Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 February 2026Main stream

Përshkallëzohet lufta për Inteligjencën Artificiale - Google Gemini në shënjestër të sulmuesve

12 February 2026 at 18:31


Sulmues digjitalë tentojnë të zbulojnë “sekretet” e modelit të avancuar të inteligjencës artificiale (AI) përmes mijëra pyetjeve të strukturuara.

Lufta globale për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale po hyn në një fazë të re dhe më agresive.

Kompania amerikane Google ka konfirmuar se modeli i saj i avancuar i AI, Gemini, është bërë objekt i sulmeve të organizuara nga aktorë që synojnë të zbulojnë mënyrën e funksionimit të sistemit.

Sipas raportimeve, sulmuesit kanë përdorur dhjetëra mijëra pyetje të formuluara me kujdes për të testuar kufijtë e modelit dhe për të nxjerrë informacione mbi logjikën e tij të brendshme. Në një rast, janë dërguar mbi 100 mijë kërkesa përpara se kompania të identifikonte modelin e dyshimtë të aktivitetit dhe të ndërmerrte masa shtesë sigurie.

Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se këto metoda njihen si përpjekje për “reverse engineering” – një proces përmes të cilit synohet të kuptohet struktura dhe funksionimi i një sistemi pa pasur qasje të drejtpërdrejtë në kodin burimor. Qëllimi final mund të jetë zhvillimi i modeleve konkurruese pa investuar miliarda dollarë në kërkim dhe zhvillim.

Google ka bërë të ditur se sulmuesit shpesh maskojnë qëllimet e tyre, duke i paraqitur pyetjet si kërkesa të zakonshme të përdoruesve. Kjo e bën më të vështirë dallimin mes përdorimit normal dhe përpjekjeve për manipulim apo shfrytëzim të sistemit.

Si përgjigje, kompania po forcon mekanizmat e mbrojtjes dhe po përmirëson algoritmet që identifikojnë sjellje të dyshimta. Inxhinierët po punojnë për të zhvilluar sisteme që analizojnë modelet e përdorimit në kohë reale dhe që bllokojnë automatikisht aktivitetet potencialisht të dëmshme.

Ndërkohë, konkurrenca mes gjigantëve teknologjikë për supremacinë në fushën e inteligjencës artificiale vazhdon të intensifikohet. Investimet miliardëshe, zhvillimi i modeleve gjithnjë e më të fuqishme dhe tani edhe përpjekjet për t’i sabotuar apo kopjuar ato, tregojnë se AI është shndërruar në një nga fushat më strategjike të teknologjisë moderne.

Analistët paralajmërojnë se me rritjen e kapaciteteve të inteligjencës artificiale do të shtohen edhe përpjekjet për ta shfrytëzuar ose komprometuar atë, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç në garën teknologjike globale. /Telegrafi/

E gjeneruar kjo pasagjere me “ushqim në çantë” në avion

12 February 2026 at 16:04

Pretendimi: Kjo video tregon një shkëmbim real në aeroplan

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————————

Një video që ka marrë mbi njëmijë pëlqime në Instagram pretendon se tregon një grua shqiptare duke ngrënë një tavë të gatuar vetë në avion dhe duke u grindur me stjuardesën që i kërkon të ndalojë. Ushqimi dhe sjellja harbute e udhëtares krijon një situatë të sikletshme për të gjithë pasagjerët në njërën prej linjave ajrore low-cost që operojnë në Shqipëri. 

Megjithatë, video qesharake nuk tregon një ngjarje të vërtetë. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video është postuar fillmisht në TikTok nga një llogari që poston përmbajtje të gjeneruara me AI. 

Në fakt, Faktoje ka përgënjeshtruar me parë një tjetër video të gjeneruar nga kjo llogari, e quajtur “çudira albanistani” dhe të shpërndarë si e vërtetë në rrjet.

Një tregues i origjinës artificiale të videos është mungesa e ndonjë reagimi kureshtar nga pasagjerët në rreshtat para gruas, të cilët qëndrojnë stoikë në poltronet e tyre ndërsa ‘gruaja’ grindet me ‘stjuardesën’. Asnjëri prej tyre nuk kthen as kokën për të parë se ç’po ndodh prapa tyre.

Këto imazhe janë shembuj i çfarë është quajtur ‘AI slop’ që përkthehet në “llum AI.” 

Llum AI quhen imazhe, video apo shkrime me cilësi të ulët të krijuara duke përdorur teknologjinë gjeneruese të inteligjencës artificiale dhe të karakterizuara nga një mungesë e theksuar e përpjekjes, logjikës ose kuptimit.

Llumi AI zakonisht ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë komenteve, e kështu zakonisht konsiston në imazhe, dhe histori shoqëruese, që ngjallin emocione të forta tek njerëzit. Llumi AI që nxit zemërim, ofendim dhe skandalizim merr shumë angazhim. 

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Meta i detyron përdoruesit të etiketojnë videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post E gjeneruar kjo pasagjere me “ushqim në çantë” në avion appeared first on Faktoje.al.

Shfaqja e Epstein në rrugët e Tel Avivit rezultat i Inteligjencës Artificiale

12 February 2026 at 11:01

Pretendimi: Ky imazh tregon pedofilin dhe trafikantin amerikan Jeffrey Epstein në Tel Aviv

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse,po qarkullon ditët e fundit një imazh që duket se tregon financierin pedofil Jeffrey Epstein ndërsa ecën i shoqëruar nga roje personale rrugëve të Tel Avivit në Izrael. Vendndodhja e pretenduar e fotos, nxit sigurisht tek komentuesit akuza për një përfshirje shtetërore izraelite në skemën e trafikut seksual të ndërtuar nga Epstein.  

Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual, duke nxitur teori të shumta për një vrasje të qëllimshme për të zhdukur provat e skandaleve të shumë politikanëve dhe njerëzve të tjerë të pasur pjesë e festave famëkeqe të Epstein. Një raport i Departamentit amerikan të Drejtësisë i vitit 2023 tha se autopsia e një ekzaminuesi mjekësor përcaktoi se “shkaku i vdekjes së Epstein ishte varja dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasja.”

Janë programet kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI) që e kanë risjellë në jetë trafikantin.

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është postuar fillimisht në Reddit më 1 shkurt, në forumin me emrin r/hardaiimages (“imazhe të forta AI”). Versioni origjinal përmban logon e Gemini, chatbot-it të inteligjencës artificiale të Google.

Në komentet që u përgjigjen përdoruesve të tjerë që pyesnin për burimin dhe vërtetësinë e imazhit, postuesi origjinal vuri në dukje se “disa njerëz po harrojnë se në cilin subreddit jemi tani”. Në një tjetër përgjigje ndaj një përdoruesi që pyeti nëse e kishte krijuar vetë, postuesi u përgjigj: “E bëra, në fakt me Gemini. Mund ta shihni logon Gemini në pjesën e poshtme djathtas të secilës fotografi. Nuk mendoja se do të bëhej kaq virale.”

Detaje të tjera në imazh tregojnë se është i rremë. Pozicioni i gabuar e dritës së gjelbër në semaforin në sfond. Tabela rrugore në sfond përmban një përkthim të gabuar në hebraisht për “Tel Aviv”. Fotot e tabelave të vërteta të qytetit tregojnë shkronja të tjera hebraike dhe arabe.

Tabela e gjeneruar me AI (majtas) dhe tabelat e vërteta (djathtas)

Tabelat gjithashtu nuk përputhen me ndonjë vend të vërtetë në Tel Aviv. Një rrugë me emrin “Haangus Ev.” nuk shfaqet në Google Maps.

Sa i përket pretendimit se Epstein është gjallë, midis dokumenteve të sapo deklasifikuara të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë janë disa imazhe që tregojnë Jeffrey Epstein të shtrirë në një barrelë pas vdekjes së tij më 10 gusht 2019. BBC raporton se këto janë 20 imazhe të publikuara si pjesë e një “raporti të deklasifikuar të FBI” mbi vdekjen e Epstein, si dhe “një autopsi dhe dokumente të brendshme të burgut.”

The post Shfaqja e Epstein në rrugët e Tel Avivit rezultat i Inteligjencës Artificiale appeared first on Faktoje.al.

Virtuozët muzikorë që po rikthejnë trurin në mediat sociale

12 February 2026 at 12:37


Qoftë duke krijuar pop mikrotonal apo duke luajtur me instrumente të Renesancës me kocka deleje, një brez i artistëve të guximshëm po e bëjnë muzikën, që vërtet është e çuditshme, pjesë të rrjedhës kryesore - por, a janë në mëshirën e algoritmit?

Nga: Nathan Evans / The Guardian (Titulli: AI slop, begone! The viral musical virtuosos bringing brains and brilliance back to social media)
Përkthimi: Telegrafi.com

Chloë Sobek është muzikante nga Melburni që luan violonën, një pararendëse e kontrabasit nga Renesanca. Por, në vend që ta luajë në mënyrën tradicionale, ajo vendos copa kartoni që lëkunden midis telave ose përdor një kockë deleje si hark, dhe këto ndërhyrje të çuditshme janë bërë tërheqëse për algoritmin e Instagram-it, duke i siguruar dhjetëra-mijëra - ndonjëherë qindra-mijëra - shikime për secilën prej videove të saj të realizuara nga vetë ajo. “Pavarësisht se si mund të duket, jam person mjaft i turpshëm”, thotë ajo.

Kur kryevepra robo-minimaliste e Laurie Andersonit, O Superman, arriti në vendin e dytë në top-listat e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1981, falë transmetimit të pandërprerë në emisionin radiofonik të John Peelit, ky ishte një sinjal i fuqisë së një mediumi për ta shtyrë muzikën eksperimentale drejt rrjedhës kryesore. Kjo po ndodh sërish tani, pasi interpretues të instrumenteve të përpunuara, si Sobek, plus pianistë eksperimentalë, këngëtarë mikrotonalë dhe shumë interpretues të tjerë solo që shtyjnë kufijtë, po dalin rregullisht nga rrethet nëntokësore falë videove - zakonisht të xhiruara nga vetë ata në shtëpi - që po bëhen virale në TikTok dhe Instagram.

Mund të keni hasur një version të një kënge të Mitskit të luajtur në një shkallë të errët mikrotonale, ose një pjesë pianoje ku interpretuesi vizaton me vrull një rreth mbi tastierë, ose, në rastin e Brad Barrit, një dron i tendosur i krijuar duke tërhequr një copë të gjatë poliesteri nëpër telat e kitarës së tij. Gjithë kjo sugjeron se publiku i gjerë është në fakt shumë më pranues ndaj muzikës së çuditshme sesa mendojnë shumëkush - por, pse po rezonon kaq fort?

Suksesi i këtyre virtuozëve të dhomës së gjumit tashmë po kalon në botën reale: pasi fitoi miliona shikues me performancat e saj solo ekspresioniste në piano dhe sintetizator, muzikantja nga Arkanzasi (dhe mësuese pianoje me kohë të pjesshme), Precious Renee Tucker, u ftua së fundmi të performonte për heroinën e saj, Solange Knowles. “Ende po përpunoj gjithçka”, thotë ajo. TikTok-u i saj është një fletore digjitale kaotike e miqësisë së saj të përjetshme me pianon, me përshkrime plot pasthirrma entuziaste si “nuk e di!!!” dhe “muzika është pëlhurë!!!”. Gjithmonë nxjerr gjëra pa menduar shumë për nevojën për t’i kuptuar”, thotë ajo. “Janë vërtet këto fragmente të vetes sime”.

Artistë të tjerë eksperimentalë, si Maddie Ashman dhe Bryan Deister, po magjepsin përdoruesit e TikTok-ut me muzikë mikrotonale, që në thelb është një hapësirë e gjerë notash disonante të fshehura midis shkallës së standardizuar perëndimore. “Kjo në tranon, është sikur kemi jetuar në një matricë tingujsh muzikorë të përshkruar si ‘në rregull’”, lexohet në një koment nën një nga këngët e Ashmanit.

“Udhëhiqem nga pyetjet”, thotë Ashmani, një muzikante britanike që krijon pop mikrotonal të mbushur me harmoni të pazakonta dhe ndërthurje të paparashikueshme vokale - një teknikë me linja melodike të ndërthurura - që të kujton heroinën e madhe të avangardës, Meredith Monk. “Jam më e lumtur kur lëviz mes vendeve dhe kur i afrohem një instrumenti ashtu si do t’i afrohesha një tjetri”. Gjatë ngritjes së saj katërvjeçare në platformat e videove të shkurtra, që kulmoi me publikimin e EP-së së saj debutuese javën e kaluar, ajo e ka përqafuar mikrotonalitetin sepse është diçka që pak artistë mund ta bëjnë. “Për shumë njerëz, përvoja e tyre me muzikën mikrotonale është se nuk munden ta interpretojnë, dhe kjo dhemb”.

Ajo i bazon videot e saj rreth elementit të befasisë, duke nisur me interpretimin e shkallës së papërpunuar mikrotonale dhe më pas duke nxjerrë prej saj një këngë magjepsëse. “Mendoj se kjo funksionon mirë për algoritmin”, hamendëson ajo, “sepse njerëzit kanë një pritshmëri për atë që do të jetë. Pastaj ne i sfidojmë ato pritshmëri dhe njerëzit ndiejnë diçka”.

Megjithatë, si suksesi i Andersonit në top-lista, këta muzikantë janë po aq përçarës sa edhe të spikatur; çdo video ka pjesën e saj të kritikëve, që vënë në dyshim vlefshmërinë e muzikës. “Njerëzit fillojnë me debate në komente”, thotë Sobeka dhe, në rastin e saj, shpesh shprehin shqetësim për instrumentin e saj. “Sepse është ky instrument i bukur i Renesancës dhe unë dukem sikur po e godas e njerëzit thonë: ‘Si mund ta bësh këtë’? Por, mënyra si luaj është në fakt mjaft e butë nëse do ta shihnit nga afër. Po them që këto instrumente të vjetra nuk duhet të jenë prapa xhamit. Në një farë mënyre, unë po u jap më shumë jetë sesa dikush që përpiqet të riprodhojë historinë”.

Ky provokim e bën Sobekan të dallohet në mediat sociale, një ekonomi e vëmendjes ku çdo koment - pozitiv apo negativ - regjistrohet si angazhim; ndërkohë, muzikantët e rrjedhës kryesore si Rosalía dhe Jacob Collier, vitet e fundit kanë nxitur interes për interpretimin klasik dhe teorinë e muzikës. Por, suksesi i Sobekës, Ashmanit etj. vjen kryesisht nga entuziazmi i sinqertë i njerëzve që janë mpirë nga kultura e mërzitshme e influencuesve dhe përmbajtja e dobët e krijuar nga inteligjenca artificiale. “Ne vërtet dëshirojmë diçka krejtësisht të re, ose të paktën të frymëzohemi për ta pasur atë perspektivë”, thotë Tucker. “Të heqim dorë nga e kaluara dhe të shkëputemi nga ajo që kemi parë më parë, dhe të kemi guximin të bëjmë diçka krijuese që nuk ka ekzistuar ende”.

Në një mënyrë të tërthortë, ky është një riangazhim që ka qëllim artin eksperimental: të provokojë dhe të masë reagimin duke lakuar rregullat e padukshme. “Kjo është pjesa ime e preferuar e sferës eksperimentale”, thotë Tucker me buzëqeshje. “Nuk po them patjetër se mënyra si luaj unë është e saktë apo standard. Më pëlqejnë shumë bisedat që lindin: A është kjo e pranueshme? A tingëllon mirë? Çfarë është kjo”? Ajo e krahason procesin me një laborator me plot shkencëtarë që krahasojnë shënimet e veta.

Megjithatë, disa komente nën videot e artisteve femra kalojnë në mizogjini. “Ka padyshim një element që unë jam grua dhe po bëj diçka kongrontuese”, thotë Sobeka. “Marr shumë reagime të forta prej burrave, dhe pyes veten nëse do të ishte ndryshe po të isha burrë. A do të ishte paksa më e pranueshme”? Ashman vëren një model të ngjashëm me ekspertë të vetëshpallur meshkuj që vënë në dyshim se sa “vërtet mikrotonale” është muzika e saj, por thotë se “tani jemi në një shoqëri ku shumica e njerëzve mund të qeshin me ta në vend që të lëndohen, dhe kjo është e mrekullueshme ta thuash”.

Pavarësisht suksesit të tyre në internet, këta artistë janë gjithashtu të shqetësuar për algoritmet e mediave sociale që promovuan videot e tyre në radhë të parë. “A mund ta ruaj të njëjtin mendim se po e bëj këtë për argëtim? A mund të bëj pushim, apo duhet të vazhdoj të krijoj dhe ta publikoj pavarësisht gjithçkaje”? - pyet Tucker.

“Gjithmonë ka pasur roje portash”, argumenton Sobeka. “Mendojmë se interneti i ka demokratizuar gjërat, por ende përcaktohet nga ky algoritëm roje porte. Është e njëjta gjë”.

Kjo jo vetëm krijon presion për të postuar rregullisht, por videot e shkurtra mund të shtrembërojnë idenë se çfarë është në të vërtetë arti eksperimental - në sytë e atyre që sapo e kanë zbuluar përmes një algoritmi. “Po e shtyn këtë ide të spektaklit dhe nuk mendoj se arti është vetëm spektakël”, thotë Sobeka. “Do të postoj një video më ‘serioze në aspektin muzikor’ dhe nuk do të marrë as afërsisht aq interes sa gjërat argëtuese dhe të çmendura”.

Por, videot e shkurtra ofrojnë gjithashtu mënyra të reja për t’u shprehur - mund ta shihni në vargjet e mbivendosura që zbresin shkallëve pas Ashmanit në videot e saj, ose në mënyrën si çdo klip me kualitet të dobët dhe impulsiv nga Tucker bashkohet në një trup unik veprash - dhe ky është arti në një dialog publik unik me audiencën e tij. “Është befasuese”, thotë Tucker, “që kaq shumë njerëz janë të gatshëm të jenë në këtë hapësirë të së panjohurës dhe të mos kenë një përgjigje të menjëhershme në një hapësirë digjitale kaq të menjëhershme ku mund të kesh çdo lloj stimulimi që dëshiron. Jam krenare për të gjithë ne që kemi guximin të shkojmë atje”. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Eksperti i IA paralajmëron kundër trendit të fundit duke përdorur ChatGPT për të kthyer fotot në karikatura

11 February 2026 at 21:33


Një ekspert i inteligjencës artificiale (IA) ka paralajmëruar kundër një trendi viral që përdor ChatGPT dhe mjetet e IA-së për të kthyer fotot personale në karikatura humoristike.

Ai ka paralajmëruar se trendi në dukje i padëmshëm mbart rreziqe serioze për privatësinë dhe sigurinë.

Trendi, i cili kohët e fundit është përhapur në platformat e mediave sociale, shkon përtej ndryshimit të tipareve të fytyrës për të krijuar imazhe të ngjashme me ato të karikaturave.

Në shumë raste, ai përpiqet të parashikojë profesionin e një përdoruesi dhe ta integrojë vizualisht atë në një skenë satirike.

Por ekspertët thonë se procesi pas këtyre imazheve përfshin shumë më tepër sesa manipulim të thjeshtë të imazhit.

Duke folur për Al Arabiya, Mohamed Mohsen Ramadan, kreu i Njësisë së Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike në Qendrën Arabe për Kërkime dhe Studime, tha se trendi fsheh rreziqe reale teknike dhe sigurie pavarësisht popullaritetit të tij të gjerë.

Ai shpjegoi se aplikacione të tilla mbështeten në sisteme të përparuara të IA-së, duke përfshirë modelet e vizionit kompjuterik që analizojnë tiparet e fytyrës, moshën, shprehjet, veshjet dhe detajet e sfondit.

Ato gjithashtu përdorin modele të të mësuarit të thellë dhe multimodale që kombinojnë imazhe, tekst, të dhëna të mëparshme dhe sjelljen e përdoruesit.

Ai vuri në dukje një skenar më të rrezikshëm që përfshin shkelje të të dhënave, duke vënë në dukje se imazhet e rrjedhura që përmbajnë karakteristika të detajuara biometrike mund të ripërdoren më vonë për mashtrim, shantazh ose imitim, duke e bërë të pamundur rikuperimin e plotë të të dhënave.

Ramadan theksoi se çdo bazë të dhënash dixhitale është e ndjeshme ndaj hakerimit. /Telegrafi/

Ia kërkova IA-së emrin e gruas sime - u kërkoj falje personave krejtësisht të gabuar që ajo citoi

11 February 2026 at 12:33


Një autore, një prezantuese lajmesh, një avokate dhe një kolege e nderuar: të gjitha ato janë të mira - por, nuk jam i martuar me asnjërën prej tyre. A mund të mbështetemi vërtet te kjo teknologji?

Nga: Martin Rowson, karikaturist dhe autor / The Guardin (titulli: I asked AI to name my wife. To the hopelessly incorrect people it cited, my deepest apologies)
Përkthimi: Telegrafi.com
Së fundmi, familja Rowson shpiki rastësisht një lojë të re të cilën kushdo mund ta luajë në shtëpi. Ende nuk e kam gjetur një emër që do ta pushtonte botën në emër të saj, ndaj për momentin le ta quajmë thjesht “Sa budallaqe është inteligjenca artificiale [IA]”? Loja ndryshon nga një lojtar te tjetri, në varësi të rrethanave - por, në thelb rregullat mbeten të njëjta. Shtroja IA-së një pyetje të thjeshtë për veten dhe shih sa shumë keqkupton.

Në rastin tim, mjafton të dini se teksa unë - për shkak të natyrës së punës sime - kam një prani mjaft të madhe në internet, partnerja ime (u martuam në vitin 1987) ka shmangur me zell praninë e tillë. Kjo do të thotë se nëse kërkoni në Google “Gruaja e Martin Rowsonit”, tek imazhet, mund të dalë një fotografi e imja pranë vajzës sonë atëherë 14-vjeçare ose unë me shoqen dhe kolegen karikaturiste Steven Appleby, e cila është transgjinore, por ka mbajtur emrin e lindjes.

Ndoshta është jashtëzakonisht e pamatur nga ana ime ta them këtë, por mua më duket shumë qesharake. Si satirist, gjithmonë kam qenë i dhënë pas çdo gjëje që nxjerr në pah marrëzinë edhe më të madhe të udhëheqësve tanë, mjetet e padronëve të tyre teknologë ose aftësitë e vërteta të sundimtarëve tanë të rinj robotikë. Gjithsesi, po ia shpjegoja të gjitha këto nuses sonë të ardhshme, gjatë Krishtlindjes, kur fëmijët tanë (në të 30-at e tyre dhe, për rrjedhojë, shumë më të aftë në teknologji se unë) shpjeguan se ishte shumë më argëtuese se kaq dhe se duhej të pyesja: “Kush është gruaja e Martin Rowsonit”?

Imagjinoni kënaqësinë time kur përgjigjja e parë nga përmbledhja e IA-së në kërkimin e Google-it ishte “Jeanette Winterson”. (Për të qenë i qartë, betohem me jetën e të gjithë popullsisë së Luginës së Silikonit se autorja e famshme lezbike assesi nuk është gruaja ime.) Por, u bë edhe më mirë - dhe këtu vjen bukuria sublime e idiotësisë magjepsëse të Mjetit që do ta transformojë botën. Sa herë që e përsëritnim pyetjen, përgjigjja ndryshonte, dhe pastaj ndryshonte sërish. Kjo dukej se varej nga mënyra se si formulohej ose pikëzohej pyetja, por kush e di? Ja lista e grave të mia të pretenduara që përpilova para se më në fund të mërzitesha:

Dizajnerja e tekstileve, Fiona Scott-Wilson.

Poetja Bridget Rose.

Aktorja Fiona Marr, ajo e [serialit] Bridgerton.

Ekonomistja Ann Pettifor.

Julia Mills (edhe pse është e paqartë nëse bëhet fjalë për autoren e librave të fantazisë, ilustratoren, peshëngritësen e ndjerë apo një tjetër Julia Mills).

Shkrimtarja dhe gazetarja Emily Rees.

Avokatja dhe studiuesja Siva Thambisetty, e cila është e martuar me mjeshtrin e madh të shahut, Jonathan Rowson. IA-ja gjithashtu pretendon se Jonathani dhe unë jemi vëllezër. Nuk jemi.

Shkrimtarja dhe gazetarja Carrie McLaren.

Prezantuesja e Channel 4 News, Cathy Newman.

Korrespondentja e CNN-it, Clarissa Ward.

Gazetarja dhe moderatorja Rachel Johnson.

Vajza ime.

Pastaj u bë vërtet e çuditshme. Gruaja Rowson, tha IA-ja, është në fakt “gazetarja dhe autorja Kate Clements Rowson”. E kërkova atë emër në Google: asgjë me kuptim.

Pastaj sugjeroi se jam i martuar me “shkrimtaren/ilustratoren Helen Grant”. Kjo i bie që djali ynë, Leo, është muzikant xhazi. Sërish, kush është ajo? Asgjë në Google. Po Leo, kush është ai? A luan vërtet xhaz? A ekziston?

Ishte “ish-redaktorja politike e Guardian-it dhe CEO-ja aktuale e Fondacionit ‘Joseph Rowntree’, Liz Kerr”. Çfarë? Nuk ka asnjë redaktore politike të Guardian-it, të kaluar apo të tashme, me atë emër. Liz Kerri nuk shfaqet askund në listën e figurave të shquara të Fondacionit “Joseph Rowntree”. Edhe një herë, gjithçka gabim. Dramaturgu Lee Hall u përmend. Ai është mashkull, kështu që nuk mund të ishte assesi gruaja ime.

Sa për “historianen dhe shkrimtaren, Jeanette Winterbottom”. Ne me sa duket kemi punuar së bashku në Librin e satirës të Gardianit dhe në Ditarit e qenit, thuhet këtu. Ndoshta IA-ja e ngatërroi me Jeanette Wintersonit, por atëherë ajo dhe unë nuk kemi bashkëpunuar në ato projekte, nuk ekziston Libri i satirës i Gardianit dhe unë nuk kam botuar kurrë një Ditar të qenit (edhe pse nëse dikush dëshiron të më dërgojë honorare për këtë, do t’i merrja).

Një kërkim tjetër, një tjetër grumbull pallavrash. “Ai ka qenë i martuar me shkrimtaren dhe gazetaren Ann Widdecombe (ish-gruaja e tij), me Cathy Caldwellit, dhe partnerja/gruaja e tij afatgjatë, gazetarja dhe autorja Polly Toynbee është një figurë e shpeshtë pranë tij në media, duke sugjeruar se ata janë një çift i spikatur në rrethet letrare/gazetareske të Mbretërisë së Bashkuar”.

Që ta dini, kam takuar Rachel Johnsonin dhe vetë vajzën time, por nuk jam i martuar me asnjërën prej tyre. Herë pas here roboti dështoi të identifikojë gruan time të vërtetë, për kënaqësinë e të gjithëve, megjithëse së fundmi ka filluar të thotë: “Emri i saj nuk përmendet publikisht në rezultatet e ofruara për kërkim”.

Supozova se kjo sugjeron një kapacitet për të mësuar, por ndoshta jo. E pyeta “kush është gruaja ime”? - edhe një herë për qëllimet e këtij artikulli - dhe IA-ja e Google-it tha se jam i martuar me “Debora Rowsonit (mbiemri i vajzërisë Ffrench)”, një nëpunëse civile në pension, dhe ia atribuoi bashkimit tonë krejtësisht fiktiv vajzën time shtesë, Clementine - edhe një tjetër shkrimtare/gazetare. Me sa duket, unë shkruaj për trazirat tona zbavitëse shtëpiake në rubrikën time imagjinare në Guardian.

Ndërsa martesa ime mitike me motrën e Boris Johnsonit është ashiqare një thesar prej komedie (paramendojeni atë Krishtlindje familjare!), që kjo marrëzi si fryt i një mjeti kërkimi të përmbledhur, universal, të përdorur nga miliarda njerëz - dhe që vazhdimisht është, në çdo rast, duke gabuar - është më shumë sesa shqetësuese.

Duhet ta kemi kuptuar tashmë se IA-ja është po aq e ndjeshme sa një abakus dhe pasqyron vërtet mendjen njerëzore vetëm në aftësinë e saj për të gënjyer njerëzit, duke u thënë atyre atë që “mendon” se ata duan të dëgjojnë. Është gjithashtu një e vërtetë universale që njerëzit më të rrezikshëm në botë janë idiotët që mendojnë se janë vërtet, vërtet të zgjuar (thjesht shikoni përreth dhe do ta kuptoni). Shtoni këto dy fakte së bashku dhe ku dreqin mendoni se do të përfundojmë?

Unë nuk do ta pyesja IA-në për këtë, se ndoshta do të thoshte “bukë bananeje” e pastaj do të ndryshonte mendje në: “Shfarosini të gjithë”! /Telegrafi/

Qeveria serbe shkakton skandal - Vuçiqit i dërgohen planet e zhvillimit të krijuara me ChatGPT

11 February 2026 at 10:21


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga qeveria projektet e planeve “Serbia 2030” dhe “Serbia 2035”, por sipas raportimeve, propozimet që mori ishin bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, gjë që e zemëroi atë.

Këtë informacion e kanë publikuar mediat e Beogradit. Sipas tyre, Vuçiq do të thërrasë sot kryeministrin serb, Gjura Macut dhe ministrat, duke u dhënë afat që deri më 21 shkurt, kur kthehet nga udhëtimi në Indi, t’i paraqesin një propozim të ri të programit.

“Nëse kjo nuk realizohet, presidenti Vuçiq vetë do të propozojë atë strategji dhe program. Dëshmitarët që ishin prezent kur presidenti Vuçiq mori planin e bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, thonë se nuk e kanë parë kurrë kaq të zemëruar për një kohë të gjatë”, raporton gazeta nova.rs.

Edhe pse lajmi u publikua mbrëmë nga tabloidet proqeveritare, as Vuçiq e as ndonjë anëtar i Qeverisë së Serbisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë rast.

Kujtojmë se Vuçiq më parë kishte njoftuar se planet e zhvillimit të Serbisë deri në vitin 2030 dhe 2035 do të publikoheshin deri më 1 mars dhe se çështja e rrjetit të furnizimit me ujë do të jetë një nga pikat kryesore të këtyre planeve.

Ai gjithashtu kishte thënë se “në planet dhe programet punojnë njerëz të specializuar dhe se pa plane adekuate nuk mund të bëhet asgjë”.

“Prandaj duhet të dalim sa më shpejt me planin deri në 2030 dhe planin afatgjatë deri në 2035, që njerëzit të mund të kuptojnë se çfarë do të bëjmë,” kishte theksuar atëherë Vuçiq. /Telegrafi/

Roketsan i Turqisë zbulon municionin 'Eren' të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale në Riad

10 February 2026 at 12:35


Firma turke e mbrojtjes Roketsan të mërkurën zbuloi municionin e saj të ri me shpejtësi të lartë dhe shumëfunksional Eren për herë të parë në Panairin Botëror të Mbrojtjes (WDS) 2026 në kryeqytetin saudit Riad.

Prodhuesi kryesor i municioneve, raketave dhe sistemeve raketore të Turqisë mori pjesë në ekspozitën nga 8 deri në 12 shkurt me një portofol të gjerë produktesh.

Dhe i zhvilluar nga koncepti në produkt operativ në më pak se një vit, municioni i ri vendas Eren u testua në mjetin ajror luftarak pa pilot shumëfunksional Bayraktar Akinci, tha kompania, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç është thënë më tej, municioni me shpejtësi të lartë, që pritet të hyjë në prodhim masiv këtë vit, është projektuar për të përmbushur nevojat operacionale të Forcave të Armatosura Turke dhe vendeve mike dhe aleate të Turqisë.

Eren mund të lëshohet nga mjete ajrore pa pilot, ose UAV, helikopterë, mjete tokësore, sisteme tokësore dhe platforma detare.

Ai është i aftë të godasë objektiva ajrore me shpejtësi të ulët, si dhe objektiva tokësore të blinduara dhe të pablinduara.

Municioni përmban aftësi të përparuara udhëzimi dhe ka një rreze veprimi që tejkalon 100 kilometra, sipas Roketsan.

Ikinci tha se algoritmet e inteligjencës artificiale dhe sensorët e avancuar të kontrollit të fluturimit të integruar në municion, të kombinuara me motorin e tij turbojet, hapin derën për një segment të ri operativ. /Telegrafi/

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

8 February 2026 at 23:48


Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të Inteligjencës Artificiale në Tokë është zhvendosja e tyre në hapësirë.

Dhe ai nuk është i vetmi që mendon kështu.

Ai ditëve të fundit njoftoi bashkimin e kompanisë së tij të raketave SpaceX dhe xAl, duke deklaruar se dëshiron të lëshojë 1 milion satelitë në hapësirë.

“E vetmja zgjidhje logjike… është transportimi i këtyre përpjekjeve që kërkojnë shumë burime në një vendndodhje me fuqi dhe hapësirë të madhe. Dua të them se hapësira quhet 'hapësirë' për një arsye”, tha Musk kur njoftoi bashkimin.

Musk ka nisur me sukses projekte ambicioze më parë, si zhvillimi i automjeteve elektrike për tregun masiv dhe krijimi i motorëve të ripërdorshëm të raketave për të transportuar njerëz dhe ngarkesa në hapësirë.

Këtë herë, Google, OpenAI dhe të tjerë po kërkojnë gjithashtu të krijojnë qendra të dhënash në hapësirë.

Kërkesa e madhe e qendrave të të dhënave të Al si për energji ashtu edhe për ujë do të thotë se teknologjia në rritje e Al do të kërkojë alternativa.

“Ne po tentojmë të tejkalojmë aftësinë për të gjeneruar energjinë e nevojshme”, tha David Bader, profesor i shquar i shkencës së të dhënave në Institutin e Teknologjisë në New Jersey.

“Mendoj se është një domosdoshmëri të mos shikojmë në tokë, por në hapësirë për të ofruar disa nga këto zgjidhje”, shtoi ai.

Hapësira ofron qasje më të mirë në energjinë diellore, dhe mjedisi gjithashtu e mban teknologjinë të freskët dhe anashkalon nevojën për tokë.

“Ekzistojnë qartë sfida teknike për ta bërë këtë një përpjekje të realizueshme, por këto duket se janë kufizime inxhinierike në krahasim me fizikën”, tha analisti i Deutsche Bank Research mbi qendrat e të dhënave orbitale të Al muajin e kaluar, duke vënë në dukje se shumë kompani po eksploronin mënyra për ta bërë atë të funksionojë.

Google njoftoi planet në nëntor për të testuar qendrat orbitale të të dhënave të Al duke lansuar dy satelitë testimi që vitin e ardhshëm.

“Në orbitën e duhur, një panel diellor mund të jetë deri në tetë herë më produktiv sesa në Tokë dhe të prodhojë energji pothuajse vazhdimisht”, tha Google në një deklaratë në atë kohë.

“Në të ardhmen, hapësira mund të jetë vendi më i mirë për të shkallëzuar llogaritjen e Al”, shtoi kompania.

Sipas Wall Street Journal, Sam Altman, CEO i OpenAI, verën e kaluar shqyrtoi blerjen e kompanisë së raketave Stoke Space për të vendosur qendra të të dhënave në orbitë.

Dhe në nëntor, startup-i i Al, Starcloud, me seli në Uashington, lansoi një satelit provë me një server në bordin e një rakete SpaceX.

“Në hapësirë, ju merrni energji të rinovueshme pothuajse të pakufizuar dhe me kosto të ulët”, tha Philip Johnston, bashkëthemelues dhe CEO i Starcloud.

Johnston parashikoi se, brenda 10 viteve, të gjitha qendrat e reja të të dhënave të Al do të jenë në orbitë, gjë që mund të zgjidhë edhe reagimin në rritje ndaj ndërtimit të tyre.

Bëhet e ditur se kostoja e furnizimit të qendrave të të dhënave me energjinë elektrike të nevojshme ka të ngjarë të rrisë faturat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Një analizë e Bloomberg News zbuloi se zonat pranë qendrave të të dhënave panë një rritje të kostove të energjisë elektrike deri në 267% krahasuar me pesë vjet më parë.

Bader theksoi se një shifër e saktë për rritjen e kostos së energjisë elektrike për konsumatorët është e vështirë të përcaktohet për shkak të mungesës së informacionit publik mbi përdorimin e qendrave të të dhënave, por është e qartë se konsumatorët po paguajnë më shumë për shkak të kërkesave për energji nga Al.

Qendrat e të dhënave mund të krijojnë gjithashtu mungesa uji për komunitetet fqinje.

Një qendër e madhe të dhënash mund të përdorë deri në 5 milionë gallonë ujë në ditë, ekuivalente me përdorimin e ujit të një qyteti me 10,000 deri në 50,000 banorë, sipas Institutit të Studimeve Mjedisore dhe të Energjisë.

“Toka mund të jetë duke u bërë një vend i ndërlikuar për zhvillimin e qendrave të të dhënave të kompanive të mëdha teknologjike”, thotë Mark Muro, bashkëpunëtor i lartë në Brookings Metro.

Ai shtoi se reagimet politike në shumë komunitete po e bëjnë më të vështirë marrjen e miratimeve për më shumë ndërtime.

“Nuk janë vetëm faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve që po rriten”, theksoi ai.

“Janë edhe faturat e energjisë elektrike të kompanive të mëdha teknologjike që po rriten jashtëzakonisht shumë. Ato tashmë po paguajnë shumë”, vazhdoi Muro.

Musk parashikoi se qendrat orbitale të të dhënave do të jenë më efektive nga ana e kostos sesa ato tokësore "brenda dy deri në tre vjetësh".

Ndryshe, ai ka një histori të premtimeve të shumta për përparime teknologjike.

Por qendrat e të dhënave në hapësirë mund të ndodhin përfundimisht.

Kostoja e lëshimit të satelitëve në hapësirë po ulet, pikërisht kur kostot e ndërtimit dhe funksionimit të qendrave të të dhënave të Al në Tokë po rriten. /Telegrafi/

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

By: Elva
8 February 2026 at 17:32

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës Artificiale, Europa ka zgjedhur të mos mbetet pas. Përkundrazi, ajo po përpiqet të ndërtojë një bazë reale teknologjike. Në thelb të kësaj strategjie janë të ashtuquajturat fabrikat e Inteligjencës Artificiale (AI factories), struktura që bashkojnë superkompjuterë, qendra të dhënash, universitete, […]

The post Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën appeared first on BoldNews.al.

Produkti i parë harduerik i OpenAI do të jenë kufjet me inteligjencë artificiale

8 February 2026 at 15:35


Sipas një informatori kinez në Weibo, OpenAI po përgatitet të lansojë produktin e saj të parë harduerik - një palë kufje, sigurisht, të mundësuara nga modeli i inteligjencës artificiale i kompanisë.

Sipas raportit, kompania vendosi të zvogëlojë përpjekjet e saj në harduer për momentin, ndoshta për shkak të rritjes së kostove të harduerit, transmeton Telegrafi.

Në fillim, u përfol se OpenAI po punonte në një varëse të vogël ose një stilolaps, gjë që është në përputhje me vërejtjet e CEO-s Sam Altman në lidhje me pajisjen si më "paqësore dhe të qetë" sesa një telefon i mençur. Sidomos pasi OpenAI punësoi ish-kryedizajnerin e Apple, Jony Ive.

Planet ndoshta kanë ndryshuar që nga përmendja e parë e pajisjes, dhe kompania ka vendosur të zgjedhë diçka më të thjeshtë - kufje me inteligjencë artificiale.

Nuk ka më shumë detaje në dispozicion përveç se ka të ngjarë të quhet "Dime". Pritet të dalë në treg deri në fund të këtij viti, dhe sapo të përmirësohet mungesa e HBM (memorie me brez të gjerë të lartë), OpenAI do të prezantojë një version më të avancuar të produktit. /Telegrafi/

Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon studimi

7 February 2026 at 22:00


Qeveritë evropiane po mbeten prapa shteteve tjera në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (Al) në shërbimet publike, sipas një studimi të ri.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen t’i përkthejnë ambiciet e Al në mjete praktike për nëpunësit civilë, sipas Indeksit të Adoptimit të Inteligjencës Artificiale në Sektorin Publik 2026.

Studimi, i botuar nga Public First për Qendrën për Inovacionin e të Dhënave me sponsorizim nga Google, zbulon se ndërsa përdorimi i Al po përshpejtohet në nivel global, vendet evropiane po ndjekin një qasje më të kujdesshme dhe që shmang rrezikun, gjë që i ka lënë shumë nëpunës publikë pa qasje në teknologjinë që po riformëson punën qeveritare diku tjetër.

Pavarësisht përdorimit të gjerë — 74% e nëpunësve publikë në nivel global tani përdorin Al dhe 80% ndihen të fuqizuar prej saj — vetëm 18% mendojnë se qeveritë e tyre po e përdorin teknologjinë në mënyrë shumë efektive, shkruan euronews.

Indeksi bazohet në një anketë me 3,335 nëpunës publikë në 10 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Indinë, Singaporin dhe Arabinë Saudite.

Franca u rendit e fundit në studim

Midis dhjetë vendeve të anketuara, Franca u rendit e fundit në studim, me 74% të nëpunësve publikë francezë që thanë se Al nuk mund të kryente asnjë pjesë të punës së tyre dhe rreth 45% raportuan se nuk e përdorin kurrë Al në punë.

Vetëm 27% e punëtorëve në Francë raportuan investime organizative në mjetet e Al dhe shumë prej tyre thanë se udhëzimet e lidershipit për përdorimin e Al ishin të paqarta.

Kjo përvojë e kufizuar praktike duket se po formëson qëndrimet.

Shumë nëpunës publikë francezë nuk presin që Al të përmirësojë efikasitetin.

“Ndërsa Franca e pozicionon Al si një mjet strategjik për konkurrueshmërinë dhe modernizimin, pa përvojë praktike, vlera e saj mbetet abstrakte për shumë punëtorë”, vuri në dukje raporti.

Gjetjet janë veçanërisht të habitshme duke pasur parasysh investimet e konsiderueshme të Francës në infrastrukturën e Al dhe zhvillimin e kornizave etike që synojnë të udhëzojnë vendosjen e Al në qeveri.

Raporti paralajmëron se 70% e punonjësve që përdorin në mënyrë aktive Al në organizata me udhëzime të kufizuara po e përdorin atë në "hije", që do të thotë se po përdorin mjete të Al pa dijeninë e punëdhënësve të tyre.

Qëndrimet e Evropës ndaj Inteligjencës Artificiale

Në të gjithë Evropën, miratimi mbetet i kujdesshëm.

Gjermania dhe Franca u grupuan midis vendeve që i shmangen më shumë riskut, ku përdorimi i Al është i kufizuar vetëm te specialistët dhe projektet pilot.

Mbretëria e Bashkuar tregoi përparim në përvetësimin e Al, por ende përballet me boshllëqe në udhëzime dhe infrastrukturë, me 37% të nëpunësve publikë që marrin një formë trajnimi për Al, por përvetësimi mbetet i pabarabartë nëpër departamente dhe shumë punonjës nuk kanë qasje në mjetet e miratuara.

Vende të tilla si Singapori, Arabia Saudite dhe India u identifikuan në krye të listës, duke kombinuar mbështetjen e fortë të lidershipit me përdorimin e gjerë dhe të përditshëm të Al në punën qeveritare.

Sondazhi mati përvetësimin në pesë fusha: qëndrimet ndaj Al, besimi në përdorimin e saj, qasja në mjetet e miratuara dhe udhëzimet për lidershipin, sa e integruar është Al në punën e përditshme dhe qasja në trajnim.

Ekipi që qëndron pas anketës thotë se këta faktorë përcaktojnë nëse qeveritë mund t’i shndërrojnë strategjitë në përmirësime reale në shërbimet publike.

Sondazhi u krye nga Qendra për Inovacionin e të Dhënave, me sponsorizimin e Google.

“Shumë qeveri kanë plane ambicioze për Al në sektorin publik, por disa po krijojnë kushte më të mira për përdorim në botën reale sesa të tjerat”, tha Rachel Wolf, CEO e Public First.

“Hulumtimi ynë tregon se kush po ia del mbanë dhe ku nevojitet përmirësim. Kjo ka rëndësi sepse Al efektive mundëson shërbime publike më të mira, rezultate më të forta për qytetarët dhe institucione publike më elastike”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve të dinosaurëve

6 February 2026 at 22:00


Gjurmët e këmbëve janë ndër llojet më të zakonshme të fosileve të dinosaurëve: ndonjëherë shkencëtarët gjejnë një gjurmë të vetme, të vetmuar, dhe ndonjëherë hasin në një grumbull kaotik gjurmësh, por identifikimi se cili dinosaur la cilën gjurmë është jashtëzakonisht i vështirë.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë që përdor Inteligjencën Artificiale për të ndihmuar në përcaktimin e llojit të dinosaurit përgjegjës për gjurmët, bazuar në tetë karakteristika të ndryshme të një gjurme të caktuar.

"Kjo është e rëndësishme sepse ofron një mënyrë objektive për të klasifikuar dhe krahasuar gjurmët, duke zvogëluar mbështetjen në interpretimin subjektiv njerëzor", tha fizikani Gregor Hartmann i Qendrës Helmholtz-Zentrum Berlin në Gjermani, bashkautor i studimit të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

"Përputhja e një gjurme me atë që ka lënë gjurmën është një sfidë e madhe, dhe një sfidë për të cilën paleontologët kanë debatuar për breza me radhë", tha paleontologu i Universitetit të Edinburgut dhe autori kryesor i studimit, Steve Brusatte.

Dinosaurët lanë pas shumë lloje mbetjesh të fosilizuara, duke përfshirë kocka, dhëmbë, dhe mbetje.

Megjithatë, gjurmët e këmbëve janë shpesh më të shumta dhe mund t'u tregojnë shumë shkencëtarëve, duke përfshirë llojin e mjedisit ku jetonte dinosauri dhe, kur ka gjurmë të tjera, llojet e kafshëve që ndanin ekosistemin.

Metoda e re u përsos duke analizuar gati 2,000 gjurmë këmbësh që përfshijnë 150 milionë vjet histori të dinosaurëve, me Al që njohu tetë karakteristika që shpjegonin ndryshimet në format e këtyre gjurmëve.

Shumë nga gjurmët e këmbëve ishin identifikuar më parë me besim nga ekspertët si të një specieje specifike dinosauri.

Pasi algoritmi identifikoi tiparet dalluese, ekspertët hartuan se si ato përputheshin me speciet e ndryshme të dinosaurëve që besohet se kanë bërë gjurmët për të udhëhequr identifikimin e gjurmëve të ardhshme.

"Problemi është se përcaktimi i asaj se kush ka lënë një gjurmë të fosilizuar është në thelb i pasigurt", tha Hartmann.

"Forma e një gjurme varet nga shumë faktorë përveç vetë kafshës, duke përfshirë atë që dinosauri bënte në atë kohë, siç ishte ecja, vrapimi, kërcimi apo edhe noti, lagështia dhe lloji i substratit (sipërfaqja e tokës), mënyra se si gjurma u varros nga sedimentet dhe si është ndryshuar nga erozioni gjatë miliona viteve. Si rezultat, i njëjti dinosaur mund të lërë gjurmë që duken shumë ndryshe", shtoi Hartmann.

"Kjo do të thotë që nëse gjejmë gjurmë këmbësh, duhet të luajmë rolin e detektivit dhe të identifikojmë se cili dinosaur i ka bërë ato”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Çfarë fshihet pas Moltbook që tërheq vëmendjen e pronarit të ChatGPT?

5 February 2026 at 18:31


Drejtori ekzekutiv i kompanisë OpenAI, Sam Altman, ka vlerësuar publikisht teknologjinë që qëndron pas platformës Moltbook, e cila është zhvilluar për t’i mundësuar inteligjencës artificiale të krijojë në mënyrë të pavarur postime dhe komente, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Altman theksoi se, pavarësisht debatit gjithnjë e më të madh në opinionin publik dhe komunitetin teknologjik mbi ndikimin, qëndrueshmërinë dhe rreziqet e Moltbook si fenomen, themel i vërtetë i rëndësishëm është teknologjia që e bën të mundur këtë funksionim.

Sipas tij, pikërisht kjo teknologji – që u lejon agjentëve të inteligjencës artificiale të veprojnë në mënyrë autonome, të marrin vendime dhe të kryejnë detyra komplekse – përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së AI-së.

Ai shtoi se këto sisteme nuk janë thjesht mjete automatizimi, por struktura të avancuara softuerike që mund të planifikojnë, ekzekutojnë dhe përshtatin veprimet e tyre në mënyrë dinamike, çka hap mundësi të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme.

Në thelb të vlerësimit të tij, Altman theksoi se kombinimi i kodit të aftë për të realizuar detyra komplekse me përdorimin e gjithanshëm të kompjuterit përbën një qasje jashtëzakonisht të fuqishme. Kjo qasje, sipas tij, ka potencial të madh për t’u zhvilluar më tej dhe për të ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si ndërtohen dhe përdoren sistemet e ardhshme të inteligjencës artificiale.

Megjithëse Moltbook si platformë mbetet subjekt diskutimesh dhe pikëpyetjesh, Altman nënvizoi se eksperimentet e tilla janë të domosdoshme për të kuptuar kufijtë, mundësitë dhe drejtimin e zhvillimit të AI-së, duke e parë këtë teknologji jo vetëm si një mjet aktual, por si një bazë për inovacione të ardhshme. /Telegrafi/

Imagjinoni qindra robotë që funksionojnë me një "tru të vetëm" me Al – tani është realitet

5 February 2026 at 15:00


Deri më tani, robotët humanoidë kanë punuar kryesisht vetë.

Një sistem i ri i Inteligjencës Artificiale është projektuar për t'i përdorur ata së bashku.

"Robotët humanoidë të projektuar për detyra të ndryshme tani mund të ndajnë një 'tru' të vetëm të Al që koordinon veprimet e tyre në shumë vende njëkohësisht."

Një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar një sistem të Al që praktikisht mund të funksionojë si një “tru i përbashkët” për flotat e robotëve të ndërtuar për qëllime të ndryshme në fabrika, shërbime dhe shtëpi njëkohësisht.

- YouTube www.youtube.com

Qasja e firmës britanike është projektuar për të menaxhuar së bashku disa robotë humanoidë nën një sistem të vetëm me Al.

Sistemi i quajtur KinetIQ, mund t’u caktojë detyra të gjitha flotave robotike dhe të kontrollojë lëvizjet individuale njëkohësisht brenda sekondash, sipas Humanoid, kompanisë së robotikës që qëndron pas sistemit të ri.

Të dhënat nga robotët individualë ndahen në të gjithë sistemin, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës në të gjithë flotën. /Telegrafi/

I rremë arrestimi i Ramush Haradinajt gjatë vizitës në ShBA

5 February 2026 at 15:22

Pretendimi: Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është arrestuar në ShBA në shkurt 2026

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————-

Në fillim të shkurtit 2026, ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj nisi një vizitë zyrtare në ShBA.

Kjo vizitë u pasua me një lajm që qarkulloi në rrjete sociale dhe portale shqipfolëse se Haradinaj ishte arrestuar në Capitol Hill nga FBI. Ky lajm shoqërohej edhe me një imazh që duket se tregon Haradinaj të shoqëruar nga dy agjentë të FBI.

Sipas lajmit, Haradinaj u arrestua menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë tradicionale të Lutjes së Mëngjesit dhe se zyra e tij ka lëshuar një deklaratë që e quan arrestimin të papranueshëm.

Asgjë nga këto nuk është e vërtetë, përfshi imazhin e mësipërm, që me gjasa është krijuar me programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Lajmi i botuar më 2 shkurt pretendon se Haradinaj u arrestua pas Lutjes së Mëngjesit, e cila do të mbahet në Washington Hilton në Washington DC të enjten më 5 shkurt 2026. Arrestimi lajmërohet para se të ndodhë.

Që Ramush Haradinaj nuk është arrestuar në 2 shkurt dëshmohet thjesht me prezencën e tij në një numër aktivitetesh të planifikuara gjatë vizitës së tij në ShBA, pamje nga të cilat janë ndarë në rrjetet e tij sociale.

Haradinaj shfaqet edhe në fotot nga Forumi Ndërparlamentar i Sigurisë që u mbajt në Kongresin amerikan më 4 shkurt, ku ishte i pranishëm, ndër të tjerë, edhe Kryetari i Kuvendit shqiptar Niko Peleshi.

Ndërkaq, nuk ka asnjë njoftim për arrestin e Ramush Haradinaj në faqen e AAK, Ambasadës amerikane në Kosovë apo Departamentin amerikan të Shtetit. Ky informacion është verifikuar si i rremë edhe nga kolegët tanë të Kallxo,com në Kosovë.

The post I rremë arrestimi i Ramush Haradinajt gjatë vizitës në ShBA appeared first on Faktoje.al.

Osmani: Kosova me vizion dhe vendosmëri në fushën e inteligjencës artificiale

4 February 2026 at 10:49

PRISHTINË, 4 shkurt /ATSh/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova po i qaset inteligjencës artificiale me vizion të qartë dhe vendosmëri, duke theksuar se shteti është i gatshëm ta përqafojë plotësisht këtë teknologji përmes investimeve në aftësi, modernizimit të arsimit dhe krijimit të një mjedisi rregullator që inkurajon inovacionin, duke ruajtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor.

Në fjalimin e saj, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Osmani theksoi se teknologjia pa vlera përfaqëson fuqi pa përgjegjësi dhe se inteligjenca artificiale, nëse nuk udhëhiqet siç duhet, mund t’i thellojë ndarjet shoqërore. Sipas saj, qeverisja e mençur e kësaj teknologjie mund të zgjerojë mundësitë, të demokratizojë dijen dhe të rrisë potencialin njerëzor.

“Kosova nuk i qaset inteligjencës artificiale me frikë, hezitim apo masa gjysmake. Ne i qasemi asaj me qartësi dhe bindje. Jemi të gatshëm ta përqafojmë plotësisht, të investojmë në aftësi, të modernizojmë arsimin, t’i hapim institucionet tona ndaj inovacionit dhe të krijojmë një mjedis rregullator të lirë që inkurajon përparimin, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor. Sepse teknologjia pa vlera është fuqi pa përgjegjësi. Dhe inteligjenca artificiale, nëse lihet pa udhëzim, mund t’i thellojë ndarjet. Por, nëse qeveriset me mençuri, ajo mund të zgjerojë mundësitë, të demokratizojë dijen dhe të ngrejë potencialin njerëzor”, tha ajo.

Presidentja Osmani foli edhe për ndërtimin e institucioneve të pavarura, profesionale dhe të qëndrueshme, duke theksuar se Kosova është e vendosur t’i ruajë dhe t’i forcojë ato. Ajo shtoi se përparimi i vendit në këto fusha po njihet gjithnjë e më shumë në nivel ndërkombëtar.

Presidentja Osmani theksoi gjithashtu se Kosova sot është më e lidhur me botën se kurrë më parë, përmes zgjerimit të regjimeve bilaterale pa viza, përfshirë edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, vendet e EFTA-s, Turqinë dhe tregje të tjera.

“Kosova sot është më e lidhur me botën se kurrë më parë. Përmes një rrjeti në zgjerim të regjimeve bilaterale pa viza, përfshirë me Emiratet e Bashkuara Arabe këtu dhe shumë vende të tjera, sipërmarrësit, inovatorët dhe profesionistët tanë lëvizin, lidhen dhe bëjnë biznes me më shumë lehtësi. Përmes qasjes tonë në tregjet e BE-së, vendet e EFTA-s, Turqinë dhe më gjerë, falë marrëveshjeve ekzistuese të tregtisë së lirë, kompanitë e bazuara në Kosovë operojnë brenda një hapësire ekonomike me më shumë se 700 milionë konsumatorë. Kështu ndërtohet besimi. Dhe besimi është themeli i çdo ekonomie konkurruese. Pilar i tretë i ekonomive të gjeneratës së ardhshme është një mjedis biznesi që shpërblen iniciativën”, ka thënë Osmani.

/KosovaPress//r.e/

The post Osmani: Kosova me vizion dhe vendosmëri në fushën e inteligjencës artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat?

3 February 2026 at 23:52


Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat? Një studim i ri sugjeron se kjo mund të lidhet me aversionin ndaj rrezikut dhe nivelin e ekspozimit ndaj tij.

Që nga përshpejtimi i përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në mbarë botën, gratë shpesh janë përballur më shumë me pasojat e saj.

Që nga “deepfake” me përmbajtje seksuale deri te shkarkimet e nxitura nga AI në vendin e punës, disa nga efektet më të dëmshme të inteligjencës artificiale kanë ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë.

Nuk është befasi që gratë janë më skeptike ndaj teknologjisë së re se burrat, raporton euronews.

Hulumtimet tregojnë se gratë adoptojnë mjetet e inteligjencës artificiale (IA) me një ritëm 25 për qind më të ulët se burrat, dhe përbëjnë më pak se 1 në 4 profesionistë të IA-së në mbarë botën.

Por një studim i ri nga Universiteti Northeastern në Boston përpiqet të shpjegojë se çfarë shqetëson saktësisht gratë për AI – dhe studiuesit zbuluan se kjo lidhet kryesisht me rrezikun.

Duke analizuar sondazhe të rreth 3,000 kanadezëve dhe amerikanëve, studiuesit zbuluan se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrimet e ndryshme të burrave dhe grave ndaj inteligjencës artificiale në punë: toleranca ndaj rrezikut dhe ekspozimi ndaj tij.

Gjetjet e tyre u botuan këtë muaj në revistën PNAS Nexus, transmeton Telegrafi.

Përgjigjësit gra ishin përgjithësisht më “të kujdesshme ndaj rrezikut” se burrat – ato kishin më shumë gjasa të zgjidhnin një shumë të garantuar prej 1000 dollarësh (842 euro) sesa të merrnin një shans 50 për qind për të fituar 2000 dollarë (1,684 euro) ose të mos merrnin asgjë.

Ky hendek gjinor u shfaq edhe në qëndrimet ndaj AI-së – gratë ishin rreth 11 për qind më të prirura se burrat të thoshin se rreziqet e IA-së tejkalojnë përfitimet e saj.

Kur u pyetën me pyetje të hapura për rreziqet dhe përfitimet e AI-së, gratë kishin më shumë gjasa se burrat të shpreheshin me pasiguri dhe skepticizëm.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se ky hendek gjinor zhdukej kur eleminohet elementi i pasigurisë.

Nëse fitimet nga punësimi i drejtuar nga AI do të ishin të garantuara, gratë dhe burrat reaguan pozitivisht në mënyrë të barabartë.

Gratë që ishin më pak të kujdesshme ndaj rrezikut në sondazh gjithashtu shprehën një nivel skepticizmi të ngjashëm me burrat kur bëhej fjalë për AI-në.

“Në thelb, kur gratë janë të sigurta për efektet në punësim, hendeku gjinor në mbështetje për AI-në zhduket,” tha Beatrice Magistro, profesoreshë asistente e qeverisjes së AI-së në Universitetin Northeastern dhe bashkëautore e studimit.

“Pra, duket se gjithçka ka të bëjë me aversionin ndaj pasigurisë”, shtoi ajo.

Studiuesit thanë se ky skepticizëm lidhet pjesërisht me faktin që gratë janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve ekonomike që sjell AI-ja.

“Gratë përballen me një ekspozim më të lartë ndaj AI-së, si në rolet me përputhshmëri të lartë që mund të përfitojnë nga AI-ja, ashtu edhe në rolet me rrezik të lartë zhvendosjeje, megjithëse pasojat afatgjata të AI-së mbeten thelbësisht të pasigurta,” shkruajnë studiuesit.

Ata sugjeruan që politikanët të marrin parasysh këto qëndrime kur hartojnë rregulloret për AI-në, për të siguruar që AI-ja të mos lërë gratë pas.

“Kjo mund të përfshijë zbatimin e politikave që ulin rreziqet e lidhura me AI-në, si mbrojtje më të forta kundër humbjes së vendeve të punës, skema kompensimi dhe masa për të reduktuar paragjykimet gjinore në sistemet e AI-së,” thanë studiuesit. /Telegrafi/

Rikthehet ChatGPT - por pse kishte rënë për ca kohë?

3 February 2026 at 22:32


ChatGPT është rikthyer në funksionim normal pas një ndërprerjeje të përkohshme që preku një numër përdoruesish.


Gjatë kësaj kohe, shërbimi hasi vështirësi teknike, duke shkaktuar vonesa dhe pamundësi qasje.

Ekipi teknik punoi për zgjidhjen e problemit dhe ka konfirmuar "se platforma tashmë funksionon normalisht. Përdoruesit mund të vazhdojnë ta përdorin shërbimin pa kufizime".

Pse kishte rënë për ca kohë?

ChatGPT aktualisht po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme, duke lënë mijëra përdorues të mos kenë qasje në inteligjencën artificiale në të gjitha platformat.

Sipas të dhënave të gjurmimit nga Down Detector, problemet filluan të shfaqen rreth orës 3:00 pasdite ET.

“Ne kemi identifikuar problemin, kemi zbatuar masat e nevojshme zbutëse dhe po monitorojmë rikuperimin. Ne kemi identifikuar se përdoruesit po përjetojnë gabime të shumta gjatë marrjes së shërbimeve”, thuhet në njoftimin e ChatGPT.

Ndryshe, shkalla e problemit u përshkallëzua me shpejtësi, ku problemet e raportuara u rritën në mbi 10 mijë raste brenda vetëm pesëmbëdhjetë minutash.

Përdoruesit që përpiqen të përdorin shërbimin aktualisht po përballen me probleme të lidhjes ose kërkesa të dështuara pasi platforma mbetet e paqëndrueshme. /Telegrafi/

Kjo bebe në shoqërinë e Epstein asnjë lidhje me kryetarin Mamdani

3 February 2026 at 17:01

Pretendimi: Ky imazh tregon kryebashkiakun e tanishëm të Nju Jork, Zohran Mamdani, si bebe bashkë me nënën e tij dhe pedofilin dhe trafikantin Jeffrey Epstein

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————-

Pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë finalizoi publikimin e dosjeve që lidhen me trafikantin seksual Jeffrey Epstein, duke publikuar më shumë se 3 milionë dokumente, në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, nisi të qarkullonte një imazh që pretendohet se tregon kryebashkiakun e tanishëm të Nju Jork si bebe, nënën e tij, Epstein, dhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Megjithatë, imazhi i mësipërm është i gjeneruar me programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Së pari, ashtu si në shënimin e platformës X që shoqëron këtë foto, Mamdani ka lindur në vitin 1991. Në momentin që mamaja e tij, regjizorja Mira Nair, presupozohet se mori pjesë në një festë për promovimin e filmit të saj së bashku me Epstein, në vitin 2009, kryetari i sotëm i bashkisë së Neë Yorkut duhet të ishte 18 vjeç dhe jo një bebe në duart e nënës së tij. 

Më tej, me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është postuar fillimisht në rrjet nga profili @DumbFckFinder. Në imazh, mbi xhepin e këmishës së ’Clinton’, dallohet dhe firma e tij dixhitale që shkruan DFF.

Llogaria @DumbFckFinder është etiketuar si një llogari parodi që e përshkruan veten në këtë mënyrë:

“Duke ndihmuar Amerikën të çlirohet nga budallallëku, nga një budalla me radhë, majtas, djathtas, i gjejmë të gjithë dhe i ekspozojmë përmes videove dhe memeve me AI me cilësi të lartë. Llogari alternative.”

Në një postim pasardhës DFF shkroi: “Dreqin, dështuat djema🤣🤣🤣 Qëllimisht e bëra atë bebe, gjë që teknikisht do ta bënte këtë foto 34 vjeçare. Çfarë tmerri!”

i

Imazhi i mësipërm nuk gjendet në asnjë nga dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në lidhje me Epstein.

Më tej, një kërkim pamor me Google Lens tregoi se imazhi është etiketuar si “I bërë me Google AI.” Një zëdhënës i Google ka thënë për AFP se kur zbulohet një gjurmë SynthID, kjo do të thotë që “imazhi është gjeneruar ose modifikuar me AI.” SynthID, i lançuar nga laboratori DeepMind AI i Google në 2023, identifikon imazhet e gjeneruara me Google AI.

Përpjekjet për ta lidhur Mamdanin me Epstein erdhën pasi emri i nënës së tij, Mira Nair, u zbulua në disa emaile midis miliona dokumenteve të publikuara më 30 janar 2026.

Emri i saj ishte në ftesat e dërguara me email dhe listat e të ftuarve të shkruara nga publicistja Peggy Siegal për një festë në shtëpinë e bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell në Nju Jork për filmin Amelia“, një film biografik për piloten amerikane Amelia Earhart me regji nga Nair.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shfaqet vërtet në fotot e publikuara si pjesë e dosjeve Epstein. 

The post Kjo bebe në shoqërinë e Epstein asnjë lidhje me kryetarin Mamdani appeared first on Faktoje.al.

❌
❌