Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

By: V K
22 December 2025 at 08:08

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare në protestën që do të organizohet në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha akuzon Ballukun se ka në pronësi 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se veç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ç`ka i hap rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.

The post Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

By: V K
21 December 2025 at 09:19

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.

“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.

Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.

Reagimi i Mediut:

Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor

Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.

IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.

Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.

 

The post Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

CNN publikon pamjet: Skenat kaotike në Parlamentin e Shqipërisë

By: lindita
20 December 2025 at 11:53

Pas skenave në seancën e fundit të këtij viti, Parlamenti i Shqipërisë ka marrë vëmendjen e CNN. “Skena të tensionuara u regjistruan brenda Parlamentit shqiptar, ku deputetët e opozitës u përplasën mes tyre gjatë një proteste të ndezur për akuza korrupsioni ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Balluku i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “baltosje, insinuata…

Source

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

By: D Marku
19 December 2025 at 13:21

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë pas mbledhjes. Ndërkohë PS kerkon te mos dale nga mbledhja dokumentacioni që ka sjelle SPAK.

Prokuroret deklaruan se materiali i USB-se mund të aksesohet vetem nga anetaret e Keshillit te Mandateve, dhe jane dakord që deputetet ta marrin me vete.

Balla u ka thënë demokratët që provat, pra USB-ja te shihen gjate mbledhjes do te mos i marrin me vete.
Ndërkohë po diskutohet që mbledhja të shtyhet, kërkesë kjo edhe e avokati i Ballukut, me argumentin se i nevojitet me shume kohe per t’u njohur me materialin.

The post Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla! appeared first on Albeu.com.

Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës

By: Brisi
18 December 2025 at 17:39

Nga Boldnews.al Pasi u betua në Parlament, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, lëshoi një puthje për të 35 deputetët e opozitës që i dhanë firmën për ta përfshirë në listën finale të kandidaturave. Gjesti i Shabanit ishte cinizëm malinj, por puthja e tij ngjan me prekjen e vdekjes së moralit opozitar. Paradoksalisht, në ditën që […]

The post Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës

By: Elva
18 December 2025 at 14:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda. […]

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

18 December 2025 at 13:04

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.

Peleshi nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes”.

Sipas tij çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cenon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

Peleshi nënvizoi se “detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos”.

“Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë”, shkruan Peleshi.

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se “institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët”.

Gjithashtu Peleshi shprehur mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

/m.q/j.p/

The post Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë

18 December 2025 at 11:44

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.

Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave dhe është dashur ndërhyrja e gardës për largimin e tyre.

Kjo situatë ka shkaktuar debate mesa mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa përplasjet mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës kanë vijuar, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ndezur flakadanë.

Po ashtu, flakadanë kanë ndezut dhe deputetët Albana Vokshi dhe Fidel Kreka.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ndërpresin veprimet e dhunshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të sigurisë që mos të “prekin deputetët”.

“Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm dhe i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda”, tha Berisha.

Opozita bllokon seancën e Kuvendit, foto: Florian Abazaj
1 nga 10

 

The post Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita 4 protesta të ndara, Koka: Kjo situatë i shërben Ramës

By: Elva
17 December 2025 at 22:54

Opozita ka paralajmëruar katër protesta të ndryshme kundër qeverisë brenda katër ditësh radhazi, ndonëse të gjithë aktorët opozitarë ndajnë të njëjtin qëndrim kritik ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Megjithatë, mungesa e koordinimit mes tyre ka ngritur debate dhe kritika. Sipas kalendarit të shpallur, protestat do të nisin të enjten nga Arlind Qorri, të premten nga Agron […]

The post Opozita 4 protesta të ndara, Koka: Kjo situatë i shërben Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita?

By: Elva
13 December 2025 at 15:08

Nga Boldnews.al Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do të angazhojë popullin në revolta anti-qeveritare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në teori, kazusi politik është tipiku për të ngritur qytetarët në protesta kundër korrupsionit. Një lëvizje e tillë shkarkoi qeverinë pak ditë më parë në […]

The post “Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita? appeared first on BoldNews.al.

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

12 December 2025 at 10:21

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i Popullit nga Kuvendi, duke e cilësuar procesin si “një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shabani u shpreh i befasuar nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij, fillimisht e mbështetën me firma për kandidaturën, por më pas vendosën të mos e votojnë në seancë.

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja”, shkruan Shabani.

Ai falënderoi 35 deputetët opozitarë që firmosën kandidimin e tij, duke theksuar se do të punojë në mënyrë të tillë që të mos japë arsye për pendim apo dyshim.

Gjithashtu, Shabani vlerësoi qëndrimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët fillimisht nuk i dhanë firma për kandidimin, por në votimin final e mbështetën unanimisht.

“Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit. E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

“Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund”, tha ai.

Shabani theksoi se mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit, pavarësisht se ai vetë ka qenë aktivist i opozitës dhe ka bërë deklarata që “mund të mos u kenë ardhur mirë” deputetëve socialistë.

“Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë. U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve”, theksoi Shabani.

/m.q/r.e/a.f/

The post Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet pas 1 ore protesta e opozitës, Berisha apel të rinjve: Bashkohuni për të drejtat tuaja

By: armand
8 December 2025 at 19:41

Ashtu siç pritej, ka zgjatur fiks 1 orë protesta e sotme e opozitës, 8 dhjetor, para godinës së Kryeministrisë, vend të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar “Sheshi i Lirisë”. Para se në foltore të ngjitej për të folur kryetari Berisha, fjalën e morën përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë […]

The post Mbyllet pas 1 ore protesta e opozitës, Berisha apel të rinjve: Bashkohuni për të drejtat tuaja appeared first on BoldNews.al.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

By: Elva
8 December 2025 at 18:40

Ka nisur “Foltorja e opozitës” para godinës së Kryeministrisë, ku janë mbledhur mbështetës të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Sali Berisha, më herët deklaroi se kjo foltore do të vijojë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Kjo do të jetë foltorja e qytetarëve që duan të shprehin problemet e […]

The post Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit, opozita e çorientuar, pazar politik për një emër

By: armand
7 December 2025 at 17:50

Nga Boldnews.al Në ato pak mundësi që opozita mund të dilte me një kandidat të saj për postin e Avokatit të Popullit dhe t’i diktonte Parlamentit e prish me duart e saj. Prej katër vitesh ky institucion mbahet peng nga loja e mazhorancës, por edhe apatia deri në çoroditje e opozitës. Tashmë në Kuvend janë […]

The post Avokati i Popullit, opozita e çorientuar, pazar politik për një emër appeared first on BoldNews.al.

Opozita komode e PD/ Ish kryetarja e KQZ zgjidhet komisionere, me firmat e PD dhe votat e PS

By: Re Nato
5 December 2025 at 12:20

Opozita komode e deputetëve demokratë.

Lefteri Luzi, ish kryetarja e KQZ, e propozuar nga votuar nga qeveria Berisha në 2012, zgjidhet Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat pesë vjeçar.

E mbështetur me firmat e deputeve të PD-së dhe e votuar nga socialistët, ish drejtoresha e kuvendit, do të zëvendesojë në këtë pozicion Pranvera Strakoshën.

Në votimin e fshehtë, ajo mori 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Në procesin e votimit shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim, me përjashtim të Bujar Leskajt, Tritan Shehut, Greta Bardelit dhe Arjan Ndoj.

Por edhe pse u zgjodh me votat e socialistëve, kandidatura e Luzit, shkoi në seancë me firmat e demokratëve, me në krye Jozefina Topallin, ish shefen e saj në krye të kuvendit, e cila nuk humb rast për të valëvitur flamurin e opozitarizmit. Por i duhet, nuk nguron të jetë pjesë e paktit. Si në këtë rast, kur Luzi, zgjidhet në krye të Shërbimit Civil, me firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve.

Luzi u zgjodh kryetare e Kqz në 2012 nga demokratët, ndërsa ishin po këta që skualifikuan nga gara për një mandate të dytë në 2017.

Asokohe, do ti ishte Ilir Meta, që do e rikthente sërish në Kuvend, duke i dhëne postin e drejtoreshes së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, pozicion që do e mbante edhe gjatë drejtimit të Kuvendit nga socialistët./abcnews.al

Mbështetur nga opozita, Endri Shabani zyrtarizon kandidaturën për Avokat të Popullit

By: redi
2 December 2025 at 17:52

Ish-kreu i Nismës ”Thurje”, Endri Shabani, ka zyrtarizuar kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit. Në media Shabani deklaroi se kandidatura e tij është mbështetur në 35 firma deputetësh opozitarë, duke nënkuptuar se Shabani është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Pas zyrtarizimit, kandidatura e Shabanit pritet t’i kalojë Kuvendit në seancë plenare.

Source

Berisha: Po tentohet t’i diktohen vendimet Gjykatës Kushtetuese

1 December 2025 at 22:25

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot mbajtjen e protestës së radhës, të hënën e ardhshme.

Berisha e bëri këtë deklaratë, nga tubimi i radhës që u mbajt sot përpara godinës së Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin deputetë të PD-së dhe mbështetës opozitarë.

Berisha tha se po kërkohet që Gjykatës Kushtetuese t’i diktohen vendime.

“Edi Rama kërkon t’i diktojë Gjykatës Kushtetuese, por unë i garantoj se vendimet e diktuara të gjykatës që po bën ti, do t’i paguash shumë shtrenjtë”, tha Berisha.

“Nuk pret Shqipëria. Nuk jemi ne ata që do presim nga një prokuror apo një gjykatës shpëtimin. Jo, shpëtimin do ta presin shqiptarët nga ne. Ne jemi shumë. Do të jemi edhe më shumë dhe nuk heqim dorë gjer në largimin e Edi Ramës nga qeveria”, tha Berisha.

Berisha tha se kreu i Qeverisë e ka “mbushur kupën dhe ajo po derdhet”.

“Ndaj dhe ne sheshin nuk e lëshojmë, kemi hyrë në betejën vendimtare. Demokrate e demokratë, kjo është beteja vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë. Iu garantoj se fitorja është e jona. Ligji, Kushtetuta, liritë tuaja, të drejtat do triumfojnë përsëri. Të hënën tjetër, përsëri këtu”, tha Berisha.

Kjo është foltorja e tretë e opozitës përpara Kryeministrisë. Në këtë foltore, një hapësirë kohore do u jepet edhe partive aleate të PD-së dhe qytetarëve.

/e.i/a.f/

The post Berisha: Po tentohet t’i diktohen vendimet Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Mesazhe kundër korrupsionit në protestë: Tunel turqve, port arabëve! Shqiptarëve ‘Noc Rrokun’

By: armand
1 December 2025 at 18:34

Demokratët janë mbledhur të hënën e sotme për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë. Disa prej tyre kanë marrë me vete dhe pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut. Në disa të tjera nuk lënë pa ironizuar edhe korrupsionin e zv.kryeministres Balluku. Te një pankartë shkruhej : “Tunel turqve, port arabëve”.  

The post FOTO/ Mesazhe kundër korrupsionit në protestë: Tunel turqve, port arabëve! Shqiptarëve ‘Noc Rrokun’ appeared first on BoldNews.al.

Murati me akuza ndaj partive për bllokim të buxhetit: Menduan se fajin do t’ia linin Kurtit, por qytetarët nuk do ta harrojnë

30 November 2025 at 15:12


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar sërish për mosvotimin e disa prej dokumenteve kryesore financiare në Kuvend, duke e cilësuar veprimin e ish-opozitës si tentim për bllokim të shtetit.

Përmes një postimi, Murati ka thënë se opozita ka refuzuar të votojë 4 miliardë euro buxhet për vitin 2026, 1 miliard euro marrëveshje ndërkombëtare, buxhetin e tri komunave për vitin 2025 dhe buxhetin e RTK-së.

Sipas ministrit në detyrë partitë opozitare nuk kanë pasur vërejtje për përmbajtjen e dokumenteve financiare, por kanë synuar që siç thotë ai, “duke e bllokuar shtetin e duke i lënë qytetarët pa paga, faji do t’i mbetej Albin Kurtit”.

Murati u shpreh se ky veprim “destruktiv” nuk do të harrohet nga qytetarët.

“Qytetarët do ta mbajnë mend këtë veprim të partive opozitare dhe do t’ua tregojnë vendin me votë më 28 dhjetor”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet

By: Elva
25 November 2025 at 22:10

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, analizoi situatën në Partinë Demokratike dhe sfidat që përballet opozita në raport me qeverinë Rama. Ai akuzoi qeverinë se ushtron presion ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim kritik, duke e cilësuar qeverisjen si “regjim me karakteristika autokratike”. Salianji […]

The post Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌