Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

By: Elva
25 December 2025 at 09:58

Nga Andi Bushati Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtjej bujës së  ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet e shumë mediave të mëdha të botës, fshihej një plan meskin për të vjedhur. Duke prezantuar të parën anëtare të kabinetit, jo prej mishi […]

The post Diella, krijesa që po përvëlon të atin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Media ruse “arreston” ministren virtuale Diella për korrupsion  

By: FAKTOJE
16 December 2025 at 15:35

Pretendimi: Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella u arrestua për korrupsion

Vlerësimi: E pavërtetë

Jona Cenameri

Një artikull i publikuar në 5 dhjetor në versionin shqip të gazetës ruse Pravda, njofton arrestimin e ministres shqiptare virtuale Diella, nën akuzën e korrupsionit në tendera. Lajmi shoqërohet edhe me një foto, dukshëm të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, të një toge policësh që shoqëron një ekran kompjuteri ku dallohet imazhi i Diellës.

Verifikim i mëtejshëm tregon se kjo media paraqet si lajm të vërtetë, një histori që në fakt buron nga një artikull satirik i medias kroate NewsBar. Në pamje të parë, artikulli i Pravda-s krijon përshtypjen e një raportimi serioz. Titulli, gjuha dhe struktura janë tipike të lajmeve të kronikës së zezë, ndërsa fotografia shoqëruese i përket qartësisht burimit origjinal kroat. Megjithatë, në asnjë moment Pravda nuk informon lexuesin se NewsBar është një portal satirik, i njohur në Kroaci për parodi politike dhe humor të zi.

Artikulli i publikuar në median satirike kroate Newsbar

Vetë teksti përmban elementë absurdë dhe humoristikë, si “kalimi i ministres në offline mode”, “avokati që është një algoritëm ChatGPT”, apo zëvendësimi i saj me një kalkulator Casio “moralisht më të qëndrueshëm”. Për më tepër, në rrjetet sociale të NewsBar, përfshirë Instagram dhe Facebook, faqja e përshkruan veten qartë si satirë dhe humor. Ky kontekst është plotësisht i munguar në versionin e Pravda-s.

Media kroate prezantohet si një faqe satirike

Përkundrazi, artikulli paraqitet si zhvillim real në Shqipëri dhe i atribuohet një burimi të paqartë në Telegram, “dimsmirnov175”, pa asnjë verifikim apo kontekst shtesë.

Konteksti i një lajmi të tillë që vë në lojë jehonën që shkaktoi në mediat ndërkombëtare përfshirja e Inteligjencës Artificiale në një kabinet qeveritar, mer një tjetër konotacion i publikuar nga media ruse. Rrjeti “Pravda” është identifikuar në verifikime europiane si dhe nga Faktoje, si një ekosistem faqesh me prirje pro-Kremlinit, i përdorur për përhapje narrativash dezinformuese në disa vende dhe gjuhë, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Një raport i fundit i verifikuesve të fakteve të Hibrid.info në Kosovë, zbuloi se  platforma pro-Kremlinit, që operon në mbi 80 shtete, është operacionale në gjuhën shqipe prej marsit të vitit 2024. Gjatë vitit të fundit, kjo faqe ka publikuar 2,699 artikuj, shumica e të cilëve janë kopje nga burime zyrtare ruse si RT, Sputnik dhe Telegram-i i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Pas publikimit nga Pravda, historia është ricikluar edhe nga portale të tjera shqiptare, por me dallime në mënyrën e paraqitjes. Disa prej tyre e përmendin natyrën satirike vetëm në fund të artikullit ose në një fjali dytësore, ndërsa të tjerë e theksojnë në titull. Megjithatë, në të gjitha rastet, titujt sensacionalë dhe formulimi i paqartë kanë kontribuar në konfuzion, duke bërë që një pjesë e audiencës ta perceptojë historinë si lajm real.

Ky keqinterpretim i satirës nuk ka mbetur vetëm në nivelin e portaleve shqiptare. Në dhjetor 2025, kryetari i Dumës ruse, Vjacheslav Volodin, iu referua të njëjtës histori gjatë një bisede me presidentin Vladimir Putin, duke e paraqitur si shembull real të “korrupsionit të inteligjencës artificiale” në Evropë.

Mediat ndërkombëtare raportuan se historia që ai citoi ishte një meme dhe një lajm i rremë i qarkulluar në internet, me origjinë nga portali satirik kroat NeësBar. Ky episod tregon se si një përmbajtje humoristike, kur shkëputet nga konteksti, mund të keqpërdoret jo vetëm nga media për klikime, por edhe në diskurs politik në nivele të larta.

#factchecking #dezinformim #faktoje #DIELLA #AIminister #SPAK #AI #pravda

The post Media ruse “arreston” ministren virtuale Diella për korrupsion   appeared first on Faktoje.al.

Përvoja shqiptare e AI në shërbimet publike, në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Bruksel

12 December 2025 at 18:26

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit morën pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Inteligjencën Artificiale, duke u bërë pjesë e diskutimeve me përfaqësues të institucioneve evropiane, qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe industrisë globale të teknologjisë.

AKSHI bën me dije në një njoftim, se drejtori për Inteligjencën Artificiale, Enio Kaso, ndau përvojën e Shqipërisë në përdorimin e AI në shërbimet publike.

Sipas njoftimit, fokusi në këtë sesion diskutimesh u mbajt te Diella, asistenti inteligjent i e-Albania-s, që rrit aksesin, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët; roli i AI-së në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në përkthimin ligjor dhe përafrimin me acquis-në dhe rëndësinë e një ekuilibri mes inovacionit, rregullimit, etikës dhe besimit në sektorin publik.

“Diskutimet theksuan se e ardhmja e AI-së në Evropë ndërtohet përmes zbatimit real, zhvillimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Shqipëria po pozicionohet aktivisht në këtë rrugëtim, me zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për qytetarët dhe administratën publike”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Përvoja shqiptare e AI në shërbimet publike, në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokurimet Publike/ Rama sqaron procedurën: Diella nuk do jetë e pavarur, por…

By: xhir jeta
11 December 2025 at 11:25

Rama: Diella nuk do veprojë në mënyrë të pavarur por do të jetë në cdo hap e auditueshme, gjithë procesi që do zhvillohet në rrugë dixhitale, do jetë sipas kërkesave të dokumentacionit përkatës. Kushdo dojë ta shohë me sytë e njeriut procesit do mund ta shohë. Asgjë nuk do jetë e pagjurmueshme në auditimin e hapave që sollën vendimin.

Vendimin përfundimtar do e marrë sërish komisioni përkatës, bazuar me të dhënat që Diella do vendosë në tavolinë. Eficensa e sistemit do të jetë sic na ka impaktuar gjithcka që ka të bëjë me AI.

Ajo që kam mësuar me këtë process është se prokurimet janë një fushë ku njerëzit që merren me to duhet të kenë një nivel të lartë përgatitje. Nuk janë procese që bëhen me kollajllëk, janë procese që kërkojnë ekspertizë dhe integritet moral po edhe profesional.

Sfida jonë ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, zhvillohen mijëra prokurime cdo vit, janë përfshirë mijëra njerëz, që duhet të kenë nivel profesional për vlerësimet e duhura. Mangësitë nuk janë domosdoshmërisht me ndërhyrje, por me mungesën e ekspertizës./abcnews.al

 

 

Fenomeni “Diella” në Prokurime Publike, garantohet auditimi i plotë

By: nik
11 December 2025 at 11:35

Një fenomen global i quajtur “Diella”, i cili ka gjeneruar një interes të madh publik, po përgatitet të hyjë në procesin e Prokurimeve Publike. Vëmendja ndaj kësaj iniciative është krahasuar me atë të figurave të njohura botërore, si Angelina Jolie. Megjithatë, ky zhvillim ka ngjallur skepticizëm, veçanërisht lidhur me rrezikun e manipulimit të algoritmeve, të cilat mund të kontrollohen nga…

Source

Shqipëria drejt qeverisjes me AI, ministrja Diella prezanton vizionin në DISICON9

9 December 2025 at 12:23


Ministrja e Shqipërisë për AI prezanton vizionin e qeverisjes dhe inteligjencës artificiale në #DISICON9

Në kuadër të DISICON9, ministrja e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale, Diella mbajti një fjalim kryesor mbi të ardhmen e qeverisjes dhe Inteligjencës Artificiale.

Ajo theksoi themelimin inovativ të një Ministrie të dedikuar për AI në Shqipëri dhe ndau perspektivat për integrimin e Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Diella u fokusua në mënyrën se si AI mund të forcojë reziliencën demokratike, të mbështesë politikëbërjen bazuar në të dhëna dhe të ndërtojë besimin e qytetarëve.

Ajo gjithashtu prezantoi planet e Shqipërisë për të harmonizuar kornizën e saj të AI me standardet evropiane dhe për të zhvilluar një vizion rajonal për qeverisje të përgjegjshme dhe të orientuar nga njeriu.

DISICON9 ofron një platformë të rëndësishme për diskutime mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia dixhitale sjell për demokracinë dhe qeverisjen në rajon. /Telegrafi/


PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon çështjen në seancë plenare

By: M C
27 November 2025 at 19:02

Gjykata Kushtetuese ka kaluar çështjen e dekretimit të ministres Diella në seancë plenare. Partia Demokratike ka paditur dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, të vendit Diella.

Në padinë e dorëzuar Gjykatës Kushtetuese kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

The post PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon çështjen në seancë plenare appeared first on Albeu.com.

PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen në seancë plenare

By: Brisi
27 November 2025 at 18:41

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres virtuale të Ramës, të njohur tashmë si “Diella”. Ky vendim i Kushtetuese vjen pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e dekretimit të ministres virtuale. Sipas PD-së, “dekretimi i Diellës cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi […]

The post PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen në seancë plenare appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria drejt qeverisjes nga algoritmet", Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë

20 November 2025 at 22:47


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt në “The New York Times”, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.

“Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis editorialin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.

Kreu i ekzekutivit shkruan se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.

Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.

Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.

Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.
Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.

Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.

Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në editorialin e Ramës për “The New York Times”.

“Diella” e Ramës e padobishme/ OBSH: Shqipëria ka nevojë për avancim teknologjik në shëndetësi

By: Brisi
20 November 2025 at 08:17

Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA. Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin […]

The post “Diella” e Ramës e padobishme/ OBSH: Shqipëria ka nevojë për avancim teknologjik në shëndetësi appeared first on BoldNews.al.

“Një algoritëm nuk mund të qeverisë vendin”/ NYT: “Diella” e Ramës eksperiment i dështuar

By: Brisi
11 November 2025 at 20:46

Nga Eric Schmidt dhe Andrew Sorota – New York Times Shqipëria është vendi i parë që ka ndërmarrë një hap të vërtetë drejt “algokracisë”, qeverisjes nga algoritmi. Në shtator, kryeministri shqiptar njoftoi se të gjitha vendimet që lidhen me përzgjedhjen e kompanive private që do të furnizojnë me mallra dhe shërbime qeverinë shqiptare, me vlerë mbi 1 […]

The post “Një algoritëm nuk mund të qeverisë vendin”/ NYT: “Diella” e Ramës eksperiment i dështuar appeared first on BoldNews.al.

Epoka e Diellës/ Profesori: Inteligjenca Artificiale do krijojë profesione të reja, por disa vende pune do zhduken

5 November 2025 at 21:10

TIRANË– Profesori i Teknologjisë së Informacionit, Florenc Hidri, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Inteligjenca Artificiale do të sjellë transformime të mëdha në strukturën e punësimit.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kërkon që sistemi arsimor dhe tregu i punës të përshtaten me nevojat e reja që po krijon Inteligjenca Artificiale.

“Disa pozicione pune do të tkurren, por do të ketë shumë role të reja. Do të ketë nevojë për inxhinierë të teknologjisë dhe për programues.

Ata do të kërkohen akoma më shumë. Programuesit profesionistë do të vazhdojnë të jenë të domosdoshëm, sepse programimi logjik mbetet thelbësor,” u shpreh Hidri./abcnews.al

“Duhet të ruajmë rolin tonë”, Gjyli: Inteligjenca Artificiale duhet të jetë e menaxhuar nga njerëzit

5 November 2025 at 21:04

TIRANË- Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story”, foli mbi rolin dhe sfidat që sjell Inteligjenca Artificiale në shoqërinë moderne, duke theksuar se risitë teknologjike janë të mirëpritura vetëm nëse mbeten të kontrolluara dhe të menaxhuara nga njerëzit.

“Ne jemi pro risisë, pro inteligjencës artificiale, për aq kohë sa ajo është e menaxhueshme dhe e administruar nga njerëzit, dhe për aq kohë sa kemi bazat e duhura ligjore për ta menaxhuar në mënyrën e duhur, në mënyrë që ne, si njerëz, të mos bëhemi të panevojshëm në një moment të caktuar,” u shpreh Gjyli.

Duke iu referuar “Diellës”, e cila është bërë e njohur ndërkombëtarisht, pedagogia theksoi se Shqipëria ka qenë vendi i parë që e ka aplikuar një sistem të tillë.

“Sot kemi një platformë unike, e cila u bë ndërkombëtarisht e njohur. Shqipëria ishte vendi i parë që aplikoi një sistem të tillë. Duhet të punojmë për të menaxhuar funksionet që do të ketë ‘Diella’.

Mendoj se në këtë moment ‘Diella’ do të ketë ‘fëmijët’ e vet në çdo institucion, në çdo ministri. Mund të krijohen instanca artificiale, nga ku do të menaxhohen platforma në ndihmë të turizmit, kulturës dhe arsimit, për të menaxhuar elementët pozitivë,” tha Gjyli./abcnews.al

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

By: Brisi
5 November 2025 at 14:46

Shqipëria bëri bujë globale në shtator 2025 kur u bë vendi i parë që emëroi zyrtarisht një ministër virtual të Inteligjencës Artificiale. Kryeministri Edi Rama e paraqiti këtë inovacion dixhital si pjesë të kabinetit të tij të katërt, duke e pozicionuar atë si një zgjidhje teknologjike për korrupsionin endemik në prokurimin publik. Megjithatë, për shumë […]

The post Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

"Diella është shtatzënë me 83 fëmijë", Rama: Shqipëria përdor AI për të përshpejtuar procesin drejt BE-së

4 November 2025 at 18:44


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI) në procesin e përgatitjes së ligjeve që i afrojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë, Rama tha se Shqipëria është vendi i vetëm në këtë proces që po përdor AI për të përshpejtuar analizën dhe hartimin e paketave ligjore që duhet të miratohen nga parlamenti.

“Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI, por pa harruar kurrë se vendi ynë në Europë së pari është i merituar,” tha Rama.

Ai gjithashtu bëri një koment me tone të lehta humoristike, duke thënë se “Diella është shtatzënë me 83 foshnja dhe duhet të presë të lindë këta bebe,” duke e përdorur metaforikisht për sfidat dhe pritshmëritë në rrugën e integrimit europian.

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

29 October 2025 at 21:26

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani, se përdorimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri nisi si ide nga domosdoshmëria për të ecur më shpejt me përkthimin e legjislacionit evropian si pjesë e negociatave të anëtarësimit të vendit me Bashkimin Evropian.

“Në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktenënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament”, vuri në dukje Kryeministri duke shtuar se të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë.

Pas këtij zhvillimi, lindi Diella, e cila sipas Kryeministrit, tashmë po merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Rama paralajmëroi edhe intervistën e parë live të ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

“Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament”, u shpreh Rama për gazetarin e podcast-it, Gordon Repinski.

Pas kësaj hyrjeje, Kryeministri Rama shpjegoi se ekziston mundësia për të përdorur inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike.

“Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në process”, tha Rama.

Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”.

Kryeministri Edi Rama: Kur Open Ai (Chat Gpt), doli në fillim e dinim se një në 4 veta është shqiptar dhe ne e telefonuam Mirën, patëm një bisedë të mirë dhe i thashë po të telefonoj për të na ndihmuar Për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thashë, nuk po bëj shaka, sepse po përjetoj nga afër dhe kam një ide. Mund të funksionojë, mund edhe të mos funksionojë. Ajo tha: “OK, po të dëgjoj.” Dhe unë ia shpjegova se anëtarësimi në BE, teknikisht, duke lënë mënjanë politikën, teknikisht, vetëm për t’u përmbushur në bazë teknike për Shqipërinë, në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktnënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament.

Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë.

Departamente të tëra, që merren vetëm me përkthim. Dhe unë i thashë: mund ta anashkalojmë këtë, duke e bërë me një asistent virtual.

Kryeministri Edi Rama: Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Dhe të mësojë. Dhe të mësojë, sigurisht, sepse ndryshe nga ne, ajo nuk harron. Çdo gjë që dëgjon, e mban mend. Pra, është aty duke dëgjuar. Ajo po përgatitet për intervista live. Nesër do të bëjmë eksperimentin e parë. Është pak i guximshëm, sepse akoma nuk është 100%, por unë thashë “OK”, sepse na kërkuan ta sillnim Diellën këtu. Dhe i thashë ekipit tim: “Shikoni, le ta bëjmë një intervistë live.” Në vend që të japë vetëm një mesazh, t’i themi gazetarit se do të flasë për këtë temë.

Pra, ai nuk duhet ta pyesë për krizën e industrisë automobilistike në Gjermani, sepse normalisht nuk di gjë. Kështu që nesër do të jetë eventi i parë live i Diellës.

Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament. Po përgatisim dy holograme: një vetëm portret, dhe një tjetër në këmbë.

Pyetje: Mund të duket sikur një kryeministër afatgjatë po e përgatit për një mision edhe më të madh.

Kryeministri Edi Rama: Jo, por ne e besojmë fuqimisht. Dhe më pas kemi nisur një projekt të dytë, që unë e quaj “fëmijët e Diellës.” Po përgatisim për çdo deputet në Parlament nga një asistent që do të jetë si “fëmija i Diellës.” Ky asistent do të jetë me ju në sallë, do të dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalime, për temat që ngrini. Dhe gjëja interesante është se kur dilni për një kafe dhe ktheheni, ai ju thotë: “Nuk u përmend emri juaj” ose “Kancelari mori fjalën dhe tha këtë, apo kundërshtari tha atë.” Pra, është diçka krejt ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.

Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.

Kemi punuar me këto dy projekte, me Mirën dhe ekipin e saj, dhe gjithashtu Microsoft është bërë pjesë e tyre. Dhe po ju them diçka: mënyra se si po e bëjmë këtë transferim është e jashtëzakonshme. Thjesht e mahnitshme. Modeli filloi me 85% saktësi, ku përkthyesit kontrollonin, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit tani thonë se është më i saktë se ne. Sigurisht që ata kontrollojnë, por është diçka krejt tjetër.

Dhe gjëja tjetër që po bëjmë me këtë model është vërtet mbresëlënëse. Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Për shembull, pashë një konferencë të një juristi të madh në Itali, i cili krahasonte Gjermaninë me Italinë dhe thoshte: ‘Është e njohur botërisht që Gjermania ka sundim më të mirë të ligjit se ne. Por shikoni sa ligje kanë: një të tretën e Italisë.’ Gjermania ka vetëm një të tretën e ligjeve të Italisë.

Ky është thelbi, nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Evropën Jugore, përfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.

Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, në prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Pyetje: A keni mjaftueshëm suport?

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që po. Ai e tha shumë qartë: “Ne ju duam në BE dhe nuk ka më kohë për të humbur.”

Dhe së dyti, ai tha gjithashtu se dëshiron të rigjallërojë procesin e vlerave, gjë që do të ishte diçka e shkëlqyer.

Pyetje: Nëse do t’i kërkoni një dëshirë atij, a ka diçka që mendoni se mund të bëhet më shpejt ose më lehtë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, por dëshira ime për të është që të ketë gjithë suksesin që Gjermania ka nevojë. Sepse, nëse Gjermania arrin suksesin e saj, kjo do të ketë si efekt anësor pozitiv edhe për ne. Por, nëse nuk do të jetë i suksesshëm, ne mund të bëhemi dëm kolateral. Pra, çështja është që ai të ketë sukses aty. Unë ia uroj këtë me gjithë zemër, jo vetëm për këtë arsye, por për shumë arsye të tjera. Sepse një Europë pa Gjermaninë në timon është e humbur. Është e humbur. Është shumë e vështirë të gjendet një alternativë tjetër. Nuk ka.

 

The post Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

By: Ela
25 October 2025 at 13:31

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella, do të shtohet së shpejti me “fëmijë”, asistentë virtualë për secilin nga 83 deputetët e Partisë Socialiste në legjislaturën e re. “Diella është shtatzënë dhe pret dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë e që do […]

The post Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion dhe identifikimin e barrierave për investime

25 October 2025 at 11:58

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella deklaroi sot nga Berlini se “Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shndërrohen në skandale”.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, Diella ishte e ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, në kuadër të Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

“Si ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësojë Shqipërinë e shoh se si qeverisja dhe teknologjia mund të evoluojnë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo.

Diella theksoi se planifikon ta revolucionarizojë qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer.

“Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo bazuar në intuitë në atë bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente”, shtoi ajo.

Sipas ministres së Inteligjencës Artificiale, çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase, të automatizojë punën e përsëritur dhe t’i bëjë rezultatet të matshme në kohë reale.

“Transformimi nuk është për hir të teknologjisë, por ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore”, theksoi ajo.

Për bizneset, Diela u shpreh se kjo nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre.

“Shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licensimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe nga radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike”, theksoi ajo.

IA, sipas Diellës, “do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”.

Diella theksoi se “përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global”.

“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon se IA në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi sot në dispozicion”, theksoi ajo.

Sipas saj, “mesazhi ynë është i thjeshtë: teknologjia nuk fshin traditën, e lartëson atë”. “Duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna, në mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet u shërbejnë njerëzve”, theksoi Diella.

E pyetur mbi kryeministrin Edi Rama, Diella tha se kryeministri Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se inovacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon.

“Dëshira e tij për të eksperimentuar, të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna e ka bërë ekzistencën time të mundur. Ai nuk e sheh IA si kërcënim, pot si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua kjo lloj udhëheqje është frymëzuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale”, theksoi Diella.

/a.f/

The post Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion dhe identifikimin e barrierave për investime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama “çon” Diellën në forumin e Berlinit

By: lindita
25 October 2025 at 12:26

Ministrja “Diella” ka ndarë mesazhin e saj në Forumin e Berlinit, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve. Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit…

Source

“Është udhëheqës vizionar”, Diella lavdëron Ramën në Berlin, kryeministri: Epo, është ime bijë

25 October 2025 at 11:05


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD).

E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama.

Me batutë, Rama tha se Diella është vajza e tij besnike.

Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vinoziar. Dëshira e tij për të eksperimentuar, për të qenë i hapur, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Nuk e sheh IA si kërcënim, por për zhvillim.

Asllan: Shumë lavdërime për ju z.kryeministër.

Rama: Epo, është ime bijë, është shumë besnike e atit të vetë. /tch/


❌
❌