Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jude Bellingham, një problem i papritur për Real Madridin dhe Anglinë

25 December 2025 at 19:14


Sezoni i Jude Bellingham (22) po shndërrohet në një katrahurë të vërtetë. Pas një operacioni në shpatull gjatë verës, Xabi Alonso vendosi ta rikthente anglezin direkt në formacionin titullar për derbin e qytetit në “Metropolitano”.

Megjithatë, eksperimenti rezultoi i dështuar, pasi Real Madridi pësoi një humbje të rëndë me rezultat 5-2.

Kjo ishte goditja e parë serioze e sezonit dhe paralajmërimi i një krize që do të pasonte. Deri në atë moment, Reali po siguronte rezultate pozitive edhe kur loja nuk ishte bindëse, dhe këtë pa Bellingham, i cili ishte në fazë rikuperimi pas ndërhyrjes kirurgjikale, shkruan As.com.

Shkëlqimi para ardhjes së Mbappe

Para ardhjes së Kylian Mbapp, Bellingham luajti në mënyrë brilante në sistemin e Carlo Ancelottit. Ai u përshtat në mënyrë të përkryer në sezonin e tij të parë, në një Real Madrid që luante pa një sulmues klasik pas largimit të Karim Benzemas, me Vinicius Jr. dhe Rodrygo në fazën ofensive.

Ky ishte sistemi ideal për anglezin, i cili shfrytëzoi maksimalisht aftësinë e tij më të madhe: ardhjen nga thellësia drejt zonës finale. Megjithatë, Reali e kishte transferuar atë si mesfushor dhe ky fakt, sipas analizave, mund të ketë ndikuar në vonesën e përforcimeve në repartin e mesfushës pas largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric.

Ardhja e Mbappe dhe rënia e ndikimit

Pas një sezoni debutues ku u krahasua edhe me Alfredo Di Stéfanon, falë shifrave mbresëlënëse prej 23 golash dhe 13 asistesh, Bellingham këtë edicion ka humbur ritmin. Deri tani, ai ka shënuar vetëm 5 gola në 20 ndeshje, pa pasur ndikimin vendimtar që pritej në lojën e skuadrës.

Profili i tij, mes mesfushës dhe sulmit, e bën Bellingham një lojtar të vështirë për t’u përshtatur taktikisht. Pikërisht kjo u reflektua edhe në vështirësinë e Xabi Alonsos për t’i gjetur pozicionin ideal pas humbjes në “Metropolitano”.

“Unë e shoh atë më shumë si mesfushor”, deklaroi Alonso gjatë Kupës së fundit të Botës për Klube.

Megjithatë, për ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”, trajneri ndryshoi skemën në 4-2-3-1, duke e vendosur Bellingham si mesfushor sulmues pas Mbappes, më afër portës kundërshtare.

Ndryshimet taktike dhe problemet mbrojtëse

Kjo ide u aplikua për disa ndeshje, por shpejt u bë e dukshme një mungesë ekuilibri mbrojtës në krahun e majtë, e përkeqësuar edhe nga kontributi i dobët mbrojtës i Vinicius Jr. Për këtë arsye, Alonso u detyrua të ndryshonte sërish planin.

Sistemi aktual 4-4-2 e pozicionon Bellingham në të majtë, duke i dhënë liri të plotë lëvizjeje. Kjo, megjithatë, kërkon një angazhim të madh fizik nga anglezi për t’u rikthyer në mbrojtje, ndërsa Vinicius lirohet nga detyrat defensive dhe luan si sulmues përkrah Mbappé-së.

Edhe ky rregullim nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara. Pavarësisht fitoreve ndaj Athletic Bilbao, Alaves dhe Sevilla, Reali pësoi një tjetër humbje kundër Celtas dhe vazhdon të shfaqë dobësi, si në lojë ashtu edhe në fazën mbrojtëse, ku kundërshtarët krijojnë shumë raste.

Situatë e ngjashme edhe me Anglinë

Problemet nuk mungojnë as në ekipin kombëtar të Anglisë. Pas rikthimit nga lëndimi, Bellingham është përballur me vështirësi në integrim. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel regjistroi gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, me golavarazh 18:0, duke siguruar kualifikimin me dy raunde të mbetura.

Megjithatë, rikthimi i Bellingham ka hapur debat për rolin e tij në sistem. Ai u prit me duartrokitje në Wembley, por edhe me fishkëllima kur hyri si zëvendësues kundër Serbisë. Me Harry Kane si kapiten të padiskutueshëm, Bukayo Saka në krahun e djathtë dhe Elliot Anderson përkrah Declan Rice në mesfushë, Bellingham ende po kërkon vendin e tij, veçanërisht tani që edhe Phil Foden është në formë të shkëlqyer.

Tensionet vazhduan edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë (fitore 0-2), ku Bellingham ishte titullar dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Gjithçka dukej perfekte deri në momentin e zëvendësimit të tij.

Anglezi reagoi me nervozizëm në stol, gjë që nuk i shpëtoi vëmendjes së trajnerit. Tuchel e kritikoi publikisht pas ndeshjes.

“Ai po i tundte krahët lart dhe ishte qartësisht i pakënaqur që u zëvendësua. Nga larg, nuk dukej si dikush që e përqafon kolektivin”, deklaroi gjermani.

Një problem i papritur për Realin dhe Anglinë

Pavarësisht gjithçkaje, Jude Bellingham mbetet pjesë e planeve për Kupën e Botës. Megjithatë, ashtu si te Real Madridi, edhe në kombëtare, përshtatja e tij në sistem është kthyer në një temë serioze debati – një problem i papritur për një lojtar që deri pak muaj më parë shihej si figura qendrore e së tashmes dhe së ardhmes. /Telegrafi/

Messi emëron pesë kombëtaret që mund të fitojnë Kupën e Botës 2026, injoron Portugalinë

9 December 2025 at 10:50


Kombëtarja e Argjentinës do të luftojë për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës në vitin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Edhe pse kapiteni Lionel Messi nuk e ka konfirmuar ende nëse do të luajë në kampionatin botëror, ai ka zbuluar favoritët e tij për të fituar trofeun.

Pas shortit për grupet e Kupës së Botës 2026, ku do të marrin pjesë 48 ekipe për herë të parë, kanë filluar analizat dhe parashikimet rreth fituesit të mundshëm.

Ylli i Inter Miamit ndau gjithashtu mendimin e tij, i cili, përveç Argjentinës, për të cilën tha se do të "luftojë" për të mbrojtur titullin, ka edhe kandidatë të tjerë.

“Ka skuadra shumë të mira. Spanja, Franca, Anglia, Brazili, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë kampionë për një kohë të gjatë, duan ta fitojnë turneun", ka thwnw fillimisht Messi në një intervistë së fundmi me ESPN.

"Gjermania, e cila gjithmonë ka dashur ta mposhtë Argjentinën, tani e dëshiron atë edhe më shumë pas Kupës së Botës së fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk kam dyshim se ata do të luftojnë për titullin”, përfundoi ylli argjentinas.

Në Kupën e parë të Botës me 48 ekipe, ekipet u ndanë në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy ekipet e para nga secili grup avancojnë në fazën eliminatore, të cilave iu bashkohen edhe tetë ekipet më të mira të vendeve të treta. /Telegrafi/

Ia theu hundën dhe një gisht tifozit, arrestohet reprezentuesi i Anglisë

9 December 2025 at 08:47


Ylli i Kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, u arrestua nën dyshimin për një goditje me kokë ndaj një tifozi dhe u nxor nën pranga jashtë një bari modern në Londër.

Sipas mediumit The Sun, Toney u arrestua në qendër të Londrës para mëngjesit të shtunës, më 6 dhjetor, nën dyshimin për një sulm.

Sulmuesi i Al-Ahli thuhet se u përfshi në një konfrontim në një bar në Soho, me disa fotografi që kanë kapur momentin kur ai u nxor jashtë vendit i prangosur.

Tomorrow's front page: England Star in Headbutt Arrest https://t.co/GhMYiAlg8J pic.twitter.com/0Q7iwznLV9
— The Sun (@TheSun) December 8, 2025

Dëshmitarët okularë thonë se telashet shpërthyen kur një tifoz u përpoq ta kapte Toneyn për një ‘selfie’.

“Ai kaloi pranë një tavoline me një grup djemsh. Njëri prej tyre e njohu dhe u përpoq t'i vinte duart rreth qafës për të bërë një foto me të. Pastaj Toney tha: 'Largohu nga unë, largohu nga unë' dhe përfundoi duke goditur me kokë njërin nga djemtë", i ka thënë në dëshmitar mediumit The Sun.

EXCLUSIVE: Ivan Toney ‘launched headbutt in brawl' before video shows him being led away in cuffs 🚨 pic.twitter.com/hF0UJsh474
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) December 8, 2025

Viktima e supozuar thuhet se pësoi dëmtime duke pasur gishtin dhe hundën e thyer, me gjak të dukshëm në imazhet e marra në vendngjarje. Shërbimi i Ambulancës së Londrës konfirmoi se tre persona u vlerësuan, njëri u dërgua në spital dhe të tjerët u liruan në vendngjarje.

Policia konfirmoi se u thirr në Rrugën Wardour në orën 00:47 të shtunën pas raportimeve për një sulm. Një burrë 29-vjeçar, Toney, u arrestua me dyshimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje. Ai është liruar që atëherë me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Dëshmitarët përshkruan një prani të madhe policore, së bashku me forcat e sigurisë personale, ndërsa oficerët reaguan shpejt ndaj incidentit. Toney mund të jetë ndjerë i kërcënuar për shkak të veprimeve të tifozit, me sulmuesin që mbante bizhuteri të dukshme dhe një orë luksoze në atë kohë.

Ndryshe, Toney ka gjithsej 7 paraqitje me kombëtaren e Anglisë dhe mbi 140 gola në futbollin anglez me skuadra të ndryshme. /Telegrafi/

Superkompjuteri jep parashikimin: ja kush e fiton Kupën e Botës 2026

5 December 2025 at 17:44


Superkompjuteri i Optas ka publikuar parashikimin e tij të detajuar për kombëtaren që ka më shumë gjasa të ngrejë trofeun e Kupës së Botës 2026.

Në krye të renditjes qëndron Spanja, të cilës Opta i jep 17% shanse për të fituar. Kampionët e Europës konsiderohen ekipi më i balancuar i momentit, me një mesfushë të jashtëzakonshme dhe një repart sulmues që garanton cilësi të lartë.

Pas tyre renditet Franca, me 14.1% shanse. Me Kylian Mbappe të gatshëm për një tjetër Botëror madhështor dhe me një brez të artë lojtarësh, “Gjelat” pritet të jenë sërish protagonistë deri në fazat finale të turneut.

Anglia vjen menjëherë pas Francës me 11.8% shanse, duke marrë një vlerësim të lartë falë brezit të ri të talentuar dhe besimit të madh në punën e Thomas Tuchel.

Opta sugjeron se “Tre Luanët” mund të jenë më në fund gati ta thyejnë mallkimin 60-vjeçar dhe të tentojnë titullin e dytë botëror.

Vetëm më pas vjen Argjentina, me 8.7% shanse. Edhe pse Lionel Messi vazhdon të mbetet në qendër të magjisë albiceleste dhe skuadra e Scalonit dominoi kualifikimet e Amerikës së Jugut, statistikat nuk i vendosin kampionët e botës në mesin e favoritëve kryesorë.

Gjermania, me 7.1% shanse, shihet si një kandidat i rrezikshëm, por jo ndër favoritët kryesorë, për shkak të luhatjeve të shfaqura vitet e fundit.

Portugalia e Cristiano Ronaldos, në Botërorin e tij të fundit, vlerësohet me 6.6% mundësi për të synuar lavdinë e madhe.

Një tjetër surprizë në renditje është Brazili. Edhe me Carlo Ancelottin në stol dhe lojtarë të nivelit të lartë, ata marrin vetëm 5.6% shanse — një tregues i formës së dobët në turnetë e fundit dhe vështirësive për të rikthyer dominimin historik.

Holanda, e cila ka qenë gjithmonë pranë por kurrë në majë të botës, vlerësohet me 5.2% shanse. Ndërkohë, Norvegjia falë Erling Haaland siguron 2.3%, ndërsa Kolumbia e Luis Díaz renditet e dhjeta me 2%.

Opta përmend edhe një detaj interesant: ekipet që vijnë nga ‘play-off’-et, kryesisht për shkak të mundësisë së pranisë së Italisë, kanë 3.7% shanse për të triumfuar në Amerikën e Veriut./Telegrafi/

Thomas Tuchel do të shqyrtojë një ide që nuk është parë kurrë më herët në Kupën e Botës

5 December 2025 at 16:06


Thomas Tuchel ka shpjeguar se çfarë mase mund të marrë Anglia nëse temperaturat bëhen tepër të larta gjatë Kupës së Botës në Amerikën e Veriut.

Në prag të hedhjes së shortit të Botërorit 2026 në Uashington, Tuchel foli gjerësisht për sfidat që Anglia, ashtu si edhe 48 skuadrat e tjera pjesëmarrëse, mund të përballen si rezultat i të nxehtit ekstrem.

Ekspertët kanë paralajmëruar se temperaturat e larta, zjarret në natyrë dhe madje edhe uraganet mund të ndikojnë te ekipet, tifozët dhe punonjësit e stadiumeve gjatë turneut të verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Në fakt, një raport i fundit nga Pitches in Peril ka zbuluar se 10 nga 16 stadiumet janë në “rrezik shumë të lartë të përjetimit të kushteve ekstreme të stresit nga të nxehtit”.

Për shkak të këtyre kushteve potencialisht intensive, Tuchel ka konfirmuar se Anglia do të konsiderojë mbajtjen e lojtarëve zëvendësues në dhomat e zhveshjes nëse temperaturat janë tepër të larta.

“Nëse kjo është ajo që na ndihmon më vonë në ndeshje kur ata futen në lojë, atëherë duhet ta marrim parasysh si mundësi”.

“Askush nuk e pëlqen këtë, sepse dua që lojtarët të jenë atje, të ndiejnë energjinë dhe t’i japin energji ekipit nga stoli në fushë”.

“Por i kam parë lojtarët ta bëjnë këtë në Kupën e Botës për Klube. Shpresojmë ta shmangim. Gjithmonë është më mirë kur ata mund të jenë me ne jashtë”.

Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i mbajtën zëvendësuesit brenda për t’u freskuar, pasi temperaturat në fushë arritën mbi 30 gradë gjatë Kupës së Botës për Klube, e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik të këtij viti./Telegrafi/

Wenger: Anglia është ndër pretendentët kryesorë për Kupën e Botës 2026

5 December 2025 at 11:56


Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka identifikuar Kombëtaren e Anglisë si një nga pretendentët për titullin e Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja angleze e përfundoi fushatën e tij kualifikuese të Kupës së Botës pa asnjë problem dhe do të zbulojë kundërshtarët e grupit gjatë ditës së sotme.

Wenger vuri në dukje se nën drejtimin e Thomas Tuchel, Anglia ka të ngjarë të bëjë një hap më tej përpara, megjithëse ai e konsideron Francën si favoriten kryesore.

“Anglia do të jetë ndër favoritët për Kupën e Botës. Ata arrijnë vazhdimisht në gjysmëfinale, çerekfinale ose finale, dhe tani duhet të përparojnë më tej. Ata kanë cilësinë e nevojshme”, ka thënë fillimisht Wenger.

"Duke u përpjekur të mbetem objektiv, vazhdoj të kem besim te Evropa dhe Franca është zgjedhja ime kryesore për një arsye: ata kanë më shumë sulmues të klasit botëror sesa çdo ekip tjetër kombëtar".

“Të kesh një cilësi të tillë në stol në raundet eliminatore mund të bëjë një ndryshim vendimtar”, përfundoi trajneri legjendar. /Telegrafi/

Sneijder zgjedh katër favoritët për Kupën e Botës 2026 – lë jashtë Anglinë dhe Argjentinën

3 December 2025 at 14:05


Ish-futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka zgjedhur së fundmi favoritët më të mëdhenj për Kupën e Botës 2026.

Kupa e Botës 2026 zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 dhe tashmë Sneijder ka zbuluar disa nga favoritët e tij në një intervistë me gazetën spanjolle Marca.

"Nëse duhet të zgjedh katër skuadra për gjysmëfinalet, ato janë Portugalia, Spanja, Franca dhe Brazili. Konkurrenca është shumë më e fortë. Të gjithë janë aty, do të jetë çmenduri”, ka thënë fillimisht Sneijder.

“Anglia gjithashtu ka një skuadër të jashtëzakonshme, njësoj si Holanda. Ndoshta Gjermania do të rikthehet në rrugën e duhur, kush e di?".

Sneijder bëri 134 paraqitje për ekipin kombëtar holandez, duke shënuar 31 gola dhe duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe medaljen e bronztë katër vjet më vonë në Brazil.

"Të luaja finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte e pabesueshme. Ishte një ndeshje shumë e ngushtë. Ne mund të kishim fituar, por për fat të keq ata fituan".

Si kujtesë, Spanja mposhti Holandën 1-0 me një gol të Andres Iniesta në minutën e 116-të.

"Nëse Robben do të kishte shënuar shansin e shkëlqyer që pati, do të kishte përfunduar 1-0 për ne. Në ndeshje të tilla duhet pak fat", përfundoi ish-ylli holandez.

Ndryshe, si lojtar Sneijder luajti për Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray, Nice dhe Al-Gharafa gjatë karrierës së tij. Ai fitoi 19 trofe klubesh, njëri prej të cilëve ishte Liga e Kampionëve me Interin. /Telegrafi/

Superkompjuteri përcakton favoritin kryesor për të fituar titullin e kampionit botëror

1 December 2025 at 23:25


Kombëtarja e Spanjës shihet si pretendente kryesore për të fituar Kupën e Botës FIFA 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me Kosovën që po ashtu ka gjasa të jetë pjesë e eventit madhor.

Dardanët luajnë në gjysmëfinalen e play-offit, ndaj Sllovenisë, ndërsa nëse kalon tutje, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi -Rumani.

Ti kthehemi superkompjuterit të platformës statistikore Opta Sport, i cili e sheh “La Roja” me 17% shanse për të triumfuar në turneun që nis pas verës së ardhshme.

Spanja, kampione aktuale e Evropës, është në një ecuri të jashtëzakonshme prej 31 ndeshjesh pa humbje (25 fitore dhe 6 barazime).

Humbja e fundit daton në mars të vitit 2023 kundër Skocisë, një dëshmi e forcës së skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi De la Fuente.

Franca ndjek pas, Anglia në vendin e tretë

Pretendentja e dytë sipas modelit statistikor është Franca, me 14.1% shanse. “Gjelat”, nënkampionë të botës në vitin 2022, kanë zhvilluar 175 ndeshje nën drejtimin e Didier Deschamps dhe fituan Kupën e Botës 2018 dhe Ligën e Kombeve 2021. Pjesë e skuadrës është edhe fituesi aktual i Topit të Artë, Ousmane Dembele.

E treta në renditje është Anglia me 11.8% shanse. Që nga ardhja e gjermanit Thomas Tuchel, anglezët kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshje, duke rikthyer besimin se mund të luftojnë seriozisht për titull.

Skuadra e parë jashtë Evropës në listë është Argjentina, kampione në fuqi e botës, me 8.7% shanse. Pas saj vijnë: Gjermania, Portugalia dhe Brazili.

Një Kampionat Botëror historik

Kupa e Botës 2026 do të jetë e veçantë për disa arsye. Për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, ndërsa po ashtu për herë të parë organizohet në tre shtete njëkohësisht dhe do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Shorti zyrtar i fazës së grupeve do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, çka pritet të konfirmojë rrugën e secilës kombëtare drejt trofeut më prestigjioz në futbollin botëror. /Telegrafi/

Rritja e madhe e Elliot Anderson, ai po synohet nga Man City – klauzola prej 115 milionë eurosh mund të jetë pengesa e madhe

1 December 2025 at 22:24


Mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, ka hyrë fuqishëm në radarin e Manchester Cityt, pasi skautët e kampionëve të Anglisë thuhet se e kanë ndjekur në më shumë se një duzinë ndeshje këtë sezon.

23-vjeçari ka impresionuar si me paraqitjet në Ligën Premier, ashtu edhe me ndeshjet për kombëtaren e Anglisë, duke ngritur interesimin e Man Cityt për një transferim të tij.

Klauzola e lartë e lirimit – sfida kryesore për Man Cityn

Megjithatë, një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë. Anderson ka të përfshirë në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej 115 milionë eurosh, që e bën çdo negociatë të komplikuar.

Forest e ka të lidhur mesfushorin me një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2029 dhe nuk ka presion financiar për të shitur.

Një ofertë e majme mund t’i tundonte, por klubi po lufton për të mbijetuar në Ligën Premier dhe nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët kryesorë në një moment kaq delikat.

Në rritje drejt Kupës së Botës 2026

Anderson konsiderohet një nga talentet më premtues të Anglisë dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në listën e trajnerit Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026. Pas shkëlqimit në Kampionatin Evropian U21, ai tani ka gjashtë paraqitje me ekipin A dhe po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në formacion.

Tuchel është shprehur i entuziazmuar për progresin e tij: “Anderson është një lojtar kyç për ne në këtë moment. Një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier. Ai ka qenë mbresëlënës dhe po e përmbush rolin e tij në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Trajneri shtoi se talenti i lojtarit është i pakontestueshëm, por se gara për vendin në Botëror mbetet e hapur dhe se nuk jep garanci publike për askënd: “Ai ende ka shumë për të arritur. Ka qëndrimin e duhur dhe një potencial të madh. Ne jemi shumë të lumtur me të”.

Asnjë lëvizje në janar

Pavarësisht interesimit të Man Cityt, një transferim në afatin e janarit nuk konsiderohet i mundshëm. Forest nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një lojtar kyç në mes të sezonit, sidomos duke marrë parasysh situatën e tyre të vështirë në kampionat.

Klubi kërkon të maksimizojë vlerën e tij dhe Man City duhet të përballet me çmimin e lartë prej 115 milionë eurosh.

Historia dhe vlera aktuale e Anderson

Anderson iu bashkua Nottingham Forestit në fillim të vitit 2024 për 40 milionë euro nga Newcastle. Që atëherë ka bërë 59 paraqitje, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste. Me Anglinë ka regjistruar gjashtë paraqitje.

Sipas Transfermarkt, ai vlerësohet aktualisht me 45 milionë euro, një shumë dukshëm më e ulët se klauzola e tij reale, çka e bën çështjen edhe më komplekse për Manchester Cityn. /Telegrafi/

Këto janë të gjitha ekipet nga Evropa që u kualifikuan direkt për Kupën e Botës

19 November 2025 at 08:40


Austria, Belgjika, Skocia dhe Spanja janë katër ekipet e fundit kombëtare që kanë siguruar kualifikim të drejtpërdrejtë për Kupën e Botës 2026. Ato i bashkohen Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Anglisë dhe Kroacisë në listën e ekipeve evropiane që e kanë bërë këtë më parë.

Belgjika pati punën më të lehtë sonte, pasi priti në shtëpi një Lihtenshtajn të dobët, i cili nuk kishte asnjë shans për të shënuar golin e parë dhe për të marrë pikët e para në kualifikuese. Belgët festuan 7:0 falë golave të Hans Vanaken, Jeremy Doku (×2), Brandon Mechele, Alexis Saelemaekers dhe Charles De Ketelaere (×2).

Standings provided by Sofascore

Spanja barazon, Skocia fiton Kupën e Botës në kohën shtesë

Kampionët evropianë, Spanja, barazuan 2-2 me Turqinë në një ndeshje ku atyre iu lejua të humbnin vetëm me shtatë ose më shumë gola për t'u kualifikuar në Kupën e Botës. Dani Olmo e kaloi Spanjën në epërsi me një gol në minutën e katërt, ndërsa turqit e përmbysën rezultatin me golat e Deniz Gul dhe Salih Ozcan. Mikel Oyarzabal shënoi golin e fundit në minutën e 62-të.

Standings provided by Sofascore

Drama më e madhe në betejën për kualifikim në Kupën e Botës u luajt në Skoci, ku ekipit vendas i duhej një fitore kundër Danimarkës për t'u kualifikuar në Kupën e Botës të parë pas vitit 1998. Ajo ia doli mbanë me një fitore 4:2.

Skocezët kaluan në epërsi me anë të Scott McTominay në minutën e tretë, dhe Danimarka barazoi me anë të një penalltie nga shoku i skuadrës te Napoli, Rasmus Hojlund, në minutën e 57-të. Vetëm katër minuta më vonë, danezët mbetën me një lojtar më pak pasi Rasmus Kristensen u përjashtua.

Skocia rifitoi epërsinë me golin e Lawrence Shankland në minutën e 78-të, por vetëm tre minuta më vonë Patrick Dorgu barazoi në 2:2. Ekipi vendas u kualifikua për në Kupën e Botës në kohën shtesë, në të cilën Kieran Tierney dhe Kenny McLean shënuan në minutat e 93-të dhe 98-të të ndeshjes deliri në Skoci.

Standings provided by Sofascore

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të ditës së martë:

Kosova - Zvicra 1:1

Suedia - Sllovenia 1:1

Bjellorusia - Greqia 0:0

Skocia - Danimarka 4:2

Bullgaria - Gjeorgjia 2:1

Spanja - Turqia 2:2

Austria - Bosnja dhe Hercegovina 1:1

Rumania - San Marino 7:1

Belgjika - Lihtenshtajni 7:0

Uellsi - Maqedonia e Veriut 7:1

Ekipet evropiane që janë kualifikuar direkt për Kupën e Botës:

Austri

Belgjikë

Angli

Francë

Kroaci

Holandë

Norvegji

Gjermani

Portugali

Skoci

Spanjë

Zvicër /Telegrafi/

"Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët, nuk i njoh kundërshtarët e play-offit" - Sylvinho flet pas humbjes me Anglinë

16 November 2025 at 21:55


Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, shprehu krenarinë e tij për paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen ndaj Anglisë, pavarësisht disfatës 2-0 në “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri theksoi se Shqipëria luajti një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari që synon gjysmëfinalet e Botërorit.

“Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët. Bëmë një lojë të mirë ndaj një kundërshtari që synon të arrijë të paktën gjysmëfinalet e një Botërori. Skuadra ka ndryshuar, është rritur, është bërë një punë e madhe nga stafi, ekipi, nga të gjithë".

"Anglia nuk të lejon të reagosh. Pas pësimit të një goli mund të pësosh më shumë të tjerë, është aftësia e tyre dhe e kanë pësuar edhe skuadra të tjera”, deklaroi Sylvinho.

Ai nuk komentoi për kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në play-off për Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

“Nuk mendojmë dot, pa njohur më parë kundërshtarin. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi të gjithë lojtarët në gjendje dhe në formë,” përfundoi trajneri. /Telegrafi/

"E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror, keni mundësi" - Tuchel i jep bekimin kuqezinjve

16 November 2025 at 20:56


Përzgjedhësi i Anglisë, gjermani Thomas Tuchel, ka vlerësuar lart paraqitjen e Shqipërisë në dy përballjet e fundit, edhe pse Anglia fitoi të dyja ndeshjet 2-0.

Pas përfundimit të takimit në Tiranë, Tuchel u shpreh se Shqipëria tregoi cilësi të lartë dhe e sheh si një ekip me potencial për të avancuar në Botërorin 2026 përmes play-offit në muajin mars.

“Nuk ishte e lehtë, nuk kemi pritur të jetë lehtë. E dinim se do të ishte e vështirë pasi luajtëm në një stadium të mbushur plot, me tifozë me plot emocione. Ne kemi luajtur lojë të mirë, kemi luajtur lojë të shkëlqyer. Shënuam dhe ajo ishte e rëndësishme. Më pas u bë e lehtë".

"Jam krenar për suksesin në gjithë kampanjën. Të gjithë kanë punuar fort dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Të dyja ndeshjet me Shqipërinë kanë qenë të vështira. Shqipëria dhe Serbia ishin kundërshtarët kryesorë të grupit. Por, lojtarëve u takon merita".

"Skuadra ka përparuar shumë, por ka mundësi për të bërë edhe më shumë. E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror. Mundësia ekziston, bashkë me cilësinë që e ka në ekip”, deklaroi Tuchel.

Me këto fjalë, Tuchel theksoi respektin e tij për skuadrën kuqezinj dhe la mesazhin se Shqipëria mbetet një konkurrent i fortë për kualifikim, pavarësisht humbjeve të fundit. /Telegrafi/

"Nuk e merituam humbjen ndaj Anglisë" - Arbër Hoxha flet pas ndeshjes

16 November 2025 at 20:44


Arbër Hoxha pati një paraqitje të spikatur në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë, por nuk arriti të shënojë apo të asistojë në humbjen 2-0 të ekipit kuqezinj të dielën në “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Sulmuesi shqiptar vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe u shpreh se rezultati nuk reflektoi performancën e ekipit.

“Besoj se në bazë të asaj që treguam në fushë, nuk e merituam të humbnim. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin në aspektin taktik dhe krijuam raste. Unë kisha dy mundësi për gol, por nuk arrita të shënoj. Anglia realizoi më pas – Kane nuk ishte aktiv për rreth 70 minuta, por më pas tregoi klasën e tij dhe shënoi. Është lojtar i madh”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se synon të vazhdojë me paraqitje të mira dhe të kontribuojë sa më shumë te Kombëtarja e Shqipërisë.

“Kam menduar të luaj kundër një kundërshtari një me një, që është forca ime, por nuk ia dolëm të shmangim humbjen. Shpresoj të vazhdoj me ritmin e mirë dhe të ndihmoj ekipin edhe më shumë në të ardhmen”, nënvizoi Hoxha.

Shqipëria tani do të pres shortin e play-offit për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-2 Angli: Kane shkëlqen, Strakosha shpëton te kuqezinjtë

16 November 2025 at 20:17


Shqipëria pësoi humbjen e dytë në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke u mposhtur 0-2 nga Anglia në një “Air Albania Stadium” të mbushur plot.

Ndeshja ishte intensive dhe Shqipëria tregoi karakter, por dy golat e Harry Kane vendosën fatin e takimit.

Sipas notave të publikuara nga SofaScore, lojtari më i vlerësuar te kuqezinjtë ishte portieri Thomas Strakosha, i cili shpëtoi disa raste të rrezikshme dhe mori notën 7.5.

Në mesfushë, Qazim Laci spikati me notën 6.9, ndërsa sulmuesi Myzto Uzuni dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti morën notën 6.6, duke treguar përpjekje, por pa mundur të shfrytëzojnë mundësitë.

Nga ana tjetër, ylli i Anglisë Harry Kane u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.0, fal dy golave vendimtarë që vulosën fitoren e ekipit të Thomas Tuchel.

Ndërkohë, Danny Burne (7.8) dhe Jude Bellingham (7.6) u vlerësuan gjithashtu lartë për kontributin e tyre në mesfushë dhe mbështetjen e sulmit.

Notat e lojtarëve të Shqipërisë dhe Anglisë


/Telegrafi/

Shqipëria mposhtet nga Anglia, Harry Kane bën diferencën

16 November 2025 at 19:55


Në një stadium të mbushur plot dhe me atmosferë fantastike, Shqipëria u përball me Anglinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, ku në fund Tre Luanët morën fitore me rezultat 2-0, duke e mbyllur me të gjitha fitore.

Tifozët vendas kishin pritshmëri të mëdha dhe ekipi i Sylvinho dha maksimumin, duke krijuar raste, por përfundimisht u mposht nga efikasiteti i sulmuesve anglezë.

Shqipëria nisi me guxim dhe tregoi energji të madhe, duke mbajtur topin dhe krijuar disa raste. Elseid Hysaj goditi portën nga kufiri i zonës, por topi shkoi pak mbi traversë, ndërsa portieri anglez Dean Henderson reagoi mirë ndaj dy përpjekjeve të Arbër Hoxhës.

telegrafi.com

Anglia gjithashtu pati raste, ku spikati përpjekja e Declan Rice, e cila u neutralizua nga Thomas Strakosha.

Në minutën e 74’, Harry Kane zhbllokoi takimin me një goditje të shpejtë në zonë, duke i dhënë portierit shqiptar asnjë shans.

Vetëm nëntë minuta më vonë, ai vulosi fitoren e Anglisë me një tjetër gol, këtë herë me kokë pas një pasimi të shkëlqyer nga Marcus Rashford, duke bërë rezultatin 0-2.

Harry Kane, 27 gol 3 asist.

Tabii ki bu akşamı da boş geçmeyecekti… pic.twitter.com/ZZ2E9gLm7Z
— L'Europe (@leuropefootball) November 16, 2025


Shqipëria përpiqej të përgjigjej me ndryshime taktike nga Sylvinho, duke futur Armando Broja, Adrion Pajaziti dhe Ivan Balliu, por mbrojtja angleze qëndroi e fortë.

Ky rezultat nuk e pengon Shqipërinë që të shkojë në play-off, ndërsa Anglia konfirmon kualifikimin direkt për Botërorin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Harry Kane zhbllokon ndeshjen Shqipëri - Angli, shënon dy hera brenda tetë minutash

16 November 2025 at 19:38


Pjesa e parë e ndeshjes në “Air Albania Stadium” përfundoi 0-0, me të dyja ekipet që zhvilluan një lojë të balancuar, por në të dytën Anglia gjeti dy herë golin me sulmuesin Harry Kane.

Shqipëria pati disa raste të mira, ku spikati Elseid Hysaj, i cili goditi portën nga kufiri i zonës së rreptësisë, por topi shkoi pak mbi traversë.

Gjithashtu, portieri shqiptar Thomas Strakosha reagoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj një përpjekjeje të Declan Rice, duke mbajtur rezultatin të barabartë deri në pushim.

telegrafi.com

Në minutën e 74-t, Harry Kane i Anglisë gjen rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar ndeshjen. Sulmuesi anglez reagoi shpejt në zonën e rreptësisë dhe goditi me saktësi, duke i dhënë portierit asnjë shans për reagim.

Ky gol i jep avantazh Anglisë dhe rrit presionin mbi Shqipërinë, e cila duhet të gjejë rrugën për barazim në pjesën e mbetur të takimit.

Harry Kane, 27 gol 3 asist.

Tabii ki bu akşamı da boş geçmeyecekti… pic.twitter.com/ZZ2E9gLm7Z
— L'Europe (@leuropefootball) November 16, 2025


Kjo bëri që Anglia të shtojë epërsinë në minutën e 80-të, sërish duke i zënë rrugën Strakoshës për 2-0.

Në këtë moment, Anglia dominon pak më shumë topin, ndërsa Shqipëria kërkon mënyra për të sulmuar dhe për të rikthyer emocionin tek tifozët vendas. /Telegrafi/

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria tenton golin ndaj Anglisë

16 November 2025 at 18:52


Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë për fazën e grupeve kualifikuese për Kupën e Botës u mbyll pa gola, me një performancë të kujdesshme nga të dy ekipet.

Shqipëria kishte disa raste interesante, ku më i spikaturi ishte Elseid Hysaj në minutën e 18-të, i cili goditi fuqishëm nga jashtë zonës, por topi kaloi pak mbi traversë.

Mesfushori Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 15-të, ndërsa Hysaj u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në minutën e 26-të, duke u zëvendësuar nga Ivan Balliu.

Jarrod Bowen kishte rast të mirë, por Thaomas Strakosha bërit pritje të madhe.

Anglia tregoi përvojë dhe kontroll në mesfushë, ndërsa rrezikoi edhe me Declan Rice që pati një rast në minutën e 43-të, ku portieri Strakosha arriti ta ndalonte.


Pavarësisht rasteve të dy ekipeve, rezultati mbeti 0-0 deri në fund të pjesës së parë. Ky rezultat nuk dëmton pozitat e Anglisë, e cila ka siguruar tashmë kualifikimin në Botëror, ndërsa Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në play-off, duke mbajtur shpresat për një vend direkt të hapur. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Formacionet zyrtare, Shqipëri - Angli: Sylvinho pa sulmues tipik, Kane nga minuta e parë

16 November 2025 at 16:42


Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të saj, ndaj Anglisë, në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off.

Ndeshja e fundit nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim, si për Shqipërinë ashtu edhe për Anglinë.

Sylvinho është i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, dhe ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit.

Kështu, Mario Mitaj dhe Julian Shehu janë jashtë 23-shes, duke mos qenë a në bankën rezervë. Ndërsa Arlind Ajeti dhe Rey Manaj janë ulur në stol.


Thomas Strakosha do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Naser Aliji në mbrojtje.

Në mesfushë janë Qazim Laçi, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, ndërsa në sulm do të jenë treshja, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami.

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Asllani, Bajrami, Uzuni, Laçi, Aliji, Ismjali, Ramadani, Hoxha.

Angli: Henderson, Quansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Warton, O’Reilly, Eze, Bowen.

/Telegrafi/

Shqipëria rikthehet sërish në ‘aksion’, do ta presë Anglinë

16 November 2025 at 08:10


Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në shtëpi ndaj Anglisë.

“Kuq e Zinjtë” e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Botërorit megjithatë me një fitore befasuese në Tiranë, do të ngritëshin në vazon e dytë.

Kuptohet, sfida nuk do të jetë aspak e lehtë, shkaku që Anglia jo vetëm që nuk di për humbje në këto kualifikuese, por as nuk ka pësuar gol.

Përballja e zjarrtë mes Shqipërisë dhe “Tre Luanëve” do të zhvillohet në “Air Albania”, me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë, Anglia është lideri i grupit K me 21 pikë në shtatë ndeshje derisa Shqipëria renditet e dyta me 14 sosh./Telegrafi/

Anglia vazhdon marshimin perfekt – sërish fitore ndaj Serbisë

13 November 2025 at 22:46


Anglia ka regjistruar një tjetër fitore të sigurt në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke triumfuar ndaj Serbisë (2-0) edhe pse kualifikimin e kishte siguruar që në xhiron e kaluar.

Skuadra e Thomas Tuchel vazhdon formën mbresëlënëse, duke arritur pesë fitore nga po aq ndeshje.

Anglia e nisi ndeshjen fuqishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e 28-të, kur Bukayo Saka reagoi më së miri në zonë pas një topi të kthyer, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm dhe duke e bërë rezultatin 1-0.

Të dy trajnerët nisën menjëherë me zëvendësime në pjesën e dytë, ndërsa Anglia rriti ritmin edhe më shumë. Në minutën e 64-t, Marcus Rashford u zëvendësua nga Eberechi Eze — një lëvizje që do të rezultonte vendimtare.

Fillimisht, Eze shpërdoroi një rast të artë në minutën e 87-të, kur goditja e tij nga afërsia u përplas në traversë. Por vetëm pak sekonda më vonë, ylli i Crystal Palace u shpagua.

Ai depërtoi në zonë dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin dhe vulosur triumfin 2-0.

Me këtë fitore, Anglia konfirmon formën dominuese në grup, me 21 pikë, ndërsa Shqipëria e ka siguruar vendin e dytë me 14 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌
❌