
7 November 2025 at 12:43

Asnjësurprizë, por vetëm një rikthim. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo zbuloi listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Skuadra kuqezi do të luajë kundër Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe ndaj Anglisë në Tiranë më 16 nëntor, ndërsa tekniku do të mbështetet sërish te më të besuarit e tij. Në listën me 25 futbollistë, ndryshe nga ajo e tetorit është lënë jashtë Nazmi Gripshi, ndërsa është kthyer në kombëtare Indrit Tuci.

Nuk ka risi të tjera, duke nisur nga porta ku bashkë me Thomas Strakoshën janë thirrur Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje kthehet Ardian Ismajli, pasi humbi sfidat e fundit për shkak dëmtimi, ndërsa nuk ja ka dalë Marash Kumbulla. Pjesa tjetër e repartit difensiv është e njëjtë me atë të tetorit, përfshirë edhe Klinsman Cake që ftohet për herë të dytë radhazi.

E njëjtë edhe mesfusha me të grumbulluarit e zakonshëm të Silvinjo, ndërsa edhe për sulmin, përveç rikthimit të Indrit Tucit, tekniku kuqezi do të mbështetet te të përhershmit Armando Broja, Rej Manaj, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet në Barcelonë, ku nga e hëna do të nisë përgatitjet për sfidën kundër Andorrës. Më pas skuadra kuqezi do të kthehet në Tiranë për ndeshjen e fundit kundër Anglisë në “Air Albania”.

Këto dy sfida janë vendimtare për përfaqësuesen shqiptare në misionin e saj për të siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën e plej ofit të një Botërori.

 

Sylvinho: Kemi dy ndeshje të vështira përpara, objektivi ynë është “play-off”-i

7 November 2025 at 13:19


Kombëtarja Shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Andorrës (13 nëntor, ora 20:45, “FAF)) dhe Anglisë (16 nëntor, ora 18:00, “Air Albania”)

Trajneri Sylvinho doli sot (e premte) në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një biletë historike për në ‘play-off’-in e këtij kompeticioni.

Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit:

ListaPër pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për play-offet e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Nedim Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Dhe dua t’ju bëj një pyetje se cili është golashënuesi ynë më i mirë në vitet e fundit? Është Bajrami me 7 gola, më pas vjen Asani me 6 gola, Manaj me 4 gola. Bajrami është një lojtar që më jep besim kur del në fushë. Edhe ai vetë nuk është i lumtur që nuk po merr minuta me klubin e tij, por ne kemi pasur edhe më parë lojtarë që i kemi grumbulluar edhe pse kanë qenë përtej listave të klubeve ku luajnë. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta.


GolavarazhiDo të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj shumë Andorrën si kundërshtar. Në ndeshjet e fundit kanë barazuar në miqësore dhe kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar me një kundërsulm apo kros majtas. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë një ekip që luajnë me zemër dhe shpirt. Mbrojnë shumë në 100% e tyre, por nuk dua të bëj llogari në këto momente. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi një humbje me Anglinë dhe pres që të bëjmë një lojë të mirë. Por e dimë që është një ndeshje e vështirë.

Shanset e Berishës për të luajtur dhe Gripshit për t’u rikthyer me KombëtarenMedon Berishën po shohim që po luan më shumë. Sa më shumë luan, më mirë për ta, për ne, për të gjithë. Ai ka shënuar, bën rolin e organizatorit hibrid, po bën mirë. Jam i lumtur, është lojtar që më pëlqen shumë. E kemi marrë në Evropian për të fituar eksperiencën për të ardhmen. Nuk është se një lojtar si ai, kur vjen luan. Herën e fundit për fat të keq nuk e aktivizova, por nuk do të thotë që nuk më pëlqen, përkundrazi, më pëlqen shumë. Më pëlqen që del në fushë, luan, vjen këtu me entuziazëm. Sa i përket Gripshit, është një lojtar që më pëlqeu shumë në miqësore. E njihja pak, teknik, inteligjent në fushë. Bën një rol në krah që hyn brenda, teknik dhe shënon. Kampionati ka mbarur dhe ndeshja e tij e fundit daton më 26 tetor, ka 15 ditë që është me pushime. Kemi folur, i kemi dhënë një plan pune. Por janë ndeshje të rëndësishme dhe na duhen ndeshje që minimalisht po stërviten. Po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira.

Rikthimet e Ardian Ismajlit dhe Indrit Tucit, si i komentoni? – Ismajli është kthyer nga dëmtimi. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe po luan. Është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh së bashku. Sa i përket Tucit, ka bërë dy ndeshje me ne në Nations League, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës 10-15 minutat e fundit. Ndërroi skuadër dhe humbi pak kohë nga një dëmtim që kaloi. Më pëlqen si futbollist. Është në rolin e trekuartistit, por mund të bëjë edhe sulmuesin e qendrës. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi për të shënuar gol. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës.

Kriteret e listës?Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë, ne nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë. Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e njoh që nga viti 2014. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, ishte një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bën, nuk ka lidhje. Por Manaj duhet, u bë hero me golin e shënuar ndaj Serbisë. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë. Unë si çdo trajner, nuk mund të punoj shumë mbi “më shërben apo jo”. Bajrami është kryegolashënuesi, nuk mund të them “nuk më shërben”. Ne duhet të arsyetojmë e të vendosim besim që të shkojnë në fushë dhe përfaqësojnë fanellën. Në katër sfidat e fundit kemi fituar katër ndeshje. Djemtë më japin besim, i marr dhe në fushë ata po bëjnë mirë. Mendoj se ky është kriteri. Kemi bërë shumë ndryshime në 3 vite, por kjo është pyetje që mund ta diskutojmë edhe në vijim.

Arbnor Muja?Janë dy gjëra të ndryshme, kriteri dhe karakteristikat e lojtarëve. Muja ka qenë pjesë e Kombëtares gjatë kualifikueseve të Evropianit, por është një lojtar i cili ka më shumë karakteristika si një mesfushor i avancuar në krah. Puna e tij është më shumë si ekuilibrues i skuadrës, me aftësi fizike dhe inteligjent me topin. Nga ana tjetër ne na duhen lojtarë që arrijnë të shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të prodhuar në fazën ofensive. Te ne Broja ka marrë këtë vend se është sulmues, Asani i cili është një nga golashënuesit. Muja është pak më ndryshe, është më shumë mesfushor që ekuilibron skuadrën. Është çështje karakteristikash. Kemi Brojën dhe Uzunin që kanë më shumë karakteristika sulmuesi.

Ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë/ Rikthehet Ismajli, Sylvinho: Po luan dhe ka minuta, kemi besim tek ai

By: Re Nato
7 November 2025 at 11:18

Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se është i lumtur për rikthimin e Ardian Ismajlit, për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në konferencën për mediat, Sylvinho u shpreh se Ismajli ka lënë pas dëmtimin dhe ka minuta në këmbë me ekipine  tij.

“Rikthimi i Ismajlit jam i lumtur për rikthimin r tij. Ka pasur një dëmtim, po luan dhe po fiton minuta. Është lojtar te i cili kemi besim”, theksoi Sylvinho./abcnews.al

“Me Andorrën, ndeshje e vështirë”/ Sylvinho: Kemi bërë një rrugëtim të mirë, por nuk do të jetë e lehtë

By: Re Nato
7 November 2025 at 11:11

Trajneri i kombëtares, Sylvinho e konsideron ndeshjen me Andorrën, të vështirë.

Në konferencën për shtyp për mediat, Sylvinho u shpreh se kombëtarja ka bërë deri më tani një rrugëtim të mirë.

“Unë e respektoj shumë Andorrën. Në ndeshjet e fundit ka marrë barazime në miqësore. Ishte ndeshje goxha e vështirë, mund të kishte marrë barazimin me Serbinë. Janë një skuadër që nuk dorëzohen. Nuk do të jetë e lehtë për ne. Mesazhi i qartë, është ndeshje e vështirë, luajnë me zemër. Kemi bërë rrugëtim të mirë, kemi një humbje vetëm ndaj Anglisë deri tani”, theksoi ai./abcnews.al

‘Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë’, Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë

By: armand
7 November 2025 at 11:40

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë. Këto sfida janë vendimtare për shpresat e Shqipërisë për të siguruar një vend në fazën play-off të turneut më […]

The post ‘Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë’, Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë appeared first on BoldNews.al.

Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht

By: M C
5 November 2025 at 23:33

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar para më shumë se një muaji dhe me shumë gjasa, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe atë ndaj Anglisë.

Mbrojtësi që aktivizohet me Majorkën, ka nisur stërvitjet individuale fillimisht, por herë pas here është bashkuar edhe me grupin.

Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit, Kumbulla nuk u grumbullua por me shumë gjasa, mbrojtësi i huazuar nga Roma do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Getafes, e planifikuar të luhet në datën 9 nëntor. Kumbulla pritej të rikthehej në fushë më herët, por i ka zgjatur shumë rikuperimi pas dëmtimit.

The post Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e madhe “braziliane”/ Sylvinho ka statistika të padëgjuara më parë me ekipin kuqezi

1 November 2025 at 13:28

Ndoshta do të arrijë atë që nuk mendohej. Silvio Mendesh Kampos Zhunior, shkurt e qartë Silvinho duket se do të jetë njeriu më i dashur i stolit për tifozët e kombëtares shqiptare.

Pasi këtë pozicion e ka mbajtur për shumë vite dhe me meritë italiani Xhani De Biazi, një brazilian po e shfronëzon, diçka që mund të ndodhë muajin e ardhshëm, e sidomos në mars të 2026-ës.

Shqipëria e udhëhequr nga Silvinjo është shumë pranë kualifikimit për në plej ofin e Kampionatit Botëror, diçka që nuk e ka bërë kurrë, ndërsa ka arritur ashtu si De Biazi finalet e një Kampionati Europian.

Për më tepër, profesionisti 51-vjeçar ka edhe statistika që nuk janë parë kurrë më parë në ekipin tonë përfaqësues. Ai e ka drejtuar skuadrën në 30 ndeshje gjithsej, që nga marsi i vitit 2023 në Poloni, duke arritur 14 fitore, me 7 barazime e 9 humbje.

Ky bilanc mes fitoreve dhe humbjeve nuk është regjistruar asnjëherë në historinë 80-vjeçar të kombëtares. Po ashtu, Silvinjo ka një golaverazh tepër pozitiv, madje prej ekipesh të mëdhenj e pretendentë.

Kuqezinjtë e drejtuar prej tij kanë shënuar 38 gola, ndoshta jo me një mesatare të lartë me më pak se 1.3 gola për ndeshje, por ka pësuar vetëm 25, me rreth 8.3 gola për çdo duel.

Kjo arritje e madhe mund të kthehet në kryevepër nëse në nëntor, pas sfidave kundër Andorrës e Anglisë arrihet plej ofi i Kupës së Botës, e sidomos nëse realizohet kualifikimi për në fazën finale.

❌
❌