❌

Normal view

Qytetarët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve kundër qeverisë

16 October 2026 at 21:32
dsc 4023
Qytetarët e Tiranës protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Foto: LSA
Mijëra qytetarë u mblodhën të premten në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në protestën më masive që prej nisjes së revoltës studentore. “Sot [protesta] është më e madhe dhe shpresojmë që fundjava të shënojë fundin e kësaj qeverie”, tha Elgi Hyka, student dhe aktivist, i […]The post Qytetarët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve kundër qeverisë appeared first on Reporter.al.

Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën

By: BIRN
16 October 2026 at 18:31
Elisa Spiropali. Foto: LSA.
Deputetja socialiste Elisa Spiropali i bëri thirrje të premten kryeministrit Edi Rama të mos e trajtojë revoltën studentore si një problem të rendit publik, por si shprehje të një krize të thellë besimi ndaj qeverisjes, që kërkon zgjidhje politike. Në një letër të hapur drejtuar Ramës, Spiropali argumenton se protestat janë pasojë e pakënaqësive të […]The post Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën appeared first on Reporter.al.

Policia heton thirrje online për akte terroriste, por nuk jep prova për ndërhyrje nga jashtë

16 October 2026 at 17:13
dsc 3306
Protestuesit i largohen me vrap policisë në ndjekje në rrugën e Durrësit në Tiranë, skenë e përleshjeve mes të rinjve dhe forcave të rendit | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, deklaroi të premten, më 16 tetor, se autoritetet kanë identifikuar kanale dhe grupe komunikimi në platformat online, përmes të cilave dyshohet se janë bërë thirrje për akte të dhunshme dhe terroriste, si dhe kërcënime ndaj jetës së punonjësve të policisë. Deklarata vjen në […]The post Policia heton thirrje online për akte terroriste, por nuk jep prova për ndërhyrje nga jashtë appeared first on Reporter.al.

Policia arrestoi 56 persona gjatë protestave në Tiranë

By: BIRN
16 October 2026 at 15:07
whatsapp image 2026 10 15 at 9.39.07 pm
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përdorin gaz lotsjellës kundër protestuesve | Foto: LSA
Policia e Tiranës njoftoi të premten se ka arrestuar 56 persona, mes tyre 16 të mitur të moshave 15 deri në 17 vjeç, dhe ka nisur procedimin penal ndaj 97 personave të tjerë pas protestës antiqeveritare të së enjtes në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, gjatë tubimit disa pjesëmarrës hodhën gurë, sende të forta dhe […]The post Policia arrestoi 56 persona gjatë protestave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

OKB bën thirrje për ndalimin e dhunës dhe dialog mes palëve në Shqipëri

By: BIRN
16 October 2026 at 12:55
dsc 2970
Një protestues valvit flamurin e UÇK-ë në Sheshin Skënderbej | Foto: Xhemali Moku
Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehën të premten shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave studentore dhe qytetare në Tiranë, duke u bërë thirrje autoriteteve dhe protestuesve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog. Në një deklaratë publike, OKB theksoi rëndësinë e respektimit të lirive themelore, përfshirë të drejtën për […]The post OKB bën thirrje për ndalimin e dhunës dhe dialog mes palëve në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Protesta e të rinjve merr përmasa kombëtare

16 October 2026 at 12:40
dsc 3081
Të rinjtë protestues pëballen me gazin lotsjellës në sheshin Skënderbej në Tiranë | Foto: Xhemali Moku/BIRN
Nxënës të gjimnazeve dhe studentë pothuaj në gjitha qytetet e vendit kanë bojkotuar të premten mësimin për të protestuar kundër qeverisë duke i dhënë protestës përmasa kombëtare. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen!” nxënësit 15-18 vjeçarë të shkollave të mesve në qytete si Shkodra, Elbasani, Durrësi, Burreli, Peshkopia, Korça, Vlora, Fushë-Arrëzi e me radhë kanë braktisur […]The post Protesta e të rinjve merr përmasa kombëtare appeared first on Reporter.al.

Gjykata lë të lirë 12 nga 19 prej të arrestuarve në ditën e parë e të dytë të protestës studentore

16 October 2026 at 11:58
policia duke arrestuar studentin klevi metaj gjatë protestës
Policia duke arrestuar studentin Klevi Metaj gjatë protestës studentore jashtë Ministrisë së Arsimit | Foto: LSA
Gjykata e Tiranës vendosi të premten më 16 tetor të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të 19 protestuesve, 17 prej të cilëve u ndaluan të martën dhe dy të mërkurën. Një prej përfaqësuesve ligjorë të të ndaluarve, avokati Marash Logu deklaroi pas seancës se gjykata caktoi masën e sigurimit […]The post Gjykata lë të lirë 12 nga 19 prej të arrestuarve në ditën e parë e të dytë të protestës studentore appeared first on Reporter.al.

Këshilli Ndërfetar apelon për dialog dhe përgjegjësi në mes të protestave

By: BIRN
16 October 2026 at 11:19
whatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pm
Policia ndalon një protestues afër Ministrisë së Arsimit në Tiranë | Foto: LSA
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë bëri të premten thirrje për dialog kombëtar, respektimin e së drejtës për protestë paqësore dhe përgjegjshmëri institucionale, pas disa ditësh protestash studentore dhe qytetare, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksuan se shqetësimet e studentëve dhe qytetarëve duhet […]The post Këshilli Ndërfetar apelon për dialog dhe përgjegjësi në mes të protestave appeared first on Reporter.al.

Rama fajëson “duart e huaja” për dhunën në protesta

By: BIRN
16 October 2026 at 08:53
rama kioska
Videomesazhi i Edi Rames
Kryeministri Edi Rama fajësoi të premten opozitën dhe aktorë të huaj për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave studentore në Tiranë, duke i cilësuar trazirat si një përpjekje për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke folur nga një kioskë e shkrumbuar gjatë protestave, Rama u përpoq të distanconte studentët nga aktet e dhunës […]The post Rama fajëson “duart e huaja” për dhunën në protesta appeared first on Reporter.al.

Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi

16 October 2026 at 07:47
whatsapp image 2026 10 13 at 10.53.29 pm
Policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përplasen me protestuesit në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. | Foto: LSA
Përshkallëzimi i protestave studentore dhe qytetare për të tretën ditë radhazi në Tiranë dhe përhapja e tyre në disa qytete të tjera të vendit, të shoqëruara me përplasje të ashpra fizike, përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe sulme, zjarrvënie e plaçkitje ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private, ka ngritur pikëpyetje […]The post Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi appeared first on Reporter.al.

Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm

15 October 2026 at 17:48
whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm
Drejtori i policisë së shtetit Skënder Hita | Foto: LSA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi gjatë një konference për shtyp të enjten më 15 tetor, se protestat e tre ditëve të fundit janë organizuar për qëllime të errëta, nga brenda dhe jashtë vendit. “Pas maskave qe udhëheqin protestën me shembullin e dhunës, nuk janë studentë, por janë individë te rekrutuar […]The post Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm appeared first on Reporter.al.

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike

15 October 2026 at 17:42
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 13 mars 2026. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes të gjitha rrugët e Tiranës u pushtuan nga të rinj studentë dhe nxënës të gjimnazeve që bojkotuan mësimin për të dalë në protesta kundër qeverisë. Atyre iu bashkuan dhe nxënës të shkollave të mesme nga qyteti i Kamzës, ndërsa revolta u shpërnda në shumë qytete të […]The post Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike appeared first on Reporter.al.

GJKKO cakton avokatë të Ndihmës Juridike Falas edhe për Ilir Metën e Monika Kryemadhin

15 October 2026 at 13:30
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 15 tetor, që në seancën e ardhshme të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, për arsye të bojkotit të avokatëve, të vijohet me avokatët e zyrës së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë […]The post GJKKO cakton avokatë të Ndihmës Juridike Falas edhe për Ilir Metën e Monika Kryemadhin appeared first on Reporter.al.

Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta

By: BIRN
15 October 2026 at 12:53
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)
Një reklamë City Lights digjet në Tiranë | Foto: LSA
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe tetë shoqata të biznesit shprehën të enjten shqetësimin për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke kërkuar mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat dënuan sulmet […]The post Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta appeared first on Reporter.al.

Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera

15 October 2026 at 12:39
whatsapp image 2026 10 14 at 3.33.57 pm (1)
Një protestues i masktuar godet policinë me llastiqe | Foto: LSA
Protesta e studentëve, që u përshkallëzua të martën dhe të mërkurën, është përhapur të enjten në disa prej qyteteve kryesore të vendit, ku studentë e të rinj kanë marshuar, kanë bllokuar rrugët, kanë goditur me vezë e gurë institucionet publike dhe kanë tentuar të krijojnë mosbindje civile. Protestat filluan mëngjesin e së enjtes në Durrës, […]The post Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë

By: BIRN
15 October 2026 at 11:22
eeab7a74 b1e6 4334 9d77 512b8bd118ff
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë | Foto: LSA
Dëmtimi i degëve bankare dhe objekteve financiare gjatë protestave në Tiranë ka nxitur reagimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), e cila dënoi të enjten incidentet dhe u kërkoi autoriteteve të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e tyre. “Aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare dhe objekteve financiare janë të papranueshme dhe krijojnë […]The post Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes për shkak të protestës

15 October 2026 at 10:57
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Foto: LSA.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar të enjten në mëngjes anulimin e seancën plenare të parashikuar për t’u mbajtur gjatë ditës, ndërkohë që protestat e studentëve dhe të rinjve kanë adresuar zemërimin e tyre edhe ndaj deputetëve. Zyra për shtyp e Kuvendit njoftoi se sipas këtij urdhëri seanca plenare e planifikuar do të mbahej […]The post Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes për shkak të protestës appeared first on Reporter.al.

Nxënësit e gjimnazeve bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve

15 October 2026 at 10:50
whatsapp image 2026 10 14 at 3.53.27 pm
Studentët bllokojnë rrugën e Durrësit në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me 14 tetor 2026 | Foto: LSA
Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen” nxënësit e gjimnazeve të Tiranës pushtuan mëngjesin e së enjtes rrugët e Tiranës. Video të shpërndara nëpër rrjetet sociale tregojnë se si nxënësit e moshave 15-18 vjeçare bojkotuan mësimin dhe në grupe u nisën drejt Ministrisë së Arsimit për t’ju bashkuar protestës së studentëve që prej […]The post Nxënësit e gjimnazeve bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve appeared first on Reporter.al.

BE dënon dhunën në protestat e studentëve

By: BIRN
15 October 2026 at 10:39
792586186 1118041160886498 6776800078388713462 n
Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dënoi të enjten përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin aktet e dhunshme. “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private”, tha Delegacioni i BE-së në një reagim publik. “Dhuna nuk […]The post BE dënon dhunën në protestat e studentëve appeared first on Reporter.al.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve mbështet protestat e studentëve

By: BIRN
15 October 2026 at 10:31
Foto arkivë: Një banderolë e vendosur në Universitetin Politeknik në nisje të vitit të ri akademik ngre shqetësimin për uljen e numrit të studentëve. Foto: LSA.
Sindikata e e Punonjësve të Universiteteve u bëri thirrje të enjten pedagogëve dhe punonjësve akademikë që të mbështesin protestat e studentëve, ndërsa fajësoi mungesën e reagimit institucional ndaj kërkesave qytetare për përshkallëzimin e tensioneve dhe përplasjet me policinë në Tiranë. Në një deklaratë publike, sindikata dënoi përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve […]The post Sindikata e Punonjësve të Universiteteve mbështet protestat e studentëve appeared first on Reporter.al.
❌