Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

By: V K
25 December 2025 at 12:57

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Rama për pastrimin e Vjosës në Novoselë

By: berti
21 December 2025 at 08:13

“MIRËMËNGJESI” i sotëm i Kryeministrit Edi Rama nuk erdhi si një përshëndetje rutinë politike, por si një mesazh me ngarkesë simbolike dhe qytetare, i shoqëruar me pamjet e angazhimit të ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e lumit Vjosë në Novoselë. Në këtë komunikim vizual, fjala e shkruar mbetet thuajse dytësore përballë gjuhës së veprimit, institucioni që zbret në terren…

Source

Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

9 November 2025 at 18:58

Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të […]

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik appeared first on Reporter.al.

Live Blog: Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025

By: BIRN
9 November 2025 at 07:45

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në total rreth 334.539 qytetarë kanë të drejtë vote në këto 5 bashki. Fushata zyrtare për këto zgjedhje u mbaj nga 1 deri në 7 nëntor.   Zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në total […]

The post Live Blog: Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025 appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

6 November 2025 at 17:14

Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboard 4 x 3 metra, me njoftim të KQZ-së që lajmëron se në 9 nëntor në qytet ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë. Por jo më larg se 100 metra nga njoftimi, disa të rinj nuk dinë asgjë për […]

The post Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim appeared first on Reporter.al.

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

5 November 2025 at 08:33

Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo. Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas […]

The post Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve appeared first on Reporter.al.

Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e bashkisë Vlorë

30 October 2025 at 18:03

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot regjistrimin e kandidatit Gjergji Nikë Nika si kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Vendimi u mor në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor më 30 tetor për regjistrimin e tij. Kolegji shfuqizoi refuzimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe e konfirmoi Nikën në listën e kandidatëve të zgjedhësve.

KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara me argumentin se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur. Nika hyn në garë si kandidat i pavarur kur do të ketë kundër PD dhe PS.

Në Vlorë, në zgjedhjet e 9 nëntorit Partia Socialiste garon me mjeken Brunilda Mersini, ndërsa demokratët kanë dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur Dionis Sota.

The post Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e bashkisë Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

30 October 2025 at 16:54

Në seancën e ditës së enjte, trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi, Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, vendosi unanimisht që të pranojë kërkesën e Nikës dhe të rrëzojë vendimmarrjet e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Iliran Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për mosrrëgjistrimin e tij në zgjedhje. […]

The post Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën appeared first on Reporter.al.

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

By: armand
27 October 2025 at 11:01

Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj. “Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi. Mersini hoqi dorë nga mandati pasi kandidon në garën për […]

The post Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë appeared first on BoldNews.al.

Prezantohet kandidatja e PS-së për kryetare të Bashkisë Vlorë/ Brunilda Mersini: Një nga vendimet më të vështira

By: M C
8 October 2025 at 21:24

Asambleja e Partisë Socialiste është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është prezantuar zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë. Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.

Mersini do të jetë e para grua pretendente për të drejtuar Bashkinë Vlorë, ku edhe vetë ajo e cilësoi si një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Ajo theksoi se synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

The post Prezantohet kandidatja e PS-së për kryetare të Bashkisë Vlorë/ Brunilda Mersini: Një nga vendimet më të vështira appeared first on Albeu.com.

KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit

2 October 2025 at 15:34

Sipas projekt-akteve të përgatitura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, propozohet që data 1 nëntor të jetë çelja e fushatës zgjedhore, duke u lënë kështu kandidatëve vetëm 8 ditë kohë për fushatë. Zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Tiranë, procesi është i kontestuar […]

The post KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit appeared first on Reporter.al.

Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese

30 September 2025 at 13:23

Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. “Në zbatim […]

The post Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Dredha takohet me zëvendësuesin në bashkinë Vlorë: Halili do udhëheqë qytetin drejt përparimit

By: redi
24 September 2025 at 19:28

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha zhvilloi një takim me zëvendësuesin e tij, Elis Halili i cili mori detyrën si kryetar i komanduar i Bashkisë pas dorëheqjes së Dredhës. Dredha e përshëndeti Halilin dhe shprehu besimin e tij të plotë për kapacitetin dhe angazhimin e tij për qytetin. Në një postim në Facebook, Dredha shkroi: “Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin…

Source

Kryetar i komanduar i Vlorës/ Elis Halili: Kënaqësi ta drejtoj bashkinë në këtë periudhë tranzitore

By: Rovena
22 September 2025 at 11:30

Këshilli Bashkiak i Vlorës është mbledhur këtë të hënë, më 22 shtator, për të zgjedhur kryetarin që do të ushtrojë funksionet ekzekutive të bashkisë në periudhën tranzitore pas largimit të Ermal Dredhës. Me shumicë votash, Këshilli vendosi të emërojë nënkryetarin Elis Halili si kryetar të komanduar, i cili do të drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri përmes procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij pas emërimit, Halili falënderoi anëtarët e Këshillit për besimin dhe u shpreh se do të fokusohet në zbatimin e projekteve zhvillimore të qytetit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Vlorës.

“Unë jam Elis Halili, kam lindur dhe jam shkolluar në qytetin e Vlorës. Jam rritur në këtë qytet. Fati, por edhe shkollimi që kam marrë, jam inxhinier ndërtimi më ka sjellë prej 7 vitesh në qytetin e Vlorës. Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve kryesore të këtij qyteti. Këto projekte të cilat e kanë çuar qytetin në këtë pikë që është sot. Për mua është kënaqësi, por më shumë edhe detyrim, që të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak më kanë besuar për të drejtuar bashkinë në këtë përudhe tranzitore, deri për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Fokusi jonë do të jetë në zbatueshmërinë e të gjitha projekteve që ta bëjnë më mirë jetesën në këtë qytet”, Elis Halili.

Inxhinieri i Shkëlqim Fushës pritet të propozohet si kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës

20 September 2025 at 14:47

Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjes së Ermaël Dredhës, edhe pse Qeveria ende nuk e ka njoftuar vakancës, që t’i jepej mundësia Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Vlorë pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme lokale në […]

The post Inxhinieri i Shkëlqim Fushës pritet të propozohet si kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha jep dorëheqjen: Akt reflektimi dhe përgjegjësie

11 September 2025 at 09:12

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti, të cilin e mban që prej korrikut të vitit 2013.

Në një letër publike, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, por edhe qytetarëve të Vlorës, Dredha shpreh mirënjohjen për rrugëtimin e përbashkët ndaj angazhimit dhe punëve të realizuara për qytetin e Vlorës.

“Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time”, tha Dredha.

Në letër, Dredha i drejtohet Kryeministrit Edi Rama ku shprehet se “ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër”.

“Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit. Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime”, tha ai.

“Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja. Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tone”, vijoi Dredha.

Njëherësh, Dredha falënderoi Kryeministrin Rama për bashkëpunimin institucional duke theksuar se ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë e tij ndaj vendit dhe qytetarëve.

Dredha e mbyll letrën e tij me një falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët, duke shtuar se do të vijojë të kontribuojë në forma të tjera për të mirën e përbashkët të qytetit të Vlorës.

/e.i/j.p/

The post Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha jep dorëheqjen: Akt reflektimi dhe përgjegjësie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dredha: Shmangni parkimin në zonat me risk të lartë përmbytjeje

30 August 2025 at 15:00

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u është bashkuar ekipeve të punës në terren, për të monitoruar nga afër situatën si pasojë e motit të keq.

Në një reagim në rrjetet sociale, Dredha shprehet se “siç u njoftuam nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, Vlora sot do të përfshihej nga reshje shiu intensive”.

Dredha tha se bashkë me të gjitha ekipet e bashkisë është vazhdimisht në terren për të monitoruar situatën.

Kryebashkiaku i Vlorës përsëriti thirrjen për t’u treguar të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, për çdo rrethanë.

Njëherësh, Dredha shprehu lutjen që të shmanget parkimi i automjeteve në zonat me risk të lartë përmbytjeje.

Dredha publikoi edhe numrat e kontaktit për të gjithë qytetarët, në rast se përballen me problematika për shkak të motit të keq:

Numrat e tel: 128, 129

Mbrojtja Civile: 0692139738;

Policia Bashkiake: 069 528 8589;

Zjarrëfikse: 0684183415

Ndërmarrje e Shërbimeve Publike: 0692179918

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me ekipet e punës në terren në Vlorë
1 nga 3

/e.i//a.f/

The post Dredha: Shmangni parkimin në zonat me risk të lartë përmbytjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, mes tyre edhe rruga “Albano dhe Romina”, ndërsa nën “pushtetin” e ujit është lagjja historike e Muradies.

Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha reagoi sot në mbrëmje duke u shprehur se “pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se dy orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë”.

Ndërkohë, Dredha tha se vazhdon puna për pastrimin e të gjithë territorit.

Zonat më të prekura nga reshjet e shiut ishin në lagjen “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zonën pranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.

Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës nisën punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e normalitetit në qarkullim.

Nga puna e punonjësve të bashkisë Vlorë për pastrimin e qytetit pas reshjeve të shiut
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌