Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 May 2026Main stream

Ilir Meta për ”sms-në 200 mijë euro”: Akuza e SPAK është imagjinare dhe e fabrikuar

By: redi
13 May 2026 at 17:49

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar publikisht për herë të parë pas lajmit se SPAK pretendon se ka zbuluar një mesazh ku ish-presidenti kërkonte 200 mijë euro në kuadër të dosjes CEZ-DIA. Meta mohon kategorikisht ekzistencën e shumës së përfolur, duke ironizuar hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. ”Dua t’u siguroj se ‘eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve”…

Source

“E mori shkrimin nga Lulzim Basha”/ Gazetarja i përgjigjet Kryemadhit: Nuk diktohem nga politika

By: armand
13 May 2026 at 14:52

Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi deklaroi se historia e aferës CEZ-DIA ka nisur nga një shkrim i Lindita Çelës, të cilin sipas saj, gazetarja e kishte marrë nga Lulzim Basha. Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste televizive, ku Kryemadhi e përdori për të argumentuar se akuzat ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta janë […]

The post “E mori shkrimin nga Lulzim Basha”/ Gazetarja i përgjigjet Kryemadhit: Nuk diktohem nga politika appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj Kujtim Metës/ Dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, e çuam me makinën time në spital

13 May 2026 at 13:00

Në seancën e radhës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Artan Tafani, dëshmoi Raido Kajdo, i cili rrëfeu momentet e atentatit ndaj Kujtim Metës.

Në atë ngjarje, prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Kajdo deklaroi se në momentin e ngjarjes ndodhej në një lokal duke pirë kafe së bashku me vëllain e tij, kur u dëgjua një e shtënë arme. Sipas Kajdos, në momentet e para pas të shtënës ai pa një person të maskuar.

Ai tregoi më tej se është rikthyer më pas në lokal për të gjetur të vëllain dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit. Në fund të dëshmisë së tij, ai tha se ngjarja i ka shkaktuar traumë të fortë psikologjike.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam. Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll.

Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai qëndroi aty, unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital. Vetëm rënkonte, Juxhini, vëllai im dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm rënkimet e të dëmtuarit. Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin s’e njoh, e kam parë në lajme.”, tha ai.

Në dëshminë e tij në GJKKO në vitin 2025, Artan Tafani, i penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiu, dëshmoi edhe mbi atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnje. Ngjarje kjo e regjistruar në prill 2022. Ai tha se Laert Haxhiu porositi vrasjen e tij, pas sherri që Meta kishte patur me babain e tij.

Before yesterdayMain stream

Meta: Shqipëria po rrëshqet drejt narkoshtetit, korrupsioni dhe paratë e drogës po shkatërrojnë ekonominë

By: redi
12 May 2026 at 21:25

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën ekonomike dhe nivelin e korrupsionit, duke akuzuar qeverinë për lidhje me narkoekonomi. Meta shkruan se zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros dhe dollarit përballë lekut është një tregues i qartë i deformimit të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, “tatëpjeta e pandalshme e zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun tregon se narkoekonomia…

Source

Meta akuzohet se ka fituar miliarda dollarë nga reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram

12 May 2026 at 21:31


Autoritetet në Kaliforni kanë ngritur padi ndaj Meta Platforms, duke e akuzuar se ka përfituar nga reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram, ndërsa nuk ka arritur të ndalojë në mënyrë efektive aktivitetet mashtruese në shkallë të gjerë.

Qarku Santa Clara pretendon se Meta ka shkelur ligjet për reklamim të rremë dhe konkurrencë të pandershme, duke lejuar që reklamat mashtruese të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura. Padia kërkon dëmshpërblim, gjoba civile dhe ndalimin e këtyre praktikave.

Rasti mbështetet në dokumente të brendshme të rrjedhura, sipas të cilave Meta mund të ketë përfituar deri në 7 miliardë dollarë në vit nga reklama “me rrezik të lartë” që shfaqnin shenja mashtrimi.

Zyrtarët e qarkut thonë se kompania ka vendosur fitimin përpara zbatimit të ligjit, duke krijuar mekanizma të brendshëm që, sipas tyre, kanë kufizuar luftën kundër mashtrimeve kur rrezikoheshin të ardhurat.

Meta i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se lufton në mënyrë aktive reklamat mashtruese. Megjithatë, padia pretendon se kompania ka bërë deklarata publike që nuk përputhen me realitetin e përfitimeve nga këto reklama.

Çështja konsiderohet një nga paditë më të ashpra ndaj platformave të rrjeteve sociale për rolin e tyre në reklamimin e rremë dhe pritet të ketë pasoja të rëndësishme ligjore dhe financiare. /Telegrafi/

“Dosja nuk ekziston”, Monika Kryemadhi flet për 200 mijë eurot për të cilat akuzohet Ilir Meta

By: ela
11 May 2026 at 22:33

Analisti Baton Haxhiu e pyeti ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për detajet e të ashtuquajturës dosje CEZ-DIA, ku flitet për 200 mijë euro, që thuhet se Ilir Meta ia ka kërkuar ish-administratorit Kastriot Ismailaj. Kryemadhi u shpreh se ajo dosje nuk ekziston fare, por u bë […]

The post “Dosja nuk ekziston”, Monika Kryemadhi flet për 200 mijë eurot për të cilat akuzohet Ilir Meta appeared first on BoldNews.al.

Kush i bënte shpenzimet në familje?, Cakrani: I bënte Monika, ministri i brendshëm në familje është gruaja. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore

By: M C
11 May 2026 at 19:12

Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kryemadhi. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, Cakrani e cilësoi Kryemadhin “ministre e brendshme në shtëpi”.

“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi për gazetarët se ka qenë klasa punëtore që zbatonte mbarëvajtjen e shtëpisë. Ajo theksoi se ish-presidenti Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e tyre.

“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, tha ajo.

The post Kush i bënte shpenzimet në familje?, Cakrani: I bënte Monika, ministri i brendshëm në familje është gruaja. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore appeared first on Albeu.com.

Avokati shpjegon simbolin e “çuditshëm” të Ilir Metës në gjyq

By: ela
11 May 2026 at 18:34

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh pas seancës në GJKKO edhe lidhur me një fotografi të bërë sot që po qarkullon në rrjet. Avokati tha se ndryshe nga sa duket, Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit ‘7’, që sipas tij nuk lidhet me asnjë përvjetor. “Nuk […]

The post Avokati shpjegon simbolin e “çuditshëm” të Ilir Metës në gjyq appeared first on BoldNews.al.

“Monika ka qenë ministri i Brendshëm në shtëpinë tonë”/ Kryemadhi – Metës: Isha klasa punëtore që zbatoja…

By: ela
11 May 2026 at 18:21

Monika Kryemadhi ka folur pas daljes nga GJKKO, aty ku u mbajt seanca për dosjen hetimore ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Në përgjigje të deklaratës së Metës se Kryemadhi ka qenë “ministri i brendshëm i shtëpisë” dhe se ajo menaxhonte paratë dhe gjithçka që ndodhte në shtëpi, ajo tha se fakt ka qenë vetëm […]

The post “Monika ka qenë ministri i Brendshëm në shtëpinë tonë”/ Kryemadhi – Metës: Isha klasa punëtore që zbatoja… appeared first on BoldNews.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi

11 May 2026 at 19:18
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë seancës | Foto: LSA
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi të hënën më 11 maj një kërkesë të përsëritur të ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, me një masë më të lehtë. Përfaqësuesi ligjor i Metës, avokati Kujtim Cakrani konstatoi se i mbrojturi prej gjendet prej 19 […]The post Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi appeared first on Reporter.al.

Gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! Meta: S’mbaj përgjegjësi për veprimet e ish-gruas

By: redi
11 May 2026 at 17:28

Brenda kafazit të qelqtë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme, Ilir Meta mundi të komunikojë vetëm me shenja. Me avokatin, iu desh të komunikojë duke u përkulur për të arritur një hapësirë disa centimetërshe në xham. Më i qeshur, në këtë seancë të dytë të gjyqit në themel, Ilir Meta përshëndeti gazetarët dhe të pranishmit në sallë, me gjestin e shqiponjës dykrenare. Përballë tij…

Source

“Ilir Meta, burrë shteti”, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Kushëriri im, Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut

By: M C
11 May 2026 at 17:52

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj kushëririt të saj, Adrian Shatkut.

Kryemadhi tha se Shatku ka për të fituar 10 milionë euro, pasi, sipas saj, është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë. Ajo pretendon se dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë siguruar pa vendim gjykate.

Më tej, ish-kryetarja e LSI-së tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me shpenzimet e kryera prej saj.

Kryemadhi: Kam qenë klasa punëtore që mbaja mbarëvajtjen e shtëpisë. E para, nuk ka pasur asnjë shpenzim të pretenduar nga SPAK-u. Bëhet fjalë për operacionet e vajzës dhe të Metës, sigurisht që kanë qenë të deklaruara. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik.

Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë. Për fatin e tij të mirë, ai nuk është pjesë e atij lloj shpenzimesh me kushëririn tim, Adrian Shatku, i cili edhe ai është me fat. Gjylaxhi gjithë jetën, ka për të fituar. Për fatin e tij të mirë, tani që çështja shkoi për gjykim, do të hapen të gjitha letrat dhe, duke qenë se është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë, sepse dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë marrë pa vendim gjykate, gjë që është e dënueshme në Amerikë.

The post “Ilir Meta, burrë shteti”, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Kushëriri im, Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Përfundon seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Nuk kishte tensione, e vetmja gjë që nuk shkoi…

By: ela
11 May 2026 at 17:39

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pas përfundimit të seancës rreth orës 17:15, mësohet se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, ndërsa çështja e tyre do të hidhet në […]

The post Përfundon seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Nuk kishte tensione, e vetmja gjë që nuk shkoi… appeared first on BoldNews.al.

CEZ-DIA/ ‘Nesër më duhen 200 mijë me patjetër’, SPAK citon mesazhin që Meta i çoi Kastriot Ismailajt

By: armand
11 May 2026 at 17:32

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka lexuar në sallën e gjyqit një mesazh që sipas tij, Ilir Meta i ka dërguar në vitin 2009 biznesmenit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej 200.000 eurosh, por rrethanat dhe shkaku nuk dihen. “Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, kanë pasur lidhje të ngushta. Në vitin […]

The post CEZ-DIA/ ‘Nesër më duhen 200 mijë me patjetër’, SPAK citon mesazhin që Meta i çoi Kastriot Ismailajt appeared first on BoldNews.al.

Meta – Ismailit: Më duhen 200 mijë/ SPAK zbulon mesazhin dërguar pronarit të DIA

11 May 2026 at 15:16

TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon seanca e dytë e gjyqit në themel në ngarkim të ish-kreut të shtetit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë.

Në seancë, palët kanë parashtruar qëndrimet e tyre. Konkretisht, SPAK ka lexuar kërkesën për gjykim në episodin CEZ-DIA.

Prokurori i çështjes Sotir Kllapi, ka pohuar se Meta dhe Kastriot Ismaili kanë lidhje të ngushta, ndërsa ka përmendur dhe një sms në vitin 2009, ku Meta i thoshtë pronarit të DIA, Kastriot Ismailit që i duheshin 200 mijë, por pa specifikuar emrin e vlerës monetare.

“Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”.”, tha Kllapi.

Ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai.

“Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, tha ai.

Në lidhje me episodin e  lobimit të ish-LSI në SHBA, Kllapi dha detaje nga dosja.

“LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, u raportua se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e katër muaj, por realisht ishte një muaj, me kosto 15 mijë dollarë që kaloi nga llogaria. Fatura e parë, 10 shkurt 2016, fatura tre, 11 maj 2016, fatura e katërt, 28 qershor 2014. Tre fatura janë paguar nga LSI, 93 mijë dollarë, një nga kompania e Shatkut. Meta ka qenë në dijeni se LSI po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në SHBA. Pagesat ishin periodike. LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta e Panariti kanë shkuar në SHBA. Janë vërtetuar lidhje të vazhdueshme, takim i zotit Meta në Marok dhe SHBA me zotin Shatku. Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Haxhinasto, ministër i Infrastrukturës, për të ndryshuar një urdhër.”, theksoi Kllapi.

Arrestimi dhe akuzat

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje, si edhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme./abcnews.al

Rrëzohet kërkesa nga GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës

11 May 2026 at 14:06


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin ndaj tij.

Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të hënë në GJKKO, ku ishin të pranishëm edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj.

Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani paraqiti edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, duke argumentuar në favor të ndryshimit të masës së arrestit, por kërkesa e mbrojtjes nuk u pranua nga gjykata./euronews/

Kujdes me mua, fol mirë, janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë, çfarë ndodhi në seancën e Metës, Kryemadhi ankohet për USB dhe kërkon përgjimet

By: V K
11 May 2026 at 15:29

Gjykata e Posaçme, ka refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore.

Gjatë seancës, avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani, ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi, ndërsa deputetët Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, kanë kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve që ishin jashtë dyerve të gjykatës në procesin gjyqësor.

Debatet:

Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë marrë dijeni për nisjen e procesit dhe që kanë firmosur, gjykata vendos që gjyqi të zhvillohet në mungesë të tyre.

Debate mes avokatit të Metës dhe gjykatës, pasi kamerat filmuan pesë minuta dhe u urdhërua të dalin.

Gjykata: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjykata: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjykata: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjykata: Ky nuk është miting.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Monika Kryemadhi: Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim: edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

SPAK: USB-ja është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Monika: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vendosë në dispozicion.

Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?

Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit.

Kryemadhi, duke iu kthyer avokatit të Metës: Fole sikur në Parlamentin anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt: “Pap, pap, ç’është ky kafaz?”

Gjyqtarja: Gjykata çmon se regjistrimi me kamera ose transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës përbën një formë të ekzagjeruar të publicitetit. Mund të cenojë parimin e pafajësisë. Në proces do të thirren dëshmitarë dhe transmetimi i drejtpërdrejtë përbën cenim të jetës private.

Avokatja e Fatime Kryemadhit: Kërkojmë të zbardhur vendimin e mëparshëm.

Avokati i Metës: Ju duhet të shpreheni për kërkesën e gjykimit të shkurtuar.

Gjyqtarja: Do ta bëjmë këtë, por procedura kërkon që njëherë të flasë prokuroria dhe të lexojë kërkesën, sepse është e përcaktuar renditja.

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi: Po paraqesim në mënyrë të përmbledhur faktet dhe objektin e akuzës, duke mbajtur në konsideratë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për ata që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Procedimi u regjistrua në vitin 2019, në bazë të kallëzimit të Romeo Karës, i cili kallëzonte zotin Meta se ka influencuar vetë dhe nëpërmjet lidhjeve të tij për finalizimin e marrëveshjes CEZ-DIA.

Meta ndërhyn: Për korrektesë, CEZ nuk është kompani private, por shtetërore.

Kllapi: …dhe si rrjedhojë ka përfituar nga Kastriot Ismailaj. Më pas, në vitin 2022 është regjistruar kallëzimi nga Idajet Beqiri për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më pas edhe kallëzimi i Halit Valterit. Secili nga këto procese u bë një.

Avokati i Metës: Ec tek fletët ku flet Rama në Parlament më mirë.

SPAK: Avokat, ulu.

Avokati i Metës: Me mua kujdes, fol mirë, korrigjohu.

Gjyqtarja: Qetësi!

Prokurori Arben Kraja: Që kur ka nisur seanca ne nuk kemi ndërhyrë as folur, kërkojmë barazi në gjykim.

Gjyqtarja: Sapo ndërhyra dhe kërkova qetësi.

SPAK: Ata kanë ndikuar tek zoti Haxhinasto që ai të nxjerrë një urdhër dhe konkretisht urdhri i datës 20 mars 2015 i ministrit të Transportit, zotit Haxhinasto, nëpërmjet të cilit është bërë ndryshimi i një urdhri tjetër për rrjetin e fibrave optike.

The post Kujdes me mua, fol mirë, janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë, çfarë ndodhi në seancën e Metës, Kryemadhi ankohet për USB dhe kërkon përgjimet appeared first on Albeu.com.

Kafazi prej xhami bëhet pengesë! “President si je?”, Meta përshëndetet me deputetët: Akustika… (VIDEO)

By: V K
11 May 2026 at 14:10

Teksa në sallën e gjyqit në GJKKO po mbahet seanca e dytë në themel për ish-presidentin Ilir Meta. LSA ka publikuar pamje nga brenda sallës së gjyqit, ku Meta shfaqet duke buzëqeshur e duke shkëmbyer batuta.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se Meta është përshëndetur, ndonëse qëndronte pas kafazit prej xhami, nga deputeti Bujar Leskaj, por dhe nga Flamur Noka.

Bujar Leskaj: President si je? Je i fortë!

Meta: Jam mirë jam i fortë, (nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën e mbështetësit në sallë)

Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika, xhami

 

The post Kafazi prej xhami bëhet pengesë! “President si je?”, Meta përshëndetet me deputetët: Akustika… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Meta në ambientet e reja të GJKKO, avokati: Presidenti në kafaz me xhama

By: redi
11 May 2026 at 13:48

Ilir Meta u paraqit këtë të hënë në ambientet e reja të GJKKO-së, ku po zhvillohet gjyqi në themel ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë. Ndërsa gjykata u shpreh se kemi të bëjmë me një seancë publike, avokati i ish-Presidentit u shpreh i pakënaqur me kushtet. “Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël. Mbase do të vijë gjitha partia…s’ka vend. Ka vend vetëm për 30 veta”.

Source

Meta shfaqet sërish pas kafazit prej xhami, nis seanca e dytë në themel në GJKKO (FOTOT)

By: V K
11 May 2026 at 13:41

Ish-presidenti Ilir Meta, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca e dytë në themel.

Meta është shfaqur në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit.

 

 

Ish-presidenti Meta ka shmangur çdo kontakt me me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ambientet e gjykatës.

 

 

Ndërkohë në një seancë pak minuta para se të niste seanca e themelit, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

The post Meta shfaqet sërish pas kafazit prej xhami, nis seanca e dytë në themel në GJKKO (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌