Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Dosja e AKSHI, 4 kompani në 9 muaj siguruan tendera në vlerën 57 milionë euro

By: FAKTOJE
23 December 2025 at 17:28

Sebi Alla – Në 206 faqe “esencë hetimi”, Prokuroria e Posaçme, SPAK, përshkroi veprimtarinë e AKSHI-t Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke zbuluar një rrjet të mirëorganizuar kriminal në përvetësimin e qindra milionë eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe policor të vendit.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, si dhe persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në proçedurat e prokurimit, të kryera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërise së lnformacionit (AKSHl), me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rrjedhin nga pagesat, lidhur me kontratat publike të prokuruara”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale SPAK, të cilën Faktoje.al e disponon.

Për Agasin dhe Beqirin janë lëshuar urdhër-arreste për akuzat: “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, por nuk janë ekzekutuar pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit. Në arrest shtëpie janë drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi, ndërsa ka masë ndalim për dalje jashtë vendit për biznesmenët Papa dhe Hoxha, ndërsa pezullim nga detyra dhe ndalim për dalje jashtë vendit për numrin dy të policisë së Tiranës Erjon Ismaili.

Vetëm fillimi…!

Brurime pranë grupit hetimor, thanë për Faktoje se dosja është ende nën hetim dhe aktualisht janë hapur tre fraksione të tjera, duke nisur nga emrat që dyshohet se janë përfshirë në një skemë të rëndë abuzimi me burim Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. 

Janë dhjetëra orë filmime ku diskutohen afera me përfshirjen e personave të ndryshëm si nëpunës të lartë të shtetit, drejtues policie dhe biznesmenë të lidhur edhe me krimin e organizuar, duke kontrolluar të dhëna të ndjeshme të sigurisë në vend. Në një takim të datës 16 mars 2024 mes Karçanajt, Beqirajt dhe Agasit ky i fundit thotë: “Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

Bisedat pa limit etike, ku diskutohen shuma të mëdha se kush do i marrë dhe si do të ndahen, janë në një pjesë të madhe të filmuara (dyshohet nga vetë Agasi). “Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm krijohet bindja mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, e cila, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimit të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre”, thotë prokuroria.

Skema

Fillimisht gjendej “preja”, një shumë e madhe prokurorimi nën logon e AKSHI-t. Më pas, përgatiteshin për të rrëmbyer çdo qindarkë në fondin limit, ndërsa “financuesja” Mirlinda Karçanaj, me paratë e buxhetit të shtetit, qe kthyer në dorë firmëtare për çdo tender në vlera të mëdha të shkonte për kompanitë e biznesmenëve kontroversë, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi. Diskutimet bëheshin në zyrën e Agasit, ku pasi flitej për shuma të mëdha shoqëroheshin me fjalor fyes, tallës dhe jo etik. Çdo gjë e dokumentuar, ku vetë Agasi kishte vendosur pajisje përgjuese video-audio.

Paradoksalisht, numri një i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, drejtoresha më jetëgjatë e qeverisjes Rama, e cila presupozohet se ruan çdo të dhënë digjitale shtetërore, edhe të sigurisë dhe rëndësisë së veçantë, përfundoi në zyrën e Agasit me zë dhe figurë në kamerat përgjuese.

Foto nga dosja

Një ndër të paktët që u bë pengesë, duke ankimuar procedurat tenderuese, biznesmeni Gerond Meçe drejtues i kompanisë ABS”, u mor peng dhe nën kërcënim, shantazh dhe dhunë, detyrohet që brenda pak orësh të tërhiqej nga 20 ankimimet. Pjesë e kërcënimit, sugjerimit dhe shantazhimit dyshohet sipas Prokurorisë Speciale se është edhe numri dy i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, edhe ai një bujtës i rregullt në zyrën e Agasit.

Pengmarrja

Kushdo operator ekonomik që ankohej për skualifikim të padrejtë nga tenderat e AKSHI-t i “hapej luftë” nga treshja Agasi, Beqiri dhe drejtoreshë Karçanaj. “Ndaj operatorevë ekonomik të skualifikuar, të cilët kanë kërkuar të drejtën e tyre nëpërmjet ankimimit zyrtar pranë Autoritetit Kontraktor, por edhe në Komisionin e Prokurimit Publik, është përdorur dhuna, heqja e paligjshme e lirisë për t’i detyruar me forcë që të tërhiqen nga ankimimet, por edhe nga çdo procedurë ku kanë marrë pjesë me qëllim që të sigurohej vazhdueshmëria e kësaj skeme”, thotë SPAK. Provat janë tashmë mjaft të forta me pamje filmike, dëshmi të të marrit peng dhe levizjeve të kryera që në fund shkuan në favor të kërcënuesve.

foto nga dosja
foto nga dosja

Denoncimi

Më 12 gusht 2025, Gerond Meçe, aksioner i vetëm në shoqërinë “ABS” (një kompanie të teknologjisë) u mor peng sapo doli nga banesa në drejtim të automjetit të tij. “Jemi SPAK, ejani me ne”, i thotë një i ri, i cili mbante një jelek me mbishkrimin “BKH” dhe më pas tre të tjerë me jelekë me mbishkrimin “policia” (dyshohet të falsifikuara) e fusin në automjet dhe largohen.

Meçe nuk bën asnjë rezistencë por kupton se personat nuk ishin të policisë apo BKH-së pasi devijuan lëvizjen, duke marrë drejtimin nga Elbasani. Në një banesë të braktisur në fshatin Gracen të Elbasanit, Meçe prangoset dhe nis shantazhi, kërcënimet me armë dhe ultimatum për të tërhequr menjëherë ankimet që kishte bërë ndaj 20 procedurave tenderuese të AKSHI-it dhe në KPP (Komisionin e Prokurimit Publik).

Brenda pak orësh, Meçe udhëzon administratorin e kompanisë të tërhiqte ankimimet, ndërsa pasi sigurohen se gjithçka ishte në rregull dhe se kompania e Meçes e lenë të lirë nën kërcënimin fundor: “Nuk duam probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti..,”, citohet në dosjen e SPAK, sipas deklarimeve të Meçes.

Ku të ankohej?

Po ku mund të ankohej “i marri peng”? Biznesmeni Gerond Meçe kishte aplikuar në 20 prokurorime me kompaninë e tij, por në çdo rast ishte skualifikuar dhe tenderat e AKSHI-t ishin fituar në seri nga kompanitë e Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe të tjerëve pranë tyre.

Meçe nuk kryen denoncim në polici, nisur edhe nga fakti sipas tij se vetë nëndrejtori i Policisë së Tiranës i kishte sugjeruar më parë: “Hiq dorë nga AKSHI”. Po ashtu edhe institucioni tjetër i ankimit administrative KPP rezulton sipas SPAK se ka shkelur procedurat në rastin e ankimimeve të Meçajt dhe gjithashtu ka qenë e gatshme që në një kohë të shpejtë të “pranojë” tërheqjen nga ankimimi, që korrespondon me ditën e pengmarrjes së tij.

“Nga kjo veprimtari rezulton bindshëm se dhe KPP ka nxituar të pranojë ankimimet e OE(shënim: operatorëve ekonomikë) “ABS” të cilat i kanë marrë forcërisht në rrethanat e përshkruara në këtë kërkesë çka do të thotë që kjo kjo ka qenë e koordinuar me veprimet e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në dosjen e SPAK.

Foto nga dosja
Foto nga dosja

57 milionë euro në pak muaj

Prokuroria ka krijuar bindje bazuar në prova (filmime, biseda audio të gërshetuera me dokumente), se kompanitë e Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe bisnesmenëve të tjerë Gezim Hoxha dhe Andis Papa, në një hark kohor prej 9 muajsh kanë siguruar tendera në vlerën 57 milionë euro nga AKSHI, për llogari të disa institucioneve.

Në njërën prej tenderave e cila ka përshkrimin: “Përmirësimi i sistemeve për ndihmën ekonomike” është në vlerën 226,460,451 lekë pa tvsh. Paradoksalisht, një familje me ndihmë ekonomike nuk merr më shumë se 8 mijë lekë në muaj, por për “përmirësim sistemi” janë dhënë mbi 226 milionë lekë të reja. Ndër tenderat e tjerë me “flamur të kuq” cilësohen edhe disa të zhvilluara për institucione të tjera shtetërore, përfshi edhe burgjet.

“Nga analiza e këtyre procedurave të prokurimit, në harmoni dhe me shpjegimet e punonjësve të shoqërisë “EA Solution”, krijohet bindja se këto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, në bashkëpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e të cileve, i kalohen në mënyrë fiktive subjektit “EA Solution”, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi”, thekson prokuroria.

Po ashtu SPAK në gërshëtim të provave arrin në përfundimin se tenderat manipuloheshin për t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis Papës dhe kompania First sh.p.k e Gëzim Hoxhës.

The post Dosja e AKSHI, 4 kompani në 9 muaj siguruan tendera në vlerën 57 milionë euro appeared first on Faktoje.al.

Before yesterdayMain stream

Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit

By: Elva
22 December 2025 at 18:33

Hetimet e SPAK në dosjen AKSHI, përtej ndikimit të grupit kriminal, kanë zbuluar edhe një skemë të transferimit dhe pastrimit të parave. Vetëm në 3 vite, përfshi 2018–2020–2021, plot 10 milion euro i janë kaluar me fatura një distributori çokollatash dhe biskotash. Sipas dosjes, ku i proceduar është edhe biznesmeni Rogers Rryta, rezulton se ai […]

The post Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

By: V K
22 December 2025 at 08:40

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner”, shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin.

Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve.

Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë.

Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal.

Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja.

Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës.

Ramazan Rraja, u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja.

Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre.

Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës.

Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit.

Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më”?–  shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar.

Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër.

Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve, u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur.

Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar.

Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash.

Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej 475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë.

Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër”, shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

The post Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete… appeared first on Albeu.com.

“Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

By: armand
21 December 2025 at 20:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me akuzat për korrupsion që, sipas tij, rëndojnë mbi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij të menjëhershëm si “shpëtimin e vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore e AKSHI-t, Bardhi thekson se ‘kjo dosje […]

The post “Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë! appeared first on BoldNews.al.

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

By: V K
20 December 2025 at 13:11

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar.

Bëhet me dije se vendimi u dha në seancë paraprake, ndërsa të tjerët qe janë ende në kërkim dhe nuk dihet asgjë për ta, konkretisht për Talo Çelën, Ervis Martinaj dhe Marjus apo Suel Çela, çështja për ta do të shqyrtohet e veçuar.

Gjykata ka kërkuar që ministria e drejtësisë, t’i drejtohen me letërporosi autoriteteve belge për të kërkuar ekstradimin e Elio Bitrit.

Në këtë çështje, SPAK ka ngritur akuza si vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe grup i strukturuar kriminal.

The post Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si… appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Mandateve, pa datë dosja 10 mijë faqe e Ballukut

By: FAKTOJE
19 December 2025 at 17:38

Sebi Alla Në një ditë të ngjeshur diskutimesh, debatesh, mbledhjesh dhe takimesh, PS dhe qeveria me forcën e kartonit siguroi kohë të gjatë për të diskutuar fatin e mandatit të Belinda Ballukut, duke rrëzuar kërkesat e opozitës dhe SPAK-ut për një vendimarrje sa më të shpejtë për shkak të dosjes dhe rrezikut të dëmtimit të hetimeve.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do thirret sërish mbledhja, por përfaqësuesit e PS-së kërkojnë një kohë të gjatë për tu njohur me provat e paraqitura nga prokuroria.

Ndërsa diskutimi juridik mbetet i hapur, ai politik ka qenë mjaft i ngjeshur ku e pandehura Balluku është filmuar në momentin e futjes në kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” në tetë raste. Në kërkesën e datës 16 për autorizim për arrestim, (heqje lirie), SPAK thotë se: “…në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit, ministrit, zëvendëskryeministrit”

Provat në rrezik?

Për çështjen Balluku në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, anëtarët e opozitës dhe tre prokurorët e SPAK kanë qenë thuajse në një linjë dhe kjo lidhej me rrezikun e prishjes së provave nga zëvendëskryeministrja Balluaku, apo edhe kërcënimi i dëshmitarëve në procesin e saj. “SPAK këmbëngul se kjo kërkesë është e ngushtme, SPAK thotë se po intimdon vartësit. Tani ajo do marrë dëshmitë e çdo personi dhe ne do i japim 1 muaj derisa t’i intimidojë të gjithë?”, tha Bardhi.

USB-ja me vete

Pesë orët e mbledhjes u mbyllën pa një datë të përcaktuar se kur do të mbidhet sërish Këshilli i Mandateve, ndërsa diskutimet kanë qenë të shumta që në nisje të mbledhjes. Sipas anëtarit të opozitës në këtë komision, Gazmend Bardhi, tre orët e para të diskutimeve ishin debate mbi mënyrën sesi anëtarët e komisionit dhe avokati mbrojtës do të njiheshin me provat. PS fillimisht ka kërkuar që provat të shiheshin aty në sallë, duke refuzuar që tu japeshin palëve me vete.  Pas një diskutimi fillestar mbi mënyrën e marrjes së provave të paraqitura nga SPAK, u vendos që USB-ja tu vihej në dispozicion të gjithë anëtarëve të komisionit dhe avokatit mbrojtës të Ballukut.

Koha

Çështja ku palët u ndanë ishte pikërisht koha që do të merrej vendimi nga Këshilli i Mandateve dhe Rregullores. Përfaqësues të opozitës kërkuan që pavarësisht dosjes voluminoze (10 mijë faqe), anëtarët mund ta shqyrtonin brenda tre ose katër ditësh. Nga ana tjetër Ardian Kalia, avokat i të pandehurës Belinda Balluku, kërkoi tre javë kohë për tu njohur me materialet dhe përgatitej për mbrojtjen e klientes së saj. Kjo kërkesë u kundërshtua nga dy prokurorët që po hetojnë numrin 2 të qeverisë për shkelje të barazisë në 11 tenderë, Dritan Prençi Dorina Bejko, por edhe kreu i ri i saj Klodian Braho.

Nga ana tjetër, PS tejkaloi edhe kërkesën e avokatit mbrojtës të Ballukut, duke kërkuar që mbledhja të mbahej më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Opozita

Në shfrytëzim të hapësirave ligjore dhe rregullores së Kuvendit, pesë anëtarët e opozitës pritet që të kërkojnë mbledhjen në fillim të javës së ardhshme. “Sipas rregullores ka 2 forma se si mblidhet këshilli. Një, e thërret kryetar i Kuvendit. E dyta, 1/2 e anëtarëve të këshillit. 5 anëtarët e opozitës në këshill do thërrasin mbledhjen e këshillit të hënën, maksimumi të martën e fillim javës që vjen, për të mos krijuar asnjë vonesë”, tha Bardhi.

Në referim të rasteve të mëparshme, anëtari i Këshillit të Mandateve, njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se: “…Ahmetaj (shënim: I referohet Arben Ahmetajt), ka pasur 15 mijë faqe dhe i është lënë vetëm 48 orë kohë”.

The post Këshilli i Mandateve, pa datë dosja 10 mijë faqe e Ballukut appeared first on Faktoje.al.

Berisha bën deklaratë të fortë për Ramën dhe Ballukun: SPAK i ka ndarë dosjet, është në radhë… (VIDEO)

By: V K
10 December 2025 at 13:34

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja e Belinda Ballukut është ndarë.

Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.

“Edi Rama ka hallin se është në radhë pas Lubisë. E keni marrë vesh ju se është ndarë dosja në dysh.
Dosja e Lubisë dhe dosja e Ramës. Nuk fle më dosja e Ramës.

Dhe ai tani po bën gjithçka për të përdorur Lubinë si parzmore. Shqiptarët nuk do jenë indiferentë.
Do jenë ata që do imponojnë ligjin dhe drejtësinë.

Po kështu dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit.

Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë.
Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët.

PD dënon me forcën më të madhe dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të gatshëm për protestat më të fuqishme që vendi ka njohur, për t’u ndarë përfundimisht nga kjo bandë që kombi shqiptar nuk e ka pasur kurrë në drejtim që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot”, tha Berisha.

 

The post Berisha bën deklaratë të fortë për Ramën dhe Ballukun: SPAK i ka ndarë dosjet, është në radhë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

DETAJET NGA DOSJA/ “S’i dorëzohemi policisë të gjallë, vetëm Allahut, të vd*kur”/ “Erzeni më tha: “Lutu për ne””

By: D Marku
8 December 2025 at 21:02

“… nuk i dorëzohemi policisë të gjallë, i dorëzohemi vetëm Allahut të vdekur…Allahu Ekber…”. Këta janë fjalët që Julian Cumraku i ka pohuar punojësve të policisë së Pukës, sapo ka konstatuar se banesa e tyre në fshatin Orosh ishte rrethur nga forca të shumta policie.

Pavarësisht bindjes së tyre për të mos u dorëzuar dhe luftuar me forcat RENEA, mbërritja në vendgjarje e Besnik Ukës, vëllait të Erzen Ukës, ka sjellë zbutjen e reagimit të tyre, duke çuar në daljen nga banesa të paarmatosur dhe dorëzuar policisë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se është bërë përpjekje, për të bërë intervistimin e personave nën hetim Erzen Uka dhe Julian Cumtaku, por ata kanë refuzuar për t’u përgjigjur dhe për të firmosur.

Në këto kushte, nuk është përpiluar proces-verbal për pyetjen e personave ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Në pyetje është marë vetëm vëllai i Erzen Ukës, Besnik Uka, i cili ka deklaruar para policisë se:

“…është telefonuar nga i vëllai Erzeni, duke i thënë se janë rrethuar nga policia dhe të lutej për të. Më pas Besniku ka kontaktuar policinë duke pranuar të bëhet pjesë e negocimit për t’u dorëzuar. Pasi ka shkuar në vendngjarje ai ka bërë të mundur që pas disa minutash negocim të bindë për t’u dorëzuar personat…”.

Ajo që nisi si një operacion i zakonshëm i krehjes së zonës me qëllim zbulimin e kultivimit të lëndëve narkotike, përfundoi në rrethimin e një banese të braktisur në fshatin Orosh, ku brenda saj ishin dy persona me prirje të theksuara të Islamit Radikal, Erzen Uka dhe Jylian Cumraku.

Njësia e antiterorit i ka evidentuar edhe më parë të dy personat si individë që bëjnë propagandë për “ISIS” dhe ekspozojnë simbolet e tij, por vetëm njërin prej tyre Erzen Ukën e ka arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Nxitjes, urrejtjes dhe konfliktit fetar”.

Aktualisht ndaj dy personave të mësipërm është rregjistruar në prokurorinë e Shkodrës dosja penale me Nr.1837, për akuzën e “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas dosjes hetimore rezultoi e provuar se:

“…në 24 nëntor 2025, rreth orës 09:00, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin ekultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit në ambiente të hapura dhe ambienteve të mbyllura, në vendin e quajtur fshati Orosh, Njësia Administrative “Qafë-Mali”, është konstatuar një person, fillimisht i paidentifikuar, i cili është larguar sapo ka parë forcat e policisë, duke hyrë në një banesë të braktisur, pronë e Pjetër Cumraku…”.

Nga ana e punonjësve të policisë i është bërë thirrje që të dalë nga banesa, por personi në fjalë ka kundërshtuar duke kërcënuar punonjësit e policisë dhe duke deklaruar se:

“…Nuk i dorëzohem policisë i gjallë, i dorëzohem vetëm Allahut i vdekur…” dhe ka vijuar duke lëshuar thitjet: “…Allahu Ekber…”.

Më tej personi në fjalë është prezantuar si Adem Cumraku dhe ka vijuar me kërcënime ndaj punonjësve të policisë.

Nga ana e punonjësve të policisë është mbajtur në mbikqyrje banesa dhe është kërkuarmbështetje nga forcat speciale “Renea”, duke marrë në konsideratë rrezikshmërinëqë paraqiste personi në fjalë dhe gjendjen e tensionuar të tij. Gjatë negociatave është arritur të identifikohet personi që ndodhej brenda banesës sishtetasi Juljan Cumraku.

Pasi kanë mbërritur forcat speciale “Renea” në vendngjarje dhe janë vendosur në pozicione, kanë rrethuar menjëherë objektin kundodheshin personat e ngujuar dhe u kanë bërë thirrje personave me megafon “…Policia e Shtetit…”, “…Forcat RENEA…”, “…Duhet të dilni dhe të dorëzoheni…”.

Por menjëherë pas këtyre fjalëve nga brenda banesës janë lëshuar disa breshëri automatiku, duke bërë që policia të pozicionohet për sulm.

Ndërkohë gjatë negociatave për t’u dorëzuar është identifikuar personi tjetër, Erzen Uka. Negociatat kanë vijuar deri rreth orës 20:00, moment kur personat e lartpërmendur pas negociatave të zhvilluara edhe me famijarë të tyre të thirrur për t’i bindur që të dorëzohen, kanë pranuar të dorëzohen duke dalë nga banesa.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, e cila ndodhej në ambientet e brendshme të banesës së braktisur të Pjetër Cumrakut, konkretisht në dhomën që ndodhej në anën jug-lindore të katit të parë, në faqen e murit të anës lindore, u konstatuan të varur në mur pesë armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe në qendër të tyre ishte vendosur një flamur me ngjyrë të zezë, me shkronja Arabe, si ai i përdorur nga Organizata Terroriste ISIS.

Konkretisht gjatë këqyrjes sëvendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materialesendet si më poshtë:

Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 88 (tetëdhjetë e tetë) fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit tëparë të banesës

Një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “ZASTAVA CAL6.35”, me një krëhër me 4 fishekë.

Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 89 copë fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit të parë të banesës.

Një armë zjarri automatik (model Sharz),

Një flamur me ngjyre te zezë dhe nderoj Arabe,si ai i Organizatës Terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Ndërkohë u gjetën dhe 5 çanta sportive brenda të cilave u gjetën rroba dhe libra fetarë të titulluar: “44 mënyra për ta përkrahur xhihadin”, “Disa çështje me rëndësi”, “Katër rregullat”, “Dhjetë anuluesit e islamit”, “Rruga e Shëptimit”, “Kurani”, “Mburoja e Muslimanit”.

The post DETAJET NGA DOSJA/ “S’i dorëzohemi policisë të gjallë, vetëm Allahut, të vd*kur”/ “Erzeni më tha: “Lutu për ne”” appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg

By: V K
7 December 2025 at 13:08

18 emigrantë humbën jetën pas mbytjen së një anijeje në jug të Kretës, ndërsa të mbijetuar janë vetëm dy të rinj të moshës 16 dhe 20-vjeç, me kombësi egjiptiane, të cilët po trajtohen në spital.

Autoritetet po përpiqen të transportojnë trupat e 18 emigrantëve që humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në jug të Kretës.

Dy të mbijetuar, 16 dhe 20-vjeç, me kombësi egjiptiane, po trajtohen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme.

Sipas medias greke, për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit, trupat u transportuan me kamion frigorifer në Heraklion, ku filloi procesi i autopsisë.

Ngjarja ndodhi pas qëndrimit të pasagjerëve në det gjatë një nate përpara motit të keq Byron, e cila mund të ketë kontribuar në tragjedinë.

Anija u vu re 36 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës nga një anije turke, që njoftoi menjëherë Rojën Bregdetare Greke.

Roja Bregdetare dërgoi dy anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion Frontex për shpëtimin.

Dy të mbijetuarit u transportuan me ambulancë në spital, ndërsa 17 trupat u transferuan në Spitalin Universitar të Heraklionit për autopsi.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e mbytjes dhe identitetin e viktimave.

The post Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg appeared first on Albeu.com.

“Do një shok 20 bukë në Hollandë”/ Haxhiaj pazare në SKY ECC për shitblerje droge në Roterdam, Spanjë e Athinë: Merri nja 2 gram të ja blej ta provoj

By: M C
28 November 2025 at 19:58

Oficeri i policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj ka pasur komunikime të shumta në SKY ECC me anëtarë të grupit për furnizime me drogë. Në dosje janë përgjime ku diskuton për cilësinë e kokainës, mënyrat e sigurimit të saj, çmimet në tregjet europiane, Hollandë, Spanjë, Roterdam, Barcelona), si dhe vlerat e transportit.

Pjesë nga bisedat:

3. Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

I.Haxhiaj: O boso, ca o kjo me, e bukur duket

I.Haxhiaj: A është i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

CXQD1I : Ne Dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: A jane gje? I ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: Merri dy gram ta provoj.

FM369H: Kam nje cop ne Athine, e do? Ke me cfar e sjell?

I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?

FM369H: Ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.

FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin 1UN9CQ.

1UN9CQ: Do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

I.Haxhiaj: Vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

1UN9CQ: Ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo

1UN9CQ: Po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

The post “Do një shok 20 bukë në Hollandë”/ Haxhiaj pazare në SKY ECC për shitblerje droge në Roterdam, Spanjë e Athinë: Merri nja 2 gram të ja blej ta provoj appeared first on Albeu.com.

Dosja me përgjime të reja/ Si i caktoi Belinda Balluku fituesit e Unazës së Madhe: Shtufin mos ta shoh në vend tjetër, punët i ke me ‘Gim’ thuaji…

By: V K
22 November 2025 at 13:49

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjimet e reja në dosjen e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit në paracaktimin e fituesve të garës së Unazës së Madhe në Tiranë.

Në mesazhe, Balluku urdhëron Evis Berberin të takojë biznesmenin Ilir Shtufi, i cili 4 ditë më pas fiton dhe garën bashkë me dy operatorë të tjerë, emrat e të cilëve i cakton ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.

PËRGJIMET E SPAK PËR BALLUKUN

Në mesazhe, Balluku urdhëron Evis Berberin të takojë biznesmenin Ilir Shtufi, i cili 4 ditë më pas fiton dhe garën bashkë me dy operatorë të tjerë, emrat e të cilëve i cakton ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.  Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.

 PËRGJIMET E SPAK PËR BALLUKUN

 Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:

Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis

Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.

Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.

Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.

Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.

Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.

Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.

Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.

Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).

Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.

Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.

Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.

Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.

The post Dosja me përgjime të reja/ Si i caktoi Belinda Balluku fituesit e Unazës së Madhe: Shtufin mos ta shoh në vend tjetër, punët i ke me ‘Gim’ thuaji… appeared first on Albeu.com.

Përgjimet e SPAK që fundosën Belinda Ballukun: Hape Llogaranë se plasa, si e manipuloi garën ministrja e Infrastrukturës

By: V K
20 November 2025 at 12:49

Këtë të enjte, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, Belinda Balluku, është pezulluar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, Panorama.al ka zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.

Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.

“Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.

Ndërsa, Belinda Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Evis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.

Në komunikime flitet edhe për regjistrimin e kompanisë “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL” në QKB.

“Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.

“Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.

Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.

“Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.

Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.

“Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.

“Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.

Pjesë nga dosja: 

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.

Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.

Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.

Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.

Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.

Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.

Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.

Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.

Në lidhje me këtë komunikim nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendres Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M173232028.

Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.

Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.

Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.

Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.

Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.

Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.

Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.

Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.

Në një pjesë të dosjes hetimore që po shqyrton SPAK, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe bashkëpunëtorit të saj, Evis Berberi.  

“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim

Nga bisedat zbulohen diskutime lidhur me procedura administrative dhe menaxhimin e detyrave.

Në një nga bisedat, Balluku i thotë Berberit “kur do ta hapësh Llogaranësë së plasa”.

Ndërsa në një tjetër moment, konkretisht në datën 28.05.2021, në orën 15:03, Balluku i dërgon Berberit një mesazh më të gjatë, duke i kërkuar që të jetë sa më shumë hermetik.

Ky ishte edhe momenti, kur Balluku emeroi Evis Berberin si kreun e ARRSH, duke i kerkuar qe te mos e zhgenjente.

“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… Dua ta marrësh shumë seriozisht, të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tende profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin.”

Pjesë nga dosja:

Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.

Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.

Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.

Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”

Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë

Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike udhëzimet që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë jep urdhra se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit për tunelin e Llogarasë.

Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë.

Në një moment, kreu i ARRSH në atë kohë Ervis Berberi njofton Ballukun se do te beje publik tenderin e Llogarasë, por ministrja i thote te presë pasi do të njoftojë një person, që siç thote ajo “e kërcënon”.

“Ok Per pak nxjerr tunelin”, i shkruan Berberi, Belinda Ballukut. Kjo e fundit i kthen pergjigje, duke i thene: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.

Me pas Belinda Balluku i kërkon kreut të ARRSH, që te beje publike tenderin dhe me pas ai i pergjigjet, “ok per pak”.

Pjesë e dosjes:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton Erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi:Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes”.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë ne perballe me zyren tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”

Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.

Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.

Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.

Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.

Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.

Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.

Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.

Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.

Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.

Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.

Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.

Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.

Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”

Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.

Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.

Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.

Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.

Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”.

 

The post Përgjimet e SPAK që fundosën Belinda Ballukun: Hape Llogaranë se plasa, si e manipuloi garën ministrja e Infrastrukturës appeared first on Albeu.com.

U nis me traget nga Bari drejt Shqipërisë, makina bie në det - shoferi theu xhamin dhe shpëtoi

19 November 2025 at 10:35


Një makinë ka rënë në det në portin e Barit, ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në makinë ndodhej vetëm një person, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.

Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det, transmeton TCH.

Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej.

Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin.


Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

By: V K
19 November 2025 at 11:41

Këtë të të mërkurë, lideri demokrat Sali Berisha, qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK ku dha sqarime për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.

Berisha tha para mediave se protesta u organizua nga Edi Rama dhe ai eshte pergjegjesi kryesor.

Gjithashtu, kreu i PD theksoi se ushtaret e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda kryeministrise, madhe thekson se nuk eshte dhene asnje urdher.

Berisha tregoi edhe nje episot, duke theksuar se; “Basha dhe komandati i Gardës i kanë kërkuar që ta evakuonin”, por thote se nuk pranoi.

“Ushtarët gardës nuk kanë qëlluar nga brenda. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.

Më pyetën a jeni takuar me Bashën? PO ka ardhur në zyrën time. Ishin thyer xhamat ngjitur me tavolinën time, ministri me komandantin e gardës më thanë të të evakuojmë, jo i thashë, sepse unë isha në zyrën time. Kisha takime. Nuk lëviz i kam thënë. Unë kam qëndruar në zyrë deri në fund”, tha Berisha.

The post Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova appeared first on Albeu.com.

Berisha: Në dosjen e Belindës janë të gjitha, “palloshi i gjatë” është lule aty, ajo i tha Ramës…

By: V K
14 November 2025 at 14:02

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se dosja për zv.kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, sipas tij, ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën.

“Palloshi i gjatë është lule aty”, tha kreu i PD, duke shtuar se dosja u mor nga e motra pikërisht për këtë arsye dhe sipas Berishës, jashtë çdo kriteri.

Kreu i PD-së u shpreh se Belinda Balluku i ka thënë kryeministrit Edi Rama që “do të marr me vete”.

“Nuk kam informacione as se Lubisë ia bëri Rama, di që i tha të marr me vete dhe e merr me vete, këtë mos e kini iluzion”, tha ai.

Berisha: Aty është një dosje e papërsëritshme, Palloshi i gjatë është lule aty, në dosjen e saj, s’janë gjë ato.

Po pse e mori e motra dosjen, jashtë të gjitha kritereve, Dosja ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën.

Prokurori është përballur me të vërteta që do ishin asgjësuese për të në rast se do t’i mohonte dhe ai nuk mori përsipër ti mohojë. Pavarësisht se u paralajmërua me kokë, ki kujdes kokën i tha Troplini, i qëndroi ligjit.

Nuk kam informacione as se Lubisë ia bëri Rama, di që i tha të marr me vete dhe e merr me vete. Këto mos kini iluzion, ky është qëndrimi.

The post Berisha: Në dosjen e Belindës janë të gjitha, “palloshi i gjatë” është lule aty, ajo i tha Ramës… appeared first on Albeu.com.

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

By: Elva
5 November 2025 at 17:03

Tenderi për tunelin e Llogarasë ka qenë i paracaktuar në detaje nga numri 2 i qeverisë SPAK ka dokumentuar nga momenti kur turqit i dërguan sms Belinda Ballukut  se ishin plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit, ardhja e turqeve në Shqipëri, e jo vetëm. Gjithçka është koordinuar me Evis […]

The post ‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’ appeared first on BoldNews.al.

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

By: Brisi
5 November 2025 at 15:12

Të tjera biseda janë bërë publike nga dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku ku në mesazhet e saj me Evis Berberin përmendet edhe një ish-deputet i PD-së, Arbi Agalliu. Referuar bisedave, Agalliu kërkonte të dinte diçka më shumë për tokat që kishte në Vlorë dhe Balluku i lë porosi Berberit që deputeti të dëgjohet pasi është […]

The post “Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Ja këndoj këngën dhe s`ma ndjen për asnjë/ Zbardhen bisedat e Ballukut me Evis Berberin: Mbylleni sot me urgjencë…

By: V K
5 November 2025 at 13:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me dosjen e SPAK, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv.kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH Evis Berberi.

Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku:Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.

Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet”.

Belinda Balluku:Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Evis Berberi:E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.

Evis Berberi:Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.

Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet:Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.

Evis Berberi:Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”. / BalkanWeb

The post Ja këndoj këngën dhe s`ma ndjen për asnjë/ Zbardhen bisedat e Ballukut me Evis Berberin: Mbylleni sot me urgjencë… appeared first on Albeu.com.

Dosja e dytë që mund të çojë në arrestimin e Belinda Ballukut, hetime për korrupsion dhe transferta 6 milionë euro në Zvicër…

By: V K
4 November 2025 at 12:00

Nga; Elton Qyno

Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.

Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie.

Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të çojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.

Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.

Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qirasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.

Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro. /Syri.net

The post Dosja e dytë që mund të çojë në arrestimin e Belinda Ballukut, hetime për korrupsion dhe transferta 6 milionë euro në Zvicër… appeared first on Albeu.com.

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

1 November 2025 at 12:53

Nga Boldnews.al Gjatë pranverës së këtij viti, për rreth dy muaj rresh, Erion Veliaj shkruante “ditarin” e tij të burgut, me objektiv sulmesh prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado. Në një prej teksteve të çartura, kryebashkiaku i Tiranës pretendonte se ai po qëndronte në paraburgim, pasi akuzohej, ndër të tjera, se i kishte dhënë me korrupsion […]

The post “50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌