Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Rusia urdhëron bllokimin e aplikacionit WhatsApp

By: e xh
12 February 2026 at 19:55

Rusia ka vendosur ta nxjerrë jashtë loje aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga autoritetet rregullatore, në një kohë kur Kremlini po shton presionin për përdorimin e platformave vendase.

WhatsApp, në pronësi të Meta, tha se masa synon të shtyjë më shumë se 100 milionë përdorues në Rusi drejt një “aplikacioni shtetëror për mbikëqyrje”. Kompania deklaroi se po bën gjithçka për t’i mbajtur njerëzit të lidhur dhe paralajmëroi se izolimi i përdoruesve nga komunikimi privat dhe i sigurt është një hap pas që mund të çojë në më pak siguri për qytetarët rusë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha BBC-së se vendimi u mor për shkak të “mosgatishmërisë së Meta për të respektuar normat dhe germën e ligjit rus”. Sipas tij, kompania mund të rifillojë operacionet nëse respekton ligjin dhe hyn në dialog me autoritetet.

I pyetur nëse autoritetet po përpiqen të detyrojnë qytetarët të përdorin aplikacionin shtetëror Max, Peskov u përgjigj se “mesazheri kombëtar është një alternativë e disponueshme”.

Rregullatori rus i internetit, Roskomnadzor, bëri të ditur këtë javë se po kufizon më tej edhe Telegramin, duke përmendur mungesë sigurie. Telegram është shumë i përdorur në Rusi dhe thuhet se përdoret gjerësisht edhe nga forcat ruse në Ukrainë. Disa blogerë pro luftës janë ankuar se kufizimet po vështirësojnë komunikimin në terren.

Moska argumenton se si WhatsApp ashtu edhe Telegram kanë refuzuar të ruajnë të dhënat e përdoruesve rusë brenda territorit të vendit, siç kërkon ligji. Autoritetet pretendojnë gjithashtu se WhatsApp është një nga shërbimet kryesore që përdoret për mashtrime dhe zhvatje ndaj qytetarëve rusë, duke e përdorur këtë si arsye për të nxitur kalimin drejt Max.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi më herët këtë vit se WhatsApp pritet të bllokohet përfundimisht në vitin 2026. Një zyrtar rus, Andrei Svintsov, është cituar të ketë thënë se “masa të tilla të ashpra” janë “plotësisht të justifikuara”, pasi Rusia e ka shpallur Meta një organizatë ekstremiste.

WhatsApp ishte më parë aplikacioni më i përdorur për mesazhe në Rusi. Por që nga viti 2022, kur Meta u etiketua si organizatë ekstremiste, aplikacione si Instagram dhe Facebook janë bllokuar dhe aksesohen vetëm përmes VPN-ve. Qytetarët rusë nuk ndalohen t’i përdorin, por duhet të përdorin mjete anashkaluese.

Projekti për të drejtat digjitale “Na Svyazi” ka raportuar se Rusia po heq gjithnjë e më shumë faqe nga sistemi shtetëror i adresave të internetit, që kontrollohet nga Roskomnadzor. Sipas tij, 13 platforma të njohura, përfshirë YouTube, Facebook, WhatsApp Web, Instagram, BBC dhe Deutsche Welle, mungojnë tashmë në sistemin kombëtar të emrave të domenit. Kur një faqe hiqet nga ky regjistër, ajo nuk hapet pa VPN.

Paralelisht, Moska po shtyn fort aplikacionin shtetëror Max. Kritikët thonë se ai nuk ofron enkriptim nga fundi në fund dhe mund të depërtohet nga autoritetet, ndërsa mediat shtetërore i hedhin poshtë këto pretendime. Max po promovohet gjerësisht me reklama në televizion dhe nëpër qytete, si dhe nga zyrtarë lokalë.

Që nga viti 2025, autoritetet kanë vendosur që Max të jetë i para-instaluar në çdo pajisje të re që shitet në Rusi. Ka raportime se punonjës të sektorit publik, mësues dhe studentë po kërkohet gjithnjë e më shumë ta përdorin platformën.

Drejtori ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov, tha se shteti po kufizon aksesin në shërbimin e tij për të detyruar qytetarët të përdorin aplikacionin e vet për mbikëqyrje dhe censurë politike. Ai shtoi se Irani ka tentuar një strategji të ngjashme për të ndaluar Telegramin, por qytetarët kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar. “Kufizimi i lirisë së qytetarëve nuk është kurrë përgjigjja e duhur”, tha Durov.

Kim Jong Un ka zgjedhur vajzën e tij adoleshente si trashëgimtare të fronit?

By: e xh
12 February 2026 at 18:53

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare, u tha agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut ligjvënësve të enjten.

Kim Ju Ae, e cila besohet të jetë 13 vjeçe, është fotografuar muajt e fundit pranë babait të saj në evente të profilit të lartë si një vizitë në Pekin në shtator, udhëtimi i saj i parë jashtë vendit.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) tha se në vlerësimin e bërë mori në konsideratë një “gamë rrethanash”, përfshirë praninë e saj gjithnjë e më të spikatur publike në ngjarjet zyrtare.

NIS tha gjithashtu se do ta mbajë nën vëzhgim nëse ajo do të marrë pjesë në kongresin e partisë së Veriut përgjatë këtij muaji, eventi më i madh politik në vend mbahet një herë në pesë vjet.

Ju Ae është fëmija i vetëm i njohur i Kim Jong Un dhe gruas së tij, Ri Sol Ju. NIS beson se Kim Jong Un ka një djalë më të madh, por ky djalë nuk është njohur kurrë dhe as nuk është shfaqur në mediat e Koresë së Veriut.

Londër, ish-Dukesha i kërkonte këshilla Epstein edhe kur ai ishte në burg

By: e xh
12 February 2026 at 18:08

Nuk kanë fund skandalet që dalin në dritë pas publikimit të miliona dokumenteve në lidhje me Jeffrey Epstein, sidomos për Britaninë e Madhe.

Dy nga njerëzit që kishin miqësi të ngushtë me pedofilin dhe trafikuesin seksual ishin pikërisht brenda pallatit mbretëror, ish princi Andrew dhe ish bashkëshortja e tij Sarah Ferguson.

Ish dukesha i ruajti raportet me Epstein edhe gjatë kohës kur ai ishte në burg, madje i kërkoi këshilla  për t’u marrë me borxhin e saj prej 6 milionë paundësh.

Ferguson ishte ende Dukesha e Jorkut në vitin 2009, por u divorcua nga Andreë Mountbatten-Ëindsor.

Emailet nxjerrin në pah se në çfarë pozite të dëshpëruar financiare ndodhej ajo në atë kohë dhe se si ishte e gatshme për ndihmë nga kushdo, e veçanërisht  Epstein.

Ish financieri diskutoi situatën e Ferguson në një korrespondencë të gjatë me David Stern, një biznesmen gjerman me bazë në Londër me lidhje të gjera në Kinë. Stern kishte lidhje të ngushta me Familjen Mbretërore, por duket se e quan Epstein “shef” në email-e. Ai e paralajmëroi Epstein se Ferguson ishte në Lindjen e Mesme ku ka shumë mundësi që ajo të jetë me njerëz që e shfrytëzojnë përsëri.

Së bashku, Epstein, Stern dhe Ferguson duket se po bënin përgatitje të hollësishme për një falimentim personal. Në fund, Ferguson nuk shpalli falimentimin dhe nuk është e qartë nëse të gjitha borxhet e saj u paguan plotësisht.

Epstein ishte afër fundit të dënimit të tij në burgun Palm Beach kur Ferguson duket se i shkruan më 13 korrik 2009. Ajo e cilëson pedofilin një mik të vërtetë dhe dhe kërkon këshillën e tij mbi një ofertë të jashtëzakonshme prej 10 milionë paund nga një biznesmen.

Ndërkohë në mesazhe të publikuara më herët ish dukesha e York duket se ka një raport të ngushtë me Epstein, të cilit i referohet si një vëlla, e madje e uron për lindjen e një djali, duke aluduar kështu se Epstein ishte babai i një fëmije.

19:55 Zyrtari i Trumpit jep lajmin: Drejt fundit operacioni i ICE-së në Minnesota

By: Monika
12 February 2026 at 19:55

Fushata e zbatimit të ligjit për emigracionin në Minnesota do të përfundojë së shpejti, të paktën kështu tha të enjten për gazetarët zyrtari kufitar i presidentit Donald Trump.

Tom Homan deklaroi se Trump kishte miratuar kërkesën e tij për ta mbyllur operacionin, duke shtuar se do të qëndronte në Minnesota “pak më gjatë për të mbikëqyrur tërheqjen, për të siguruar suksesin e saj”.

Siç shkruan BBC, Homan tha se Operacioni Metro Surge kishte rezultuar në arrestimin e shumë emigrantëve të paligjshëm që kishin kryer krime të dhunshme, të cilët u ndaluan për deportim. Por fushata shkaktoi protesta mbarëkombëtare pasi dy qytetarë amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti, u vranë nga oficerët e emigracionit.

Pas konferencës për shtyp, zyrtarë të lartë u paraqitën në Capitol Hill për të dëshmuar mbi fushatën e Trump-it për emigracionin.

Sipas Homan, autoritetet në Minnesota kanë arritur të “redukojnë ndjeshëm numrin e objektivave” për zbatimin e ligjit të emigracionit, duke e cilësuar operacionin si një “sukses të madh”.

Më shumë se 4 mijë emigrantë pa dokumente, të cilët Homan i quajti “alienë të paligjshëm”, ishin arrestuar, përfshirë burra të dënuar për përdhunim dhe abuzime seksuale.

Homan shtoi se Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjithmonë ka pasur një prani në Minnesota dhe do të vazhdojë ta ketë.

Reduktimi i forcës erdhi pas asaj që Homan e përshkroi si një nivel të paprecedentë bashkëpunimi mes agjentëve federalë dhe policisë lokale. Ai tha se policia e Minneapolis kishte shtuar goditjet ndaj protestuesve që ai i quajti kërcënime për sigurinë publike, ndërsa burgjet lokale ishin më të gatshme të njoftonin ICE-në për datat e lirimit të individëve që agjencia synonte.

Pas vrasjes së Alex Pretti-t, presidenti Trump e dërgoi Homan në Minneapolis për të mbikëqyrur operacionin, duke e lënë mënjanë drejtuesin e mëparshëm Greg Bovino.

Javën e kaluar, Homan njoftoi se po tërhiqte 700 agjentë emigracioni nga shteti, duke lënë rreth 2 mijë oficerë federalë, pasi kishte marrë më shumë bashkëpunim nga drejtuesit lokalë, dhe se po punonte për ta ulur praninë në nivelin e mëparshëm para fillimit të operacionit në dhjetor.

Të enjten, ai tha se Minnesota ishte bërë “më pak një shtet strehë” dhe se kishte zhvilluar takime gjatë javëve të fundit me kryetarin e bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, dhe guvernatorin e Minnesota-s, Tim Walz, të cilëve u kishte kërkuar të “zbusin retorikën”./mxh

19:08 Masa e re kundër emigracionit të paligjshëm/ Qeveria e Melonit miraton projektligjin që lejon bllokadat detare

By: Monika
12 February 2026 at 19:08

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se qeveria e saj do të përdorë çdo mjet për të garantuar sigurinë e kufijve të vendit të saj, pasi miratoi një projektligj që autorizon bllokada detare për të ndaluar anijet e paligjshme me emigrantë të mbërrijnë në Itali.

Ky projektligj është hapi i fundit në goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm nga qeveria e ekstremit të djathtë e Giorgia Melonit.

Sipas legjislacionit, i cili duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit, autoritetet italiane do të kenë fuqinë për të ndaluar anijet të hyjnë në ujërat territoriale të vendit deri në 30 ditë, me mundësi zgjatjeje deri në gjashtë muaj, në situata kërcënimesh serioze për rendin publik ose sigurinë kombëtare, siç është terrorizmi.

Masa, e cila vjen pasi qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur gjatë kalimit të Mesdheut nga Afrika e Veriut gjatë një stuhie të fuqishme të kohëve të fundit, gjithashtu u jep fuqi autoriteteve të vendosin bllokadën gjatë periudhave të rritjes dramatike të mbërritjeve të anijeve.

Ata që shkelin rregullat përballen me gjoba deri në 50,000 euro dhe anijet e tyre mund të konfiskohen në rast të shkeljeve të përsëritura, një masë e synuar për anijet e shpëtimit. Në raste të tilla, pasagjerët në bord mund të transportohen në vende të tjera përveç vendit të tyre të origjinës me të cilat Italia ka marrëveshje specifike riatdhesimi.

Parlamenti Europian këtë javë miratoi ndryshimet në rregullat e azilit të BE-së në përgjigje të presionit nga shtetet anëtare, përfshirë Italinë, për një qasje më të ashpër./mxh

18:59 10 milionë, jo më shumë… Zvicra mban referendum

By: Monika
12 February 2026 at 18:59

10 milionë, jo më shumë. Më 14 qershor, zviceranët do të shkojnë në votime për një nga referendumet e shpeshta që karakterizojnë jetën politike të vendit: do të vendosin për një propozim ligjor që kërkon të përcaktojë një tavan, pikërisht dhjetë milionë, për popullsinë rezidente në vend. Iniciativa ka nisur nga UDC, partia e djathtës sovraniste që ka shumicën relative në Zvicër. Qëllimi është i dyfishtë: nga njëra anë të vendoset një kufi për emigracionin, nga ana tjetër të theksohet neutraliteti dhe pavarësia, veçanërisht nga BE-ja, që janë pjesë e ADN-së së vendit.

“Jo për një Zvicër me 10 milionë, iniciativë për qëndrueshmëri”: kjo është formula me të cilën konsultimi u pranua pasi kaloi pengesën e mbledhjes së firmave (që kërkon vetëm 100 mijë nënshkrime) dhe që, në rast miratimi, do të bëhej pjesë e Kushtetutës.

Para vitit 2050, lexohet në faqen zyrtare të Këshillit Federal (qeveria) që paraqet tekstin e ligjit, popullsia rezidente e përhershme e Zvicrës nuk mund të kalojë dhjetë milionë banorë. Pas vitit 2050, Këshilli Federal mund, me anë të një urdhërese, ta rrisë çdo vit kufirin në masën e rritjes natyrore. Konfederata siguron që ky kufi të respektohet.

Nëse popullsia rezidente e përhershme e Zvicrës, thotë një tjetër nen i propozimit që do t’u paraqitet votuesve, kalon nëntë milionë e gjysmë banorë para vitit 2050, Këshilli Federal dhe Asambleja Federale, në kuadër të kompetencave të tyre, marrin masa që lidhen veçanërisht me sektorin e azilit dhe bashkimit familjar.

Me fjalë të tjera, merret si pretekst koncepti i “qëndrueshmërisë” (ekonomike, sociale, madje edhe mjedisore) për të ngritur barriera ndaj hyrjes së banorëve të rinj. Edhe me koston, dhe ky është një tjetër pasazh kyç i tekstit, të heqjes dorë nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtarisht nga Berna.

Në Zvicër sot jetojnë 9,2 milionë njerëz, një në katër ka origjinë të huaj. Megjithëse, si në vende të tjera perëndimore, popullsia po përballet me plakje progresive, “tavani” prej dhjetë milionësh nuk është larg.

Por çfarë do të ndodhte nëse më 14 qershor do të mbizotëronin “po”-të? Zvicra, jo menjëherë, rrezikon të përballet me një sërë konfliktesh diplomatike, duke filluar me Bashkimin Evropian, me të cilin Berna ka nënshkruar prej vitesh një traktat për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe bizneseve.

Në letër, konsultimi nuk ka për momentin shumë gjasa suksesi: qeveria dhe parlamenti janë shprehur me shumicë për “Jo”, pozita e UDC-së duket e izoluar. Për më tepër, edhe Economiesuisse (praktikisht ekuivalenti zviceran i Konfindustrisë) e ka cilësuar referendumin si “iniciativa e kaosit”, e shqetësuar për pengesat që do të vendoseshin ndaj lirisë së biznesit, qarkullimit të fuqisë punëtore dhe pasojave në tregje. Megjithatë, një sondazh i fundit tregon se 48% e votuesve janë të orientuar në favor të “tavanit” për popullsinë rezidente./mxh

18:49 U përmend në dosjen Epstein, policia norvegjeze bastis pronat e ish-kryeministrit Thorbjørn Jagland

By: Monika
12 February 2026 at 18:49

Policia norvegjeze kontrollon pronat e ish-kryeministrit Thorbjørn Jagland për lidhjet me Epstein

Autoritetet norvegjeze kanë kontrolluar pronat e ish-kryeministrit Thorbjørn Jagland, pasi Këshilli i Europës i hoqi imunitetin, në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe lidhjet e tij me financierin e turpëruar Jeffrey Epstein.

Hetimi nisi pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, të cilat sugjeronin se Jagland dhe familja e tij kishin qëndruar me Epstein mes viteve 2011–2018, periudhë kur ai kryesonte Komitetin Nobel dhe ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës.

Siç shkruan Euronews, njësia speciale për krime ekonomike Okokrim ka kryer kontrolle në banesën dhe pronat rekreative të Jagland. Këtë e konfirmoi avokati i tij Anders Brosveet në një deklaratë.

Të mërkurën, Këshilli i Europës tha se kishte pranuar kërkesën e autoriteteve norvegjeze për të hequr imunitetin e Jagland nga proceset ligjore që ai gëzonte më parë.
Organizata europiane e të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg tha se ky imunitet synon “të mbrojë ushtrimin e pavarur të funksioneve zyrtare” dhe se nuk është menduar për “përfitim personal.”

Jagland ishte një figurë kontroverse kur drejtonte Këshillin e Europës dhe shpesh akuzohej nga media norvegjeze dhe ndërkombëtare se ishte shumë i nënshtruar ndaj Vladimir Putinit dhe Kremlinit.

Pas pushtimit fillestar të Ukrainës dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë në 2014, Rusia u vendos nën sanksione votimi, por Jagland udhëhoqi përpjekjet në 2019 për t’i rikthyer Moskës të drejtat e votës.

Rusia u përjashtua përfundimisht nga organizata pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Anëtarët e Këshillit dhe analistët kritikuan Jagland për t’u dorëzuar ndaj “shantazhit” rus.

Lidhje të tjera me Epstein-in në Norvegji

Dokumentet e fundit të Epstein të publikuara në janar treguan gjithashtu se Princesha e Kurorës Mette-Marit, bashkëshortja 52-vjeçare e Princit të Kurorës Haakon, kishte përdorur një pronë të Epstein në Palm Beach për disa ditë në vitin 2013.

Në një shkëmbim emailesh mes Epstein dhe Mette-Marit në 2012, ai shkruante se ishte në Paris “në kërkim për grua,” por “preferoj skandinavet.” Ajo iu përgjigj se kryeqyteti francez ishte “i mirë për tradhti bashkëshortore,” por “skandinavet” ishin “material më i mirë për bashkëshorte.”

Mette-Marit kërkoi falje këtë muaj për “situatën ku e kam vendosur familjen mbretërore” dhe tha: “Disa nga përmbajtjet e mesazheve mes meje dhe Epstein nuk përfaqësojnë personin që dua të jem.”

Mona Juul, ish-ambasadore e Norvegjisë në Jordani, e përfshirë në përpjekjet për paqe izraelito-palestineze në vitet 1990, dha dorëheqjen fundjavën e kaluar pasi raportet thanë se Epstein kishte lënë 10 milionë dollarë për fëmijët e saj në një testament të hartuar pak para se të vdiste.

Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide tha se një hetim i ministrisë mbi njohuritë dhe kontaktet e saj me Epstein vazhdon, ndërsa Juul do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet norvegjeze për të sqaruar situatën./mxh

KINEMA – Filmi afgan “No Good Men” hap Berlinalen

12 February 2026 at 19:34

BERLIN, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – A ka burra të mirë në Afganistan? Filmi hapës në Festivalin e Filmit në Berlin të këtij viti ngre këtë pyetje në sfondin e kthimit në pushtet të autoriteteve talebane.

Naru, protagonistja e “No Good Men”, luajtur nga regjisorja Shahrbanoo Sadat, rishqyrton pikëpamjet e saj të lodhura mbi seksin e kundërt si rezultat i një miqësie në rritje me një koleg pune.

Për Sadatin, zgjedhja për të hapur festivalin e këtij viti ishte një shans emocionues për të nxjerrë në pah një histori për Afganistanin të treguar nga vetë afganët.

“Për një kohë shumë, shumë të gjatë historitë afgane janë treguar nga regjisorë ndërkombëtarë dhe për këtë arsye ka pasur gjithmonë një lloj keqinterpretimi”, tha ajo.

Filmi e përshkruan gjallërisht Narun duke ”lundruar” në kaosin e tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-të në vitin 2021 dhe shtypjen në aeroportin e Kabulit të mbushur me afganë të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi i tyre.

Këto skena bazoheshin drejtpërdrejt në përvojën e vetë Sadatit kur iu desh të largohej, kur luftëtarët talebanë arritën në kryeqytet.

“Isha në aeroport me familjen time për 72 orë kur filluan gjërat”, tha Sadati, e cila tani jeton në Hamburg.

“Kur donim të bënim këtë skenë në aeroport, meqenëse isha atje, ishte një nga skenat më të vështira”, kujtoi ajo.

Filmi nuk përqendrohet vetëm në dhunën dhe trazirat që kanë kaluar afganët në dekadat e fundit.

Sadati plot gjallëri, e cila u lind në Iran dhe e kaloi fëmijërinë në Teheran para se të transferohej në Afganistan me prindërit e saj, e përshkruan veten si një “optimiste naive” në shumë mënyra dhe butësia e saj është e dukshme në të gjithë filmin “No Good Men”.

Një kaktus fallik i dyshimtë në fund të titrave përmbyllës është tipik i humorit të mprehtë që Sadati përdor për të shtrembëruar qëndrimet patriarkale, për të mos përmendur lodrën seksuale që Naru merr nga një koleg për të festuar ndarjen e saj nga burri i saj tradhtar.

Filmi portretizon hapësirën që gratë afgane po krijonin për veten e tyre para vitit 2021, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Ai ka një element idealizmi në portretizimin e gazetarëve afganë dhe i kushtohet shtatë anëtarëve të stafit nga stacioni televiziv popullor ”Tolo”, të vrarë në një sulm të vitit 2016 të orkestruar nga luftëtarët talebanë.

Megjithatë, Sadat tha se ndjeu gjithashtu nevojën për të kundërshtuar një tendencë për të “romantizuar epokën e demokracisë”.

“Nuk e mohoj që talebanët janë problemi më i madh i Afganistanit sot, por nga ana tjetër… asgjë nuk ishte lule dhe trëndafila në epokën e demokracisë”, tha ajo, duke përmendur korrupsionin e përhapur që pllakosi vendin në atë epokë.

Duke pasur parasysh vështirësinë e xhirimeve në Afganistan, filmi u xhirua në disa vende në Gjermaninë veriore, i ndërthurur me pamje arkivore nga Kabuli.

Në falënderimet e saj, Sadat falënderon komunitetin afgan të Gjermanisë dhe thotë se në disa kuptime ishte “fat i mirë” i saj që punoi në një vend me “një nga komunitetet më të mëdha afgane” në diasporë.

Sadat ishte e përfshirë në procesin e përzgjedhjes së aktorëve, duke shfletuar listat e xhamive, kafeneve dhe restoranteve të frekuentuara nga më shumë se 460 000 afganë në Gjermani.

Ajo mori “mijëra kërkesa” nga afganët në të gjithë vendin për të marrë pjesë në film, me ata që morën pjesë që përfundimisht formuan një “komunitet të vogël filmi”.

Kthimi i qeverisë talebane në vitin 2021 solli me vete kufizime të rrepta për filmat, muzikën dhe argëtimet e tjera sipas interpretimit të tyre të rreptë të ligjit islamik.

Pra, a ka ndonjë shpresë që filmi të arrijë një audiencë brenda Afganistanit?

“Ndoshta… ata do ta shikojnë diku tjetër filmin përpara se filmi të dalë në kinema”, tha Sadat, duke shpjeguar se ajo pret që piratët e internetit ta marrin në dorë.

“Gjithmonë ka ndodhur me filmat e mi të mëparshëm që ata… ose të përfundojnë në YouTube ose do të shkurtohen dhe do të jenë në TikTok”, shton ajo.

Sadat thotë se sado që autoritetet talebane të përpiqen, ata nuk mund ta mbajnë jashtë epokën moderne ku “të gjithë kanë… një telefon dhe të gjithë janë të lidhur me internetin”.

“Edhe nëse afganët nuk e përjetojnë filmin në një mënyrë kinematografike, në një ekran të madh… ata do ta shikojnë filmin”, thekson ajo.

A mendon Sadat se ka edhe burra të mirë?

“Unë besoj se ka burra të mirë, por gjithashtu besoj se kemi nevojë për më shumë burra të mirë në botë, por edhe në Afganistan”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për shtyp./ a.jor.

The post KINEMA – Filmi afgan “No Good Men” hap Berlinalen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Netanyahu: Trump po krijon kushtet për të arritur një marrëveshje të mirë me Iranin

12 February 2026 at 19:19

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump po krijon kushtet që mund të mundësojnë arritjen e një marrëveshjeje të mirë me Iranin, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington duke shtuar megjithatë një dozë skepticizmi.

”Kushtet që ai po krijon, së bashku me faktin që iranianët e kuptojnë padyshim se gabuan herën e fundit duke mos arritur një marrëveshje, mund të mundësojnë krijimin e kushteve për një marrëveshje të mirë”,  tha Netanyahu para se të largohej nga kryeqyteti amerikan, Uashington, ku u takua me Trumpin.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen bërthamore, por edhe për raketat balistike dhe grupet pro Iranit, si Hezbollahu libanez, Hamasi palestinez dhe Houthit e Jemenit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Netanyahu: Trump po krijon kushtet për të arritur një marrëveshje të mirë me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tjetër largim në qeverinë britanike, Sekretari i përgjithshëm jep dorëheqjen

By: Elva
12 February 2026 at 19:51

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormald, ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të kabinetit dhe kreut të Shërbimit Civil, vetëm pak muaj pasi ishte emëruar në detyrë në dhjetor 2024. Cabinet Office njoftoi se largimi është bërë “me marrëveshje të ndërsjellë”, në një kohë kur mediat britanike raportojnë për pakënaqësi nga 10 […]

The post Tjetër largim në qeverinë britanike, Sekretari i përgjithshëm jep dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali, djali vret nënën e moshuar dhe e varros në pyll, arrestohet

By: Brisi
12 February 2026 at 19:33

Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Torino, pasi dyshohet se i ka marrë jetën nënës së tij 86-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin në një pyll pranë zonës së njohur si Palazzina di Caccia. Sipas raportimeve nga mediat italiane, zhdukja e të moshuarës ishte denoncuar rreth një muaj më parë, ku […]

The post E rëndë në Itali, djali vret nënën e moshuar dhe e varros në pyll, arrestohet appeared first on BoldNews.al.

BE-ja ashpërson ligjet e azilit

By: Elva
12 February 2026 at 18:42

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt. Në parim edhe vendet kandidate për […]

The post BE-ja ashpërson ligjet e azilit appeared first on BoldNews.al.

Meloni: Në Evropë ka një motor gjermano-italian

By: Fax Web
12 February 2026 at 18:54

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pranoi se një “motor” gjermano-italian po nxit aktualisht vrullin.

“Sigurisht që ka një konvergjencë me kancelarin gjerman Friedrich Merz mbi shumë tema”, u tha Meloni gazetarëve përpara samitit informal të sotëm.

“Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë dypalësh, por kjo nuk do të thotë se po përjashtojmë dikë tjetër”, tha ajo.

Meloni dhe Merz kanë mbështetur deregulimin dhe duket se po formojnë një bosht të ri të gatshëm për të drejtuar negociatat e udhëheqësit.

“Në këtë fazë, ka një ringjallje në marrëdhënie dhe në kapacitetin që Italia dhe Gjermania po tregojnë për të koordinuar qëndrimet e tyre”, tha Meloni.

“Roli i Kancelarit ka qenë shumë pozitiv, shumë pozitiv me të vërtetë dhe unë jam mirënjohës ndaj Friedrich sepse po bëjmë një punë shumë të mirë së bashku.”

Kryeministrja italiane e përshkroi diskutimin në takimin para-tërheqës si “takim koordinues”, një format të ri që ajo po promovon për të paraqitur “ide konkrete” për debat gjatë samitit të liderëve.

“Dua që Këshilli t’i japë Komisionit gjëra të qarta për të bërë dhe që Komisioni ta përdorë këtë mandat për të frenuar burokracinë”.

Nuk pati diskutim mbi euroobligacionet në takimin para-tërheqjes, tha Meloni, por ajo u tha gazetarëve se priste që çështja të ngrihej në samit.

“Kjo është një nga çështjet e mëdha që Evropa ka diskutuar për njëfarë kohe dhe për të cilën e dini që ka qëndrime shumë të ndryshme”, tha Meloni.

Prioritetet më urgjente për t’u adresuar në këtë moment janë çmimet e energjisë, me një ndalesë shumë të nevojshme të spekulimeve financiare, përfundimin e tregut të vetëm dhe thjeshtimin e legjislacionit evropian, shtoi ajo.

Bruksel, policia bastis zyrat e KE/ Hetime për shitjen e 34 ndërtesave të Komisionit Europian në 2024

12 February 2026 at 18:07

Policia Belge bastisi këtë të enjte zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, lidhur me një hetim sa I përket shitjeve të një pjese të këtyre zyrave në vitin 2024 ndaj shtetit Belg.

Lajmi u raportua fillimisht nga Financial Times ndërsa një zyrtar i Bashkimit Europian deklaroi se ata ishin në dijeni të këtij hetimi sa i përket shitjes së 23 ndërtesave të Komisionit Europian.

Bashkimi Europian i shiti për 900 milionë Euro një pjesë të zyrave të Komisionit Europian shtetit Belg, duke zvogëluar hapësirën e zyrave të tyre me një të 4-tën nën arsyetimin se përgjatë pandemisë së Covid 19, shumica e stafit punonte nga shtëpia.

Prokuroria dhe policia Belge nuk kanë pranuar të komentojë më tej për mediat ndërkombëtare.
Financial Times shkruan se dyshimet paraprake janë për një afere të madhe korrupsioni, ndonëse transaksioni është paraqitur si një akt i ligjshëm.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kërkimet u fokusuan kryesisht në zyrën e buxhetit të Komisionit Europian.

Fondi Sovran i Pasurive të paluajtshme të Shteti Belg i bleu zyrat e Komisionit Europian me synimin për ti rinovuar ato dhe më pas synonte ti shiste si banesa apo ti kthente në ambiente tregtare të cilat mund ti jepte me qera.

Shorti i Ligës së Kombeve: Sfidë e fortë për Italinë me Francën, Belgjikën dhe Turqinë

By: nik
12 February 2026 at 19:36

Një rrugë e kalueshme, por me sfida të balancuara e pret Italinë në Ligën e Kombeve të ardhshme. Shorti i hedhur sot në Bruksel ka vënë përballë Kombëtares së drejtuar nga Gattuso, Francën, Belgjikën dhe Turqinë. Janë shmangur kundërshtarë të frikshëm si Anglia dhe Norvegjia, të cilat ishin në vazon e tretë. Ndërsa pritet të mësohet nëse do të marrin pjesë në Kupën e Botës të ardhshme në Amerikën…

Source

Vajza e Kim Jong-un po përgatitet të bëjë histori në Korenë e Veriut!

By: gaze tare
12 February 2026 at 19:51

Ishte 3 shtatori i vitit 2025, kur 13-vjeçarja Kim Joo-e bëri paraqitjen e saj të parë publike përkrah babait të saj dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë një parade të madhe ushtarake në Pekin. Atë ditë, të gjithë sytë ishin tek vajza e vogël që qëndronte pranë burrit të fortë të Koresë së Veriut, dhe nuk ishte rastësi, pasi atëherë, rreth 1.5 vjet më parë, ndodhi kalimi i saj nga skena kombëtare në atë ndërkombëtare.

Në atë kohë, kishte shumë që e “lexuan” këtë shfaqje të vajzës së udhëheqësit gjithmonë të kujdesshëm të Koresë së Veriut si “fazën e fundit drejt trashëgimisë”. Disa muaj më vonë, këto interpretime u konfirmuan pasi, siç u bë e ditur më herët sot, zgjedhja e Kim Jong-un për ta pasuar atë si udhëheqës i Koresë së Veriut është vajza e tij.

Pra, kur Ju E të zëvendësojë Kim Jong Un, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të udhëheqë vendin që nga themelimi i tij në vitin 1948. Kjo është arsyeja pse paraqitja e vajzës së re në Pekin nuk ishte gjë tjetër veçse një mundësi e parë që pasardhësi i Kim të shihej.

“Ky nuk është vetëm një udhëtim familjar, por në fakt ‘ hyrja e saj në skenë si trashëgimtare e dukshme’”, tha Lim El-sul, një profesor në Institutin e Studimeve të Lindjes së Largët të Universitetit Kyungnam.

Në të kaluarën, tha ai, “kemi parë trashëgimtarë që në përgjithësi e forcojnë pozicionin e tyre duke shkuar në Kinë ose duke marrë pjesë në ngjarje ndërkombëtare për të fituar legjitimitet nga forcat socialiste”.

Profesori përmend si shembull takimin midis Kim Jong Il, i cili do të pasonte Kim Il Sung, dhe Xi Jong-sun, babait të Xi Jinping, në vitin 1983 në Pekin.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut pranoi për herë të parë në vitin 2024 se Ju E mund të jetë trashëgimtarja e regjimit.

“Sipas një analize të paraqitjeve publike të Kim Ju E dhe nivelit që i është dhënë asaj në protokoll, duket se ajo është aktualisht pasardhësja më e mundshme”, tha Cho Tae-yong, kreu i atëhershëm i agjencisë.

Cheong Seong-chang i Institutit Sejong në Seul, tregon se “gjatë një parade ushtarake, kali i bardhë i Ju E u shfaq në vendin e dytë pas atij të Kim Jong Un”.

“Është provë” se ajo do ta pasojë atë, sipas tij, ashtu si edhe fakti që Pheniani “nxori pulla që përshkruajnë babanë dhe vajzën”.

Pak dihet për vajzën e dashur të Kim Jong-un, e cila pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Koresë së Veriut. Ju E u pa për herë të parë në publik në vitin 2022, duke shoqëruar të atin në një lëshim rakete. Megjithatë, ishte ish-ylli i NBA-së dhe miku i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Dennis Rodman, i cili zbuloi se Kim Jong-un ka një vajzë.

Kim thuhet se ia prezantoi gruan dhe fëmijën e tij, duke i thënë “kjo është vajza ime”, gjatë vizitës së Rodman në Phenian në vitin 2013. Mediat e Koresë së Veriut nuk e kanë zbuluar kurrë emrin e saj, por e kanë përshkruar atë si “fëmijë të dashur” dhe “të nderuar”.

Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut thonë se ajo është Ju E, vajza e Kim Jong Un dhe gruas së tij, ish-yllit të popit dhe zonjës së parë Ri Sol Ju, me të cilën ai u martua në vitin 2009. Në paraqitjet e fundit, ajo është parë duke ecur përkrah babait të saj dhe përpara tezes së saj, Kim Yo Jong, dhe nënës së saj.

The post Vajza e Kim Jong-un po përgatitet të bëjë histori në Korenë e Veriut! appeared first on iconstyle.al.

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

By: El Be
12 February 2026 at 18:46

Vetëm pak javë pasi një nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë kineze u vu nën hetim, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) ka nisur një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë brenda forcave të armatosura të Kinës.

Të enjten, CIA publikoi një video të re ku paraqitet një oficer i ushtrisë kineze, i zhgënjyer nga sistemi dhe drejtuesit e tij. Videoja është pjesë e një fushate më të gjerë për të forcuar mbledhjen e inteligjencës njerëzore ndaj Kinës, të cilën Uashingtoni e konsideron rivalin e tij kryesor strategjik.

Kjo lëvizje vjen pas një fushate të ngjashme në maj të vitit të kaluar, kur CIA publikoi video me personazhe fiktivë brenda Partisë Komuniste të Kinës, duke ofruar udhëzime të detajuara në gjuhën kineze për mënyrën se si mund të kontaktohet në mënyrë të sigurt inteligjenca amerikane.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, deklaroi se videot e agjencisë kanë arritur tek një numër i madh qytetarësh kinezë dhe se përpjekjet do të vazhdojnë. Sipas tij, zyrtarëve kinezë u ofrohet një “mundësi për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritur”.

Muajin e kaluar, Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se Zhang Youxia, numri dy në hierarkinë ushtarake pas presidentit Xi Jinping dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, është vënë nën hetim. Ky konsiderohet si një nga rastet më të bujshme të largimit të një zyrtari të lartë ushtarak në dekadat e fundit në Kinë.

Videoja e publikuar në kanalin zyrtar të CIA-s në YouTube duket se synon të shfrytëzojë pasojat e brendshme politike të fushatës shumëvjeçare të Pekinit kundër korrupsionit në ushtri, e cila ka prekur nivelet më të larta të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Në video, oficeri fiktiv shprehet: “Çdokush që shfaq cilësi udhëheqëse bëhet objekt dyshimi dhe mund të eliminohet pa mëshirë”. Ai shton se “fuqia e tyre është ndërtuar mbi gënjeshtra të panumërta”, duke iu referuar eprorëve të tij.

CIA ka deklaruar se është e bindur se kjo fushatë online po arrin të depërtojë përmes kufizimeve të forta të internetit në Kinë, të njohura si “Muri i Madh i Zjarrit”, dhe po shkon tek audienca e synuar.

Një zyrtar i CIA-s, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, tha se videot e mëparshme janë parë nga miliona njerëz dhe kanë sjellë burime të reja informacionesh, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas raportimeve, CIA ka investuar ndjeshëm për të forcuar operacionet kundër Kinës dhe për të rindërtuar rrjetin e saj të inteligjencës në vend, pasi Pekini goditi rëndë rrjetin amerikan duke vrarë ose burgosur disa burime mes viteve 2010-2012.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë pohojnë se shërbimet sekrete kineze kanë punuar vazhdimisht për të rekrutuar punonjës aktualë dhe ish-punonjës amerikanë. Në vitet e fundit, Pekini ka bërë publike raste që, sipas tij, zbulojnë rrjete spiunazhi amerikan në territorin e tij.

Përplasjet në fushën e inteligjencës janë pjesë e një rivaliteti gjithnjë e më të thellë ushtarak dhe teknologjik mes dy fuqive, të cilin shumë analistë e cilësojnë si një formë moderne të Luftës së Ftohtë.

17:58 Presidenti kroat vizitë në Gjeorgji, kritika ndaj qasjes së BE-së

By: Monika
12 February 2026 at 17:58

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Kavelashvili, priti në një vizitë zyrtare homologun kroat Zoran Milanoviç, në vizitën e parë të një kreu shteti kroat në këtë vend të Kaukazit Jugor.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Kavelashvili u shpreh se disa vende të Bashkimit Evropian po vlerësojnë në mënyrë objektive progresin e Gjeorgjisë dhe po zgjedhin dialogun, në vend të asaj që ai e quajti retorikë agresive nga burokratët evropianë. Ai theksoi se politika e zgjerimit të BE-së nuk duhet të përdoret si mjet presioni apo manipulimi.

Nga ana e tij, presidenti kroat Zoran Milanoviç deklaroi se shumë vende evropiane nuk kanë një qëndrim të qartë ndaj Gjeorgjisë dhe preferojnë të qëndrojnë në “zonën e rehatisë”, duke mbajtur një qasje oportuniste.

Vizita u fokusua edhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Marrëdhëniet mes Tbilisit dhe Brukselit kanë qenë të tensionuara. Në vitin 2024, partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndonëse ka deklaruar se synon integrimin evropian duke ruajtur vlerat tradicionale.

Një raport i Komisionit Evropian në nëntor akuzoi Gjeorgjinë për “rrëshqitje serioze demokratike”, duke e cilësuar vendin si kandidat vetëm në emër. Ndërkohë, autoritetet janë kritikuar për goditje ndaj opozitës dhe arrestime të protestuesve.

Dikur i konsideruar si një nga shtetet më pro-perëndimore në hapësirën post-sovjetike, Gjeorgjia vitet e fundit është përballur me akuza për prirje autoritare dhe për thellim të lidhjeve ekonomike me Rusinë./mxh

FOKUS – Izraeli u kërkon qytetarëve iranianë të bashkëpunojnë me Mossadin

12 February 2026 at 17:52

TEL AVIV/TEHERAN, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Izraeli po u bën thirrje qytetarëve të armikut të tij të betuar, Iranit, të kontaktojnë ushtrinë izraelite ose shërbimin e huaj sekret, Mossad, për të ofruar bashkëpunimin e tyre.

Në një deklaratë në persisht të postuar sot në X, ushtria izraelite u dha iranianëve një listë llogarish në mediat sociale përmes të cilave ata mund të vendosnin kontakt.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli u ka bërë thirrje iranianëve të bashkëpunojnë me forcat e saj të sigurisë.

Në qershor 2025, gjatë luftës së saj me Iranin, ushtria izraelite i këshilloi iranianët e shqetësuar të kontaktonin Mossadin në mënyrë që të “përmirësonin situatën e tyre”.

Në atë kohë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bombarduan nga ajri objektiva në Iran, përfshirë objektet bërthamore.

Forcat e armatosura të Iranit u përgjigjën duke qëlluar raketa balistike drejt Izraelit.

Aktualisht ka shqetësime për një konflikt të mundshëm të ri ushtarak nëse negociatat e rifilluara së fundmi midis Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të pasuksesshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi nevojat e sigurisë së Izraelit në një takim me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Izraeli ka paralajmëruar kundër një marrëveshjeje me Iranin që kufizohet në programin bërthamor të Republikës Islamike.

Izraeli po kërkon që armiku i tij i betuar të zvogëlojë gjithashtu arsenalin e raketave balistike dhe mbështetjen për përfaqësuesit e tij në rajon.

Një krizë dramatike ekonomike çoi në protesta mbarëkombëtare në Iran në fillim të vitit, të cilat forcat e sigurisë i shtypën brutalisht.

Aktivistët thonë se kanë informacion të besueshëm për mijëra vdekje./ a.jor.

The post FOKUS – Izraeli u kërkon qytetarëve iranianë të bashkëpunojnë me Mossadin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – Ukraina e indinjuar pas ndalimit të sportistit që nderoi viktimat e luftës

12 February 2026 at 17:15

MILANO/CORTINA, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Ukraina ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të ndaluar sportistin e skeletonit, një disiplinë sportive e Lojërave Dimërore Olimpike, Vladyslav Heraskevych, të garojë në këto lojëra për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me helmetën e tij.

Heraskevych dëshironte të mbante një helmetë që nderonte sportistët e vrarë gjatë pushtimit rus, por IOC nuk lejon asnjë lloj mesazhi apo deklarate gjatë garave.

Palët nuk arritën një kompromis.

Në përgjigje, Ukraina i ka akorduar sportistit 27-vjeçar një nga dekoratat më të larta të vendit, Urdhrin e Lirisë.

”Lëvizja olimpike duhet të ndihmojë në ndalimin e luftërave”, shkroi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram duke shtuar se lojërat duhet të përfaqësojnë drejtësinë dhe paqen.

Helmeta e Heraskevych-it përmban imazhe të rreth 20 sportistëve, përfshirë medalistë të Lojërave Olimpike Rinore, të cilët janë vrarë nga sulmet ruse.

Dizajni ishte menduar si një homazh për kolegët sportistë që kanë humbur jetën gjatë luftës.

Zelensky e falënderoi Heraskevych-in për qëndrimin e tij të qartë duke thënë se homazhi nuk shkel rregullat olimpike, por i kujton botës koston e luftës së Ukrainës për pavarësi.

Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu pjesëmarrjen e sportistëve rusë, duke deklaruar se ata duhet të përjashtohen për mbështetjen e luftës dhe pushtimit të territorit ukrainas nga Rusia.

”Ne jemi krenarë për Vladyslavin dhe veprimin e tij. Të kesh guxim vlen më shumë sesa të fitosh medalje”, tha Zelensky.

Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, shprehu zemërim ndaj vendimit të IOC.

”IOC ka ndaluar jo sportistin ukrainas, por reputacionin e vet. Brezat e ardhshëm do ta kujtojnë këtë si një moment turpi”, shkroi ai në platformën X.

Sipas tij, rreth 650 sportistë dhe trajnerë ukrainas janë vrarë dhe 800 objekte sportive janë dëmtuar që nga nisja e luftës nga Rusia afro katër vjet më parë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post MILANO 2026 – Ukraina e indinjuar pas ndalimit të sportistit që nderoi viktimat e luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌