E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 45-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.
The post E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici appeared first on Albeu.com.