Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë vetëm fjalë pa lidhje, sepse Saliu kërkon t’i thotë opinionit publik që ai është ende në politikë. Por nuk ka dhënë asnjë ide, dhe kuptohet se në mbrojtjen e vet që po e bën në lidhje me procesin penal që është ngritur kundër tij nga SPAK, deri tani ai po i shmanget faktit juridiko-penal.
Dhe kjo është arsyeja që Saliu ndërkohë po bën një mbrojtje joprofesionale, por vetëm një mohim të karakterit popullor, dhe aspak juridik në funksion të provës që po i paraqet akuza. Sepse kjo është sakaq mbrojtja që Saliu po e paraqet në procesin penal që po vijon në SPAK kundër tij.
Por në fakt, Sali Berisha po kuptohet, se deri tani nuk po ka forcë politike.
Por, pse Sali Berisha po qëndron ende në krye të Partisë Demokratike?
Sepse ai tani ka makthin e tij se mos e dënon SPAK-u.
Por, a do t’ia bëjë gjyqin SPAK-u Sali Berishës?
Procesi penal kundër Berishës është në vijim, por nuk po kuptohet SPAK se çfarë po kërkon të bëjë; ngaqë tani dihet se SPAK e ka marrë Saliun si të pandehur edhe për 21 janarin.
Atëherë?
Deri tani asgjë. Ngaqë këtu ka mbetur gjithçka.
Por duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pas thirrjes së fundit që i bëri SPAK-u Saliut.
Kurse Saliu ndërkohë ka hyrë në rrugën e tij pa vlerë të protestave të shurdhëta e pa asnjë forcë, që ai po bën. Dhe po i bën, sepse kuptohet që Saliu po kërkon të largojë frikën e tij të brendshme që ka në lidhje me akuzën për korrupsion në SPAK.
Kjo është arsyeja që prandaj në fjalimet e tij ai kërcënon SPAK-un, sikur ai ka forcë. (!)
Komedi.
Por duhet ta shohim me vëmendje të gjithë procesin, sepse komedinë nga tragjedia një fill floku e ndan, dhe është i njour rasti që, kur një i pandehur mohon akuzën pa lidhje sipas logjikës mbrojtëse juridike, ai bie në një nivel jologjik dhe prandaj kuptohet se e rëndon edhe më shumë veten penalisht në funksion të akuzës që i është ngritur nga prokuroria që e ka hetuar.
Të shohim se si do të shkojë në javën që po vjen kjo çështje, pas thirrjes së fundit që iu bë Saliut në SPAK. Sepse duhet ta theksojmë që, procesi penal që është duke vijuar kundër Sali Berishës, është në fakt një proces historik në lidhje me historinë e pritshme të Shqipërisë, sipas kësaj pyetjeje:
Me apo pa Saliun në politikën aktuale të Shqipërisë?
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak për keqinterpretime të qëllimshme, aq më pak për sensacionalizëm artificial. Të enjten, në emisionin “Top Story”, me Grida Dumën, ish-Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, foli hapur për reformën në drejtësi: për arritjet, problemet dhe sfidat e saj; për debatin mes pushteteve lidhur me pagat e magjistratëve; për rolin e institucioneve të reja të drejtësisë; për përgjegjësitë e organeve që qeverisin sistemin.
Por disa media dhe portale reaguan, si përherë, sikur ka thënë gjëra të pathëna, apo sikur është kaluar ndonjë vijë e kuqe sa i takon reformës në drejtësi. Në fakt, në atë intervistë nuk ka asgjë të re në qëndrimet e tij. Nga gjithë ky reagim rrjedh vetëm një pyetje legjitime: pse gjithë kjo habi për qëndrime të shprehura publikisht, institucionalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme?
Qëndrimet e tij për reformën në drejtësi nuk janë të reja. Kush i ndjek punimet e Komisionit të Ligjeve dhe të Kuvendit, e di që ai këto qëndrime i ka shprehur edhe në raportimet e vjeshtës së kaluar, dhe besoj se do vijojë t’i përsërisë sërish në raportimet e ardhshme të institucioneve të drejtësisë. I ka thënë si ministër i Drejtësisë dhe i thotë sot si kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Ka thënë dhe vazhdon të thotë se drejtësia cilësore nuk mund të ekzistojë pa standarde të qarta dhe të unifikuara, të vendosura nga Gjykata e Lartë.
Ka thënë se prokuroria është palë në proces dhe se drejtësinë e jep vetëm gjykata. Ka thënë se vëmendja publike nuk duhet të përqendrohet vetëm te SPAK-u dhe GJKKO-ja, por edhe te gjykatat dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ku ndodhen problematikat më të mëdha të sistemit: stoku i dosjeve, zvarritjet, mungesa e disiplinës profesionale, standardet e dyfishta dhe mungesa e transparencës.
Ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka thënë qartë se kauzat e SPAK-ut janë kauza drejtësie dhe nuk duhet të përvetësohen nga politika për lojëra të ditës. Reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet një zgjedhje e drejtë dhe e domosdoshme. Ajo nuk preket, dhe çdo zhvillim i saj duhet të vijë nga vetë sistemi, në konsultim me partnerët strategjikë.
Por mbështetja për reformën nuk do të thotë heshtje për problemet. Përkundrazi. Heshtja dëmton reformën dhe dëmton drejtësinë. Kritika institucionale, e argumentuar dhe e hapur, është shenjë përgjegjësie, jo kërcënim për sistemin.
Prandaj, gjithë kjo zhurmë për një intervistë ngre vetëm një dyshim: a kemi të bëjmë me keqkuptim apo me deformim të qëllimshëm? Sepse asgjë nga ato që janë thënë nuk është as e re, as e fshehtë, as e thënë jashtë kornizës kushtetuese.
Qëndrimet e tij janë publike. I ka thënë, i thotë dhe do t’i thotë sa herë që duhet. Ulsi Manja nuk ka nevojë për përkthyes shqip–shqip. Ulsi Manja i del zot fjalëve të tij dhe do vijojë të flasë si qytetar, si jurist, si deputet dhe si përfaqësues i një mazhorance që ka marrë përsipër autorësinë dhe garancinë e reformës në drejtësi.
Drejtësia është pasuri publike. Dhe për pasuritë publike nuk heshtet — flitet, debatohet dhe përmirësohet.
*Mirgen Pero — Këshilltar për Mediat i ish-Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht tek ne, ku rrëshqitjet e dheut dhe bllokimet e rrugëve shoqërohen menjëherë me akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore dhe veçanërisht ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Greqi një ngjarje e ngjashme është trajtuar pa polemika dhe pa ngarkesë politike.
Ngjarja ka ndodhur pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë zbutur strukturën e tokës, duke shkaktuar shembjen e një sasie të madhe dheu dhe gurësh mbi të dyja korsitë e autostradës moderne, megjithë sistemet e duhura mbrojtëse të ndërtuara buzë rrugës.
Pamjet filmike nga ajri tregojnë një masë të konsiderueshme toke që ka mbuluar autostradën, duke e bërë kalimin e automjeteve të pamundur. Autoritetet greke kanë mbyllur menjëherë qarkullimin për arsye sigurie, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative. Në zonë kanë mbërritur inxhinierë dhe specialistë gjeologë, për të vlerësuar situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera të mundshme.
Rrëshqitjet e dheut në akset rrugore janë një fenomen gjithnjë e më i pranishëm në rajonin tonë, sidomos në zonat malore dhe në korridoret ku ndërhyrja njerëzore ka qenë intensive. Reshjet e dendura, ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe ndërtimet pa studime të plota gjeologjike po e rrisin ndjeshëm rrezikun. Por mënyra si reagojnë shtetet ndaj këtyre ngjarjeve shpesh tregon shumë për kulturën institucionale dhe qasjen ndaj përgjegjësisë publike.
Greqia kërkon parandalim, ne kërkojmë fajtorë!
Në vendin fqinj, Greqinë, kur ndodhin rrëshqitje dherash në autostrada apo rrugë kombëtare, fokusi kryesor zakonisht vendoset tek rreziku natyror dhe menaxhimi i tij. Ndryshimet klimatike po bëjnë që një sasi rreshjesh që më parë binte në muaj, tani bie në pak ditë.
Specialistët, strukturat shtetërore, madje edhe opozita në Parlament, diskutojnë për hartat gjeologjike, për sistemet e paralajmërimit të hershëm, investimet në infrastrukturë mbrojtëse dhe standardet e sigurisë. Vëmendja përqëndrohet natyrshëm tek parandalimi dhe minimizimi i rrezikut, duke e konsideruar natyrën si faktor dominues, që kërkon menaxhim shkencor dhe institucional.
Tek ne, për fat të keq, narrativa merr një tjetër drejtim. Në vend që diskutimi të fokusohet te analizat teknike dhe planifikimi afatgjatë, debati publik, i nxitur nga opozita që kërkon pikë politike, kthehet shpejt në kërkim fajtorësh: kush e projektoi rrugën, kush e ndërtoi, kush nuk bëri mirëmbajtjen.
Sigurisht, përgjegjësia institucionale është thelbësore dhe nuk duhet shmangur. Por kur diskutimi për dëmet nga fatkeqësitë natyre, i përmbledhur vetëm tek fajësia individuale e drejtuesve shtetërorë, me etiketime nga më të vrazhdëtat e banalet, rrezikon të anashkalojë përmasën reale të dukurisë natyrore dhe nevojën ulëritëse për politika dhe masa urgjente parandaluese.
Ky ndryshim qasjeje nuk është thjesht çështje komunikimi. Ai ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si planifikohen investimet dhe si ndërtohen politikat e sigurisë infrastrukturore. Nëse rrëshqitjet shihen vetëm si pasojë e gabimeve njerëzore, zgjidhja mbetet shpesh ndëshkimi administrativ. Nëse shihen edhe si rrezik natyror kompleks, atëherë kërkohen studime më të thella gjeologjike, monitorim i vazhdueshëm, teknologji mbrojtëse dhe fonde të qëndrueshme mirëmbajtjeje.
Shqipëria, për shkak të relievit malor dhe ndryshimeve të shpeshta klimatike, është veçanërisht e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve të dheut. Projekte infrastrukturore të mëdha, si autostrada, tunele dhe rrugë turistike kërkojnë analiza shumë të detajuara dhe investime të vazhdueshme pas ndërtimit. Ndryshe, rreziku nuk zhduket. Ai vetëm shtyhet në kohë.
Të vendosim kulturën e diskutimit mbi parandalimin dhe përshtatjen
Një tjetër element është transparenca. Informimi i publikut mbi rrezikun, mbi studimet paraprake dhe mbi planet e mirëmbajtjes krijon besim dhe shmang politizimin e çdo incidenti. Në vend të debatit të nxehtë pas çdo rrëshqitjeje, do të ishte më produktive një kulturë diskutimi mbi parandalimin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Natyra nuk njeh kufij politikë dhe as debate televizive. Ajo kërkon respekt, njohje shkencore dhe menaxhim serioz. Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes “fajtorëve” dhe “rrezikut natyror”. Ne duhet të merremi me të dyja njëkohësisht. Vetëm kështu infrastruktura bëhet më e sigurt dhe reagimi institucional më i besueshëm.
Kur natyra godet, pyetja më e rëndësishme nuk është vetëm “kush e ka fajin?”, por “çfarë kemi bërë për ta parandaluar?”. Ky rast nxjerr edhe një herë në pah dallimin në mënyrën se si trajtohen ngjarje të tilla në Greqi dhe në Shqipëri. Në Greqi, bllokimi i autostradës nuk u shoqërua me akuza publike ndaj strukturave shtetërore, por u trajtua si pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve natyrore ekstreme.
Tek ne, përkundrazi, raste të ngjashme shpesh shndërrohen menjëherë në debate politike, me akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën rrugore, duke e zhvendosur vëmendjen nga thelbi i problemit.
Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të viteve të fundit po sjellin pasoja gjithnjë e më të rënda dhe të paimagjinueshme më parë, si përmbytje masive, rrëshqitje të shpeshta të tokës dhe bllokime të papritura të akseve rrugore, jo vetëm në Shqipëri apo Greqi, por në të gjithë rajonin. Këto fenomene po vënë në provë infrastrukturën ekzistuese dhe kërkojnë qasje më serioze, planifikim afatgjatë dhe reagim profesional, përtej akuzave dhe retorikës politike.
Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më kishte vjedhur në një mënyrë spektakolare dhe shumë të trashë.
Më shumë se fyerja që ndjeva kur mora raportin e saj vjetor, më acaroi mungesa totale e kujdesit që tregoi kur më vodhi.
Me pak fjalë, nuk u hidhërova se po vidhesha por sepse njeriu që po më vidhte nuk bëri asnjë përpjekje për të më bindur se nuk po më vidhte.
Por kjo marrëdhënie kaq e shëmtuar dhe e pështirë nuk lind vetëm nga karakteri i deformuar i botueses sime, që ka një emër derrkuci plastik, por nga një anomali shqiptare.
Ligji i jep asaj mundësi të vjedhë.
Dhe ajo e bën pa u merakosur fare se unë mund ta kap për sa kohë që ligji nuk e kap.
E gëzuar që ka vjedhur një autor, ajo shtrydh silikon nga dhjami i një shkrimtari, në një vend me dy milion banorë, 80 për qind e të cilëve kanë pesë vjet që nuk lexojnë asnjë libër, sipas statistikave zyrtare.
Me këto përmasa vjedhja e dhjamit bëhet edhe më tragjike.
Por vjedhja që botuesit i bëjnë shkrimtarëve ka një aleat të madh. Ky është shteti.
Në gati njëzet vjet që botoj, kam njohur disa botues dhe pavarësisht se me të gjithë kam pasur kontrata të shkruara, marrëdhënien me ta e kam bazuar kryesisht mbi besimin.
Në ndonjë rast botuesit e mi kanë qenë delirantë, në ndonjë rast kaotikë, në ndonjë rast edhe kaotikë edhe delirantë, por kjo sjellje që na ka dëmtuar të dy palëve njëlloj,nuk më ka shtyrë asnjëherë të dyshoj se dikush prej tyre po më vjedh.
Edhe sot nuk besoj se ata më kanë vjedhur, megjithëse po të donin mund ta bënin sepse këtë ua lejon shteti.
Një fshatar i mirë që shet patate apo një prodhues i vetmuar patkonjsh e di në cdo rast sa mall prodhon dhe sa shet.
Ai i mat patatet me kile, kurse patkonjtë nuk mund të jenë asnjëherë më shumë se kuajt e fshatit.
Kurse libri nuk matet dot me kile dhe autori asnjëherë nuk e di sa është shtypur dhe sa është shitur.
Unë dëgjoj çdo ditë me dhjetëra ankesa nga shkrimtarë të ndryshëm, marrëdhënia e të cilëve me botuesit i ngjan një gjelle të kripur me lot.
Sa më shumë që tregu i librit zvogëlohet aq më të pamëshirshëm bëhen botuesit edhe kur qëllon që janë burra apo gra shumë më të mira sesa derrkucja plastike që më ra mua në hise.
Por për fat të keq edhe ligji i ri për librin, që po diskutohet në parlament nuk e mbron autorin dhe nuk i jep atij asnjë mundësi të mbrohet.
Edhe kur je i sigurt që je vjedhur nuk mbledh dot asnjë provë që je vjedhur, sepse infrastruktura e librit mungon.
Libri sot nuk ka ku shitet sepse libraritë janë zhdukur.
Shqipëria është e fundit në listën e leximit të vendeve europiane dhe po ashtu në listën e librarive për frymë.
Në gjithë vendin nuk ka më shumë se pesë librari në të cilat shiten vetëm libra dhe jo camcakiza, coca cola, fanta, topa dhe cadra plazhi.
Përveç Tiranës që ka vetëm një librari moderne, në qytetet e mëdha si Korca, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Fieri libraritë ku dikur shiteshin libra janë një kujtim i njerëzve mbi 60 vjec.
Ng Vlora deri në Sarandë ku pushojnë nja 1 milion njerëz nuk ka asnjë librari.
Të thuash që shqiptarët nuk lexojnë është e padrejtë, por të thuash që ata pengohen të lexojnë është shumë e vërtetë.
Mungesa e librarive e ka kthyer Panairin e Librit në një dyqan të madh ku njerëzit vijnë një herë në vit dhe blejnë libra me shumicë.
Aty kuptohet sa shumë vuajnë shqiptarët për të gjetur një libër.
Në qytetet e vogla të blesh një libër është një torturë. Aty libri nuk shkon kurrë.
Në këto kushte botuesit shesin cdo ditë e më pak dhe natyrisht për të kompensuar humbjet e tyre ia hedhin peshën vertebrës më të dobët : shkrimtarit.
Askush nuk e beson, por në listën e fitimeve të librit ai që e shkruan fiton më pak nga gjithë të tjerët.
Autorët marrin më pak se shteti, se shitësi, se shtypësi dhe botuesi dhe të katër këto kollona të industrisë së librit shkrimtari i mban mbi shpinë.
Por kur këto katër palë që ta nxijnë jetën duke të hipur sipër edhe të vjedhin me rradhë, tortura bëhet edhe më e padurueshme.
Natyrisht ligji i librit nuk mund të rregullojë këto marrëdhnëie tregtare, por ai mund të bëjë dicka tjetër : të mbrojë autorët nga vjedhja.
Në Evropë kjo marrëdhënie mbrohet kollaj.
Si të gjiithë mallrat që shiten në një supermarket leximi i procesit të shitjes së një libri në kasën fiskale të librarisë, i raportohet njëkohësisht tre palëve : shtetit që merr tatimin, botuesit dhe autorit.
Pra një veprim kaq i thjeshtë fiskal i shpëton shkrimtarët e Shqipërisë nga kalërimi i derrkuceve plastike që për të ta bërë jetën edhe më pa shije dalin cdo javë në televizor duke folur për librat e tu që as i kuptojnë dhe as i kanë lexuar.
Kjo pjesë është edhe më e shpifur. Të vidhesh pa u lexuar.
Mua më ka ndodhur, por si mua edhe shumë shkrimtarëve të tjerë.
Megjithëse prej kohësh nuk kam asnjë dëshirë t’i tregoj qeverisë çfarë të bëjë apo çfarë të mos bëjë, besoj se ky shtet i ka një borxh shkrimtarëve të vet.
T’i shpëtojë nga derrkucet që shëmtohen me silikon të vjedhur nga dhjami i tyre prej pleshti.
Disa vdekje mbyllin një biografi, si kapak i rëndë që vihet mbi një jetë të përfunduar. Disa të tjera, përkundrazi, hapin një epokë dyshimi, duke lënë pas pyetje që vazhdojnë të gumëzhijnë në kohë. Vdekja e Stenli Kubrikut – regjisorit të famshëm të Hollivudit, – i përket qartazi kategorisë së dytë. Jo sepse faktet zyrtare janë të paqarta; përkundrazi, ato janë të thjeshta, administrative, pothuajse të thata. Dyshimi lind diku tjetër. Ai lind nga vetë natyra e veprës së Kubrikut. Filmat e tij nuk ishin rrëfime për t’u konsumuar, por struktura mendore për t’u përjetuar me shqetësim. Kubriku nuk tregonte histori melodramash dhe as nuk kërkonte empati të lehtë; ai ndërtonte sisteme frike, pushteti dhe heshtjeje, ku individi gjendej gjithmonë përballë forcave më të mëdha se vetvetja. Bota e tij kinematografike ishte një laborator i ftohtë, ku shoqëria, morali dhe autoriteti analizoheshin pa iluzione. Pikërisht për këtë arsye, vdekja e Kubrikut nuk mund të lexohet si një fakt i shkëputur nga vepra. Ajo mbart peshën simbolike të një fundi që duket se vjen në çastin kur autori kishte shtyrë më larg se kurrë kufijtë e asaj që mund të shihej dhe të kuptohej. Çdo përpjekje për ta interpretuar këtë vdekje jashtë universit së tij artistike mbetet e mangët, sepse Kubrik vetë na mësoi se, për të kuptuar fundin, duhet së pari të lexosh sistemin që e prodhoi atë…
…Ky shkrim nuk synon të prodhojë akuza, por të ndërtojë një analizë psikologjike dhe kulturore, ku vepra e Kubrikut lexohet si hartë mendore e elitave të padukshme, një hartë që, dekada më vonë, gjen një pasqyrim tronditës në atë që njihet sot si “dosja Epstajn”.
“Eyes Wide Shut” dhe psikologjia e ritualit të pushtetit
Filmi i fundit i Kubrikut nuk është një film erotik. Në fakt gjithçka e “Eyes Wide Shut”, që në shqip njihet si “Mbylli sytë fort” është e mbështetur mbi romanin “Traumnovelle” të shkrimtarit austriak Artur Shnitcler, dhe që njihet si “Historia e Ëndrrës”, apo dhe si “Ëndrra e dyfishtë”. Për këtë libër – që i përket periudhës së lëvizjes Dekadente në Vjenë në fillim të shekullit XX, – kritika thotë se është një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës.
Por Kubrik e ktheu filmin si një studim klinik mbi seksin si instrument pushteti. Seksualiteti në “Eyes Wide Shut” nuk është spontan, as intim; ai është ritual, hierarki, kontroll. Nga këndvështrimi psikologjik, rituali shërben për të zhveshur individin nga identiteti personal dhe për ta futur në një strukturë kolektive ku përgjegjësia shpërndahet. Maskat nuk fshehin fytyrën; ato e çlirojnë ndërgjegjen nga faji. Në këtë kuptim, Kubriku portretizon një elitë që nuk vepron në errësirë nga turpi, por nga efikasiteti.
Kjo strukturë psikologjike është ajo që, vite më vonë, do të shfaqej në mënyrë brutale në dëshmitë rreth Xhefri Epstajnit: seks i organizuar, hierarki e rreptë, heshtje e garantuar dhe mbrojtje sistemike.
Maskat si mekanizëm mbijetese
Në psikologjinë sociale, maska është mjet adaptimi. Në “Eyes Wide Shut”, ajo bëhet mjet mbijetese juridike dhe morale. Askush nuk ka emër, sepse emri sjell përgjegjësi. Askush nuk ka fytyrë, sepse fytyra prodhon empati.
Në dosjen Epstajn, maskat janë reale, por të padukshme: emra që nuk publikohen, dëshmi që relativizohen, figura publike që mbrohen nga heshtja institucionale. Mekanizmi është i njëjtë: anonimiteti nuk është mungesë identiteti, por luks pushteti.
Kubriku e kuptonte këtë mekanizëm thellë. Psikologjikisht, ai sugjeron se elitat nuk janë amorale sepse janë të këqija, por sepse funksionojnë në një sistem ku morali është pengesë operative.
Kujtesa si kërcënim
Një nga temat qendrore të Kubrikut është kujtesa: ajo që duhet mbajtur mend dhe ajo që duhet harruar. Në “Eyes Wide Shut”, mesazhi është i qartë: të mbijetosh do të thotë të harrosh atë që ke parë. Nga pikëpamja psikologjike, harresa e imponuar është formë dhune. Ajo nuk fshin ngjarjen, por e zhvendos traumën në nënvetëdije. Dosja Epstajn, me viktimat e saj që për vite me radhë u detyruan të heshtin, funksionon mbi të njëjtin parim: kujtesa është armiku kryesor i sistemit. Kubriku, si autor, duket se paralajmëron se pushteti modern nuk ka nevojë të mohojë të vërtetën; mjafton ta bëjë atë psikologjikisht të padurueshme.
Paralelizmi i dy vdekjeve, narrativë e dyshimit
Vdekja e Kubrikut, pak ditë pas dorëzimit të filmit të tij më të errët, dhe vdekja e Epstajnit në burg, në rrethana që vazhdojnë të prodhojnë mosbesim, nuk janë të barazueshme në fakt. Por ato janë të krahasueshme në funksion narrativ.
Të dyja krijojnë një boshllëk, një ndjenjë se diçka mbetet e pathënë. Psikologjikisht, ky boshllëk është terreni ideal për lindjen e konspiracionit. Konspiracioni, në këtë kuptim, nuk është marrëzi kolektive, por reagim ndaj mungesës së transparencës.
Kubrik si diagnostikues, jo si komplotist
Lidhja më e ndershme midis Kubrikut dhe dosjes Epstajn nuk është faktike, por diagnostike. Kubriku nuk ekspozon individë; ai analizon struktura. Epstajni nuk është arkitekti i sistemit, por simptoma e tij më e dukshme.
Në këtë lexim, Kubriku del si një lloj psikoanalisti i shoqërisë moderne: ai identifikon mekanizmat e shtypjes, ritualet e pushtetit dhe mënyrat se si elitat racionalizojnë dhunën e tyre morale.
Pushteti, nënvetëdija dhe normalizimi i dhunës
Për ta thelluar leximin e Kubrikut, është e nevojshme të zhvendosemi nga niveli narrativ në atë teorik. Në këtë pikë, vepra e tij mund të lexohet në dialog të drejtpërdrejtë me disa prej mendimtarëve kryesorë të shekullit XX.
Mishel Fuko e koncepton pushtetin jo si pronë të një grupi të vetëm, por si rrjet marrëdhëniesh që prodhon norma, sjellje dhe heshtje. “Eyes Wide Shut” është një ilustrim vizual i këtij pushteti foucault-ian: askush nuk jep urdhra drejtpërdrejt, por të gjithë dinë çfarë nuk duhet bërë. Frika nuk imponohet; ajo internalizohet.
Nga ana tjetër, Karl Gustav Jung do ta quante botën e Kubrikut një manifestim të “hijes kolektive”. Elitat që veprojnë në errësirë nuk janë përjashtim moral i shoqërisë, por projekcion i impulseve të saj të shtypura. Rituali, maska dhe anonimiteti janë forma përmes të cilave hija merr legjitimitet social.
Hana Arendt, me konceptin e “banalitetit të së keqes”, ofron një tjetër çelës leximi. Në universin kubrickian, e keqja nuk kryhet nga monstra, por nga individë të zakonshëm që ndjekin rregullat e një sistemi. Në këtë kuptim, dosja Epstajn nuk trondit sepse zbulon monstruozitet, por sepse ekspozon normalitetin e tij funksional.
Psikoanaliza e ritualit, nga Erosi te Thanatosi
Zigmund Frojdi e shihte seksualitetin si energji jetike – Eros – por edhe si forcë që, kur kanalizohet në mënyrë patologjike, mund të lidhet me impulset shkatërruese – Thanatos. Në “Eyes Wide Shut”, Kubriku paraqet pikërisht këtë zhvendosje: seksi nuk prodhon lidhje, por disiplinë dhe frikë. Psikologjikisht, rituali seksual i elitave shërben për të transformuar dëshirën në instrument kontrolli. Viktima nuk është vetëm trupi i tjetrit, por edhe vetë subjekti, i cili humbet aftësinë për empati. Kjo dinamikë është qendrore edhe në dëshmitë e lidhura me Epstajnin, ku seksi shndërrohet në monedhë pushteti.
Kujtesa, trauma dhe harresa e detyruar
Në teorinë e traumës, kujtesa e shtypur nuk zhduket, por rikthehet në forma të fragmentuara: ankth, faj, heshtje. Kubriku e përdor këtë mekanizëm si strukturë narrative. Personazhet e tij nuk çlirohen nga e vërteta; ata mësojnë të bashkëjetojnë me të.
Shoqëria, në rastin e dosjes Epstajn, ndjek të njëjtën logjikë: skandali trajtohet si episod, jo si simptomë. Harresa kolektive bëhet mjet stabilizimi. Kjo është arsyeja pse Kubriku mbetet aktual: ai nuk flet për skandalin, por për pasojat psikike të mbulimit të tij.
Pse Kubrik vazhdon të na shqetësojë
Stenli Kubrik mbetet një figurë shqetësuese sepse nuk ofroi kurrë qetësim. Ai nuk besonte te pafajësia e pushtetit dhe as te shpëtimi përmes artit. Filmat e tij nuk kërkojnë të na bindin, por të na ç’ekuilibrojnë, të na nxjerrin nga zona e sigurisë morale ku zakonisht strehohemi si spektatorë.
Letërsia dhe kinemaja që e marrin seriozisht këtë instinkt nuk përpiqen ta denoncojnë, as ta moralizojnë. Ato vëzhgojnë. Dhe në atë vështrim të ftohtë, thuajse klinik, shfaqet paradoksi thelbësor: njeriu nuk shkatërrohet sepse dëshiron vdekjen, por sepse kërkon një qetësi absolute – një fund të tensionit, një pushim përfundimtar nga pasiguria e të jetuarit.
Dosja Epstein nuk e shndërron Kubrikun në profet. Ajo thjesht e bën më të dukshme se bota që ai ndërtoi në ekran nuk ishte fantazi paranojake, por një realitet i përmbledhur, i kondensuar në formë psikologjike. Një botë ku pushteti nuk shfaqet si aksident, por si strukturë; dhe ku e keqja nuk shpërthen, por funksionon.
Kryeministri duhej të ishte fshatar i ardhur nga ku ta dish. Siç i kemi pasur dy a tre kryeministra gjatë tre dekadave të fundit dhe të gjithë kryeministrat në periudhën e diktaturës. Enveri nuk quhet kryeministër, ishte më shumë.
Po të ishte Edi Rama një fshatar nga Çorrush apo nga Vicitoli, me siguri nuk do të kishim rënë në këtë rrezik me foletë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Fëmijëve të fshatit, përfshi edhe mua, prindërit u jepnin mësime me rreziqe, çdo mbrëmje. Iu thonin të ruheshin nga shkëmbi, nga hardhuca, nga lumi, nga gjarpri…
Me grerëzat ishte tregimi më i shpeshtë.
“Kur shihni një fole grerëzash në degën e manit, mos e ngacmoni!”
-Do të shikoni një si top i vogël ngjitur në degë. Do të shikoni sikur fle, sikur nuk ka pasur jetë që në fillim; asgjë as hyn as del. Kësaj ruhuni!- porosisnin prindërit.
Foleja e grerëzave është më dinake se foleja e dhelprës dhe se gjarpri . Grerëzat ‘flenë’ gjithë jetën, por edhe asnjëherë nuk flenë. Po e preke (ç’mu kujtua fraza e Berishës ‘po preke gjënë më të vogël, kam snajper në dorë’)… Por po preke në folenë e grerëzave, atëherë ke prekur rrezikun. Dhjetëra grerëza të nxjerrin sytë.
Këtë po përjeton Edi Rama që preku folenë e gjykatësve dhe të prokurorëve. Nuk e dinte përrallën e fshatit, ky është fati i keq. Kryeministrat nga fshati e kanë grirë vendin, me çfarë kishte ky vend. Këtë e kanë arritur duke u bërë miq me grerëzat.
Çfarë bëri Edi Rama, si kryeministër?
Qysh para disa vitesh trokiti në folenë e tyre të pistë dhe iu kërkoi që të pastrohej shtëpia e Drejtësisë. Aty kishte bashkëpunëtorë krimi, vetë kriminelë, vrasës të të drejtës, trafikantë njerëzish, trafikantë e mafiozë të çdo lloji. Më të shumtët njerëz që shisnin e blinin të drejtat njerëzore dhe pasuroheshin për vete.
E gjitha kjo është. Se ata janë të pareformueshëm. O zhvendoset krimi nga foleja, o të riparosh folenë e të lësh krimin brenda- kjo nuk bën. Po ku ta dinte Rama, që nuk kishte idenë e përrallës në fshat.
Ndërsa populli, në shumicë e ka vuajtur prej 30 vjetësh padrejtësinë që i kanë bërë prokurorët dhe gjykatësit.
Reforma që preku rrezikun e bëri këtë duke menduar se foleja ishte një gjë e brishtë thuajse e vdekur. Por kjo ishte vetëm dukja. Brenda folesë, ku hahen miliona të drejta njerëzore, aty ka tension shumë të madh. Aty secili nga gjyqtarët e prokurorët, si grerëza, mbrojnë copën e tyre. Copa është e majme. Njerëzit më të korruptuar të shoqërisë janë këta të Drejtësisë.
Gabimi i dytë i Reformës, që kësaj here nuk erdhi nga fshati, ishte se e goditi folenë e grerëzave. Saliu dhe Iliri qeshën kur e panë, sepse të dy e kishin mësuar në fshat që ‘mos i sulmo, bëhu me ta!’.
Sapo u sulmua foleja e drejtësisë së plepave dhe e korruptuar, atëherë grerëzat u bënë bashkë, të gjithë në sulm kolektiv. Sot kemi dy shoqata gjyqtarësh që kanë vënë përpara Parlamentin dhe Qeverinë e po u kërkojnë haraç gjithë pushtetin. Ose do t’u nxjerrin sytë.
Nuk është aq e thjeshtë puna se “duam rroga sa presidenti i Amerikës”. Jo. Duan gjithë pushtetin; duan gjithë të drejtën njerëzore që ta grinë në folenë e tyre; duan të mos ketë më përralla si Kuvend, Zgjedhje, Qeveri, Ushtri, Siguri.
“Njerëz, këto mbajini për vete- thërrasin grerëzat- Ne duam folenë tonë në degën e manit”.
Dosja “Epstein” nuk është thjeshtë një ekspozim publik i një “konsorciumi” horrash, të përfshirë në botën e krimeve seksuale ndaj të miturve apo shfrytëzimit të vajzave në një komunitet global orgjish.
Ajo është rrëzimi i besimit (nëse kishte mbetur më i tillë), se udhëheqësit, presidentë, kryeministra, princër, njerëz që drejtojnë shtete, organizata, kompani gjigande, njerëz të krimbur në para dhe me pushtet, përpos aftësisë për të drejtuar, bartin edhe vlera morale, fetare e familjare. Ata që, në përballjet me publikun kur u kërkojnë votat, flasin në emër të Zotit dhe familjes, në emër të dashurisë dhe paqes.
Pra, kjo dosje, dëshmon jo vetëm sharlatanizmin unik të një perversi që kishte ngritur sipërmarjen më të madhe të krimit seksual VIP në nivel global, por së pari hipokrizinë e që ka pushtuar nivelet më të larta të lidershipit botëror, botën e nëndheshme të perversitetit, ku pushteti dhe paraja e madhe derdhen në formë epshi edhe mbi trupa të miturish.
Të mendosh një politikan si Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, që pasi vjen në Tiranë, takon drejtuesit më të lartë të shtetit, jep deklarata, mban konferenca, na udhëzon se çfarë reformash duhet të bëjmë që të ecim përpara… pra ky njeri i “raporton” shefit të rrjetit të prostitucionit Jeffrey Epstein: Isha në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme.
Konstatimi nuk mendoj se ka ndodhur duke i parë vajzat nga xhami i makinës./Kb
Për një rastësi fatlume, ai lindi po në 13 tetor. Vinte në jetë 20 vite pas paraardhësit të tij gjithashtu poet i jashtëzakonshëm. Veç njëri lindi në Shkodrën qytet dhe quhej Millosh, ndërsa tjetri në Devoll, tek fshati Menkulas dhe emri iu vu Dritëro. Por dy dekada janë një kohë e papërfillshme, për një komb i cili nxjerr dy poetë që dominojnë në mënyra krejt të ndryshme skenën letrare të vendit. Sot, në kandarin e vlerave, ku gramët nuk bëjnë punë dhe shenja treguese dridhet mes dy anëve, pesha e tyre nuk merr kurrfarë rëndësie, sepse koha vetë, me një njësi matëse krejt të pagabueshme i ka ngjitur lart në piedestal…
…Titulli si “patriarku i letrave shqipe” nuk bie me vdekjen e tij. Përkundrazi, tanimë ai qëndron mbi të gjitha çmimet e titujt që kishte marrë sa ishte gjallë. Dhe titujt e çmimet për të nuk kanë munguar. Gjithsesi, Dritëro Agolli cilësohet ndryshe dhe si një nga shkrimtarët më të mirë në letërsinë shqipe, në lëvrimin e vargjeve poetike dhe në të shkruarin e prozës gjithashtu.
Dritëroi ishte njeri i thjeshtë e popullor. Isha rritur nën hijen e mistershme e disi të rëndë që atij i jepte qenësia e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve e Deputet i Kuvendit të dikurshëm Popullor. Pushtet politik me doza të mëdha, por shumë më tepër një pushtet letrar, si dhe një makinë “Polski Fiat” të cilën e kishte në dispozicion sa zbriste poshtë shkallëve të shtëpisë. Sepse për një rastësi tjetër, aspak oportune, apartamenti ku unë banoja në vitet ‘80 ishte vetëm 150 metra larg nga ai që cilësohej si “Pallati i Shkrimtarëve” – në hyrje të rrugës “Bardhok Biba” me pamje nga “Rruga e Dibrës”, – ku banonte Dritëro Agolli, si dhe Ismail Kadare. Sepse, – edhe pse në të njëjtin pallat banonin disa personalitete të tjera të artit, – unë vetë njihja vetëm këta të dy, si persona fizikë të cilët ishin të pajisur gjithashtu me armën e rëndë të një letërsie brilante.
Pas viteve ’90, teksa njihesha me Dritëroin, – tanimë me një peshë të dyfishtë për atë çfarë përfaqësonte, edhe pse jo më si Kryetar i Lidhjes, – hija e tij e rëndë u zhbë njëherazi. Sepse ai ishte Dritëroi, babaxhan e hokatar, me të cilin mund të bashkëbisedoje lirshëm madje dhe të të dëgjonte gjatë, duke tumosur vazhdimisht një cigare, për ato ç’ka mund t’i llomotisje, që mbase për të nuk përbënin as një kuriozitet të përciptë.
Si rrallëkush, ai u tërhoq nga jeta politike, por mbeti strumbullari i mendimeve të kthjellëta e plot debat, të cilët gazetarët ia merrnin më së shumti nëpërmjet telefonatave, që ai nuk i refuzonte kurrë.
Me flokë të thinjura që gati i binin mbi supe, ai mbeti fisnik në brendësinë e tij, po aq sa transmetonte në pamjen e parë.
Sot në bibliotekën personale, librat e Dritëro Agollit qëndrojnë në radhë. Janë aty poemat “Nënë Shqipëri” dhe “Devoll Devoll”, por dhe romanet “Komisari Memo”, “Njeriu me top”, “Trëndafili në gotë” si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Për më tej, do të më duhet të shkoj sërish në librari, sepse krijimtaria e tij është shumë më e gjerë se kaq.
Ai vinte në Tiranën e viteve ’60, pasi ishte diplomuar në Fakutetin e Arteve të Shën Petersburgut që asokohe quhej Leningrad. Ishte i ri dhe plot energji, ndaj jo vetëm shkruante lajme e reportazhe për gazetën “Zëri i Popullit” ku punonte, por thurte vargje pambarim në copa letrash dhe proza i zinte një kohë të pamjaftueshme.
Vite më pas teksa konsolidohej, u cilësua si poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Kritika e kohës ishte shprehur për të se u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. E sipas kësaj kritike ai krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Për më tej se kaq do të futeshim në një labirinth shprehjesh të ngurta e skematike, çka në vend ta lartësonte shkrimtarin e madh, më shumë do t’ia zbehte vlerat. Por gjithsesi na lejohet që për një kompromis të shkurtër e teknik të themi se gjatë gjithë karrierës së tij artistike Dritëro Agolli ka lëvruar: poezinë dhe poemën, tregimet dhe novelat, romanin dhe dramën, reportazhin dhe kritikën, analizën dhe raportin e lajmit, e për së fundi dhe skenarin e filmit.
Më i plotësuar se kaq nuk mund të bëhet një shkrimtar, që kishte punuar jo pak kohë dhe si gazetar e njohës i terrenit në përditshmëri, gjë që me siguri e ka bërë ta njohë jetën shqiptare shumë më thellë se një gazetar e shkrimtar që realitetin e sheh vetëm pas xhamave të zyrës.
Dritëro Agolli u lind në Menkulas të Devollit të cilit i këndoi aq shumë e aq shumë i kushtoi vargje. Por ndërroi jetë tek një spital universitar në Tiranë. Prej katër muajsh kishte mbushur 85-vitet e jetës së tij, kur sëmundja pulmonare nga e cila vuante prej ca kohësh e shkëputi nga përditshmëria. Ishte e premte… 3 shkurt 2017.
Sot, pakkush e di ku ndodhet vendvarrimi i tij, por në bibliotekat personale librat që ai shkroi qëndrojnë në radhë. Dhe po aq në pelikulën e kinemasë janë stampuar skenarët e tij në formën e një filmi artistik. Ndaj Dritëroi është po aty, “në ndonje fjalë a ndonjë shkronjë, – mjafton që librin pak ta heqesh – ai do te zbres do t’vi prane teje… ”
Vetëm fakti se i është dhënë mundësia për të ofruar diçka në një bashkim, duket qartë si i sjell në mendje gjithë jetën e tij, që nga lindja deri ku ka arritur: “Mendoni, isha askush dhe ju sot po më shtrini dorën për bashkëpunim!” duket se mendojnë menjëherë, ose “Ju më kritikuat, më dëbuat, më shatë dhe tani jua tregoj unë!” Ose nga ana tjetër: “Unë po të shtrij dorën për bashkëpunim, por ti e di që unë e di se je një asgjë…”
Dhe në të vërtetë nuk ndërtohet asgjë kur njerëzit janë ende të mbërthyer brenda vetes pa krijuar jashtë tyre një ideal të mirë për të përbashkëtën. Në të gjitha rastet, sa duken të ftuarit për bashkëpunim, është haptas fare që kanë në qendër të vëmendjes interesin individual dhe kjo nuhatet përtej fjalës. Superegon askush nuk e ka parë, asnjë nuk e ka vizatuar, por breza të tërë filozofësh na e kanë sjellë tashmë të qartë. Pse tek ne jemi të mbërthyer në egon gjigande që na pengon të krijojmë realitete që e kapërcejnë atë?
Thuhet se në vende të vogla superegoja mund të jetë një pengesë akoma më e madhe, nëse e konsiderojmë edhe në sensin psico-social dhe jo vetëm në atë individual siç e ka konceptuar Frojd. Kjo bën që në vende të vogla si i yni, opozita ekziston, por është e përçarë pasi mbizotërojnë rivalitete personale, zili, sherre të vjetra. Superego kolektive nuk na thotë: “Bashkohemi”, por përshpërit në vesh: “Unë s’jam me atë!”. Në qendër të çdo gjëje është individi me historinë e tij personale… të tjerët…
Veç vendit të vogël, mund të shtojmë edhe pasojat e komunizmit që janë të gjalla ende e kudo: Survejimi reciprok, ndëshkimi ekzemplar, fajësimi pa kryer asnjë krim. Duket haptas vit pas viti se si komunizmi ka shkatërruar besimin mes nesh, ka copëtuar lidhjet duke krijuar një dyshim të përhershëm.
Duhet shkatërruar superegoja në mënyrë që besimi të rifitohet, që të mos ecet me kokën mbrapa se dikush po tradhëton e të mos mbetemi të izoluar në gardhin e egos sonë, ndërkohë që bota është kaq e madhe dhe kaq globale e ne jemi një grimcë që mund të funksionojë vetëm në bashkëpunim me grimca të tjera njerëzore. Tamam si milingonat. Po kush e ndjen në Shqipëri veten milingonë?
Nga Fejzo Subashi.
Shqipëria, në raport me teritorin dhe popullësin ka shumë parti se çdo vend në Botë, por fatëleqësisjt asnjëra nuk mban përgjegjësi reale, për situatën e Vendit dhe Kombit As i pari, as i fundit. Partitë nuk funksionojnë më si organizata politike në shërbim të shoqërisë, por si burime fitimi personal, si mekanizma pushteti për kryetarët dhe rrethin e tyre të ngushtë. Të zgjedhurit nuk i janë mirënjohës kontributit it të tyre, por as partisë, sepse partia është zbrazur nga përmbajtja. Ata i janë mirënjohës kryetarit. Dhe pikërisht për këtë filozofi dhe arsye kemi këtë administratë, jemi katandisur dhe kemi këto institucione kushtetuese të dobëta, kemi këtë shtet që nuk i shërben qytetarit. Kur besnikëria shkon te individi dhe jo te programi, ligji apo vota, shteti shndërrohet në vegël personale. Kryetarët e partive nuk i ndërtojnë strukturat mbi ideal, platforma politikr, kontribut dhe mendim kritik. I ndërtojnë mbi servilizëm, frikë dhe rreth besnikësh personalë. Nuk kërkohet mendje, por bindje. Në partit tona politike, nuk kërkohet debat, por heshtje. Nuk kërkohet përgjegjësi, por nënshtrim. Kush pyet, përjashtohet. Kush kritikon, etiketohet. Kush mendon ndryshe, largohet. Kjo është arsyeja pse partitë po shndërrohen në organizata bosh, pa jetë të brendshme, pa anëtarësi reale, pa ide dhe pa bosht filozofik. Partitë nuk janë krijuar kot, por sot po kthehen në diçka kot, sepse janë konsumuar nga brenda për interesa personale. Ndryshe nga shumë vende të botës, ku partitë prodhojnë ide edhe kur liderët janë të zakonshëm, në Shqipëri kemi liderë të dobët dhe organizata politike të zbrazura. Paftit tona politike jan pa program, pa vizion, pa filozofi politike. Ato janë të kryetarit dhe si në ideal, objektiv dhe qëllim kanë vetëm kolltukun, interesat e Kryetarit. Programi dhe veprimtaria e tyre është vetëm për grupe interesi, të lidhura pas pushtetit dhe parasë. Takimet politike janë degraduar në monologje të pambarimta. Lideri flet çdo ditë, për gjithçka, pa thënë asgjë të re., ku flet e flet por nuk thotë as edhe një gjë. Kemi lider megalloman që nuk dëgjon, nuk mban shënime, nuk kthen përgjigje, mendon se vetëm ai i di të gjitha. Kjo qasje dhe sjellje e liderit të partive, paraqitet si lidership, por në të vërtetë është frikë nga debati dhe llogaridhënia, frika e humbjes së karriges dhe e pushtetit. Ky realitet politik në Shqipëri tregon qartë se e vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë: partitë shqiptare janë uzurpuar. Janë kthyer në prona private, ku vula vlen më shumë se ideja dhe kryetari më shumë se filozofia, se anëtari dhe qytetari. Për sa kohë kjo gjendje vazhdon, çdo lek nga taksat e qytetarëve që shkon për partitë politike është keqpërdorim i parasë publike. Sepse nuk financohet demokracia, por ushqehet një sistem që riprodhon mediokritet, servilizëm dhe dështim institucional. Nëse partitë nuk kthehen urgjentisht në organizata reale, me debat të brendshëm, ide, program dhe përgjegjësi, atëherë ato nuk janë as zgjidhje, as zgjidhje për vendin. Janë një nga shkaqet kryesore të krizës së tij.
Sot kemi parti pa limit. Por qytetari shqiptar ka mbetur pa përfaqësim, pa zë dhe pa besim. Kur nuk ke besim humbet dhe shpresa. Dhe kur humbet shpresa absolutiaht të gjithë e dim se çfarë na gjen dhe se çfarë na vjen…/kb
Realisht ka ardhurkoha e ndëshkimit, ndajçdofirmendertueseqëfitontenderin, nispunimetnërrugë, rrugica, aksenacionaledhebrendaqyteteve, dhetalletme paratëtona. Ka ardhurfiks, momentitutregohetvendixhambazëve, qëderisafitojnëtenderin e rrugës, ujesjellesit, apo dhetenderatëtjeranëndertimin e infrastrukturësbrendaqytetevedheatyrenacionale, hiqensikur “kanëstafinxhinierësh, specialistësh, makineri, pajisjeetjj”. Por qënëfaktrezultojnë, pa staf, pa inxhinierë, me makineritëmarraborxh, madjeedhepabuxhetin e mjaftueshëmfinanciar, përtëqenëdinjitozënëkonkurrencëmesfirmavetëtjera. Ajoqëpo ndodh me aksinrrugorLibrazhd-Prrenjes, mbetetnjëgjë e tmerrshme, e pafalshmepërndertuesitdhemirëmbajtësit e akseverrugore. Një fat imadhpëratadhjetra e qindramakinadhenjerëzqëudhëtojnënëatëaks, përataqindrashoferëmauneshdheautobuzësh, qëlëvizinlindje-perendimdheanasjelltas. Dje ka paturinformacione se, firmaqë po ndertonaksinDragostunjë-Hotolisht, e cilamundtëjetëdhenjëprejshkaktarevetëspostimittëmasivitshkembordrejtrrugësnacionale, nuk ka marrëmundimintëdergojëmjetet e saj, tëpastrojëmalinqë u shkëputdhe ra mbirrugë. Fatmirësishtnukkishteviktima. Po ashtungjarjetëtilla, ka paturdhe ka plot nëaksetrrugore, tëndertuara me paratë e tamsapaguesvetanëdheinvestimetngakomunitetinderkombetar. Atyre u besohettenderi, u besohetinvestimi, dhefaktiështë se puna e kryer, qëkushtonmiliona euro, rezulton me defektetëkonsiderueshme, me skarcitete, dhe pa zbatuarasnjëkriter Teknik. Ministria e Infrastrukturës, përmeslevavetësajligjorë, duhettithotë “NDAL” njëkatrahuretëtillë me rrugëttona, duhettëpenalizojëçdo firmed he kompanindertimimashtruese, e cilaarrintëfitojëtenderatdhetëzhvasëparatë e teksapaguesveshqiptare, duke moskryerpunimecilësore. Mesazhiikryeministrit Rama se “do tëndëshkohetcilidoqëguxontëluajë me djersën e shqiptareve”, ështëparalajmerimiifunditpërataqëjanëlidhur me firmatdhekompanitë e ndertimit, qëpërmesmashtrimeve po pasurohendhezhvasinparatëtona. Eshtëmomentiindëshkimitshembullortëçdofirmedhekompaniendertimi, që ka viteqëluan me paratëtona. Eshtëmomentitëshkojnë para ligjitataqëpërmesmilionavetëtenderave, janëkthyer sot nëmilionerë, dhe po rrezikojnëjetëttona. SPAK-u, duhettëjetë “zjarri” qëduhettë “djegë” këdo, që ka paturdhe ka kurajontëzhvasëparatëtona, dhetikthejërrugëtnacionaledhe urbane nëvendetërrezikshmepërjetëteqytetareve. Koha nuk pret./kb
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexove në rrjetet sociale dhe një fjalim i kryeministrit. Statusi i parë është një perlë e mikut tim Ermal Hasimja, i cili me tone sarkastike kritikonte të gjithë opozitën që kërkon përjashtim, madje nga ajo listë nuk përjashtonte as veten.
Statusi i dytë ishte i një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, i cili kritikonte nismën e Hasimes dhe të shoqërisë civile dhe me tone përjashtuese delegjitimonte çdo përpjekje për bashkim të opozitës, ose bashkim vetëm nën Berishën.
E treta, e cila më ngacmoi ishte fjala në Kuvend e kryeministrit Rama, i cili në dukje talli deputetët djathtas tij, por në fakt mesazhi dukej se u drejtohej të gjithë shqiptarëve, si një lutje që ta rrëzojnë nga pushteti. Duke u reformuar, duke u bashkuar dhe duke hequr peshat e vjetra. Ironia qëndron në faktin se kryeministri u tregoi të gjithëve rrugën se si ta rrëzojnë, nëpërmjet lojës së fjalëve “Ramaduro”, të cilën ai e merr si “Rama duro, se ne nuk jemi gati e as duam të të rrëzojmë”! Por në Kuvend janë çeta e besnikëve të listave të mbyllura, të cilët duan të ruajnë status quo-në e pushtetit të tyre.
Fakti është që Rama nuk rrëzohet duke bërë bashkë rraqet e vjetra me disa rraqe të reja që, për disa kompromise pushteti, heqin dorë nga parimet para se të fillojë beteja. Kjo nuk është strategji politike, por kapitullim i organizuar dhe riciklim dështimi.
Rraqet e vjetra janë provuar, janë djegur dhe janë refuzuar dhe e kanë konsumuar besimin publik. Ato nuk frymëzojnë më askënd, përveç vetes. Rraqet e reja, në vend që t’i sfidojnë këtë konsumim, ulen në prehrin e tyre dhe justifikojnë pazaret, duke sakrifikuar parimet në emër të “realizmit politik”, stabilitetit, unitetit. Në përkthim të lirë: frikë për të qëndruar vetëm. Por realizmi pa parime është thjesht oportunizëm i zbukuruar.
Pushteti nuk rrëzohet me aritmetikë pazari, por me ide, integritet dhe guxim për të mos u bërë pjesë e llumit që pretendon të luftosh. Kur alternativa ndërtohet nga ata që kanë dështuar dhe nga ata që dorëzohen që në nisje, rezultati është i paracaktuar: zhgënjim i ri, apati më e madhe dhe pushtet më i fortë.
Me këtë lloj opozite, Rama nuk ka nevojë të manipulojë zgjedhje. Mjafton të presë. Kundërshtarët e tij bëjnë vetë gjithçka për ta mbajtur në pushtet: riciklojnë figura, vrasin shpresën dhe e shesin dorëzimin si maturi.
Me fjalë të tjera, Rama nuk mbahet në këmbë nga forca e tij, por nga dobësia e kundërshtarëve. Dhe dobësia fillon pikërisht aty ku parimet shiten për karrige, një emër në lista të mbyllura apo aleanca pa bosht.
Parimet nuk janë luks për kohë të mira. Janë minimumi moral për të kërkuar e fituar pushtetin. Kush i heq ato, nuk lufton Ramën, po i shërben.
Me rraqe nuk vjen ndryshimi. Ndryshimi kërkon njerëz që nuk kanë nevojë të riciklohen, sepse nuk janë konsumuar kurrë.
Rama nuk fiton sepse është i pathyeshëm. Fiton sepse përballë ka rraqe, që kanë frikë nga ndryshimi, nga pastërtia, nga politika pa pazar.
Me rraqe, të vjetra apo të reja, nuk rrëzohet pushteti. Rraqet janë vetëm justifikimi për humbjen e radhës./K.M
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndodhi një incident ku fjalimi i Sali Berishës u ndërpre.
Lind pyetja:
Si mund të komentohet ky moment, si dukuri politike negative, një turp që dëmton imazhin për vendin?
Më parë të themi çfarë ndodhi në seancë, kur Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, mori fjalën gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, ku qëllimi i tij ishte të denonconte situatën politike në Shqipëri, duke përdorur terma të fortë për qeverinë aktuale dhe proceset zgjedhore.
Pas një minuti, fjala e tij u ndërpre dhe mikrofoni iu fik nga drejtuesja e seancës duke ia ndërprerë edhe përkthim për pjesëmarrësit e tjerë, sepse ai po dilte jashtë rendit të ditës dhe po tejkalonte kohën e lejuar.
Por, edhe dhe pas fikjes së mikrofonit, Berisha i mësuar në Parlamentin shqiptarë me të gjithë kryetarët nga Meta, Nikolla, Spiropali dhe sëfundi Peleshi, u përpoq të fliste, por fjalimi i tij nuk u çua përpara duke i dhënë fjalën diskutuesit pas tij.
Ky incident është trajtuar në Shqipëri si një turp për Shqipërinë dhe imazhin e vendit, duke e konsideruar sjelljen e Berishës jashtë standardeve të dokumentuara të fjalimeve në forume ndërkombëtare.
Përse disa e quajnë turp?
Kjo fjalë, përdoret si vlerësim politik ose moral, pasi Berisha ka akuzuar vendin e tij para një audience ndërkombëtare, duke nxjerr në pah akuza pa mbështetje të dokumentuar në një forum ndërkombëtar dhe është parë si negativ për reputacionin e Shqipërisë.
Berisha nuk u tregua dinjitoz për vendin dhe interpretimi politik më mirë të mbetët nga shqiptarët që kanë kohë që e kanë braktisur.
Populli ynë ka një shprehje që në këtë radt i shkon incidentit:
Reforma territoriale e vitit 2014 zhduku komunat dhe krijoi 61 bashki. Me fjalë të tjera, ata që sot janë njësi administrative, më parara ishin njësi që zgjihehdhin direkt me kryetar e këshilla, që në një farë mënyrë krijonin një marrëdhënie në territor.
Realisht, komunat e vjetra krijonin një farë klientelimi dhe influence por gjithsesi ata nuk se përbëjnë gjithmonë një fuqi politike.
Ja të marrim Tiranën. Partia Demokratike qan ikjen e komunës së Paskuqanit që sot është me bashkinë e Kamzës dhe komunën e Kasharit që sot është me Bashkinë e Tiranës.
Komuna e Paskuqanit është një serbrator historik i votave të PD-së, por në zgjedhjet e fundit ka ndodhur e kundërta. Paskuqani, përkatësisht njësia administrative nuk është më bastion i PD-së. Ndërkaq, ish-komuna Kashar sot është njësia më e rëndësishme e Tiranës elektorale. Përkatësisht njësia 14 është më e madhja në kryeqytet, pasi ka brenda saj dy njësi që janë fuqia e madhe demografike e kryeqytetit: Yzberishin dhe Astirin. Deri para pak vitesh njësia 5 dhe njësia 2 ishin më të rëndësishmet në zgjedhjet e Tiranës. Nga viti 2021, Njësi 14 është më strategjikja. Prej 5 vitesh megjithatë, si Astiri,si Yzberishi, si Kashari, apo Yrsheku e Mëzezi, kanë mbetur një bastion socialist, edhe pse demokratët kanë gjithashtu jo vetëm mbështetës pore dhe struktura të organizuara.
Nëse shikohet me kujdes ky zhvillim demografik e sheh qartë se njësia 14 nuk është gjë tjetër veçse një Komunë e Parisit e proletariatit. Përkatësisht një shumicë ardhje nga Jugu i vendit, shtresë e mesme, që kanë votuar përgjithësisht Partinë Socialiste.
Socialistët, me njësinë Kasharin, e cila u ndërtua e tillë nga PD kur e promovoi atë komunë kanë arritur fuqinë strategjike në kryqytet pasi mbajën primatin në dy njësitë më të mëdha; 5 dhe 14. PD apo e djathte k humbur dhe vendin e parë në njësinë 11 që ka qenë përgjithësisht me 2 mijë vota, apo njësinë 8 e cila është e vogël dhe në zgjedhjeparlamentare ndikon pak.
Në Durrës, ndarja e re territorial i ka prishur punë PD-së, pasi dikur kontrollonte Rrashbullin që kontrollon plazhet e Shkëmbit të Kavajës, Golemin me raste që kontrollon bregreditn e tij, ndërkohë që në Gjirin e Lalzit, ish-komuna e Ishmit ka qenë socialiste përgjithësisht.
Në Lezhë, PD ka pasur fuqi politike në njësinë vendore, ku fuqinë politike e ka asur në tre ish-kominat e mëdha; Shënkoll, Balldren dhe Zejmen, por diferenca ka qenë gjithmonë jo e pa e ndryshueshme mes të majtës dhe së djathtës. Ndryshimin politik në qark në zgjedhjet parlamentare e ka bërë pak Mirëitë por më shumë Mamirrasi dhe Fushëkuqja që janë dy ish-komuna me popullsi më të madhe në bashkinë Kurbin.
Harta e re territoriale nuk e ka prishur ekulibrin politik në qark, madje edhe në zgjedhjet e fundit, Megjithatë PD ka pasur humbje apo rrjedhje nga veriu në jug, dhe këtë ja ka vënë ndarjes. Por sa qëndron? Le të marrim për krahasim njësi bastion ttë PD-së si bashkia Shkodër përshembull që në 2023 i shkoi socialistëve me Benet Becin.
Shkodra ka qenë realisht bastion i PD, por jo i gjithë teritori. Pasi Velipoja, ish-komuna e Rrethinave, Ana e Malit janë bastione të PS-së. PD ka pasur fuqinë e saj në qytetin e Shkodrës dhe në Dajç që sot është në komunën e Vaut të Dejës. E cila ka brenda Bushatin, një basen demokrat të fortë, Mjedën gjithështu ish-bastion historic, Laçin e Vaut të Dejës që nxori politikan Nar Ndokën dhe zonat përreth. Sot E gjithë kjo zonë voton Tom Doshin ose PS-në. Në fakt jo vetëm sot, pasi ka vite që gjeopolitika ka ndryshuar. Dhe prej asaj kohe janë zhvilluar disa zgjedhje lokale, të cilat PD nuk se i ka dhënë maksimumin e energjive opozitare që vinin nga poshtë, ose ka pasur një përplasje brenda llojit siç ndodhi në 2023 në disa bashki. Ku Gaz Bardhi, atëherë sekretar i përgjithshëm i vulës përkrahu kandidatët e fotores duke sjellë probleme t mëdha, sidomos në zona specifike, ku Vau i Dejës është njëra përshembull.
Megjithatë, nëse shihet me vëmendje ka bashki, ku opozita i trajton si lugat, nëse do të kishte një motivim e mobilizim, mund t’i fitonte. Siç fitoi në ditën më të keqe Memaliajn, Pukën, Mirditën, Fusharrësin, thjesht sepse u kandiduan personazhe me dëshirë që arritën aleanca lokale fituese. Gjeografia ka efektin e vet në një konfigurim demografik të konsoliduar, por sot që doktori i solli të gjithë në Tiranë e Durrës, gjepolitika elektorale shqiptaret është më e kontrolluar. Ndarja administrative është thjeshte alibi, e për ta parë këtë mjafton të shikohen votat fshat më fshat e lagje më lagje në qytet, për të parë se e gjthë kjo fabul e një ndarje elektorale nuk mbahet në këmbë. Loja është e qartë; PD ka humbur fuqinë e barazimit në qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Mund të kthehet kjo? Deri tani nuk ka ardhur ndonjë propozim!
Demokracia shqiptare lindi me një mëkat themelor: Frikën për ta zgjidhur drejt çështjen e pronës. Ky mëkat prodhoi një nga plagët më të rënda të shtetit shqiptar, Ligjin 7501, i cili nuk ishte thjesht gabim ligjor, por zgjedhje politike e vetëdijshme e klasës politike në fillimet e tranzicionit. Një zgjedhje që u shndërrua në gozhdën e Nastradinit për shtetin, shoqërinë dhe ekonominë.
Kjo gozhdë u prodhua nga klasa politike e djeshme, u mbajt me qëllim nga politika e sotme për vite me radhë, dhe vetëm politika mund ta shkulë. Nuk ka zgjidhje teknike për një problem politik. Nuk ka zgjidhje lokale për një padrejtësi kombëtare. Dhe kjo përgjegjësi, sot, i mbetet drejtpërdrejt Kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij. Ligji 7501 e trajtoi pronën jo si themel të kapitalizmit, por si instrument qetësimi social dhe pazari politik. Ai prodhoi abuzim masiv, pasiguri juridike, konflikte pronësie dhe një realitet absurd ku toka nuk dihet kujt i përket, pse i përket dhe çfarë funksioni ka. Pikërisht për këtë arsye, prona në Shqipëri nuk u kthye kurrë në kapital real.
Pa siguri pronësie nuk ka kapitalizëm. Pa kapitalizëm nuk ka zhvillim.
Pa zhvillim nuk ka shtet funksional. Falë kësaj gozhde, Shqipëria ka jetuar për dekada me ekonomi gjysmake, me investime të frenuara, me emigrantë që nuk kthehen dhe me investitorë të huaj që largohen. Jo sepse toka mungon, por sepse ligji mbi tokën nuk sundon. Problemi thellohet edhe më tej nga mungesa e konceptit real të pronës. Në Shqipëri ngatërrohet prona private me pronën bujqësore, sikur të ishin e njëjta gjë. Nuk janë. Juridikisht, ekonomikisht dhe praktikisht ato kanë funksione të ndryshme. Toka bujqësore nuk është thjesht pasuri; ajo është mjet prodhimi, me status, kufizime dhe detyrime publike. Kur kjo nuk kuptohet, prona degradohet, toka lihet djerrë dhe zhvillimi vdes.
Ky konfuzion nuk është rastësi. Ai është produkt i tranzicionit të deformuar, i mungesës së kulturës juridike dhe i interesave që ushqehen nga kaosi. Prandaj kjo çështje nuk është thjesht sociale apo ekonomike – është çështje shteti. Sot, regjistrimi i pronës nuk është luks dhe as favor politik. Është detyrim kushtetues dhe kusht europian. Bashkimi Europian nuk integron shtete me pronë informale, me tokë “fshati” dhe me institucione që nuk dinë çfarë administrojnë. Investitorët e huaj nuk hyjnë aty ku prona është e paqartë dhe ligji relativ.
Në këtë realitet, duhet thënë qartë: Qeveria Rama ka marrë nismën më serioze të 30 viteve për ta shkulur këtë gozhdë. Regjistrimi falas i pronës së përfituar nga Ligji 7501, azhurnimi i dokumentacionit dhe përpjekja për ta kthyer pronën në bazë të zhvillimit janë hapa të drejtë dhe të domosdoshëm.
Por kjo nismë nuk mund të mbetet gjysmake.
Nuk mund të ndalet nga rezistenca e abuzuesve.
Nuk mund të negociohet me interesat e paligjshme.
Gozhda nuk shkulet me dorë të butë. Shkulet me vullnet politik, forcë ligjore dhe përgjegjësi historike.
Kjo gozhdë duhet shkulur jo vetëm sepse na duhet neve, por sepse është kusht për kapitalizmin, për investimet e huaja dhe për hyrjen në familjen europiane. Kush nuk e kupton këtë, ose nuk e do shtetin, ose ka përfituar nga kaosi. Sot, faji i tranzicionit është i dokumentuar. Zgjidhja është politike. Dhe përgjegjësia, pa mëdyshje, i mbetet Ramës dhe Qeverisë së tij. Nëse kjo gozhdë shkulet, Shqipëria bën hap real drejt Europës. Nëse jo, mbetemi peng i gabimeve tona.
Nga Roland Qafoku
1.Në 114 vjet shtet shqiptar, janë kryer gjithsej 15 reforma territoriale. Nga këto, 1 është kryer gjatë kohës që qeverisjes së Ismail Qemalit, 1 gjatë kohës kur ishte kryeministër Iljaz Vrioni, 3 reforma u kryen gjatë presidencës dhe mbretërimit të Ahmet Zogut, 6 reforma u kryen gjatë regjimit komunist dhe 4 reforma janë kryer nga viti 1990 e deri më sot.
2.Reforma e parë territoriale u krye më 22 nëntor 1913 e cila shërben nde si bazë e ndarjes administrative. Shqipëria u nda në 8 prefektura të cilat ishin Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra dhe Vlora. Përveç tyre u krijuan edhe nënprefekturat dhe krahinat.
3.Reforma e dytë u krye më 11 mars 1921. Ajo përcaktoi njësinë fshat. U përcaktuan edhe bashkitë, njësia që doemos duhet të ishte kishte kushtin që të ishte qytet. Dhe që të kishte statusin e qytetit kjo njësi doemos duhet të kishte 200 familje.
4.Tri reformnat gjatë presidencës dhe mbretërimit të Ahmet Zogut u kryen:
E para në vitin 1927 kur Shqipëria u nda në 10 prefektura, 39 nënprefektua, 69 krahina dhe 2351 fshatra.
E dyta në vitin 1928. Për herë të parë në ndarjen administrative u shtua edhe komuna. Nisi një proces më faza për përcaktimin e kësaj njësie.
Në refomën e vitit 1934 Shqipëria u nda në 10 prefektura, 30 nënprefektura, 23 bashki, 160 komuna që kishin 2351 fshatra. Ndërkohë vijonte procesi I krijimit të bashkive dhe komunave të reja që plotësonin kushtet për të qenë të tilla, por edhe shkrirjen e nënprefekturave dhe komunave që nuk plotësonin kushtet. Këto bëheshin me miratimin e ligjeve të veçanta në parlament si njëra që është e vitit 1938 dhe që pasqyrohet në tabelat 1 dhe 2 që po publikoj.
5. Në 6 reformat territoriale gjatë kohës së komunizmit ndarja administrative pësoi ndryshime thelbësore.
E para në vitin 1945 sipas të cilës vendi u nda në 10 prefektura, 61 nënprefektura. U hoqën komunat dhe bashkitë.
E dyta në vitin 1946 siaps të cilës vendi kishte 10 prefektua dhe 39 nënprefektura. U krijua lokaliteti si një qendër e disa fshatrave.
E treta në vitin 1953 kur u krijua për herë të parë u krijua qarku i cili zëvendësoi prefeturën. U krijuan 10 qarqe dhe 26 rrethe.
E katërta në vitin 1955 kur vendi u nda në 4 qarqe të mëdhenj që përfshnin 3-4 rrethe. Gjitshesj Shqipëria kishte 13 rrethe.
E pesta në vitin 1958 u krijuan 26 rrethe, 203 lokalitete, 2655 fshatra, 39 qytete.
E gjashta në vitin 1968 kur u vendos që vendi të kishte 26 rrethe, 104 lokalitete, 437 fshatra të bashkuar dhe 2645 fshatra. Një rreth mund të kishte 1 ose më shumë qytete. Numri i qyteteve arriti kulmim me 65 të tillë dhe gjithsej Shqipëria kishte 178 lagje qytetesh.
Reforma e vitit 1992 sipas të cilit Shqipëria u nda në 36 rrethe dhe 12 prefektura. Për herë të parë u kthye bashkia dhe komuna si në kohën e Zogut. Vendi kishte 44 bashki dhe 313
6.Reforma e vitit 2000 sipas të cilës vendi u nda në 12 qarqe, 65 bashki dhe 309 komuna.
7.Reforma e vitit 2014 Shqipëria u nda në 12 qarqe dhe 61 bashki. U hoq komuna.
8.Reforma e vitit 2026 presupozon të ulet numri i bashkive dhe të krijohen 4 rajone.
9. Reforma territoriale që ka qendruar më gjatë rezulton ajo e vitit 2000 e cila u ndryshua në vitin 2014. Reforma më jetëshkurtër territoriale rezulton ajo e vitit 1945. Vetëm pas një viti Enver Hoxha miratoi një reformë tjetët territoiale.
10.Revoluicioni më i rëndësishëm me karakter patriotik kombëtar i reformave territoriale është ai që bëri mbreti Zog sipas të cilës mes 10 prefekturave, një prej tyre ishte prefektura e Kosovës. Ndonëse shtrihej vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar emri “Prefektura e Kosovës” krijonte jo vetëm perceptim por paraqitej edhe si një projekt që Kosova një ditë ti bashkohej shtetit amë. Si fillim ajo kishjte qeëndrën një Krumë dhe më pas kaloi në Kukës.
SituatanëShqipëri, ngjasonsikurtëishimnë 1990, por me role tëndryshuara. Kemi sërishnjëSali, qërrekettëndotëgjithçka, rrekettëmosndryshojëasgjënga e kaluara. Kemi njëSaliqëtentontëngrejësidikur“vullnetarët e Enverit” përtëmbrojtur me çdokushtjetën, familjen, dhepasuritë e …TëMadhit. Por me njëndryshimama. Enver Hoxha nukkishtekurrëpasurinëqë ka sot Sali Berisha. Apo dhenjëfakttjeter, Nexhmije Hoxha e mbyllijetën, dikuatje, nëLaprakënënjëbanesëmizerabël. Kurse sot rrëmujatdheprotestat e SaliBerishës, po synojnë jo “rikthimin e lirisëdhedemokracisë”, por rikthimintekpushtetiitij. Tek pushtetiivjedhjevemonstruoze, abuzimeve, tekSHIK-u famëkeq, tekpolicia e xhupzinjve, tekadministrate e mbushur me militantëtë PD, tekushtriae cila e katandisivendinpërturp, tekvjedhjet e pronavetështetit, tëish-pronareve, tektrafiqetdhedoganat ë korruptuara, tekshtetiprejkartoni. Pra, jemisinë 1990, kunjëregjimikalbur, tentontëmbajë fort njëgrupnjerezish, përtëmbrojturprivilegjetpostin, dhepasuritë e TëMadhittëPartisëDemokratike, tëpengojëdemokracinëdheintegrimin e Shqiperisë.Berisha isotëm, mëduketsi Ramiz Alia idjeshëm, duke dashurtëpërdorëçdomjetantidemokratik, përtëmbrojturvehtendheshpurën e tij. Ajoparti, që u krijuangaidealistët e Dhjetorit 1990, sot ështëkthyernënjëPPSH të re. Vendoskryetari, vendospartia, vendosfjala e kryetarit, dheasgjënukbëhetpa “izën e tij”. Ata që 35 vjetmëparëmbushënsheshwetpërtërrëzuardiktaturën, sot nukishehnëprotestat e Berishës. Sot atandjehentëturpëruar, përkatandisjene PartisëDemokratike, e cilaështëkthyernëpronë e njënjeriutëvetëm, prone e milionerëve, tëpasuruarngapushtetiqëkanëpatur. Studentët e Dhjetorit 1990, dheintelektualët e këtijvendi, nuk u bashkuan me PartinëDemokratike, qëajotëkthehejnëçifliktëkryetarit, duke rikthyer PPSH e dikurshme. Madje, Enver Hoxha kishterregullat e tijnëvendimarrjen e partisë, tëcilatsot mungojnëtek PD-ja. E thënëndryshe, PD-ja e sotmepersonifikonqartazinjëpartimajtisterradikale, dhenuk ka asnjëlidhje me demokracinë. Ata tentojnë tambysinlirinëdhedemokracinë, siç po synojnëtëpengojnëintegrimin, duke nxirënëshqipdheanglishtgjithçkashqiptare. Ndajmëduketvetjasikur po përjetojmënjë 1990 tëdytë, jo me Enverin, por me ish-komunistinSali./K.M
Sipas projektit paraprak të 2014-ës për ndarjen territoriale, territori i Shqipërisë parashikohej të ndahej në 12 qarqe dhe 36 bashki. Por pasi në procesin e miratimit të projektit u futën llogaritë elektorale të partive që e votuan atë në paralment (PS, LSI, PDIU), territori i vendit u nda në 12 qarqe dhe 61 bashki…
Në atë kohë, qarkulluan edhe propozime për ndarje të territorit të vendit në 4-5 rajone, me nëndarje brenda rajoneve në bashki, ngjashëm me ndarjen territoriale të Italisë. Tani që po rishikohet ndarja territoriale e vendit, vlen të diskutohet për një ndarje të tillë funksionale (jo thjesht elektorale).
Parë nga një këndvështrim gjeografik, historik dhe ekonomik, Shqipëria mund të ndahet në 5 rajone: Rajoni Veriperëndimor (qarqet aktuale Shkodër e Lezhë), Rajoni Verilindor (qarqet aktuale Dibër e Kukës), Rajoni Qendror (qarqet aktuale Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet aktuale Elbasan e Korçë), dhe rajoni Jugperëndimor (qarqet aktuale Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).
Ndërkohë, përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë duhet të bazohet në rajonet, sepse qarqet aktuale nuk kanë pse të ekzistojnë më në një ndarje rajonale. Nga pikpamja elektorale, kalimi nga 12 qarqe në 5 rajone nuk do sillte ndonjë ndryshim (shihni në tabelën e mëposhtme sesi do të ishin shpërndarë mandatet më 11 maj 2025 me një ndarje rajonale).
Kuptohet që edhe harta aktuale e bashkive (e tipit salamandër) mund të thjeshtohet shumë.
Konkretisht, bashkia Shkodër mund të përthithë bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës; bashkia Pukë mund të përthithë bashkinë Fushë-Arrëz; bashkia Kukës mund të përthithë bashkinë Has; bashkia Dibër mund të përthithë bashkinë Bulqizë; bashkia Mat mund të përthithë bashkinë Klos; bashkia Durrës mund përthithë bashkinë Shijak; bashkia Kavajë mund të përthithë bashkinë Rrogozhinë; Bashkia Kamëz mund të përthithë bashkinë Vorë; Bashkia Elbasan mund të përthithë bashkitë Belsh, Peqin, Cërrik e Gramsh; Bashkia Librazhd mund të përthithë bashkinë Prrenjas; bashkia Korçë mund që përthithë bashkitë Maliq, Devoll e Pustec; Bashkia Lushnje mund të pëthithë bashkinë Divjakë; bashkia Fier mund të përthithë bashkitë Roskovec e Patos; bashkia Kuçovë mund të përthithë bashkinë Dimal; Bashkia Skrapar mund të përthithë bashkinë Poliçan; bashkia Tepelenë mund të pëthithë bashkinë Memaliaj; bashkia Përmet mund të përthithë bashkinë Këlcyrë; bashkia Gjirokastër mund të përthithë bashkitë Libohovë e Dropull; bashkia Vlorë mund të përthithë bashkinë Selenicë; dhe bashkia Sarandë mund të përthithë bashkitë Delvinë, Finiq e Konispol.
Për njësitë administrative në secilën bashki, duhet bërë një studim i thellë, që t’u përcaktohen atyre kufijtë dhe përgjegjësitë në bazë të nevojave të popullsisë lokale.
Të gjitha ndryshimet e mësipërme kërkojnë një amendament kushtetues, që kuptohet se mund të realizohet vetëm me një konsensus të gjerë politik. Historikisht, reformat territoriale që bazohen vetëm në llogari elektorale nuk mund të jenë funksionale në afate të gjata!/K.M
Tre “fshatra” tutje meje, në Boston, jeton një djalë nga fshatrat e Leskovikut. Takohemi rrallë, por na hahet muhabeti. Djaloshi, që ka ardhur mjaft i ri nga Jugu i Shqipërisë, mbaroi shkollën në Boston. Punoi ku mundi, por sot është jo vetëm me një diplomë të shkëlqyer, por ka ngjitur majat e karrierës në fushën e tij, duke drejtuar një ndërmarrje të rëndësishme shtetërore me 700 punonjës. Jo keq për një djalë që e kishte parë Tiranën vetëm dy herë në periudhën e tij “shqiptare”.
Para se të vija në Tiranë e ftova për kafe. Erdhi menjëherë dhe, pasi u përshëndetëm, i thashë që po iki në Shqipëri. Do dal edhe nga Leskoviku, i thashë. Qeshi.
“Je i marrë,” më tha. “Andej nuk ka mbetur më njeri. Kot që vete.”
“Po ti,” i thashë, “sa ke që nuk shkon?”
“Po nja 10 vjet,” më thotë.
“Pse?” e pyes.
“Po ç’të bëj. Herën e fundit që isha, ata pak komshinj që kanë mbetur në fshat akoma ziheshin për gardhet. Babai ankohet se nuk shet dot mollët. Nëna vjen vërdallë. Spital nuk ka me. Ilacet ja u dergoj une. Sa herë i merr malli, i sjell këtu. Rrinë ca, pastaj mërziten dhe ikin.”
“Po mirë,” i them, “punët të kanë ecur. Pse nuk bën ndonjë gjë andej nga fshati? Ja, unë do iki në Leskovik, po mund të iki edhe në Konicë, të shikoj nëse e shtyj atë idenë e rregullimit të shtëpisë së Faikut.
Fshati i tij sheh Konicën dhe vetë ai vjen nga një shtëpi me tradita.
“Eeee,” qeshi.
“Po ç’dua unë andej, o Auron?” më thotë. “Kush punoi për Shqipërinë dhe ia pa hajrin?”
Ç’ti thoja.
foto 1. Shtepia ne Korce ku ka jetuar dy vjet poeti i njohur Grek Jorgo Seferi. Restauruaar nga Shteti Grek ne shenje kujtimi, mirnjohje dhe politike sigurisht.
foto 2. Shtepia ku ka lindur Faik Bej Konica dhe i vellai diplomati i shquar Mehmet Konica ne qytezen e Konices. E lene ne fatin e saj pa asnje interesim nga Institucionet shqiptare per ta restauruar.
Ngjarjet e viteve, muajve dhe ditëve të fundit, të forcojnë bindjen se, e para që duhet integruar në BE, duhet të jetë politika. Duhet të jenë ata që medemek, bëjnë politikë, nga selitë e partive, komisionet parlamentare, sallën e Parlamentit, takimet , fushatat, bulevardet, etj. Sondazhet e fundit, e rendisin politikën në Shqiperi, si “më të prapambeturën në krahasim me homologët e tyre në Europë”. Dhe kjo për shumë arsye, që lidhen me trashëgiminë, pozicionin gjeografik, kushtet dhe mënyrën e jetesës gjatë sistemit komunist dhe pas tij, mentalitetin, shkollimin, formimin, etj. Në Shqipërinë e postdiktaturës, politikbërjen e nuk e kuptojnë si mision, detyrim, por si “angari”, si diçka që duhet bërë për të përmbushur interesa të ngushta, e shohin si mjet fitimi, abuzimi, vegjetimi. Bashkimi Europian, nuk është thjesht një “treg ekonomik”, por një bashkësi shtetesh me interesa të përbashketa. Pa koordinim politik, çdo shtet do të vepronte më vehte, ndaj politikat e përbashkëta, ndihmojnë zhvillimin. Politika shqiptare, aktualisht ka mangësi të theksuara strukturore, krahasuar me atë europiane. Zbatimi i ligjit, institucionet e pavarura, ndikimi politik, kultura politike, debatet institucionale, toleranca dhe respekti për kundershtarin politik, janë disa prej kritereve në BE. Në Shqiperi kemi konflikt, polarizim dhe gjuhë të ashpër në politikë. Kjo ka sjellë uljen e besimit tek politika. Dhuna e shfrenuar verbale dhe fizike në Parlament, nga një opozitë dekadente, e cila nuk ka shanse të reformohet dhe integrohet shpejt në BE, duket se ka rritur shqetesimin e faktorit nderkombetar. Po ashtu edhe dhuna në sheshe dhe bulevarde, ndaj uniformave të shtetit dhe institucioneve, mbetet shqetesim për monitoruesit europianë. Nga dyert e selive të partive, dalin udhëzime dhe nisma që përmirësojnë ose përkeqesojnë klimën politike. Mjafton të dëgjosh kreun e PD Sali Berisha, çfarë deklaron dhe paralajmeron para çdo proteste apo seance parlamentare, për të parashikuar se çfarë do të ngjasë. Aktualisht jemi para një fakti ku grindjet politike (të nxitura artificialisht nga opozita) po emetojnë një klimë krizash, të cilat krijojnë një rrisk josistematik, riskun politik, i cili tremb investitorët e huaj dhe vendas, gjë, që bie në kundërshtim me objektivin e rritjes së investimeve. Mendoj se kjo situatë e krijuar nga segmente të caktuara të politikes opozitare janë një nga shkaqet kryesore të prishjes së imazhit të vendit. Stabiliteti politik mbetet ndër kriteret kryesore të BE. Ndaj mbetet thelbësore nevoja e integrimit të politikës, jo për sfilatë, por si një prej faktorëve kryesorë që po mundësojnë shpejtimin e anëtarësimit të vendit në BE.