Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 May 2026Main stream

Kryen transaksione fiktive me vlerë 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës çon për gjykim 4 persona 

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit A.C., A.G., G.G., dhe V.J., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda.

Sipas prokurorisë, nga hetimet mbi të nisura në vitin 2021 u arrit të provohet se shtetasit A.C, A.G, G.G dhe V.J, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro.

Prokuroria bëri me dije se shuma prej 500 mijë eurosh është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

/m.q/j.p/

The post Kryen transaksione fiktive me vlerë 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës çon për gjykim 4 persona  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastruan 500 mijë euro, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 4 persona (EMRAT)

By: V K
4 May 2026 at 11:33

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca.

Ata akuzohen për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda.

Nga hetimet u arrit të provohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro.

Kjo shumë është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro, shumë që është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

The post Pastruan 500 mijë euro, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 4 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh

By: BIRN
4 May 2026 at 12:19
Foto ilustruese.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit me inicialet A.C., A.G., G.G. dhe V.J. dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për të kryer një sërë transaksionesh dhe veprimesh bankare fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të parave. Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1280 të vitit 2021, kanë dokumentuar kryerjen e […]The post Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh appeared first on Reporter.al.
Before yesterdayMain stream

“Festa e luleve” në Shkodër, ftesë për ta jetuar qytetin ndryshe

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës çdo pranverë organizohet “Festa e luleve”, një aktivitet i kthyer tashmë në traditë.

Kjo festë e shndërron qytetin veriperëndimor në një kopsht plot ngjyra, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga atmosfera festive në këtë qytet të njohur për oborret dhe ballkonet e mbushura plot lule.

“Shkodra sot është në festë. Në çdo cep, lule, ngjyra dhe atmosferë që të fton ta jetosh qytetin ndryshe”, shkruan Rama.

Rrugët kryesore dhe sheshet e qytetit janë zbukuruar me instalacione artistike të krijuara me lule shumëngjyrëshe duke krijuar një atmosferë festive.

Një nga pikat më të frekuentuara gjatë festës është Pedonalja e Shkodrës, ku po zhvillohen panaire me lule, aktivitete kulturore dhe performanca artistike.

Festa e Luleve ka edhe një ndikim të rëndësishëm në promovimin e turizmit lokal. Bizneset e vogla, artizanët dhe fermerët e zonës përfitojnë nga fluksi i vizitorëve, duke prezantuar produktet e tyre dhe duke gjallëruar ekonominë vendase.

Bahçet shkodrane janë të njohura për lulet shumëngjyrëshe e plot aromë si karafilat, trëndafilat, luleborën, lulekrapin, etj., që i kanë dhënë këtij qyteti jo vetëm emrin, por edhe bukurinë e hijeshinë.

Kjo festë e nisur sot do të vijojë deri në 6 maj me një program të pasur aktivitetesh për të gjitha grupmoshat.

/k.s/r.e/

The post “Festa e luleve” në Shkodër, ftesë për ta jetuar qytetin ndryshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident rrugor në Shkodër, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

By: M C
2 May 2026 at 18:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident rrugor në Shkodër, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person

By: armand
2 May 2026 at 18:10

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, duke lënë një viktimë dhe disa të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, janë përfshirë në përplasje tre automjete. Fillimisht, automjeti me drejtues shtetasin A.M. është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi V.X., dhe […]

The post Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre automjete në Shkodër/ Një i vdekur dhe tre të lënduar

2 May 2026 at 18:06

SHKODËR– Rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Festivali i Luleve kthen Shkodrën në oaz ngjyrash

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Festivali i Luleve, i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme kulturore në Shkodër, e ka shndërruar qytetin në veri të vendit në një oaz ngjyrash dhe aromash.

Mes stendave me lule, organizimeve artistike nga bashkia Shkodër, me pjesëmarrjen e kultivuesve të luleve, nxënësve, të rinjve, biznese e organizata, të gjithë këto elementë e kthejnë këtë aktivitet në një ndër më të veçantët për qytetin.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga disa copëza të këtij organizimi, ndërkohë që dekori dhe stendat janë vendosur në pedonalen e qytetit, zyrtarisht “Festivali i Luleve” nis nesër.

Ky festival do të zgjasë deri në 6 maj dhe është konceptuar si një festë me lule, muzikë, panair dhe treg festiv. “Festivali i Luleve” është një nga aktivitetet më të bukura pranverore në veri të Shqipërisë, që sjell ngjyra, art dhe atmosferë festive në Shkodër.

Ky organizim zhvillohet në zonën qendrore si Pedonalja e Shkodrës dhe hapësira të tjera publike.

/e.i/a.f/

The post Festivali i Luleve kthen Shkodrën në oaz ngjyrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Pistoletë, municion dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

By: Brisi
2 May 2026 at 11:04

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta me vete. Sipas njoftimit zyrtar, nnë lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, shërbimet e policisë kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë efektivët, janë larguar me vrap. Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit Bajram Hoxha, shërbimet e […]

The post EMRI/ Pistoletë, municion dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Policia arreston shoferin

By: Rovena
2 May 2026 at 12:39

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Liria”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

EMRI/ Pistoletë, municion luftarak dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

By: Rovena
2 May 2026 at 10:52

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë pas mesnate, policia e Shkodrës arreston 19-vjeçarin Bajram Hoxha. Procedohet në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tentoi t’i shpëtonte policisë duke vrapuar, arrestohet 19-vjeçari që mbante armë zjarri

By: V K
2 May 2026 at 11:11

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi është konstatuar se mbante armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.

Të riut me iniciale B.H., i cili tentoi t’i shpëtonte policisë duke u larguar me vrap, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë edhe mikut i tij, i riu me iniciale E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Njoftitmi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas mesnate, në lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi t’i shpëtonte policisë duke vrapuar, arrestohet 19-vjeçari që mbante armë zjarri appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

By: ela
1 May 2026 at 16:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i aksidentuari ka humbur jetën por kjo pritet për tu konfirmuar pasi ende nuk dihen detaje të plota mbi rrethanat e aksidentit. Policia ka mbërritur në […]

The post Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Shkodër, vetura përplas këmbësorin - i lënduari transportohet në spital

1 May 2026 at 11:46


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një veturë ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Pogej”, ndërsa mësohet se i lënduari, shtetasi me iniciale M.Z., 50 vjeç, është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:55, në rrugën “Pogej”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi M. Z., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e motomjetit dhe kapjen e drejtuesit të tij.“, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/

Zogaj në Shkodër, fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim dhe mikpret me traditë


TIRANË, 30 prill /ATSH/ Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë.

Ky fshat në veriperëndim të vendit, prezanton identitetin, traditën, ngjyrat dhe përvojën e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale, si për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Zogaj, duke cilësuar se këto janë “fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim, mikpret me traditë dhe zhvillohet në harmoni mes bukurive natyrore, trashëgimisë dhe vizionit për të ardhmen europiane”.

Në këto pamje shfaqen grupe njerëzish të të gjitha grupmoshave që shijojnë bukuritë natyrore të këtij fshati, aktivitetet ujore, ushqimet tradicionale, gra që krijojnë art në tezgjah, momente peshkimi etj.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuarat nga turistët.

/e.i/r.e/a.f/

The post Zogaj në Shkodër, fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim dhe mikpret me traditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çiftit iu bë atentat në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij njiheshin edhe si organizatorë të festës së Shën Markut

26 April 2026 at 18:19

Një atentat ka ndodhur në Lezhë, ku kanë mbetur viktimë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për ABC News bëjnë me dije se Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.

Për këtë arsye, pista kryesore e hetimeve lidhet me gjakmarrjen. Automjeti i çiftit është gjetur i shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë organizuar një pritë.

Çifti kishte katër fëmijë, ndërsa Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare.

Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/abcnews.al/

Kontrolle të befasishme në burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe lëndë narkotike

26 April 2026 at 11:40

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon kontrollet e befasishme në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimit Penal (IEVP), me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në vijim të kontrolleve për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.

Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.

“Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

/m.m/j.p/

The post Kontrolle të befasishme në burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe lëndë narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aksion masiv pastrimi në bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Në të gjitha bashkitë bregdetare të vendit ka nisur dje aksioni kombëtar i pastrimit, me synimin që sezoni turistik ta gjejë vendin më të përgatitur, më të organizuar dhe më të vendosur për të mbrojtur mjedisin.

Ky aksion vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik dhe i iniciuar nga Ministria e Mjedisit, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, atë të Mbrojtjes, bashkitë, organizatat mjedisore dhe qindra vullnetarë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni masiv i zhvilluar në  bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë.

Pas pastrimit të bregdetit pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj do të kenë mundësi të pushojnë në ambiente më të pastra.
Velipoja me vijën bregdetare dhe pastërtinë e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin atë çdo vit për të kaluar pushimet. Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.
Gjithashtu edhe Shiroka është një nga zonat më të preferuar për pushuesit e vizitorët në Shkodër. Bregu i liqenit u afron freski dhe natyrë të egër.
Aksoni i pastrimit përfshiu disa qytete bregdetare të vendit përveç Shkodrës ai u shtri edhe në Durrës, Vlorë, Sarandë, Dhërmi, Himarë, Drimadhes, Pogradec etj.
/k.s/ /a.g/

The post Rama: Aksion masiv pastrimi në bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton shpronësime për projekte infrastrukturore në Korçë, Shkodër e Skrapar

24 April 2026 at 15:55

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga realizmi i projekteve infrastrukturore në bashkitë Korçë, Shkodër dhe Skrapar.

Konkretisht në bashkinë Korçë u shpronësuan pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve “Xhejms Belushi”, “Dhori Koti” dhe rrugëve lidhëse, me një vlerë të përgjithshme prej 782 700 lekësh.

Ndërsa në Shkodër bashkia vendosi të kompensojë me një vlerë 326 970 lekësh pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e  rrugë “Pjetrushi”, pranë varrezave të qytetit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi po ashtu shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të rikualifikimit urban në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë.

Pronarët do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 893 955 lekësh.

/m.m/j.p/

The post Qeveria miraton shpronësime për projekte infrastrukturore në Korçë, Shkodër e Skrapar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

By: V K
23 April 2026 at 08:46

Qeveria shqiptare lançoi një projekt të madh të quajtur “Porta e Alpeve” për investime në infrastrukturë në qarkun e Shkodrës, por ekspertët nuk i shohin këto fonde si të ndara nga beteja elektorale e vitit të ardhshëm.

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e “Paketës së Maleve” – një nismë kontroverse e shoqëruar me shqetësime mbi të drejtën e pronësisë dhe mënyrën se si do të aplikohet.

“Bëhet fjalë për një investim masiv për zhvillimin e turizmit me fokus atë malor”, tha Rama të dielën gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, bëhet fjalë për investime të infrastrukturës rrugore, menaxhim të ujërave të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe natyrore, punë të cilat në dukje janë investime që lidhen drejpërdrejt me qeverisjen vendore.

Në zbatim të këtij projekti, qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve me një vlerë prej 50 milionë eurosh kredi, të cilat do të përdoren për “punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’.

Kësaj kredie do t’i bashkohet dhe një fond 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

PS e fitoi qytetin e Shkodrës për herë të parë që pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me kryebashkiak Benet Becin, një ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dy prej bashkive të tjera të qarkut, ajo e Pukës dhe e Fushë-Arrëzit drejtohen nga opozita.

Projekti i ri i ka të lidhur shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, të tilla si rehabilitimi i shesheve, bulevardeve, ndërtim parkingjesh si dhe i një korridori rrugor që lidh Alpet me bregdetin Adriatik, nëpërmjet Shkodrës, liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, Velipojës dhe Shëngjinit.

Përdorimi i investimeve publike si mekanizëm për ndikim elektoral është një fenomen i pandalshëm në Shqipëri, i cili edhe pse nuk cënon formalisht dispozitat e Kodit Zgjedhor, shërben shpeshherë për të mikluar votuesit.

Por ekspertë të shoqërisë civile, edhe projekti i ri i njohur si “Porta e Alpeve” nuk mund të shihet jashtë mekanizmit politik për ndikim elektoral.

“Qeveria duhej të ishte shumë trasparente për të gjitha kostot, rrisqet, përfitimet dhe qasjen strategjike për të ardhmen,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. Krasniqi i sheh ‘Paketën e Maleve’ apo ‘Portën e Alpeve’ si nisma që ndërlidhin shumë sektorë, prekin pronën private, prekin raportet e qytetarëve me shtetin, shërbimet e kadastrës, konkurrencën ekonomike, sektorin e turizmit dhe me elementë të sigurisë kombëtare.

“Si të tilla duhet të jenë nisma shumë transparente dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Në mungesë të këtyre elementeve, sipas Krasniqit, këto janë nisma të mbyllura, jotransparente dhe të nxitura nga interesa të diskutueshme.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Bashkive, Agron Haxhimali thotë se kjo paketë investimesh është e nevojshme për zonat malore, por ai e vendos theksin te shpërndarja e drejtë e fondit.

“Të pesë bashkitë e qarkut duhet të jenë përfituese. Secila bashki duhet të jetë pjesë e konsultimit dhe vendimarrjes për projekte strategjike, që të sigurojnë kohezion social, rritje ekonomike dhe ripopullim”, tha ai.

Ndërkohë që ligji e detyron qeverinë që të ketë kufizime investimesh vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, Krasniqi mendon se investimet në vlera të tilla të mëdha nuk shihen jashtë ndikimeve politike elektorale.

“Në mungesë të elementëve që sigurojnë transparencën dhe interesin e një zhvillimi afatgjatë ekonomik, projekti i ri mund të ketë fatin e projekteve të mëparshme që kanë rezultuar më shumë si projekte 2-3 vjeçare politiko-elektorale apo klienteliste sesa projekte për zhvillimin e Shqipërisë”, përfundoi ai./ BIRN

The post “Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale appeared first on Albeu.com.

❌
❌