Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 February 2026Main stream

Përshkallëzohet lufta për Inteligjencën Artificiale - Google Gemini në shënjestër të sulmuesve

12 February 2026 at 18:31


Sulmues digjitalë tentojnë të zbulojnë “sekretet” e modelit të avancuar të inteligjencës artificiale (AI) përmes mijëra pyetjeve të strukturuara.

Lufta globale për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale po hyn në një fazë të re dhe më agresive.

Kompania amerikane Google ka konfirmuar se modeli i saj i avancuar i AI, Gemini, është bërë objekt i sulmeve të organizuara nga aktorë që synojnë të zbulojnë mënyrën e funksionimit të sistemit.

Sipas raportimeve, sulmuesit kanë përdorur dhjetëra mijëra pyetje të formuluara me kujdes për të testuar kufijtë e modelit dhe për të nxjerrë informacione mbi logjikën e tij të brendshme. Në një rast, janë dërguar mbi 100 mijë kërkesa përpara se kompania të identifikonte modelin e dyshimtë të aktivitetit dhe të ndërmerrte masa shtesë sigurie.

Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se këto metoda njihen si përpjekje për “reverse engineering” – një proces përmes të cilit synohet të kuptohet struktura dhe funksionimi i një sistemi pa pasur qasje të drejtpërdrejtë në kodin burimor. Qëllimi final mund të jetë zhvillimi i modeleve konkurruese pa investuar miliarda dollarë në kërkim dhe zhvillim.

Google ka bërë të ditur se sulmuesit shpesh maskojnë qëllimet e tyre, duke i paraqitur pyetjet si kërkesa të zakonshme të përdoruesve. Kjo e bën më të vështirë dallimin mes përdorimit normal dhe përpjekjeve për manipulim apo shfrytëzim të sistemit.

Si përgjigje, kompania po forcon mekanizmat e mbrojtjes dhe po përmirëson algoritmet që identifikojnë sjellje të dyshimta. Inxhinierët po punojnë për të zhvilluar sisteme që analizojnë modelet e përdorimit në kohë reale dhe që bllokojnë automatikisht aktivitetet potencialisht të dëmshme.

Ndërkohë, konkurrenca mes gjigantëve teknologjikë për supremacinë në fushën e inteligjencës artificiale vazhdon të intensifikohet. Investimet miliardëshe, zhvillimi i modeleve gjithnjë e më të fuqishme dhe tani edhe përpjekjet për t’i sabotuar apo kopjuar ato, tregojnë se AI është shndërruar në një nga fushat më strategjike të teknologjisë moderne.

Analistët paralajmërojnë se me rritjen e kapaciteteve të inteligjencës artificiale do të shtohen edhe përpjekjet për ta shfrytëzuar ose komprometuar atë, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç në garën teknologjike globale. /Telegrafi/

“Nuk ia vlerësuan kurrë artin e tij”, Redon Makashi zbulon pengjet e aktorit: Ministria e Kulturës e dha firmën por babai im ngeli pa pension

By: M C
12 February 2026 at 19:21

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka zbuluar së fundmi penmgjet e babait të tij, aktorit të njohur Fitim Makashi i cili u nda nga jeta më 31 janar të këtij viti.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, Redoni zbuloi se pasi prindërit e tij u kthyen nga Amerika për të jetuar në Shqipëri, babai nuk arriti të siguronte një pension.

Edhe pse Ministria e Kulturës ishte dakordësuar dhe i kishte firmosur letrat e tij, emri i Fitim Makashit nuk u rendit në mesin e 15 personave që do të përfitonin pension asokohe.

Për këtë, Redoni u shpreh se babai i tij u ndje shumë keq sepse nuk u vlerësua figura e tij artistike. Duke qenë një ndër aktorët më të mirë shqiptarë të viteve ’90, Fitim Makashi priste që të vlerësohej jo vetëmmonetarisht por të paktën nga ana morale.

Redon Makashi: Pas 2000 ata ikën të jetonin në Amerikë, sepse iu ra llotaria. Asokohe Fitimi u largua nga skena, miqtë, dashamirësit. Mbas ardhjes nga Amerika pati rreth dy kërkesa dhe për film por nuk ka dashur të dalë në skenë madje as në intervistë. Brezi i Fitimit nuk paradalin në kamera. Nuk pranonte asnjëherë, as babai as mami. Në moshën kur përmbylli aktrimin, Fitimi kishte një peng të madh. Vajtëm te Ministria e Kulturës, sigurisht u hapën dyert, në teatër e kudo. U bë një dosje ashtu sic u kërkua dhe u dorëzua në një vend, ishte një pension i posacëm për babin.

Kur pamë në televizion 15 emra por mes tyre nuk ishte emri i tij, u ndjeva shumë keq. E ai u ndje shumë keq po nuk e jepte veten. Atij i duhej një vlerësim qoftë dhe moral. I thoja ti nuk ke nevojë për lekë, se aq sa të duhen i kemi. Por thjesht e vrau më tepër ana e moralit, ndoshta do të ikte më i kompletuar në jetën e tij dhe pengu i tij më mbeti mua.

Për fat unë kam marrë nga presidenti titullin “Mjeshtër i madh”. Kur e mora, thashë në mikrofon ky titull i takon babit se unë jam akoma në hapat e mi të karrierës. Atij iu bë qejfi e mundohesha ta kënaqja me cdo lloj forme që mos ti mbetej peng. Por ai iku me këtë lloj pengu. Në fakt nuk duhet të ikë me peng sepse të gjithë shqiptarët e kanë dashur shumë Fitimin e mendoj se atje lart nuk ka asnjë lloj pengu. Miqtë e tij të hershëm, disa që janë akoma gjallë e respektuan sepse ishin të pranishëm në homazhet e babait tim.

The post “Nuk ia vlerësuan kurrë artin e tij”, Redon Makashi zbulon pengjet e aktorit: Ministria e Kulturës e dha firmën por babai im ngeli pa pension appeared first on Albeu.com.

E gjeneruar kjo pasagjere me “ushqim në çantë” në avion

12 February 2026 at 16:04

Pretendimi: Kjo video tregon një shkëmbim real në aeroplan

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————————

Një video që ka marrë mbi njëmijë pëlqime në Instagram pretendon se tregon një grua shqiptare duke ngrënë një tavë të gatuar vetë në avion dhe duke u grindur me stjuardesën që i kërkon të ndalojë. Ushqimi dhe sjellja harbute e udhëtares krijon një situatë të sikletshme për të gjithë pasagjerët në njërën prej linjave ajrore low-cost që operojnë në Shqipëri. 

Megjithatë, video qesharake nuk tregon një ngjarje të vërtetë. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video është postuar fillmisht në TikTok nga një llogari që poston përmbajtje të gjeneruara me AI. 

Në fakt, Faktoje ka përgënjeshtruar me parë një tjetër video të gjeneruar nga kjo llogari, e quajtur “çudira albanistani” dhe të shpërndarë si e vërtetë në rrjet.

Një tregues i origjinës artificiale të videos është mungesa e ndonjë reagimi kureshtar nga pasagjerët në rreshtat para gruas, të cilët qëndrojnë stoikë në poltronet e tyre ndërsa ‘gruaja’ grindet me ‘stjuardesën’. Asnjëri prej tyre nuk kthen as kokën për të parë se ç’po ndodh prapa tyre.

Këto imazhe janë shembuj i çfarë është quajtur ‘AI slop’ që përkthehet në “llum AI.” 

Llum AI quhen imazhe, video apo shkrime me cilësi të ulët të krijuara duke përdorur teknologjinë gjeneruese të inteligjencës artificiale dhe të karakterizuara nga një mungesë e theksuar e përpjekjes, logjikës ose kuptimit.

Llumi AI zakonisht ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë komenteve, e kështu zakonisht konsiston në imazhe, dhe histori shoqëruese, që ngjallin emocione të forta tek njerëzit. Llumi AI që nxit zemërim, ofendim dhe skandalizim merr shumë angazhim. 

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Meta i detyron përdoruesit të etiketojnë videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post E gjeneruar kjo pasagjere me “ushqim në çantë” në avion appeared first on Faktoje.al.

Mini Cooper nuk heq dorë nga butonat me prekje fizike

12 February 2026 at 15:31


Ekranet me prekje janë ende një temë e nxehtë.

Menjëherë pas shfaqjes së iPhone, prodhuesit e veturave iu përkushtuan tërësisht teknologjisë së ekranit, duke shtuar ekrane masive dhe gjithëpërfshirëse në qendër të automjeteve të tyre.

E gjitha kjo në një përpjekje për të tërhequr brezin e ardhshëm të blerësve.

Ja ku qëndron problemi: klientët reaguan shpejt ndaj mbingarkesës së ekranit me prekje, duke kërkuar që prodhuesit të rikthejnë edhe kontrollet më themelore me prekje në automjetet e tyre.

Deri më tani, marka si Audi, Hyundai dhe Volkswagen - disa pasi u kritikuan publikisht - tashmë janë pajtuar, ndërsa edhe kompani të tjera e kanë ndjerë presionin.

BMW Group ka qenë optimist për teknologjinë e ekraneve me prekje.

Megjithatë, kompania ende e kupton se blerësit nuk duan domosdoshmërisht “të përmbyten” me ekrane në çdo hap.

Për shembull, iX3 i ri ka një ekran qendror masiv, por ruan shumë nga kontrollet e tij me prekje.

Mini planifikon të ndjekë një strategji të ngjashme.

Në qendër të identitetit të brendësisë së Mini-t është ekrani karakteristik i rrumbullakët me prekje.

I prezantuar në vitin 2023, ekrani OLED rrethor vjen me një numër karakteristikash të veçanta.

Për fat të mirë, ai ekran nuk do të zhduket askund. /Telegrafi/

“Kalorësit legjendarë të së kaluarës”: Historia e vërtetë e samurajëve misteriozë të Japonisë

12 February 2026 at 14:51


Që nga fillimet e tyre në Mesjetë, samurajët kanë frymëzuar artin, letërsinë dhe filmat, nga Shoguni [Shōgun] te Lufta e yjeve [Star Wars]. Por, historia e tyre e vërtetë është më komplekse dhe më befasuese sesa mund të mendojmë.

Nga: Matthew Wilson / BBC
Telegrafi.com

Trashëgimia e vazhdueshme e samurajëve është fenomen i veçantë në historinë kulturore. Asnjë grup tjetër shoqëror mesjetar nuk është çmuar apo mitizuar pareshtur në kulturën popullore - nga gravurat ykijoi [ukiyo-e] të shekullit XVIII deri te videolojërat, serialet televizive dhe filmat bashkëkohorë.

Harku i famës gjithmonë anon drejt shtrembërimit, dhe kështu ndodh edhe me samurajët: a ishin vërtet këta kalorës legjendarë të së kaluarës aq të patrembur, besnikë, vetëflijues, të disiplinuar dhe në mënyrë unike japonezë, siç kemi menduar? Jo sipas ekspozitës së re Samurai të Muzeut Britanik, e cila synon të heqë perden e fantazisë rreth këtyre luftëtarëve misteriozë dhe shpesh të keqkuptuar - dhe të zbulojë historinë e tyre të vërtetë, shumë më tërheqëse.

Pra, kush ishin samurajët dhe si filloi historia e tyre? “Ata nuk ishin një grup i njëtrajtshëm njerëzish, i njëjtë gjatë gjithë historisë”, i thotë BBC-së, kuratorja e ekspozitës, Rosina Buckland. “Mendoj se perceptimi në Perëndim është se samurajët janë luftëtarë - dhe ata sigurisht që ishin. Kështu u shfaqën dhe u ngritën në pozita pushteti në Mesjetë. Por, kjo nuk është e gjitha”.

Lexo po ashtu:
- Gravurat e famshme (të censuruara) japoneze
- Arti i posterëve japonezë gjatë shekullit XX
- Van Goghu dhe Japonia: Printimet që ndikuan në artin e gjeniut fatkeq

Një parzmore e shfaqur në ekspozitë(Kujdestarët e Muzeut Britanik / The Trustees of the British Museum)

Origjina e samurajëve daton në shekullin X, kur ata u rekrutuan për herë të parë si mercenarë për oborret perandorake. Ata gradualisht u shndërruan në fisnikëri rurale, por nuk ishin, siç njerëzit priren t’i përfytyrojnë më vonë, kryqtarë idealistë që ndiqnin kode kalorësiake të trashëguara nga tradita. Në betejë synonin të përdornin taktika oportuniste, si pritat dhe mashtrimin, dhe shpesh motivoheshin më shumë nga shpërblimet në tokë dhe status sesa nga një ndjenjë nderi apo detyre vetëmohuese.

Aftësia e tyre për t’u përshtatur nënkuptonte gjithashtu se ata i përqafonin ndikimet shumëkulturore dhe teknologjitë e huaja - një tjetër aspekt befasues i identitetit samuraj. Kraharori i një parzmoreje madhështore samurajësh, që shfaqet në ekspozitë, bazohej në një model portugez. Ai ka pjesë të përparme të mprehtë dhe anë të pjerrëta për të devijuar plumbat e musketave, tipare që u bënë të nevojshme vetëm pas importimit në Japoni, më 1543, të armëve evropiane të zjarrit.

“Kultura është pushtet”

Samurajët arritën pushtet politik duke shfrytëzuar kaosin e shkaktuar nga mosmarrëveshjet mbi trashëgiminë perandorake. Përfundimisht, një klan dominues - Minamoto - mori kontrollin dhe, në vitin 1185, themeloi një qeveri të re paralele me oborrin perandorak. Me kalimin e viteve pati ngritje dhe rënie të këtyre dinastive ushtarake, të shoqëruara me beteja të ndryshme midis udhëheqësve të klaneve. Por, siç thekson Buckland, “edhe në këto faza të hershme, kultura është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kultura është pushtet”.

Udhëheqësit ushtarakë - të quajtur shogunë - e kuptuan se nuk mund ta ushtronin me sukses autoritetin sipas këndvështrimit dhe mentalitetit të krerëve fisnorë të luftës. Prandaj, gjetën mënyra për ta plotësuar forcën e tyre ushtarake me forma më të fine dhe më të sofistikuara të ushtrimit të pushtetit brenda shoqërisë oborrtare.

Manuali i tyre i qeverisjes bazohej në filozofinë kineze, kryesisht në idetë e Konfuçit. “Në mendimin neo-konfuçian”, thotë Buckland, “duhet të ketë një ekuilibër midis fuqisë ushtarake dhe aftësisë kulturore”. Pasojë e kësaj ishte investimi gjithnjë e më i madh në pushtetin e butë në dhomat e oborrit të mbushura me aromë temjani.

Origjina e samurajëve nis në shekullin X - por, legjenda dhe mitologjia e tyre kanë zgjatur me shekuj(Kujdestarët e Muzeut Britanik / The Trustees of the British Museum)

Krahas zotërimit të artit të luftës, samurajët u bënë të aftë edhe në artet e rafinuara të pikturës, poezisë, interpretimit muzikor, teatrit dhe ceremonive të çajit. Një erashkë që paraqet orkidetë, e pikturuar në shekullin XIX nga një artist samuraj, është një nga objektet më të bukura dhe më të papritura në ekspozitë.

Shoguni, seriali i Disney/FX-it, sezoni i dytë i të cilit aktualisht është në prodhim, ofron një tregim të trilluar të një prej pikave të kthesës në historinë e samurajëve. Në vitet 1500, një udhëheqës i një klani, Tokugawa Ieyasu (i përfaqësuar nga personazhi fiktiv Yoshii Toranaga në serial), themeloi një qeveri aq të suksesshme saqë zgjati për 250 vjet.

Kjo do të thotë se nuk pati më beteja të mëdha brenda Japonisë, dhe samurajët morën role të reja. Në vend që të komandonin në fushëbetejë, ata tani administronin shtetin. “Ata janë ministra, ligjvënës, mbledhës të taksave”, thotë Buckland. Ata morën detyra që shtriheshin në të gjithë oborrin, “deri edhe duke qenë roje në portat e kështjellës”.

Gratë e samurajëve

Gjatë këtij regjimi të ri, të njohur si Shogunati Tokugawa, familjet e daimiove (Daimyō - zotërinjtë rajonalë të Japonisë) u detyruan të jetonin në qendrën e pushtetit të tij, në qytetin Edo (Tokio). “Ata janë si pengje, pranë shogunit, që ai të mund t’i mbajë nën kontroll”, thotë Buckland. Ishte një mënyrë për të siguruar bindjen dhe besnikërinë e samurajëve. “Nuk mund të komplotosh në provinca nëse gruaja dhe trashëgimtari yt janë në Edo, sepse mund të humbasësh qasjen tek ata, ose ata mund të ekzekutohen”.

Si pasojë, sipas Bucklandit, u rrit rëndësia e rolit të grave në rrethet e samurajëve. “Gratë drejtonin familjet, kur burrat e tyre shpesh mungonin. Dhe, nëse je një samuraj me rang të lartë, mund të kesh 40 ose 50 persona në familjen tënde. Është si të drejtosh një biznes të vogël”.

Përveç mbikëqyrjes së shërbëtorëve dhe zejtarëve, ato menaxhonin edhe edukimin e fëmijëve të tyre dhe pritnin mysafirë sipas ritualeve dhe procedurave të kërkuara. Objekte të ndryshme në ekspozitën e Muzeut Britanik, si rroba, manuale etike dhe aksesorë, tregojnë historitë e jetës së këtyre grave të samurajëve.

Objektet, si kjo xhaketë luksoze e një gruaje, tregojnë historitë e jetës së grave të samurajëve(Koleksioni “John C Weber” / Foto: John Bigelow Taylor)

Gjatë Shogunatit Tokugawa, dramat, poezitë dhe veprat artistike e theksuan gjithnjë e më shumë figurën legjendare të samurajëve të së kaluarës, duke vënë në pah heroizmin, trimërinë dhe besnikërinë e tyre. Shumica shpallnin virtytet e burrave, por disa rrëfenin edhe për gratë luftëtare samuraje.

Një gravurë ykijoi nga viti 1852, paraqet një prej këtyre grave - Tomoe Gozen, gruaja e një gjenerali të klanit Minamoto. Ajo paraqitet në Betejën e Avazusë në vitin 1184, ku thuhet se ndoqi luftëtarin e frikshëm Hachirō Morishige, e rrëzoi nga kali dhe ia përdrodhi kokën me duart e saj të zhveshura.

Rënia dhe rilindja

Gjatë Epokës Meiji (1868-1912), Japonia hapi kufijtë e saj ndaj tregtisë ndërkombëtare dhe filloi të modernizojë industrinë, ushtrinë dhe institucionet shoqërore. Në mesin e ndryshimeve ishte edhe shfuqizimi zyrtar i klasës së samurajëve në vitin 1869. Ishte një tjetër moment vendimtar në historinë e samurajëve. “Në këtë pikë, imazhi i samurajit bëhet thjesht trillim”, thotë Buckland. “Ai hidhet poshtë për rreth 25 vjet, por më pas hyn në lojë nostalgjia dhe imazhi i tyre rishqyrtohet”.

Jashtë Japonisë, një magjepsje e re me samurajët çoi në popullaritetin e librave si Bushido: Shpirti i Japonisë (1899), shkruar nga Nitobe Inazō, një kuaker japonez që jetonte në Kaliforni. “Libri u lexua gjerësisht”, thotë Buckland. “Theodore Roosevelt bleu disa kopje për t’ua dhënë miqve të tij. Ai u përdor për të shpjeguar suksesin e Japonisë, sepse ajo sapo kishte fituar Luftën Sino-Japoneze dhe më pas kishte mposhtur Rusinë”. Brenda Japonisë, gjatë shekullit XX, një imazh i shtrembëruar i samurajëve u manipulua për qëllime të ndryshme, si propagandë për ushtrinë dhe si simbol i kombit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, rrëfimet për samurajët u ringjallën sërish - këtë herë si subjekt filmash. Më i famshmi ndër regjisorët prapa këtyre filmave ishte Akira Kurosawa, aftësia e të cilit për rrëfim vizual dhe menaxhim të skenave të aksionit pati një ndikim vendimtar në kinemanë amerikane. Shtatë samurajët (1954) i Kurosawas u rikrijua si Shtatë të madhërishmit (1960), ndërsa Truproja (1961) frymëzoi Një grusht dollarë (1964).

Më pas, Holivudi ka prodhuar edhe vetë filma për samurajë, si Samuraji i fundit (2003) dhe 47 Ronin (2013) - dhe popullariteti i gjithçkaje që lidhet me samurajët u konfirmua së fundmi nga suksesi i serialit të sipërpërmendur, Shoguni, i bazuar në romanin e vitit 1975 të shkrimtarit anglez James Clavell.

Shumë nga kostumet e “Luftës së yjeve”, u frymëzuan nga parzmoret samuraje(Lucasfilm)

Siç tregon ekspozita, filmi fillestar Lufta e yjeve: Shpresa e re (1977), u frymëzua nga filmi Kështjella e fshehur (1958) i Kurosawës, dhe shumë prej kostumeve u ndikuan nga parzmoret samuraje - ai i Darth Vejderit, i ekspozuar në dhomën e fundit të ekspozitës, është më ikoniku.

Historia e vërtetë e samurajëve është një histori evolucioni dhe përshtatjeje, nga fillimet e tyre si mercenarë mesjetarë deri te statusi i mëvonshëm si burokratë të fisnikëruar dhe mbështetës të arteve. Por, legjenda e tyre ka rezultuar të jetë një burim i përhershëm intrigash dhe magjepsjesh, i mbajtur gjallë ndër dekada në art, film, videolojëra dhe letërsi. “Dhe, ne shpresojmë”, thotë Buckland për ekspozitën e Muzeut Britanik, “që njerëzit të frymëzohen për të krijuar përfaqësime të reja të samurajëve”. /Telegrafi/

Shfaqja e Epstein në rrugët e Tel Avivit rezultat i Inteligjencës Artificiale

12 February 2026 at 11:01

Pretendimi: Ky imazh tregon pedofilin dhe trafikantin amerikan Jeffrey Epstein në Tel Aviv

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse,po qarkullon ditët e fundit një imazh që duket se tregon financierin pedofil Jeffrey Epstein ndërsa ecën i shoqëruar nga roje personale rrugëve të Tel Avivit në Izrael. Vendndodhja e pretenduar e fotos, nxit sigurisht tek komentuesit akuza për një përfshirje shtetërore izraelite në skemën e trafikut seksual të ndërtuar nga Epstein.  

Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual, duke nxitur teori të shumta për një vrasje të qëllimshme për të zhdukur provat e skandaleve të shumë politikanëve dhe njerëzve të tjerë të pasur pjesë e festave famëkeqe të Epstein. Një raport i Departamentit amerikan të Drejtësisë i vitit 2023 tha se autopsia e një ekzaminuesi mjekësor përcaktoi se “shkaku i vdekjes së Epstein ishte varja dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasja.”

Janë programet kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI) që e kanë risjellë në jetë trafikantin.

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është postuar fillimisht në Reddit më 1 shkurt, në forumin me emrin r/hardaiimages (“imazhe të forta AI”). Versioni origjinal përmban logon e Gemini, chatbot-it të inteligjencës artificiale të Google.

Në komentet që u përgjigjen përdoruesve të tjerë që pyesnin për burimin dhe vërtetësinë e imazhit, postuesi origjinal vuri në dukje se “disa njerëz po harrojnë se në cilin subreddit jemi tani”. Në një tjetër përgjigje ndaj një përdoruesi që pyeti nëse e kishte krijuar vetë, postuesi u përgjigj: “E bëra, në fakt me Gemini. Mund ta shihni logon Gemini në pjesën e poshtme djathtas të secilës fotografi. Nuk mendoja se do të bëhej kaq virale.”

Detaje të tjera në imazh tregojnë se është i rremë. Pozicioni i gabuar e dritës së gjelbër në semaforin në sfond. Tabela rrugore në sfond përmban një përkthim të gabuar në hebraisht për “Tel Aviv”. Fotot e tabelave të vërteta të qytetit tregojnë shkronja të tjera hebraike dhe arabe.

Tabela e gjeneruar me AI (majtas) dhe tabelat e vërteta (djathtas)

Tabelat gjithashtu nuk përputhen me ndonjë vend të vërtetë në Tel Aviv. Një rrugë me emrin “Haangus Ev.” nuk shfaqet në Google Maps.

Sa i përket pretendimit se Epstein është gjallë, midis dokumenteve të sapo deklasifikuara të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë janë disa imazhe që tregojnë Jeffrey Epstein të shtrirë në një barrelë pas vdekjes së tij më 10 gusht 2019. BBC raporton se këto janë 20 imazhe të publikuara si pjesë e një “raporti të deklasifikuar të FBI” mbi vdekjen e Epstein, si dhe “një autopsi dhe dokumente të brendshme të burgut.”

The post Shfaqja e Epstein në rrugët e Tel Avivit rezultat i Inteligjencës Artificiale appeared first on Faktoje.al.

Eksperti i IA paralajmëron kundër trendit të fundit duke përdorur ChatGPT për të kthyer fotot në karikatura

By: Rovena
12 February 2026 at 08:48

Një ekspert i inteligjencës artificiale (IA) ka paralajmëruar kundër një trendi viral që përdor ChatGPT dhe mjetet e IA-së për të kthyer fotot personale në karikatura humoristike.

Ai ka paralajmëruar se trendi në dukje i padëmshëm mbart rreziqe serioze për privatësinë dhe sigurinë.

Trendi, i cili kohët e fundit është përhapur në platformat e mediave sociale, shkon përtej ndryshimit të tipareve të fytyrës për të krijuar imazhe të ngjashme me ato të karikaturave.

Në shumë raste, ai përpiqet të parashikojë profesionin e një përdoruesi dhe ta integrojë vizualisht atë në një skenë satirike.

Por ekspertët thonë se procesi pas këtyre imazheve përfshin shumë më tepër sesa manipulim të thjeshtë të imazhit.

Duke folur për Al Arabiya, Mohamed Mohsen Ramadan, kreu i Njësisë së Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike në Qendrën Arabe për Kërkime dhe Studime, tha se trendi fsheh rreziqe reale teknike dhe sigurie pavarësisht popullaritetit të tij të gjerë.

Ai shpjegoi se aplikacione të tilla mbështeten në sisteme të përparuara të IA-së, duke përfshirë modelet e vizionit kompjuterik që analizojnë tiparet e fytyrës, moshën, shprehjet, veshjet dhe detajet e sfondit.

Ato gjithashtu përdorin modele të të mësuarit të thellë dhe multimodale që kombinojnë imazhe, tekst, të dhëna të mëparshme dhe sjelljen e përdoruesit.

Ai vuri në dukje një skenar më të rrezikshëm që përfshin shkelje të të dhënave, duke vënë në dukje se imazhet e rrjedhura që përmbajnë karakteristika të detajuara biometrike mund të ripërdoren më vonë për mashtrim, shantazh ose imitim, duke e bërë të pamundur rikuperimin e plotë të të dhënave.

Ramadan theksoi se çdo bazë të dhënash dixhitale është e ndjeshme ndaj hakerimit

Before yesterdayMain stream

Kreu i PDK-së njofton rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Kërkohet gjykim i drejtë

11 February 2026 at 22:34

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza gjatë fjalimit të tij në seancën për votimin e Qeverisë kërkoi nga të gjithë deputetët që të bashkohen e të ndihmojnë pa politizime betejën për drejtësi që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai ftoi që të bashkëngjiten në protestën e 17 shkurtit.

Hamza bëri të ditur se në seancën e parë të punës do të procedojnë votimin e rezolutës së hartuar dhe që është dorëzuar në kuvend, në të cilin kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Hamza përmendi tri pika kryesore që pret nga Qeveria e re. Ai kërkoi konsensus të gjerë edhe për zgjedhjen e presidentit e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Përgjegjësia që presim ne si PDK, duhet të përkthehet në disa pika thelbësore. Presim përgjegjësi për respektimin e Kushtetutës. PDK dhe shpresoj të gjithë deputetët, do t’i bashkoheni të ndihmojmë pa mëdyshje, pa politizime betejën për drejtësi dhe të vërtetën që po zhvillohet në Hagë. Me këtë rast ftoj të gjithë kolegët dhe liderët të jemi së bashku me 17 shkurt, në marshin gjithë popullor “drejtësi jo politikë”. Kuvendi dhe qeveria e ardhshme ka obligim të bëj maksimumin që kjo mbrojtje e drejtësisë të përkthehet në veprime konkrete. Së treti PDK beson fuqimisht se demokracia në Kosovë është e ndërtuar të shprehemi teknikisht në çështjen thelbësore për funksionimin e shtetit. Kërkohet konsensus i gjerë edhe për zgjedhjen e presidentit, marrëveshjen ndërkombëtare, institucionet e pavarura dhe gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hamza.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza shtoi se mbështetja e drejtë për krerët e UÇK-së kërkon qasje më dinjitoze, të matur dhe unifikuese.

“Raporti i shtetit tonë me themeluesit e UÇK-së që janë edhe themeluesit e shtetit me procesin që po zhvillohet kundër tyre në Hagë, kërkon qasje më dinjitoze të matur dhe më unifikuse, pavarësisht dallimeve politike, mbështetja e drejtë për ta janë detyrim i përbashkët i yni. Në këtë kontekst, pasi vet keni qenë dëshmitarë të kërkesave absurde të prokurorisë në Hagë, ju njoftoj se në seancën e parë të punës do të procedojmë votimin e rezolutës së hartuar dhe propozuar nga ekspertë të pavarur, që tash i është dorëzuar kuvendit me të cilin kërkohet gjykim i drejtë i paanshëm dhe profesional në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, shtoi ai.

Ndërkohë për ekspozenë e Kurtit tha se është me premtime të mëdha, derisa ka përmendur edhe problemet ekonomike.

“Është me shumë premtime, ka çështje që nuk kanë bazë kah do të financohen është e saktë që janë rritur eksportet por nuk është e mjaftueshme me i përmend pa i përmend që janë rritur importet, që është thelluar deficiti tregtar, që shumë indikator financiar dhe makroekonomik nuk janë në trendin e duhur, që likuiditeti në sektorin bankar është çdo ditë duke u zvogëluar, janë duke u rritur edhe normat e interesit”, tha ai.

Hamza tha se si PDK do të mbështesin çdo iniciativë në interes të qytetarëve.

/KosovaPress//r.e/

The post Kreu i PDK-së njofton rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Kërkohet gjykim i drejtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fetai: Raporti i Transparency International dëshmon se jemi në binarët e duhur

11 February 2026 at 17:15


Zv. kryeministri, Arben Fetari vlerëson se raporti i fundit i Transparency International për vitin 2025 ka sjellë një sinjal pozitiv për Maqedoninë e Veriut.

Fetai, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky rezultat është fryt i hapave konkretë të ndërmarrë nga qeveria.
“Raporti tregon se vendi është ngritur për katër pozita krahasuar me vitin e kaluar. Ky padyshim është sinjal pozitiv. Por vlerësimi me 40 pikë nga 100 na kujton se sfidat janë ende të mëdha dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi”, ka shkruar Fetai.

Ai ka përmendur disa masa të ndërmarra. Miratimi i Planit akcionar të reviduar të Strategjisë për Transparencë 2023–2026, me afate dhe përgjegjësi të qarta.

"Kthimi i transparencës së pronësisë së vërtetë në mjet real parandalues, duke lidhur të dhënat e pronarëve përfitues me prokurimin publik. Funksionalizimi i Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë si mekanizëm koordinues të nivelit të lartë. Përgatitja e strategjisë së re nacionale anti-korrupsion, e cila pritet të miratohet së shpejti", shton Fetai./Telegrafi/

Qeveria serbe shkakton skandal - Vuçiqit i dërgohen planet e zhvillimit të krijuara me ChatGPT

11 February 2026 at 10:21


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga qeveria projektet e planeve “Serbia 2030” dhe “Serbia 2035”, por sipas raportimeve, propozimet që mori ishin bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, gjë që e zemëroi atë.

Këtë informacion e kanë publikuar mediat e Beogradit. Sipas tyre, Vuçiq do të thërrasë sot kryeministrin serb, Gjura Macut dhe ministrat, duke u dhënë afat që deri më 21 shkurt, kur kthehet nga udhëtimi në Indi, t’i paraqesin një propozim të ri të programit.

“Nëse kjo nuk realizohet, presidenti Vuçiq vetë do të propozojë atë strategji dhe program. Dëshmitarët që ishin prezent kur presidenti Vuçiq mori planin e bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, thonë se nuk e kanë parë kurrë kaq të zemëruar për një kohë të gjatë”, raporton gazeta nova.rs.

Edhe pse lajmi u publikua mbrëmë nga tabloidet proqeveritare, as Vuçiq e as ndonjë anëtar i Qeverisë së Serbisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë rast.

Kujtojmë se Vuçiq më parë kishte njoftuar se planet e zhvillimit të Serbisë deri në vitin 2030 dhe 2035 do të publikoheshin deri më 1 mars dhe se çështja e rrjetit të furnizimit me ujë do të jetë një nga pikat kryesore të këtyre planeve.

Ai gjithashtu kishte thënë se “në planet dhe programet punojnë njerëz të specializuar dhe se pa plane adekuate nuk mund të bëhet asgjë”.

“Prandaj duhet të dalim sa më shpejt me planin deri në 2030 dhe planin afatgjatë deri në 2035, që njerëzit të mund të kuptojnë se çfarë do të bëjmë,” kishte theksuar atëherë Vuçiq. /Telegrafi/

RENEA, në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”

10 February 2026 at 10:43

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Forcat RENEA janë duke marrë pjesë në Dubai në “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave special.

Kryeministri Edi Rama ndau momente nga pjesëmarrja e forcave shqiptare, duke u shprehur se RENEA me këtë pjesëmarrje bëhet pjesë e elitës botërore të forcave speciale.

Në garë, për të pestin vit radhazi Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”

Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota.

The post RENEA, në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RENEA, në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”

By: lindita
10 February 2026 at 10:49

Forcat RENEA kanë marrë pjesë në Dubai në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga pjesëmarrja e forcave shqiptare dhe shkruan: “RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”🇦🇱 Në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale Për të pestin vit radhazi…

Source

ChatGPT do të shfaqë reklama: OpenAI nis testimin

By: nik
9 February 2026 at 22:12

OpenAI ka nisur testimin e reklamave në shërbimin e saj të chatbot-it, ChatGPT, duke prekur nivelet falas dhe “Go”. Reklamat do të shfaqen qartësisht të shënuara dhe vizualisht të ndara nga përgjigjet, të optimizuara bazuar në të dhënat e përdoruesit si tema e bisedës dhe ndërveprimet e mëparshme. Ato nuk do të ndikojnë në përgjigjet e chatbot-it, dhe përdoruesit mund të parandalojnë reklamat e…

Source

Fetai: Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë

9 February 2026 at 19:54


Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë nëse institucionet kompetente konstatojnë shkelje të ligjit lidhur me moslejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, tha zv. kryeministri Arben Fetai nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se, në kuadër të procedurave qeveritare dhe institucionale, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve janë duke shqyrtuar nëse Ministria e Drejtësisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

"Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe përbën një vendim arbitrar, juridikisht të pambështetur dhe institucionalisht të rrezikshëm.

Pavarësisht mangësive që mund të ketë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është ligj në fuqi dhe obligues, duke nënvizuar se asnjë institucion nuk ka të drejtë ta zbatojë apo ta injorojë ligjin sipas vullnetit të vet", tha Fetai.

Zv. kryeministri ka sqaruar se Ligji për provimin e jurisprudencës nuk përmban asnjë ndalim që provimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si fakt juridik dhe jo interpretim politik.

“Pretendimi se provimi duhet të jetë vetëm në gjuhën maqedonase nuk mbështetet në asnjë nen konkret ligjor”, ka deklaruar Fetai./Telegrafi/

Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

9 February 2026 at 15:51

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në WHX Dubai 2026, një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin.

Ministrja Sala prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Ajo theksoi se, pavarësisht progresit të bërë, sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve, në mënyrë që informacioni shëndetësor të qarkullojë më lehtë, të shmangen përsëritjet e panevojshme dhe të lehtësohet puna e profesionistëve të shëndetit.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se teknologjia ka vlerë vetëm kur përmirëson realisht kujdesin për pacientin dhe se hapi i radhës për Shqipërinë është ndërtimi i sistemeve të lidhura, të sigurta dhe të besueshme, në përputhje me standardet europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala në WHX Dubai 2026
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja e Shëndetësisë, Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

By: redi
9 February 2026 at 16:27

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në WHX Dubai 2026, një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin. Ajo prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Source

RENEA në elitën botërore të forcave speciale ”SWAT Challenge Dubai 2026”

By: redi
9 February 2026 at 15:38

Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota. Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”…

Source

HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg

9 February 2026 at 10:51

HONG KONG, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Një gjykatë në Hong Kong dënoi sot manjatin e medias dhe aktivistin pro-demokracisë Jimmy Lai me 20 vjet burg.

Lai, 78 vjeç, u shpall fajtor në dhjetor për komplot për bashkëpunim me forcat e huaja dhe për publikim të botimeve rebele, vepra penale që mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Bashkëshortja e Lai, Teresa Lai, dhe mbështetës të tij, përfshirë kardinalin katolik Joseph Zen, morën pjesë në dhënien e dënimit.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar vazhdimisht gjyqin.

“Dënimi i ashpër me 20 vjet burg kundër 78-vjeçarit Jimmy Lai është në fakt një dënim me vdekje”, tha Elaine Pearson, drejtoreshë e Azisë në “Human Rights Watch”.

“Një dënim i kësaj madhësie është mizor dhe thellësisht i padrejtë”, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij (RSF) thanë se vendimi i gjykatës thekson kolapsin e plotë të lirisë së shtypit në Hong Kong.

Grupi u bëri thirrje demokracive si, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë presion mbi autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut për të siguruar që Lai dhe gazetarët e tjerë të lirohen nga burgu.

Çështja ka tërhequr vazhdimisht kritika ndërkombëtare, veçanërisht nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ndërsa presidenti Donald Trump tha gjatë fushatës së tij zgjedhore se donte ta lironte Lai nga burgu.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, lëshoi ​​një deklaratë pas dënimit, duke iu referuar “një ndjekjeje penale të motivuar politikisht”.

“Unë mbetem thellësisht e shqetësuar për shëndetin e Lai dhe u bëj thirrje sërish autoriteteve të Hong Kongut që t’i japin fund përvojës së tij të tmerrshme dhe ta lirojnë atë për arsye humanitare”, tha sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, në ​​një deklaratë pas dënimit.

Robert Pang, avokati i Lai ka kërkuar një dënim të reduktuar në javët e fundit, duke përmendur shëndetin e tij.

Ai përmendi gjendjen e tij shëndetësore duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin, ndërsa prokurorët hodhën poshtë shqetësimet për çdo përkeqësim të gjendjes së Lai në burg, duke e përshkruar shëndetin e tij si “të qëndrueshëm”. //a.i/

The post HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 30 metra distancë, Dominik Szoboszlai shënon eurogol ndaj Man Cityt

8 February 2026 at 19:07


Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Man Cityt, në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën Premier.

Ishte Dominik Szoboszlai që shënoi një eurogol nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë pas 74 minutave lojë.

Me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, hungarezi e la Donnarumman të shtangur, me këtë të fundit që as nuk arriti të reagonte (74’).

Për më shumë shikojeni golin:

ELE É DEMAIS!!!! ELE É FANTÁSTICO!!!! ELE É MÁGICO!!! ELE É MARAVILHOSO!!!!

SZOBOSZLAI DE FALTA ABRE O PLACAR PARA O LIVERPOOL!!!!

1-0
pic.twitter.com/VfZzkcAHpk
— Central Liverpool Brasil (@central_lfc_br) February 8, 2026

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Liverpooli do të arrijë t’i arkëtojë pikët e plota në “Anfield”./Telegrafi

Produkti i parë harduerik i OpenAI do të jenë kufjet me inteligjencë artificiale

8 February 2026 at 15:35


Sipas një informatori kinez në Weibo, OpenAI po përgatitet të lansojë produktin e saj të parë harduerik - një palë kufje, sigurisht, të mundësuara nga modeli i inteligjencës artificiale i kompanisë.

Sipas raportit, kompania vendosi të zvogëlojë përpjekjet e saj në harduer për momentin, ndoshta për shkak të rritjes së kostove të harduerit, transmeton Telegrafi.

Në fillim, u përfol se OpenAI po punonte në një varëse të vogël ose një stilolaps, gjë që është në përputhje me vërejtjet e CEO-s Sam Altman në lidhje me pajisjen si më "paqësore dhe të qetë" sesa një telefon i mençur. Sidomos pasi OpenAI punësoi ish-kryedizajnerin e Apple, Jony Ive.

Planet ndoshta kanë ndryshuar që nga përmendja e parë e pajisjes, dhe kompania ka vendosur të zgjedhë diçka më të thjeshtë - kufje me inteligjencë artificiale.

Nuk ka më shumë detaje në dispozicion përveç se ka të ngjarë të quhet "Dime". Pritet të dalë në treg deri në fund të këtij viti, dhe sapo të përmirësohet mungesa e HBM (memorie me brez të gjerë të lartë), OpenAI do të prezantojë një version më të avancuar të produktit. /Telegrafi/

❌
❌