Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion për një vend në Kupat e Europës. Por, edhe pse anësori i djathtë është një titullar fiks në Superligën turke dhe dhuron paraqitje shumë të mira, ai vazhdon të injorohet nga Silvinho
Dhe Kurtulan, i cili rreshtohet si anësor i djathtë, një pozicion ku Shqipëria ka vazhdimisht probleme, ka lënë shenjë sot me një gol në ndeshjen ndaj Samsunspor.
Pas një asisti nga e majta të Huan Santos, ai u zhyt në zonë duke devijuar topin për ta çuar në rrjetë si një bomber i mirëfilltë, duke i dhënë avantazhin ekipin të tij në këtë duel (SHIH VIDEON E GOLIT).
Arda Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve tre vite më parë, shkruan Albeu.com.
Lidhja me Shqipërinë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. Pas ofertes se bere, sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, ndersa ai tani është i pajisur me pasaportë shqiptare.
TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Fillimisht Kombëtarja shqiptare duhet të shkojë në Botëror, pastaj të bëjë llogaritë dhe të analizojë kundërshtarët. Por formula e FIFA-s na kushtëzon që për momentin të flasim në mënyrë hipotetike.
Shqipëria duhet të sigurojë biletën për eventin madhor të vitit 2026 nga “Play Off”-i, ku do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale më 26 mars në Varshavë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi–Ukrainë.
Në rast se kuqezinjtë ia dalin, atëherë do të duhet të vendosen në grupin F të Botërorit me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Pikërisht me këta të fundit do të ishte ndeshja e parë në grup, më 14 qershor. Orari dhe stadiumi ende nuk janë vendosur, edhe pse në fakt dy janë opsionet për duelin e parë: “The Jones Stadium” në Arlington, Teksas, dhe stadiumi “BBVA” në Guadalupe, që konsiderohet si impianti më i mirë në Meksikë.
Sfida e dytë kundër Holandës do të luhet sërish ose në Guadalupe, ose në NRG Stadium në Hjuston, më 20 qershor. Dueli i fundit në grup do të jetë më 25 qershor kundër Japonisë, në Harrouhid Stadium në Kansas ose në Teksas.
Pra, 4 janë stadiumet hipotetike ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet, të cilët do të përcaktohen këtë të shtunë së bashku me oraret zyrtare.
Kujtojmë se nga çdo grup kualifikohen për në fazën e ardhshme të Botërorit 2 skuadrat e para dhe 8 të tretat më të mira. Eventi do të nisë me sfidën Meksikë–Afrikë e Jugut më 11 qershor. /Klan
Nga Gazeta Si – Shqipëria dhe Kosova janë 2 ndër 6 skuadrat që do të kalojnë nëpërmjet fazës Playoff për të mbërritur në Kupën e Botës 2026.
Në shortin e hedhur në Washington, kuqezinjtë e Sylvinho-s mësuan se do të jenë pjesë e Grupit F. Në rast se kombëtarja shqiptare kualifikohet në “play off”, do të luajë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojë fazën e grupeve, në ndeshjen e parë do të përballen me Tunizinë. Një fillim i fortë, mund të jetë çelësi për një përparim të mundshëm në turne.
Por për këtë, fillimisht ekipi i Silvinjos duhet të eliminojë Poloninë dhe më pas të triumfojnë në finalen me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.
E njëjta gjë vlen edhe për dardanët e drejtuar nga Franco Foda. Kosova do të jetë në Grupin D dhe në rast kualifikimi do të luajë me SHBA-të, Australinë dhe Paraguajin.
Por në ndeshjet e pranverës që vjen, duhet t’i shpëtojë “ferrit” që kalon nëpërmjet Sllovakisë dhe fitueses së çiftit Turqi-Rumani.
Ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it, do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve F dhe D.
Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot (të mërkurën) në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, e prekur dhe penalizuar rëndë pas këtij incidenti. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit […]
Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org. Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe…
Nga Gazeta Si – Nuk mund të mungonte një prononcim nga Presidenti Armand Duka për shortin që na vendosi përballë Polonisë në gjysmëfinalen e Playoff drejt Botërorit amerikan.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se – “është shumë i lumtur që Kombëtarja ishte pjesë e play-off-it” dhe shtoi se – “të gjitha ekipet janë të forta”. Presidenti Duka nënvizoi faktin se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë. “Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka të papritura dhe emocione. Unë shpresoj që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive” – përfundoi Presidenti, komentin e tij.
Pas kreut Duka, foli edhe Traineri Sylvinho. “E kemi merituar që të jemi këtu. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim nga ‘Nations League’, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore”. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta” – e mbylli prononcimin e tij traineri i kuqezinjve.
Nga Gazeta ‘Si’- Ylli i Premier League, Armando Broja, u detyrua të largohej i përlotur nga fusha gjatë ndeshjes së Anglisë me Shqipërinë.
Sulmuesi i Burnley ka pasur një karrierë të shënuar nga lëndimet që e kanë bërë të vështirë përparimin te ish-klubi i tij, Chelsea.
Futbollisti i Shqipërisë, i lindur në Slough, e nisi nga stoli ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Anglisë.
Sulmuesi 24-vjeçar u fut në fushë vetëm në minutën e 75-të.
Por vetëm 10 minuta më vonë, ai pësoi atë që dukej të ishte një dëmtim i dhimbshëm në këmbë teksa driblonte.
Lojtari mori trajtim në fushë, përpara se të dilte me barelë, i përlotur.
Broja ka një histori me lëndime në gju, përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior që e la jashtë për pjesën më të madhe të vitit 2023, teksa ishte në Chelsea.
Kjo goditje e fundit pati qartë një efekt të thellë tek ai, dhe reagimi nga historia e lëndimeve të tij i ka bërë disa tifozë të pyesin nëse ky është fundi i karrierës së tij në Premier League. Një tifoz shkoi në X: “Broja kishte shumë potencial, por mendoj se ky është fundi për të. Shumë i trishtuar.”
Një tjetër shtoi: “Sa herë që Broja lëndohet, mendoj se ndiej edhe dhimbje në këtë pikë. Djali është shumë i pafat.”
Në fund Anglia fitoi 2-0 për të kryesuar grupin me një rekord të përsosur dhe duke u bërë e para që nuk pësoi asnjë gol.
Nuk ishte shfaqja e parë e emocioneve nga ylli shqiptar gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi kishte shkaktuar shqetësim te tifozët pasi u pa duke shpërthyer në lot pas fitores së Shqipërisë ndaj Andorrës të enjten.
Broja kaloi nëpër radhët e të rinjve në Chelsea, duke bërë debutimin e tij si senior si 18-vjeçar kundër Evertonit në vitin 2020.
Ai tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Premier League kur pati një periudhë të suksesshme huazimi me Southampton në sezonin 2021/22.
Broja u lavdërua për këmbët e tij të shpejta pavarësisht madhësisë së tij, duke qenë 1.88 m i gjatë.
Por një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar anterior do ta pengonte progresin e tij pas kthimit te Chelsea, përpara se dy huazime të pafrytshme te Fulham dhe Everton të qetësonin entuziazmin rreth tij.
Ai ka humbur mbi 30 ndeshje për shkak të lëndimit vetëm që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Broja u largua përgjithmonë nga Chelsea në gusht për t’u bashkuar me Burnleyn e sapongjitur në Premier League, por ende nuk ka shënuar në 5 paraqitjet e tij në Premier League nga stoli këtë sezon.//The Sun
Shqipëria mbylli eliminatoret e Botërorit në vendin e dytë, duke siguruar kështu “Play Off”. Veç ndeshjes në fushën e blertë, kishte edhe shumë momente interesante në tribunë dhe jashtë stadiumit.
– Të gjitha rrugët rreth e qark stadiumit ishim të bllokuara, duke lënë vetëm 2 hyrje për në stadium ku bëhej filtrimi i parë.
– Bie në sy qetësi dhe “fair play” jashtë stadiumit. Të shumta janë grupimet ky të dyja tifozeritë shoqërohen së bashku.
– Para fillimit të takimit, mbahet një ceremoni falënderimi për Amir Abrashin i cili merr një çmim nderi nga Armand Duka. Pas kësaj, Abrashi ecën rreth e qark fushës duke përshëndetur tifozët.
– Vërshëllima dhe ngacmime nga tifozët shqiptarë për lojtarët e Anglisë që ishin në nxehmje pranë tribunës së tyre.
– Thirrja të shumta “UÇK, UÇK”, teksa herë pas here shfaqen edhe në tribuna flamujt.
– Anglezët kishin mbushur thuajse plot tribunën e dedikuar për ta. Shpesh herë ishin të zhurmshëm duke kënduar këngët e tyre.
– Nuk mungonin në tribuna tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli. Interesant fakti se prindërit shpesh flisnin shqip, ndërsa fëmijët flisnin anglisht, ndërkohë që kishin veshur fanella të Anglisë dhe shall të Shqipërisë, ose e anasjella. /panorama sport
Nga Gazeta Si – E nisi nga stoli por nuk arriti ta përfundonte. Armando Broja pësoi dëmtimin e rradhës ndaj Anglisë.
Sulmuesi kuqezi dhe lojtari i Burnley-t në Premier League pësoi dëmtimin e rradhës që përkeqëson akoma më shumë karrierën e tij.
Kavilja e tradhëtoi në ndeshjen që ai mund të ndihmonte më shumë me freskinë e nisjes nga stoli.
Një makth për Brojën që jo shumë larg nga sot la pas dëmtime të rënda që kanë përcaktuar karrierën e tij.
Për shkak të tyre, ai tashmë është tek Burnley pasi Chelsea nuk i besoi më. Dëmtime që nuk e lejuan të përsëriste sezonin e Vitese-s në Holandë apo dhe Southampton në Premier League.
Aventurat te Fulham dhe Everton nuk ishin pozitive dhe Burnley shihej si mundësia e fundit për rilindjen e një talenti që pas dëmtimit të sotëm, mund të ketë më pak shanse të vërteta për tu rikthyer i fortë si më parë.
Ekzaminimet e hollësishme mjekësore do të tregojnë gjatë javës, nivelin e këtij dëmtimi.
Sulmuesi i kombëtares Armando Borja ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili e ka detyruar atë të lërë fushën e lojës. Broja u fut në lojë në minutën e 75-të ku zëvëndësoi Bajramin. Teksa i dha shpresë skuadrës me dy shpërthime në sulm, fundi për të do të ishte i keq. Në minutën e […]
Nga Gazeta Si – Edhe Thomas Tuchel foli për kuqezinjtë pas sfidës së zhvilluar në Tiranë. Traineri gjerman i ishullorëve vlerësoi progresin e bëra nga Shqipëria, në futboll, infrastrukturë dhe kualitete që mund të na dërgojnë në Botërorin e ardhshëm.
Thomas Tuchel – “E kishim parashikuar që nuk do të ishte e thjeshtë. Përkundrazi ishte një ndeshje e vështirë. Shqipëria është një skuadër e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga të cilët ia shënuam ne. Ka stadium modern, skuadër kualitative dhe trajner shumë të mirë. Ka bërë progres dhe ka mundësi për të bërë më mirë. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës”.
Nga Gazeta Si – Lojtarët e Shqipërisë dhe traineri Sylvinho folën për mediat pas mbylljes së fushatës eleminatore në grupin K.
Ata e vunë theksin te keqardhja për mungesën e golit në rastet e paraqitura dhe vlerësuan klasin e miqve pas minutës së 70-të.
Sylvinho E përgëzova Tuchel, një trainer i madh. Më pëlqejnë skuadrat e tij. Ai ka lojtarë shumë të fortë në dispozicion dhe ata përgatiten për ½ finalen dhe Finalen e Botërorit, ndërsa ne për të luajtur në Playoff. Por unë jam krenar për lojtarët e mi sepse për 70 minuta ishim jo të barabartë por të organizuar mirë. Komplimente Anglisë dhe kompliemte skuadrës sonë për atë çka dhamë sot. Ishte kënaqësi ta kisha Gjasulën lojtar. Ai e di si punojmë, organizohemi dhe si lexohet gjithcka në fushë. Kemi lojtarë që sakrifikojnë dhe në fund jemi këtu për të ëndërruar në Playoff. Sa i përket Gjasulës më kujtohet ndeshja ndaj Kroacisë ku ai bëri gjithcka dhe merita ishte e tij. E zgjodhëm Uzunin pasi është një lojtar dinamik dhe përballë dy shtatlartëve ai do të na krijonte hapësira. Uzuni e bëri këtë në disa momente shumë mirë, por kundërshtarët ishin shumë të fortë dhe Uzuni bëri një ndeshje shumë të mirë. Uzuni dhe Laci bënë mirë në linjën e parë, përfshi edhe Bajramin. Më pas linja e dytë u përshtat shumë mirë. Tuchel më pas bëri ndryshime për të gjetur hapësira. Ai e la taktikën pas dore dhe luajti me të gjitha mënyrat përfshi edhe vendosjen e Stones në mesfushë.
– Ardian Ismajli E rëndësishme që e përmbyllën me realizimin e objektivit Playoff. Sot luajtëm për 70’ por më pas ata treguan pse janë kampionë. Kjo e sotmja do të na shërbejë për ndeshjet e Marsit kur shpresoj të jemi të gjithë në formë të mirë fizike. Dhe ashtu si tifozët na kanë bërë krenaë kudo në Botë, edhe ne t’ua shpërblejmë. Këto muajt e fundit lashë pas dy dëmtime por më në fund jamë rikthyer dhe sin ë stol apo dhe në fushë jam gati të jap gjithcka. Te goli i parë, presioni ishte i lartë, por për faullin nuk ishte i tillë pasi edhe arbitri na konfirmoi që Kane preku topin i pari. Luajti pak në Kombëtare por Gjasula është një djalë fantastik dhe për ne është njësoj si një Kapiten edhe jashtë fushës. I uroj të ketë suksese dhe shumë shpejt të jetë një trainer i suksesshëm.
Arbër Hoxha Besoj që bëmë një ndeshje të mirë të gjithë. U përpoqa ti vija në vështirësi por në fund nuk shënuam dhe kjo na dhëmb. Kane shënoi shumë vonë duke treguar klasin e tij. Tek rasti im ishte një vrapim i gjatë nga zona në zonë por kundërshtari më prishi ekuilibrin pas një pasimi perfekt të Asllanit. Më vjen keq që nuk shënova. Të gjithë sulmuesit bëjnë të njëjtën ndeshje por Uzuni e ndjek mirë hapësirën dhe ushtron presion tek mbrojtja. Ka kualitet dhe është një lojtar shumë i mirë. Pavarësisht kundërshtarit ndaj të cilit luaj unë e kërkoj duelin një për një pasi për pozicionin tim pritet që të bëjë diferencën në krah dhe të krijoj raste për shkët e skuadrës. Shpresoj të shënoj në Mars.
– Qazim Laçi Besoj se nga minuta e parë taktikisht u paraqitëm shumë mirë. Edhe kundërsulmi funksionoi. Për 70 minuta patëm rastet tona që fatkeqësisht nuk i kthyem në gol. Pas golit të parë të Anglisë ishte më e vështirë. Kishim punuar per goditjet nga kendi pasi i njihnim cilësitë e tyre në ajër, por fatkeqësisht pas gabimit në golin e parë nuk ishim në gjëndje ta kthenim. Tek dueli me portierin besoj se ishte 50/50 në prekjen e topit dhe këmbës sime. Nuk ishte e thjeshtë por unë me Myrton dhe dy lojtarët e krahut duhej të ishim më agresiv. Ne sa herë kishim topin u përpoqëm ta bënim dicka të tillë. Por goli na paralizoi disi.
Thomas Strakosha Jemi në Playoff, kemi treguar tërë sezonit që e meritojmë. Kemi gabuar duke lënë pikë por kemi mësuar prej tyre. Kemi një gjysëmfinale të cilën shpresoj ta fitoj që të luajmë më pas në Finalen e shtëpisë. Nuk e prisja të shkonim në Playoff për shkak të grupit. Me Anglinë e dija që do të ishte e vështirë. Por nga ndeshja e parë deri në të fundit treguam rritje. Tani kemi disa muaj pushim dhe shpresoj të mos gabojmë. Kemi eksperiencën dhe një gërshetim pozitiv për një ekip Kombëtar. Njerëzit presin shumë nga ne dhe shpresoj që në Mars të kemi një short disi me fat dhe të justifikojmë pritshmëritë. Dua që të luajmë në shtëpi pasi këtu kemi karakter dhe kundërshtarët na kanë frikë.
– Ylber Ramadani Kjo mbrëmje na motivon pasi për 70 minuta nuk kishte diferenca në fushë. Edhe ne luajmë në kampionate të forta por e dinim që ata do të na e vështirësonin në mesfushë. Mbrëmje që na motivon për muajin Mars pasi e dimë që atje do të kemi rivalë të fortë. Unë them gjithmonë që nuk ka rëndësi kush luan pasi këtu jemi në Kombëtare dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të kishim këtë grup lojtarësh. Me Asllanin njihemi që nga periudha e Evropianit dhe e dimë vendosjen dhe kuptohemi mirë në fushë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë pasi ne po dublonim gjithçka dhe kuptuam manovrën që bënë me Stones dhe Bellingham për të nxjerrë Rice në hapësira të lira.
Kristian Asllani Ndeshje shumë e vështirë, e dinim që do vinin për këtë ndeshje. U mbrojtëm mirë por pësuam gol nga goditja e këndit. Besoj se ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, la shpirtin në fushë dhe jemi të lumtur për vendin e dytë. Na vjen keq se çdo lojtar do ta fitojë ndeshjen, por Anglia është një ekip që luan për të fitouar Botërorin. Në fund jemi të lumtur që kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe jam i lumtur për të gjithë ekipin. E kishim parë në video se Anglia bën një presion, sa humb topin bën presing.
Po luhet pjesa e dytë mes Kombëtares Shqiptare kundër Anglisë, sfidë e cila luhet në stadiumin ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Himni kombëtar i të dy skuadrave ka emocionuar tifozët në stadium, të cilët kanë ‘elektrizuar’ atmosferën në momentin që është kënduar. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, 60′
Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase ‘u thye’ në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol…
Nga Gazeta Si – Dy gola që përsërisin suksesin në “Wembley” konfirmuan forcën e Tre Luanëve në “Arenën Kombëtare”.
Një gabim i kuqezinjve dhe një krosim i Marcus Rashford i mjaftuan Harry Kane për të zbritur kuqezinjtë me këmbë në Tokë.
Arbër Hoxha kishte mundësinë më të mirë për Shqipërinë në 51’ por Dan Burne ja bëri të vështirë konluzionin që përfundoi në duart e portierit Henderson.
Klasifikimi në përfundim të Gr. K
Ardhja e Saka nga stoli tregoi se anglezët nuk do mjaftoheshin me barazimin 0-0 dhe londinezi u shfaq menjëherë përpara Strakoshës por diagonalja e tij ishte lehtësisht e kontrollueshme për Strakoshën.
Atë cka nuk e bëri ai e realizoi në dy raste shënuesi më i mire i Tre Luanëve që mbërriti në kuotën e 78 golave në 112 ndeshje.
Shqipëria e filloi dhe e mbylli këtë fushatë me Anglinë që i shkatoi dy humbjet e vetme me të njëjtin rezultat për 14 pikë në përfundim të 8 ndeshjeve (4F, 2B, 2H).
Tre Luanët e mbyllën fushatën me 8 fitore për 24 pikë. 22 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Anglezët festojnë fitoret në Tiranë
Marcus Rashford kroson, Harry Kane dyfishon me golin e 78 personal me Kombëtaren (112 ndeshje) duke i rritur shifrat në 0-2 dhe lënë pas Pele që shënoi 77 gola në 92 ndeshje me Brazilin.
Harry Kane feston golin e 2-të në “Arenën Kombëtare”
Lojtari kryesor i miqve konfirmoi nuhatjen përpara portës duke i shpëtuar mbrojtjes dhe shrytëzuar Topin e kthyer gabimisht në zonë nga kuqezinjtë.
Devijim i saktë përpara duarve të Strakoshës që nëse ndali Saka minuta më parë, këtë herë u gjend i papërgatitur për të larguar Topin fillimisht dhe ndalur Kane më pas.
…
Shqipëria dhe Anglia u kthyen pas pushimit në “Arenën Kombëtare” për pjesën e dytë. Rezultati vazhdon të jetë ende 0-0.
Strakosha ndal Bowen në pjesën e 1-rë
Tre raste dhe dy gjuajtje në portë për Anglinë në fundin e një pjese të parë që u mbyll në shifra të bardha.
Avantazh në goditjet nga këndi, 4-3 ndërsa Shqipëria provoi vetëm një herë me Hysajn gjuajtja e të cilit (në hyrje të zonës) përfundoi mbi traun.
Kuqezinjtë ja dolën të neutralizojnë Jude Bellingham i cili nuk e konkretizoi epërsinë territoriale dhe dominimin në kontrollin e topit.
Mesfushori i Real Madrid nuk ishte asnjëherë në gjëndje të hapte lojën rrezikshëm.
Individuale rastet e Tre Luanëve që me Bowen fillimisht dhe Quansah pas tij gjetën në vendin e duhur dhe kohën e duhur portierin Strakosha.
Ka filluar në “Arenën Kombëtare”, sfida mes kuqezinjve dhe Tre Luanëve, e fundit në Gr. K.
Skuadrat kryesojnë në dy vendet e para me 22 pikë Anglia dhe 15 Shqipëria.
…
Sylvinho dhe Tuchel shpallën pak më parë formacionet për sfidën e fundit në Gr. K.
Të dy trainerët kanë zgjedhur të rrjeshtojnë skuadrat në skemën 4-3-3.
Sylvinho ka lënë Brojën në stol, ndërsa Tuchel e aktivizon Kapitenin Kane.
Dy skuadra të çliruara nga presioni i objektivave do të zbresin në më pak se 3 orë në “Arenën Kombëtare”.
Kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve rradhazi (për të parën herë nën drejtimin e Sylvinho-s) ku pësuan dy gola në miqësoren ndaj Jordanisë.
E njëjta situatë edhe për “3 Luanët” që e kanë ruajtur portën të paprekur.
Kjo do të jetë ndeshja e 8 mes tyre pas 7 fitoreve të ishullorëve, 3 nga të cilat në eleminatoret për Kupën e Botës.
Nga Gazeta Si – Dy skuadra që arritën objektivin e fazës së grupeve, do të përballen në orën 18:00 mes tyre në kryeqytet.
Vendasit në Playoff, ndërsa miqtë të kualifikuar direkt në fazën Finale.
Statistikat kryesore • Anglia provon të mbyllë eleminatoret me fitoren e rradhës dhe Opta I jep 68.1% shanse për këtë. • Shqipëria ka humbur 7 ndeshjet e luajtura ndaj Anglisë, të gjitha në eleminatoret e Kupës së Botës. • Anglia e ka ruajtur portën e paprekur në 9 ndeshje e fundit zyrtare, duke i fituar ato.
Anglia e ka siguruar vendin në Kupën e Botës por Thomas Tuchel nuk do të lejojë që skuadra e tij të ulë ritmin në eleminatoren e fundit ndaj Shqipërisë.
“Tre Luanët” kanë qenë perfektë deri tani, duke fituar të 7 ndeshjet e tyre në Grupin K, dhe kanë mundësi ta mbyllin fushatën kualifikuese pa asnjë humbje.
Shqipëria ka shënuar më shumë se një gol vetëm në një ndeshje – fitoren 3-0 në shtëpi kundër Andorrës – ndërsa Rey Manaj është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve me 3 gola.
Në total, ishullorët kanë realizuar 7 gola nga 71 goditje (7.0 gola të pritshëm).
Megjithatë, në përballjen e fundit me Anglinë, Shqipëria pati vetëm tre goditje drejt portës, diçka që duhet ta përmirësojë nëse dëshiron të shkaktojë surprizën.
Në fakt, Shqipëria nuk ka pësuar gol në kualifikueset e luajtura në shtëpi (Europian/Botëror) për 8 ndeshje rradhazi, që prej humbjes 1-0 kundër Polonisë në Tetor 2021.
Në këto 8 ndeshje, ka pësuar 70 goditje (17 në kuadrat) me një pritshmëri prej 4.61 pa pësuar asnjë gol.
Shqipëri vs Angli: Ballë për Ballë Anglia fitoi përballjen e fundit, 2-0 në Mars të këtij viti. Shqipëria i ka humbur 7 ndeshjet e luajtura kundër Anglisë, të gjitha eleminatore për Kupës së Botës.
Kuqezinjtë kanë pësuar të paktën dy gola në çdo humbje dhe kanë shënuar vetëm një herë –Altin Rraklli në humbjen 3-1 të Marsit 2001.
“Tre Luanët” kanë luajtur më shumë ndeshje vetëm kundër Luksemburgut (9), Andorrës (8) dhe San Marinos (8) duke ruajtur 100%, përqindjen e fitoreve, krahasuar me sfidat ndaj Shqipërisë (7).
Anglia i fitoi 7 ndeshjet e para në eleminatoret e Kupës së Botës dhe skuadra e Tuchel do të provojë ta mbyllë grupin me një rekord 100%.
Ishullorët shihen triumfues në 68.1% të 10,000 simulimeve, ndërsa barazojnë në 17.5% të tyre.
Ndërkohë Shqipëria ka 14.4% të shanseve për të fituar.
Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.
Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.
Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.
Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.