Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E rëndë në Lezhë/ Një person gjendet pa shenja jete me plagë në trup nga arma e zjarrit, dyshimet e para

By: V K
30 December 2025 at 10:58

Ditën e sotme reth orës 10:05, një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe nga veprimet paraprake të dyshuara, dyshohet se ka qëlluar veten.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65-vjeç.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Lezhë/ Një person gjendet pa shenja jete me plagë në trup nga arma e zjarrit, dyshimet e para appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

By: V K
20 December 2025 at 10:22

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person pa shenja jete në Lungomare (EMRI)

By: V K
16 December 2025 at 08:20

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në breg të detit në zonën e ‘Lungomares’. Personi një i moshuar i identifikuar si Shezai Hoxha, është gjetur buzë detit.

89-vjeçari i cili vuante nga skleroza dyshohet se është mbytur.

“Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak”, thote policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

The post E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person pa shenja jete në Lungomare (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit

By: V K
11 December 2025 at 08:53

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë/ Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pa shenja jete në banesën e saj

By: V K
8 December 2025 at 11:25

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet që trupi t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

The post E rëndë në Korçë/ Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pa shenja jete në banesën e saj appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

By: V K
2 December 2025 at 14:04

Ditën e sotme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të humbjes së jetës.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri appeared first on Albeu.com.

U zhduk një ditë më parë, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

By: V K
22 November 2025 at 10:31

Është gjetur e pajetë 75-vjeçarja nga fshati Progër, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga djali i saj një ditë më parë.

Sipas tij, e moshuara kishte dalë nga banesa dhe më pas kishin humbur kontaktet me të. Dyshimet ishin se ajo mund të ishte marrë nga rrjedha e ujit, për shkak të rritjes së nivelit si pasojë e reshjeve.

Gjatë ditës së sotme, me rënien e nivelit të ujit, trupi i saj është gjetur pa shenja jete.

Një ditë më parë, për gjetjen e saj u angazhuan edhe forcat e ushtrisë, por pa rezultat.

The post U zhduk një ditë më parë, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari tenton të kalojë murin, por i ngec bluza në kangjellat rrethues të banesës

By: V K
11 November 2025 at 09:33

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij.

Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.

Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Maliqit, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

The post E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari tenton të kalojë murin, por i ngec bluza në kangjellat rrethues të banesës appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës

By: V K
8 November 2025 at 13:02

Këtë të shtunë, një person është gjetur pa shenja jete  pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin.

Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë lokale.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje nëse bëhet fjalë për vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.

The post E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës appeared first on Albeu.com.

Gjendet i vdekur në qeli bosi turk i kriptomonedhave, që u arrestua në Shqipëri (EMRI)

By: V K
1 November 2025 at 14:11

Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në një burg të sigurisë së lartë në Tekirdagit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës. 30-vjeçari është gjetur i varur me një çarçaf në derën e banjës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

Trupi i bosit turk të kriptomonedhave, u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Gazetarja Ceylan Sever shkroi në X:Ai qëndronte i vetëm në një dhomë në Burgun e Tipit F të Tekirdagit. Rojet kryejnë numërime në orën 8:00 të mëngjesit dhe 8:00 të mbrëmjes.

Pas orës 8:00 të mbrëmjes, ai vari veten në derën e banjës me çarçaf. Kjo u vu re gjatë numërimit të mëngjesit. Ashtu si të gjithë të burgosurit dhe të paraburgosurit, ai mori mbështetje të herëpashershme nga njësia e mbështetjes psikologjike të burgut. Zyra e Kryeprokurorit Publik të Tekirdag po heton çështjen”.

Arrestimi në plazhet e Jugut

Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, u arrestua në Shqipëri më 30 Gusht 2022, pasi u arratis nga Turqia, vend që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bosi i shumekerkuar jetonte ne lagjen “5 Maji”, në Elbasan, por u kap ne nje nga plazhet ne Jug te vendit.

Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Prokuroria në Stamboll nisi hetimet kundër Özer, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.

Raporti kundër tij, thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.

Gjithashtu, u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë.

Kjo ishte një faqe me rreth 400 mijë përdorues, përfshirë 390 mijë përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.

Përdorues të shumtë të “Thodex” postuan në mediat sociale, se nuk kishin qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.

Policia turke, ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të “Thodex”.

Pas vendimit të ekstradimit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Faruk Fatih Özer, u dërgua në Turqi më 20 prill 2023.

Gjykata e Lartë Penale e Anadollit, e cila vendosi për çështjen më 7 shtator 2023, e dënoi 30-vjeçarin me 11.190 vite e 6 muaj burg për “krijim, menaxhim dhe anëtarësim në një organizatë”, “mashtrim të kualifikuar” dhe “pastrim pasurie”.

Pas vendimit, dosja iu paraqit Gjykatës Rajonale të Drejtësisë të Stambollit për apelim.

Dhoma e 22-të Penale, e cila shqyrtoi çështjen, rrëzoi vendimin e gjykatës liroi Faruk Fatih Özer nga akuzat për “krijim të një organizate kriminale”. Ai u urdhërua të mbetej në paraburgim për akuza të tjera.

The post Gjendet i vdekur në qeli bosi turk i kriptomonedhave, që u arrestua në Shqipëri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Kampioni i boksit gjendet pa shenja jete në banesën e tij (EMRI+FOTO)

By: V K
16 October 2025 at 13:16

Ish-kampioni botëror i boksit, Ricky Hatton, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij me vlerë 1.7 milion paund në Hyde, Greater Manchester, më 14 shtator, në moshën 46-vjeçare.

Hetimi paraprak zbuloi se trupi i tij u gjet nga menaxheri dhe miku i tij i afërt, Paul Speak, i cili kishte shkuar për ta marrë për një fluturim drejt Dubait.

Sipas dëshmisë së dhënë në seancën gjyqësore, Hatton ishte parë për herë të fundit më 12 shtator dhe ishte “dukur mirë”.

Megjithatë, ai nuk u paraqit në një event të planifikuar dhe më pas u gjet “i pajetë” me një “l**tar” rreth qafës.

Prokurorja Alison Mutch deklaroi se shkaku paraprak i vdekjes është “varja”, ndërsa çështja do të rikthehet në gjykatë më 20 mars 2026, pasi të shqyrtohet dosja e plotë e policisë dhe dëshmitë shtesë.

Familja dhe miqtë e tij kanë thënë se Hatton ishte në “një periudhë të mirë” të jetës, duke planifikuar një rikthim në ring në dhjetor dhe udhëtime me fëmijët e tij.

Djali i tij, Campbell, u shpreh se familja po përpiqet të përballet me dhimbjen “ditë pas dite”.

Në funeralin e tij morën pjesë mijëra fansa dhe figura të njohura si Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury, duke nderuar një nga ikonat më të dashura të boksit britanik.

 

The post E rëndë/ Kampioni i boksit gjendet pa shenja jete në banesën e tij (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kurbin, 50-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

By: V K
5 October 2025 at 12:00

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Trupi i një 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe me shenja plumbash nga një armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe paraprakisht ka dyshime të arsyeshme se raporton i ndjeri është vetëvrarë me armë gjahu.

”Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50-vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu”, thuhet shkurtimisht në njoftimin paraprak.

Grupi hetimor pret rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore, asaj balistike dhe ndërkohë që po merren edhe dëshmitë e familjarëve për të mësuar më shumë rreth motiveve që mund ta kenë shtyrë viktimën në aktin ekstrem të dyshuar.

The post E rëndë në Kurbin, 50-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

By: V K
30 September 2025 at 11:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën, ku një 38-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët brenda shtëpisë së tij.

Policia bën me dije se vdekja e tij, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:

“Më datë 29.09.2025, në Kamëz, në banesë, është konstatuar nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. B., 38-vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak”, njofton policia.

The post E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë appeared first on Albeu.com.

Shtetasja amerikane gjendet e vdekur në banesën e marrë me qira në Shkodër/ Policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

By: V K
19 September 2025 at 14:18

Gjendet e vdekur një shtetase Amerikane në banesën të cilën e kishte marrë me qira.

Ka qenë pronari i banesës që e kishte lëshuar me qira që ka njoftuar Policinë.

Pasi shtetasja amerikane, kishte rreth dy muaj që nuk paguante qera dhe as energjinë elektrike dhe ujin.

Nga konstatimi i parë, mesohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

The post Shtetasja amerikane gjendet e vdekur në banesën e marrë me qira në Shkodër/ Policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër

By: V K
15 September 2025 at 09:34

Policia e Shkodrës, njofton se një 43-vjeçar i pastrehë, është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”.

Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43-vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”,- njofton policia.

The post Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Influencuesja 22-vjeçare gjendet pa shenja jete pas zhdukjes

By: V K
6 September 2025 at 15:34

Një ngjarje që tronditi opinionin publik në Brazil, pas gjetjes së trupit të influencueses së njohur Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22-vjeç.

Ajo ishte zhdukur tre ditë më parë nga zona e Jaguara Dam, pranë São Paulo, ku kishte dalë për një ditë argëtimi me miqtë e saj me jet ski.

Jaqueline nuk u kthye më pas daljes së saj, duke alarmuar familjen dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Pas kërkimeve intensive nga autoritetet dhe ekipet e shpëtimit, trupi i saj u gjet në ujërat e damit, duke tronditur të gjithë komunitetin.

Fillimisht u mendua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për “vdekje të dyshimtë”.

Kjo për shkak se dëshmitë e miqve që ishin me të në ditën e ngjarjes, nuk përputhen dhe ngrejnë dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj.

Jaqueline njihej për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, ku me energjinë dhe stilin e lirshëm të jetës kishte fituar një numër të madh ndjekësish.

Vdekja e saj e papritur ka shkaktuar shumë pyetje dhe dhimbje, sidomos te familja dhe komuniteti i saj online.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje misterioze dhe tragjike.

The post E rëndë/ Influencuesja 22-vjeçare gjendet pa shenja jete pas zhdukjes appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Lisbonë/ Ndodh mrekullia, u raportua i vdekur, gjendet i gjallë një person nën tramvaj (VIDEO)

By: V K
6 September 2025 at 11:57

Një ngjarje tronditëse ka goditur Lisbonën, ku një aksident tragjik me tramvaj, shkaktoi humbjen e jetës së 16 personave, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur rëndë.

Mes të mbijetuarve është një djalë gjerman 3-vjeçar, i cili u nxor nga rrënojat. Por mrekullia për familjen e 3-vjeçarit është e dyfishtë, pasi babai i tij u shpall fillimisht i vdekur nga aksidenti, është gjetur gjallë.

Mediat lokale, fillimisht kishin raportuar se shtetasi gjerman kishte vdekur para syve të të birit në aksident.

Familja shkoi në morg në Portugali, por nuk mundën ta identifikonin atë.

CNN Portugal, raportoi se; “familja i tregoi një foto të burrit një oficeri policie vendas, i cili i çoi në spitalin São José. Atje u gjet gjallë, por “në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë portugeze.

3-vjeçari është bashkuar në spital me nënën e tij, e cila ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë.

Sipas agjencisë Lusa, fëmija ka marrë lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital pediatrik në Lisbonë.

Tramvaji Glória, që daton nga shekulli i 19-të, është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë kryeqytetin portugez, sidomos gjatë sezonit të verës.

 

 

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik në sistemin e frenimit.

Mes viktimave janë shtatë burra, tetë gra dhe disa persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve lokale, të paktën katër nga të vdekurit ishin punonjës të organizmit bamirës më të madh në Portugali, Misericórdia de Lisboa Santa Casa, institucion që administron ndër të tjera edhe lojërat Euromillions.

Ata përdornin rregullisht këtë linjë tramvaji, për të shkuar në zyrat e tyre në qytet.

Numri i viktimave ka ndryshuar disa herë gjatë ditës. Fillimisht u raportua për 17 të vdekur, por kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, në një deklaratë për shtyp pasdite, konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën.

“Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të historisë sonë të afërt”, u shpreh kryeministri.

The post Aksidenti tragjik në Lisbonë/ Ndodh mrekullia, u raportua i vdekur, gjendet i gjallë një person nën tramvaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh

By: V K
29 August 2025 at 13:27

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Korçës, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ndërsa trupi është zbuluar vetëm sot në një gjendje të avancuar dekompozimi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi kishin vënë re mungesën e gjatë të banorit dhe erën e rëndë që vinte nga banesa.

Trupi i pajetë është gjetur brenda ambientit të banesës së tij, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.

Ai jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të afërt, ç`ka besohet të ketë shtyrë më tej zbulimin e ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe kohës së saktë të ndarjes nga jeta.

The post Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, dyshimet e para (EMRI)

By: V K
29 August 2025 at 08:44

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruarvnë fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur nga kalimtarët një trup i pajetë.

Sipas burimeve paraprake, viktima është një shtetas i gjinisë mashkull. Dyshimet e para nga grupi hetimor, tregojnë se ai mund të ketë pësuar një infarkt.

Informacionet paraprake sugjerojnë se viktima, i identifikuar si Nazmi Cani (63-vjeç), nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin, dhe pasi e ka ndaluar makinën e ka zbritur prej saj, dyshohet se ka pësuar infarktin fatal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, dyshimet e para (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

By: V K
25 August 2025 at 10:37

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur Halit Yukay, i cili ishte shpallur i humbur që prej fillimit të gushtit.

Mjeti i tij lundrues, ishte gjetur i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur në ujërat pranë Artakës, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht, kur Halit Yukay, u nis i vetëm nga Turqia drejt Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, familjarët humbën kontaktin me të dhe njoftuan autoritetet për zhdukjen.

Një ditë më pas, më 5 gusht rreth orës 14:30, një anije tregtare raportoi se kishte parë pjesë të jahtit që notonin gjysmë të fundosura në det.

Pas këtij informacioni, nisi një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të rojes bregdetare nga rajone të ndryshme të Turqisë.

Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë, derisa më në fund, dy ditë më parë, zhytësit lokalizuan trupin e Yukay në të njëjtin vend ku ishte gjetur mjeti i tij lundrues.

Zona u identifikua përmes një pajisjeje të specializuar të rojes bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor, i cili regjistroi pamje të trupit si dhe pjesë të jahtit.

Sipas autoriteteve, trupi do të nxirret në sipërfaqe përmes një sistemi të posaçëm “ashensori nënujor”, për të shmangur dëmtime të mëtejshme.

Operacioni po koordinohet nga zhytës ushtarakë dhe pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

Kush ishte Halit Yukay?

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay, ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë “Mazu Yachts”, e njohur në Turqi për ndërtimin e jahteve luksoze.

Ai nisi karrierën e tij si punëtor në kantieret detare, duke ushqyer ëndrrën për të pasur një ditë kompaninë e tij.

Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2011, kur themeloi “Mazu Yachts”, e cila shquhet për dizajnet dhe teknologjitë moderne në industrinë detare turke.

The post Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh appeared first on Albeu.com.

❌
❌