Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

By: gaze tare
25 December 2025 at 20:26

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në një mënyrë simbolike. Kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, publikoi një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen, duke rikthyer praninë e tij mes fansave.

Në foto, Gjesti shfaqet me stilin e tij karakteristik, xhins dhe atlete rozë të ndezura, i rrethuar nga dritat festive të pemës së Krishtlindjes. Ajo që bie në sy është natyra e imazhit, i cili duket të jetë përpunuar ose gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke krijuar një avatar që ruan prezencën e artistit pa ekspozuar pamjen e tij reale. Kjo zgjedhje tregon se Gjesti vazhdon të mbajë distancën private në këtë periudhë zie.

Fansat reaguan menjëherë me mesazhe emocionale dhe mbështetje të madhe. Në seksionin e komenteve, shumica shprehnin mallin dhe pritjen për rikthimin e tij fizik: “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë,” shkruante një ndjekëse, ndërsa të tjerë shprehnin emocion më të fortë: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.”

Menaxhmenti nuk ka dhënë detaje për një rikthim të afërt në skenë, por kjo “kartolinë virtuale” shihet si një sinjal shprese. Komuniteti i fansave mbetet besnik dhe i gatshëm ta presë artistin, duke ndarë dashuri dhe mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

The post Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje! appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Edi thotë se e 'ka ndezur' Gjestin në Big Brother VIP Kosova

15 December 2025 at 18:42


Eduard Kuçi, i njohur për pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka komentuar me banorët e këtij edicioni momentin kur Drilon Rama dhe Gjesti u përballën kokë më kokë, dhe më pas ky i fundit u eliminua.

Në një rrëfim të hapur, Edi tha se kishte nxitur Gjestin që në fillimet e tij në shtëpinë e Big Brother.

"Unë e kam ditur që Driloni do të dilte 100 për qind. Një muaj e gjysmë para, sepse kur hyra, ai ka qenë i shukur. I kam dhënë krah dhe e kam ndezur Gjestin, e kam çuar lart, nuk e di pastaj nëse ka marrë çmimin", u shpreh ai.

Foto:TikTok

Ai shtoi se shumëkush mendonte se ndikimi i tij kishte qenë vendimtar për energjinë dhe performancën e Gjestit.

"Të gjithë thanë se shkaku i imi ky njeri u ndez. Kur ishin kokë më kokë, e kanë bërë Gjestin me Drilonin. Driloni ishte më shumë për pamje. Unë isha në fshat duke e shikuar me gjithë familjen atë Prime, dhe kur thanë Gjesti-Driloni, isha i sigurt që do të dilte Driloni", tha tutje.

Ai përfundoi me një reflektim mbi dinamikën e votimeve në Big Brother.

"Duhet të kesh pushtet, njerëz që të votojnë", theksoi ai.

Nga Kosova, Gjesti më pas shkoi në Shqipëri ku edhe rrëmbeu çmimin e madh. /Telegrafi/

Flet në Big Brother, Eduard Kuçi kritikon përdorimin e telefonave në varrimin e vëllait të Gjestit

By: D Marku
3 December 2025 at 19:49

Gjatë një bisede me Elijona Binakajn brenda Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka komentuar mbi varrimin e vëllait të ish-banorit Gjesti, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga një aksident.

Ai kritikoi përdorimin e telefonave dhe fotografive gjatë ceremonisë.

“Fotografitë që i kanë kapur të gjithë ata që kanë ardhur për varrim të vëllait të ish-banorit krejt kështu me telefona, varrim bre, nuk je në dasmë”, u shpreh ai.
Tutje, Eduard shtoi: “Ishalla në xhenet e ka shpërblyer Zoti. Unë kam qenë në varrim. Çkado që ka ndodhur me ish-banorin, ka qenë krejt lojë. Unë jashtë jam, edhe kam qenë në varrim”.

Vëllai i fituesit të Big Brother VIP Albania 4 ndërroi jetë tragjikisht më 26 shtator 2025, në moshën vetëm 15-vjeçare.

Gjesti ndërkaq u bë fenomen në Big Brotherin e kaluar, ku nga Kosova u fut në atë të Shqipërisë, ku edhe triumfoi.

Që nga vdekja e tij, artisti nuk ka bërë ndonjë reagim e as nuk është shfaqur në rrjete sociale.

The post Flet në Big Brother, Eduard Kuçi kritikon përdorimin e telefonave në varrimin e vëllait të Gjestit appeared first on Albeu.com.

Valbona Mhilli zbulon se ka pasur kontakt me Gjestin: Uroj të rikthehet shumë shpejt

By: gaze tare
1 December 2025 at 13:36

Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka realizuar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur edhe për këngëtarin e njohur dhe fituesin e edicionit të fundit të BBVA, Gjestin. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur kontakt me të dhe si është gjendja e tij aktuale. Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive, duke thënë:

“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Kjo përgjigje ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes tek fansat, pasi Gjestit i është shmangur totalisht vëmendjes mediatike në muajt e fundit. Kujtojmë se pak kohë më parë, ai u përball me një humbje të rëndë familjare, pas një aksidenti tragjik në Pejë, ku vëllai i tij i vetëm humbi jetën. Prej asaj dite, artisti është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje publike.

Deklarata e Valbonës shihet nga fansat si një shenjë e mirë dhe një sinjal se GJesti mund të jetë duke u rikuperuar emocionalisht dhe ndoshta po përgatit rikthimin e tij artistik.

Publiku vazhdon të shprehë mbështetje për këngëtarin dhe shpreson që ai të kthehet sa më shpejt me projekte të reja muzikore.

The post Valbona Mhilli zbulon se ka pasur kontakt me Gjestin: Uroj të rikthehet shumë shpejt appeared first on iconstyle.al.

Prej muajsh në heshtje, por muzika e Gjestit flet shumë

By: redi
29 November 2025 at 21:55

Gjesti u pa për herë të fundit në publik në varrimin e vëllait të tij, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Që prej atij momenti të 27 shtatorit, artisti është zhdukur nga çdo hapësirë publike dhe digjitale, duke krijuar një heshtje që është ndjerë shumë më e rëndë se mungesat e zakonshme të yjeve të muzikës. Në mungesë të një rikthimi, katalogu i tij muzikor ka marrë një peshë të re.

Source

“Kopje e Gjestit?” – Reagon stafi i Ibro Delit: Ai ngjason me të vetëm nga pamja, jo nga personaliteti e formimi

23 November 2025 at 11:13


Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, por krahasimet me banorët e edicioneve të tjera kanë shpërthyer menjëherë në rrjet.

Një ndër emrat më të komentuar këto ditë është Ibro Deli, i cili ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij të pazakonshme dhe stilin e veçantë artistik.

Pikërisht këto elemente, maskat, ngjyrat dhe ekspresiviteti e kanë bërë një pjesë të ndjekësve të pretendojnë se ai po përpiqet të rikrijojë fenomenin e sezonit të kaluar, Gjestin.

Ibro/Instagram

Komentet kanë qenë të shumta, duke e cilësuar Ibros stilin si imitim dhe jo origjinalitet.

Pas gjithë reagimeve, ekipi që menaxhon rrjetet sociale të Ibros ka ndërhyrë me një sqarim publik.

Në një postim në Instagram, ata publikuan një fotografi të vjetër të tij me të njëjtin stil, duke kundërshtuar hapur aludimet.

Deklarata e tyre ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Personat që e njohin Ibron mirë e dinë se stili i tij e ka karakterizuar prej shumë vitesh si një artist autodidakt, pa komplekse”, shkruan stafi.

Duke iu adresuar akuzave për imitim, ata shtuan: “Ibro po imiton! – Jo, Ibro është vetvetja. Thjesht, për ironi të fatit, ai ngjason me Gjestin vetëm nga pamja, jo nga personaliteti, formimi artistik apo ai njerëzor”.

Ekipi i theksoi se Ibro u është besuar këtij stili që nga viti 2016, shumë kohë para se Gjesti të shfaqej në skenën televizive.

Sipas tyre, publiku duhet ta vlerësojë për origjinalitetin që e ka shoqëruar gjithmonë, jo për krahasimet që qarkullojnë online. /Telegrafi/

Humbi vëllain në aksident, shoku i Gjestit tregon gjendjen e këngëtarit pas tragjedisë

By: Elva
12 November 2025 at 18:04

DJ Gimbo, një nga miqtë më të afërt të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, ka folur së fundmi për gjendjen emocionale të tij pas humbjes së rëndë që pësoi. Vetëm pak kohë më parë, Gjesti humbi vëllain e tij 15-vjeçar, Elidon Kelmendi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti […]

The post Humbi vëllain në aksident, shoku i Gjestit tregon gjendjen e këngëtarit pas tragjedisë appeared first on BoldNews.al.

Humbja e vëllait - miku i ngushtë flet për gjendjen e Gjestit

12 November 2025 at 09:18


DJ Gimbo, një nga miqtë më të afërt të fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit, ka folur hapur në një intervistë për “Canape”, duke ndarë rrugëtimin e tij në muzikë, marrëdhënien e ngushtë me artistin e lartpërmendur dhe emocionet e periudhës së fundit.

Gimbo ka treguar se Gjestit i detyrohet shumë nga ajo që ka arritur deri më sot, duke e quajtur atë ‘shtysën kryesore’ dhe motivimin më të madh në karrierën e tij.

“Gjithmonë kam besuar që bashkë do t’i kapnim majat”, u shpreh DJ.

@televizionit7 Si është Gjesti? Flet DJ i GJESTIT, humbja e VËLLAIT të këngëtarit dhe ndihma emocionale që ja dha ai, “Krejt jena ni keq” #T7 #CANAPE ♬ original sound - T7 — Faqja zyrtare

Kur u pyet me humor nëse do ta shihnim ndonjëherë si pjesë të Big Brother, ai e mori me sportivitet situatën, duke thënë: “Nuk është fer me fitu dy herë”.

Megjithatë, momenti më i ndjerë i intervistës ishte ai kur Gimbo foli për ndarjen e papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit.

Ai e përshkroi këtë ngjarje si një tronditje të madhe. “Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Ua kthefshim në gëzim”.

Duke qenë ndër personat më të afërt me Gjestin, Gimbo dha edhe disa detaje mbi mënyrën se si po e përballon ai këtë periudhë të vështirë.

“Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Po rri me familjen më shumë, kaq”, tha ai shkurt, duke lënë të kuptohet se Gjestit i duhet ende kohë për t’u rikthyer. /Telegrafi/

Si është gjendja e Gjestit? Flet për herë të parë miku i tij i ngushtë!

By: gaze tare
12 November 2025 at 09:37

Gimbo, DJ i njohur dhe mik i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, duke folur për rrugëtimin e tij muzikor, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi.

Në intervistë, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa dhe motivimi i tij kryesor për të punuar dhe ka besuar gjithmonë se bashkë do të arrinin suksesin e madh. “Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart”, tha ai.

Kur u pyet nëse do të mund ta shihnim si konkurrent në Big Brother, DJ-u me humor e hodhi poshtë idenë. “Nuk do të ishte fer të fitoja dy herë”, tha ai, duke qeshur.

Një moment i ndjerë i intervistës ishte kur Gimbo ndau emocionet për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit, duke e cilësuar si një tragjedi që tronditi të gjithë. “Për ne ka qenë një bam, Zoti i mëshiroftë ata. Ngushëllime për familjen. Falenderoj të gjithë ata që ishin pranë”, u shpreh ai me emocion.

Për të, Gjesti po kalon një periudhë të vështirë pas tragjedisë, por sipas Gimbos, ai është duke e përballuar më mirë tani dhe po kalon më shumë kohë me familjen. “Momentalisht është mirë, po rri me familjen”, tha ai, duke treguar mbështetje për mikun e tij në këtë kohë të vështirë.

Ky është hera e parë që një person i afërt i Gjestit flet hapur për gjendjen e tij, pas heshtjes totale që ka mbajtur fituesi i Big Brother VIP.

The post Si është gjendja e Gjestit? Flet për herë të parë miku i tij i ngushtë! appeared first on iconstyle.al.

Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti

By: redi
11 November 2025 at 21:50

Gimbo i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi. Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë…

Source

Xheneta Fetahu e pranon se kishte bluzën e Gjestit në videoklipin e Adrit dhe Ilirianës

5 November 2025 at 08:45


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit në videoklipin e këngës së Adri Rrogaqit dhe Iliriana Sadriut.

Në disa skena prekëse, ajo shfaqet e mbushur me emocione, duke përqafuar një bluzë dhe shpërthyer në lot, moment që u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

Pasi pamjet u bënë virale, fansat filluan të hamendësonin se bluza që ajo mbante në duar kishte një domethënie të veçantë.

- YouTube www.youtube.com

Shumë prej tyre dyshuan se bëhej fjalë për bluzën e Gjestit, ish-partnerit të saj me të cilin kishte ndarë momente të afërta gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

Thashethemet morën hov të madh në rrjete sociale, me ndjekës që kërkonin konfirmim nga vetë Xheneta.

Ajo zgjodhi të reagojë përmes një live në TikTok, ku i dha fund çdo paqartësie, duke e pranuar publikisht se bluza që shihej në klip ishte vërtet e Gjestit.

“Po, ishte bluza e tij”, u shpreh hapur.

Klipi, përveçse u komentua për mesazhin emocional, u kthye në një moment reflektues për Xhenetën, e cila duket se ende ruan kujtime të forta nga periudha e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

By: Elva
18 October 2025 at 21:37

Xheneta Fetahu ka rrëfyer hapur emocionet dhe përjetimet e saj për Gjestin gjatë një interviste në emisionin “Se luan topi”. Ajo tregoi se kishte qenë në rrugën për t’u dashuruar, por kishte vendosur të ndalonte ndjenjat e saj. “Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,”- tha Xheneta, duke pranuar se lidhja […]

The post Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë appeared first on BoldNews.al.

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

By: gaze tare
18 October 2025 at 20:08

Xheneta Fetahu, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Se luan topi”, ku foli për përjetimet dhe ndjenjat që lidhen me Gjestin.

“Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,”- u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e fortë se ç’e kishte pranuar publikisht. Ajo shtoi se për një kohë të gjatë ka luftuar me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i mohojë, edhe pse brenda vetes ndjente diçka të fortë.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Gjestit, aludimet ishin të qarta. “Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it,”- deklaroi ajo.

“Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja,”- shtoi ajo.

Në vazhdim të intervistës, Xheneta komentoi edhe raportin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë:

“Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin),” -tha ajo, duke nënvizuar se ende nuk e ka të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës.

Megjithatë, pavarësisht gjithë ndjesive të përziera, Xheneta e ruan respektin për Gjestin. “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën,” – u shpreh ajo me emocion.

Në fund, ish-banorja shtoi se nuk i jep më shumë peshë deklaratave që janë bërë gjatë lojës:

“Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në Big Brother VIP Albania, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.”

The post Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar… appeared first on iconstyle.al.

"Ai Gjesti që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhimbte zemra", Xheneta mes lotësh flet për Gjestin pas humbjes së vëllait të tij

18 October 2025 at 14:19


Në promon e episodit të ardhshëm të emisionit “S’e luan topi”, është publikuar një moment prekës ku Xheneta Fetahu shfaqet e përlotur teksa flet me ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjest Kelmendi, pas aksidentit tragjik që i mori jetën vëllait të tij, Eldion Kelmendi.

E prekur thellë nga ngjarja, Xheneta u shpreh me emocione: “Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra”.

Fjalët e saj kanë prekur publikun, pasi ndonëse marrëdhënia mes tyre ka përfunduar prej kohësh, Xheneta ka treguar një ndjenjë të sinqertë solidariteti dhe respekti ndaj Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se ajo ka qenë e pranishme në ceremoninë mortore dhe ka qëndruar pranë familjes Kelmendi gjatë ditëve të zisë, duke treguar një anë të ndjeshme dhe njerëzore përtej dritave të skenës.

Episodi i ri i “S’e luan topi” pritet të transmetohet së shpejti dhe, sipas pamjeve të publikuara, do të sjellë emocione të forta dhe momente reflektimi për të gjithë. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra!

By: gaze tare
18 October 2025 at 08:52

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me ndjeshmëri të thellë për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas tragjedisë që goditi familjen e tij. Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, duke sjellë dhimbje të madhe te të afërmit dhe miqtë e tij.

E prekur dhe me lot në sy, Xheneta u shpreh në intervistë:


“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta dëshmoi mbështetje të sinqertë për Gjestin në një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Eldionit, duke qëndruar pranë familjes dhe duke respektuar dhimbjen e tyre.

Pas ngjarjes, ajo bëri një apel publik për qytetari dhe ndjeshmëri, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia e varrimit.


“Tregoni mëshirë dhe respekt për një familje që po përjeton një dhimbje të madhe,” shkroi ajo në rrjete sociale.

Ky gjest i Xhenetës është vlerësuar nga publiku si një shprehje e vërtetë e ndjenjave njerëzore, përtej ndarjeve apo historive personale.

The post Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra! appeared first on iconstyle.al.

Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

By: M C
17 October 2025 at 22:35

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

The post Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit appeared first on Albeu.com.

❌
❌