Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

By: V K
25 December 2025 at 10:45

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu, në pranga ra S.C., 25-vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39-vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër appeared first on Albeu.com.

Aksion antidrogë në Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë

24 December 2025 at 15:34


Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre.

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /TCH/

Shënjestrohet rasti “Qielli i thyer”, arrin në 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

22 December 2025 at 14:37


Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ku është shenjëstruar rasti i koduar “Qielli i thyer”.

Sipas njoftimit thuhet se 33 persona ndodhen në paraburgim, ndërsa janë ndaluar me urdhër pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë rreth 60 milionë euro.

“Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar “Qielli i thyer” për veprat penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal lidhur me veprat: blerja, posedmi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkoktivë, subsantace psikotrope dhe analoge; Shpëlarja e parave; Falsifikim i parasë; Falsifikim i dokumenteve; Mbajtja në pronësi ose posedim të pauatoizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se janë ngrirë mjete financiare në llogari bankare në vlerë rreth 1.5 milionë euro dhe janë sekuestruar 80 vetura luksoze me vlera milionëshe, duke bërë që vlera totale e pasurisë së sekuestruar deri më tani të arrijë rreth 80 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar dhe, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, janë caktuar dy prokurorë për trajtimin e tij.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar që të trajtoj këtë rast me prioritet, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/



Kepi i Rodonit pastrohet nga mbetjet

19 December 2025 at 14:45

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kepi i Rodonit, i ndodhur përgjatë bregdetit të Adriatikut, ishte ditët e fundit në fokus të një aksioni pastrimi.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës së bashku me vullnetarët, organizatat, studentët, bizneset dhe institucionet vendore, u bashkuan në një aksion masiv pastrimi dhe ndërgjegjësimi në Kepin e Rodonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga aksioni duke vënë në dukje se ky aksion është mesazh kuptimplotë se kujdesi për zonat e mbrojtura është një mision i përbashkët për të mbrojtur natyrën, biodiversitetin dhe bukuritë e peizazhit.

Stafet e administratave të zonave të mbrojtura po zhvillojnë aksione pastrimi në të gjithë territorin.

Ky aksion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit, të përmirësojë gjendjen e ekosistemeve dhe të nxisë një kulturë të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar.

Kepi i Rodonit vizitohet çdo vit nga turistë vendas e të huaj. Aty ndodhet Kalaja e Skënderbeut, si dhe rrënojat e kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë. Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët.

/k.s/j.p/

The post Kepi i Rodonit pastrohet nga mbetjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në Prishtinë - 11 persona u intervistuan

18 December 2025 at 10:17


Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e ndërmarrë dje në Prishtinë, ndaj disa bizneseve që dyshohen për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore-farmaceutike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore ndaj personave të dyshuar për ofrim të shërbimeve estetike pa autorizim ligjor.

Në kuadër të këtij operacioni janë zbatuar urdhëresa për kontroll në disa lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjeve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale, regjistra të klientëve dhe shërbimeve të ofruara, si dhe pajisje elektronike përfshirë laptopë, njësi kompjuterike dhe DVR të kamerave të sigurisë.

Policia bën të ditur se në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar 11 persona në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa katër 4 persona të tjerë janë pajisur me ftesë për t’u paraqitur në organet e hetuesisë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Ky aksion lidhet me kontrollet e zhvilluara në rreth 15 biznese në Prishtinë, të cilat dyshohet se kanë ofruar shërbime estetike ilegale, përfshirë aplikimin e botoksit dhe ndërhyrje të tjera, pa licencë dhe pa staf të kualifikuar mjekësor. /Telegrafi/

Prokuroria dhe Policia në aksion, kontrolle në 15 biznese në Prishtinë për shërbime estetike ilegale me botoks

17 December 2025 at 12:16


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, respektivisht Njësinë për Hetimin e Falsifikimit të Parasë dhe Dokumenteve Zyrtare, Inspektoratin Shëndetësor dhe Inspektoratin e Tregut, sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë.

Ky aksion po realizohet në zbatim të Urdhrit për Kontroll dhe Sekuestrim të Përkohshëm të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, për kontrollin e 15 lokacioneve – bizneseve që të gjitha në Prishtinë dhe sekuestrimin e provave që dyshohet se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare’ ‘Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësorë’, ‘Tregti e ndaluar’ dhe kjo për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se këto biznese, në kundërshtim me Ligjin për Produkte Medicinale, kanë ofruar shërbime estetike duke përdorur produktin medicinal ‘Botoks’ edhe pse sipas ligjit, ofrimi i këtij shërbimi bëhet nga personeli i certifikuar.

Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës, nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana, trajtohet si ilegal.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë me përkushtim të plotë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj çdo forme të veprimtarisë së kundërligjshme, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative në mbrojtje të interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara

16 December 2025 at 17:43

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private.

Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara vijon”, deklaroi Rama.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

E nisur në muajin korrik, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 891 raste shkeljesh. Nga këto, 12 948 janë zgjidhur, ndërsa 3 943 raste janë në proces shqyrtimi.

/a.gj/a.f/r.e/

The post Nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH aksion te “Kodra e Diellit”

By: armand
16 December 2025 at 08:50

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë pë një hetim lidhur me tendera. Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni mbahen ende tepër sekret, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare. Pritet që në orët në vijim të ketë […]

The post BKH aksion te “Kodra e Diellit” appeared first on BoldNews.al.

Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë

15 December 2025 at 16:46

Rikthimi në detyrë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit me reagime të forta nga Lëvizja Bashkë, e cila e ka konsideruar simbol të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të pushtetit.

“Balluku në burg!” ishte parulla që Lëvizja Bashkë shkroi në muret dhe derën kryesore të ministrisë paraditen e së hënës, teksa bënë thirrje për një protestë të përgjithshme para Kuvendit të enjten.

Sipas Lëvizjes, rikthimi i Ballukut në detyrë përbën fyerje për qytetarët e ndershëm dhe minon besimin publik te drejtësia dhe institucionet shtetërore.

Parullat u fshinë menjëherë nga administrata e ministrisë, pa asnjë reagim zyrtar mbi aktin protestues.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderët e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila e kishte pezulluar nga angazhimi në qeveri.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi aksionin e së hënës simbolik dhe shprehje të indinjatës qytetare ndaj sipas tij, një “realiteti institucional të deformuar”.

Ai theksoi se Balluku administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për abuzime me tenderë, me një dëm të pretenduar prej 50 milionë eurosh.

Muçi krahasoi rastin me situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, kjo krijon standarde të dyfishta në trajtimin e pushtetit.

“Nga njëra anë kemi ministren që mban në dorë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit, ndaj së cilës ka akuza të rënda për abuzime në tenderë,” tha Muçi, ndërsa nga ana tjetër “kemi një kryetar bashkie që ndodhet në paraburgim dhe që pretendon që këshilli bashkiak t’i marrë mendimin nga qelia për miratimin e buxhetit të bashkisë”.

Lëvizja ka paralajmëruar një protestë tjetër ditën e enjte, në orën 18:00, para Kuvendit. Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, lëvizja protestoi kundër buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë të pabarabartë dhe përjashtues për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Lexo gjithashtu:

The post Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë appeared first on Citizens.al.

Aksion i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë Kuqe, arrestohen dy persona

12 December 2025 at 08:44


Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes.

Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit janë arrestuar E.M dhe F.Xh, të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktivitet kriminal.

E.M ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022 ndërsa akuzohet nga SPAK si dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të E.D.

Operacion është kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për llogari te SPAK, janë sekuestruar dhe armë zjarri.

Operacioni vijon ende në terren, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarve apo qëllimin e ndërhyrjes. /Euronews.al/

Detaje nga aksioni i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy personat e arrestuar ishin shpallur në kërkim nga SPAK

By: M C
12 December 2025 at 08:32

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e RENEA-s në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy personat e arrestuar ishin shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ata u vunë në pranga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Identiteti i personave të arrestuar ende nuk dihet.

Operacionet janë pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

The post Detaje nga aksioni i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy personat e arrestuar ishin shpallur në kërkim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar/ Sekuestrohen edhe armë

By: M C
12 December 2025 at 08:05

Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë aksionit në Fushë Kuqe policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike.

Po ashtu policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Operacionet janë pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

The post RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar/ Sekuestrohen edhe armë appeared first on Albeu.com.

Aksion “blic” në Shkodër, Kurbin dhe Lezhë/ Dy të arrestuar për llogari të SPAK, sekuestrohen edhe armë zjarri

12 December 2025 at 08:13

Me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, ka ndërmarrë një operacion të gjerë në qytetet Shkodër, Kurbin dhe Lezhë.

Paraprakisht raportohet se dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar për llogari të SPAK, ndërsa janë sekuestruar dhe armë zjarri.

Në Shkodër kontrollet janë shtrirë në Dobraç dhe në disa lagje të tjera. Aktualisht nuk dihet ende identiteti i të arrestuarve.

Vijon lirimi i hapësirave publike

9 December 2025 at 18:00

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 606 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 643 raste, ndërsa 3 963 të tjera janë në proces shqyrtimi.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

/m.q/j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezhë, aksion për pastrimin në grykëderdhjen e lumit Drin

4 December 2025 at 18:34

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Administrata Rajonale e Mjedisit Lezhë iu bashkua ekipeve të Bashkisë në një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Drin.

Ky aksion është pjesë e një iniciative më të gjerë në gjithë vendin për pastrimin e mbetjeve që prurjet kanë sjellë nëpër brigjet e lumenjve dhe zonat bregdetare.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët.

“Është detyrë e secilit, nga institucionet te qytetarët, të mbajnë pastër territorin, sepse natyra na e sjell përpara gjithçka që mendojmë se e kemi hedhur pas krahëve”, tha Jaupaj.

Ky aksion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit, të përmirësojë gjendjen e ekosistemeve të lumit Drin dhe të nxisë një kulturë të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar.

/r.e/a.f/

The post Lezhë, aksion për pastrimin në grykëderdhjen e lumit Drin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksion i policisë në Kaçanik: Arrestohet një person, sekuestruar dy armë zjarri dhe 67 fishekë

3 December 2025 at 23:50


Policia ka realizuar një aksion në Kaçanik këtë të mërkurë, gjatë të cilit është arrestuar një person dhe janë sekuestruar armë dhe municion.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjes së kryer rreth orës 17:00 në shtëpinë e të dyshuarit A.S, 43 vjeç, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut për intervistim.

Me vendim të prokurorit të rastit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

FOTOGALERI/ Plazhi i Velipojës para dhe pas pastrimit nga mbetjet

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Plazhi i Velipojës ditët e fundit u përfshi nga ndotje masive me mbetje të ndryshme, kryesisht plastikë, por edhe mbetje të sjella nga prurjet ujore.

ATSH sjell pamje nga situata e ndotjes mjedisore në këtë zonë tepër të frekuentuar gjatë sezonit veror.

Ndotja e plazhit në Velipojë nga prurjet e lumenjve. foto: Florian Abazaj
1 nga 19

Ekipet e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor.

Fotoreporteri i ATSH-së, Florian Abazaj sjell momente edhe nga pastrimi i vijës bregdetare të plazhit të Velipojës që frekuentohet nga mijëra pushues çdo vit.

Pastrimi i plazhit të Velipojës, foto: Florian Abazaj
1 nga 10

/k.s/j.p/r.e/

The post FOTOGALERI/ Plazhi i Velipojës para dhe pas pastrimit nga mbetjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike

30 November 2025 at 16:42


TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi. /j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banesa e braktisur në Fushë-Arrëz/ Identifikohet i armatosuri i dytë – EMRI

By: Brisi
24 November 2025 at 17:25

Arben Uka është personi tjetër i cili ndodhet në shtëpinë e braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit, e rrethuar nga Policia këtë të hënë. Pak më herët u bë me dije edhe identiteti i personi tjetër i cili ishte, Julian Cumraku, 24-vjeç. Sipas raportimeve, Uka dhe Cumraku ndodheshin të fshehur prej më shumë se një muaji […]

The post Banesa e braktisur në Fushë-Arrëz/ Identifikohet i armatosuri i dytë – EMRI appeared first on BoldNews.al.

RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur

By: V K
24 November 2025 at 14:36

Këtë të hënë, që në orët e para të mëngjesit, një operacion policor është në zhvilluar në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personit të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

 

The post RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur appeared first on Albeu.com.

❌
❌