Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

“Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën”/ Gerond Meçe: Pas 5 orësh, kur morën konfirmim më kthyen me fenelinat e policisë

By: M C
23 December 2025 at 20:46

Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5 orët e pengmarrjes. Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan detaje nga dosja e AKSHI-t, ku në dëshminë e tij, Meçe thotë se here pas here personat që e kishin marrë peng komunikonin nga telefoni i tij me administratorin e kompanisë së tij, nëpërmjet aplikacionit ëhats app.

Po kështu duke ia dhënë telefonit edhe vetë Gerondit, me qëllim tërheqjen e kompanisë nga procedurat. Kjo për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Për të qetësuar situatën ai tha po kështu se ata e lejuan të fliste edhe me gruan, të cilën e garantoi se gjithçka ishte mirë.

“Gjatë kësaj kohe ata më lejuan të flas edhe me gruan të cilës i thashë që:

Jam mirë, kam ca punë, do të të marr më vonë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe telefoni im binte pa pushim ku pashë që ishte vëllai im.

Unë fola me të dhe i thashë: ‘Nuk ke pse të shqetësohesh por fol me administratorin, Mimin’.

Por ndërkohë që po qëndronte i prangosur te makina dhe në kujdesin e dy rojeve të tij, ai mëson që këta të fundit ishin nga Elbasani.

Të paktën nga dialekti, duke qenë se ai vetë është nga kjo zonë.

Ndërsa po kështu mëson se njëri prej tyre sapo ishte bërë baba.

Ndërsa dy personat po prisnin me mua në makinë, ata më pyetën: ‘Edhe sa zgjat kjo procedurë?’

Gjithashtu në këtë moment ata pyetën edhe personin e parë se: ‘Çfarë po presim?’

Teksa ai u tha që: ‘S’kemi konfirmim’.

Ndërkohë që ora përballë në makinë shënonte në këtë moment 15:10.

Ka dyshime se grupi që mori peng biznesmenin Gerond Meçe, e liroi atë rreth orës 16:20 të datës 12 Gusht 2025, vetëm pasi mori konfirmim për tërheqjet e depozituara nga kompania në sistem të KPP.

Vetë biznesmeni Gerond Meçe e lidhi këtë dyshim me faktin që nga eksperienca, personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij duhet të kenë një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri.

Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit.

Por edhe pse orët po kalonin, grupi i pengmarrësve nuk kishte ndërmend të lironte biznesmenin.

Mesa duket kjo pasi ata prisnin një garanci, që familjarët e tij të mos bënin kallëzim në polici.

Gjë që pasi sigurohen që nuk ka ndodhur, vendosin më në fund ta lënë të lirë.

Por fillimisht para se ta lirojnë, ata i përmendin gruan dhe fëmijët.

“Pasi personi i tretë shkoi te bagazhi i makinës, aty u afrua personi i parë i cili i tha që: ‘Në polici nuk ka denoncim.’

Në orën 16.20 të gjithë u futëm në makinë, siç ishim në fillim dhe morën rrugën për t’u nisur drejt Elbasanit, nga rruga e vjetër.

Këtu ku pas urdhërit të shoferit, personat që kisha në krah, më hoqën prangat.

Shoferi i cili më tha ndërkohë: ‘Hap sytë, po shikon ku je’.

Të cilit unë iu përgjigja se: ‘E di shumë mirë se ku jam, pasi jam vetë nga Elbasani dhe këtu jemi në Gracen’.

Por sipas rrëfimit më tej të dhënë nga biznesmeni përpara SPAK, gjatë rrugës diçka ndryshoi.

Një person mori në telefon grupin e rrëmbyesve çka ndryshoi edhe destinacionin se ku ata do e zbrisnin atë që ishte pengu i tyre.

“Gjatë kthimit, grupi i rrëmbyesve përdori sirenën e policisë për të hapur rrugën.

Ku makina u fut në drejtim të fshatit Shijon, ndërkohë që në këtë moment një nga personat në makinë foli në telefon me dikë, i cili i tha të ndryshojë itinerar dhe ta kthenin makinën në rrugën nacionale.

Dhe kështu ndodhi. Makina u kthye dhe mua më lanë 200 metra afër rrethrrotullimit që futesh për në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ku në momentin që po më linin, shoferi më tha se: ‘Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti’.

Por edhe pse i premtuan që do i kthenin laptopin dhe sendet e tjera personale që ata ia mbajtën, kjo gjë nuk duket se ndodhi.

Ndërkohë që biznesmeni u la në mes të rrugës pa telefon dhe pa para në xhep.

Ku vetëm rastësia, bëri që ai të kthehej në banesë.

Dhe të fillonte të mendonte të gjithë atë që kishte ndodhur.

Si dhe kush mund të ishin personat që kishin urdhëruar dhe organizuar rrëmbimin dhe kërcënimin e tij.

“Pasi më zbritën në rrugë, ata më dhanë me vete vetëm mbajtësen e kartave të kreditit si dhe syzet e diellit.

Ndërsa sendet e tjera, çantën e shpinës me laptopin brenda, atë të dorës dhe telefonin, premtuan se do i sjellin te recepsioni i qendrës së biznesit ku unë kam zyrën, por këto sende nuk ia kanë sjellë ende dhe sot.

Pasi zbrita nga makina unë dola në rrugën nacionale, drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet karburanti. Rastësisht, duke pritur për makina të rastit apo autobus, aty kalon një makinë e zyrës time, që kishte qenë për punë në Berat.

Gjatë rrugës nuk i tregova asgjë shoferit tonë për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë me të mbërritur në Tiranë, u ktheva direkt në zyrën time të punës”, ka dëshmuar Gerond Meçe.

I pyetur mbi dyshimet që ai kishte lidhur mbi personat e mundshëm që mund të kishin gisht në rrëmbimin dhe më pas atë që ndodhi, qëllimin për tërheqjen nga tenderat në AKSHI, apo edhe ankimimet, biznesmeni Gerond Meçe, u ndal te një emër që sipas tij mund të ishte strumbullari i gjithë këtij skenari.

Ky emër ishte biznesmeni Ermal Beqiri i cili kishte lidhje të forta brenda AKSHI-t.

Por edhe mik i Ergys Agasit, ku siç do të shikohet në vazhdim, ata shikohen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo bazuar edhe në filmimet që vetë Agasi ka ruajtuar.

Ndërkohë që ngjarja kishte alarmuar edhe vetë familjen, e cila kishte kuptuar se ai ishte marrë peng.

“Kur u ktheva në shtëpi, aty mora vesh që familja e kishte kuptuar që unë mund të isha rrëmbyer. Dhe ata po prisnin orën 18:00 për të bërë denoncim, kjo pasi kishim shkëputur kontaktet që nga ora 15:00.

Konkretisht, babai im kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte thënë gruas dhe nënës: ‘Më duket që Gerin e ka marrë policia’.

Në këtë kohë gruaja ime ka tentuar që të më marrë në telefon.

Më pas babai ka njoftuar vëllain, i cili ka shkuar dhe ka parë pamjet filmike të ngjarjes, të cilat i ka marrë në USB dhe ka identifikuar targën e makinës.

Më tej vëllai ka shkuar në të gjitha komisariatet e policisë për të pyetur nëse isha aty por nuk ka marrë asnjë informacion. Ndaj ka dyshuar për rrëmbimin tim, duke i rënë telefonit tim vazhdimisht.

Duke qenë se personat që kishin shoqëruar Gerond Meçen mbanin të veshur bluzë logon e stampuar të BKH, vëllai i tij ishte paraqitur po atë ditë edhe në SPAK.

Por nga aty ishte kthyer me përgjigje negative. Çka rriti edhe më shumë dyshimin te ai se i vëllai ishte rrëmbyer.

Por me t’u kthyer në zyrë, pasi u la i lirë, biznesmeni Gerond Meçe vuri re se ishin bërë tërheqje për më shumë procedura, nga sa i kishin treguar pengmarrësit në tabelën exel.

Ku ka mësuar se administratori i kompanisë së tij Sh. K, pasi ka hartuar dokumentet e tërheqjes ka shkuar t’i çojë dorazi në KPP (Komisioni i Prokurorimeve Publike) dhe në AKSHI.

Por kjo mënyrë dorëzimi dorazi nuk ishte pranuar nga KPP, pasi sipas tyre nuk lejohej si procedure. Për këtë arsye SH. K është detyruar në vijim që të bëjë tërheqje nga sistemi, gjë e cila ka përfunduar rreth orës 15:00 të datës 12 Gusht 2025./Në Shënjestër, BW

The post “Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën”/ Gerond Meçe: Pas 5 orësh, kur morën konfirmim më kthyen me fenelinat e policisë appeared first on Albeu.com.

“O çuna, unë nuk jam kriminel”, Gerond Meçe rrëfen rrëmbimin: Më thanë “Jemi SPAK”! Kur s’dinin të vendosnin prangat, e kuptova që ishin të rremë

By: M C
23 December 2025 at 20:19

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili ka treguar para hetuesve ngjarjen më të rëndë të jetës së tij, kur u mor peng.

Meçe tregon se personat që e ndaluan në parkingun poshtë pallatit të tij, teksa ai po drejtohej nga makina “Hyundai”, kishin të veshur jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit).

Ata e thirrën në emër dhe i thanë se ishin nga SPAK dhe se ai duhet të futej në makinën e tyre.

Pjesë nga dokumentari

Kur kam dalë nga pallati ku banoj, unë jam drejtuar për te makina ime ‘Hyundai’ që ka qenë e parkuar në krah të pallatit.

Në ecje e sipër duke u afruar te makina, unë hapa në distancë bagazhin ku vendosa aty çantën e shpinës dhe atë të dorës.

Në këtë moment pranë meje u afrua një automjet fuoristradë ‘Range Defender’, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, me targa shqiptare, ku më vonë kam pare që targat e këtij automjeti janë AC121 JJ.

Makinë që ndërsa po vinte drejt meje unë aty fiksova një person që më thirri në emër, Gerond Meçe.

Person i gjatë, rreth 173cm, me trup mesatar, me flokë të zeza, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjata, si dhe jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) i cili më thotë: “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”.

I gjendur në një situatë të panjohur për të dhe pa e çuar mendimin te e keqja që do t’i vinte më pas, Gerond Meçe rrëfeu se nuk bëri rezistencë.

Por pranoi t’i bindej urdhërit të personit që mbante të stampuar në trup, në veshjen e tij, logon e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke besuar se në të vërtetë se personi që e thirri dhe personat që ishin me të në makinë ishin pjesë e strukturave të posaçme të hetimit.

Gjë që në fakt nuk rezultoi kështu. Dhe nuk vonoi shumë që ai ta mësonte se ai ishte marrë peng nga një bandë keqbërësish, që kishin për qëllim, ose ishin urdhëruar ta bindnin kundrejt kërbaçit që të hiqte dorë nga ankimimet apo tendera ku merrte pjesë në AKSHI.

“Në atë moment unë besova që është SPAK dhe u binda pa krijuar pakënaqësi apo rezistencë për shkak se isha në oborrin e pallatit tim.

Pasi u afrova te kjo makinë, nga dera mbrapa doli një person i dytë i cili më hapi vendin që unë të futesha brenda i cili edhe ky nuk ishte i maskuar në fytyrë, por i veshur me bluzë si ato të policisë.

Ajo që kujtoj është se pasi personi i parë me bluzën e BKH më thirri, unë shtypa butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht filloi të mbyllej.

Gjatë kësaj kohe, pasi u futa në makinën e personave që më ndaluan, aty në krahun tim të majtë u fut edhe një person i tretë, i cili edhe ky mbante veshje si të policisë, që jam në gjendje ta identifikoj lehtësisht, pasi ishte pa maskë.

Ndërkohë që dy personat që kanë qenë mbrapa me mua, kishin tatuazhe në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, ndërsa personi i tretë kishte një tatuazh bardh e zi në të gjithë parakrahun.

Këtu në këtë moment shoferi i cili ishte me maskë, i folit njërit prej personave që të merrte dy çantat e mia në bagazhin e makinës sime.

Gjë të cilën ai e bëri dhe pasi i mori i futi në makinën ku ndodheshim ne.

Me t’u ngjitur në makinë, siç e kërkon çdo procedurë normale në të tilla, Gerond Meçe, tha se u kërkoi punonjësve të BKH-së dhe të policisë, shkresën me të cilën po e shoqëronin.

Ende pa e kuptuar se e gjithë kjo ishte një lojë për ta futur atë në kurth pa bërë zë dhe pa ngritur alarmin, në një orë dhe në një vend, që ndodhej vetëm pak hapa larg banesës së tij.

Por ende pa u nisur mirë ai rrëfeu se pa shkresë ndalimi apo shoqërimi, personat në makinë i vendosën prangat pa i dhënë shpjegime.

Pasi më futën brenda, unë i pyeta: ‘Keni ndonjë letër, nëse po, ju lutem ma jepni?’

Por ai që ishte në vendin e parë të pasagjerit, më tha që jam i arrestuar, dhe urdhëroi personin e dytë në të djathtën time që të më vendosë prangat.

Unë ndërkohë insistova përsëri që të më japin letrat, dhe se duhet të telefonoja në familje. Letra të cilat personi i ulur në vendin e parë të pasagjerit, më tha se do m’i jepnin në komisariat. Ndërkohë që makina filloi të lëvizë për të dalë nga oborri i pallatit”, mësohet të ketë thënë Gerond Meçe para hetuesve.

Sipas rrëfimit të mëtejshëm të dhënë nga Gerond Meçe në SPAK, këtu filloi edhe dyshimi i tij i parë se personat në makinë, nuk kishin lidhje me policinë dhe me BKH-në.

Edhe pse ai nuk ishte ende i bindur për këtë fakt.

Mënyra e sjelljes dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e tyre, nisi të bluajë mendimin te ai se kishte të bënte me njerëz jo të lidhur me zbatimin e ligjit.

Kjo edhe nga mënyra se si njëri prej tyre nuk dinte as të vendoste prangat.

“Fakti që personi i dytë nuk dinte të më vendoste prangat, dhe ndërhyri personi tjetër në krahun tim, më bëri të dyshoj që ndryshe nga sa u prezantuan këta nuk ishin punonjës të ligjit.

Gjatë këtij momenti unë u thashë: ‘O çuna unë nuk jam kriminel’.

Ndërsa personi i dytë m’u hakërrye duke më thënë: ‘Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!!’

Pikërisht në këtë moment shoferi u tha të më vinin kapuçin në kokë”, thuhet në dosjen hetimore.

Është pikërisht ky momenti kur Gerond Meçe thotë se tashmë kuptoi se kishte të bënte me një bandë keqbërësish.

Por pa ditur ende qëllimin e tyre.

Ndërkohë që ai nuk kishte asnjë mundësi të kërkonte ndihmë.

As kur nga dritarja pa babain e tij të kalonte pranë makinës që e kishte rrëmbyer.

Një skenë e dhimbshme, e cila do të prekte çdo kënd që do ta dëgjonte.

“Kur po dilnim nga parkingu i oborrit unë pashë babain tim dhe në atë moment personat që ishin në krahët e mi në makinë më vendosën një kapuç të zi në kokë.

Aty kuptova që këta personat nuk janë nga SPAK-u. Por ndërkohë që makina ndaloi në semafor, dhe unë mendova se do të ecte drejt, automjeti devijoi dhe unë aty i pyeta personat në makinë se në cilin komisariat do më çonin. Përgjigje që e mora nga personi i parë i cili më tha: “Në komisariatin më të afërt”, thotë Meçe.

Nga sa ai kuptoi më tej komisariati më i afërt ishte jashtë Tiranës.

Edhe pse fillimisht nuk e dinte se ku.

Duke u lutur që e gjitha kjo histori të mos kishte një fund të keq.

Një fund që më herët e kishin pasur edhe shumë të tjerë, sot të zhdukur pa gjurmë.

The post “O çuna, unë nuk jam kriminel”, Gerond Meçe rrëfen rrëmbimin: Më thanë “Jemi SPAK”! Kur s’dinin të vendosnin prangat, e kuptova që ishin të rremë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Komisioni Evropian hapi të enjten një hetim antitrust ndaj Meta-s, pavarësisht presionit të SHBA-së

4 December 2025 at 18:26


Komisioni Evropian hapi të enjten një hetim antitrust ndaj Meta-s lidhur me politikat e saj të reja të AI në WhatsApp.

Hetimi vjen vetëm 10 ditë pasi zyrtarë tregtarë amerikanë paralajmëruan në Bruksel se tarifat e larta ndaj çelikut dhe aluminit evropian mund të mbeten në fuqi nëse BE nuk zbut rregullat e saj digjitale ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

Komisionerja e konkurrencës, Teresa Ribera, tha se tregjet e AI po rriten me shpejtësi dhe se BE duhet të parandalojë abuzimin e mundshëm të pushtetit nga gjigantët digjitalë.

Hetimi fokusohet te një rregull i ri i Meta-s, i cili mund t’u ndalojë ofruesve të jashtëm të AI komunikimin me përdoruesit e WhatsApp, duke favorizuar kështu shërbimet e vetë kompanisë.

Deri në tetor, bizneset ishin në gjendje të përdornin bot-e AI në grupet e menaxhuara të WhatsApp për asistencë ndaj klientëve, por rregullat e reja mund t’i kufizojnë këto integrime.

Ndonëse hetimi nuk po zhvillohet nën kuadrin e Aktit të Tregjeve Digjitale, ai mund të shtojë tensionet në bisedimet BE–SHBA për tarifat, të cilat mund të arrijnë deri në 50%.

Meta i ka quajtur akuzat “të pabazuara”, duke thënë se chatbot-et e AI shkaktojnë ngarkesë të madhe teknike në sistemet e WhatsApp. /Telegrafi/

Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa

By: V K
12 November 2025 at 15:17

Prej 15 vitesh Beonana Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6-vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza.

Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët, të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21-vjeç. Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?

Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?

Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh.

Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21-vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish, duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.

Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18-vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës.

Vetë Bukurija nëna e Bleonës, është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit. Pasi sipas saj, ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën, teksa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.

“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.

Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat.

Qamile Mata, e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore.

Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.

Ndërsa Begzim Isa, pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen, duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt.

Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.

Begzim Isa, që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8-vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.

Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tre vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave.

Pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.

“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.

Por humbja e Bleonës, u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat. Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci.

Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.

Një tjetër histori që del në skenë.

Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej, pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit, teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur./Në shënjestër

The post Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa appeared first on Albeu.com.

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

31 October 2025 at 19:01

Nga Boldnews.al Duke nisur nga kjo e premte, Belinda Balluku, e konsideruar edhe si “Bela e qeverisë”, ka marrë zyrtarisht statusin e “të pandehurës për kryerjen e një vepre penale”, një situatë shumë e vështirë në aspektin politik dhe personal. Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, akuzohet zyrtarisht nga […]

The post Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, policia po heton në dy pista kryesore

By: V K
6 October 2025 at 15:55

Policia po heton në dy pista kryesore për vrasjen me eksploziv të 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, ngjarje që ndodhi dy ditë më parë.

Sipas raportimeve pista kryesore lidhet me një vrasje për hakmarrje, që mund të ketë lidhje me atentatin e 17 korrikut, kur u tentua të eliminoheshin Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të dy nga Kamza. Në atë ngjarje, të dy mbetën të plagosur.

Hetimet kanë zbuluar se djali i viktimës, Klaus Jaçaj, dyshohet se ka ndihmuar autorët e atij atentati, Ramadan Zoton (Canaj) dhe vëllanë e tij Erjonin, duke i vendosur kështu të dy ngjarjet në një linjë të përbashkët hakmarrjeje.

Ndërkohë, pista e dytë e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme të vetë Isuf Jaçajt, pasi 58-vjeçari rezulton të ketë qenë i përfshirë më herët në trafikun e lëndëve narkotike.

The post Ekzekutimi i 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, policia po heton në dy pista kryesore appeared first on Albeu.com.

Ekspertët paralajmërojnë: ja pse qeni juaj nuk duhet të udhëtojë me kokën jashtë dritares

4 October 2025 at 16:38


Jo çdo qen është entuziast i udhëtimit me makinë, pavarësisht se çfarë mendojnë pronarët e tyre, por ka nga ata që e shijojnë vërtet atë

Ka qen që duan të nxjerrin kokën nga dritarja e makinës, megjithatë, veterinerët thonë se kjo mund të jetë e rrezikshme për kafshët tuaja shtëpiake.

Veterineri Mike Paul ndau së fundmi arsyet pse duhet të shmangni këtë praktikë popullore. Edhe pse qentë shijojnë ndjenjën e erës në fytyrën e tyre, ky zakon mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Pasoja e parë e rëndë është rreziku i lëndimit.

Ndërsa qeni shikon nga dritarja, ai është i ekspozuar ndaj grimcave fluturuese, si pluhuri, gurët e vegjël, insektet dhe mbeturinat e tjera që mund të dëmtojnë sytë, veshët dhe turinjtë. Edhe copat e vogla të papastërtive mund të shkaktojnë acarim ose infeksion serioz, gjë që mund të kërkojë ndërhyrjen e veterinerit.

Një tjetër rrezik është mundësia që qeni të kërcejë nga makina. Edhe pse mund të mendoni se qeni juaj do të qëndronte brenda, shumë prej tyre, kur janë të emocionuar ose shohin diçka interesante, mund të hidhen përmes dritares, gjë që mund të shkaktojë lëndime serioze ose madje edhe vdekje, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Përveç kësaj, udhëtimi me kokën jashtë dritares mund të shkaktojë probleme me aparatin e frymëmarrjes, për shkak të erës së fortë që hyn në hundët e qenit. Ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të ftohtë gjithashtu mund të çojë në infeksione të veshit.

Në vend që t’i lejoni të nxjerrin kokën jashtë, ekspertët rekomandojnë që qeni të jetë i vendosur në mënyrë të sigurt në makinë, mundësisht në një kafaz transportues ose i lidhur me rrip sigurie të posaçëm për qen. Në këtë mënyrë, kafsha juaj do të jetë e sigurt, ndërsa ju do të shmangni faturat e kushtueshme te veterineri.

Edhe pse qentë mund të kënaqen duke ndier erën në fytyrë, është e rëndësishme të kujtojmë se siguria e tyre është gjithmonë në vend të parë. Një udhëtim i sigurt nënkupton një qen të lumtur dhe të shëndetshëm. /Telegrafi/

Detajet nga hetimi i SPAK/ Ermir Deda dhe Alfred Doka të dyshuar si autorët e atentatit ndaj Edmir Bregut

By: V K
3 October 2025 at 11:08

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i djeshëm i SPAK-ut, që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.

Ermir Deda, është shtetasi që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Koçi alias Maloku.

Deda akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit.

Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes, ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator.

Kujtojmë se Ermir Dedja autori i dyshuar që ka marë pjesë në vrasjen e Edmir Bregut, rezulton të jetë vrarë në një atentat me kallash në muajin Maj të këtij viti në Durrës.

The post Detajet nga hetimi i SPAK/ Ermir Deda dhe Alfred Doka të dyshuar si autorët e atentatit ndaj Edmir Bregut appeared first on Albeu.com.

Vrasja e italianit në Tepelenë, dyshohet për atentat

28 September 2025 at 15:06


24 orët e fundit kanë qenë sfiduese për Policinë dhe Prokurorinë e Gjirokastrës për të gjetur një përgjigje se kush fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian Edorado Sarchi, pak pas mesnatës së të premtes në zonën e Salarisë në Tepelenë.

Për të rindërtuar skenën e krimit dhe për të sqaruar pikëpyetjet e shumta, në pyetje u morën 4 dëshmitarët okularë në vendngjarje: ortaku në biznes i 44-vjeçarit, Eqrem Braçi, dhe dy djemtë e tij, si dhe Armir Hitoveizi, i gjendur rastësisht pranë zonës së krimit.

Dëshmitë e tyre kishin përputhshmëri me njëra-tjetrën, ku sipas të katër personave, mjetet me të cilat po lëviznin drejt Nivicës u ndaluan nga një breshëri të shtënash, dhe pak më vonë të shtënat rinisën sërish drejt 44-vjeçarit Edorado Sarchi, i cili ishte në drejtim të njërës prej makinave dhe u la i vdekur. Të shtënat vinin nga një person i panjohur që qëndronte para makinave në këmbë.

Për vrasjen e biznesmenit italian, e vetmja e dhënë në dorë të hetuesve janë dëshmitë e dëshmitarëve okularë, të cilët pretendojnë se vrasja u krye nga një person i cili lëvizte në këmbë.

Por, këto dëshmi nuk kryqëzohen me të dhëna të tjera, pasi në zonë mungojnë kamerat e sigurisë, si edhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Pavarësisht provave të pakta materiale, grupi hetimor po e zgjeron hetimin në lidhje me konfliktet e mundshme të biznesmenit.

Po ashtu, po ndiqet itinerari i tij 24-orësh mbi lëvizjet dhe kontaktet që ai ka pasur, për të zbuluar se kush kishte dijeni në lidhje me vendndodhjen e tij. Dyshimet janë se vrasësit ose bashkëpunëtorët në krim janë pjesë e rrethit të biznesmenit. /TCH/

Si ta lehtësoni të përzierat nga udhëtimi, truke të thjeshta që duhet t’i provoni

11 September 2025 at 08:29


Nëse ndiheni të sëmurë gjatë udhëtimit dhe vetëm mendimi për pushimet ju shkakton shqetësim për shkak të të përzierave nga udhëtimi, mund të vuani nga të përzierat nga udhëtimi.

Ky fenomen ndodh kur trupi nuk lëviz, por truri ende ndjen lëvizjen, gjë që shkakton një ndjenjë të përzierash. Të përzierat gjatë lëvizjes mund të ndodhin në një sërë situatash, të tilla si drejtimi i makinës, varkës, aeroplanit, trenit dhe madje edhe udhëtimi me një karrocë ose ashensor.

Simptomat shpesh përkeqësohen nga ndryshimet në lëvizje, gjë që e bën udhëtimin edhe më të vështirë. Megjithatë, ka mënyra për të zvogëluar shqetësimin ose për të lehtësuar simptomat kur ato shfaqen.

Para së gjithash, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar dhe të hani ushqime të lehta gjatë udhëtimit. Stomaku bosh dhe dehidratimi mund të rrisin të përzierat, kështu që këshillohet të hani një vakt të vogël para udhëtimit.

Gjithashtu, zgjidhni një ndenjëse në një automjet ose në një mjet tjetër transporti që do të ndikojë më pak në stabilitetin tuaj. Në një makinë, kjo është ndenjësja e pasagjerit, në një aeroplan, një ndenjëse pranë dritares, në një tren, një ndenjëse me fytyrë përpara dhe në një varkë, pjesët e poshtme ku lëvizjet ndihen më pak.

Kur të ndjeni shenjat e para të të përzierave, provoni të shikoni një pikë në horizont, pasi përqendrimi në një objekt të qëndrueshëm mund të ndihmojë në uljen e shqetësimit dhe në zvogëlimin e dëshirës për të vjella.

Në disa raste, përdorimi i ilaçeve pa recetë mund të ndihmojë, por është e rëndësishme t'i provoni ato para se të udhëtoni për t'u siguruar që nuk shkaktojnë efekte anësore.

Me këto këshilla, udhëtimi mund të jetë dukshëm më i këndshëm, edhe nëse jeni të prirur ndaj të përzierave nga udhëtimi.

Britaniku më në fund kthehet në shtëpi pasi “lundroi i vetëm rreth botës për nëntë vjet”

4 September 2025 at 21:33

Barry Perrins, ish-anëtar i shpëtimit në det, ka rikthyer në Plymouth pas pothuajse një dekade në det, ku ka udhëtuar rreth 30,000 milje.

Ai nisi udhëtimin nga Portugalia, kaloi Atlantikun e Veriut drejt Karaibeve, përmes Kanalit të Panamasë dhe në Oqeanin Paqësor.

Plani fillestar ishte të jetonte në det për shtatë vjet, por pandemia Covid-19 e detyroi të qëndrojë edhe 18 muaj në Zelandën e Re.

Gjatë rrugës, Perrins përballoi stuhitë, kërcënimet e piratëve dhe një sëmundje serioze të qelizave të lëkurës, si dhe defekte të motorit që e lanë të lundronte pa ndihmë, përfshirë një herë kur u shpëtua pranë Australisë.

Një përvojë veçanërisht e rrezikshme ishte 71 ditë në det nga Panama drejt ishujve francezë në Paqifik, gjatë së cilës ishte “i zhdukur zyrtarisht”.

Megjithatë, Perrins e përshkruan udhëtimin si “mbiçmuar dhe i jashtëzakonshëm”, duke veçuar Barbadosin, Zelandën e Re dhe St Helenën, ku gjurmonte rrënjët e familjes.

Tani në shtëpi, ai po përshtatet me jetën në tokë, duke shijuar dushin e ngrohtë dhe rrobat e pastra, dhe planifikon një udhëtim të ardhshëm përgjatë bregdetit jugor të Britanisë.

Përvoja e tij mbetet një aventurë që do ta kujtojë për gjithë jetën. /Telegrafi/

The post Britaniku më në fund kthehet në shtëpi pasi “lundroi i vetëm rreth botës për nëntë vjet” appeared first on Telegrafi.

UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin

By: D Marku
21 August 2025 at 13:39

Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin këtë vit, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike në muajin maj.

Lajmi u konfirmua nga Kryepeshkopi Paul Sayah, përfaqësues i lartë i Kishës Katolike në Liban, i cili tha për BBC se data e vizitës së Atit të Shenjtë është ende në shqyrtim.

Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili e ka theksuar shpesh nevojën për paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme.

“Libani është një vend dialogu dhe bashkëjetese ndërfetare, ku myslimanët dhe katolikët bashkëjetojnë me respekt”, tha Peshkopi Sayah, duke nënvizuar se prania e Papës do të dërgojë një mesazh shprese për të gjithë rajonin.

Spekulimet për destinacionin e parë jashtë Italisë kanë qenë të shumta, pasi vizitat papnore shpesh pasqyrojnë prioritetet e një papati. Në dekadat e fundit, ato janë shndërruar në gur themeli të shërbimit papnor, duke bashkuar komunitetet katolike dhe forcuar diplomacinë e paqes.

Libani, vend me mbi dy milionë katolikë dhe një histori të gjatë fetare, ka një rëndësi të veçantë për Selinë e Shenjtë.

Së fundmi, Papa Leoni shprehu solidaritet me popullin libanez në përvjetorin e tragjedisë së portit të Bejrutit, duke e cilësuar Libanin “të dashur dhe të vuajtur” dhe duke e vendosur në qendër të lutjeve të Kishës.

The post UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin appeared first on Albeu.com.

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

By: V K
7 August 2025 at 12:24

Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur në internet Genard Hajdini dhe babain e tij.

Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40-vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25-vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.

 

The post Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte appeared first on Albeu.com.

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

By: V K
4 August 2025 at 12:37

Nga; Boldnews.al

“Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.

Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.

 


Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.

Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve

Klotilda Bushka, është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare.

Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.

 


Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK

Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.

Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.

Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese

Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.

Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.

Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.

Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.

Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.

Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.

Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.

Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.

Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.

 


Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.

Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie

Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.

“Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.

 


Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.

Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.

Tenderat për arkitekten Albana Koçollari

Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.

Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.

 


Në foto: Arkitektja Albana Koçollari

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.

“Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.

Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.

 


Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”

Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.

Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.

The post Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat appeared first on Albeu.com.

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale

By: V K
3 August 2025 at 08:02

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të përballet me deri në pesë vite burg, sipas një propozimi të ri të qeverisë britanike.

Hulumtimet tregojnë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone kanë përdorur platforma online gjatë udhëtimit të tyre, përfshirë edhe për të kontaktuar agjentë të lidhur me rrjete të kontrabandës së njerëzve.

Ndërkohë që ndihma për emigracionin e paligjshëm është tashmë vepër penale, qeveria synon që me krijimin e një vepre të re penale të fuqizojë policinë me më shumë kompetenca dhe të godasë modelin financiar të grupeve kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, ka paralajmëruar gjithashtu një skemë të përshpejtuar për përpunimin e kërkesave për azil, që synon të marrë vendime brenda pak javësh, për të zgjidhur vonesat në sistem.

Këto masa vijnë ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 25,000 persona kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone vetëm gjatë vitit 2025, një rekord për këtë periudhë të vitit.

“Këta kriminelë nuk ngurrojnë të çojnë emigrantët në situata që rrezikojnë jetën, duke përdorur metoda në rrjete sociale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i ndaluar, kudo që veprojnë”, tha Cooper.

Vepra e re penale që ndalon promovimin online të kalimeve ilegale përmes Kanalit do të përfshihet në projektligjin për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin, i cili aktualisht po shqyrtohet në Parlament.

Ndërkohë, grupe kontrabandistësh nga Shqipëria kanë promovuar “paketa udhëtimi” me çmim 12,000 paund, duke premtuar strehim dhe punë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News.

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimeve, tashmë bashkëpunon me kompani teknologjike për të fshirë postimet e tilla, më shumë se 8,000 postime u hoqën gjatë vitit të kaluar.

Opozita konservatore, i ka cilësuar këto masa si “të vonuara dhe të pamjaftueshme”, duke theksuar se dëbimet automatike janë mënyra e vetme për të ndalur fluksin e kalimeve ilegale me gomone.

The post Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

By: Oldi
31 July 2025 at 15:22

Një operacion i koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro. Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex. Në një deklaratë për mediat, prokurori i […]

The post “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

27 July 2025 at 20:55

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë. Në draftin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë […]

The post Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

By: Oldi
15 July 2025 at 14:16

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal. “Fondet e IPARD […]

The post “Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

By: V K
11 July 2025 at 11:33

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime për News24, bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, Renis Dobra, kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me… appeared first on Albeu.com.

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat

By: V K
9 July 2025 at 13:03

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë në liqen.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit në fshatin Zenisht dhe e kanë marrë të riun, duke shkuar rreth 30 kilometër më larg.

Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.

Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqenin e Shkopetit, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.

Për grupin hetimor, ka disa pista ku janë përqendruar hetimet.

Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç.

Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherri për ndonjë vajzë.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia deklaroi në një komunikatë për mediat, se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat appeared first on Albeu.com.

❌
❌