Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

By: Ela
20 December 2025 at 15:27

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak duke e cilësuar si një akt arrogant dhe antidemokratik. Ai theksoi se mazhoranca refuzoi amendamentet e opozitës që synonin uljen e taksave dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Teliti e quajti këtë buxhet një instrument […]

The post Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Rama: Si ministër nuk flija gjumë, kandidimi për Tiranën më dukej tmerr

18 December 2025 at 22:48

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Opinion”, rrëfeu edhe disa etapa të karrierës së tij politike, nga emërimi si ministër i Kulturës, deri tek propozimi për të kandiduar për kryebashkiak të Tiranës.

Rama tha se në tre-katër muajt e parë të detyrës si ministër, nuk flinte gjumë.

“Më dilte gjumi në orën dy të mëngjesit. S’flija më. Më dukej e gjitha një çmenduri. Përpiqesha gjithë ditën dhe pastaj më dukej çmenduri. Çfarë bëj unë këtu? Kur e sheh nga jashtë është tjetër gjë. Kur fillon ta bësh vetë, është komplet tjetër gjë”, tha Rama.

Lidhur me propozimin për të drejtuar bashkinë e Tiranës, Rama rrëfen se ishte një mik nga Italia, pedagog letërsie që e nxiti ta pranonte.

“M’u duk edhe ajo një tmerr. Dhe atë dilemë ma ka zgjidhur një mik italian. Në mëngjes gjeta një e-mail. Vetëm një pasazh nga Makiaveli, është një moment aty, që i bën një përshkrim të Italisë, jo epidemitë, jo plehrat, si të thuash, një pamje si me qenë Tirana dhe pasi ti e sheh këtë tmerr, ti nuk e pret atë që thotë: Çfarë dhurate të madhe mund të të sillte Zoti sesa mundësinë që duke pasur pushtet mbi këtë realitet, sa herë që të ndërhysh do të të duket një ndryshim i madh? Ajo më ktheu”, pohoi Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2024)

/e.i/a.f/r.e/

The post Rama: Si ministër nuk flija gjumë, kandidimi për Tiranën më dukej tmerr appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Tiranë miraton buxhetin për vitin 2026, kryetarja Ristani: Jemi afirmuar si qyteti i të ardhmes urbane

By: redi
18 December 2025 at 18:01

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin 2026. Në fillim të fjalës së saj, kryetarja e Komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, bëri një bilanc të investimeve të bashkisë për vitin që lamë pas. ”Viti 2025 e gjeti Tiranën jo thjesht si kryeqytetin administrativ të vendit, por si një qendër aktive evropiane të dialogut, kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Source

Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët

18 December 2025 at 18:23

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro.

Në mbledhjen e ditës së sotme, u miratua buxheti që parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Në buxhetin e bashkisë Tiranë për vitin 2026, janë parashikuar 9,2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës së sotme, nuk u hodhën në votim 29 amendamentet e propozuara nga opozita, ndërkohë që pati diskutime mbi mungesën e pranisë fizike të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Përpara miratimit të buxhetit, këshilli bashkiak kishte kërkuar përmes një letre drejtuar SPAK, pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë diskutimeve për buxhetin 2026 të bashkisë Tiranë, kërkesë e cila u refuzua.

(vijon…)

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e vitit 2026 për Tiranën, Veliaj nuk u lejua që të merrte pjesë

By: redi
18 December 2025 at 17:24

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro. Në mbledhje mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi. ”A e ka Ristani kompetencën për të firmosur…

Source

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Gjykata lë në fuqi masat ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe IMT-së

By: Ela
12 December 2025 at 14:45

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në procesin e shembjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e Kombinatit. Togat e zeza vendosën që Aurel Çuko, […]

The post Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Gjykata lë në fuqi masat ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe IMT-së appeared first on BoldNews.al.

Fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë masa sigurie për 8 persona

9 December 2025 at 21:49

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës lëshoi sot masa sigurie për pesë zyrtarë të bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas prokurorisë nga hetimet e nisura në vitin 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

“Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria njoftoi se dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

“Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë”, njoftoi prokuroria.

Ndërkohë sipas prokurorisë “u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë”.

“Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës”, njoftoi prokuroria.

Të tre sipas prokurorisë së Tiranës “kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë”.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

“Detyrim paraqitje” për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

/m.q/

The post Fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë masa sigurie për 8 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliaj

5 December 2025 at 14:54


Është shtyrë seanca paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj këtë të premte.

Top Channel raporton se Veliaj vazhdon të insistojë përmes avokatit duke kërkuar kohë për t’u njohur me fashikullin.

Fashikulli nuk i është vënë në dispozicion Veliajt dhe për këtë arsye u shty gjyqi ndaj tij, raporton KosovaPress.

Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit 2025 nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. /Tch/

BIRN: Monopoli i reklamave “city lights” kufizoi garën elektorale për Bashkinë e Tiranës

By: V K
4 December 2025 at 08:40

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023, rrugët e Tiranës u mbushën me postera elektoralë të Partisë Socialiste në pushtet, të afishuara në stenda ‘city lights’ dhe ekrane LED të instaluara në rrugët dhe kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

Pas rrjetit të stendave moderne fshihet kompania BNI, e cila mori nga Bashkia e Tiranës pjesën më të madhe të hapësirës reklamuese ‘outdoors’ në kryeqytet – për një afat 7-vjeçar – në prag të garës elektorale të vitit 2023 dhe, njëkohësisht, u kontraktua për reklamat politike të fushatës nga Partia Socialiste.

Edhe pse hapësira reklamuese iu transferua BNI-së nëpërmjet qindra vendimeve të veçanta të firmosura brenda pak ditësh pa asnjë procedurë tenderimi, sipas ekspertëve të prokurimeve publike, ato së bashku krijuan një të drejtë ekskluzive për një operator të vetëm.

Ky monopol ‘de facto’ i dhënë në prag të zgjedhjeve shihet si klientelizëm politik nga vëzhguesit e fushatave zgjedhore, ndërsa opozita pretendon se i kufizoi edhe garën elektorale për Bashkinë e Tiranës – ku kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj, përballej me deputetin Belind Këlliçi.

“Vendet prioritare dhe me shikueshmëri e frekuentim më të lartë, sigurisht i ka pasur PS dhe Veliaj”, i tha Këlliçi BIRN.

“Domethënë, si përfundim, unë kam pasur mundësinë të marr hapësirë vetëm çfarë kanë lënë, pasi procesin e ka kontrolluar tërësisht bashkia dhe kandidati i PS-së”, shtoi ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash në shkurt 2025, nuk ishte i arritshëm për koment.

Ndërkohë, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me gjetjet e konstatuara.

Beqir Nuredini, themelues i BNI-së dhe ish-kryebashkiak i Rrogozhinës, mohoi se kompania e tij zotëronte një monopol në tregun e reklamave në natyrë në Tiranë.

Ai pretendoi se çdokush mund të aplikonte për leje për të vendosur stenda afishimi, por se nuk kishte treg dhe reklamat mbeteshin bosh.

“Nuk është monopol, tregu është i lirë; kushdo që do hapësirë, mund të aplikojë dhe të marrë hapësirë”, tha Nuredini. “Jo aty ku kam marrë unë leje, kuptohet, por Tirana është e madhe”, shtoi ai.

Të dhëna private?

Në nëntor 2025 BIRN i drejtoi një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar kontratat me kompanitë që kishin në shfrytëzim hapësirën publike për reklamim nga viti 2018 deri në fund të 2024-ës.

Qasja në dokumente kërkoi gati 1 vit.

Saga e kërkesës për informacion nisi me përplasjen e dy zyrave brenda bashkisë. Fillimisht, Drejtoria Juridike i komunikoi Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave, por edhe BIRN-it, se përgjigja nuk ishte kompetencë e saj. Ndërkohë, DPTTV-ja, në një letër dërguar BIRN-it dhe kolegëve të saj në zyrën juridike, këmbënguli se informacioni i kërkuar “nuk ekzistonte”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore nuk ka lidhur kontrata me subjekte tregtare për shfrytëzimin e hapësirave publike”, thuhej në shkresë. Por vetëm pak rreshta më poshtë, e njëjta drejtori pohonte të kundërtën: informacioni ekzistonte, por konsiderohej “e dhënë personale”.

BIRN u ankua pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, por bashkia vijoi refuzimin, duke argumentuar se e drejta për përdorimin e hapësirës publike nuk ishte dhënë përmes “kontratave”, por përmes dokumenteve të quajtura “leje”.

Më 16 janar 2025, BIRN paraqiti një kërkesë të re, kësaj radhe duke cituar në mënyrë të detajuar Vendimin e Këshillit Bashkiak dhe formulimin ligjor të përdorur nga bashkia.

Por edhe më 24 janar, Bashkia e Tiranës iu përgjigj me të njëjtin refren: informacioni nuk mund të jepej pasi përmbante të dhëna personale. “Legjislacioni i posaçëm nuk e lejon identifikimin e tatimpaguesit specifik”, shkruhej në letër.

I bindur se emrat e kompanive dhe hapësira publike e dhënë në përdorim nuk përbënin të dhëna personale, BIRN paraqiti një tjetër ankesë te Komisioneri.

Pasi KDI konstatoi shkeljen, bashkia pranoi të jepte informacionin, por vonoi dorëzimin, kërkoi një pagesë prej 5850 lekësh dhe vetëm më 13 gusht vuri në dispozicion një dosje me 1170 faqe.

Kur dokumentet mbërritën, BIRN konstatoi se emrat e kompanive dhe NIPT-et ishin fshirë. Çdo leje përmbante vetëm argumentimin standard ligjor, datën, vendndodhjen dhe sipërfaqen e reklamës.

Po atë ditë, BIRN njoftoi KDI-në se dokumentacioni, përveç kostos së panevojshme për mjedisin, nuk përmbushte kërkesën për informacion, pasi NIPT-i dhe emri i kompanisë nuk janë të dhëna personale.

Tri javë më vonë, më 3 tetor, bashkia u rikthye me një premtim për informacion të plotë dhe kërkoi edhe 10 ditë shtesë.

Më 15 tetor, pas një sage që zgjati gati një vit, BIRN mori në dorë dosjen finale – këtë herë me emrat e kompanive dhe planimetrinë e vendosjes së reklamave në rrugët e Tiranës.

Mirela Ruko, këshilltare në Këshillin Bashkiak nga Lëvizja Bashkë, tha se mungesa e transparencës ishte kthyer në normë për zyrtarët e bashkisë.

“Bashkia e Tiranës më ka refuzuar edhe mua disa herë informacionin, duke përdorur të njëjtin justifikim absurd që ka marrë edhe BIRN-i”, u shpreh ajo. “Këto janë përpjekje të hapura për të fshehur informacionin”.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Ilir Alimehmeti, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak. Ai shtoi se përdorimi i argumentit të “të dhënave personale” për të ndaluar dhënien e informacionit ishte një mënyrë për të mbuluar problemet.

“Absolutisht bëhet fjalë për fshehje të qëllimshme dhe për një dëm të mundshëm ekonomik”, tha Alimehmeti.

Koncesioni i fshehur

Dokumentet e vënë në dispozicion nga bashkia, tregojnë se gjatë viteve 2018 – 2021, tregu i citylight-eve ishte më i larmishëm dhe përfshinte kompani si “Platea sh.a.”, “Iris sh.p.k.”, “La Strada”, “City Wings” dhe “Albartex”, të cilat zotëronin, kush më shumë e kush më pak, leje për hapësira të ndryshme në qytet.

Edhe në këtë rast, kompanitë rezultojnë të kenë aksionerë të përbashkët dhe i afrohen më shumë një oligopoli me pak emra dominues.

Lejet e lëshuara në këtë periudhë – gjithsej 160, të ndara sipas viteve dhe kompanive, kishin afat maksimal njëvjeçar, ndërsa në disa raste ishin edhe më të shkurtra.

Por pas vitit 2021 panorama ndryshon rrënjësisht. Pikërisht në këtë moment, BNI shfaqet si përfituesi kryesor i një serie lejesh që, sipas ekspertëve, të marra së bashku funksionojnë si një koncesion i padeklaruar mbi hapësirën vizuale të Tiranës.

Kompania është themeluar në vitin 2014 nga Beqir Nuredini dhe në fillim të vitit 2021 kontrollohej plotësisht prej tij.

Megjithatë, struktura aksionere ndryshoi disa herë dhe aktualisht kompania kontrollohet 50% nga Flamur Salija dhe 50% nga Aleksandër Naçi.

Pavarësisht ndryshimeve në pronësi, Beqir Nuredini vijon të ketë ndikim dhe interesa të lidhura me kompaninë, gjë që e pohoi edhe vetë në një bisedë telefonike me BIRN.

Nuredini, i cili më herët ka zotëruar kompani në fushën e reklamimit, e themeloi BNI-në fillimisht si shoqëri tregtare.

Vetëm në mars 2021, pak kohë para marrjes së lejeve të para nga bashkia, kompania përfshiu në objektin e veprimtarisë në QKB edhe reklamimin me city lights dhe ekrane LED.

Më 6 prill 2021, Këshilli Bashkiak ndryshoi rregulloren e vitit 2018, e cila kufizonte afatin e lejeve për reklamimin në rrugë deri në një vit.

Vendimi i ri autorizoi DPTTV-në të jepte leje 7-vjeçare për stenda afishimi ‘city lights’ dhe deri në 10-vjeçare për ekranet LED.

Një javë më vonë, BNI siguroi e vetme mbi 423 leje për city lights, me afat deri në mars 2022. Vetëm një muaj pas, BNI mori leje për instalimin e 31 ekraneve LED në kryeqytet për një afat 10-vjeçar.

Ndërsa në fund të shkurtit dhe fillim të marsit 2023, BNI mori mbi 421 leje të tjera për vendosjen e city lights për një periudhë 7-vjeçare.

“Me qindra leje të dhëna deri në 2030–2031, hapësira fizike publike bëhet praktikisht e padisponueshme për operatorë të tjerë për një dekadë”, tha Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës kërkimore ekonomike ALTAX, duke e cilësuar këtë hap si bllokim të tregut.

Sipas tij praktika e ndjekur kishte eliminuar konkurrencën dhe kishte rritur rrezikun e abuzimit me çmime nga një operator dominues.

“Kjo krijon një barrierë absolute hyrjeje, duke eliminuar mundësinë e konkurrencës së re ose zgjerimit të operatorëve ekzistues”, shtoi ai.

Lejet pë BNI janë firmosur nga ish-drejtori i DPTTV-së, Arlin Naska, i cili këmbënguli se procesi ka qenë i hapur.

“Të gjithë subjektet mund të aplikonin”, tha ai. “Në lidhje me pyetjen e nxitimit, nuk e mbaj realisht mend sa ka qenë kjo kohë, po dikush tjetër do të thoshte të njëjtën gjë nëse do të merrte kohë më të gjatë”, tha Naska, duke iu referuar dhënies së qindra lejeve në një periudhë disa-ditore.

Edhe themeluesi i BNI, Beqir Nuredini, mohoi se kishte krijuar monopol dhe këmbënguli se kompanitë e tjera mund të aplikonin lirisht.

“Nuk janë të ndaluar të aplikojnë të tjerët”, tha ai në një bisedë telefonike.

Nuredini argumentoi se arsyeja pse kompani të tjera nuk kërkonin leje ishte mungesa e tregut.

“Jo se nuk ka fitim, por nuk ka treg”, u shpreh Nuredini, duke pretenduar se puna ishte e përqendruar kryesisht në verë dhe gjatë sezonit të festave.

Megjithatë, ndryshe nga sa pohon ai, rregullorja e Bashkisë Tiranë, që menaxhon përdorimin e hapësirës publike vendos kufizime të qarta fizike, duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e lejeve në zonat ku reklamat ekzistuese janë tashmë të instaluara.

Gjokutaj sugjeroi se në një situatë të tillë duhej ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës, ndërsa shpjegoi se kishte vendime të ngjashme në Bashkimin Europian.

“Autoriteti i Konkurrencës ka kompetencë të plotë të hapë hetim dhe të rekomandojë anulimin ose rihapjen me gara të lejeve ekzistuese, si dhe të propozojë ndryshime në rregulloren e bashkisë për të futur ankande periodike”, tha ai.

Sipas tij, hapja e garës do të rriste të ardhurat publike dhe do të ulte rreziqet korruptive.

Klientelizëm politik

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Partia Socialiste përdori gjerësisht reklamat LED dhe city lights, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, për të shpërndarë mesazhet e saj elektorale dhe ato të kandidatëve për kryetar bashkie.

Por pasi dorëzoi raportin e saj për financat zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS deklaroi zero shpenzime për këtë formë komunikimi politik.

Ndryshe nga raporti financiar, auditi i pasqyrave financiare të Partisë Socialiste raportoi se një shumë prej 9.2 milionë lekësh – e paguar nga ky subjekt për kompaninë BNI, fillimisht e raportuar si shpenzim për reklama në rrjete sociale, përfshinte edhe shpenzime për reklama në natyrë.

Rigels Xhemollari, drejtues ekzekutiv i organizatës Qëndresa Qytetare, i tha BIRN se Partia Socialiste ‘ishte favorizuar’ gjatë fusharës zgjedhore të vitit 2023, për sa i takon ekspozimit në city lights dhe ekrane LED.

Edhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë shpreh dyshime se procesi ka qenë klientelist.

“Kjo mënyrë veprimi është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të administratës së drejtuar nga Erion Veliaj – një sjellje që lidhet drejtpërdrejt me klientelizmin dhe me grupime të organizuara brenda bashkisë”, tha ajo.

Këshilltari tjetër i opozitës, Ilir Alimehmeti, tha se momenti kur u dhanë masivisht lejet nuk dukej aspak rastësor, por një përpjekje për të kontrolluar hapësirën vizuale të qytetit.

“Duke qenë se koha përkon saktësisht me fushatën elektorale vendore të vitit 2023, dyshimi i arsyeshëm është se kemi të bëjmë me një manovër elektorale për kontrollin e hapësirave vizuale”, theksoi ai.

Por Nuredini i mohoi lidhjet e shkurtra me partitë politike. Ai theksoi se hapësira u ishte vënë në dispozicion njësoj të gjitha palëve dhe se për të partitë politike ishin thjesht klientë.

“Për mua është biznes, unë në fund u marr lekët, nuk më intereson cila parti është”, përfundoi ai./BIRN

The post BIRN: Monopoli i reklamave “city lights” kufizoi garën elektorale për Bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët

24 November 2025 at 18:07

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se me buxhetin e vitit 2026, synohet nxitja e ekonomisë dhe dhënia e më shumë mbështetjeje për familjet shqiptare përmes shpërndarjes së të ardhurave.

Ministrja Ibrahimaj e bëri këtë deklaratë gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2026 me banorë të njësisë 11 dhe të Kasharit në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu dhe nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Vasilika Vjero.

“Për herë të parë jemi shumë krenarë që me këtë buxhet kemi një vëmendje ndaj mirëqenies dhe ndaj të ardhurave. Vëmendja në buxhetin e vitit 2026 për pensionistët do të jetë krejt ndryshe. Dëshira jonë ka qenë e madhe që të bënim një hap cilësor në të ardhurat e pensionistëve, por vetëm tani na është krijuar mundësia për shkak të të ardhurave të shtuara, rritjes ekonomike, që të mund të bëjmë diçka të konsiderueshme për të gjithë ata të moshuar që kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të kenë të ardhura më të denja”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, në buxhetin e vitit 2026, por edhe në atë të vitit 2027 dhe 2028 janë parashikuar respektivisht 10 miliardë, 20 miliardë dhe 30 miliardë lekë.

Ministrja deklaroi se bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar.

Ibrahimaj theksoi se 1.7 miliard euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, për bonuse dhe indeksim.

“Çdo muaj, nga muaji janar, çdo pensionist do të marrë një bonus shtesë bashkë me pensionin. Duke filluar nga pensioni urban i plotë, i cili sot mesatarisht është 27 mijë lekë, deri në 2030 do të shkojë 40 mijë lekë. Çdo pensionist që ka vitet e plota do të marrë një shtesë prej 1800 lekë në muaj dhe kjo është pavarësisht indeksimit që është një procedurë që do të jetë atje gjithmonë”, vijoi Ibrahimaj.

“Pensionet e pjesshme urbane do të kenë një rritje prej 8000 lekë (të vjetra – shën. i red.) në muaj përveç indeksimit, pensionet rurale do të kenë një rritje prej 10 mijë lekë në muaj, pensionet familjare do të kenë një rritje prej 7 mijë lekë në muaj dhe pensionet e invaliditetit do të kenë një rritje prej 6 mijë lekë në muaj”, theksoi ajo.

Ibrahimaj pohoi se në vitin 2027, këto shifra do dyfishohen dhe në vitin 2028 këto shifra do të trefishohen deri sa të arrijë nivelet 40 mijë lekë për pensionin urban, 22 mijë lekë për pensionin e pjesshëm, 18 mijë lekë për pensionin rural, 18 mijë për pensionin familjar dhe 30 mijë për pensionin e invaliditetit.

“Të gjithë pensionistët që kanë pension më të vogël se 200 mijë lekë (të vjetra – shën. i red.) do marrin 150 mijë lekë bonus, ata që kanë pension më të madh se 200 do marrin 100 mijë lekë bonus. Sot, paga mesatare në administratën publike është 1 milion lekë dhe falë gjithë kësaj reforme paga u rrit dhe do të rritet përsëri, nga 35% në 60% dhe përveç rritjes çdo dy vite do bëjmë indeksim të pagave. Në buxhetin 2026 kemi parashikuar indeksim të pagave me 2,5% dhe një rritje të diferencuar për disa kataegori që i kanë më të ulta që përfshijnë specialistët, ushtarakët, policët, sistemin shëndetësor që për herë të parë këtë vit jo vetëm rritje dhe indeksim, por do njihen dhe vitet e punës”, theksoi Ibrahimaj.

/e.i/r.e/

The post Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teliti: Në 10 muaj, Bashkia Tiranë shpenzoi 80 mln euro për pagat, vetëm 70 mln për investimet

By: Ela
22 November 2025 at 19:29

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka denoncuar drejtpërdrejt gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit raportin 10-mujor të performancës së Bashkisë. Në një postim në Facebook, Teliti ka cituar drejtpërdrejt nga raporti i hartuar dhe i firmosur nga vetë drejtuesit e Bashkisë: “Ky është raportimi 10-mujor që nuk e kemi […]

The post Teliti: Në 10 muaj, Bashkia Tiranë shpenzoi 80 mln euro për pagat, vetëm 70 mln për investimet appeared first on BoldNews.al.

SPAK refuzoi pjesëmarrjen e Veliajt, nis me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak, Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja

21 November 2025 at 11:52


Këshilli Bashkiak në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026.

Mbledhja e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani nisi me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK.

Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie.

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.

Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës. Tch/

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj lëshon urdhrin e parë

11 November 2025 at 09:19


Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

Me këtë, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. (A2 Televizion)

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

By: armand
8 November 2025 at 20:37

Avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar në A2 CNN ku komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe reagimin e kryeministrit Rama për rikthimin e tij në krye të bashkisë së Tiranës. Sipas Gjokutajt, çështja e shkarkimit të Veliajt nuk mund të ngatërrohet me çështjen penale të tij, duke shtuar se ai “ka malin […]

The post “Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit

By: armand
3 November 2025 at 19:21

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Bashkisë Tiranë, si dhe dekretin e Presidentit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Në vendimin e saj, Gjykata arsyeton se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të […]

The post Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

By: armand
3 November 2025 at 18:38

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen. […]

The post Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet! appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

3 November 2025 at 17:56

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash, pesë “pro”, tre “kundër”, se aktet e Këshillit Bashkiak, qeverisë dhe të kreut të shtetit, kanë shkelur parimet kushtetuese që garantojnë vijimësinë e mandatit të një të zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Sizifi i dorëheqjes

By: Ela
3 November 2025 at 08:57

Nga Genc Pollo 1-Tribulacionet e Lalit Seanca e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese midis kryebashkiakut të Tiranës ende në ofiq dhe avokatëve të Kryeministrit e të Presidentit ishte interesante: debati u fokusua mbi përputhjen e kundërthënien e përcaktimeve në Kushtetututë e në ligjin për pushtetin vendor mbi shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë e […]

The post Sizifi i dorëheqjes appeared first on BoldNews.al.

Washington Post artikull për Florian Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë…

By: V K
30 October 2025 at 13:31

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt, në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.

Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.

ARTIKULLI I PLOTË NË SHQIP:

A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?

Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.

Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.

Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Evropian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.

Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.

Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.

Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane.

Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.

Eksperimente të reja shqiptare

Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.

Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në TikTok për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.

Në shtator, kryeministri emëroi një bot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.

Ekspertët paralajmërojnë rreziqe:Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie”, thotë studiuesi Erjon Curraj.Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat evropiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).

Komediani që sfidon politikën

Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.

Binaj i tha The Washington Post se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.

Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.

Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.

“Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë”, tha ai në shpalljen e kandidaturës.

Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”

Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.

Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.

Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën”.

Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë”.

Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant:“U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.

U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar”.

Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë”.

Një shenjë e re për demokracinë

Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.

“Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë”, përfundon ai.

The post Washington Post artikull për Florian Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë… appeared first on Albeu.com.

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

By: armand
30 October 2025 at 12:08

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë. Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe […]

The post “Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌