Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur!

By: armand
25 December 2025 at 17:30

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë. Një autobus ra nga një lartësi prej 180 metrash në një argjinaturë në shtetin e Veracruz. Më konkretisht, autobusi ishte plot me njerëz në kohën e aksidentit dhe […]

The post Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes

By: armand
24 December 2025 at 16:52

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi. Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të […]

The post Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

By: V K
20 December 2025 at 10:22

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bie në humnerë, humbin jetën 10 persona

By: Brisi
14 December 2025 at 22:56

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale të Kolumbisë veriore. Sipas mediave të huaja autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s drejt Medellínit, pas një ekskursioni shkollor, dhe transportonte nxënës të Shkollës së […]

The post Tragjedi në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bie në humnerë, humbin jetën 10 persona appeared first on BoldNews.al.

Tension dhe dhimbje/ Hong Kongu shkon në zgjedhje pas tragjedisë së fundit

By: gaze tare
7 December 2025 at 10:29

Hong Kongu po voton sot për të zgjedhur ligjvënësit e rinj vendorë sipas rregullave të vendosura nga Pekini në vitin 2021, me përpjekjet e autoriteteve vendore për të inkurajuar pjesëmarrjen që shihen si të zhdukura nga zjarri më vdekjeprurës që ka pësuar metropoli në dekada.

Qytetarët e ish-kolonisë britanike, e cila iu rikthye Kinës në vitin 1997 dhe tani është një rajon i veçantë administrativ dhe metropol financiar, po thirren në votime nga ora 07:30 (ora 01:30 sipas kohës greke) për të zgjedhur 90 anëtarët e këshillit legjislativ të Hong Kongut vetëm 20 nga vendet vendosen me votim të drejtpërdrejtë.

Deri në mesditë, pjesëmarrja ishte 10.33%, nga 9.35% në zgjedhjet e mëparshme katër vjet më parë.

“Vota juaj është një votë që do të çojë përpara reformat dhe do të mbrojë ata që preken nga fatkeqësitë”, u tha gazetarëve kreu ekzekutiv vendor, John Lee, pasi hodhi votën e tij, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të bënin të njëjtën gjë.

Fushata zgjedhore u ndërpre papritur kur shkalla e shkatërrimit në kompleksin 30-katësh të apartamenteve Wang Ful Court në pjesën veriore të qytetit u bë e qartë më 26 nëntor. Fatkeqësia mori 159 jetë. Disa banorë thanë se do të donin që “politikanët” të mbaheshin përgjegjës. Një banore tha se shpresonte për një “hetim të plotë” dhe që këshilli i ardhshëm legjislativ të “mbikëqyrte” ekzekutivin. Një tjetër banore e Tai Po , një mësuese 56-vjeçare, tha se përparësia kryesore e qeverisë duhet të jetë sigurimi i strehimit të përballueshëm dhe se ligjvënësit “duhet të takohen shpesh me qytetarët për të marrë mendimet e tyre”.

Të mërkurën në mbrëmje, policia arrestoi 15 persona, punëtorë dhe drejtues të kompanive të ndërtimit, të cilët përballen me akuza për vrasje serike. Policia arrestoi gjithashtu, sipas raportimeve të medias, të paktën tre persona të akuzuar për “kryengritje”, përfshirë Miles Kwan, një student 24-vjeçar i cili po shpërndante fletëpalosje duke kërkuar që qeveria të mbante përgjegjësi. I riu u lirua më vonë nga një stacion policie.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë së Hong Kongut (OSNS) i Kinës thirri përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare, përfshirë AFP-në, për t’i informuar të mërkurën, duke kritikuar mediat e huaja për përhapjen e lajmeve të rreme në mbulimin e tyre.

Agjencia “nuk do të tolerojë asnjë veprim nga elementët anti-Kinë dhe shkaktarët e problemeve në Hong Kong”, tha ajo në një deklaratë.

The post Tension dhe dhimbje/ Hong Kongu shkon në zgjedhje pas tragjedisë së fundit appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Tenesi: Gjyshi dhe foshnja 3-muajshe humbin jetën pas sulmit nga qentë e familjes

By: gaze tare
6 December 2025 at 16:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një komunitet në Tenesi të SHBA-së, ku një gjysh 50-vjeçar dhe mbesa e tij vetëm 3 muajsh u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, pasi u sulmuan nga tufa e qenve të familjes. Autoritetet thanë se qentë, të racës pit bull, kishin krijuar më herët shqetësime në zonë për shkak të sjelljeve agresive.

Policia u thirr në vendngjarje të mërkurën pasdite, ku hasi në një situatë tepër të rrezikshme: të shtatë qentë iu vërsulën oficerëve, duke i detyruar ata t’i neutralizonin për të arritur te viktimat. Fatkeqësisht, kur policia hyri në shtëpi, 50-vjeçari James Alexander Smith dhe mbesa e tij 3-muajshe ishin tashmë pa shenja jete.

Lagjja ka mbetur në tronditje të thellë. Fqinjët pohojnë se qentë kishin shfaqur agresivitet edhe më parë. Brian Kirby, banor i afërt, rrëfeu se vetëm një javë më parë të njëjtët qen kishin vrarë macen e tij. Ai tregon se e gjeti nënën e foshnjës duke vrapuar e plagosur në rrugë dhe duke kërkuar ndihmë. “Nuk besoja kurrë se do të arrinin të sulmonin njerëz. Kjo është tragjedi që mund të ishte shmangur”, tha Kirby.

Edhe banorja Rebecca Adams konfirmon se qentë shpesh thyenin gardhin dhe sulmonin kafshë në lagje. Sipas saj, të nesërmen e ngjarjes, lagjja ishte e mbushur me dhimbje e pasiguri.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa komuniteti kërkon masa më të forta për menaxhimin e qenve të rrezikshëm dhe përgjegjësinë e pronarëve ndaj tyre.

The post Tragjedi në Tenesi: Gjyshi dhe foshnja 3-muajshe humbin jetën pas sulmit nga qentë e familjes appeared first on iconstyle.al.

Prag tragjedie në Librazhd/ Bie zjarr në një banesë sociale

By: D Marku
16 November 2025 at 21:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në një banesë sociale të Bashkisë Librazhd, ku një grua endacake e strehuar nga bashkia aty ka vënë pa vetëdije zjarrin në ambientet e shtëpisë.

Personi, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në mënyrë të pavetëdijshme.

Në momentet kur flakët nisën të përhapen me shpejtësi, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndërhyri menjëherë.

Dy mjete zjarrfikëse dhe nëntë efektivë u angazhuan në operacion, duke mbërritur në kohë rekord në vendngjarje. Reagimi profesional i tyre bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishme forca të shumta policore, të cilat garantuan perimetrin e sigurisë dhe po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Autoritetet theksojnë se rasti lidhet me zjarrvënie të pavetëdijshme, për shkak të gjendjes shëndetësore të personit të strehuar në banesë.

The post Prag tragjedie në Librazhd/ Bie zjarr në një banesë sociale appeared first on Albeu.com.

HORROR! Nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës

By: gaze tare
13 November 2025 at 13:20

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin në Itali, ku një nënë ka vrarë djalin e saj nëntëvjeçar në qytetin Muggia, në provincën e Triestes. Gruaja, e identifikuar nga mediat lokale si 55-vjeçarja ukrainase Stasiuk Olena, dyshohet se ka kryer aktin e tmerrshëm duke i prerë fytin djalit me një thikë të madhe kuzhine, përpara se të përpiqej të dëmtonte vetveten.

Policia u thirr në vendngjarje nga babai i të miturit, i cili ishte i ndarë nga gruaja dhe kishte shprehur shqetësim për sigurinë e djalit pasi nuk mundi ta kontaktonte. Oficerët gjetën trupin e fëmijës në dyshemenë e banjës dhe e morën gruan në paraburgim. Thuhet se djali kishte ndërruar jetë disa orë para se të mbërrinte policia.

Mediat raportojnë se Olena kishte qenë nën vëzhgim të gjykatave dhe shërbimeve të shëndetit mendor, dhe se kjo mund të ketë qenë një nga herët e para që ajo dhe djali mbetën vetëm së bashku. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe motivet pas këtij akti.

Ngjarja ka lënë komunitetin në tmerr dhe shqetësim, ndërsa autoritetet lokale theksojnë rëndësinë e mbështetjes për familjet në krizë dhe monitorimin e rasteve të shëndetit mendor për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

The post HORROR! Nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës appeared first on iconstyle.al.

Pesë alpinistë gjermanë vdesin nga orteku në Alpet italiane

By: gaze tare
2 November 2025 at 22:50

Një ngjitje malore në Alpet italiane ka përfunduar në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën. Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në majën Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra.

Pasi orteku goditi grupin e alpinistëve, tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht. Pas kërkimeve të intensifikuara, të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra poshtë shtresave të akullit dhe dëborës.

Dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara, mundën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda. Shërbimet alpine italiane, duke përdorur helikopterë, dronë dhe pajisje termike, vazhduan kërkimet deri kur u gjetën edhe dy trupat e fundit.

Ndërkohë, autoritetet italiane ende nuk kanë mundur të sqarojnë shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse alpinistët qëndruan në zonë në një orar të vonë, kur kushtet atmosferike ishin të pafavorshme.

Ky incident ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e ngjitjeve malore, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të kushteve atmosferike dhe të qëndrimit në zona të rrezikshme.

The post Pesë alpinistë gjermanë vdesin nga orteku në Alpet italiane appeared first on iconstyle.al.

Qytetarët serbë përkujtojnë njëvjetorin e tragjedisë në stacionin e trenit

BEOGRAD, 1 nëntor/ATSH/- Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, për t’i përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor, duke shënuar një vit nga tragjedia që ndezi protestat më të mëdha në dekada.

Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.

Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.

Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.

Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.

Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.

Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviç nga rajoni i Novi Sadit.

Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiç ka qëndruar në detyrë.

Delegacioni i BE-së në Serbi lëshoi ​​një deklaratë duke shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin e sinqertë me familjet dhe të dashurit e 16 personave që vdiqën si pasojë e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit një vit më parë, gjë e cila çoi në protesta gjithë popullore kundër regjimit të Aleksandar Vuçiç.

Bashkimi Evropian vazhdon të monitorojë nga afër situatën aktuale politike në Serbi, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të delegacionit të BE-së në Serbi.

“Si një vend që së shpejti do të shënojë përvjetorin e parë të shembjes tragjike të tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, dëshirojmë të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të thella dhe solidaritetin e sinqertë me familjet dhe të dashurit e 16 personave që humbën jetën. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe ka lënë një plagë të thellë në zemrat e shumë njerëzve në Serbi dhe më gjerë. Në këtë përvjetor të trishtueshëm, u bëjmë thirrje të gjithëve të vajtojnë viktimat me dinjitet dhe paqe”, thuhet në deklaratë.

BE tha gjithashtu se respekti për të drejtat dhe vlerat themelore, duke përfshirë lirinë e tubimit paqësor dhe lirinë e medias, janë vlera thelbësore të BE-së që të gjithë duhet t’i mbrojnë dhe mbështesin. Në deklaratë u bëhet thirrje të gjithëve të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën.

Deklarata u lëshua nga delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me ambasadat e vendeve anëtare të  BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Finlanda, Gjermania, Greqia, Holanda, Irlanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qiproja, Republika Çeke, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Spanja dhe Suedia. /REL/ /KosovaPress/

The post Qytetarët serbë përkujtojnë njëvjetorin e tragjedisë në stacionin e trenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje të reja! Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat

By: gaze tare
28 October 2025 at 19:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit pasditen e kësaj të marte, ku një turist nga Tirana u vra pranë Kalasë së qytetit. Viktima, Keli Hoxha, ndodhej aty me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai kishte bërë foto fëmijëve pranë një kali, por sipas raportimeve nuk ka paguar për shërbimin.

Debati mes tij dhe pronarit të kalit, Kristo Mema, alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, u agravua shpejt. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pas përplasjes verbale, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur viktimën, ndërkohë që familjarët ishin dëshmitarë të momentit dramatik.

Policia e Beratit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin e ngjarjes. Sipas informacioneve zyrtare, Kristo Mema rezulton të ketë precedent penal në Greqi, gjë që tregon se kishte histori të dhunshme më parë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin e çdo prove lidhur me incidentin.

Fatkeqësisht, viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke lënë pas familjen e tij në gjendje të rëndë emocionale. Policia apelon për bashkëpunim dhe siguri gjatë vizitave në zona historike, ndërsa rasti ka ngritur debate mbi kontrollin e shërbimeve të turizmit dhe përgjegjësinë e ofruesve të tyre.

Ngjarja është një kujtesë e trishtë se mosmarrëveshjet, edhe për gjëra të vogla, mund të përshkallëzohen tragjikisht.

The post Detaje të reja! Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat appeared first on iconstyle.al.

Thellohet tragjedia e Maliqit, 6-vjeçarja Nefeli s’i mbijeton djegieve! Humb jetën pas nënës dhe vëllait

By: gaze tare
24 October 2025 at 21:38

Pas disa ditësh në luftë me jetën, ka ndërruar jetë edhe Nefeli, vajza 6-vjeçare e familjes Hazisllari, e cila mbeti e plagosur rëndë në zjarrin tragjik që përfshiu banesën e tyre më 19 tetor. Ngjarja e rëndë kishte marrë jetën e menjëhershme të nënës, Rrahime Hazisllari, dhe të djalit 13-vjeçar, Luka, ndërsa e vogla ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, djegiet e shumta në trup dhe dëmtimet e rënda bënë që Nefeli të mos mund të mbijetojë. Vajza u nda nga jeta pas disa ditësh në trajtim intensiv, duke e kthyer në tragjedi të plotë historinë e familjes nga fshati që prej vitesh përballej me kushte të rënda ekonomike.

Zjarri kishte shpërthyer në banesën e tyre për shkak të sobës me dru dhe disa shkrepëseve të hedhura në tokë. Rrahimja kishte arritur të nxirrte jashtë vetëm Nefelin, por ishte asfiksuar në derën e kuzhinës, ndërsa 13-vjeçari Luka u gjet i pajetë në korridorin e shtëpisë.

Babai i familjes, Valentino Hazisllari, i cili punonte në ndërtim, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes. Tashmë, ai përballet me humbjen e tre anëtarëve të familjes, në një histori që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit.

The post Thellohet tragjedia e Maliqit, 6-vjeçarja Nefeli s’i mbijeton djegieve! Humb jetën pas nënës dhe vëllait appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

By: armand
24 October 2025 at 15:17

Një tragjedi me të paktën 14 të vdekur ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 23 tetor, në brigjet e Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore, kur një varkë e fryrë që transportonte emigrantë të parregullt u fundos. Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi pas një telefonate pak pas orës 1 të mëngjesit nga një afgan i […]

The post Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones appeared first on BoldNews.al.

Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Bodrum, raportohet për 14 viktima

24 October 2025 at 15:22

Një tragjedi me të paktën 14 të vdekur ka ndodhur në brigjet e Bodrumit në Turqinë jugperëndimore, pasi një anije që transportonte emigrantë është fundosur.

Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë.

Sipas informacioneve, në anije ndodheshin 18 emigrantë, ndërsa Anijet e Rojës Bregdetare Turke nxorën trupat e 14 personave, dhe  dy të tjerë u shpëtuan.

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet një varkë me emigrantë pranë Tunizisë, mbi 40 të vdekur

By: D Marku
22 October 2025 at 18:00

Të paktën 40 emigrantë nga vende të Afrikës Sub-Sahariane kanë humbur jetën pasi një varkë me rreth 70 persona në bord u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti në Mesdhe.

Sipas një zyrtari lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Mahdia, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Tunizia është një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Evropë, veçanërisht në ishullin italian të Lampeduzës, që ndodhet më pak se 150 kilometra larg në disa segmente të vijës bregdetare.

The post Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet një varkë me emigrantë pranë Tunizisë, mbi 40 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir në Maliq

By: armand
20 October 2025 at 11:00

Në Maliq ka pllakuar heshtja dhe dhimbja, pas tragjedisë që ndodhi dje. Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që ‘mbërtheu’ të gjithë banesën, ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet […]

The post Humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Maliq! E asfiksuar dhe me djegie në trup, e mitura transportohet drejt QSUT për mjekim

By: gaze tare
19 October 2025 at 18:58

Në gjendje kritike për jetën ndodhet vajza 6-vjeçare që mbijetoi nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj. E mitura është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi në Spitalin Rajonal të Korçës u konstatua se kishte djegie të shumta dhe shumë plagë të rënda në trup.

Sipas burimeve nga spitali, vajza u gjet jashtë banesës, në oborr, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda. Mësohet se ajo ka mundur të shpëtojë vetëm pasi është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda shtëpisë kanë mbetur e bllokuar nëna e saj, Merjeme Azisllari, dhe vëllai 14-vjeçar, Luka Azisllari.

Luka u transportua në spital në gjendje kome, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga asfiksia dhe djegiet, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Ndërkohë, 40-vjeçarja u gjet pa shenja jete pranë derës së kuzhinës, ku dyshohet se ka tentuar të shpëtojë fëmijët.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba me dru që familja përdorte për t’u ngrohur. Familja Azisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa fëmijët përballeshin me probleme shëndetësore, konkretisht autizëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Zjarri në Maliq! E asfiksuar dhe me djegie në trup, e mitura transportohet drejt QSUT për mjekim appeared first on iconstyle.al.

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

7 October 2025 at 17:24

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujërat territoriale të Greqisë, në Egje. Katër të vdekur, mes të cilëve një burrë, dy gra dhe një fëmijë i mitur, është bilanci tragjik i përmbytjes së një anijeje që transportonte refugjatë dhe emigrantë që po shkonte drejt Lesbos, nga bregu i kundërt turk, sot në mëngjes. 34 refugjatë […]

The post Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Indi: Të paktën 36 të vdekur në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

By: Rovena
27 September 2025 at 22:44

Një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi të shtunën, ku të paktën 36 persona, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën pas një shtypjeje masive në turmë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin mbledhur në qarkun Karur për të marrë pjesë në një aktivitet fushate të aktorit të kthyer në politikan, Vijay. Ngjarja, sipas mediave lokale, ishte shtyrë me disa orë, ndërsa pamjet e transmetuara në televizion treguan njerëz që binin të fikët nga mbipopullimi dhe mungesa e ajrit, raporton BBC.

Ministri i Shëndetësisë i Tamil Nadu, Ma Subramanian, konfirmoi se viktimat përfshinin të paktën 16 gra, nëntë burra dhe gjashtë fëmijë. Më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i shtetit, MK Stalin, tha se mjekë nga qarqe të afërta janë thirrur për të dhënë ndihmë shtesë, ndërsa familjeve të viktimave do t’u jepet një kompensim prej një milion rupish (rreth 11 mijë e 300 dollarë). Ai theksoi se është hapur një hetim mbi incidentin.

Në një reagim publik, Vijay shprehu “dhimbjen e madhe” dhe tha se zemra e tij ishte “e thyer” nga humbja e jetëve. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Edhe Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “të trishtë” dhe “thellësisht të dhimbshme”.

Ngjarje të tilla fatale nuk janë të rralla në Indi. Vetëm këtë vit janë shënuar disa incidente të ngjashme, përfshirë shtypje masive gjatë festivalit hindu Kumbh Mela dhe jashtë një stadiumi kriketi.

Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën vëllai i Gjestit!

By: gaze tare
26 September 2025 at 15:46

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçiklete ka përfunduar me humbje jete.

Ngjarja u raportua rreth orës 14:00, kur Policia e Kosovës u njoftua për një përplasje në rrugën lokale në afërsi të zonës së Bllagajës. Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë një veturë dhe një mjet katërçikletë me dy persona në të.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën njësitet policore dhe autoambulanca. Mjeku që intervenoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e njërit prej personave, i cili ndodhej në katërçikletë. Viktima, ashtu sikuse bëjnë me dije disa media të Kosovës, dyshohet të jetë vëllai i personazhit të njohur Gjestit, por identiteti i plotë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Personi tjetër i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësia e hetimeve të aksidenteve dhe prokurori i rastit janë duke punuar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën vëllai i Gjestit! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌