Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

By: armand
23 December 2025 at 22:21

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik për linjat “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”. Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që udhëtojnë me […]

The post Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës appeared first on BoldNews.al.

Rritja e biletës për urbanin Kamëz–Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

By: M C
23 December 2025 at 19:42

Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak mbi këtë çështje.

Institucioni bën me dije se hetimi është çelur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të ngritura publikisht në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës.

Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, të cilat përdoren çdo ditë nga një numër i madh qytetarësh. Nga dokumentacioni zyrtar rezulton se shoqëria “SHPRESA – AL” SHPK është operatori i vetëm i licencuar për ofrimin e këtij shërbimi në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në treg, sipas përcaktimeve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoriteti thekson se nga vlerësimi paraprak nuk rezultojnë analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave është e bazuar në rritje reale të kostove, është e domosdoshme ekonomikisht dhe e justifikuar mbi kritere objektive të tregut.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën nga 1 janari 2025 deri më 12 dhjetor 2025 dhe synon të vlerësojë nëse sjellja e shoqërisë “SHPRESA – AL” SHPK përbën kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës, në përputhje me Ligjin nr. 9121/2003.

Kujtohet se rritja e çmimit të biletës në linjën Kamëz–Tiranë nga 40 në 50 lekë, si dhe shtrenjtimi i abonesë mujore nga 1200 në 1400 lekë, është shoqëruar me dyshime serioze për konflikt interesi. Më herët, VNA ka publikuar dokumente që tregojnë se persona të përfshirë në propozimin, mbështetjen dhe votimin e rritjes së tarifave janë njëkohësisht drejtues të kompanisë “Shpresa.al”, e cila përfiton drejtpërdrejt nga ky vendim.

Propozimi për rritjen e tarifave është paraqitur nga Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, i cili e ka justifikuar publikisht vendimin me rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe karburantit, si dhe mungesën e subvencioneve shtetërore. Megjithatë, të dhënat publike tregojnë se Memaj mban edhe postin e drejtorit në kompaninë “Shpresa.al”, subjekti privat që operon linjat ku u aplikua shtrenjtimi, duke e vendosur atë në një pozicion të drejtpërdrejtë përfitimi financiar.

Dyshimet për konflikt interesi thellohen edhe në Këshillin Bashkiak Kamëz, ku disa këshilltarë që votuan pro rritjes së çmimit rezultojnë me lidhje direkte me kompaninë përfituese, përfshirë edhe administratorin e saj zyrtar. Situata është rënduar më tej nga fakti se mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila fillimisht ishte transmetuar në rrjetet sociale, u fshi më pas, duke shtuar dyshimet për mungesë transparence në procesin vendimmarrës.

Ndërkohë, qytetarët e Kamzës kanë reaguar me protesta dhe pakënaqësi, duke e cilësuar vendimin si një barrë të padrejtë ekonomike dhe duke kërkuar ndërhyrje institucionale për një vendimmarrje që, sipas tyre, ka cenuar interesin publik.

The post Rritja e biletës për urbanin Kamëz–Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet appeared first on Albeu.com.

“Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

By: Elva
23 December 2025 at 19:02

Rrjeti i marketeve Big Market është denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të ndodhur në Big Prime në Kamëz, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen […]

The post “Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Goditet grupi kriminal/ Kamëz, shisnin armë zjarri, dy persona në pranga

By: Re Nato
17 December 2025 at 11:15

Një grup krimial që shiste armë zjarri është goditur në Kamëz.

Në kaudër të operacionit policor të koduar “Members”, u vunë në pranga dy persona, Bledar Jella dhe Xhemal Shehi.

Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka seskuestruar  2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./abcnews.al

Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat)

By: armand
17 December 2025 at 11:24

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar “Members” u vunë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi 29 dhe 60 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion […]

The post Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

By: M C
14 December 2025 at 20:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P., ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

64-vjeçari ishte i punësuar si hidraulik ndërsa shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt. Sakaq, policia ka reaguar duke njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi A. M., 61 vjeç, administratori i firmës nënkontraktore.

“Tiranë

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë appeared first on Albeu.com.

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

By: M C
14 December 2025 at 18:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 8-të e një pallati.

Burime për Top News kanë bërë me dije se 65-vjeçari me iniciale H. P., punonte si ndihmës elektricist në pallatin në ndërtim dhe se shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt.

Për më tepër detaje pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me qëllim dhe vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë.

The post 65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim appeared first on Albeu.com.

Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Pas publikimit të media, zgjohet policia, arreston administratorin e firmës

By: Brisi
14 December 2025 at 19:56

Pas publikimit në media të vdekjes së një punëtori hidraulik në zonën e Paskuqanit, Policia e Shtetit është zgjuar dhe është kujtuar të bëjë reagim për rastin. Policia thotë se ka arrestuar administratorin e firmës nënkontraktore, A.M 61-vjeç, pasi paraditen e sotme ka rënë nga lartësia e pallatit shtetasi H.P, 64-vjeç i cili për pasojë […]

The post Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Pas publikimit të media, zgjohet policia, arreston administratorin e firmës appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kamëz/ Hidrauliku bie nga pallati dhe humb jetën, policia fsheh ngjarjen

By: Brisi
14 December 2025 at 18:48

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në zonën e Kamzës. Sipas Vox News, një 65-vjeçar me iniciale H.P, me profesion hidraulik ka rënë nga kati i 8-të i një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia. Të njëjtat burime thonë […]

The post E rëndë në Kamëz/ Hidrauliku bie nga pallati dhe humb jetën, policia fsheh ngjarjen appeared first on BoldNews.al.

Suli: Mbi 3 mijë biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse në Kamëz

5 December 2025 at 12:41

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli zhvilloi sot një takim me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026.

Suli tha se gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash.

Sipas Sulit, bizneset janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, dhe falë lehtësirave të ofruara nga Bashkia Kamëz, sot 3552 biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse dhe shërbimet.

Kryebashkiaku i Kamzës theksoi se 648 biznese të reja, vetëm këtë vit, janë përjashtuar nga tarifat vendore në vitin e parë të aktivitetit.

“Bashkë vazhdojmë të mbështesim rritjen e sipërmarrjes dhe ekonomisë lokale”, tha Suli.


/e.i/

The post Suli: Mbi 3 mijë biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse në Kamëz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vodhi me dhunë varësen e floririt një vajze në bulevardin e Kamzës, arrestohet 36-vjeçari

By: Ela
5 December 2025 at 12:39

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e efektivëve të Komisariatit Nr. 5 në Kamëz, pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen e floririt një shtetaseje 26-vjeçare në rrugë. I arrestuari, K. R., 36 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. “Policia veproi menjëherë pas marrjes së njoftimit se […]

The post I vodhi me dhunë varësen e floririt një vajze në bulevardin e Kamzës, arrestohet 36-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kamëz: Gruaja grabitet, autori 36-vjeçar arrestohet menjëherë

By: melisa
5 December 2025 at 12:45

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga një grua në rrugë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të banuar të Kamzës, ku viktima po ecte kur është sulmuar papritur nga i dyshuari. Shtetasi me inicialet K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua menjëherë nga patrullat e policisë. Gjatë kontrollit…

Source

I përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Kush është Ervis Lami? Lidhja me Vis Martinajn

By: Brisi
2 December 2025 at 21:48

Ervis Lami, një nga emrat e lakuar në ngjarje kriminale rezulton se është i lidhur edhe me dy vrasje të bujshme. Emisioni “Në Shënjestër” raporton se Lami është i lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 25 Janar, vrasjes së Isuf Jaçajt me lëndë shpërthyese, si dhe njihet si person në dijeni […]

The post I përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Kush është Ervis Lami? Lidhja me Vis Martinajn appeared first on BoldNews.al.

“Nuk do ta gëzosh”/ DINAMIKA e tritolit për gjobvënie në Kamëz, si e kërcënonte Jeton Lami pronarin

By: Brisi
2 December 2025 at 20:24

Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur më 15 nëntor në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz. Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur lidhjet që çuan deri në vendosjen e lëndës eksplozive. Pjesë nga dokumentari: Që nga përfolja si shoqëruesi i fundit i mbretit të kumarit […]

The post “Nuk do ta gëzosh”/ DINAMIKA e tritolit për gjobvënie në Kamëz, si e kërcënonte Jeton Lami pronarin appeared first on BoldNews.al.

Përplasja në degën e Kamzës, Vokshit i duket normale situata: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit

By: D Marku
30 November 2025 at 18:58

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur në lidhje me përplasjen e regjistruar pak ditë më parë në degën e PD-së në Kamëz mes, Flamur Nokës dhe anëtares Anila Aliajt.

Vokshi thotë se debati mori përmasa të ekzagjëruara nga mediat, ndërsa ka ngritur akuza se në takim sipas saj kishte çimka dhe spiun.

Ajo mohon më tej që të jetë përjashtuar nga partia Anila Aliaj ashtu sic u raportua më herët.

“Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti edhe në PS, edhe kur nuk ka çimka apo spiunë të futur që e shtrembërojnë debatin që ka ndodhur. Është vetëm një 5 sekondash dhe kjo është normale kur jemi në kushtet e vitit të 13. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe shumë e më shumë do të shihni në zgjedhjet e tjera. Narkoshteti do të organizohet të çojë spiunë për ta nxjerrë një 5 sekondësh për ta bërë lajm.

Kam qenë në takime e mbledhje të tjera me strukturat dhe nuk i kam lexuar postimet e zonjës Aliaj, por ajo nuk është shkarkuar, do të ndiqen procedurat normale”, tha Vokshi në A2 CNN.

The post Përplasja në degën e Kamzës, Vokshit i duket normale situata: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit appeared first on Albeu.com.

Përplasja në degën e PD-së në Kamëz/ Vokshi: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit

By: Brisi
30 November 2025 at 15:58

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur në lidhje me përplasjen e regjistruar pak ditë më parë në degën e PD-së në Kamëz mes, Flamur Nokës dhe anëtares Anila Aliajt. Vokshi thotë se debati mori përmasa të ekzagjëruara nga mediat, ndërsa ka ngritur akuza se në takim sipas saj kishte çimka dhe spiun. Ajo mohon më […]

The post Përplasja në degën e PD-së në Kamëz/ Vokshi: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimit të biletës së urbanit, “Lëvizja Bashkë” thërret protestë në Kamëz

By: Brisi
29 November 2025 at 19:02

Lëvizja Bashkë ka thirrur protestë ditën e nesërme, kundër rritjes së çmimit të biletës së urbanit të linjës së Kamzës ku nga 40 lekë që ishte, qytetarët duhet të paguajnë tashmë 50 lekë. Në një reagim në rrjete sociale, bëhet me dije se protesta do të mbahet në orën 10:00 para Bashkisë së Kamëz, ku […]

The post Rritja e çmimit të biletës së urbanit, “Lëvizja Bashkë” thërret protestë në Kamëz appeared first on BoldNews.al.

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz (Emri)

By: armand
25 November 2025 at 10:38

Një 34-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri në automjet. Në pranga ka rënë Odison Skuri. Policia informon se 34-vjeçari u pikas nga efektivët në fshatin Kasallë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të […]

The post Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Tritoli për gjobëvënie te “Perla e Detit” në Kamëz, lirohen nga qelia Jeton Lami dhe Florin Domi

By: Brisi
19 November 2025 at 11:47

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Jeton Lamin dhe Florin Domin, dy nga të arrestuarit për shpërthimin me tritol në lokalin “Perla e Detit” në Kamëz. Ish-policit dhe ish-shoqëruesit të Ervis Martinajt, Jeton Lami, i është zëvendësuar masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” dhe Florin Domit i është caktuar masa e sigurisë “detyrim […]

The post Tritoli për gjobëvënie te “Perla e Detit” në Kamëz, lirohen nga qelia Jeton Lami dhe Florin Domi appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në Kamëz, arrestohet polici që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

16 November 2025 at 14:25


Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kamëz ku iu vendos lëndë plasëse një biznesi në këtë zonë.

Në pranga lidhur me këtë ngjarje janë vënë 3 persona, mes të cilëve Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej.

Në kudër të operacionit të koduar ‘Motivi’ u arrestuan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Ervis Lami.

Ervis Lami ka qenë në kërkim më herët dhe për vrasjen e postierit Lulzim Visha në janar të këtij viti.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S”, bëri me dije policia.

Ish-polici Jeton Lami u lirua nga burgu 1 vit më parë pasi u dënua për “Shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg.

Më 5 gusht të vitit 2022, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës.

Sipas deklarimeve të dhëna, para zhdukjes Lami tha se Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.

Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, medis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022. Deklarimet e tij duket se nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor që të vërtetojë atë se çfarë mund të ketë ndodhur me të shumëkërkuarin Martinaj. /euronews/

❌
❌