Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut

By: V K
11 December 2025 at 14:53

Këtë të enjte, është hedhur në Apelin e GJKKO është hedhur shorti në lidhje me ankimimin e ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Erald Elezin e Gentian Gjylin, të cilët kundërshtojnë vendimin e GJKKO për masat e dhëna.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Kujtojmë se GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Elezin dhe Gjylin i la në ‘arrest shtëpie’.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

The post U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Shorti i Botërorit në Washington, presidenti Trump merr “Çmimin e Paqes FIFA”

By: armand
5 December 2025 at 18:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shoqëruar ngas bashkëshortja e tij Melania Trump morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të Botërorit 2026. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nderua me “Çmimin e Paqes 2025” nga kreu i FIFA, Gianni Infantino. Pos një trofeu, Trump i është ndarë edhe një […]

The post Shorti i Botërorit në Washington, presidenti Trump merr “Çmimin e Paqes FIFA” appeared first on BoldNews.al.

Kompletohet shorti i Botërorit 2026/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët nëse kualifikohen

5 December 2025 at 19:00

WASHINGTON- Ka përfunduar hedhja e shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori.

Kombëtaret mësuan grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut.

Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Ceremonia u zhvillua në Washington dhe tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave nga e gjithë bota.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dyja Kombëtaret synojnë kualifikimin, pas ndeshjeve të “Play Off”, që luhen në mars.

Në rast suksesi, kuqezinjtë në Botëror do përballen me Holandën, Tunizinë dhe Japoninë, kurse “Dardanët” do luajnë kundër SHBA, Australisë dhe Paraguait.

Ky Botëror shënon një etapë historike, me më shumë ekipe, më shumë ndeshje dhe rivalitete të reja, duke e bërë garën më të madhe dhe më konkurruese ndonjëherë në historinë e futbollit.

Ndeshja hapëse e Botërorit 2026 do të jetë përballja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila luhet më 11 qershor në Mexico City. Finalja e madhe e Botërorit kurorëzohet më 19 korrik 2026 (Stadiumi MetLife, New Jersey)/

Grupet e kompeticionit:

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana/abcnews.al

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues (EMRAT)

By: V K
3 December 2025 at 10:53

Ilri Panda, do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh në Presidencë, Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.

Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese:

1. Marsida Xhaferllari

2. Fjona Papajorgji

3. Sonila Bejtja

4. Sander Beci

5. Ilir Toska

6. Gent Ibrahimi

7. Marjana Semini

8. Asim Vokshi

Kandidatët nga Gjykata e Lartë:

1-Sokol Sadushi

2-Ilir Panda

3-Ervin Pupe

4-Sander Simoni

5-Sokol Binaj

6-Albana Boksi

7-Medi Bici

8-Artur Kalaja

9-Arbena Ahmeti

10-Gentian Media

11-Valbon Çekrezi

12-Sokol Ngresi

13-Margarita Buhali

14-Enton Dhimitri

15-Enkelejda Metalia

16-Vojsava Kola

Nga Prokuroria e Përgjithshme:

1-Alfred Progonati

2-Alma Muça

3-Anila Leka

4-Arqilea Koça

5-Bujar Sheshi

6-Hysen Keta

7-Isa Jata

8-Kostaq Beluri

9-Olsian Çela

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.

The post Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Anëtarët e rinj të KED/ Hidhet shorti në Presidencë. Ilir Panda zgjidhet kryetar

By: Rovena
3 December 2025 at 10:50

Hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e KED nga Gjykata Kushtetuese: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Gent Ibrahimi anëtar zëvendësues nga Kushtetuesja

Anëtarët e KED nga Gjykata e Lartë: Ilir Panda, kryetar dhe anëtar, Valbon Çekrezi, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë

Anëtar i KED, nga Prokuroria e Përgjithshme: Alfred Progonati. Anila Leka, anëtar zëvendësues

Anëtarë të KED nga Gjykatat e Apelit: Ornela Naqellari, Ilirjana Olldashi. Selvie Gjoçaj, anëtar zëvendësues

Anëtarë të KED nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm: Altin Binaj, Afërdita Ndoji. Arben Qosja, anëtar zëvendësues

Anëtarë të KED nga Gjykatat Administrative: Klodiana Veizi. Bezart Kackini, anëtar zëvendësue

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi parashikohet në nenin 149/d të Kushtetutës dhe në mënyrë më të hollësishme në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik.

Gjithashtu, zgjidhen me short si anëtarë zëvendësues për nivelin përkatës, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një gjyqtar nga gjykatat e apeleve, një prokuror nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik./abcnews.al

Shorti i Botërorit më 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon e Shqipërisë në rast kualifikimi

25 November 2025 at 19:01

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ FIFA ka zyrtarizuar procedurat e shortit të Botërorit që do të hidhet më 5 dhjetor. Në rast kualifikimi, Shqipëria do të pozicionohet në vazon e katërt, pasi të gjitha ekipet që vijnë nga faza Play Off do të renditen në këtë vazo.

Në të njëjtën vazo do të jetë edhe Italia, që synon Botërorin përmes Play Off-it. Ndërkohë, vendet pritëse Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në vazon e parë.

Shqipëria duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off dhe më pas fituesen e çiftit Suedi–Ukrainë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

/gj.m/r.e/

The post Shorti i Botërorit më 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon e Shqipërisë në rast kualifikimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Shqipërisë që vendosën goglat për “Play-Off” (VIDEO)

By: V K
20 November 2025 at 13:49

Kombëtarja shqiptare dhe Kosova, mësojnë kundërshtarët për në fazën e “play off” të Botërorit 2026.

 

 

Kuqezinjtë dhe “dardanët” janë pjesë e vazos së tretë, ndërsa do të përballen me një ekip nga vazo e dytë.

Pas hedhjes së goglave, u vendos që kundërshtarja e Shqipërisë të jetë Polonia.

 

 

The post HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Shqipërisë që vendosën goglat për “Play-Off” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Irlanda e Veriut, Suedia dhe Maqedonia e Veriut, në vazot e shortit janë fantazmat e së kaluarës së Italisë

By: M C
19 November 2025 at 23:33

Vendi i dytë në kualifikueset e Botërorit 2026 pas Norvegjisë detyron Italinë që të luajë në dy raunde playoffi, një gjysmëfinale ku do të përballet me një skuadër të vazos së katërt dhe një finale ku do të ketë përballë nga nga fitueset në sfidat mes skuadrave të vazos së dytë dhe atyre të tretë.

Duke parë precendentët, te Italia shfaqen në horizont disa rreziqe dhe disa fantazma të së kaluarës si Maqedonia e Veriut, Suedia dhe Irlanda e Veriut. Deri në dështimet në dy botërorët e fundit, hera e vetmë që Italia nuk u kualifikua në shekullin e kaluar ka qenë në vitin 1958. Në atë kohë Italia u desh të luajë kualifikimin për në Botërorin e Suedisë me sfidën ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Ishte 15 janari i 1958 kur Të Kaltrit vizituan Windsor Park për ndeshjen me Irlandezoveriorët me dy rezultate në dispozicion me këta të fundit që fituan këtë ndeshje që kujtohet si disfata e Belfastit

Pas 60 vitesh, Italia ngeli sërish pa Botëror në 2018. Këtë radhë ishte Suedia ajo që i eliminoi Të Kaltrit pas sfidës së dyfishtë të luajtuar në 10 dhe 13 nëntor të 2017. Ishte Italia e Venturës që i nisi kualifkueset me entuziazëm, por pas humbjes 3-0 ndaj Spanjës dhe barazimit në shtëpi ndaj Maqedonisë, skuadra humbi besimin. Në ndeshjen e zhvilluar ne Stockholm, Italia humbi 1-0 pas një gjuajtje të Jakob Johansson që u devijua nga De Rossi dhe nuk mund të pritej. Në San Siro pritej përmbysja, por Italia u limitua me një sëre krosimesh të larta që largoheshin me lehtësi nga suedezët. Emblematik ishte momenti kur De Rossi, në stol këtë radhë, diskutoi me një anëtar të stafit që i kishte thënë të cohej e të bënte nxemjen: ‘Po unë për cfarë të hyj? Duhet të fitojmë, jo të barazojmë’ duke treguar Insignen. Por hyrja e futbollistit të Napolit në atë kohë, nuk shërbeu Italisë për të evituar dështimin.

Por eliminimi më i bujshëm i Italisë ishte ai i 2022 dhe kjo për shkak të nivelit të kundërshtarit. Të Kaltrit e Mancinit ishin kampionët në fuqi të Evropës, por në fazën e grupeve u renditën pas Zvicrës për shkak të dy penalltive të humbura nga Jorginho në ndeshjet direkte. Kështu Italia shkoi në playoff që kishte të njëjtën formulë me atë që do të jetë në mars. Në rrugën e Të Kaltërve u shfaq Maqedonia e Veriut dhe më pas do të ishte Turqia ose Portugalia. Por Italia as nuk e arriti finalen. Në 24 mars të 2022, në Palermo, loja e bukur që Italia zhvilloi në Evropian ishte vetëm një kujtim i zbehtë. Të Kaltrit sulmuan, shpërdoruan shumë, por u ndëshkuan nga Trajkovski në minutat shtesë me ish sulmuesin e Palermos që gjuajti nga 20 m duke befasuar Donnarummën me Italinë që bëri një figurë të shëmtuar.

The post Irlanda e Veriut, Suedia dhe Maqedonia e Veriut, në vazot e shortit janë fantazmat e së kaluarës së Italisë appeared first on Albeu.com.

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në “play-off”, ja kur hidhet shorti

By: V K
14 November 2025 at 12:52

Shqipëria po përgatitet për ndeshjet e “playoff”-it të Botërorit 2026: shorti do të përcaktojë vetëm disa nga kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së teknikut Sylvinho.

Pas fitores 1 -0 kundër Andorras, Shqipëria do të jetë për herë të parë në “play off”.

Tani Kombëtarja shikon përpara, duke studiuar rregulloren dhe kundërshtarët e mundshëm. “Playoff”-et do të përfshijnë skuadrat që janë renditur të dyta në grupet e tyre dhe katër ekipet më të mira të Nations League që nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt.

Shqipëria në “Playoff”-et e Botërorit: kundërshtarët e mundshëmDuke qenë se Shqipëria nuk është kokë serie në “playoff”, por momentalisht përfshihet në vazon e tretë shorti do ta vendoste fillimisht përballë një skuadre të dalë nga vazo e dytë. Por cilat përfshihen në këtë kategori?

Aktualisht, asnjë kombëtare nuk është matematikisht e sigurt për pjesëmarrjen në “playoff”, me përjashtim të Skocisë.

Renditja në vazo bëhet në bazë të renditjes FIFA të skuadrave të renditura në vendet e dyta të grupeve të tyre.

Vetëm Vazo e katërt përfshin katër skuadrat më të mira të Nations League që nuk kanë arritur të zënë vendin e parë ose të dytë në grupet kualifikuese për Botëror.

Sipas renditjeve aktuale, Shqipëria mund të përballet në gjysmëfinale me një ndër Republikën Çeke, Hungarinë, Sllovakinë, apo Skocinë.

Në rast kualifikimi për në finale, “Shqipëria” do të ndeshej me një kundërshtar të cfarëdoshëm, pavarësisht vazos në të cilën bënte pjesë në gjysmëfinale.

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia.

Vazo e dytë: Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Skocia.

Vazo e tretë: Maqedonia e Veriut, SHQIPËRIA, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova.

Vazo e katërt: Skuadrat e rikthyera nga Nations League – Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut.

Si funksionojnë “playoff”-et e Botërorit 2026, kush kualifikohet

Për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, gjashtëmbëdhjetë skuadrat që arrijnë në “playoff” nuk do të përballen me një kundërshtar të vetëm, por do të duhet të kalojnë dy raunde.

Mekanizmi parashikon një gjysmëfinale dhe një finale, të dyja me eliminim direkt, dhe ndeshja do të zhvillohet në fushën e skuadrës më mirë të renditur në klasifikimin e FIFA-s.

Shqipëria, aktualisht e 61 në renditjen botërore, është teorikisht jofavorite, por humbja në Palermo e një skuadre si Italia kundër një kundërshtari si Maqedonia e Veriut para Botërorit 2022 tregon se në këto ndeshje ka rëndësi mbi të gjitha momenti: llogaritjet dhe strategjitë tepër ambicioze mund të jenë të rrezikshme.

Me skuadrat më të mira tashmë pranë kualifikimit të drejtpërdrejtë, kuqezinjtë, duke mbyllur grupin në vend të dytë, do të kenë gjasa të jenë në vazon e tretë, duke luajtur kështu ndeshjet e marsit përpara publikut kundërshtar.

Kur luhen “playoff”-et e Botërorit 2026

Pamja e plotë e “playoff”-eve do të përcaktohet përmes shortit, ku do të marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadrat e kualifikuara. I parashikuar në nëntor, menjëherë pas përfundimit të fazës së grupeve, shorti do të përcaktojë çiftet për ndeshjet që do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars.

Për përballjet e kësaj faze do të hidhet një short më date 20 nëntor kur do të përfundojnë të gjitha ndeshjet e fazës eliminatore të grupeve.

Shortet do të hidhen njëra pas tjetrës, me shortin për turneun Play-Off të Kupës së Botës FIFA 2026 që fillon në orën 13:00.

The post Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në “play-off”, ja kur hidhet shorti appeared first on Albeu.com.

Sia në qendër të një beteje ligjore: Ish-bashkëshorti kërkon kujdestarinë e plotë të djalit

By: D Marku
29 October 2025 at 12:30

Këngëtarja e njohur australiane Sia është përfshirë në një përplasje të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Dan Bernad, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre 19-muajsh, Somersault (Summi). Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Bernad kërkon kujdestarinë e plotë të fëmijës, duke pretenduar se artistja “nuk është në gjendje të kujdeset për të” për shkak të problemeve me varësinë.

Në padinë e tij, 47-vjeçari deklaron se Sia është një “rrezik për djalin”, duke përmendur një shtrim dyjavor në spital gjatë shtatorit dhe rezultate pozitive në testet për substanca qetësuese. Ai pretendon gjithashtu se këngëtarja ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë së përbashkët, duke mos i lejuar takimet me djalin.

Nga ana e saj, Sia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe keqdashëse”. Ajo pranon se ka pasur probleme me varësinë “më shumë se 15 vite më parë”, por thekson se prej gjashtë muajsh është “plotësisht e pastër” dhe i nënshtrohet testimeve javore. Këngëtarja shton se ka qenë gjithmonë kujdestarja kryesore e djalit, ndërsa akuzon ish-bashkëshortin se “nuk punon dhe e kalon kohën në festa e jetë nate”.

Ndërkohë, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Bernad në javët në vijim, duke përcaktuar kujdestarinë përfundimtare të vogëlushit Summi.

The post Sia në qendër të një beteje ligjore: Ish-bashkëshorti kërkon kujdestarinë e plotë të djalit appeared first on Albeu.com.

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani me urdhër të Emiliano Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO (EMRI)

By: V K
27 September 2025 at 11:17

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pas një operacioni të finalizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për shtetasin Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 38-vjeç, i cili në vitin 2019 akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, e ngarkuar me gjykimin e një çështjeje kundër një grupi të strukturuar kriminal, ku vetë i ekstraduari ishte i përfshirë.

Ballabani dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Emiliano Shullazit dhe dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares është bërë me urdhër të Shullazit.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për Ballabanin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, parashikuar nga Kodi Penal.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vijojë procedurat përballë drejtësisë shqiptare.

The post Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani me urdhër të Emiliano Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit në koncertin e Coldplay: Ishim…

By: D Marku
9 September 2025 at 15:21

Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë në një moment intim, më në fund ka folur edhe një nga personat më të përfolur në prapaskenë: ish-bashkëshorti i Kristin, Andrew Cabot.

Në një deklaratë për revistën PEOPLE, zëdhënësja e Andrew sqaroi se çifti kishte vendosur të ndahej “privatisht dhe në mënyrë miqësore” disa javë përpara koncertit famëkeq. “Vendimi për divorc ishte marrë dhe ishte në proces përpara asaj mbrëmjeje,” thuhet në deklaratë. Ajo shton se tashmë, me kërkesën për divorc të bërë publike, Andrew shpreson që kjo të mbyllë spekulimet dhe t’i rikthejë privatësinë familjes së tij, të cilën ai gjithmonë e ka vlerësuar.

Kristin, e cila është gruaja e tretë e Andrew Cabot, trashëgimtar i pasurisë “Privateer Rum”, nuk ka reaguar publikisht për deklaratat. Ajo e dorëzoi kërkesën për divorc më 13 gusht në një gjykatë në Portsmouth, New Hampshire.

Edhe pse ndodhej jashtë vendit në kohën kur ndodhi incidenti, konkretisht në Japoni për arsye pune, Andrew nuk i shpëtoi komenteve publike. Ish-bashkëshortja e tij e mëparshme, Julia, e quajti “një idiot sepse vetë e ka kërkuar këtë”.

Me gjithë bujën, Andrew ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe nuk do të bëjë më komente publike.

The post Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit në koncertin e Coldplay: Ishim… appeared first on Albeu.com.

Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

By: V K
7 September 2025 at 12:20

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot, vetëm pak javë pasi u filmua në “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay me ish-CEO-n e Astronomer, Andy Byron.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Kristin ka dorëzuar kërkesën për divorc në Portsmouth, New Hampshire, më 13 gusht.

Skandali shpërtheu pasi momenti i tyre u transmetua në ekranin gjigant gjatë koncertit, pasi Chris Martin paralajmëroi fansat se fytyrat e tyre mund të shfaqeshin aty.

Pamjet treguan Kristin dhe Byron, duke u përqafuar dhe më pas duke u larguar me shpejtësi sapo vunë re kamerat. Kjo ndezi menjëherë spekulime për një lidhje jashtëmartesore.

Ish-bashkëshortja e Andrew Cabot, Julia, i tha Daily Mail se ndarja nuk ishte surprizë. Ajo zbuloi se Andrew i kishte dërguar një mesazh menjëherë pas koncertit, duke i shkruar: “Jeta e saj nuk ka të bëjë me mua” dhe se ata tashmë ishin duke u ndarë.

Julia shtoi:Ai thotë se kjo s’ka të bëjë me të, edhe pse ishin të martuar dhe jetonin bashkë. Por gjëja e vetme që i intereson Andrew është paraja. As Kristin, as Andrew nuk dukeshin të përshtatshëm për martesë”.

Pasuria dhe martesat e mëparshme

Dokumentet e pronës tregojnë se Kristin dhe Andrew kishin blerë së bashku një shtëpi me vlerë 2.2 milionë dollarë në Rye, New Hampshire, në muajin shkurt.

Ky është divorci i dytë për Kristin, e cila më herët ka qenë e martuar me Kenneth Thornby deri në vitin 2022. Për Andrew, CEO i Privateer Rum, kjo do të jetë martesa e tretë e dështuar.

Julia u shpreh gjithashtu se; skandali ishte një lloj “karme” dhe se Andrew, ka qenë më shumë i turpëruar sesa i prekur emocionalisht nga situata.

Nga ana tjetër, Kristin ishte parë pa unazën e martesës që në muajin korrik, duke shtuar thashethemet për probleme martesore përpara se të depozitonte kërkesën për divorc.

Ky divorc ka tërhequr shumë vëmendje mediatike, duke kombinuar intrigën e një skandali publik në një koncert ndërkombëtar me jetën private të një ish-ekzekutive të profilit të lartë dhe bashkëshortit të saj biznesmen.

The post Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron appeared first on Albeu.com.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

3 September 2025 at 10:04

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar në seancën paraprake çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Shorti elektronik i hedhur në GJKKO ka përcaktuar që dosja të shqyrtohet nga gjyqtarja Gjoka, e […]

The post Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit appeared first on BoldNews.al.

UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ UEFA Women’s Europa Cup është kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në historinë e këtij sporti.

Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të këtij aktiviteti, ku dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.

Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.

Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

UEFA Women’s Europa Cup
1 nga 2

The post UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Champions “i vërtetë” merr formë/ Hidhet shorti, finale të parakohshme që në fazën e Ligës

By: xhir jeta
29 August 2025 at 12:54

Champions League merr formë me shortin e hedhur në Monako që përcaktoi përballjet në fazën e ligës të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Menjëherë përballje gjigandësh dhe finale të parakohshme, që mishërojnë idenë e UEFA kur vendosi të ndryshojë kompeticionit në edicionin e dytë me këtë format.

Kështu, tifozët do të kenë mundësi të shohin shumë shpejt sfida të mëdha, siç janë ato mes Barcelonës dhe Bajern Mynih, Real Madrid-Manchester Siti, apo Inter-Liverpul.

Shorti nuk ishte aspak I butë me kampionët në fuqi të Paris SG, që e nisin menjëherë në ngjitje rrugën për mbrojtjen e trofeut, pasi do të përballen me Bajern Mynih, Barcelonën dhe Atalantën, përveçëse me skuadra të tjera si Leverkusen apo Totenhem.

I njëjti diskutim vlen për Real Madrid, që gjen në rrugën e tij Manchester City, Liverpul dhe Juventus.

Sipas formatit të ri të aplikuar për herë të parë edicionin e kaluar, secila skuadër do të luajë tetë ndeshje në fazën e Ligës, katër në shtëpi dhe katër në transfertë.

Në bazë të renditjes përfundimtare, ashtu si në një kampionat, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/16, ekipet nga vendi i 9 deri në vendin e 24 do të luajnë në plej-off, ndërsa ato të renditura mga vendi i 25 deri në vendin e 36 eliminohen menjëherë.

Sipas një formule të parapërcaktuar, duke nisur nga faza e 1/16 nis eliminimi direkt me dy ndeshje vajtje-ardhje. Me të njëjtën formulë do të shkohet deri në finalen me një ndeshje të vetme në program më 30 maj në Budapest. Ndeshjet e para të fazës së Ligës do të luhen nga datat 16-18 shtator.

 

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

By: D Marku
28 August 2025 at 13:58

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah tij, duke i shkruar një dedikim të ngrohtë.

“Urime ditëlindjen Luli, koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur”, ka shkruar ajo.

Shyhrete dhe Luli ndërkaq janë prindër të pesë fëmijëve: tre vajzave dhe dy djemve.

Përmes këtij postimi, këngëtarja ka shfaqur jo vetëm dashurinë për bashkëshortin, por edhe vlerësimin për jetën e tyre të përbashkët dhe momentet e bukura që ndajnë çdo ditë.

Fansat dhe ndjekësit e Shyhretes nuk kanë munguar t’i urojnë çiftit dhe t’i shprehin admirim për marrëdhënien e tyre të ngrohtë, duke e bërë këtë dedikim një nga momentet më të komentuar në rrjetet sociale.

E nga ana tjetër, partneri e ka mbështetur vazhdimisht edhe në karrierën e saj prej dekadash.

The post Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur appeared first on Albeu.com.

Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026

By: armand
30 July 2025 at 17:39

Shorti i Botërorit 2026 në futboll do të zhvillohet më 5 dhjetor në Las Vegas, raportoi transmetuesi ESPN. ESPN shtoi se Las Vegasi ishte vendi i mundshëm për shortin, por burime pranë vendit thanë se nuk do të zhvillohej atje. Në vitin 1994, kur Shtetet e Bashkuara pritën për herë të fundit Kupën e Botës, […]

The post Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026 appeared first on BoldNews.al.

UEFA Conference League, ekipet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në turin e tretë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku ekipet shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND).

Vllaznia ka përballë skuadrën Víkingur Reykjavík në raundin e dytë dhe në rast kualifikimi do të luajë në turin e tretë me ekipin fitues të H. Bóltfelag (FRO) – Brøndby (DEN).

Dinamo City në rast se kalon me sukses Atletic Escaldes, do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Zire (AZE) – Hajduk Split (CRO).

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht.

The post UEFA Conference League, ekipet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në turin e tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

By: armand
21 July 2025 at 15:36

Këtë të hënë është hedhur edhe shorti i turit të 3-të të Conference League. Skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm, nëse avancojnë më tej në këtë kompeticion. Nëse Egnatian kalon pengesën e Dinamos së Minskut, kampionët e Shqipërisë do të përballen me fituesin e Olimpija Ljubjana/Inter Escaldes. Vllaznia, në rast se eleminon Vikingurin, […]

The post Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

❌
❌