Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë, ku prej disa kohësh qëndron në formë proteste. Ai ka zgjedhur ta kalojë ndërrimin e viteve në shesh, si reagim ndaj skandaleve që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe skandalin me tenderat […]
Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit të premtuar nga qeveria. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që u takon. Protestuesit shprehen […]
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin e tij të zhytur në kurrupsion. Gjatë fjalës së tij në fjalën ‘Foltoren’ para kryeminsitrisë, Kryedemokrati u shpreh se Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se fton shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasin me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja. Idealeve më fisnike të njeriut. Idealeve të lirisë.
Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja. Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta,” tha Berisha.
Kryedemokrati, Sali Berisha u shpreh këtë të hënë, se edhe në vitin 2026 Partia Demokratike do të vazhdojë me protestat kundër qeverisë. Gjatë fjalës së tij në mbyllje të protestës te kryeministria, Berisha u shpreh se ky regjim sipas tij po shkërmoqet dhe se 2026, sipas tij do të jetë viti ku PD do të […]
Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.
Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.
Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.
Mbledhja e përgjithshme e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se “prania e tyre në Epanomi ishte vetëm si vëzhgues dhe pa asnjë autorizim apo vendim për bllokadën”.
Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.
Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave.
Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike, pasditen e kësaj të hëne te Kryeministria, aty ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë. Me pankarta në duar demokratët janë mbledhur edhe ditën e sotme për të gjashtën herë radhazi para institucionit qeveritar, ndërsa një javë më parë […]
Nga Sebi Alla Unik e quajtën një copë tub, por po aq unike është qëndrimi i institucioneve përgjegjëse që vështirë të gjendet një “rast i dytë”, për justifikimin e prag katasrofës higjenike në qytetin e Vlorës. “Pajisjet janë duke ardhur nga Stambolli”, thanë ekspertët, “kjo është një fatkeqësi natyrore, 15 bote po furnizojnë institucionet”, tha kryebashkiakja, […]
Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.
Të hënën dhjetëra qytetarë u grumbulluan para bashkisë, ku hodhën vezë dhe letra higjienike, teksa një mbrëmje më parë ata mësynë teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit që organizohej nga bashkia.
Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.
Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.
Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.
Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë
Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte në vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatën “fatkeqësi natyrore” dhe shmangu debatin për përgjegjësitë, megjithëse përmendi faktin se ujësjellësi prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.
Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.
Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.
Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.
Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.
Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orë si “shenjë qytetërimi”. Në 2021, ai garantoi 100% furnizim në mandatin e tretë.
Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.
Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.
Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.
Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.
Qytetarët e Vlorës kanë nisur protestën para bashkisë pasi prej disa ditësh në qytet nuk ka furnizim me ujë të pijshëm. Në sheshin përpara bashkisë janë mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët janë përplasur policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar…
TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/, Qytetarët e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e sotme pasi prej tre ditësh mungon furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në tubacionin kryesor.
Me pankarta në duar, qytetarët kanë bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” dhe më pas kanë hyrë brenda ambienteve të teatrit ” Petro Marko” ku do të mbahej mbrëmja Gala e festave të fundvitit.
Për shkak të situatës së krijuar, mbrëmja Gala është anuluar.
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Vlorë duke u shprehur se: “E kanë shkatërruar Vlorën dhe Shqipërinë dhe jetojnë në botën paralele me koncerte, ballo, verë e tendera”.
Edhe deputetja Jorida Tabaku reagoi duke theksuar se “në Vlorën e ujit sa nga malet edhe nga deti nuk ka ujë. Në qytetin që ka pasur kryeministrin për 8 vite deputet, prej 4 ditësh mungon uji. Ndërsa njerëzit arrestohen përse protestojnë për një standart minimal njerëzor”.
Një protestë u zhvillua mbrëmjen e sotme në Vlorë, paralelisht me organizimin e mbrëmjes gala të fundvitit nga Bashkia. Qytetarë, disa prej tyre me bidona uji në duar dhe pankarta ku shkruhej “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë”, u mblodhën pranë Teatrit “Petro Marko”, ku ishte parashikuar të mbahej eventi festiv.
Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje politike, përfshirë “Poshtë qeveria”, ndërsa në tubim morën pjesë edhe përfaqësues të së djathtës, si dhe qytetarë mbështetës të kauzës.
Situata u tensionua, duke çuar në përplasje verbale me forcat e policisë. Për shkak të protestës dhe klimës së krijuar, artistët u larguan nga skena dhe mbrëmja gala u anulua.
Protestuesit kërkuan zgjidhje të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke theksuar se mungesa e ujit po vazhdon prej kohësh.
Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj. Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar, duke e cilësuar situatën si “tragjikomike” në […]
Qytetarët në Vlorë po zhvillojnë sot një protestë, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Këtë të diel qytetarët të revoltuar ndërprenë shfaqen në teatrin “Petro Marko” duke kërkuar zgjidhjen për problemin e tyre. Situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë me këta të fundit që janë futur në […]
Qyteti i Vlorës ka prej disa ditësh pa ujë të pijshëm. Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë vlonjatë. Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko. […]
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur sot përpara kryeministrisë një fjalim, duke e cilësuar situatën në vend si një “mekanizëm monstruoz” që, sipas tij, ka kapur Shqipërinë si kancer. Lapaj u shpreh se asnjë qytetar i vetëm nuk mund ta rrëzojë këtë sistem, por theksoi se qëndresa individuale në krah të së drejtës, […]
Të paktën tre persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën të dielën gjatë protestave në Latakia të Sirisë.
Përplasjet në zonën ku jetojnë alavitët ishin të dhunshme dhe u përshkallëzuan në të shtëna me armë zjarri.
Siria është tronditur nga disa episode të gjakderdhjes sektare që kur udhëheqësi i hershëm Bashar al-Assad, i cili vjen nga pakica myslimane alavite, u rrëzua nga një ofensivë rebele vitin e kaluar dhe u zëvendësua nga një qeveri e udhëhequr nga sunitët.
Mijëra protestues alavitë u mblodhën të dielën në sheshin Azhari në qytetin Latakia për të kërkuar një sistem politik të decentralizuar në Siri dhe lirimin e mijëra të burgosurve alavitë.
Rreth dy orë pas fillimit të protestës, të shtëna me armë zjarri u dëgjuan nga një vendndodhje e paidentifikuar. Forcat e sigurisë më pas qëlluan në ajër dhe protesta u shndërrua në kaos, me demonstruesit që transportonin të plagosurit në këmbë.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një anëtar i forcave të sigurisë u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ato që i cilësoi si mbetjet e armatosura të ish-regjimit.
Pak ditë më parë tetë persona u vranë kur një bombë shpërtheu në një xhami alevite në qytetin e afërt të Homsit./abcnews.al
TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e “Foltores” në Manzë (Durrës). Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natë deri në largimin e qeverisë.
Ai deklaroi se opozita nuk do të përdorë dhunë, por do të ndjekë rrugën e protestave paqësore dhe qëndresës qytetare për largimin e qeverisë.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në janar për një betejë politike deri në fitore, duke e cilësuar vitin 2026 si moment vendimtar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë e dytë” dhe për shpëtimin e Shqipërisë.
“Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.
“Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha deklaroi se zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025 kanë qenë farsa, të manipuluara përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës shtetërore, bandave kriminale dhe shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve.
Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore opozitare në vend pas 35 vitesh, falë qëndresës, pranimit të gabimeve dhe respektimit të parimeve morale dhe ligjore.
TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish sot i bllokuar për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Policia Kufitare Kakavijë bëri të ditur se “është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.
Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Aksi Kakavijë-Janinë, do vazhdojë të jetë i bllokuar edhe pasditen e kësaj të premte për shkak të protestave të fermerëve grekë. Sipas njoftimit të Policisë, aksi do vijojë të jetë i mbyllur nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), ndërsa do lejohen të kalojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. […]
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar.
Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi.
“Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet.
Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike. Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re.
Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”.
Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim…”, tha ai.