Shqipëria sot nuk ka krizë drejtësie. Ka krizë paniku.
Sepse për herë të parë drejtësia nuk është në gjumë. Është zgjuar. Dhe ka filluar të trokasë në dyer që për 30 vjet ishin të blinduara.
SPAK-u po bën atë që politika shqiptare nuk pati kurrë guximin ta bënte: po ua prish rehatinë të gjithëve. Dhe kur në Shqipëri prishet rehatia, nuk dëgjon debat por dëgjon ulërimë.
Qeveria betohet se e mbështet drejtësinë.
Opozita betohet se po shuhet nga drejtësia.
Të gjithë janë për drejtësi.
Por vetëm për drejtësinë që godet tjetrin.
Kur Berisha shpallet i pandehur, është “persekutim politik”.
Kur Meta përfundon pas hekurave, është “hakmarrje personale”.
Kur Veliaj shkon në burg, është “sulm ndaj PS-së”.
Dhe tani, kur qershia mbi tortë bëhet kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut, Shqipëria paska rënë në diktaturë.
Ironike, apo jo?
Për 30 vite askush nuk pa prokuror në sy. Sot, prokurori shihet si armik kombëtar.
SPAK-u nuk po shemb demokracinë.
SPAK-u po shemb mitin e paprekshmërisë.
Dhe kjo i tremb më shumë se çdo revolucion.
Ata që e kthyen shtetin në pronë familjare sot flasin për “standard europian”.
Ata që firmosnin ligje si fatura kafeje sot flasin për “shtet ligjor”.
Ata që e përdorën drejtësinë si çekiç kundër kundërshtarit sot qajnë për “të drejtat e njeriut”.
Po, është e vërtetë: SPAK-u godet edhe brenda PS-së.
Dhe pikërisht këtu është dallimi thelbësor.
Sepse një forcë politike që pranon të pastrohet nga brenda, edhe me kosto, është forcë që mendon për shtetin, jo për klanin.
Kjo nuk është luftë PS–PD.
Kjo është luftë shtet kundër pandëshkueshmërisë.
Dhe kush e kupton këtë, e ka kuptuar edhe pse rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon nga flamujt, por nga dosjet.
Në Shqipëri nuk ka krizë opozite. Ka krizë dosjesh.
Nuk ka krizë qeverisjeje. Ka krizë përgjegjësie.
Shqipëria ka krizë Drejtësinë.Sepse po funksionon!
Dhe SPAK-u është pasqyra ku askush nuk do të shohë fytyrën!
Prandaj thirrja është e thjeshtë, pa retorikë patriotike e pa lot krokodili:
Jo drejtësi selektive.
Jo ligj me porosi.
Jo reformë për fasadë.
Jo shtet gjysmak.
Veç SPAK.
Asgjë më pak!
Skandali i verërave ultra luksoze që dyshohet se konsumohen në rrethin më të ngushtë të pushtetit të Ramës, nuk është një episod periferik dhe as një kuriozitet mondan për rubrikat rozë të medias.
Ai është një simptomë politike. Një shenjë e qartë e një pushteti që prej kohësh ka humbur kontaktin me realitetin shoqëror, moral dhe ligjor të Shqipërisë.
Deklaratat publike të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat në kohën kur u bënë u trajtuan nga shumëkush si ekzagjerime apo retorikë hakmarrëse, sot marrin një kuptim krejt tjetër.
Kur flitet për kantina të bllokuara me shishe vere që në tregun ndërkombëtar vlejnë miliona euro të sekuestruara (që më pas çuditërisht i shpëtojnë doganave/policisë), nuk kemi më të bëjmë me hamendësime, por me një tablo që flet për krime serioze shtetërore.
Por problemi nuk qëndron vetëm tek verërat dhe luksi. Luksi është vetëm maja e ajsbergut. Ajo që e bën këtë situatë të rrezikshme për demokracinë është mënyra se si pushteti i Edi Ramës sillet përballë drejtësisë, veçanërisht në momentin kur hetimet prekin PS dhe rrethin e tij më të afërt të bashkëpunëtorëve.
Reagimi i sotëm publik i Edi Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku është një pikë kthese e madhe.
Për herë të parë, presioni ndaj drejtësisë nuk fshihet më pas deklaratave të përgjithshme, por artikulohet hapur: shumica qeverisëse mund të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e prokurorëve. Ky nuk është më interpretim politik. Është deklarim force. Rama i ka hapur luftë Drejtësisë në momentin kur ajo po i afrohet më shumë se kurrë.
Në çdo shtet funksional, kërkesa e një prokurorie të posaçme për masa sigurie ndaj një zyrtari të lartë do të trajtohej me seriozitet maksimal dhe me respekt ndaj ndarjes së pushteteve. Në Shqipërinë e sotme, përkundrazi, Kryeministri del publikisht dhe vë në dyshim legjitimitetin e SPAK, motivet e prokurorëve dhe kohën e hetimit, duke e paraqitur drejtësinë si një aktor politik që “ngutet”.
Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Ajo tregon frikën e Edi Ramës. Tregon ndërgjegjësim se fijet e hetimit nuk ndalen te një emër i vetëm. Dhe mbi të gjitha, tregon se pushteti aktual është i gatshëm të shkojë deri në fund e të shkatërrojë çdo gjë, për të mbrojtur pushtetin dhe rrethin e tij të oborrtarëvr, edhe nëse kjo do të thotë shkelje e rregullave themelore të demokracisë.
Kjo situatë më kujton në mënyrë të pashmangshme Monarkinë Absolute në Francë, në vitet e fundit para rënies së regjimit, nga Revolucioni i 1789-ës. Edhe atëherë, pushteti jetonte në luks ekstrem, i shkëputur totalisht nga realiteti i popullit dhe qytetarëve, i rrethuar nga një oborr besnikësh, servilash dhe klientësh. Edhe atëherë, drejtësia dhe ligji ishin instrumente të vullnetit të sovranit, jo mekanizma të pavarur. Edhe atëherë, sundimtarët besonin se pushteti i tyre ishte i përjetshëm. Madje besonin se ishin të dërguarit e Zotit në tokë.
Anekdota e famshme e Mbretëreshës Marie Antoinette, e cila thuhet se u shpreh “atëherë le të hanë briosh”, kur u informua për zemërimin e popullit të uritur i cili nuk kishte bukë të hante, mbetet simboli më i qartë i kësaj shkëputjeje të pushtetit absolut nga realiteti i popullit të vet. Sot, “brioshi” nuk është më një ëmbëlsirë. Është vera « Romanee-Conti », vera « Petrus » dhe gjithë simbolika e një elite politike dhe kriminale që jeton në një botë tjetër, ndërsa qeveris një shtet që kërkon llogaridhënie.
Por ndryshimi thelbësor është ky: në një republikë moderne, askush nuk ka të drejtë të vendosë veten mbi ligjin. As Kryeministri. As zëvendëskryeministrja. Asnjë shumicë parlamentare. Refuzimi i miratimit të kërkesave të arrestit të SPAK nga kjo mazhorancë, do të ishte jo thjesht një akt politik, por një precedent i rrezikshëm që minon tashmë themelet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Sjellja e mazhorancës në Komisionin e Mandateve, përpjekjet për të bllokuar aksesin e opozitës në dosjen e SPAK, relativizimi publik i rrezikut për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh në rastin Balluku, të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit skenar: mbrojtja e pushtetit me çdo kusht dhe çdo çmim.
Por historia na mëson se pushtetet nuk bien sepse opozita i sulmon, por sepse humbin masën, arsyen dhe ndjenjën e kufirit. Kur pushteti fillon të sillet si pronar i institucioneve dhe jo si administrator i përkohshëm i tyre, fundi i tyre është vetëm çështje kohe.
Sot, 35 vite pas Dhjetorit ‘90, Shqipëria ndodhet përballë një tjetër prove serioze. Ose drejtësia do të lejohet të bëjë punën e saj ndaj krimeve të këtij pushteti dhe krimet e kësaj mazhorance, ose vendi do të largohet gjithnjë e më shumë nga Europa dhe SHBA, por do të rrëshqasë drejt një shteti autoritar, si Rusia apo Bjellorusia, ku ligji i nënshtrohet vullnetit të një njeriu dhe rrethit të tij të oborrtarëve!
Pikërisht për këtë arsye, reagimi qytetar është jo vetëm i ligjshëm, por i domosdoshëm. Demokracia nuk mbrohet vetëm në sallat e gjyqeve, por edhe në sheshe, me zë, me prani dhe me dinjitet.
Ndaj pjesëmarrja masive qytetare dhe protesta e qëndrueshme janë instrumente legjitime për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Ato janë vetë demokracia në veprim.
Sepse historia ka treguar se pushtetet që pijnë verë si mbretër dhe sfidojnë drejtësinë si sundimtarë, herët a vonë përballen me gjykimin e shoqërisë dhe të historisë. Dhe ky gjykim fillon gjithmonë me zërin e qytetarëve.
Ndaj të gjithë duhet të dalin nesër 22 Dhjetor, ora 18.00 përpara Kryeministrisë, t’i tregojmë Botës që edhe Shqiptarët dinë të protestojnë si Europianë të vërtetë! m.p.
Historia ka shpesh një mënyrë ironike, gati groteske, për të mbyllur ciklet e saj. Për Shqipërinë, data 21 dhjetor nuk është thjesht një ditë kalendari, por një udhëkryq simbolik ku përplasen dy epoka: lindja e njeriut që mishëroi diktaturën më të egër të shekullit XX dhe dita kur shoqëria shqiptare nisi më në fund të shkëputej nga hija e tij e rëndë ideologjike.
Njeriu prej “çeliku”
Më 21 dhjetor 1879 lindi Josif Visarionoviç Stalin. Nga viti 1922 deri në vdekjen e tij në vitin 1953, ai drejtoi Bashkimin Sovjetik me një dorë të hekurt, duke e shndërruar atë nga një shoqëri kryesisht agrare në një superfuqi industriale dhe bërthamore. Por ky transformim u pagua me një çmim njerëzor të pallogaritshëm.
Për dekada me radhë, emri i Stalinit u bë sinonim i gulagëve, spastrimeve masive, terrorit shtetëror dhe kultit absolut të individit. Miliona jetë u shtypën në emër të një ideologjie që kërkonte bindje totale dhe heshtje absolute.
Aplikimi në Shqipëri
Në Shqipëri, Stalini nuk ishte thjesht një figurë e largët historike apo një aleat politik. Ai u shndërrua në “shkëmbin” mbi të cilin Enver Hoxha ndërtoi dhe justifikoi diktaturën e tij. Edhe pasi pjesa më e madhe e botës komuniste u distancua nga krimet staliniste pas vitit 1956, Shqipëria mbeti ishulli i fundit që e ruajti me fanatizëm figurën e tij, duke mbushur sheshet, institucionet dhe tekstet shkollore me statuja dhe portrete të një tirani të huaj.
1990: çlirimi nga simbolet e dhunës
Saktësisht 111 vite pas lindjes së tij, më 21 dhjetor 1990, historia shqiptare shënoi një kthesë të vonuar, por vendimtare. Në një klimë tensioni politik dhe shoqëror, ku thirrjet për “Liri” dhe “Demokraci” po çanin themelet e regjimit, qeveria e asaj kohe, nën presionin e pandalshëm të lëvizjes studentore dhe qytetare, urdhëroi heqjen e të gjitha simboleve, busteve dhe përmendoreve të Stalinit. Ky nuk ishte një akt i thjeshtë administrativ. Ishte një akt politik dhe moral. Ishte fillimi i një eksorcizmi kombëtar, një përpjekje për të larguar nga hapësira publike ikonat e frikës që kishin sunduar për dekada.
Heqja e statujave të Stalinit shënoi njëkohësisht: fundin e izolimit ideologjik, duke pranuar se rruga staliniste shqiptare kishte dështuar; rrëzimin e miteve, sepse kur bronzi ra, bashkë me të u shemb edhe iluzioni i pathyeshmërisë së diktaturës; hapjen e rrugës drejt pluralizmit, një proces që pak muaj më vonë do të kulmonte me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.
Një mësim për historinë
Kontrasti mes këtyre dy datave është tronditës. Nëse 21 dhjetori i vitit 1879 shënoi lindjen e një epoke terrori dhe shtypjeje për miliona njerëz, 21 dhjetori i vitit 1990 shënoi guximin e një shoqërie që vendosi të mos jetonte më nën hijen e një idhulli të rremë. Kjo datë na kujton se monumentet mund të jenë prej bronzi, por nuk i mbijetojnë dot vullnetit të një populli që zgjedh lirinë. Shqipëria e vitit 1990 nuk hoqi thjesht disa statuja nga sheshet; ajo filloi të heqë prangat mendore të një ideologjie që e kishte mbajtur peng për gati gjysmë shekulli.
Refleksion
Në retrospektivë, 21 dhjetori mbetet dita e përballjes me të shkuarën. Është dita që na kujton sa shumë vonuam për të parë të vërtetën dhe sa jetike është që simbolet e diktaturës të mbeten vetëm në arkivat e historisë. Jo për t’u harruar, por për të mos u përsëritur kurrë më.
Nga Boldnews.al Në teatrin e shëmtuar të politikës shqiptare, Benet Beci nuk është thjesht një personazh; ai është simboli i kalbëzimit të administratës që është shndërruar në një makinerisë thithëse të djersës së shqiptarëve. Ndërkohë që propaganda e paguar me paratë tona e portretizon si “rilindasin” e Shkodrës, e vërteta që fshihet pas dosjeve të SPAK-ut […]
Reagimet e dhunshme të opozitës, brenda apo jashtë Kuvendit i shërbejnë më shumë korrupsionit të qeverisë sesa luftës kundër tij.
Pse?
Sepse dhuna e zhvendos debatin, nga përgjegjësia, te polarizimi. Polarizimi mobilizon llogoret e pështira partiake. Palët mbyllen në kampe, pushojnë së dëgjuari argumentin dhe logjikën.
Në këtë terren, korrupsioni nuk luftohet. Relativizohet. Mbështetësit e pushtetit e mbrojnë, ata të opozitës e instrumentalizojnë. Kalojnë të gjithë, nga fakti, te emocionet. Rezultati është i njëjtë. E vërteta zhduket në mjegull.
Do ta kuptoja këtë reagim nëse drejtësia do ishte e heshtur, e kapur apo e paaftë.
Por sot drejtësia po vepron. Me të gjitha mangësitë e saj, reforma në drejtësi ka prodhuar hetime, akuza dhe procese që deri dje ishin të paimagjinueshme. Kjo e bën të pakuptueshme dhunën politike.
Atëherë pse nxitje kaosi dhe jo pritje e drejtësisë? Pse flakë e ulërima dhe jo një denoncim i qetë, qytetar, këmbëngulës, i bazuar në faktet që drejtësia i ka nxjerrë sheshit?
Përgjigjja del nga sjellja, jo nga deklaratat: Halli kryesor i flakadanëve dhe i flakahedhësve nuk është korrupsioni, por përfitimi prej tij.
Një opozitë që do ta kishte realisht hall korrupsionin, do ta linte drejtësinë të bënte punën e saj. Kjo do të thotë se do investonte politikisht në gjithçka, por jo në dhunë.
Kjo sjellje i jep pushtetit justifikimin perfekt për t’u mbyllur, për t’u viktimizuar dhe për të mjegulluar llogaridhënien. Në këtë kuptim, opozita që zgjedh dhunën, po luan lojën e pushtetit që pretendon se po lufton.
E bëjnë pa e kuptuar apo e bëjnë me vetëdije, këtë nuk di ta them.
Kujtoni 21 janarin. Njerëzit dolën masivisht për një video korrupsioni. E ngjashme me përgjimet e sotme, ndonëse jo në shifra. Por atëherë drejtësia mungonte. Protesta ishte pikërisht zëvendësim i drejtësisë. Ishte reagim ndaj impunitetit absolut.
Sot situata është thelbësisht ndryshe. Me gjithë problemet, drejtësia po vepron. Ka hetime, masa sigurie, ministra dhe zyrtarë të lartë nën akuzë. Nuk jemi më në kushtet e një shteti ku pushteti është i paprekshëm nga ligji.
Ky proces drejtësie mund të jetë i papërsosur, por është real. Ta turbullosh atë me dhunë, i shërben pikërisht korrupsionit.
Ka edhe diçka që e bën kontradiktën më të fortë. Një pjesë e madhe e opozitës sot përbëhet nga ish-zyrtarë të akuzuar apo implikuar edhe vetë në korrupsion.
Këtyre nuk u pëlqen ta dëgjojnë, por kur bëjnë nëpër ekrane atë ftyrën medemek të revoltuar kundër korrupsionit të Ramës, shoqëria nuk sheh një alternativë. Sheh një konflikt interesash mes dy të njëjtëve.
Ndaj denoncimi i tyre nuk mobilizon kurrë qytetarë të lirë. Maksinumi vendos në rresht, militantë të cekët partiakë.
Është e qartë se një opozitë, e pastër dhe e paimplikuar do kishte interes të fliste qetë, të priste drejtësinë dhe të fitonte ndërkohë besimin publik. Një opozitë me ish-të korruptuar nuk mund të presë drejtësinë. Drejtësia është rrezik edhe për ta.
Por edhe sikur ta rrëzojnë qeverinë me dhunën e tyre qesharake, kjo nuk do jetë fitore ndaj korrupsionit, por zëvendësim i një padrejtësie me një tjetër.
Dhuna realisht nuk e rrëzon Ramën. Përkundrazi, e ringre kur drejtësia po e rrëzon. Ajo bëhet mjet për të turbulluar ujin dhe relativizuar fajin
Mbi të gjitha, dhuna e të korruptuarve kundër korrupsionit nuk e pastron sistemin.
Hapen çantat dhe nxorën një gjë që nuk mund të shihej me sy të lirë. Ishte vetëm një mjet i vogël i quajtur USB, aq i vogël. Me atë mjet kishin ardhur të arrestonin zëvendës kryeministren Balluku.
Ironi e bën fati, por s’ishte ashtu. Tre prokurorë të SPAK kanë zbarkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, të ngarkuar me një peshë aq të vogël sa e mban bleta në fluturim. Ishte një USB. Ata e demonstruan sendin sa një gisht të vogël misterioz. Gati- gati si një stilolaps pistoletë që ishte përdorur 15 vjet më parë për vrasjet para selisë së qeverisë.
Deputetët që pritën prokurorët nuk u tremben. Ata kanë besim se SPAK nuk vret pa paralajmërim. Por u tmerruan kur prokurori shpalli se brenda në atë send të vogël e misterioz, sa një fishek, ndodheshin 16 mijë faqe të shkruara. Janë akuza, dëshmi, përgjime, thashetheme, fjalë kafenesh, inate grash për burrat e burrash për gra… Të gjitha zënë 16 mijë faqe letër sikur misteri i mbledhur kulaç në usb të printohej diku.
Trembja e parë erdhi për nga volumi i madh i dokumenteve që duheshin lexuar. Aty ka deputetë që në jetën e tyre nuk kanë lexuar as 16 mijë shkronja. Por edhe nuk mund të fajësohet askush. 16 mijë faqe mund të lexohen për njëmijë ditë, që i bie të paktën tre vjet. Vetëm fashikujt me thashetheme dhe sharje mund të lexohen kollaj. Janë dokumente spiunësh, akuzuesish, dallkaukësh, politikanësh, skërmitës…
Këtë lloj letërsie nuk ka djalë nëne që e lexon.
Trembja tjetër, po sikur të humbë ndonjë faqe nga 16 mijë?! Në burg e kanë vendin kush e humb. Njëri nga deputetët që e parashikoi humbjen e disa fashikujve gjatë kohës që do të jetë duke i fshehur nga gruaja në shtëpi, gjeti një shpikje. Iu tha kolegëve se ka lexuar një libër nga Lufta e Dytë, ku korrieri partizan që ra në pritë armike, i hëngri letrat e shkruara që i kishin dhënë në Shtab.
“Po i humbët dokumentet, thoni që i keni ngrënë. S’ka ç’u bën SPAK se iu mbron populli për moral të lartë”, tha ai. Frika e tretë që i zuri ishte hamendja ‘sikur të jenë dokumente bosh’, domethënë pa prova dhe SPAK po bën një eksperiment si dikur me alarmet për sulme bërthamore.
Deputetet u vunë në dilema të mëdha. Zëvendës kryeministre e vendit, të cilës i kanë dedikuar një kryevepër me 16 mijë faqe, tani ndodhet më e çliruar se deputetët. As vetë Ana Kareninës nuk i kushtoi kaq shumë fletë romani Tolstoi; madje 30 herë më pak.
Ka pasur burra më të fortë në botë që janë trembur nga mijëra faqe me dokumente. Madje shtete janë tmerruar. Ja ku kemi Britaninë e Madhe…
Britania e Madhe nuk i duroi ‘prokurorët e SPAK’ dhe u thye. Ishulli i famshëm Anglosakson u detyrua të dalë nga radhët e Bashkimit Europian për arsye edhe të shumësisë së faqeve me ligje dhe akte të tjerë. Ishullorët bënë ‘harakirin’ me emrin Brexit, por nuk pranuan të lexojnë 16 mijë faqe.
Bashkimi Europian ka gjithsej 19 mijë ligje dhe akte të tjera juridike. I bie që të jenë mjaft më pak se 16 mije faqe të SPAK. Por ama, Britania e Madhe nuk duroi t’i lexonte të gjitha. Kjo është ironia e botës.
-I quit!,- tha vetë Britania para marrëzisë me mijëra faqe, mjerisht të shkruara nga prokurorë e hetues./e.t
Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3 orë.
Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Jo sepse ka shumë dritë, por sepse ka shumë besim. Në mëngjes herët, para se qyteti të zgjohet plotësisht, dëgjon hapa njerëzish në rrugë.
Në himnin kombëtar finlandez thuhet, “jemi të varfër, kemi vetëm pisha”. Në fakt, 72 për qind e territorit janë pyje dhe rreth 20 për qind e GDP-së lidhet me industrinë e drurit. Duhet të kishte më shumë dritë në këtë vend sepse ka shumë për të parë dhe mësuar.
Një profesor finlandez Tapio Varis ka formuluar termin “edukim mediatik” shumë përpara se pjesa tjetër e Europës ta kthente në modë. Sot, për finlandezët, ky nuk është slogan, por politikë shtetërore dhe praktikë e përditshme.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha me nënqeshje, “jemi mësuar të jetojmë me motin e keq, dezinformimi është gjë e vogël”. Jo sepse nuk ekziston, por sepse shoqëria është e trajnuar ta përballojë.
Këtu qëndron dallimi thelbësor. Finlanda nuk përpiqet të ndalojë informacionin e rremë, por mëson konsumatorët që t’a njohin atë. Filozofia është e qartë, internetin dhe rrjetet sociale nuk i mbyll dot, por mendjen e mëson. (Prej një viti më pretekst të gënjeshtërt në Shqipëri u mbyll TikTok. Rezultati? Krimi mes adoleshentëve (tashmë real) u shtua dhe numri i përdoruesve të TikTok u shumëfishua. Mollët e ndaluara shijojnë më shumë.)
Edukimi mediatik në Finland është pjesë e programeve shkollore prej vitesh, i integruar në lëndë të ndryshme, për të aftësuar të rinjtë për të mbijetuar në cunamin e informacionit. Nxënësit mësojnë të dallojnë faktin nga opinioni, lajmin nga propaganda, gabimin nga manipulimi. Mësojnë “mendimin kritik”.
Finlanda është një shoqëri e ndërtuar mbi besimin. Kjo reflektohet edhe te media. Pak televizione, shumë përmbajtje. Në një hotel mesatar sheh tre kanale të televizionit publik dhe disa nga vendet fqinje. Asnjë bombardim, asnjë kakofoni. Besimi në media është rreth 80%.
Buxheti i televizionit publik është rreth 400 milionë euro! Financimi bëhet përmes një takse direkte, jo për aparat, jo për familje, rreth 180 euro në vit. “Ia vlen”, thotë Vesa, “më pak se një euro në ditë për të qenë i mirëinformuar”.
Laura, studente, nuk paguan ende. “Por një ditë do të paguaj me qejf taksa”, thotë.
Pakti është i qartë: qytetarët paguajnë taksat, në këmbim të shërbimeve cilësore.
Arsimi, arsimi, arsimi
Në përgjigje të një pyetjeje për të renditur tre gjëra kryesore nga vizita dyditore – pothuaj të gjithë përfaqësuesit e rajonit të Ballkanit ishin në një mendje: arsimi, arsimi, arsimi.
Ka shumë për të mësuar nga sistemi arsimor finlandez. Ai bazohet në barazi, akses universal, besim te mësuesit dhe mungesë presioni artificial. Nuk ka renditje shkollash, nuk ka teste kombëtare që prodhojnë stres, ka fokus te të mësuarit dhe jo te ndëshkimi.
Mësuesit janë profesionistë me master, të respektuar dhe autonomë. Kurrikula kombëtare jep orientimin kryesor, por zbatimi vendoset nga shkollat. Edukimi mediatik është i mbështetur nga institucione të posaçme, si Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Instituti Kombëtar Audioviziv, në bashkëpunim me ministri të ndryshme dhe shoqërinë civile.
(Në Shqipëri, edhe pse shumë gjëra janë ndryshme, kanë nisur hapat e parë. Instituti Shqiptar i Medias, së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë nisur iniciativa për të integruar module mbi leximin kritik të mediave në shkolla dhe trajnime për mësuesit.)
Suksesi në edukimin mediatik është arsyeja që Finlandën nuk e kap paniku nga algoritmet, deepfake, lufta informative apo Inteligjenca Artificiale. Shoqëria është e stërvitur, jo e frikësuar.
Vizita në Helsinki Upper Secondary School of Media Arts e bën teorinë konkrete. Befasia më e bukur ishin Ema dhe Sofia, dy vajza nga Kosova. Njëra e lindur në Finlandë, tjetra vetëm prej tetë vitesh aty.
Shteti u ofron fëmijëve të emigrantëve mundësinë të ruajnë edhe gjuhën amtare. Identiteti nuk shihet si problem, por si pasuri.
Finlanda na kujton diçka të thjeshtë, por thelbësore. Lufta kundër dezinformimit nuk fitohet me censurë, por me edukim. Jo me panik, por duke ngjallur besim.
Në një botë ku algoritmet vendosin çfarë shohim, Finlanda ka zgjedhur të investojë tek mendja…/e.t
Nga Ilir Kalemaj Shqipëria, ndër shumë karakteristika të tjera të mëvetshme ose tipare dalluese edhe mes vendeve të ish-Lindjes komuniste, ka edhe faktin që ishte i vetmi vend totalitar që ndoqi besnikërisht shembullin e Bashkimit Sovjetik nën Stalinin. Pra, ndryshe nga sistemi i autoritarizmit polak, post-totalitarizmit çekosllovak apo komunizmit të decentralizuar jugosllav, apo qoftë edhe […]
Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty. Belinda Balluku. Mirlinda Karçanaj. Linda Rama. Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një […]
Të them të drejtën, u çudita mjaft, madje gati m’u fut “llapa mren”, kur çova kanalin tek RTSH për të ndjekur Festivalin e Këngës. Se këta të TVSH‑së bëjnë edhe të pamundurën për të të çuditur.
-Vezë doni?
-Meqë është gjella më operative dhe me kalori…
Fillimisht mendova se kisha ngatërruar frekuencën. Sepse m’u krijua ideja fikse se po shihja “Portokallinë”. Mënyra e të folurit, lloji i humorit, lëvizjet dhe ritmi, gjithçka më dukej e huaj për një mbrëmje që, të paktën në kujtesën kolektive, kishte qenë gjithmonë diçka tjetër.
-Ç’ne “Portokallia në mesjavë?”, mendova. Jo si shaka pa formë, por si një pavëmendje e hutueshme. Është,- pak a shumë, – si të hysh në një godinë publike dhe të gjesh të varur një tabelë private: Këtu jepen rrogat e traktoristëve.
-Rrusht Mezini…
-Këtu… Unë jam Rrusht Mezini.
-Jeni lodhur shoku Jorgo.
-Epo nuk i thonë shaka. Paraja është punë me përgjegjësi…
Këto janë batuta filmash. Por në realitet është ai çast kur kupton se problemi nuk është më forma, por identiteti.
– Mirë atëherë, konferencier i koncertit të jetë Agimi i cirkut, – sugjeronte Andi këngëtari Sotirin, që ishte Drejtori i Pallatit të Kulturës.
– Agimi… ai karagjozi? – u pataks Sotiri. – Kurrë! Unë në skenë dua seriozitet.
Batutat janë shkëputur nga filmi i njohur i regjisorit Bujar Kapexhiu, “Edhe ashtu edhe kështu”, por që nuk di pse m’u dukën shumë të volitshme për këtë rast.
Sepse Festivali i Këngës nuk është thjesht një spektakël argëtimi. Është një ritual televiziv, një ngjarje me gravitet kulturor, me kodet dhe solemnitetin e vet. Ose të paktën kështu ka qenë. Kur ky ritual fillon të flasë me gjuhën e varietesë, kur humori i shpejtë zë vendin e heshtjes solemne dhe improvizimi televiziv zëvendëson peshën artistike, atëherë nuk kemi më një risi, por një zhvendosje.
Dhe kjo zhvendosje nuk është faji i atyre që vijnë nga jashtë. Ata bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Faji është i një televizioni publik që nuk di më të dallojë mes roleve, mes skenave, mes zhanreve. Që ngatërron festivalin me show‑n, trashëgiminë me audiencën, identitetin me klikimin.
Dhe kështu vazhdon të huazojë. Një herë Arbanën, një herë Salsanon. Nesër, pse jo, me siguri TVSH do të ofertojë edhe Ledionin.
– Ec e na jep një dorë në malore.
Jo sepse ata nuk janë profesionistë, por sepse TVSH sillet si një institucion që ka hequr dorë nga vetja.
– Përpara ca kohësh shoku Lelo na solli një yll të ri nga Durrësi. Pastaj një tjetër nga periferia e Fierit. Tani ylli i ri na erdhi nga fshati. Ca e çuditshme kjo, apo jo? – shprehte pakënaqësinë e tij një si punë drejtor kuadri në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, pikërisht tek filmi “Shkëlqim i përkohshëm” i regjisorit Albet Xholi, ku Dane mavriu mori rolin e portierit të ekipit, që qytetarët e provincës nisën ta quanin me shaka “Zenga i ekipit”.
– S’ka asgjë për t’u çuditur. Puna për kompletimin e ekipit vazhdon, – u justifikua Leloja, që ishte kompetent, si trajneri i sportklubit të madh të futbollit me emrin “Fitorja” dhe që donte të sillte në qytet të fejuarin katundar të mbesës infermiere.
TVSH, si një institucion mediatik që ka me qindra punonjës, dekada histori, arkivë të pamasë, që është shkollë dhe përvojë, tanimë nuk arrin të prodhojë dot as folës lajmesh me profil të qëndrueshëm, as moderatorë spektaklesh me peshë publike.
Si konkluzion, më rezulton se TVSH është një institucion i “thym n’mes”. Një trup gjigant që nuk mbytet nga stuhitë e mëdha, por nga një pikë uji e vetme, e përditshme, gërryese. Televizioni publik, ai që mbahet me taksat tona dhe që, teorikisht, duhet të jetë streha e prodhimit kombëtar, vazhdon prej vitesh të jetë i paralizuar, i mbytur jo nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e vizionit.
Spektakli më i madh i vitit në ekranin publik, që duhet të jetë vitrina e kapaciteteve të vetë institucionit, në edicionin e 64 të saj, bashkëdrejtohet nga Salsano i “Portokallisë”. Një zgjedhje që nuk është thjesht një emër, por një simptomë. Sepse pyetja nuk është: pse Salsano? Por pse gjithmonë dikush nga jashtë.
Ky huazim i përhershëm është në fakt pranim dështimi. Është dëshmi se televizioni publik nuk investon më në njerëzit e tij, nuk ndërton figura, nuk krijon identitet. Ai funksionon si një sallë pritjeje, ku vijnë të ftuar nga televizione private për të mbushur boshllëkun që vetë institucioni ka krijuar.
Ndërkohë, TVSH vazhdon të jetë në fund të rreshtit edhe në programacion. Një film ose e sheh një herë në tre ditë, ose dy herë në të njëjtën ditë, sikur koha të ishte e palëvizshme dhe publiku pa kujtesë. Arkivi, pasuria më e madhe e këtij institucioni, qëndron ende i pluhurosur. Platforma “Teatri në ekran” vazhdon të jetflejë në bobinat e viteve ’70, të pa‑digjitalizuara, të padukshme për brezat e rinj, sikur këto regjistrime të ishin një relike muzeale dhe jo një detyrim publik.
TVSH nuk është më në krizë. Kriza presupozon një përpjekje për të dalë prej saj. TVSH është në një gjendje inerte, ku çdo vit përsërit të njëjtën skemë dhe çdo vit e quan “normalitet”.
Kjo është TVSH‑ja sot. Dhe me sa duket, nëse nuk ndryshon mënyra e të menduarit dhe jo thjesht emrat në ekran, kjo do të mbetet TVSH‑ja edhe nesër: një organizëm i madh, i lodhur, që mbytet nga një pikë uji, sepse ka harruar si të notojë vetë.
Fatos Tarifa ka publikuar një letër. Është një letër e ndershme, e guximshme dhe e nevojshme.
Pika më e fortë e saj është goditja e alibisë “republika e prokurorëve”. Në Shqipëri, realisht, rreziku nuk është prokuroria e fortë, por politika e paprekshme.
Megjithëse e fortë në mesazh, letra ka kufijtë e saj.
Autori i flet shumicës nga “brenda shtëpisë”. Flet si socialist. Kjo e bën letrën më të rëndë politikisht. Nuk është sulm opozitar, por një thirrje për ndërgjegjen e deputetëve të mazhorancës.
Këtu qëndron dhe kufizimi i saj. Supozon se deputetët kanë liri vote. Nuk e kanë. Ata nuk lëvizen nga letrat morale. I gjithë sistemi aktualisht nuk vepron siç duhet, por siç i leverdis.
Letra e nënvlerëson këtë fakt.
Megjithatë letra nuk pretendon të jetë (dhe nuk ka si të jetë) një instrument ndikimi. Edhe pse nuk ndryshon votën ajo mbetet një akt dëshmues, një dokument publik. Nesër do të përdoret për të gjykuar jo Ballukun, por sjelljen e Kuvendit.
Kjo e fundit ka shumë rëndësi.
Thelbi është ky: SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Do të thotë se ka një dyshim penal (lexoni relacionin). Kuvendi nuk gjykon fajësinë. Nuk është Gjykatë. Kuvendi gjykon vetëm nëse do lejojë Drejtësinë të bëjë punën e vet.
Çdo gjë tjetër është tym.
A duhet të hiqet imuniteti? Absolutisht PO. Pa debat politik. Pa teatër. Pse? Sepse askush nuk mund të jetë mbi hetimin, sidomos një zv/kryeministre.
Nëse Balluku është e pafajshme hetimi është shansi i saj më i mirë për ta provuar. Nëse Kuvendi e bllokon, pranon publikisht se pushteti mbron pushtetin, jo ligjin.
Po ashtu, Kryeministri. Siç thotë dhe letra e Tarifës është naive të besosh se Balluku është e pazëvendësueshme. Kryeministri ka treguar që shkarkon e ngarkon këdo me një lëvizje gishti. Papritur doli një individ i pakapërcyeshëm.
Nëse sot do dëgjojmë deputetë që flasin për Kanada të tjera që mbetën pa avionë, për stabilitet qeverisës, etj, mesazhi është i qartë. Drejtësia qenka e pavarur vetëm kur heton të tjerët.
Kryeministri rrezikon jo vetëm legjitimitetin e gjithë narrativës “ne mbështesim drejtësinë”.
Opozita nuk rrezikon asgjë. Ajo ka zgjedhur kaosin, jo argumentin. Do bërtasë, do ndezë zjarre, por nuk vendos gjë. Vendimi është i mazhorancës.
Sa për SPAK-un, ai do ndodhet në një situatë të kufizuar, por nuk është pa opsione. Nuk ka fuqi për të shkelur imunitetin, por ka mjete të tjera për të ruajtur hetimin. Vota “jo” nuk e ndalon plotësisht Drejtësinë përtej një periudhe kohe.
Thjesht do bëjë më të qartë në publik kush ka frikë prej saj./K.M
Nga Boldnews.al Pasi u betua në Parlament, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, lëshoi një puthje për të 35 deputetët e opozitës që i dhanë firmën për ta përfshirë në listën finale të kandidaturave. Gjesti i Shabanit ishte cinizëm malinj, por puthja e tij ngjan me prekjen e vdekjes së moralit opozitar. Paradoksalisht, në ditën që […]
Partia Demokratike ka harruar dhe ka injoruar plotësisht arsyen themelore pse Partia Socialiste vijon të jetë në pushtet dhe pse rrotacioni politik është bërë praktikisht i pamundur. Kjo arsye është sistemi zgjedhor. Me ndarjen aktuale në 12 qarqe, sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që i shkon për shtat vetëm socialistëve, duke deformuar vullnetin e votuesve dhe duke e bërë garën të pabarabartë që në nisje.
Në këto kushte, asnjë protestë dhe asnjë ide për qeveri teknike nuk e rrezikon realisht Edi Ramën. Problemi nuk është mungesa e revoltës qytetare apo manipulimi i një procesi të vetëm zgjedhor, por struktura e vetë sistemit, i cili garanton avantazh të përhershëm për PS-në dhe i bën zgjedhjet thuajse një formalitet.
Fakti që Partia Demokratike nuk reflekton seriozisht mbi këtë çështje dhe nuk e ka vendosur ndryshimin e sistemit zgjedhor në qendër të betejës së saj politike, tregon shumë. Heshtja dhe shmangia e kësaj teme nuk janë rastësi, por zgjedhje e vetëdijshme për të mos prekur thelbin e problemit.
Kjo sjell në përfundimin se Sali Berisha nuk e dëshiron realisht rrotacionin e pushtetit, por thjesht mbrojtjen personale dhe politike në një periudhë kur dihet se politikanët e vjetër janë të gjithë në sitën e SPAK-ut. Në këtë kontekst, status quo-ja është më e dobishme sesa ndryshimi, edhe nëse kjo do të thotë mbajtje e përhershme e Edi Ramës në pushtet. m.p.
Në Shqipëri nuk pyet më “a ka protestë?”, por “kur e ke ti?”. Java nuk matet me ditë, por me orare tubimesh: njëri pasdite, tjetri paradite, i treti fundjavë, i katërti për ta mbyllur ciklin. Një kalendar që s’ka lidhje me hallet e njerëzve, por me radhën e altoparlantit.
Protesta ka humbur kuptimin kolektiv dhe është shndërruar në disiplinë individuale. Secili del në shesh me ekipin e vet, parrullat e veta dhe kamerën e vet, sikur të ishte premierë filmi, jo revoltë. Turma nuk bashkohet, thjesht shpërndahet në mini-grupe që duartrokasin liderin përkatës, si fansa në turne.
Populli, i lodhur, endet mes orareve si spektator i hutuar: “Kë të ndjek sot?” Jo sepse nuk ka arsye për të protestuar, por sepse arsyet janë mbytur nga gara e egove. Çdo protestë flet për gjithçka, përveç asaj që duhet: për bashkim, për presion real, për qëllim të përbashkët.
Kjo skenë nuk është e re. Historia jonë na ka treguar se jemi të copëzuar dhe rrjedhimisht jemi trajtuar si të parëndësishëm. Jo sepse na mungonte e drejta, por sepse na mungonte një zë i vetëm. Dhjetëra përfaqësues, qindra versione, dhe vendimet u morën pa ne.
Sot përsërisim të njëjtin gabim, vetëm se me mikrofonë më modernë dhe transmetim live. Ndërkohë që secili lufton për protagonizëm, pushteti nuk ka asnjë arsye të shqetësohet. Sepse protesta që nuk bashkohet, nuk trondit, ajo thjesht plotëson kalendarin. M.P.
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre.
Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët – vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesëmarrja e këtushme ishte 81%
Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesëmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesëmarrësve.
Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj pushtetit të gjatë të Ramës, pesimizmin ndaj kryeopozitarit 81 vjeçar, dhe shpresën e vogël tek partitë e vogla grindavece.
Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët…
Policianxitoidheiarrestoi 16 persona, kurse 4 tëtjerëishpallinëkërkim. Por ende pa u tharë “boja” e arrestimeve me bujë, gjykata e Elbasaniti ka liruarata. Vajtja e avokatittënjohur me nxitimnë Elbasan, dhembrojtja e tij, e detyruangjykatëntilirojëata pa asnjëfjalëndryshe. Por atëhere, kush e ndotidhekushvazhdon ta ndosëBradasheshin, Elbasanin, dhepse jo edheCerrikun ?Burimetngapoliciadheish-kombinatimetalurgjikthonë se, “ka tëtjeralinjabrëndaatijterritoriqëndotinambientin, ajrin, lumindhe token, por ja qëpolicianukshehgjë”. Faktiështë se, Policia e Shtetit, e kryendetyrën e saj, merrnjoftiminngaqytetaret apo burimetëtjera, dheshkondhearrestonpersonatpërgjegjëssipasvepravepenale. Por shpesharrestimet e saj, rezultojnë “tollumbace” tëshpuara, pasigjykatatilirojnëataqëakuzonpolicia. Atëherekuçalonproblemi, kungeczgjidhja e çdodenoncimingaqytetaret ?Psegjithmonëkurpoliciaarreston me bujë, gjykatailiron pa asnjëmëdyshje ?Policia e Shtetitnëkomunikaten e sajzyrtaretha se “16 personat e arrestuarkishin 2 vjetqëndotninBradasheshindheElbasanin”, dhenatyrishtkyishtelajmi mire përqytetaret. Pra, ishinvendosurnëpranga, “shkaktaret e ndotjes”, dhesipasKodit Penal, parashikohendënimetërëndandajkujdoqëndot, ajtin, ujin, lumin, detin, liqenin, token, ambientin. Por ja qëedhekësaj here, gjykata e Elbasanit, e nxorri “huq” aksionin e uniformaveblu. Nukishteinformacionibesueshëm, nukishteinformacioniiduhur, kishingabuarnëarrestimin e 16 personave, vallënuk e kishinparëndotësin e vërtetë, qënatënduketqartazingashtëllungat e tymitqëngrihennëajër ?Atëheremundtëthemi se Policia e Shtetit, ka mungesëprofesionistësh, mungesëinformacioni, apo diçkatjeterqëlidhet me punënesaj ? Ka dhjetra e qindrapyetjedhepse-ra nëkëtëproblem ,dhe jo vetëmtekkyrast. AtjekushkonPolicia e Shtetit, duhettiketë “kopsitur”miregjërat, duhettëjetësiguruarplotesisht se “info e ardhurnërrugë operative është e saktë”, pastajtënisetdhetëkryejëarrestimet. Ndryshe, mundtëthemisa ka mungesëprofesionizmidheapatitëtheksuarnëpunëne saj. Por ngaanatjeter, mendoj se Policia e Shtetit, vitet e fundit,ështëvënëshpeshnësprovatëvështira, kur pas aksionevetësaj, gjithçka ka rezultuar “bllof”, dhekjosipasojë e mungesëssëinformacioneverealeqëdisponon. Pas lirimittë 16 personavengaGjykata e Elbasanit, natyrishtPolicia e Elbasanit, duhettëmos e lërë me kaqaksionin e saj. Ajoduhettëpunojëintensivishttëzbulojëndotësit“ilegalë” që ka brëndaterritorittëish-kombinatitMetalurgjik. Nukështëaspak e vështirë. Nga anatjeter, ARM dheshumë“ekspertëmjedisi” që ka vetëElbasani, çfarëbëjnë ?Me se merrenata, kurnukidentifikojnëe bashkëpunojnëme organetkompetente, përtëgoditurçdondotëstëajrit, lumitdhetokësnë Elbasan ? Dhe e fundit, nukmundtëbëhemipjesë e BashkimitEuropian, kurkemitëevidentuarashumëvatrandotjeshnëgjithëvendin. Bashkëpunimimesgjithëinstitucioneve, natyrisht do tësjellëndryshimin, pastrimindhekthjellimin e ajrittëndotur, sikushtikryesorqë BE, ka vendosurpërrritjen e cilësisëjetëspërqytetaret. /kb
Në Shqipëri, dorëheqja nuk i shkon askujt në mendje. Jo vetëm sot, por as dje. Janë me gishtat e njërës dorë rastet kur një politikan ka zgjedhur të largohet vullnetarisht nga pushteti për arsye përgjegjësie morale apo politike.
Kjo nuk vlen vetëm për ata që janë në qeveri. Këtu nuk dorëhiqet as ai që është në opozitë, nuk dorëhiqet as ai që humb zgjedhjet, madje shpesh as ai që mbetet kryetar pa parti, pa strukturë dhe pa asnjë anëtar real pas vetes.
Karrigia, edhe kur është simbolike, mbetet e shenjtë. Më lehtë vendi ka shkuar drejt përplasjeve civile sesa drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Politikanët tanë janë të lidhur ngushtë pas pushtetit. Jo thjesht të varur prej tij, por të robëruar. Marrëdhënia e tyre me pushtetin i ngjan asaj të robit me Zotin: absolute, pa kushte, pa alternativë. Ky raport i zhvesh përpara syve të publikut dhe e nxjerr në pah thelbin e problemit: pushteti nuk shihet si instrument shërbimi, por si mundësi përfitimi dhe abuzimi; si mburojë personale dhe burim privilegjesh të mëdha, shpesh të pamerituara. Jo si mekanizëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por si qëllim në vetvete, qoftë edhe kur ai pushtet ekziston vetëm në letër.
Një arsye tjetër, po aq thelbësore, lidhet me natyrën e pushtetit në Shqipëri: nëse je në pushtet, i fiton të gjitha; nëse je jashtë tij, humbet gjithçka. Politika jonë është politikë e Asit dhe e Dyshit, pa zona gri, pa të ndërmjetme. Edhe opozita, në vend që të funksionojë si alternativë dhe kontroll, sillet shpesh si pushtet në pritje, jo si institucion përgjegjësie. Kjo ndodh sepse pushteti ekzekutiv kontrollon, në praktikë, edhe pushtetet e tjera. Një realitet që i ngjan më shumë logjikës së komunizmit sesa një demokracie funksionale. Ndarja dhe balancimi i pushteteve mbeten më shumë parime të shkruara në letër sesa mekanizma realë kontrolli. Po të ndodhte ndryshe, nuk do të kishte këtë mbërthim me dhëmbë e me shpirt pas politikës dhe pushtetit, as këtë frikë patologjike nga largimi.
Në këtë kontekst, dorëheqja perceptohet si herezi, si shenjë dobësie, si frikë, si humbje. Jo vetëm për qeveritarin që rrezikon pushtetin, por edhe për opozitarin që rrezikon statusin e kryetarit të përhershëm. Ndërkohë që në shumë vende përreth nesh ajo është një akt normal, madje i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e institucioneve dhe besimin publik./K.M
Më 17 dhjetori të vitit 1920, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Nga Leonard Veizi
Një komb i vogël, i dalë nga hiri i shkatërrimit dhe i rrethuar nga hije të rënda ambiciesh territoriale. Kjo ishte Shqipëria e fillim-viteve ’20, një fidan i brishtë sovraniteti, fati i të cilit dukej i varur nga oreksi i të fuqishmëve. Por ishte pikërisht në këtë klimë të errët, në dhjetorin e ftohtë të vitit 1920, që ndodhi një mrekulli e vërtetë politike: pranimi i Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve.
…Nuk ishte thjesht një akt formal. Për Shqipërinë, kjo ishte një certifikatë mbijetese, një e drejtë për të jetuar, e vulosur nga bashkësia ndërkombëtare. Aty, në Gjenevë, nën hijen e idealeve të paqes dhe stabilitetit të parë pas Luftës së Parë Botërore, shteti shqiptar kërkonte jo lëmoshë, por vendin që i takonte me të drejtë në hartën e botës.
Kundërshtitë
Imagjinoni sallat e Gjenevës atë kohë: të rreptuara, formale, të mbushura me fuqi të mëdha që shihnin një Shqipëri si një pikëpyetje, ndoshta si një territor për t’u ndarë, por aspak si një subjekt të barabartë. Kërkesa e Shqipërisë u ndesh me një mur mosbesimi dhe kundërshtie, kryesisht nga Jugosllavia dhe Greqia, të cilat vinin në dyshim jo thjesht stabilitetin, por edhe vetë të drejtën e shtetit të ri për ekzistencë. Çështja e kufijve dhe pretendimet territoriale mbeteshin një plagë e hapur.
Në këtë çast të dëshpëruar, kur zëri i Shqipërisë rrezikonte të shuhej para se të niste, doli në pah një aleat i papritur, një figurë që u bë zëdhënëse e ndërgjegjes ndërkombëtare: Lord Robert Cecil, përfaqësuesi i Afrikës së Jugut.
Me argumente që shkonin përtej politikës së ngushtë—duke u mbështetur te morali, te aktet juridike dhe te parimi i barazisë së kombeve—Cecil hodhi poshtë çdo dyshim. Ai këmbënguli se mbyllja e derës për Shqipërinë do të ishte një padrejtësi historike dhe një tallje me vetë idealet e Lidhjes së Kombeve. Ky ishte çasti kur peshorja diplomatike nisi të anonte në favorin e Shqipërisë.
Qëndrimi zyrtar
Minsitria e Jashtme shqiptare, në faqen e saj onlajn, ka postuar një shkrim me titull: “Antaresimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, 1920”, ku mes të tjerash shkruhet:
“Qeveria shqiptare e konsideroi antarësimin në këtë organizatë si garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimarrëse të Fuqive të Mëdha . Ajo shfrytëzoi faktin që me 15 nëntor 1920 do të hapej sesioni i pare i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjeneve të Zvicrës. Me 12 tetor, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli i drejtoi një leter Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummond në të cilën në emër të popullit shqiptar kërkoi që Shqipëria të pranohej anëtare në Lidhjen e Kombeve e të merrte pjesë në Asamblenë e madhe që do të hapej me 15 nëntor.Periudha 12 tetor 1920 deri me 17 dhjetor 1920, kur Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, ishte e mbushur me një punë intensive diplomatike të qeverisë shqiptare dhe delegacioneve të saj në Paris e Gjenevë, dhe e mbështetur nga miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku spikat deputeti britanik Aubrey Herbert, etj”.
Fitorja e brëndshme
Debatet u mbyllën me një votim triumfues: 35 vota pro dhe asnjë kundër. Një fitore madhështore që dëshmoi aftësinë e diplomacisë shqiptare për të lëvizur zemrat dhe mendjet në një arenë plot me ujqër politikë.
Megjithatë, kjo fitore erdhi me një kusht të thellë moral: respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare, një angazhim për tolerancën dhe barazinë në fe dhe arsim.
Pjesën më solemne të këtij zotimi e nënshkroi një nga figurat më vizionare të kohës, atdhetari dhe intelektuali i madh, Fan Stilian Noli, Kryepeshkopi i Durrësit dhe kreu i delegacionit shqiptar. Prania e tij në Gjenevë nuk ishte thjesht formale; ajo dëshmonte para botës se Shqipëria kishte jo vetëm vullnetin, por edhe elitën intelektuale dhe morale për të qenë pjesë e rendit modern ndërkombëtar. Noli garantoi se Shqipëria do të ishte një vend ku shumëllojshmëria kulturore dhe fetare do të respektohej thellësisht.
Pika e kthesës
Dhjetori i vitit 1920 nuk ishte fundi i sfidave, por ishte fundi i frikës se Shqipëria mund të zhdukej. Me atë votë, Shqipëria fitoi një mburojë juridike kundër pretendimeve të huaja dhe një platformë nga e cila mund të ngrinte zërin e tij.
Ai çast i dha Shqipërisë dinjitetin e humbur dhe e vendosi vendin në tryezën e kombeve si një shtet i njohur dhe i respektuar. Lidhja e Kombeve i dha frymëmarrje shtetit të brishtë dhe e ndihmoi atë të qëndronte në këmbë, duke i mësuar të gjithëve se edhe kombet e vogla, kur bashkojnë vullnetin dhe diplomacinë e tyre, mund të fitojnë të drejtën e tyre për ekzistencë. 1920-a mbetet çasti kur Shqipëria pushoi së qeni një problem territorial dhe u bë një zë i njohur ndërkombëtarisht.
Nga Boldnews.al Diella e vërtetë e kryeministrit Rama, ose Linda (Mirlinda Karçanaj) e AKSHI-t (Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) nuk do dalë më nga shtëpia, duke munguar me shkelqimin e saj. Mjeshtrja, ose zysha e tenderave sekrete për “sigurinë teknologjike” të një vendi që si ka mbetur gjë pa ju hekeruar e publikuar, mësoi […]
Që kur ka nisur Vettingu, dhe reformimi i strukturave të drejtësisë dhe deri sot, 1 ditë të vetme, nuk kanë pushuar sulmet dhe akuzat ndaj institucioneve të reja të saj. Ç’nuk i kanë thënë SPAK-ut, GJKKO-së, drejtuesve të këtyre institucioneve sa të pavarura, aq edhe dinjitoze.
Janë marrë me ish-drejtuesin e SPAK zotin Kraja, me drejtuesin që sapo e la detyrën zotin Dumani, tani do të merren patjeter edhe me zotin Braho. Ç’nuk kanë thënë, dhe ç’nuk po thonë për GJKKO, prokurorët e gjyqatarët, ministrat e drejtësisë, drejtuesit e policisë dhe burgjeve. Kanë intimiduar emra dhe familjet e tyre, natyrisht kur u janë prekur interesat, kur u ka vajtur fletë-thirrja për në prokurori, apo kur është nisur hetimi pasurisë dhe veprave penale që kanë kryer.
Ky vend nuk po gjen qetësi, nga sulmet barbare ndaj organeve të drejtësisë. Nuk ka ditë, që politikanë dhe ish-drejtues të lartë, që janë nën hetim apo po gjykohen, të mos i sulen SPAK-ut, GJKKO-së, ministrit të Drejtësisë, apo të merren me familjarët e tyre. O njerëz, lereni drejtësinë në punën e vet, lereni drejtësinë të qetë, të hetojë, gjykojë dhe dënojë, cilindo që ka vjedhur, abuzuar me ligjin dhe postin. Në Bashkimin Europian, nuk futemi kurrë me këtë mentalitet, me këto zakone dhe forma diskriminimi ndaj një pushteti të pavarur, siç është drejtësia. Në BE, nuk futemi kurrë, në rast vazhdojmë të godasim me ç’të mundemi, drejtësinë e re. në Europë, kurrë politika nuk merret me drejtësinë.
Pushtetet janë të ndara me ligj dhe Kushtetutë, dhe nuk ka nevojë të përgojosh as prokurorin dhe as gjyqtarin. Ka mbi 5 vjet që nuk gjejmë qetësi, gjithmonë kur thirret në SPAK një politikan, një zyrtar apo ish-drejtues i lartë, gjithmonë kur nis gjykimi ndaj veprave penale që ata kanë konsumuar. Madje, edhe kur Edi Rama, merret me rrogat dhe pensionet, apo me ndonjë investim, ne i sulemi atij, duke i kujtuar se “SPAK dhe GJKKO, po hetojnë dhe gjykojnë ministrat, ti merresh me rritje pagash e pensionesh”. Në Europë, askush nga italianët, gjermanët, spanjollët, francezët, apo çekët e hungarezët, nuk merret me hallin e politikanit, ministrit, me hetimin dhe gjykimin e tij, por shohin punët, hallet dhe problemet e tyre, u intereson rritja ekonomike dhe jeta e përditshme. Pse nuk ndryshojmë ne si popull?
Deri kur do të vazhdojmë të mblidhemi në sheshet e pallateve, në kafene, apo në bulevarde dhe ti qajmë hallin kryetarit të partisë, ish-ministrit dhe politikanëve që kanë hesape me drejtësinë ? Dhe avazi ynë, nis dhe vazhdon me sharje, ofendime, dhe akuza ndaj prokurorit dhe gjyqtarit që po “heton dhe gjykon liderin, ministrin, deputetin”. Vitet ikin, por tranzicioni ynë problematik postkomunist, nuk paska të sosur. Pas heqjes së vizave, shqiptarët po shëtisin Europën, por nuk kanë marrë asgjë të mirë prej saj. Duket se jemi të adaptueshëm vetëm ndaj negativitetit. Ndaj, lereni të qetë drejtësinë dhe levat e saj, lereni të punojë, hetojë e gjykojë këdo që ka shkelur ligjin, pasi ligji është i shenjtë për progresin e prosperioritetin e një vendi.