Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksioni për tenderat abuzivë te AKSHI/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve e biznesmenëve dhe ortakëve të Ermal Beqirit

By: V K
17 December 2025 at 13:26

Pas goditjes së një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, procedura që më pas fitoheshin nga kompanitë e tyre, SPAK urdhëroi kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të shpallur në kërkim.

Referuar dokumenteve, Gjykata e Posaçme, miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’.

Ndërsa, është ushtruar kontroll në banesat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe 4 të dyshuarve të tjerë.

Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve, u sekuestruan materiale si dhe celularë e pajisje kompjuterike, të cilat mendohet se i shërbejnë hetimit.

Kontrollet kanë përfunduar mbrëmjen e së matës dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.

Nga hetimet e SPAK, reuzltoi se grupi kriminal rrëmbeu për disa orë biznesmenin Gerond Meçe, të cilin përmes kërcënimin e detyruan të heqë dorë nga ankimet për disa procedura tenderuese.

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHTI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

The post Aksioni për tenderat abuzivë te AKSHI/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve e biznesmenëve dhe ortakëve të Ermal Beqirit appeared first on Albeu.com.

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

By: V K
16 December 2025 at 12:33

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI.

Mësohet se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e AKSHI Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashin.

Ndërkohë, “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit”, është lëshuar për Erion Ismailin.

Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta. janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

 

The post Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK/ Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

By: V K
16 December 2025 at 11:28

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Mësohet se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, dhe anëtarë të policisë së shtetit kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe, i cili është tërhequr më pas nga tenderat në lidhje me AKSHI.

Në masën e arrestit në Shtëpi, është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlida Karçanaj./ B.W

The post Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK/ Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës

By: V K
16 December 2025 at 10:30

Ditën e sotme, SPAK ka nisur një aksion në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat te AKSHI.

Mësohet se GJKKO ka dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, janë caktuar masat “arrest me burg”.

Raportohet se GJKKO, ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

The post Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

U arrestua nga RENEA/ Kush është Alket Xhixha që ndërmjetësoi takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt

By: V K
12 December 2025 at 13:05

Këtë të premte, Alket Xhixha, 42-vjeç, është vënë në pranga në Fushë-Kuqe gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK.

Arrestimi i tij lidhet me deklarimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka treguar se Xhixha ka ndërmjetësuar takimin mes tij dhe Ervis Martinajt.

Sipas autoriteteve, përveç Xhixhës është arrestuar edhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras. Të dy dyshohen se kanë luajtur role të rëndësishme në veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të dyshuarit, të cilët akuzohen për disa vepra penale të rënda, përfshirë pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

Dy të dyshuarit ishin fshehur në një vilë të vendosur në një zonë të izoluar, pranë një lumi dhe larg zonave të banuara.

Operacioni u zhvillua në një terren të vështirë dhe të mbushur me pemë, ku autoritetet gjetën dhe sekuestruan një skaf të cilin dy personat e dyshuar e mbajnë të parkuar në afërsi të banesës së tyre.

Gjatë kontrollit të vendit, u sekuestruan si prova materiale:

Dy armë zjarri pistoleta;

Dy armë gjahu;

Dy radio komunikimi, të ngjashme me ato të policisë;

Një jelek antiplumb;

Municion luftarak.

Pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të dyshuarit, të cilët akuzohen për:

“Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky arrestim është një tjetër goditje për grupet kriminale të përfshira në aktivitete të paligjshme në vend, duke konfirmuar angazhimin e policisë për të çmontuar rrjetet kriminale dhe siguruar rendin dhe sigurinë.

The post U arrestua nga RENEA/ Kush është Alket Xhixha që ndërmjetësoi takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Ishin në kërkim nga SPAK, zbardhen emrat e personave që u vunë në pranga gjatë aksionit të RENEA-s

By: M C
12 December 2025 at 08:59

Janë bërë publik emrat e dy personave të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se personat e arrestuar janë Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Arrestimet u kryen pas kontrolleve të imtësishme në banesat e tyre, ku policia dyshon se kishin armë pa leje.

Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushe Kuqe, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Policia bëri me dije se këto veprime janë pjesë e një serie masash të ndërmarra për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.

The post Ishin në kërkim nga SPAK, zbardhen emrat e personave që u vunë në pranga gjatë aksionit të RENEA-s appeared first on Albeu.com.

Pastrimi i bregdetit të Velipojës, Rama: Shembull frymëzimi i 800 të rinjve

6 December 2025 at 08:47

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ 800 nxënës dhe studentë iu bashkuan dje aksionit për pastrimin e bregdetit të Velipojës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, këta të rinj dhanë një shembull frymëzues në shërbim të një mjedisi të pastër për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë si një “shembull frymëzimi nga 800 nxënës e studentë që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës”.

Të rinjtë u bashkuan në këtë aksion, pas punës së kryer nga bashkia Shkodër dhe ndërmarrja e shërbimeve publike. Energjia e tyre i dha aksionit një dimension krejt tjetër: jo thjesht pastrim, por vetëdije, model dhe frymë.

Ky aksion shënoi një mobilizim të rëndësishëm qytetar në mbrojtje të mjedisit dhe pritet të vijojë me iniciativa të tjera bashkëpunuese mes të rinjve, institucioneve dhe komunitetit lokal.

Sot në botë, vlerësohet se ka rreth 1 miliard vullnetarë. Rreth 70% bëjnë vullnetarë joformalisht, duke ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit në komunitetet e tyre, ndërsa 30% angazhohen përmes organizatave formale.

Këtë vit, nën temën frymëzuese “Çdo kontribut ka rëndësi”, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve 2025 merr një rëndësi historike pasi shënon fillimin zyrtar global të Vitit Ndërkombëtar të Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026).

/e.i/

The post Pastrimi i bregdetit të Velipojës, Rama: Shembull frymëzimi i 800 të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një oficer i Antiterrorit i arrestuar në aksionin mes Prokurorisë italiane dhe SPAK

By: V K
27 November 2025 at 13:08

Një oficer i Antiterrorit, është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra.

Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj, dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias.

Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.

Giornale di Brescia, raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.

Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.

Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.

The post Një oficer i Antiterrorit i arrestuar në aksionin mes Prokurorisë italiane dhe SPAK appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

By: V K
25 November 2025 at 09:39

Policia njofton se ditën e djeshme 24.11.2025 rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, Eren Uka, kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

 

Policia vuri në pranga:

– Eren Uka, 35-vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

– Julian Cumraku, 34-vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

 

The post Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë

By: V K
24 November 2025 at 14:55

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Mësohet se banesa i përket gjyshit të një prej personave të kërkuar nga policia.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personave të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

The post Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë appeared first on Albeu.com.

Vijon heqja e mjeteve të braktisura në Durrës

21 November 2025 at 14:24

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Policia Bashkiake e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë aksionin për lirimin e hapësirave publike nga automjetet e braktisura.

Policia Bashkiake Durrës, në një njoftim bën me dije se të gjithë automjetet e braktisura në hapësirat publike nuk kanë vend më në qytet.

Policia Bashkiake Durrës po e vijon aksionin në terren duke bërë të mundur heqjen e çdo automjeti të braktisur, që cenon hapësirën publike dhe krijon pengesë për qarkullimin në rrugët e qytetit.

Aksioni gjithashtu do të vijojë në ditët në vazhdim edhe për automjetet të cilat janë të afishuara me tabelën “Shitet”.

Lirimi i hapësirave publike nga makinat e braktisura është pjesë e nismës së qeverisë për kthimin e hapësirave publike në shërbim të publikut.

Kjo nismë kombëtare, e cila nuk prek vetëm automjetet e braktisura, por të gjitha strukturat që kanë cenuar hapësirat publike ka nisur në muajin korrik dhe synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane, të rrisë funksionalitetin e bizneseve dhe të garantojë respektimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo qytet e fshat të vendit.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve. /e.i/j.p/

/e.i/

The post Vijon heqja e mjeteve të braktisura në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
11 October 2025 at 13:17

Policia Rrugore, pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.

Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.

Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

The post Aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Dosja e PSRK-së ndaj të arrestuarve në aksionin “Qielli i thyer”: Si u bë transportimi, kamuflimi i narkotikut e përzierja me sodë bikarbon?

25 September 2025 at 15:19


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktim të masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve: Astrit Kazmi, Argjend Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Fatmir Mujaj, Visar Muriqi dhe Ekrem Bajrami, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve”, si dhe për “Shpëlarje të parave”.

Shtatë të dyshuarit u arrestuan në aksionin e së mërkurës (24 shtator 2025) i njohur si “Qielli i thyer” dhe ndaj të njëjtëve po mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, në të cilën në pikën e parë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2020 e deri më 23 shtator 2025 në Kosovë dhe shtete tjera, me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të shitblerjes së narkotikëve, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, marrin pjesë aktivisht në veprimtari kriminale të grupit të organizuar kriminal me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe transportimit të substancave narkotike, të cilat me ligj janë shpallur si substanca psikotrope dhe analoge.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit duke qenë pjesë e grupit kriminal që merret me trafikimin e narkotikut: kokainë, heroinë, marihuanë nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë, aktivitetin e tyre e zhvillojnë duke aranzhuar porosi të narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes këtij grupi sigurohen që narkotikun ta fshehin nëpër kontejnerë të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme përmes anijeve transportuese, kamionëve për transport mallrash e veturave të pajisura me bunkerë, duke e kamufluar narkotikun e duke rregulluar vende ekstra për të fshehur narkotikun.

E më pas, Prokuroria thotë se përmes rrugëve tokësore përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, e sjellin në Kosovë e bëjnë përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat me qëllim të shtimit të peshës, e më pastaj e paketojnë sërish me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosin duke e kamufluar në mjetet transportuese dhe e transportojnë duke e shitur tek blerësit në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe një sasi edhe në Kosovë, e një pjesë të marihuanës edhe në Turqi.

Këtë aktivitetet kriminal, Prokuroria thotë se të dyshuarit e bënë në bashkëpunim me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës, identiteti i të cilëve ka gjasa të zbulohet gjatë fazës së mëtutjeshme hetimore dhe se ky grup nga ky aktivitet ka siguruar miliona euro përfitime pasurore të kundërligjshme.

Prandaj, për këto veprime, shtatë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave prikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

Në pikën e dytë të kërkesës, thuhet se nga fillimi i vitit 2020 e deri më 23 shtator 2025 në Kosovë dhe shtete të tjera, të pandehurit, me dashje duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar me vepër penale e përshkruar si në pikën e parë të kërkesës për paraburgim, me qëllim që këtë pasuri ta përdorin si të ligjshme, fshehin dhe maskojnë natyrën e vërtetë të pasurisë së krijuar.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, të dyshuarit, mjetet e fituara nga veprat penale i transferojnë nëpër biznese të ndryshme, të themeluara si biznese nga vetë të dyshuarit dhe persona tjerë, e duke i konvertuar paratë e fituara në prona të luajtshme dhe paluajtshme-toka, shtëpi, vetura, banesa, etj.

Andaj, me këto veprime, të pandehurit dyshohen edhe për veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së e lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Kujtijmë se më 12 korrik 2025, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për vazhdimin e paraburgimit ndaj 22 të arrestuarve tjerë në aksionin “Qielli thyer”. /BetimipërDrejtësi/

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

18 September 2025 at 13:26

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar pranë blloqeve të pallateve, ku vetë qytetarët kanë depozituar ankesa pranë Policisë Bashkiake për zënien e hapësirave të përbashkëta për komunitetin.

Sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, “kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve që po realizohen mes Policisë Bashkiake dhe IMT-së”.

“Pas lirimit të rrugëve kryesore, tashmë po ndërhyhet pranë blloqeve të banimit në brendësi të lagjeve të qytetit”, tha Rrustemi.

Në bazë të të dhënave të bashkisë Shkodër, ky është blloku i katërt i pallateve ku fadromat e bashkisë po ndërhyjnë për të liruar sipërfaqe publike të zaptuara prej vitesh.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës ku janë evidentuar shkelje dhe zaptime të sipërfaqeve publike të cilat duhet t’u kthehen qytetarëve.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Kjo nisëm kombëtare, e cila ka nisur në muajin korrik 2025, synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane, të rrisë funksionalitetin e bizneseve dhe të garantojë respektimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo qytet e fshat të vendit.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

Kryeministri Rama ka deklaruar se “ofensiva” nuk do të ndalet deri sa fenomeni të zhduket. Kjo nisëm është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

8 September 2025 at 10:48

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka konstatuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, por zyrtarët e proceduar për shpërdorim detyre numërohen me gishtat e dorës – ç’ka tregon sipas juristëve mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit. Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e […]

The post Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre appeared first on BoldNews.al.

Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në Vlorë

7 September 2025 at 17:26

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Puna për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka nisur prej mëngjesit të ditës së sotme, dhe pritet të vijojë edhe nesër.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Ermal Dredha u shpreh në një postim në rrjete sociale se ditën e nesërme, puna do të jetë e përqëndruar në rrugën “Gjergj Araniti”, apo siç njihet ndryshe, rruga e Çipajve.

Dredha ka falënderuar bizneset për bashkëpunimin në këtë nismë kombëtare që siç u shpreh ai “do të ndryshojë qytetin”.

Puna për lirimin e sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve vazhdon në të gjithë vendin.

“Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave”, u shpreh më herët Dredha.

/e.i//a.f/

The post Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, detyrim qytetar dhe mënyrë jetese

25 August 2025 at 18:45

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet tetë bashki bregdetare në pastrimin e plazheve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale, se “pastrimi i plazheve është sfida e përditshme dhe e përnatshme e ekipeve të bashkive, operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”.

Ministrja Kumbaro tha se falë angazhimit vullnetar të qytetarëve dhe turistëve model po jepet shembulli se si duhen trajtuar hapësirat publike.

Kumbaro u ndal edhe tek ata “që bërtasin “për të pasur plazhe publike”, të cilat këtë vit ishin më shumë se asnjëherë, por sërish plot biznese dhe qytetarë-pushues nuk e kuptojnë që të mirëmbash hapësirat e përbashkëta nuk është zgjedhje personale, por detyrim qytetar dhe mënyrë jetese”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u ka shprehur mirënjohjen ekipeve të pastrimit të cilët sipas Kumbaros, “ditë-natë, prej nisjes së Operacionit “Plazhe të Pastra” për të katërtin vit radhazi, kanë qenë në krye të detyrës, për të pastruar dhe mirëmbajtur hapësirat”.

Dyfishimi i hapësirave publike ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu, bashkitë e qyteteve bregdetare i kanë pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

Nga aksioni “Plazhe të pastra”, i projektuar në tetë bashki të vendit
1 nga 8

/e.i//r.e/

The post Kumbaro: Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, detyrim qytetar dhe mënyrë jetese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 12:15

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

News24, ka siguruar pamje nga arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë vetëm pak minuta më parë.

Në video shihet se si tre persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa forca të shumta procedojnë me arrestimin e tyre.

 

The post Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

By: Ardit
20 August 2025 at 17:07

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kanë zhvilluar këtë të martë një takim në selinë e Partisë Demokratike. U raportua se takimi u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren. U raportua se në qendër […]

The post Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

By: V K
8 August 2025 at 14:13
Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Lidhur me këtë aksion i zhvilluar në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se Prokurorët e SPAK, i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve, kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.

The post Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn appeared first on Albeu.com.

❌
❌