Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother

By: D Marku
23 December 2025 at 12:32

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.

Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.

Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.
“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale”, u shpreh ai.

Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.

Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika.

The post Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta

By: D Marku
22 December 2025 at 16:56

Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku disa banorë po qëndronin në lavanderi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shikuesve ishte afrimi i tejet i ngushtë mes Bias dhe Edit, i cili u konsiderua nga shumë të pranishëm dhe ndjekës si i jashtëzakonshëm për një format televiziv të tillë.

Në pamjet që u bënë publike, Bia shihet duke u ulur në prehër të Edit, ndërsa ai e mbante me duar, duke krijuar një situatë të cilësuar nga ndjekësit si tejet eksplicite për natyrën e programit.
Ky afrimitet ekstrem ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve në video janë negative, me shikues që shprehnin revoltim për atë që panë.

Situata ka ndezur debatin mbi kufijtë e intimitetit mes banorëve në reality show-t dhe etikën e publikimit të momenteve të tilla në rrjet, duke treguar njëherësh se audienca është shumë e vëmendshme ndaj çdo shfaqjeje të afërt në shtëpinë më të ndjekur të momentit.

The post Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta appeared first on Albeu.com.

“Do ndërtojmë laboratorë të akredituar nga BE”, Rama: Do finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve

22 December 2025 at 11:12

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”  theksoi se do ndërtohen laboratorë, që janë të akredituar nga Bashkimi Evropian.

Ai garantoi fermerët se qeveria do vazhdojë t’i mbështesë dhe do t’u japë atyre informacionet e domosdoshme, me qëllimin për ta kthyer sektorin e bujqësisë në një peshë kryesore të ekonomisë.

“Ne do të bëjmë sistemin integruar të administrimit dhe kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë.

Do të ndërtojmë deri në fund laboratorë të akredituar nga BE.

Ne do jemi të angazhuar që t’ju japim sa më shumë nga informacioni i domosdoshëm që duhet të merrni”, tha ai./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Aurora Pirraku Nika, zonja që ka triumfuar përballë sfidave, kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë

20 December 2025 at 10:00


Zonja që ka triumfuar përballë shumë sfidave të jetës, Aurora Pirraku- Nika, prej dekadash jeton dhe vepron në Suedi, është duke u përgatitur për t'i hyrë garës për deputete në Parlamentin e Suedisë, me Partinë Moderate, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026.

Ajo do ta mbajë numrin 25, kurse në listën për regjionin e saj, mbanë numrin 18. Megjithë angazhimin e saj në jetën politike dhe profesionale, Aurora Pirraku-Nika, është bërë një ndër figurat më të suksesshme atje dhe shembulli më i mirë i integrimit në shtetin skandinav.

Për kontributin e saj në shoqërinë suedeze, ajo është vlerësuar shumë herë me çmime dhe mirënjohje nga shteti ku jeton dhe vepron, duke u renditur, si shqiptarja e parë në profesionin që ajo ushtron dhe në pjesëmarrjen e saj aktive në politikë.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të kryera, në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji, kriminologji, juridik dhe shkencat e sjelljes etj, ajo është një profesioniste e njohur jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar.

Përkushtimi i vazhdueshëm për edukim-arsim

Ajo është bërë një nga figurat më të suksesshme atje, sikurse në politikë ashtu edhe në profesionin e saj, duke u renditur si femra e parë shqiptare në histori, që ka kryer studimet në Psikoterapi të Nivelit të Avancuar në Universitetin /Hogskokan SAPU në Stokholm- Suedi, bashkë me nivelin Master në Psikoterapi. Po ashtu ajo ka përfunduar fakultetin e Shkencave në Kriminologji, Universiteti i Stokholmit-Suedi, bashkë me nivelin Master në Punë Policore, Universiteti Umeå, ku po ashtu është femra e parë që ka përfunduar këto studime, duke vazhduar me Master të Shkencave në Shkencat e Sjelljes, Universiteti Mälardalen (MDU), përderisa tashmë është në fund të studimeve-përgatitjes së diplomës në Master në Psikologji e Shëndetit të Punës.

Aurora Pirraku- Nika, gjithashtu është edhe gruaja e parë shqiptare që ka qenë anëtare e bordit të regjionit në Västmanland, Suedi, asambliste në Asamblenë e Regjionit Västmanland/Region Fullmäktige, dhe në Asamblenë e regjionit Utvecklingsnämden.

Rruga deri të suksesi

Aurora Pirraku - Nika, nga Drenasi i Republikës së Kosovës, tregon për rrugëtimin e saj jo fortë të lehtë të jetës, duke filluar gjithçka nga e para, dhe duke arritur sukses të jashtëzakonshëm si në politikë, ashtu edhe në arsim, drejtësi dhe siguri publike.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të përfunduara dhe në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji dhe shkencat e sjelljes, ajo tani është një profesioniste me njohuri të thella dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe vepron në Suedi.


Përpos angazhimeve publike, Aurora Pirraku-Nika është themeluese dhe drejtuese e klinikës “Neuro Psychotherapy & Consulting – Psychoneurological Specialized Clinic”, një klinikë e specializuar në psikoterapi dhe neuropsikologji, ku ofron trajtime të avancuara dhe konsulencë profesionale sipas standardeve suedeze.

Përveç veprimtarisë private, ajo punon edhe në Qendrën Shëndetësore Västerås – Önsta Gryta, ku kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve.


Pavarësisht obligimeve të shumta si nënë dhe sfidave, nuk u ndal asnjëherë

“Nuk jam ndalur kurrë, pavarësisht se kisha fëmijë të vegjël. Kam studiuar çdo ditë, pa u ndalur dhe kjo më ka sjellë deri këtu ku jam. Një femër e edukuar është pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh në familje. Kështu kam vepruar dhe unë, me dashje dhe pa dashje. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare. Djali im Ylli ka doktoruar në juridikë dhe aktualisht jep ligjërata ne Kinë, Angli, ShBA dhe Suedi, kurse vajza punon në Itali dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, fëmijët e mi drejtojnë së bashku dy organizata juridike në Stokholm, duke kontribuuar aktivisht në sistemin ligjor suedez dhe ndërkombëtar“.

Ajo thotë se nëse e dëshiron suksesin, duhet të punosh shumë në atë drejtim, pasi që suksesi dhe integrimi nuk të vijnë brenda një dite, duhet të punosh me vite pa u ndalur, të arrish aty ku ke qëllim.


”Në Suedi erdha me fëmijët e mi, dhe menjëherë iu përkushtova mësimit të gjuhës dhe arsimimit. Duke e ditur që ne shqiptarët kemi vlera të çmuara, të cilat shkojnë kah ato suedeze, u përshtata lehtësisht këtu. Duke patur gjithmonë atdheun në mendje, mungesa e ambientit shqiptar behet një barrë në zemër, por unë e kam përdorur ketë për të motivuar vetveten dhe të sjell një ndryshim. Dhe pikërisht ky vullnet për të sjellë një ndryshim, më ka bërë të synoj të arsimohem dhe edukohem, të angazhohem në punë dhe në jetën politike”, tregon ajo për Telegrafin.

Politika në Kosovë dhe nevoja për të bashkëpunuar me palët tjera

Por, nga këndvështrimi i saj se çka i mungon politikes kosovare, Aurora Pirraku - Nika, mendon se politikanët duhet të angazhohen më shume në edukimin politik, sepse të jesh politikan është një barrë e madhe dhe personat që e kryejnë ketë punë duhet të jenë të plotësuar në të gjitha aspektet, përfshire edukimin politik.

”Politika në Kosovë ka nevoje të punojë me tepër me konceptin e bashkëpunimit. Është e pamundur të çohet përpara një vend pa bashkëpunuar me palë të tjera. E fundit, por jo me pak e rëndësishme është përfaqësimi i femrës në politikë. Pavarësisht zhvillimeve te fundit, kjo ngelet ende një nga problemet kryesore, veçanërisht në një shoqëri që synon të zhvillohet, mungesa e femrave në politike e çalon këtë zhvillim”, shpjegon Aurora Pirraku - Nika.

Ajo shpjegon se asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj, pavarësisht që ka mbi 30 vjet që jeton e punon në Suedi. Në çdo moment, ajo thotë se është e gatshme ta ndihmoj aty ku kërkohet dhe ku mund ta jap kontributin e saj, pasi që ka marr një edukim mjaft të zgjeruar në Suedi. Megjithatë, Aurora Pirraku - Nika, mendon se Kosova duhet të ketë një sistem online, ku të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme nga diaspora, do të mund ta jepnin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, qoftë në mjekësi, drejtësi, në siguri, e në shumë fusha. tjera.

Ajo që e dallon Aurorën, është butësia, mirësia dhe këmbëngulja, si dhe fakti që lufton me dinjitet për vlerat e saj, duke qenë krenare për prejardhjen shqiptare. /Lumturije Bekaj/

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

By: V K
20 December 2025 at 10:22

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

”Po fluturon”, agravon situata mes Edit dhe Elijonës

By: redi
18 December 2025 at 16:07

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren. ”Desha të të kujtojë tokën e bukës, se je duke fluturuar”, i tha Elijona atij. “Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi. I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga…

Source

“Po fluturon, mos e tepro” – acarohet situata mes Edit dhe Elijonës

By: D Marku
18 December 2025 at 17:22

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren.

Për këtë, është sqaruar Edi me Elijonën, duke i thënë se e respekton dhe se ka qeshur me Labin më shumë me gjestet e tij, e jo se ai ka pasur të drejtë.

“Desha të të kujtojë tokën e bukës, sepse je duke fluturuar”, i tha Elijona atij.

“Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi.

I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga jashtë pasi siç duket janë takuar apo kanë biseduar me njëri-tjetrin.
Edi gjithashtu i tha se ka respekt për të për faktin se janë nga i njëjti vend.

Situatat në shtëpi po ndryshojnë dhe banorët po vazhdojnë të kenë përplasje e diskutime për tema të ndryshme, me të cilat nuk pajtohen.

The post “Po fluturon, mos e tepro” – acarohet situata mes Edit dhe Elijonës appeared first on Albeu.com.

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

By: gaze tare
17 December 2025 at 19:21

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë më të komentuar ka sjellë zhvillime të papritura mes Bias dhe Edit, duke ndezur menjëherë reagimet në rrjet dhe diskutimet mes ndjekësve të formatit. Situata nisi me një bisedë të qetë, ku Bia i bëri të qartë Edit se marrëdhënia mes tyre ishte vetëm shoqërore, një qëndrim që u konfirmua edhe nga vetë ai, duke theksuar se raporti do të mbetej në këto kufij.

Megjithatë, dinamika mes tyre ndryshoi shpejt. Në një moment të papritur, Bia u afrua në mënyrë provokuese, duke krijuar çaste tensioni dhe intimiteti, të cilat u interpretuan gjerësisht nga publiku si një kthesë e fortë në raportin e tyre. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe u komentuan masivisht, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën reale të marrëdhënies mes dy konkurrentëve.

Këto zhvillime morën edhe më shumë vëmendje për shkak të historikut të Edit me Dolcen. Dyshja kishte qenë një nga çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni, ndonëse lidhja e tyre përfundoi në një kohë të shkurtër. Sipas deklarimeve të mëparshme, për Dolcen raporti kishte qenë thjesht një njohje, pa interes për ta çuar më tej.

Të dy palët kishin rënë dakord t’i jepnin fund lidhjes dhe të qëndronin vetëm miq. Pikërisht ky kontekst e ka bërë situatën mes Bias dhe Edit edhe më të diskutueshme, duke shtuar tensionin dhe kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë.

 

The post Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias? appeared first on iconstyle.al.

Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj!

By: gaze tare
17 December 2025 at 17:57

Familjarët e Eduard Kuçit kanë ndërmarrë një veprim të qartë në rrjetet sociale, duke hequr Dolcen nga lista e ndjekësve në Instagram, çka ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime mbi fundin e raportit mes tyre. Ky veprim nuk është bërë nga vetë Edi, pasi ai ndodhet ende i izoluar në shtëpinë e Big Brother dhe nuk ka akses në llogaritë e tij personale.

Lëvizja virtuale erdhi pas një periudhe tensionesh dhe deklaratash të ndërsjella mes Eduart Kuçit dhe Dolces, të cilat u bënë publike pas qëndrimit të kësaj të fundit në Grande Fratello në Itali. Gjatë spektaklit, Dolce kishte mohuar se ishte në një lidhje, deklaratë që u kthye në pikë kyçe të përplasjes mes çiftit.

Në përballjen e tyre, Edi ngriti shqetësimin për ndryshimin e sjelljes së Dolces pas rikthimit të saj nga Italia, duke folur për një ftohje të ndjeshme në raport. Nga ana tjetër, Dolce u shpreh se distancimin e kishte vënë re edhe nga ana e tij dhe se ishte kthyer sepse ishte informuar se ai kishte qarë për të, por pas rikthimit nuk kishte gjetur të njëjtin afrimitet.

“Ajo që kemi pasur ka qenë një njohje”, deklaroi Dolce, duke theksuar se nuk ndiente detyrim t’i jepte llogari askujt për raportin e tyre. Pas këtyre deklaratave dhe keqkuptimeve të akumuluara, duket se lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund, ndërsa veprimet e fundit të familjarëve të tij në rrjetet sociale vetëm sa e kanë bërë këtë ndarje edhe më të dukshme për publikun.

The post Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj! appeared first on iconstyle.al.

Familjarët e Edit heqin Dolcen nga rrjetet sociale

By: redi
16 December 2025 at 16:39

”Lidhja” mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre. Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij. Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i…

Source

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

By: D Marku
16 December 2025 at 15:58

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre.

Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij.

Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.

Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen.

Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Familjarët e Edit kanë reaguar duke ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen.

Ata e kanë hequr Dolcen nga lista e ndjekësve, një veprim që është interpretuar si një mbyllje përfundimtare e çdo raporti mes palëve.

Ky reagim ka shtuar edhe më shumë bindjen se ndarja mes Edit dhe Dolc-s është tashmë përfundimtare, jo vetëm mes tyre, por edhe në rrethin familjar.

The post Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij appeared first on Albeu.com.

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

By: D Marku
16 December 2025 at 12:32

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali.

Ajo kishte bërë disa deklarata në lidhje me raportin e saj me Edin, duke thënë se nuk e ka dikë.

Ata kanë komentuar për gjthë këtë si dhe për arsyet që kanë çuar deri në këtë pikë.
“Prej që je rikthyer prej Grande Fratellos e kam parë një lloj ftohësie ndaj teje. Cila është arsyeja”, ka qenë pyetja që Edi ia kë bërë Dolces.

Banorja gjithashtu ia ktheu me të njëjtën monedhë duke theksuar se këtë e ka parë edhe te Edi.

“E ktheva unë, të gjithë më thoshin ka bërë ka qarë për ty. Unë kur jam kthyer se kam parë Edin”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Nuk i kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”.

The post Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre appeared first on Albeu.com.

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

By: M C
15 December 2025 at 20:21

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta.

Produksioni ka paralajmëruar se gjatë Prime-it do t’i kushtohet vëmendje qëndrimit njëjavor të Dolces në Grande Fratello.

Edi do të përballet me të vërtetën, pasi Dolce është shprehur se nuk ka qenë në asnjë lidhje kur ka hyrë në Grande Fratello.

Gjatë ditëve të saj në Grande Fratello, Dolce u shfaq e prerë në distancimin nga çdo lidhje që mund ta lidhte me Big Brother VIP Kosova.

E pyetur për meshkujt në shtëpinë kosovare, ajo u shpreh pa u menduar dy herë: “Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Asnjëri prej tyre nuk është tipi im.”

The post Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces appeared first on Albeu.com.

Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje

By: D Marku
15 December 2025 at 18:53

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë sqarime për raportin e saj me Eduard Kuçin gjatë një bisede të fundit me Hygerta Sakon.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre nuk mund të konsiderohej një lidhje romantike, por më shumë një njohje.

“Mund të fle me Edin, mund të fle me ty, se këtu po flemë të gjithë meshkuj e femra bashkë. Pavarësisht që ne ishim diçka më shumë,” tha Dolce.
Ajo shtoi gjithashtu: “Të flasim për gjërat në realitet, unë pardje i bëra 31 vjeç. Tani kam arritur në një pikë që të di se çfarë ishte një lidhje, çfarë një njohje. Unë kam dëshirë të shijoj një moment çfarë do të jetë – shoqëri, shoqe, shokë, dashuri. Po m’u fik”.

Ky qëndrim i Dolces tregon edhe një maturi dhe qartësi në përcaktimin e kufijve personalë, duke treguar se ajo dëshiron të shijojë miqësinë dhe momentet sociale pa u përfshirë menjëherë në marrëdhënie romantike.

Publiku mbetet i interesuar të shohë se si ky qëndrim do të ndikojë në dinamikën mes banorëve gjatë edicionit.

Ata do të përballen për deklaratat dhe qëndrimet e Dolces sa ishte në “Grande Fratello”.

The post Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje appeared first on Albeu.com.

Leo me thumb ndaj Edit: Mos qaj për një femër

By: redi
15 December 2025 at 17:58

Leonardo Gashi ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive” nga Liberta Spahiu. Ai ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur si dhe për ish-konkurrentët. Këngëtari pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduard Kuçin. Leo nuk hezitoi ta kritikonte për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes me Dolcen. “Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në…

Source

Tragjedi në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bie në humnerë, humbin jetën 10 persona

By: Brisi
14 December 2025 at 22:56

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale të Kolumbisë veriore. Sipas mediave të huaja autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s drejt Medellínit, pas një ekskursioni shkollor, dhe transportonte nxënës të Shkollës së […]

The post Tragjedi në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bie në humnerë, humbin jetën 10 persona appeared first on BoldNews.al.

Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

By: M C
12 December 2025 at 22:56

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges Mohammadi është arrestuar së bashku me disa aktivistë të tjerë për të drejtat e njeriut. Ata u arrestuan gjatë një ceremonie përkujtimore në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit.

Sipas Fondacionit Narges Mohammadi, arrestimi ndodhi më 11 dhjetor, gjatë një ceremonie për shënimin e ditës së shtatë të vdekjes së Khosrow Alikordi, një avokat i njohur dhe avokues për të drejtat e njeriut.

Një turmë e madhe mori pjesë në ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe aktivistë të shquar, ish të burgosur politikë dhe familjarë që kërkonin drejtësi për viktimat e dhunës shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë e Mohammadit në X, u tha se ajo u “arrestua në mënyrë të dhunshme nga agjentët e sigurisë”. Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Francë, konfirmoi se “Narges Mohammadi, Sepideh Gholian dhe disa të tjerë” u arrestuan gjatë këtij tubimi.

Video që qarkulluan në rrjetet sociale treguan një pjesëmarrje të madhe, me protestues që brohorisnin parulla kritike ndaj Republikës Islamike. Në një video që është shpërndarë shumë, Mohammadi dhe aktivistja tjetër Sepideh Gholian u panë duke qëndruar mbi një makinë, duke udhëhequr turmën me brohoritje sikurse “Rroftë Irani!”.

Pamjet e tjera treguan forcat e sigurisë duke u përplasur me pjesëmarrësit, me oficerët që sulmonin protestuesit ndërsa ata brohorisnin parulla kundër autoriteteve.

Zyrtarët në Mashhad më vonë konfirmuan se disa aktivistë civilë ishin arrestuar. Sipas zyrtarëve, ndalimi i Mohammadit ishte i përkohshëm dhe ishte urdhëruar nga zyra e prokurorit për shkak të asaj që ata e përshkruanin si “parulla që shkelin normat”. Sipas zyrtarëve, ata janë vendosur “nën mbrojtje” dhe se arrestimet u kryen “për sigurinë e tyre”.

Raportimet e mëhershme thanë se edhe disa figura të tjera të njohura, përfshirë Nasrin Sotoudeh, Aliyeh Motallebzadeh dhe Hasti Amiri, ishin të pranishme në këtë ceremoni.

Narges Mohammadi, 53 vjeçe, ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit pas grilave. Ajo po vuante një dënim prej 13 vjetësh e nëntë muajsh burgim para se të lirohej për arsye shëndetësore në fillim të dhjetorit të vitit 2024.

Pas arrestimit të fundit, raportohet se ajo po merr trajtim mjekësor.

Që nga lirimi më 2024, Mohammadi kishte rifilluar aktivitetin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, duke u takuar me aktivistë në të gjithë Iranin dhe duke marrë pjesë në diskutime ndërkombëtare, përfshirë konferenca virtuale me zyrtarë të huaj./REL

The post Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi appeared first on Albeu.com.

Tension dhe dhimbje/ Hong Kongu shkon në zgjedhje pas tragjedisë së fundit

By: gaze tare
7 December 2025 at 10:29

Hong Kongu po voton sot për të zgjedhur ligjvënësit e rinj vendorë sipas rregullave të vendosura nga Pekini në vitin 2021, me përpjekjet e autoriteteve vendore për të inkurajuar pjesëmarrjen që shihen si të zhdukura nga zjarri më vdekjeprurës që ka pësuar metropoli në dekada.

Qytetarët e ish-kolonisë britanike, e cila iu rikthye Kinës në vitin 1997 dhe tani është një rajon i veçantë administrativ dhe metropol financiar, po thirren në votime nga ora 07:30 (ora 01:30 sipas kohës greke) për të zgjedhur 90 anëtarët e këshillit legjislativ të Hong Kongut vetëm 20 nga vendet vendosen me votim të drejtpërdrejtë.

Deri në mesditë, pjesëmarrja ishte 10.33%, nga 9.35% në zgjedhjet e mëparshme katër vjet më parë.

“Vota juaj është një votë që do të çojë përpara reformat dhe do të mbrojë ata që preken nga fatkeqësitë”, u tha gazetarëve kreu ekzekutiv vendor, John Lee, pasi hodhi votën e tij, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të bënin të njëjtën gjë.

Fushata zgjedhore u ndërpre papritur kur shkalla e shkatërrimit në kompleksin 30-katësh të apartamenteve Wang Ful Court në pjesën veriore të qytetit u bë e qartë më 26 nëntor. Fatkeqësia mori 159 jetë. Disa banorë thanë se do të donin që “politikanët” të mbaheshin përgjegjës. Një banore tha se shpresonte për një “hetim të plotë” dhe që këshilli i ardhshëm legjislativ të “mbikëqyrte” ekzekutivin. Një tjetër banore e Tai Po , një mësuese 56-vjeçare, tha se përparësia kryesore e qeverisë duhet të jetë sigurimi i strehimit të përballueshëm dhe se ligjvënësit “duhet të takohen shpesh me qytetarët për të marrë mendimet e tyre”.

Të mërkurën në mbrëmje, policia arrestoi 15 persona, punëtorë dhe drejtues të kompanive të ndërtimit, të cilët përballen me akuza për vrasje serike. Policia arrestoi gjithashtu, sipas raportimeve të medias, të paktën tre persona të akuzuar për “kryengritje”, përfshirë Miles Kwan, një student 24-vjeçar i cili po shpërndante fletëpalosje duke kërkuar që qeveria të mbante përgjegjësi. I riu u lirua më vonë nga një stacion policie.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë së Hong Kongut (OSNS) i Kinës thirri përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare, përfshirë AFP-në, për t’i informuar të mërkurën, duke kritikuar mediat e huaja për përhapjen e lajmeve të rreme në mbulimin e tyre.

Agjencia “nuk do të tolerojë asnjë veprim nga elementët anti-Kinë dhe shkaktarët e problemeve në Hong Kong”, tha ajo në një deklaratë.

The post Tension dhe dhimbje/ Hong Kongu shkon në zgjedhje pas tragjedisë së fundit appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Tenesi: Gjyshi dhe foshnja 3-muajshe humbin jetën pas sulmit nga qentë e familjes

By: gaze tare
6 December 2025 at 16:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një komunitet në Tenesi të SHBA-së, ku një gjysh 50-vjeçar dhe mbesa e tij vetëm 3 muajsh u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, pasi u sulmuan nga tufa e qenve të familjes. Autoritetet thanë se qentë, të racës pit bull, kishin krijuar më herët shqetësime në zonë për shkak të sjelljeve agresive.

Policia u thirr në vendngjarje të mërkurën pasdite, ku hasi në një situatë tepër të rrezikshme: të shtatë qentë iu vërsulën oficerëve, duke i detyruar ata t’i neutralizonin për të arritur te viktimat. Fatkeqësisht, kur policia hyri në shtëpi, 50-vjeçari James Alexander Smith dhe mbesa e tij 3-muajshe ishin tashmë pa shenja jete.

Lagjja ka mbetur në tronditje të thellë. Fqinjët pohojnë se qentë kishin shfaqur agresivitet edhe më parë. Brian Kirby, banor i afërt, rrëfeu se vetëm një javë më parë të njëjtët qen kishin vrarë macen e tij. Ai tregon se e gjeti nënën e foshnjës duke vrapuar e plagosur në rrugë dhe duke kërkuar ndihmë. “Nuk besoja kurrë se do të arrinin të sulmonin njerëz. Kjo është tragjedi që mund të ishte shmangur”, tha Kirby.

Edhe banorja Rebecca Adams konfirmon se qentë shpesh thyenin gardhin dhe sulmonin kafshë në lagje. Sipas saj, të nesërmen e ngjarjes, lagjja ishte e mbushur me dhimbje e pasiguri.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa komuniteti kërkon masa më të forta për menaxhimin e qenve të rrezikshëm dhe përgjegjësinë e pronarëve ndaj tyre.

The post Tragjedi në Tenesi: Gjyshi dhe foshnja 3-muajshe humbin jetën pas sulmit nga qentë e familjes appeared first on iconstyle.al.

❌
❌