Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk ka probleme në infrastrukturë”/ Përmbytjet, kryetarja e Vlorës: Dalim në terren për vlerësimin e dëmeve

By: Rovena
9 January 2026 at 18:21

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë të ditur se situata në qytetin e Vlorës po shkon drejt normalizimit pas përmbytjeve që kanë prekur zonën për të katërtën ditë radhazi. Në një komunikim për “Tirana Live” në ABC News, ajo theksoi se zona më problematike ka qenë Bishani, por se në orët e fundit niveli i ujit është tërhequr ndjeshëm.

Sipas saj, të gjitha strukturat janë angazhuar në terren, ndërsa evakuimi i banorëve të fshatit Novoselë është kryer me sukses falë bashkëpunimit të shpejtë të komunitetit. Mersini bëri me dije se infrastruktura nuk ka pësuar dëme, por ka ankesa nga fermerët dhe bizneset për humbje të shkaktuara nga përmbytjet, të cilat do të vlerësohen në ditët në vijim.

“Ka qenë problematike zona e Bishanit, por para pak minuatash kemi parë që uji është tërhequr shumë. Të gjitha strukturat janë të gjitha në terren. Falenderoj shumë banorët e fshatit Novoselë pasi u janë përgjigjur në kohë rekord thirrjeve tona për evakuim.  Infrastruktura nuk ka pësuar dëme. Bashkia e Vlorës ka një strukturë të posaçme për situatat e emergjencës.

Kemi ankesa edhe nga fermerët dhe bizneset që kanë dëme nga përmbytjet. Në ditët në vijim do të jemi në terren për vlerësimin e dëmeve. Kjo është retorikë politike, që duhet të jemi solidarë, nuk bëhet politikë me natyrën”, tha Mersini.

Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë

29 December 2025 at 14:02

Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.

Të hënën dhjetëra qytetarë u grumbulluan para bashkisë, ku hodhën vezë dhe letra higjienike, teksa një mbrëmje më parë ata mësynë teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit që organizohej nga bashkia.

Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.

Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.

Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte në vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatën “fatkeqësi natyrore” dhe shmangu debatin për përgjegjësitë, megjithëse përmendi faktin se ujësjellësi prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.

Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.

Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.

Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orë si “shenjë qytetërimi”. Në 2021, ai garantoi 100% furnizim në mandatin e tretë.

Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.

Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.

Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.

The post Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë appeared first on Citizens.al.

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, kryebashkiakja gjen “zgjidhjen” te botet: Nuk është momenti për përgjegjësi

By: Elva
29 December 2025 at 11:34

Teksa prej 5 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, e sheh zgjidhjen tek botet e ujit. Ndërkohë, në kulmin e protestës së qytetarëve, Mersini u shpreh se “nuk është momenti”, pasi sipas saj kjo është një fatkeqësi që e ka goditur Vlorën. Mesa duket, justifikimi me “fatkeqësi natyrore” […]

The post Vlora prej 5 ditësh pa ujë, kryebashkiakja gjen “zgjidhjen” te botet: Nuk është momenti për përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Protesta në Vlorë, Zhupa: Qytetarët pa ujë, bashkia mes koncerteve, luksit dhe tenderave

By: armand
28 December 2025 at 21:57

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Vlorë, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mungesën e ujit. Zhupa ironizon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, ku mësohet të ketë thënë se qytetarëve u kërkohet të mos ankohen për mungesën e ujit, por të lahen me shampanjë. Sipas Zhupës, […]

The post Protesta në Vlorë, Zhupa: Qytetarët pa ujë, bashkia mes koncerteve, luksit dhe tenderave appeared first on BoldNews.al.

Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës

13 December 2025 at 11:30

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Pastrimi i kanalit të Naunkës në Vlorë, një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytet, do të jetë prioritet i bashkisë për vitin 2026.

Kështu bëri të ditur kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini e cila theksoi se bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile do të punohet për t’I dhënë zgjidhje pastrimit të gjithë këtij kanali.

“Sot dita ka nisur në rajonin 4, për një shqetësim të banorëve të kësaj zone, bëhet fjalë për kanalin e Naunkës. Është një kanal që përvec ndotjes, sjell problemin e përmbytjes në disa zona, në disa rrugë dhe disa banesa. Bashkia e Vlorës e ka vënë në prioritet që në 2026 të gjejë zgjidhje për pastrimin e gjithë këtij kanali”, theksoi ajo.

Edhe ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu, njëkohësisht drejtues politik I Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, nënvizoi se “pastrimi i kanalit të Naunkës është domosdoshmëri për komunitetin dhe prioritet për bashkinë”.

“Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po punojmë për të zgjidhur njëherë e mirë problematikat që ka shkaktuar prej kohësh në zonë, për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve”, theksoi Vengu. /j.p/

The post Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiakja e Vlorës merr nesër detyrën

By: redi
20 November 2025 at 20:09

Ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në Teatrin “Petro Marko”. Mersini kandidoi me siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës dhe arriti të fitojë përballë 2 kandidatëve të pavarur, Dijonis Sotës të mbështetur nga…

Source

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

By: xhir jeta
10 November 2025 at 16:31

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

Qytetarët braktisin zgjedhjet, Brunilda Mersini: I rëndësishëm është rezultati, jam e lumtur, fitoren ia dedikoj PS-së

By: V K
10 November 2025 at 08:33

Kryebashkiakja e re e Vlorës, Brunilda Mersini, është shpallur e lumtur për fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa ka deklaruar se nuk është e shqetësuar sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime.

“Jam e kënaqur nga pjesëmarrja, ajo prodhoi një fitore. E rëndësishme është fitorja, por normalisht që do të ketë një analizë.

Jam një grua që vi nga rrugët e qytetit dhe jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin”, shprehet ajo.

Ndërkohë, Mersini ka deklaruar se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste.

Brunilda Mersini, u shpall fituese përballë dy kundërshtarëve, me 15.672 vota (78.4%).

The post Qytetarët braktisin zgjedhjet, Brunilda Mersini: I rëndësishëm është rezultati, jam e lumtur, fitoren ia dedikoj PS-së appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini: “Dita me shi, mbarësi për qytetin”- Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi

By: V K
9 November 2025 at 11:09

Në një prononcim për mediat, kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare për të mirën e qytetit.

Brunilda Mersini, garon për bashkinë e Vlorës, kundrejt kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Dionis Sota dhe kandidatit të pavarur Gjergj Nika.

Ajo tha se është e kënaqur me pjesëmarrjen në votim.

E pyetur nga gazetarët se çfarë simbolizon dita me shi për Vlorën, Mersini replikoi duke thënë “Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo”.

Brunilda Mersini: Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e partisë socialiste, një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin e njerëzve. Por më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata të votojnë sot me zemër, me mendje dhe përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës. Pjesëmarrja është shumë e mir, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

The post Zgjedhjet/ Kandidatja socialiste për Bashkinë e Vlorës Brunilda Mersini: “Dita me shi, mbarësi për qytetin”- Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

6 November 2025 at 17:14

Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboard 4 x 3 metra, me njoftim të KQZ-së që lajmëron se në 9 nëntor në qytet ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë. Por jo më larg se 100 metra nga njoftimi, disa të rinj nuk dinë asgjë për […]

The post Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim appeared first on Reporter.al.

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

5 November 2025 at 08:33

Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo. Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas […]

The post Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve appeared first on Reporter.al.

Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush e zuri karrigen e saj në Parlament

By: V K
30 October 2025 at 10:52

Briseida Çakërri, nga lista shumëemërore e PS në qarkun e Vlorës, është betuar sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo zuri karrige në Parlament, pasi ligjvënësja socialiste Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati, pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

“I jepet mandati i deputetit nga lista shumëemërore e PS, Briseida Çakërri”, tha zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

“Ftoj deputeten e re për të bërë betimin”, shtoi ajo. Pas betimit të deputetes Çakërri nisi seanca plenare me rendin e ditës, ku do shqyrtohet mocioni me debat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

The post Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush e zuri karrigen e saj në Parlament appeared first on Albeu.com.

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit

By: M C
29 October 2025 at 16:47

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.

Ajo zëvendëson Brunilda Mersinin, e cila la mandatin për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga PS dhe Dijonis Sota si kandidat i pavrur, por i mbështetur edhe nga opozita.

The post Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit appeared first on Albeu.com.

Deputetja e PS dha dorëheqjen pasi kandidon për Bashkinë e Vlorës/ KQZ i jep mandatin Briseida Cakerrit

By: xhir jeta
29 October 2025 at 13:24

KQZ i dha sot mandatin e deputetit Briseida Cakerrit.

Cakerri zë kështu në parlament karrigen e lënë bosh nga Brunilda Mersini, e cila njoftoi dorëheqjen seancën e së hënës.

Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetit,pasi socialistët i kanë besuar asaj garën për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Vlorës.

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

By: armand
27 October 2025 at 11:01

Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj. “Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi. Mersini hoqi dorë nga mandati pasi kandidon në garën për […]

The post Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë appeared first on BoldNews.al.

Garon për Bashkinë e Vlorës për PS/ Brunilda Mersini heq dorë nga mandati i deputetit

By: xhir jeta
27 October 2025 at 10:52

Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi dorëheqjen nga mandati të deputetes së PS, Brunilda Mersini.

Brunilda Mersini do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, për Bashkinë e Vlorës, nën siglën e Partisë Socialiste.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi Peleshi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

Prezantohen kandidatët e PS për bashkitë Vlorë dhe Tepelenë

8 October 2025 at 20:52

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Në qytetin e Vlorës është zhvilluar sot Asambleja e Partisë Socialiste, ku është prezantuar zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë.

Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.

Gjatë fjalës së saj, Mersini e cilësoi një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Ajo theksoi se, synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.

Mersini vuri në dukje se mbështetja masive e qytetarëve gjatë fushatës së saj si kandidate, si dhe besimi i strukturave të Partisë Socialiste, i kanë dhënë asaj një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara me energji dhe përgjegjësi të plotë.

Deputetja dhe tashmë kandidatja për bashkinë, falënderoi qytetarët për pritjen dhe entuziazmin që kanë treguar ndaj saj, duke e cilësuar këtë si një shtysë të rëndësishme për të dëshmuar se besimi i dhënë nuk do të shkojë dëm.

Ajo shprehu angazhimin për të ndërtuar një bashki më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarëve.

Ndërsa drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro prezantoi përpara strukturave kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako.

“Me strukturat socialiste në një takim për procesin e riorganizmit që e kemi nisur me energji të reja e angazhim të palodhur për Tepelenën përpara një gare të re me kandidatin fitues të Partisë Socialiste Gramoz Sako, ku transformimet e mëdha kërkojnë më shumë dinamizëm në ofrimin e shërbimeve publike, përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve, digjitalizim, investime të qëndrueshme”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

“Të gjithë jemi të përkushtuar të ecim përpara, të motivuar t’u përgjigjemi sfidave dhe objektivave që i vendosim për qytetarët e Tepelenës dhe në raport me veten”, theksoi ajo.

The post Prezantohen kandidatët e PS për bashkitë Vlorë dhe Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidatja e PS për Vlorën, Mersini: Është mision shpirtëror

7 October 2025 at 21:50

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kandidatja e zyrtarizuar sot nga Partia Socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përzgjedhjen e saj nga kryesia e Partisë Socialiste.

Mersini shprehet se vendimi për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e 11 majit ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo shton se pas besimit të kandidaturës për bashkinë, më shumë se një detyrë ajo e sheh si një mision shpirtëror për të.

“Të kandidoja për të përfaqësuar qytetin tim si deputete ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte një thirrje për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri. Me mirënjohje dhe me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë, sot më besohet kandidatura për Kryetare të Bashkisë së Vlorës”, shkruan ajo.

Mersini thekson se, “ky nuk është një udhëtim ambicieje personale, por një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë qytetit tonë. Çdo takim me ju, që më besuat në kandidaturën si deputete, çdo bisedë në rrugët e Vlorës, çdo dorë e shtrirë me mirësi, më ka dhënë forcën për të ecur përpara. Keni qenë pranë meje në çdo hap, me besim, me kurajo dhe me atë ndjenjë të thellë përkatësie që vetëm vlonjatët dinë ta japin”.

“Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është më shumë se detyrë, është mision shpirtëror. Dhe sot, ky mision merr një përgjegjësi të re: të punoj, me gjithë energjinë, përkushtimin dhe dashurinë time, për të patur një Vlorë që i ngjan njerëzve të saj të ndershëm, punëtorë, krenarë dhe plot dritë”, shkruan Mersini, e cila më tej falenderon në veçanti kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin politik të qarkut, Bledi Çuçi, për besimin që treguan ndaj saj.

Po ashtu, ajo falenderon edhe strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët e Vlorës.

Mersini u premton atyre se do t’u qëndrojë çdo ditë pranë, duke i dëgjuar, duke punuar, dhe duke e “vënë zemrën në çdo gjë”, që do të bëjë.

“Për mua, kjo nuk është thjesht një garë politike, është një rrugëtim zemre për Vlorën”, shton Mersini.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Kandidatja e PS për Vlorën, Mersini: Është mision shpirtëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do lërë mandatin si deputete për garën në bashkinë Vlorë, Brunilda Mersini ka diçka për të thënë

By: redi
7 October 2025 at 20:25

Brunilda Mersini nuk do të jetë gjatë në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Vlorës, pasi sonte nga mbledhja e Kryesisë së PS, ajo doli të jetë kandidate për kryebashkiake në këtë qytet. Vetë Mersini në një reagim në Facebook, thekson se është një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë për qytetin. Postimi i plotë Të kandidoja për…

Source

❌
❌