Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Babai i Malit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi: Unë e kam bërë yll Violetën, t’i kthehen rehatllëkut

By: V K
28 December 2025 at 15:03

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen.

Ai më tej, ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

The post Babai i Malit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi: Unë e kam bërë yll Violetën, t’i kthehen rehatllëkut appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Malit për të mos takuar babain në “Big Brother Vip 5”, reagon nëna e tij

By: V K
28 December 2025 at 13:29

Spektakli “Big Brother VIP Albania 5”, mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri.

Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.

Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.

Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin.

“Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.

Violeta publikoi gjithashtu një fotografi të Malit me një kurorë mbi kokë, një simbolikë që u interpretua si mbështetje e plotë për qëndrimin e tij.

Me këtë veprim, u bë e qartë se familja, përfshirë edhe motrën Njomzë, qëndron në një linjë me vendimin e Malit për të ruajtur distancën nga i ati.

Refuzimi i takimit publik u pa si një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe historinë e tij personale, e cila u përforcua edhe nga përkrahja e hapur e nënës dhe motrës së tij.

The post Vendimi i Malit për të mos takuar babain në “Big Brother Vip 5”, reagon nëna e tij appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

By: Rovena
27 December 2025 at 22:35

Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin inteligjencën artificiale (IA) për mbështetje emocionale ose për biseda sociale, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Sigurisë së IA-së (AISI).

Raporti zbulon se një në 25 persona përdorin çdo ditë teknologjinë për mbështetje ose për biseda. Përdoruesit e shumtë preferojnë chatbote si ChatGPT dhe asistentë zanorë si Alexa për të ndihmuar në përballimin e ndjenjave të vetmisë ose për të pasur një kontakt social.

Hulumtuesit gjithashtu analizuan një komunitet online me mbi dy milion përdorues në Reddit, të përkushtuar për shokët virtualë të IA-së. Ata vunë re se kur chatbot-et ndaleshin, përdoruesit raportonin ndjenja ankthi, depresioni dhe shqetësime të gjumit.

Raporti tregon se aftësitë e IA-së po rriten me shpejtësi. Sistemet e avancuara mund të kryejnë tashmë detyra komplekse kibernetike që zakonisht kërkojnë mbi 10 vjet përvojë. Për më tepër, modelet e IA-së kanë tejkaluar ekspertët njerëzorë në biologji dhe po përparojnë shpejt në kimi.

Ekspertët paralajmërojnë se rreziku i humbjes së kontrollit mbi sistemet e avancuara të IA-së po merret seriozisht nga shumë specialistë. Testimet tregojnë se teknologjia mund të zhvillojë disa aftësi për riprodhim virtual, por aktualisht nuk ka kapacitet të kryejë këto veprime në botën reale pa u zbuluar.

Kompanitë teknologjike përdorin masa të shumta mbrojtëse, por raporti zbuloi se disa modele mund të gjejnë “rrugëdalje universale” për të shmangur këto kufizime. Megjithatë, koha e nevojshme për ta bërë këtë është rritur dukshëm në gjashtë muajt e fundit.

Raporti nuk trajton ndikimin e IA-së në humbjen e vendeve të punës apo efektet mjedisore, duke u përqendruar kryesisht te pasojat sociale dhe përdorimi i teknologjisë.

Shkruani këtë në ChatGPT, dhe shikoni çfarë do të ndodhë!

25 December 2025 at 19:00


ChatGPT ka një funksion të ri interesant, i cili aktivizohet lehtësisht duke dërguar vetëm një mesazh të vetëm.

Është koha e festave dhe të gjithë ndajnë dhurata, kështu që edhe ChatGPT vendosi ta bëjë të njëjtën gjë - në botën virtuale, natyrisht.

Funksioni i ri funksionon kështu: hapni një bisedë të re dhe në të dërgoni emoji-n e dhuratës 🎁.

Pasi ta bëni këtë, ChatGPT do t’ju japë mundësinë të ngarkoni një selfie nga galeria, ose të bëni një të ri në atë moment.

Pas kësaj, mjafton të prisni disa minuta dhe do të merrni një video të shkurtër me inteligjencë artificiale (AI), krijuar përmes programit Sora, ku jeni në një ambient festiv dhe Babagjyshi i Vitit të Ri vjen dhe ju sjell një dhuratë.

Dhurata do të jetë diçka që ChatGPT mendon se ju nevojitet - ndonjëherë është ajo që i keni përmendur se dëshironi, e ndonjëherë është diçka që mendon se do ta vlerësoni bazuar në kërkesat tuaja të mëparshme.

I gjithë procesi zgjat më pak se 5 minuta, dhe nëse asgjë tjetër, është argëtuese. Fotografia kryesore është nga interaksioni i autorit me ChatGPT-në. /Telegrafi/

Fëmijët i kërkuan Yamalit të luante futboll me ta - Videoja e ndeshjes bëhet virale

25 December 2025 at 18:18


Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ua zbukuroi pushimet dimërore një grupi fëmijësh në Dubai, duke u bashkuar me ta në një ndeshje të improvizuar futbolli në plazh.

Futbollisti 18-vjeçar ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards dhe e pranoi pa hezitim ftesën e fëmijëve për të luajtur, duke treguar anën e tij të relaksuar dhe njerëzore.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila u përhap me shpejtësi, e tregon Yamalin duke luajtur zbathur në rërë, mes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të fëmijëve që nuk e fshehnin gëzimin.

Për ta, ishte një moment i paharrueshëm – një përballje e papritur me një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, i cili ndau me ta pasionin e pastër për lojën.

🎥 | Lamine Yamal playing football with kids yesterday on the beach in Dubai. 🇦🇪🏖️ pic.twitter.com/Mp9Gsm9Gvw
— Access Yamal (@AccessYamal) December 25, 2025


Modesti pavarësisht suksesit

Edhe pse vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal tashmë ka arritje që shumë futbollistë i ëndërrojnë gjatë gjithë karrierës. Ai ka fituar trofe të rëndësishëm me Barcelonën dhe Spanjën, u shpall kampion i Evropës në vitin 2024.

Aktualisht, Barcelona kryeson La Ligën, katër pikë përpara rivalit të përjetshëm, Real Madridit.

Gjesti i bërë në Dubai e shfaq Yamalin në një dritë tjetër. Ndërsa priste ceremoninë e çmimeve Globe Soccer, ku është nominuar për lojtarin më të mirë në botë, ai tregoi se shpërblimi më i madh shpesh është thjesht kënaqësia e të luajturit futboll.

Ky moment simbolizon përulësinë dhe dashurinë e vërtetë për sportin, duke dëshmuar se gëzimi i një ndeshjeje spontane me fëmijët në plazh mund të ketë po aq vlerë sa çdo trofe apo çmim individual. Janë pikërisht këto momente që e bëjnë futbollin më shumë se një lojë. /Telegrafi/

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

By: admin
24 December 2025 at 23:50

nga Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshe nga të gjitha bankat e licencuara ose të blera në 20 vitet e fundit, aksionar kontrollues në shoqërinë që përfaqëson bankën e re, të paktën deri në këtë moment, nuk është një kompani, por një individ.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe ekstraktit zyrtar të shoqërisë, në momentin e aplikimit për licencë kompania Jet Albania (JET Bank) zotërohej nga shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai. Avishai është identifikuar zyrtarisht në Shqipëri si shtetas britanik, i lindur në Hadera të Izraelit, në 8 janar 1980. Kapitali fillestar i regjistruar i kompanisë është vetëm 3.5 milionë lekë.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët.

Përfaqësues zyrtar i aksionarit në procedurën e licencimit ka qenë menaxheri nga Izraeli, Gal Bar Dea, ish-drejtor i përgjithshëm i bankës dixhitale izraelite, One Zero Digital Bank.

Bar Dea ka qenë personi kyç në kontaktet me Bankën e Shqipërisë dhe në procesin e rekrutimin e të stafit, duke përfshirë edhe menaxherët e lartë të JET Bank.

Ndërkohë, përvoja e deritanishme e aksionarit të vetëm zyrtar të JET Bank, Idan Avishai, sipas profilit të tij në rrjetet profesionale, është e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave të tregtimit online ose siç njihen në zhargonin financiar “platforma forex”.

Në një nga platformat profesionale, Idan Avishai, i prezantuar si pjesë e Leader Capital-Online CFD, e përshkruan veten si “një profesionist inovativ dhe me përvojë në marketing me një përvojë të fortë në sektorët e tregtimit online, duke përfshirë Kontratat për Diferencë (CFD) dhe këmbimin valutor (forex). Ai është gjithmonë në kërkim të sipërmarrjeve të reja emocionuese online CFD dhe forex, duke demonstruar angazhimin e tij për të avancuar peizazhin e tregtimit. Me vite përvojë në karrierën e tij, Idan Avishai vazhdon të shtyjë kufijtë duke eksploruar zgjidhje inovative të marketingut të përshtatura për tregtimin CFD dhe forex, duke kërkuar gjithmonë të rrisë angazhimin e përdoruesve dhe të përmirësojë përvojat e tregtimit,” thuhet në profilin e tij.

Në regjistrin e bizneseve të Britanisë së Madhe, shtetasi Idan Avishai, i datëlindjes janar 1980, rezulton aksionar dhe drejtor në S.O.N MANAGEMENT LTD, kompani e regjistruar në vitin 2017, me objekt kryesor aktiviteti menaxhimin dhe konsulencën në aktivitete jashtë menaxhimit financiar.

Në regjistrin në fjalë, Idan Avishai nuk figuron ende si shtetas britanik, por shtetas izraelit dhe rezident në Izrael. Ai besohet ta ketë marrë shtetësinë britanike vetëm vitet e fundit, duke qenë se pasaporta e tij britanike, me të cilën është identifikuar në aktet juridike të regjistruara në Shqipëri, rezulton e lëshuar në vitin 2024.

Lidhja e deklaruar me platformën Fortrade

Në profilin e tij në rrjetin profesional Linkedin, Idan Avishai, deri para disa javësh, e lidhte veten edhe me platformën e tregtimit online, Fortrade. Pasi i dërguam disa pyetje për të komentuar lidhjen e tij me këtë platformë, emri i Fortrade u fshi nga informacioni prezantues në profilin e tij të Linkedin.

Kjo platformë (që vepronte fillimisht me emrin FXLider) u raportua publikisht në vitin 2018 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për ushtrimin e aktivitetit financiar të palicencuar në Republikën e Shqipërisë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një gjë të tillë ka bërë edhe Autoriteti homolog në Kroaci, HANFA.

https://amf.gov.al/news.asp?id=22200

Pavarësisht kësaj, platforma Fortrade vazhdon të ofrojë shërbime investimi për klientë nga Shqipëria, madje në të ekziston edhe një seksion me informacion në gjuhën shqipe. Besohet se shërbimet për Shqipërinë ofrohen nëpërmjet degës së kompanisë në fjalë, të regjistruar në Serbi.

Fortrade është një rrjet me kompani ose zyra të regjistruara në vende të ndryshme, si Britaninë e Madhe, Qipro, Kanada, Australi, Mauritius, Izrael dhe Serbi.

Në të gjitha regjistrimet e disponueshme publikisht, kompania nuk raporton direkt persona ose subjekte me kontroll domethënës apo influencues. Entiteti i fundit kontrollues është raportuar Audina Treuhand AG, një shoqëri e regjistruar në Lihtenshtein. Kjo kompani funksionon si një trust i pavarur ose shoqëri që vepron si palë e besuar dhe administratore e aseteve të personave të tretë.

Njëri nga personat e emëruar fillimisht si pjesë e Këshillit Drejtues të JET Albania, Oliver Hemmer (i zëvendësuar më pas), është gjithashtu shtetas dhe rezident në Lihtenshtejn.

Ai rezulton drejtor në CMC Corp.Management Consulting AG, shoqëri e regjistruar gjithashtu në Lihteshtejn. Nga informacionet publike në rrjet, nuk rezultojnë lidhje direkte të tij me Audina Treuhand apo Fortrade.

Por, Oliver Hemmer gjithashtu rezulton i lidhur me një platformë Forex, të quajtur 4XFX, që është sinjalizuar në vitin 2019 nga Autoriteti Britanik për Mbikëqyrjen Financiare (FCA) për aktivitet të paautorizuar në Britaninë e Madhe. Në njoftimin e FCA, platforma 4XFX zotërohej nga GRF EUROPE OU, shoqëri e regjistruar në Gjermani, me drejtor menaxhues pikërisht Oliver Hemmer. Një paralajmërim të ngjashëm për 4XFX kanë lëshuar edhe autoritetet mbikëqyrës të tregjeve financiare në Irlandë, Australi dhe Kanada

Emri i Oliver Hemmer rezulton edhe në bazën e të dhënave Offshore Leaks Database, që përmban informacion për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale dhe individët e lidhur me to.

Licencimi i JET Bank përfaqëson një shmangie nga politikat e deritanishme të licencimit të ndjekura nga Banka e Shqipërisë, që prej vitesh kanë përjashtuar mundësinë e dhënies së licencave apo aprovimit të blerjes së bankave nga aksionarë pa përvojë në sektorin financiar, në përputhje edhe me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në vitin 2019, një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri, Balfin, u detyrua të hynte në partneritet të përkohshëm me bankën nga Maqedonia e Veriut, Komercijalna Banka, për të marrë miratimin për blerjen e Tirana Bank.

JET Bank ishte subjekti i dytë që mori këtë vit miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat.

JET Bank refuzon të publikojë pronarët

Në një intervistë për “Monitor”, Fatbardha Rino, CEO i JET Bank, u shpreh se banka është në pronësi të JET Holding, një konsorcium kompanish ndërkombëtare me qendër në Amsterdam. Sipas saj, struktura e pronësisë nuk përfshin aksionarë individualë të drejtpërdrejtë, por realizohet përmes shoqërive që kanë investitorë të ndryshëm dhe pronarë përfitues përfundimtarë (UBO) të identifikuar, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Megjithatë, deri në këtë moment, JET Bank refuzon të bëjë publike listën e aksionarëve dhe pronarëve përfundimtarë përfitues.

Sipas saj, të gjitha shoqëritë aksionare dhe pronarët përfitues përfundimtarë kanë kaluar procesin rigoroz të vlerësimit “fit & proper” nga Banka e Shqipërisë, duke përfshirë verifikimin e integritetit, burimit të kapitalit dhe përputhshmërisë rregullatore, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.

Megjithatë, Rino, pranon se Idan Avishai është një nga investitorët kryesorë përmes strukturave përkatëse dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fazat e hershme të projektit, por nuk është aksionari i vetëm dhe nuk përfaqëson i vetëm pronësinë e bankës.

Dokumenti i BSH: Jo licenca bankare vetëm për individë ose subjekte pa përvojë

Përveç kuadrit ligjor dhe rregullator, që përcakton kërkesat e detajuara dhe specifike, Banka e Shqipërisë ka miratuar qysh në vitin 2009 një dokument të posaçëm për politikat e licencimit të subjekteve bankare.

Në këtë dokument, Banka e Shqipërisë shprehet se inkurajon hyrjen në treg të subjekteve bankare të cilat mund të konkurrojnë me subjektet ekzistuese dhe që kanë premisat për t’u shndërruar në pjesëmarrëse të rëndësishme të sistemit tonë bankar. Kjo kërkon subjekte bankare me vizion të qartë zhvillimi, cilësi konkurruese, përvojë në industrinë bankare, mbështetje në “know how” dhe kapitale të fuqishme. Banka e Shqipërisë do të jetë e vëmendshme në mënyrë që sistemi bankar të mos mbingarkohet me subjekte bankare të vogla, të cilat operojnë në një pjesë të kufizuar të tregut, pasi kjo mund të cenonte qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë shprehet se, pa cënuar parimin e barazisë dhe trajtimit të njëjtë dhe jodiskriminues të kërkesave për licencë bankare, në procesin e licencimit inkurajon hyrjen në treg të bankave të huaja me reputacion e besueshmëri të lartë, dhe që vijnë nga tregje të zhvilluara dhe të konsoliduara. Këto grupe bankare karakterizohen përgjithësisht nga një shkallë e lartë e standardizimit të praktikave të administrimit të rrezikut, fakt ky që nënkupton se të njëjtat teknika të administrimit të rrezikut që aplikohen në vendet e zhvilluara (vendet e BE dhe SHBA) do të mund të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë grupin, pra dhe në atë pjesë të tij që ushtron veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

Lidhur me iniciativat e individëve apo bizneseve vendase apo të huaja, pa përvojë bankare për të krijuar apo për të blerë pjesëmarrje influencuese në subjektet ekzistuese bankare, Banka e Shqipërisë i inkurajon të sigurojnë për këtë qëllim partneritet të qëndrueshëm në strukturën e kapitalit aksionar me institucione bankare që zotërojnë ekspertizë, besueshmëri dhe reputacion.

The post Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX appeared first on Albeu.com.

E gjeneruar video e maces heroinë që shpëton foshnjën

24 December 2025 at 10:31

Pretendimi: Kjo video tregon një mace duke pritur një fëmijë që bie nga ballkoni

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————————

Një video që ka marrë mbi 7 mijë pëlqime në Facebook pretendohet se tregon aktin heroik të një maceje të zezë, e cila shpëton një foshnje që po bie nga lartësia.

Megjithatë, video prekëse me gjasa është gjeneruar nga programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI), specifikisht modele që gjenerojnë videoklipe të shkurtra bazuar në udhëzimet me tekst të përdoruesit.

Origjina e gjeneruar e videos është e dukshme në detajet jorealiste. 

Në një moment të videos duket sikur krahu i një gruaje kalon tejpërtej trupit të maces për të kapur fëmijën. Më tej, një burrë ngre fëmijën në mënyrë të panatyrshme me dorën e djathtë, duke e ngritur pa e mbajtur. Në një çast, një pllakë e trotuarit ndryshon ngjyrë pa arsye.

http://faktoje.al/wp-content/uploads/2025/12/Untitled-design.mp4

Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

Megjithëse kjo video është e rreme, ka patur raste të vërteta kur një mace ka shpëtuar fëmijë nga rreziku. Në 2014, një mace në Kaliforni shpëtoi fëmijën e familjes nga sulmi i një qeni. Një video e botuar 10 vite më parë tregon një mace duke ndaluar një fëmijë të prekë sobën e nxehtë. Në një tjetër video autentike, një mace duket se ndalon një fëmijë të vogël që të kacavirret nga ballkoni.

Faktoje ka përgënjeshtruar dhe më parë video të maceve që shpëtojnë fëmijë të gjeneruara me AI.

The post E gjeneruar video e maces heroinë që shpëton foshnjën appeared first on Faktoje.al.

Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale

24 December 2025 at 10:25

Pretendimi: Kjo video tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik policët

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik oficerë policie. 

Megjithatë, ky lajm është i pavërtetë, dhe video që përdoret si dëshmi për të është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i një prej mburojave të policisë, të cilat janë standarte, ndryshon nga gjithë të tjerat. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Gjithashtu në një moment të videos, kamera afrohet aq pranë njërit prej policëve, i cili dëgjohet të thotë me audio të cilësisë të lartë: “Sa erë të keqe vijnë bajgat”. Një regjistrim kaq i qartë i zhvillimeve do të ishte i vështirë në një skenë kaotike protestash dhe shpërthime bajgash.

Përtej këtyre gabimeve të AI, pretendimi se fermerët protestues në Paris kanë hedhur pleh organik mbi policët është i pavërtetë. 

Eshtë e vërtetë se fermerët francezë kanë bllokuar rrugët, kanë hedhur pleh organik dhe kanë mbajtur demonstrata për më shumë se dy javë për të protestuar kundër therjes masive të bagëtive të sëmura me dermatit nodular dhe kundër një marrëveshjeje tregtare me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur në Paris, por kryesisht në jug dhe jugperëndim të Francës.

Në qytetin Millau, fermerët spërkatën pleh të lëngshëm në fasadën e një ndërtese të qeverisjes vendore, por jo mbi oficerët e policisë.

Një traktor spërkat pleh organik të lëngshëm në fasadën e zyrave qeveritare në Millau, Francë qendrore. Foto: AFP

Megjithatë, në Shkurt 2024, fermerët në Bruksel u përleshën me policinë, duke i spërkatur vërtet oficerët me pleh organik të lëngshëm dhe duke hedhur vezë teksa protestonin kundër burokracisë dhe konkurrencës nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE nuk janë të domosdoshme të përmbushen.

Fermerët po protestojnë sërish në Bruksel në Dhjetor 2025 kundër marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut, e cila sipas tyre do t’u shkatërrojë jetesën. Megjithatë, deri tani, nuk ka raportime të spërkatjes së policëve me pleh.

The post Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale appeared first on Faktoje.al.

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

By: admin
24 December 2025 at 00:08

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon të operojë plotësisht në mënyrë digjitale dhe pa degë fizike — një hap që shënon mbylljen e viteve pa inovacione të mëdha në sistemin bankar të vendit dhe një prirje drejt shërbimeve financiare digjitale.

Sipas njoftimeve zyrtare, JET Bank është themeluar në shtator 2025 me një kapital fillestar relativisht të vogël (rreth 3.5 milionë lekë) me pronar dhe themelues Idan Avishai, shtetas me dy shtetësi, izraelite dhe britanike, transmeton Albeu.com.

Sipas ligjit, Jet Bank që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Administratore e bankës do të jetë Fatbardha Rino, një figurë e njohur në sektorin financiar në Shqipëri, duke mbajtur më parë poste drejtuese në banka të nivelit të dytë si dhe postin e drejtoreshës ekzekutive e Iute Pay, një institucion financiar i akuzuar shpesh për manipulime dhe mashtrime me mikrokreditë.

Anëtarë të tjerë të bordit të bankës janë Oliver Hemmer dhe Rami Solomon, gjithashtu me origjinë izraelite.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët, ndërsa sipas profilit të tij në Linkedin, përvoja e tij është e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave të tregtimit online ose siç njihen në zhargonin financiar “platforma forex”, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë izraelit, anëtarë bordi, janë gati anonim me shumë pak të dhëna në internet, dhe ngrenë pikëyetje mbi qëllimet dhe sfondin e bankës, duke lënë hapësirë për pasiguri tek publiku dhe investitorët e mundshëm.

I veti informacion relevant për Oliver Hemmer, është një material i vitti 2019 ku thuhet se zyrtarët federalë po hetojnë një kompani të paregjistruar me seli në Berlin të Gjermanisë, të quajtur Gal Blocklntl Ltd (platforma “4XFX”), e cila vepronte pa autorizimin e duhur. Sipas materialit, drejtori menaxhues i kompanisë, Oliver Hemmer, po drejtonte një skemë mashtrimi të quajtur “4XFX” dhe se ai po hetohej gjithashtu si përfituesi kryesor. Në lidhje me këtë çështje janë paraqitur raporte për kompaninë në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Estoni, dhe Australi. (https://www.scribd.com/document/714449499/report-for-the-fraudulent-activities-4xfx-com)

Në lidhje me skemën e mashtrimit të platformës “4XFX”, institucione të rëndësishme kanë publikuar njoftime ku kane denoncuar skemën. (Denoncimi i FCA britanike dhe denoncimi nga autoritetet financiare të Australisë)

4XFX ishte një platformë mashtruese dhe e parregulluar e tregtimit të kriptomonedhave dhe forex-it që synonte investitorët në vende të shumta (Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Australi) rreth vitit 2019, duke pretenduar se ofronte tregtim bitcoin, ari dhe nafte, por në vend të kësaj mashtronte përdoruesit, me organe rregullatore si FCA dhe MSC që lëshonin paralajmërime, dhe faqja e internetit e platformës më vonë u mbyll. Është një shembull klasik i një skeme të palicencuar ku përdoruesit humbasin para, duke çuar shpesh në mashtrime pasuese të “dhomës së rikuperimit”.

Emrat të huaj “anonim” që hapin kompani në sektorë strategjik, është një skemë e njohur në botë, dhe shpesh e hasur në Shqipëri, ku të huaj përdoren për të kamufluar pronarët ose investitorët e vërtetë të një biznesi.

Ndërkohë, ekspert të ekonomisë e quajnë këtë projekt “minë me sahat për paratë e shqiptarëve”, duke nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të stabilitetit financiar të sistemit nëse banka e re nuk ka infrastrukturë të fortë, monitorim të mjaftueshëm apo transparencë të plotë në operacione.

Jet Bank bëhet subjekti i dytë që hyn në tregun bankar shqiptar pas Ziraat Bank, duke shënuar një prirje të re zgjerimi, duke e çuar numrin e bankave tregtare në 13. /albeu.com/

The post Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar appeared first on Albeu.com.

Dubai shkëlqen nga dritat festive

By: Rovena
23 December 2025 at 16:54

Dubai ka veshur petkun festiv, duke shndërruar disa prej pikave më turistike të qytetit në hapësira magjike për festat e Krishtlindjes.

Me drita shumëngjyrëshe, pemë gjigante dhe aktivitete festive, qyteti po tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota.

Në Global Village, shtatorët janë ndriçuar me drita vezulluese, ndërsa pavijonet që përfaqësojnë kultura të ndryshme botërore ofrojnë ushqime tradicionale, suvenire dhe dekorime tipike të Krishtlindjes. Vizitorët shetisin mes dekorimeve festive, duke shijuar atmosferën dhe performancat artistike.

“Kur dal në këto vende, ndiej sikur po festohet vërtet tradita e Krishtlindjes dhe kjo më pëlqen shumë. Është një mënyrë shumë e bukur për të përhapur mirësinë dhe gëzimin e Krishtlindjes”, u shpreh një banore.

Atmosfera festive ka impresionuar edhe turistët e huaj. Pemët e mëdha të Krishtlindjes, dhuratat dekorative dhe bora artificiale e bëjnë përvojën edhe më të veçantë.

“Është vërtet shumë ‘christmassy’. Gjithçka ka drita, ka një pemë të madhe Krishtlindjeje me dhurata dhe dekorime shumë të bukura. Mendoj se është fantastike. Kanë bërë shumë përpjekje për Krishtlindjet në Dubai”, tha një turist.

Festimet vazhdojnë edhe në Madinat Jumeirah, ku vizitorët shëtisin me varka përgjatë kanaleve, ndërsa muzika festive dhe performancat live krijojnë një atmosferë unike.

Përditësohen vlerat e futbollistëve në Superligën e Kosovës – Arb Manaj dhe Giovanni më të vlefshmit

23 December 2025 at 12:28


Faqja e specializuar e statistikave Trasfermarkt ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e martë) vlerat e klubeve dhe lojtarëve në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi i Dritës ka skuadrën më të vlefshme në kampionatin elitar të Kosovës me 29 futbollistë që vlejnë 7.50 milionë euro, i pasuar nga Ballkani me 22 futbollistë që vlejnë 6.25 milionë euro dhe Prishtina e treta me një vlerë ekipi prej 5.68 milionë euro.

Por, kush janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës pas përditësimit të fundit të vlerave?

Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, mesfushori i Ballkanit, Giovanni dhe sulmuesi i Dritës, Arb Manaj janë lojtarët më të vlefshëm me vlerë prej 800 mijë eurosh.

Giovanni pati rritje prej vetëm 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit, ndërsa Manaj pati një ngritje të madhe prej 350 mijë eurosh, pasi më parë vlerësohej vetëm 450 mijë eurosh.

telegrafi.com

Pas tyre vjen Muhamet Hyseni i Llapit i treti me 650 mijë euro, ndërsa Senad Jarovic (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Valentin Serebe (Ballkani) kanë vlerë prej 600 mijë eurosh.

Pozita e tetë dhe nëntë mbahet nga Etnik Brruti (Malisheva) dhe Rron Broja (Drita) me vlerë prej 550 mijë eurosh, ndërsa Mario Ilievski (Prishtina), Arlind Aliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Almir Kryeziu (Ballkani) vlerësohen nga 500 mijë euro.

Në pozitën e 15-të renditet Laurent Xhylani (Malisheva) me vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlen edhe Walid Hamidi (Ballkani). /Telegrafi/

Telegrafi Sport zgjodhi më të mirët e vitit 2025 në Superligën e Kosovës

22 December 2025 at 22:50


Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2025.

Gjatë vitit 2025, futbolli ynë shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.

Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Drita, që fitoi titullin e tretë me radhë si dhe siguroi play-offin e Ligës së Konferencës.

Më të mirët për vitin 2025 së bashku me redaksinë e sportit të Telegrafi

Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2025 në ligën elitare të Kosovës, por edhe atë të femrave.

Arb Manaj, sulmuesi i Dritës është emëruar futbollisti më i mirë i vitit nga redaksia e Telegrafit, si dhe e ka fituar çmimin “Lojtari i preferuar i lexuesve”.

Pas paraqitjeve të mrekullueshme, Telegrafi ndau çmime edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin dhe trajnerin më të mirë të vitit.

Faton Maloku (Drita), Egzon Bejtullai (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Sead Jarovic (Gjilani) morën këto çmime. Ndërsa, Zekirija Ramadani e fitoi çmimin trajneri më i mirë i vitit.

Më të mirët e vitit në futbollin e Kosovës për vitin 2025

Arb Manaj – Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve të Telegrafi Sport

Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës.

Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.

Përpos kësaj, Manaj e fitoi edhe çmimin “I preferuari i lexuesve”, pasi mori plot 13 mijë e 582 vota nga 30 mijë gjithsej. Garë t’i ashpër i bëri vetëm braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijë vota.

Arb Manaj dhe Lavdim Pireva Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Faton Maloku – Portieri më i mirë i vitit

Portieri i Dritës Faton Maloku në vitin 2025 ishte ndër lojtarët kyç për suksesin e jashtëzakonshëm që kaloi skuadra gjilanase.

Me prite vendimtare, ai ndihmoi klubin ta fitojë titullin si dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

Faton Maloku dhe gazetari Romak Zeqiri Foto: Ridvan Slivova/ Telegrafi

Egzon Bejtullai – Mbrojtësi më i mirë i vitit

Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2025. Ylli i Dritës ishte i jashtëzakonshëm këtë vit, për ta ndihmuar klubin gjilanas që ta fitojë titullin kampion.

Bejtullai ka qenë një “Mur i pakalueshëm”, ku zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesë asistime.

Gazetari Bardh Maxhuni dhe Egzon Bejtullai Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit

Mesfushori i Dritës Albert Dabiqaj mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar, ku zhvilloi një tjetër sezon fantastik.

Këtë edicion për “Intelektualët”, “Dabi” zhvilloi plot 51 paraqitje, ku kontribuoi me shtatë gola e dy asistime në proces.

Menaxherja e shitjes ne Telegrafi, Vlorentina Hasanaj dhe Albert Dabiqaj Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Senad Jarovic – Sulmuesi më i mirë i vitit 2025

Pas një “shpërthimi” te Gjilani, Senad Jarovic e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2025.

Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.

Pergjegjese per PR dhe Evente, Alisa Buzhala dhe Senad Jarovic Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

KF Drita – Klubi më i mirë i vitit 2025

Siç pritej, kampioni Drita e ka fituar titullin “Klubi më i mirë i vitit 2025”, pasi e fitoi titullin kampion.

Përpos titullit, Drita e bëri të gjithë Kosovën krenar duke siguruar një vend edhe në play-offin e Ligës së Konferencës.

KF Drita, "Klubi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport telegrafi.com

Arianit Hasani – Talenti i vitit 2025

Mesfushori Arianit Hasani ka fituar çmimin “Talenti i vitit 2025” pasi zhvilloi paraqitje të vazhdueshme pozitive për Llapin si dhe Kosovën U21.

Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.

Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025" dhe Producenti i podcastit "Arena e Yjeve, Pjetër Monreca Foto: Ridvan Slivova

Aurona Racaj – Futbollistja e Vitit 2025

Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës.

Me plot 30 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, Racaj e dëshmoi se ka qenë “ylli i Dukagjinit”.

Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi telegrafi.com

Zekirija Ramadani – Trajneri i vitit

“Ariktekti” i suksesit të Dritës, Zekirija Ramadani është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Ai drejtoi skuadrën për ta rikthyer titullin në Gjilan pas katër vitesh, ndërsa ishte edhe pikërisht titulli i katërt personal për të.

Zekirija Ramadani, "Trajneri i vitit 2025" Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përpos suksesit në Kosovë, Ramadani gjithashtu udhëhoqi me sukses ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës, ku edhe siguruan play-offin./Telegrafi

Egzon Bejtullai, "Mbrojtësi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport

22 December 2025 at 21:36


Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Egzon Bejtullai – Mbrojtësi më i mirë i vitit

Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2025. Ylli i Dritës ishte i jashtëzakonshëm këtë vit, për ta ndihmuar klubin gjilanas që ta fitojë titullin kampion.

Egzon Bejtullai, "Mbrojtësi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi SportFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Bejtullai ka qenë një “Mur i pakalueshëm”, ku zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesë asistime.

Gazetari Bardh Maxhuni dhe Egzon BejtullaiFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

/Telegrafi/

“Dyshonte se ishte eskortë”/ Avokati rus masakron për vdekje me gërshërë ish-gruan

By: Elva
22 December 2025 at 18:22

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Dubai, ku një asistente fluturimi 25-vjeçare u gjet e pajetë në një dhomë hoteli luksoz, pasi dyshohet se është goditur të paktën 15 herë me gërshërë. Si autor i dyshuar është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, Albert Morgan, 41 vjeç, avokat nga Rusia. Sipas raportimeve të Daily Mail, […]

The post “Dyshonte se ishte eskortë”/ Avokati rus masakron për vdekje me gërshërë ish-gruan appeared first on BoldNews.al.

Krim pasioni në Dubai: Burri rus vrau ish-të dashurën e tij me gërshërë sepse mendonte se ishte një eskortë luksoze

By: gaze tare
22 December 2025 at 17:55

Një asistente fluturimi 25-vjeçare u gjet e vdekur në një dhomë hoteli me pesë yje në Dubai, pasi u qëllua me thikë të paktën 15 herë me gërshërë, ndërsa ish-burri i saj u arrestua si i dyshuar. Sipas Daily Mail, burri është një avokat i quajtur Albert Morgan, 41 vjeç, nga Rusia, i cili u arrestua nga autoritetet ruse pas kthimit të tij në aeroportin e Shën Petersburgut.

Hetuesit besojnë se 41-vjeçari e kishte përndjekur ish-partneren e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë, pasi ai dyshohet se ishte xheloz patologjikisht për të. Morgan besonte se viktima e tij po gënjente dhe se ajo kishte punuar si eskortë luksoze për pasagjerë VIP ndërsa ata ishin ende bashkë.

Morgan rezervoi një dhomë në të njëjtin hotel me gruan për të pasur akses në dhomën e saj, ndërsa qëllimi i tij dyshohet se ishte ta mbulonte atë me bojë të gjelbër dhe t’i priste flokët me gërshërë.

Sipas raportimeve, kur asistentja e pa atë përpara saj, shpërtheu një debat i ashpër mes tyre, duke rezultuar në sulmin e Morgan me gërshërë dhe më pas arratisjen. 25-vjeçarja u gjet me të paktën 15 plagë thike në qafë, bust dhe gjymtyrë, sipas autoriteteve lokale.

Ndërsa ishin të martuar, çifti jetoi në Shën Petersburg për dy vjet. Pasi u ndanë, Morgan dyshohet se fitoi akses në mesazhet e saj private dhe, nga xhelozia, shkoi aq larg sa fluturoi 2,700 milje për ta takuar.

Në fakt, ai dyshohet se udhëtoi për në Dubai me një bashkëpunëtor, një përmbarues nga Shën Petersburgu, i cili e ndoqi viktimën nga holli për të zbuluar numrin e dhomës ku po qëndronte.

Pastaj, pasi veshi një rrobë hoteli nga lavanderi, thuhet se Morgan e ka bindur një shërbëtore ta lejonte të hynte në dhomë, duke pretenduar se kishte harruar çelësin.

Policia e Dubait e identifikoi të dyshuarin nga kamerat e sigurisë të hotelit dhe njoftoi autoritetet ruse, të cilat e arrestuan. Para arrestimit të tij, Morgan dyshohet se kishte kërkuar të dërgohej në frontin ukrainas për të luftuar. Siç raporton Daily Mail, kjo është një taktikë e zakonshme e përdorur nga shumë të dyshuar për krime në Rusi për t’iu shmangur drejtësisë. Pavarësisht kësaj përpjekjeje, Morgan u arrestua nga policia dhe është mbajtur në paraburgim për dy muaj në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Gjatë martesës së tyre dyvjeçare, gruaja e kishte telefonuar policinë disa herë për shkak të grindjeve me Morganin, por më vonë i tërhoqi ankesat e saj kundër tij.

⚠ WARNING: This post contains descriptions of stalking and a frenzied physical assault

Albert Morgan, 41, has been arrested in St. Petersburg on suspicion of murder following the brutal death of his 25-year-old ex-wife, a flight attendant found in a luxury Dubai hotel.… pic.twitter.com/OBA78bhoxk

— True Crime Updates (@TrueCrimeUpdat) December 22, 2025

The post Krim pasioni në Dubai: Burri rus vrau ish-të dashurën e tij me gërshërë sepse mendonte se ishte një eskortë luksoze appeared first on iconstyle.al.

Hyundai drejt prodhimit të automjetit më të madh elektrik

22 December 2025 at 15:30


Bashkimi Evropian është gati të heqë ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të brendshme.

Automjetet me motorë me djegie të brendshme do të lejohen ende përtej vitit 2035.

Megjithatë, Hyundai nuk po tërhiqet nga ofensiva e saj elektrike në kontinent.

Në janar, ajo do të prezantojë automjetin e saj elektrik më të madh ndonjëherë, megjithëse detajet mbeten të mbuluara me mister.

Sipas standardeve evropiane, Ioniq 9 është tashmë një automjet masiv.

SUV-i me tre rreshta shtrihet mbi pesë metra, gjë që ngre pyetjen se çfarë po planifikon Hyundai më pas.

Kompania në mënyrë misterioze thotë se modeli i saj elektrik i ardhshëm "plotëson linjën ekzistuese të modeleve elektrike të markës".

Kjo nuk ofron shumë, por logjika sugjeron se nuk do të jetë një tjetër SUV me përmasa gjigante. /Telegrafi/

Momenti dramatik kur rrufeja godet Burj Khalifan

19 December 2025 at 16:35


Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ndau së fundmi një video dramatike të një rrufeje që godet majën e Burj Khalifa-s gjatë një stuhie të madhe shiu.

Pamjet e shkurtra dhe magjepsëse kapin qiellin e errët me re dhe zhurmën dalluese të shiut dhe bubullimës, duke e bërë ndikimin vizual edhe më domethënës.

Sheikh Hamdan, i cili njihet për interesin e tij në fotografi dhe natyrë, thjesht e përshkroi postimin me "Dubai" dhe një re me shi dhe një rrufe emoji.

Ngjarja ndodhi gjatë kushteve të motit të paqëndrueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me Qendrën Kombëtare të Meteorologjisë që lëshoi paralajmërime për shi, bubullima, vetëtima dhe breshër në zona të ndryshme.

Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale me shikuesit që shprehën admirim për fenomenin spektakolar dhe të rrallë natyror të kapur përballë rrokaqiellit ikonik.



Burj Khalifa është një mrekulli e inxhinierisë dhe arkitekturës moderne, me një lartësi prej 829.8 metrash në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërtimi i Burj Khalifa filloi në vitin 2004 dhe zgjati gati gjashtë vjet për t'u përfunduar, me mbi 12,000 punëtorë dhe inxhinierë të përfshirë.

Projekti kushtoi afërsisht 1.5 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga ndërtesat më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë. /Telegrafi/

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

19 December 2025 at 15:54


Përmbytjet më të mëdha në 76 vitet e fundit kanë goditur Dubain, ndërsa shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka paralajmëruar qytetarët për kushte ekstreme të motit.

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi të tregoni kujdes, pasi në orët në vijim priten kushte të paqëndrueshme të motit, dhe të shmangni daljet jashtë, përveç rasteve kur janë absolutisht të domosdoshme,” njoftuan shërbimet meteorologjike.

Pritet që shiu në Dubai dhe Abu Dhabi të vazhdojë të bjerë edhe sot, ndërsa pamjet tregojnë gjendje kaotike në qytete.

— (@)

Shumë fluturime në vend janë anuluar. Disa prej tyre përfshijnë fluturimet e Emirates për në Londër Gatwick, Heathrow dhe Frankfurt. Edhe shërbimet e FlyDubai janë anuluar. Linja ajrore IndiGo ka publikuar një njoftim ku thekson se është e mundur të ketë ndërprerje të fluturimeve.

“Parashikohet ndryshim i kushteve të motit në të gjithë EBA-në, me reshje të dendura shiu dhe stuhi. Duke pasur parasysh këtë situatë të ndryshueshme, është e mundur që gjatë ditës të ketë ndikime të herëpashershme në fluturime”, thuhet në njoftim.

Në Abu Dhabi janë mbyllur plazhet dhe parqet për shkak të reshjeve intensive. Fotografitë e realizuara në Dubai dhe Abu Dhabi tregojnë rrugë të përmbytura, si edhe një numër të madh automjetesh të mbetura të bllokuara.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme e vendit u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shmangin daljet jashtë, përveç rasteve kur kjo është absolutisht e domosdoshme. /Telegrafi/

— (@)
— (@)



ChatGPT ka marrë integrim me aplikacionin Apple Music dhe gjenerator të ri imazhesh

19 December 2025 at 10:01


Kompania OpenAI ka shtuar disa funksione të reja në produktin e saj kryesor, ChatGPT, dhe ka futur mbështetje për Apple Music si dhe aftësi të përmirësuara për gjenerimin e imazheve.

Apple Music mund të shtohet në ChatGPT përmes seksionit Settings në aplikacionin për Mac, në faqen web ose në aplikacionin për iOS. Apple Music shfaqet nën opsionin e aplikacioneve, dhe lidhja me të kërkon hyrje me llogarinë e Apple për autorizim.

ChatGPT mund të përdoret për të kërkuar në katalogun e Apple Music për këngë, artistë, albume dhe lista luajtjeje, edhe pa një abonim në Apple Music. OpenAI thotë se të gjithë përdoruesit mund të zbulojnë muzikë, të gjenerojnë lista luajtjeje dhe të dëgjojnë fragmente këngësh direkt në ChatGPT.

Abonentët e Apple Music mund të shtojnë këngë, albume dhe lista luajtjeje në bibliotekën e tyre përmes ChatGPT. Kur Apple Music shtohet në ChatGPT, mund të zgjidhet duke shtypur butonin "+". Listat e luajtjes dhe sugjerimet që gjeneron ChatGPT mund të hapen direkt në Apple Music.

Përveç mbështetjes për Apple Music, ChatGPT tani ka aftësi më të mira për gjenerimin e imazheve. ChatGPT Images mund të gjenerojë imazhe deri në katër herë më shpejt dhe mund të redaktojë imazhet me saktësi, duke ruajtur detajet. OpenAI thotë se ChatGPT mund të modifikojë vetëm detajet që përdoruesi dëshiron të përditësojë, duke ruajtur ndriçimin, kompozicionin dhe pamjen e personave të qëndrueshme përmes inputeve, outputeve dhe ndryshimeve.

Modeli i ri "brilant" mund të shtojë, heqë, kombinojë, përziejë dhe të bëjë krijime më realistike të imazheve duke përdorur fotografi reale. Ai është më i mirë në shtimin e tekstit mbi imazhe dhe ndryshimin e vendosjes së elementeve, dhe OpenAI thotë se ndiqet udhëzimet më besueshëm se versioni i gjeneratës së mëparshme.

Me këtë përditësim, aftësia për të gjeneruar disa stile specifike artistike, si anime, ka rënë dhe nuk është më aq e mirë në modifikimin e imazheve me shumë persona, por OpenAI thotë se përdorimi i filtrave të paracaktuar mund të ndihmojë, dhe versioni i mëparshëm i gjeneratorit të imazheve mbetet i disponueshëm për përdorim.

ChatGPT Images, përvoja për redaktimin e imazheve e integruar në ChatGPT, përfshin dhjetëra stile dhe kërkesa të paracaktuara që përdoruesit mund të provojnë. Është i disponueshëm në aplikacionin mobil dhe në web.

Modeli i përditësuar Images prezantohet për të gjithë përdoruesit e ChatGPT, së bashku me përvojën e re Images të integruar në ChatGPT. Funksionaliteti i ri i imazheve në ChatGPT do t’i mundësojë atij të konkurrojë më mirë me gjeneratorin e imazheve Nano Banana të Google. /Telegrafi/

Fetai: Lufta kundër korrupsionit kërkon institucione që veprojnë, politika që zbatohen dhe besim që ndërtohet me vepra

18 December 2025 at 22:43


Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se Konferenca e Shteteve Palë të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e mbajtur në Doha, po shkon drejt përmbylljes me mesazhe të qarta për nevojën e një qasjeje të vendosur dhe pa kompromis në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Fetait, gjatë ditëve të konferencës mbi 2.500 përfaqësues nga 170 shtete kanë diskutuar zgjidhje konkrete për sfidat aktuale të korrupsionit, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, rritjen e transparencës në financimin politik, ndërtimin e kulturës së integritetit dhe adresimin e ndërlidhjes së korrupsionit me forma të tjera të krimit të organizuar.

“Mesazhi është i qartë: lufta kundër korrupsionit kërkon institucione që veprojnë, politika që zbatohen dhe besim që ndërtohet me vepra”, ka theksuar Fetai.

Ai shtoi se kjo është rruga që duhet ndjekur pa asnjë kompromis, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

❌
❌