Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Të hapur ndaj partive të Lapajt dhe Shehajt, por janë pseudo-opozitë

20 December 2025 at 13:33

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se është i hapur për partitë e drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj, ndërsa u shpreh se “në fakt ata janë në pozicionin e opozitës sonë”.

Gjatë një komunikimi me mediet, Berisha tha se “ne kemi ftuar të gjitha partitë”.

“Ka një problem, opozitë dhe pseudo-opozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë”, shtoi ai.

Berisha përshëndeti protestën e Lapajt, pasi sipas tij, jep shembull personal.

“Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozitë e opozitës. Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat”, u shpreh Berisha.

Duke folur mbi zhvillimet e tensionuara në seancën e fundit plenare të Kuvendit, Berisha tha se “media dhe komuniteti ndërkombëtar po priste pikërisht zërin e opozitës”.

“Natyrisht, jehona jashtëzakonisht e fuqishme e aktit të deputetëve të PD në parlament, në mediat më të mëdha në botë, siç është FoxNews, CNN, Al Jazera, dhe media të tjera, është njëkohësisht një mbështetje e fuqishme për forcat demokratike, është dëshmi e faktit se këto media dhe komuniteti ndërkombëtar, atë që po priste”, shtoi Berisha.

Ndërkohë, Berisha theksoi se “nëse pranojmë se për hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, ne pranojmë vendosjen e regjimeve autoritare”.

“Asnjë opozitar nuk ka imunitet, njëlloj si qytetarët e tjerë, por kur arreston në vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale, ti dëshmon se zgjedhjet do t’i marrësh me çdo kusht. Unë u arrestova si person nën hetim pa asnjë akuzë. Masat ndaj meje u vendosën pa më thirrur kurrë për të bërë ndonjë pyetje.
Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim, pa asnjë akuzë”, u shpreh Berisha.

/m.m/a.f/

The post Berisha: Të hapur ndaj partive të Lapajt dhe Shehajt, por janë pseudo-opozitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

By: Ela
20 December 2025 at 10:55

Media e njohur amerikane CNN ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes që mazhoranca po i bën zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion, Belinda Balluku. CNN shkruan se Belinda Balluku është aleatja më e ngushtë e Edi Ramës. “Kjo skenë kaotike shpërtheu brenda Parlamentit të Shqipërisë pas javësh […]

The post CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Rama dhe Balluku na vodhën festat”; Lëvizja Bashkë kërkon drejtësi

19 December 2025 at 15:35

Qytetarë dhe mbështetës të Lëvizjes Bashkë protestuan sërish të enjten para Kuvendit. Ndryshe nga një javë më parë, ku protesta u përqendrua te buxheti, kësaj here thirrja kryesore ishte kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Në fokus ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Protestuesit shprehën nevojën për t’u organizuar në vazhdimësi në përpjekjet për të kërkuar drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Në këtë kontekst ata përmendën edhe rastet e dyshuara për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se korrupsioni tashmë ka kapur qeverinë dhe shumicën e institucioneve të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se vjedhja është bërë normale për qytetarët. Sipas tij, korrupsioni është përsëritur për vite me radhë pa pasoja dhe tanimë qytetarëve nuk u bën përshtypje.

Duke iu drejtuar banorëve të Astirit, Muçi foli për mungesën e shkollave publike. Ai tha se fondet e dyshuara të abuzuara do të mjaftonin për ndërtimin e dhjetë shkollave të reja.

Muçi përmendi edhe situatën e pensionistëve dhe shëndetësinë. Ai e krahasoi shumën e përfolur në media si të vjedhur gjatë aferave të dyshuara korruptive të zëvendëskryeministres me gjysmën e fondit vjetor për bonusin e pensionistëve.

“Për të gjithë ju pensionistë, që bonusin e fundvitit për herë të fundit e morët për këtë vit, kujtohuni se ato 50 milionë euro që hëngri Belinda dhe Edi Rama janë sa gjysma e parave që shpenzohen në vit për bonusin e 700 mijë pensionistëve”, tha Muçi.

Aktivisti Klodi Leka denoncoi pabarazinë para ligjit. Sipas tij, qytetarët ndëshkohen për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarët e korruptuar mbrohen nga imuniteti dhe përkrahja politike.

Për këtë ai paralelizoi me faktin se qytetarët e thjeshtë janë ndëshkuar për vepra të rëndomta si ndërtimi i një muri pa leje, apo rilidhja e energjisë elektrike, ndërsa pushtetarët nuk dënohen pavarësisht rasteve korruptive.

“Në Shqipëri nëse ti vjedh qindra, miliona euro, nëse vjedh popullin më të varfër në Evropë, ti jo vetëm nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri një i pushtetit”, tha Leka, duke e cilësuar këtë si shenjë të kapjes së shtetit.

Pedagogu Jani Marka, njëherësh anëtar i Lëvizjes, renditi pasojat e qeverisjes së Ramës në jetën publike.
Ai përmendi betonizimin, kanabizimin e vendit, pastrimin e parave dhe shkatërrimin e industrive vendase.

Sipas Markës, ndryshimet ligjore janë përdorur për manipulim zgjedhor dhe këto ndërhyrje kanë shërbyer më pas për të zgjatur pushtetin.

“Edi Rama ka ndryshuar Kushtetutën, Kodin Zgjedhor sa herë i ka dashur qejfi, vetëm për të vjedhur dhe për të manipuluar vullnetin e popullit për më shumë mandate dhe për më shumë vjedhje”, theksoi Marka.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, bëri një retrospektivë të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama teksa theksoi se, sipas tij, në këto 13 vite është bërë gjithçka për të varfëruar qytetarët dhe për të pasuruar pushtetarët.

Qori përmendi fondet e BE-së për bujqësinë dhe shpopullimin masiv. Sipas tij, rreth 700 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

“Kanë përzënë nga vendi ynë të paktën 700 mijë shqiptarë. Kanë poshtëruar pensionistët”, theksoi mes të tjerash Qori.

Përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Bashkë theksuan se Balluku nuk ka vepruar pa dijeninë apo miratimin e Ramës si Kryeministër. Ata e akuzuan atë për mbrojtje politike.

“Rama po përpiqet të shpëtojë veten përmes Ballukut,” deklaroi Emiljando Kita, i cili e përshkroi situatën në krizë besimi ndaj drejtësisë.

Protestuesit kërkuan njëzëri që Rama dhe Balluku të mbajnë përgjegjësi penale për çështjet e ngritura. Ata shprehën mbështetje për institucionet e drejtësisë në hetimet e nisura.

Një javë më parë, Lëvizja Bashkë protestoi kundër ndarjes së buxhetit për vitin 2026. Sipas tyre, buxheti nuk u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve duke cilësuar ndarjen kryesore për koncesionet si tregues të qartë se ku shkojnë paratë.

Lexo gjithashtu:

The post “Rama dhe Balluku na vodhën festat”; Lëvizja Bashkë kërkon drejtësi appeared first on Citizens.al.

Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit

19 December 2025 at 11:28

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Partia Mundësia zhvilloi paraditen e sotme protestë para kryesisë së Kuvendit.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetes, njëherësh zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

Kryetari dhe njëheraz deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk iu miratua.

“Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Jashtë ambienteve të Kryesisë, në tubimin e organizuar nga Partia Mundësia, protestuesit u shfaqën me pankarta në duar në mbështetje të drejtësisë.

“Pa drejtësi, s’ka BE”, “Stop Krim-Shtetit”, “Në mbrojtje të drejtësisë”, lexohet në pankartat e protestuesve. /m.q/j.p/

The post Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD

By: Ela
19 December 2025 at 11:24

“Dorëzoni Belindën”, “Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku. “Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa brohoret turma e protestuesve. Brenda kryesisë po vijon […]

The post “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD appeared first on BoldNews.al.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

19 December 2025 at 10:49

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shtyu për të martën mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja u shty pas kërkesës së kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kërkoi kohë që deputetëve t’u lihet kohë që të njohën me provat që mazhoranca ka paraqitur për përjashtimin e tyre.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohet i përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, në kërkesën për përjashtim janë përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend.

“Keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi dje në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend.

/m.q/j.p/

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaosi në Parlament/ PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetët e PD, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

By: Rovena
19 December 2025 at 09:14

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, ku deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Sekretariati i Etikës, do ta shqyrtonte kërkesën këtë të premte, më 19 dhjetor, është shtyrë për ditën e martë, 23 dhjetor, në orë 10:00.

Kujtojmë se PS kërkoi dje të merreshin masa dispilinorë për 29 nga deputetët e PD. Konkretisht për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

Nesër merret vendimi për imunitetin e Ballukut, prokurori i SPAK kërkesë Kuvendit: Seanca të jetë me dyer të mbyllura!

By: M C
18 December 2025 at 20:30

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 10:30 në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ku do të kërkohet zëvendimi i masës së sigurisë “Ndalimit te daljes jashte shtetit”, me arrest në burg ose në shtëpi.

Prokurori i çështjes së Ballukut, Dritan Prençi, i është drejtuar me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon që seanca e ditës së nesërme të zhvillohet me për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Sipas prokurorit të SPAK, diçka e tillë kërkohet që të bëhet për shkak se nga hetimi do të dalin fakte të tjera penale dhe persona te tjerë të implikuar ndodhjen e këtyre fakteve.

Kërkesa e Prençit drejtuar Kuvendit:

1. Dhënia e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin heqjen e lira nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit te daljes jashte shtetir parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit te nje detyre a sherba publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, K.Pr.P në atë të arrest në burg në shtëpi.

2. Shqyrtimin e kësaj kërkese, në çdo procedurë që do të zhvillohet nga Kuvendi i Republik së Shqipërisë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancë me dyer mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pasur parasysh se hetimi i procedimit pen nr.136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona te tjerë të implikuar ndodhjen e këtyre fakteve.

The post Nesër merret vendimi për imunitetin e Ballukut, prokurori i SPAK kërkesë Kuvendit: Seanca të jetë me dyer të mbyllura! appeared first on Albeu.com.

Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën

18 December 2025 at 18:54

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit.

Duke uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u shpreh se diaspora është simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.

“Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare”, u shpreh Spiropali.

Ligji i ri për Diasporën synon të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës shqiptare, duke garantuar ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të saj.

Një nga ndryshimet kryesore të parashikuara në ligj është ridimensionimi i rolit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), e cila do të konsolidohet si autoriteti kryesor përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore për diasporën.

Ligji synon gjithashtu forcimin e rolit strategjik të Këshillit të Ministrave në mbështetjen e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, duke përqendruar funksionin e tij në drejtimin e politikave dhe harmonizimin institucional.

Në kuadër të këtij ligji parashikohet rregullimi ligjor i Agjencisë së Diasporës, si dhe krijimi i qendrave kulturore për diasporën, me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare me vendin e origjinës.

Po ashtu, ligji parashikon zgjerimin e rolit dhe funksioneve të Këshillit Koordinues të Diasporës, forcimin e kapaciteteve të tij dhe rritjen e numrit të anëtarëve nga 15 në 21.

Në tërësi, ligji synon forcimin e mëtejshëm të politikave shtetërore për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke rritur nivelin e autoritetit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën, nga niveli i një ministri shteti në nivelin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe duke e integruar këtë fushë nga niveli i një agjencie kombëtare në nivel ministror.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sefa: PD t’i vinte flakadanët firmave që dhanë vetë për Avokatin e Popullit, jo për betimin e tij

By: redi
18 December 2025 at 16:43

Avokati Indrit Sefa flet për kaosin që erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit politike të nxitura edhe nga zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. ”Partia Demokratike bie pre e së njëjtës strategji që ka përdorur më parë, vetëm në një rast i ka rezultuar e suksesshm, kur kishte nevojë për të legjitimuar PD-në nën drejtimin e Sali Berishës, dhe aty ka pasur edhe mbështetjen e…

Source

PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/ Sekretariati i Etikës vendos nesër

By: Brisi
18 December 2025 at 17:10

Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Ditën e sotme PS kërkoi të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet […]

The post PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/ Sekretariati i Etikës vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

“Dorëzoni Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin para drejtësisë”, Përplasjet dhe tensionet në Kuvend, Bardhi: Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri

By: M C
18 December 2025 at 17:03

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me tensionet dhe përplasjet sot në seancë plenare, duke bërë thirrje që mazhoranca socialiste të dorëzoj para dritësisë Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin.

Teksa ka publikuar disa momente nga përplasja e deputetëve me socialistët dhe gardën në Kuvend, Bardhi theksoj se “hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri” dhe se Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar.

VIDEO
“Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri. Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar.

Dorëzoni Belinda Ballukun para drejtësisë!

Dorëzoni Ergys Agasin para drejtësisë!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se seanca e sotme, e fundit për këtë vit, ka zgjatur një orë. Gjatë kësaj ore, seanca u shoqërua me tensione dhe kaos, teksa deputetët e Partisë Demokratike zunë vendet e ministrave socialistë, u përplasën me Gardën ndërsa disa hodhën flakadanë, kartona dhe ujë.

Demokratët kërkuan në sallë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, dhe për të cilin SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim.

The post “Dorëzoni Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin para drejtësisë”, Përplasjet dhe tensionet në Kuvend, Bardhi: Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri appeared first on Albeu.com.

Media greke jehonë përplasjes së opozitës me Gardën: Ndezën flakadanë dhe i hodhën ujë kryetarit të Parlamentit

By: redi
18 December 2025 at 15:14

Tensionet dhe përplasjet mes opozitës dhe Gardës, janë bërë lajm edhe në mediat greke. Në një artikull të botuar ”Protothema” shkruan se opozita protestoi për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion. ”Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të…

Source

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës

By: Elva
18 December 2025 at 14:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda. […]

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD

By: V K
18 December 2025 at 15:00

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka depozituar sot për marrjen e masave disiplinore pas incidenteve të ndodhura në nisje dhe përgjatë Seancës Plenare të datës 18 Dhjetor 2025, drejtuar sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

“Seanca Plenare e datës sotme ishte një seancë me shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave”, shprehet grupi i PS.

“Ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura më parë nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: deputetët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Elda Hoti, Ledina Alolli (e cila pas verifikimeve figuron të jetë edhe zëdhënëse e Grupit të PD dhe anëtare e Grupit të Partisë së Lirisë) dhe nga drejtues të subjektit politik Partia Demokratike deputetët Sali Berisha dhe Flamur Noka”, deklaron PS.

Prej orës 09.52 të datës 18.12.2025 nën drejtimin e disa prej deputetëve të sipërcituar së bashku me deputetë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë, janë sulur drejt Foltores së Kuvendit dhe drejt vendeve ku qëndrojnë të ulur Kryetari i Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sekretaria e Kuvendit.

Disa prej deputetëve kanë goditur punonjësit e shërbimit të Gardës së Republikës, kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Në këto kushte në hapje të seancës dhe përgjatë saj drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, bazuar në nenet 63, 64, 64/1, 64/2, 65 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen dhe u kërkoi deputetëve të lironin Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të masave përshkallëzuese të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i dha sipas Nenit 65 masën disiplinore “përjashtim nga seanca plenare..” deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët nuk e zbatuan vendimin e marrë ndaj tyre.

Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera (përfshirë pajisjet) drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike.

Gjithashtu, deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cënuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të planit të mirëorganizuar dhe të parapërgatitur deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë rrethuar Foltoren e Kuvendit duke bllokuar zhvillimin normal të seancës dhe kanë shkaktuar kaos.

Sa më sipër, bazuar në provat filmike bashkangjitur, pamjet e bëra publike nga mediat dhe në prova të tjera që do t’ju vendosen në dispozicion në vijim, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar; dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

1. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 7 paragrafi a) kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

2. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, nuk kanë pranuar të dalin nga salla, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se këta dy deputetë kanë kryer disa shkelje, masat disiplinore për të cilat janë të ndryshme, kërkojmë marrjen e masës më të rëndë të parashikuar, pra 60 ditë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.

3. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti e cila sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.

4. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6 paragarfi c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në nenin 65/1 pika 1, pra deputetët kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sipas sipas parashikimeve të nenit 6 pika 2, paragrafi a) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

5. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos, kanë dhunuar punonjës të institucioneve shtetërore (Gardës së Republikës).

6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD appeared first on Albeu.com.

13:45 Lantona Sado zgjidhet mes tymit Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT-it

By: Kesjana
18 December 2025 at 13:45

Kuvendi miratoi sot projektligjet në rendin e ditës, në një situatë të tensionuar nga opozita, e cila bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë në sallë.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.
Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.
Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.
Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.
“Roli i INSTAT-it është strategjik në mbështetje të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së statistikave zyrtare në rrugën e re që Shqipëria synon të ndjekë drejt integrimit europian.

Gogu: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët

18 December 2025 at 13:38

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sot pas seancës plenare me tensione në Kuvend, duke theksuar se mazhoranca ka përmbushur detyrimin kushtetues për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve për bllokim të punimeve.

“Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje, duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë e tyre, për mbrojtjen sociale dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Gogu në reagimin e tij.

Ministri kritikoi ashpër sjelljen e opozitës, duke theksuar se seanca nuk u shoqërua me debate parlamentare apo përplasje argumentesh, por me akte dhune dhe kaosi.

Ai nënvizoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim të sesionit parlamentar se dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë alternativë politike.

“Dhuna nuk është alternativë politike dhe ne nuk do rrimë as ta dëshmojmë; kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve dhe flakadani nuk bën dot ligje. Ligjet i bëjnë njerëzit”, tha ai.

Sipas ministrit, projektligjet u miratuan sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të dorëzohet përballë papërgjegjshmërisë.

“Kjo opozitë është e dëshpëruar për një protestues më shumë ditën e hënë, për një kamerë më shumë. Për këtë është gati të djegë Kuvendin e shqiptarëve. Kur nuk bind dot me ide, përpiqet të imponohet me dhunë dhe me tym”, u shpreh Gogu.
.
Në fund të reagimit, ministri theksoi se mazhoranca ka zgjedhur një rrugë tjetër. “Ne kemi zgjedhur ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran, ne zgjedhim vendimet për shqiptarët”, tha ai, duke shtuar se Parlamenti është shtëpia e demokracisë dhe nuk mund të kthehet në skenë dhune.

“Debati bëhet me fjalë, ku përplasen idetë. Vendimet merren me votë. Kështu ndërtohet shteti serioz dhe kështu mund të ecë Shqipëria përpara”, përfundoi Gogu.

/m.m/j.p/

The post Gogu: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

18 December 2025 at 13:04

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.

Peleshi nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes”.

Sipas tij çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cenon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

Peleshi nënvizoi se “detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos”.

“Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë”, shkruan Peleshi.

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se “institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët”.

Gjithashtu Peleshi shprehur mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

/m.q/j.p/

The post Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit

By: Elva
18 December 2025 at 13:00

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa përplasjet verbale vijuan edhe jashtë foltores. Në një moment, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, iu drejtua atij me tone ironike. […]

The post Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit appeared first on BoldNews.al.

Zegjineja fut live Bardhin: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu, kreu i grupit të PD: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep… (VIDEO)

By: V K
18 December 2025 at 12:50

Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend, është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Teksa Gazment Bardhi, kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi e cila pati përplasje në media sociale me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së edhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, teksa e filmonte këtë të fundit i tha: “Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli. Ylli i Fierit, ta tregoji Fieri ty yll”.

Debati:

Zegjine Çaushi: Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli.

Gazment Bardhi: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep, si Belinda qeveriset.

Zegjine Çaushi: Ylli i Fierit, ta tregoi Fieri ty yll, ta tregoi Fieri!

 

The post Zegjineja fut live Bardhin: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu, kreu i grupit të PD: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌