Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]
Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme. Të dhënat në […]
Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]
Qyteti i Vlorës, po përballet prej tre ditësh, me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionet jetike të tyre. Sipas raportimeve, situata ka ardhur si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që riparimi i defektit ka zgjatur më tepër sesa […]
Rezultate shqetësuese për ndotjen e ajrit janë regjistruar në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, sipas një studimi kombëtar, të kryer në stinë të ndryshme. Të dhënat tregojnë se cilësia e ajrit në Shqipëri mbetet shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian dhe në raste të shumta, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin […]
Rikthimi në detyrë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit me reagime të forta nga Lëvizja Bashkë, e cila e ka konsideruar simbol të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të pushtetit.
“Balluku në burg!” ishte parulla që Lëvizja Bashkë shkroi në muret dhe derën kryesore të ministrisë paraditen e së hënës, teksa bënë thirrje për një protestë të përgjithshme para Kuvendit të enjten.
Sipas Lëvizjes, rikthimi i Ballukut në detyrë përbën fyerje për qytetarët e ndershëm dhe minon besimin publik te drejtësia dhe institucionet shtetërore.
Parullat u fshinë menjëherë nga administrata e ministrisë, pa asnjë reagim zyrtar mbi aktin protestues.
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderët e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila e kishte pezulluar nga angazhimi në qeveri.
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi aksionin e së hënës simbolik dhe shprehje të indinjatës qytetare ndaj sipas tij, një “realiteti institucional të deformuar”.
Ai theksoi se Balluku administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për abuzime me tenderë, me një dëm të pretenduar prej 50 milionë eurosh.
Muçi krahasoi rastin me situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, kjo krijon standarde të dyfishta në trajtimin e pushtetit.
“Nga njëra anë kemi ministren që mban në dorë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit, ndaj së cilës ka akuza të rënda për abuzime në tenderë,” tha Muçi, ndërsa nga ana tjetër “kemi një kryetar bashkie që ndodhet në paraburgim dhe që pretendon që këshilli bashkiak t’i marrë mendimin nga qelia për miratimin e buxhetit të bashkisë”.
Lëvizja ka paralajmëruar një protestë tjetër ditën e enjte, në orën 18:00, para Kuvendit. Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Më herët, lëvizja protestoi kundër buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë të pabarabartë dhe përjashtues për shtresat më të varfra të shoqërisë.
Prej 8 dhjetorit, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban një protestë të vazhdueshme para Kryeministrisë.
Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.
Lëvizja e konsideron këtë qasje shembull të degradimit të qeverisjes dhe për këtë kërkon detyrimin për ta larguar qeverinë aktuale, vendosjen e një qeverie teknike dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Qëndresa e përditshme para Kryeministrisë
Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve është vendosur në mjedis të hapur, në trotuarin buzë Kryeministrisë dhe e vazhdon protestën pavarësisht temperaturave të ulëta.
Protesta nisi më “8 Dhjetor”, ditën që përkujton lëvizjen e dhjetorit 1990, e cila shënoi nisjen e fundit të diktaturës në Shqipëri. Edona Haklaj, tregoi për Citizens.al se vendimi për protestën erdhi pas diskutimeve dhe dakordësisë në lëvizje se përballë përshkallëzimit të çështjeve korruptive në qeveri, nevojitej medoemos një reagim.
Ajo vetë mundi t’i bashkohej plotësisht protestës ditën e dytë, por tregoi se gjendja ishte e vështirë pasi në ditët e para përpjekja për të ngritur çadra kampingu, të cilat do të përdoreshin nga aktivistet vajza u ndalua nga punonjësit e policisë.
“Arsyetimi ishte absurd kinse ne pengonim qarkullimin e rrugës, në një kohë kur ne jemi vendosur në trotuar,” theksoi Haklaj.
Me kalimin e ditëve, angazhimit iu bashkuan edhe aktivistë dhe qytetarë të tjerë. Mëngjesin e së premtes, grupi ishte me të paktën 10 protestues të cilët e kishin kaluar natën e katërt jashtë.
Për t’u mbrojtur nga i ftohti kishin improvizuar një rrethim me kartonë, të cilët mbaheshin nga karriget. Qytetarë të ndryshëm u kishin sjellë ushqime, ujë, batenie, teksa tre arka me mandarina qëndronin krah megafonit.
“Vështirësia më e madhe është gjatë netëve, pas orës 2-3 ku bëhet shumë ftohtë,” tregoi Haklaj.
Por sipas Haklajt, mbështetja që po u vjen nga qytetarët i ka inkurajuar ata të vijojnë më tej.
Gjatë ditës, qytetarë të ndryshëm ndalen dhe shkëmbejnë biseda me Lapajn dhe aktivsitë të tjerë, ndërsa çdo mbrëmje ora 17:00 shënon momentin kryesor të tubimit, ku fjalime dhe thirrje të ndryshme përcillen “Live!” edhe në rrjetet sociale.
Lapaj tha për Citizens.al se numri i pjesëmarrësve në këto tubime të pasditeve është në rritje. Ai beson se qëndresa e zgjatur mund të krijojë presion të mjaftueshëm për dorëheqjen e Kryeministrit.
Në këtë këndvështrim, ai e përshkruan sheshin si hapësirë të hapur për të gjithë qytetarët pa logo partie, ku secili ta shprehë hallin e vet përballë “autokracisë”, siç e cilëson ai qeverisjen aktuale.
Kërkesa: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira
Për protestuesit, mosveprimi i Kryeministrit ndaj zëvendëskryeministres Balluku tregon normalizimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Lapaj argumenton se një qeveri që mban në detyrë një zyrtare nën hetim penal ka humbur legjitimitetin moral. Sipas tij, ky rast është simbol i krizës më të gjerë të llogaridhënies dhe transparencës në qeveri.
Përballë kësaj gjendjeje, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, propozon ngritjen e një qeveria teknike njëvjeçare, të përbërë nga intelektualë brenda dhe jashtë vendit, me mandat për reformim të kuadrit zgjedhor.
Qëllimi final, sipas Lapajt, është mbajtja e “zgjedhjeve të para realisht të lira dhe të ndershme pas 34 vitesh pluralizëm”.
Atmosfera në shesh përfshin edhe qytetarë të paorganzuar që kërkojnë ndryshime politike.
“Pretendojmë të hyjmë në Evropë, por kështu [me këtë nivel korrupsioni] nuk na pranon njeri,” tha një qytetar pas takimit mbështetës që pati me Lapajn.
Ai deklaroi se mbështeste çdo protestë, pavarësisht numrit, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj premtimeve politike dhe nevojën për standarde europiane të qeverisjes aktuale.
Protesta e përditshme e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është ndryshe nga të gjitha protestat e deritanishme nga kampi opozitar.
Ajo synon të kthehet në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Megjithatë, suksesi i saj do të varet nga aftësia për të ruajtur pjesëmarrjen, për të shmangur mbi-politizimin e lëvizjes dhe për të prodhuar presion real ndaj pushtetit.
Në një moment të polarizuar politik, kjo protestë po teston hapësirën që qytetarët kanë për të ndikuar vendimmarrjen qeveritare jashtë mekanizmave të partive tradicionale.
Jo më kot në SHBA ligjin e informimit, që përcakton detyrimet e institucioneve për dhënie informacioni dhe të drejtat e publikut për marrje informacioni, e quajnë “ligji i dritës së diellit”. Ideja është e thjeshtë: aty ku hyn drita e diellit, nuk ka vend për terr. Dhe aty ku informacioni qarkullon lirshëm, vendimmarrja bëhet më […]
Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026-2028. Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe […]
Universitetet publike në Shqipëri po funksionojnë gjithnjë e më pak si qendra dijesh dhe gjithnjë e më shumë si struktura të mbyllura financiare, ku shpenzimet kryesore shkojnë për paga, roje dhe kontrata të fshehta. Të dhënat e publikuara nga Qëndresa Qytetare dhe raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit japin një panoramë të zymtë: Transparenca mungon, kërkimi […]
Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta. Pasi shpenzoi […]
Moti në Shqipëri është një bekim, nga 360 ditë, mesatarisht vendi ynë 300 ditë i ka me diell, por ajo që dora e njeriut ka ndërtuar keq, pa pasur një plan infrastrukturor, me thyerjen e barrierave mbrojtëse, ndërtimin në zona jo të duhura dhe një sërë faktorësh të tjerë, kanë bërë që ditët e para […]
Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese, kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.
Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme.
Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.
Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.
Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.
Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.
Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit.
Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare.
Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.
Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.
Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.
Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.
Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar.
Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.
KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.
Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.
Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./ Monitor
Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor. Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në […]
Nga Eric Schmidt dhe Andrew Sorota – New York Times Shqipëria është vendi i parë që ka ndërmarrë një hap të vërtetë drejt “algokracisë”, qeverisjes nga algoritmi. Në shtator, kryeministri shqiptar njoftoi se të gjitha vendimet që lidhen me përzgjedhjen e kompanive private që do të furnizojnë me mallra dhe shërbime qeverinë shqiptare, me vlerë mbi 1 […]
Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në vend, qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar drejt reformimit të sektorit, nënvizon Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor mbi Shqipërinë. “Situata mbetet kryesisht […]
Nga Boldnews.al Akseleratori linar, pajisja që realizon trajtimin jetik me radioterapi të pacientëve tumoralë në Spitalin Onkologjik të Tiranës, është në pjesën më të madhe jashtë funksionit pasi ka plotësuar “orët e punës”. Çdo shpenzime për mirëmbajtjen e tij është i kotë, konstatoi më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka arritur “pikën e […]
Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë […]
Nga Boldnews.al Misioni i OSBE-ODIHR-it ka përgatitur një prej raporteve më të errët për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri. Vendi, i cili sipas kryeministrit Edi Rama, është bërë gati për të hyrë në Bashkimin Europian, nuk siguron standardin më minimal të zgjedhjeve politike. “Boldnews.al” konsultoi raportin prej 45 faqesh, të publikuar këtë të […]
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën. Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me […]