Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

“Kam besim te kreu i ri i SPAK”/ ‘21 Janari’, Gjikondi: Brenda janarit pritet të ketë…

By: Rovena
25 December 2025 at 23:41

Juristja Brizida Gjikondi tha se pritet zhvillim konkret brenda muajit janar për dosjen e “21 Janarit”, ndërsa çështja e “Gërdecit” hyn në vitin e 18-të nga ngjarja, duke theksuar se hetimet për 21 Janarin po ecin me ritme të shpejta.

E ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi shprehu besim te drejtimi i ri i SPAK nën Klodian Brahon, ndërsa kritikoi ashpër klimën politike, protestat e opozitës dhe sjelljen e figurave drejtuese, duke nënvizuar se politika në Shqipëri, sipas saj, shpesh bashkohet jo nga morali, por nga interesat dhe përfitimet financiare.

“Për ’21 Janarin’ besoj se do të ketë diçka konkrete brenda janarit, kurse ‘Gërdeci’ në mars bën 18 vjet që ka ndodhur. Dosja për ’21 Janarin’ po ecën shpejt. Kam besim te kreu i ri i SPAK Klodian Braho njësoj siç kam pasur për Altin Dumanin. Është koha për një reflektim shumë të madh nga ana qytetare.

Ajo pseudo protestë madhështore e Berishës para Kryeministrisë përfundoi vetëm me largimin online të Ervin Salianjit. Ishte e turpshme. Më agresiv  se Berisha janë vartësit e tij, të cilët presim që nga momenti në moment Berishës t’i rrëshqasë këmba, kurse Salianji u ka prishur lëpirjen e servilizmit. Nuk i bashkon morali, por intrigat dhe përfitimet financiare. Shikojmë që klasat politike në përgjithësi i lidhin çështjet e interesave”, tha Gjikondi./abcnews.al

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Carlo Bollino në dosjen e Ballukut/ Këlliçi: Tjetër padi në SPAK! Kemi marrë informacione të reja

By: Brisi
25 December 2025 at 19:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, do të bëhen padi të reja në SPAK. Sipas Këlliçit, dosjet ndaj Bollinos janë bashkuar në një të vetme në SPAK, por do të ketë edhe denoncime të tjera, për shkak të materialeve të reja që […]

The post Carlo Bollino në dosjen e Ballukut/ Këlliçi: Tjetër padi në SPAK! Kemi marrë informacione të reja appeared first on BoldNews.al.

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

25 December 2025 at 19:38


Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave.

Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme.

Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, raporton A2CNN.

“Më bënë presion”/ Dëshmia e vartëses së Ballukut në SPAK: Evis Berberi më detyroi të firmosja për Tunelin e Llogarasë

By: Brisi
25 December 2025 at 16:26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Së fundmi është publikuar dëshmia e vartëses së saj, Mirzeta Kashnica në SPAK e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis […]

The post “Më bënë presion”/ Dëshmia e vartëses së Ballukut në SPAK: Evis Berberi më detyroi të firmosja për Tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…!

By: Elva
25 December 2025 at 13:47

Nga Boldnews.al AKSHI në letra ngjan bukur (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), që kryeministri ynë na e shiti si “Shqipëria Digjitale”. Ky institucion sot ka ndryshuar emër dhe vendosësi i këtij emri është vetë ai Edi Rama, ose babai i kësaj krijese të frikshme. Që nga krijimi i saj, plot 780 milionë euro janë […]

The post AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…! appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

By: V K
25 December 2025 at 12:34

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie, SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet.

Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend, për leje për të arrestuar zv.kryeministen.

Dëshmia

Datë 10 nëntor 2025

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se kètë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

SPAK thekson se Balluku po frikëson dëshmitarët e kjo ësjtë një nga arsyet që kërkon dhe leje për arrest.

SPAK

Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj).

Keshilli i mandateve dhe imuniteteve zhvilloi një mbledhje por socialistët thonë se do të votojnë pasi të shprehet gjykata Kushtetuese. Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente dhe dorëzimin e. Ballukut të drejtesia.

The post Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi appeared first on Albeu.com.

Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut

By: Elva
24 December 2025 at 21:54

Në vitin 2015, ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor hartuan dhe miratuan 10 paketa shëndetësore. Ato janë të konstatuara dhe tregojnë rrugët se si do të trajtohet secila prej këtyre 10 diagnozave. Premtimi ishte që shumë shpejt të hartoheshin edhe paketat e tjera, por ende kjo nuk ka ndodhur. […]

The post Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Braho: Prioritet i SPAK, askush të mos jetë mbi ligjin

24 December 2025 at 21:02

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Drejtuesi i ri i SPAK, Klodjan Braho do të ketë prioritet të punës së tij në krye të institucionit të drejtësisë të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij.

I pyetur nga BIRN, Braho i cili mori detyrën e kryeprokurorit të SPAK më 19 dhjetor, u shpreh se “do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre”.

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandate trevjeçar duke zëvendësuar Altin Dumanin.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucion i dalë nga reforma në drejtësi.

Braho renditi si kusht të rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve.

“Do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”, vuri në dukje ai.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi Braho.

The post Braho: Prioritet i SPAK, askush të mos jetë mbi ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e tij, Edvin Prifti: Jam gati të përballem me çdo fakt

By: Elva
24 December 2025 at 20:58

Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të tij. Në një postim në facebook, Prifti shkruan se është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor dhe se ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke zgjedhur të përballet me […]

The post SPAK kaloi për gjykim dosjen e tij, Edvin Prifti: Jam gati të përballem me çdo fakt appeared first on BoldNews.al.

Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

By: Elva
24 December 2025 at 16:40

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik. Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të […]

The post Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën appeared first on BoldNews.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ PD letër Peleshit: Të mblidhemi për shqyrtim më 26 dhjetor

By: Brisi
24 December 2025 at 14:32

Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së Këshillit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00. Demokratët argumentojnë se më […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ PD letër Peleshit: Të mblidhemi për shqyrtim më 26 dhjetor appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti

24 December 2025 at 14:00

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 24 dhjetor të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekut Edvin Prifti. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave […]

The post Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti appeared first on Reporter.al.

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

24 December 2025 at 08:13

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

BIRN: Dosja e SPAK nxjerr fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka administruar qindra mln euro

By: V K
24 December 2025 at 08:34

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme, zbuloi se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve false dhe manipulimit të procedurave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36-vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit.

Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm.

Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë lekë dhe fitime para tatimit mbi fitimin në masën 232.1 milionë euro, për aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri në mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023.

Me një normë fitimi përkundrejt të ardhurave në masën 95.7%, një normë kthimi mbi kapitalin themeltar në masën 220 mijë herë, ose Kthim nga Investimi në masën 22 milionë përqind, brenda një periudhe prej më pak se katër muajsh, kjo mund të jetë kompania absolutisht më fitimprurëse në historinë e njerëzimit.

Sa për krahasim, investitorët fillestarë të gjigandit të teknologjisë, Apple, kanë nxjerrë një fitim mesatar vjetor prej 20% që kur kompania u bë publike në vitin 1982. [Link]

Në pamje të parë, është e paqartë se nga erdhën paratë që financuan të ardhurat dhe as nuk ka një shpjegim bindës se për çfarë arsyeje kësaj kompanie iu paguan shuma kaq të mëdha parash, supozohet përkundrejt shërbimeve që i kanë kushtuar kompanisë më pak se 4.3 lekë për çdo 100 lekë të ardhura.

Prokuroria e Posaçme thotë se në fakt, suksesi i paimagjinueshëm financiar i EA Solutions dhe pronarit të saj, Ergys Agasi, nuk i dedikohet ndonjë shpikjeje teknologjike si Apple apo Iphone, por rrjedh nga një mekanizëm tradicional: manipulim prokurimesh publike, dhunë dhe pengmarrje përkundrejt konkurrentit.

Agasi, sot 38-vjeç, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme nën akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencë e paligjshme përmes dhunës dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Heqja e paligjshme e lirisë është vepra e dytë më e rëndë në legjislacionin penal të vendit dhe mbart dënim në masën minimale 10 dhe maksimale 20 vjet burg.

Kjo është hera e parë që proceset e prokurimit publik në Shqipëri trajtohen nga prokuroria si operacion i strukturave të krimit të organizuar.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi.

Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga vendi.

Fitime marramendëse

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

SOFT & SOLUTION është themeluar në vitin 2011 dhe deri në vitin 2020, ishte një kompani programimi me të ardhura që luhateshin nga 1 në 6 milionë euro në vit, por fitimet e saj ishin në shkallë jo të jashtëzakonshme, nga thuajse zero në maksimumi 28% mbi të ardhurat.

Kompania njohu sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2021 e më pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit.

Kompania, e themeluar në vitin 2011, u ble nga Beqiri në korrik të vitit 2021, ndërsa në vitin 2023, i dyfishoi të ardhurat, ndërsa në vitin 2024, i trefishoi në krahasim me vitin 2021.

Edhe në rastin e Soft & Solution, ashtu si në rastin e EA Solution, çelësi i suksesit nuk qëndronte aq shumë në një novacion se sa në metodat më tradicionale të dhunës dhe të rrëmbimit të konkurrentit.

Fitimet u realizuan falë manipulimit të proceseve të prokurimeve publike, të cilat u realizuan me çmime të fryra shumëfish në raport me kostot normale, në kurriz të tatimpaguesve.

Procesi i prokurimeve publike duket që në themel i destinuar për të prodhuar abuzime. Sipas praktikës aktuale, zyrtarët, për të llogaritur “fondin limit” për një proces prokurimesh, pyesin një numër kompanish, të cilat japin një opinion mbi koston e përafërt.

Mesatarja e çmimeve të mbledhura në këtë mënyrë përbën “fondin limit”. Duke qenë se kompanitë që pyeten për fondin limit janë të njëjtat që marrin pjesë në procedurat e prokurimit, interesi i tyre normal është që t’i fryjnë këto kosto, duke prodhuar fitime anomalisht të larta për kontraktorët e fondeve publike, në kurriz të taksapaguesve.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme që caktoi masë sigurie arrest me burg në mungesë për Ergys Agasin, pronarin e EA Solution dhe Ermal Beqirin, pronarin e Soft & Solution, vëren se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbuluan se zyrat e EA Solution, të vendosura në një apartament në rrugën Hoxha Tahsin në Tiranë, në fakt ishin zyrat e një kompanie me emrin INGW-T, e cila gjithashtu merret me programime kompjuterësh, ndërsa punonjësit që gjetën në të i thanë se punëdhënësi i tyre ishte Soft & Solution. Ata ishin duke u marrë me Regjistrin e Çështjeve të Policisë së Shtetit.

Analiza që prokurorët i bënë librave të llogarive të kompanisë së Agasit doli në konkluzionin se në fakt, EA Solution nuk ekziston realisht si entitet fizik por është një kompani e cila, në aktivitetin e saj të deritanishëm, ka arkëtuar afro 8 milionë euro dhe ka blerë një automjet në Gjermani me vlerë 280 mijë euro.

“Mungesa e faturave të blerjes mund të mos jetë problematike, nisur nga lloji i veprimtarisë së shoqërisë, megjithatë, për shkak të volumit të konsiderueshëm të shitjeve që kjo shoqëri ka, duhet të kishte disa zëra apo blerje pajisjesh elektronike, programe etj”, vërejnë prokurorët.

“Nisur nga të dhënat […], krijohet dyshimi se “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi”, shkruhet më tej në vendimin e gjykatës.

Krahas faturimeve të dyshuara fiktive për Soft & Solution, EA Solution ka faturuar dy subjekte të tjera, First dhe Fastech, pronarët e së cilave, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, paguan sipas Prokurorisë Agasin për shërbime joreale.

Tenderë sekretë dhe dhunë

Përveç Agasit, njeriu tjetër kyç në historinë e grupit të strukturuar kriminal të dyshuar në prokurimet e AKSHI-t është Ermal Beqiri. Të dhënat e dosjes tregojnë se ai e ka nisur karrierën si punonjës i Ministrisë së Brendshme në pozicion drejtues për teknologjinë e informacionit. Ky është përshkrimi që bën për të Andis Papa, pronari i Fastech, e cila shiste kompjuterë.

Sipas vendimit të gjykatës, Papa dhe Beqiri kanë blerë përmes kompanive të tyre Fastech dhe Soft & Solution shërbime me vlerë 10 milionë euro përmes një kompanie që shiste çokollata dhe mallra të tjera konsumi të importuara nga Turqia, të gjitha para vitit 2020. Pas kësaj, Beqiri shfaqet në qendër të një rrjeti kompanish super të sukseshme me prokurimet publike në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ai raportohet se ishte ndërmjetësi që futi Agasin në rrjetin e vogël të kontraktorëve të AKSHI-t dhe, në prokurime të shumta publike, të kryera ne procedurat e shpallura “sekret shtetëror”. Avantazhi i tij ishte posedimi i Cerfitikatës së Sigurisë, një dokument që lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, supozohet institucioni që garanton që shteti shqiptar nuk infiltrohet nga agjentë të huaj apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prokurorët vërejnë se një arsye e preferuar e zyrtarëve të AKSHI për klasifikimin e një procedure sigurimi si “sekret” ishte në këtë mënyrë kufizimi i konkurrencës mes kandidatëve që potencialisht disponojnë certifikata sigurie.

Në më shumë se një procedurë, prokurorët konkludojnë se kërkesa për certifikatë sigurie është bërë në mënyrë të paarsyeshme, qëllimisht për të kufizuar konkurrencën dhe paracaktuar fituesin, pasi prokurimet janë bërë në fusha ku nuk ekziston informacion i klasifikuar sipas ligjit në fuqi.

Kështu, në një procedurë prokurimi për llogari të Autoritetit të Aviacionit Civil, mes kritereve u caktua që punonjësit e kontraktorit të dispononin certifikatë sigurie.

Tenderi u fitua nga Communication Progress, një kompani që SPAK e cilëson si të lidhur me Beqirin, për shkak se aksioneri i saj Gentian Likaj është bashkëjetues i motrës së Beqirajt. (Mbi Likajn dhe mbi kompaninë Communication Progress nuk ka akuza).

“…edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së Aviacionit me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar,” shkruhet në vendimin e gjykatës.

Numri i procedurave të fituara me hilenë e kriterit të Certifikatës së Sigurisë është i lartë.

Suksesi i Beqirit dhe Agasit nuk i dedikohet tërësisht vetëm manipulimit të kritereve dhe diskrecionit në gjykimin e plotësimit të kritereve nga kompania fituese, zakonisht Soft & Solution, dhe skualifikimit të kompanive konkurrente për mosplotësim kushtesh, kur këto të fundit bënin ofertë me çmim më të ulët.

Një nga kompanitë që nuk dispononte certifikata sigurie për punonjësit ishte ajo e biznesmenit Gerond Meçe. Ai jo vetëm që konkurroi në procese të prokurimeve me çmime konkurruese, por në mënyrë të përsëritur ankimoi kriteret e vendosura nga AKSHI apo rezultatet.

Më 12 gusht 2025, rreth orës 10.30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar u paraqitën te ai të prezantuar si oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata e rrëmbyen biznesmenin dhe e dërguan në zonën e njohur si Kilometri 26 në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, ku e kërcënuan dhe e detyruan të tërhiqet nga procedurat e ankimimit, duke lejuar eventualisht fitimin e tenderëve nga Beqiri.

Prokurorët kanë arritur të identifikojnë se një nga automjetet e përdorura në rrëmbimin e Meçes është nën pronësinë e kompanisë Merkaj 3, e cila besohet se është përdorur si mjet për qarkullimin e parave të pista të grupit famëkeq kriminal të Çopjave.

Grupi Çopja u godit nga SPAK në vitin 2024 por kreu i grupit dhe shumë eksponentë të tij vijojnë të mbeten në arrati.

Rrëmbimi i Meçes nga eksponentë të dyshuar të këtij grupi në gusht të këtij viti, sugjeron se grupi është në formë të plotë dhe në gjendje operative të shkëlqyer. Jo vetëm kaq, por aksesi i tyre në informacion shtetëror duket në nivele drithëruese.

Në një përmbysje të çuditshme të Sindromit të Stokholmit, në të cilin, personi i rrëmbyer zhvillon simpati për rrëmbyesin, në rastin në fjalë, një nga pengmarrësit, pasi siguroi atë që kishte në plan të siguronte përmes kërcënimeve me armë për vrasje dhe paralajmërimeve për vrasje të familjarëve të personit të rrëmbyer, hoqi maskën dhe i tha: “Po të të shoh në Elbasan unë do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas”,/ BIRN

The post BIRN: Dosja e SPAK nxjerr fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka administruar qindra mln euro appeared first on Albeu.com.

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

By: Uesli
23 December 2025 at 19:03

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi   Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, në kuadër të një hetimi për dyshime korrupsioni që lidhen me lehtësimin e masave të […]

The post SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi appeared first on Saranda Web.

Tentativa për hakerimin e SPAK-ut, ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur

By: Elva
23 December 2025 at 18:00

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në lidhje me çështjen e hakerimit të të dhënave të Prokurorisë së Posaçme. Sipas burimeve, Ismaili akuzohet për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. […]

The post Tentativa për hakerimin e SPAK-ut, ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur appeared first on BoldNews.al.

Gati 2 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili/ Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë

By: M C
23 December 2025 at 16:40

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot (23 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Ismaili qëndroi përreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti.

Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë.

The post Gati 2 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili/ Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie

By: V K
23 December 2025 at 15:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese.

Korreshi tha se informacionet që i janë vënë në dispozicion deputetëve nga SPAK janë shumë më tepër se çfarë kanë dalë dhe nisur nga provat e reja, dhe se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet me urgjencë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin ka rënë përsa kohë SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti Ballukut, dhe për t’i hapur rrugën arrestimit të saj.

Në bazë të asaj që ai ka parë, të cilat s’mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit hetimor, deputeti theksoi se pozita e zëvendës kryeministrs rëndohet edhe më shumë.

“E kam quajtur gjenocid që i është bërë buxhetit të shtetit, fjalë e rëndë por ndërkohë që njerëzit mezi shtyjnë muajin. Të arrish të përvetësosh këto fonde dhe ta trajtosh buxhetin është tragjedi. Kam më shumë informacion sesa mund të them.

Jam vënë në dijeni të informacioneve të jashtëzakonshme, por për shkak të asaj që kam firmosur nuk më lejohet të bëj asgjë publike. Por është dramë. Shkon përtej emrave që janë sot. Mendoj se gjatë hetimit, prokuroria i ka ndarë në disa lote, në disa pjesë të hetimeve.

Kanë ndryshuar rrethanat. Nuk ka të bëjë fare me pritur Gjykata Kushtetuese se në gjykimin tim ka rënë padia se pezullimit është zëvendësuar me një masë sigurimi. Se ka elementë të tjera që e rëndojnë pozitën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ka pasur elementë të tjerë si frika për largimin jashtë por çka është më e rëndësishme, ka influencuar në prishjen e provave”, tha deputeti.

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

By: V K
23 December 2025 at 15:13

Pasditen e kësaj të marte, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK).

Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

Ismaili është marrë nën hetim nga SPAK për tre vepra penale: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Më 12 mars, SPAK ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Për këtë ngjarje kanë përfunduar në pranga ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj.

Sipas hetimeve paraprake, hakerat kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërndarë dokumente të siguruara nga sulmi kibernetik te persona të tjerë.

The post Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

❌
❌