Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur

By: D Marku
22 December 2025 at 12:02

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale të emergjencës, të cilat ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Sipas deklaratës së Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe kishte si destinacion qytetin Yogyakarta. Mjeti i transportit publik dyshohet se po lëvizte me një shpejtësi mjaft të lartë kur mori një kthesë të rrezikshme, humbi kontrollin, goditi barrierën mbrojtëse të rrugës dhe më pas u përmbys.

Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat mbërritën shpejt në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i dëmtuar dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët u transportuan në spitale të afërta. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi. Ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e mjeteve të transportit publik janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët, ndërsa rregullat e qarkullimit rrugor nuk respektohen gjithmonë. Këta faktorë rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve fatale.

Ky nuk është rasti i parë tragjik. Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin Sumatra, duke rikujtuar nevojën urgjente për masa më të forta sigurie në rrugët e vendit.

The post Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur

By: gaze tare
22 December 2025 at 09:35

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale të emergjencës, të cilat ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Sipas deklaratës së Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe kishte si destinacion qytetin Yogyakarta. Mjeti i transportit publik dyshohet se po lëvizte me një shpejtësi mjaft të lartë kur mori një kthesë të rrezikshme, humbi kontrollin, goditi barrierën mbrojtëse të rrugës dhe më pas u përmbys.

Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat mbërritën shpejt në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i dëmtuar dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët u transportuan në spitale të afërta. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi. Ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e mjeteve të transportit publik janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët, ndërsa rregullat e qarkullimit rrugor nuk respektohen gjithmonë. Këta faktorë rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve fatale.

Ky nuk është rasti i parë tragjik. Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin Sumatra, duke rikujtuar nevojën urgjente për masa më të forta sigurie në rrugët e vendit.

The post Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Indonezi dhe Sri Lanka/ Mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur, gati 4 milionë të prekur

By: Rovena
14 December 2025 at 08:33

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi dhe Sri Lanka kanë lënë mbi 2 mijë persona të vdekur dhe të zhdukur.

Përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, stuhitë dhe ciklonet e paprecedentë kanë shkaktuar shkatërrime të gjera në të gjithë Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore, ndërsa Indonezia është goditur më rëndë, e ndjekur nga Sri Lanka.

Agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive e Indonezisë tha se deri më tani 995 persona kanë vdekur dhe 226 janë të zhdukur në Sumatra dhe mbi 5 mijë të plagosur, teksa operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Më shumë se 3.2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut në provincat e goditura nga përmbytjet, përkatësisht Sumatra e Veriut, Sumatra Perëndimore dhe Aceh.

Në Sri Lanka, sipas Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive, numri i të vdekurve nga cikloni Ditwah është rritur në 640, me 211 persona ende të zhdukur që nga stuhia që goditi më 17 nëntor.

Përmbytjet shkatërruese gjithashtu prekën më shumë se 1.6 milionë njerëz dhe shkaktuan dëme në rreth 110 mijë shtëpi, duke përfshirë mbi 5.700 të shkatërruara plotësisht.

Javën e kaluar, OKB-ja tha se të paktën 185 persona kanë vdekur në Tajlandën jugore, ndërsa 467 të tjerë mbeten të zhdukur. Katër vdekje gjithashtu u raportuan në Indi dhe tre në Malajzi për shkak të kushteve të këqija të motit.

INDONEZI – Të paktën 22 të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë zyrash

9 December 2025 at 20:34

XHAKARTA, 9 dhjetor /ATSH/- Një ndërtesë zyrash në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, u përfshi sot nga një zjarr – duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave, përfshirë një grua shtatzënë, sipas AP.

Flaka përfshiu ndërtesën shtatëkatëshe – duke shkaktuar panik midis banorëve dhe punonjësve pranë një lagjeje, në qendër të Xhakartës.

Zjarri, i cili shpërtheu rreth mesditës, besohet se ka filluar në katin e parë të ndërtesës në lagjen “Kemayoran” përpara se të përhapej në katet e tjera.

Qindra punonjës dhe 29 automjete zjarrfikëse u angazhuan në terren për të fikur flakët. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Shumë punonjës në ndërtesë – e cila përdorej si zyrë shitjesh dhe magazinimi për një kompani dronësh – ishin jashtë për drekë – kur një bateri filloi të ndizte shkëndija në një zonë magazinimi dhe testimi.

Zjarri u shua pas tre orësh përpjekjesh intensive. Të paktën 22 trupa – shtatë burra dhe 15 gra, përfshirë një grua shtatzënë – u nxorën nga ndërtesa dhe u dërguan në spitalin e policisë, në Xhakartën Lindore për identifikim.

Autoritetet thanë se shumica e viktimave vdiqën nga thithja e tymit. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin të paktën 19 punonjës të bllokuar, disa prej të cilëve pësuan plagë të lehta. //a.i/

 

The post INDONEZI – Të paktën 22 të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë zyrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur

By: armand
28 November 2025 at 09:53

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës. Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm […]

The post Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

INDONEZI – 34 viktima dhe 52 të zhdukur, pas përmbytjeje dhe rrëshqitjeve të tokës 

27 November 2025 at 13:24

XHAKARTA, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë goditur provincën Sumatra e Veriut në Indonezi pas disa ditësh reshjesh të dendura, thanë sot autoritetet.

“Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës ndodhën pas disa ditësh reshjesh të dendura. Nivelet e ujit në disa zona mbeten mbi një metër”, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Ferry Walintukan, për “Metro TV”.

Sipas të dhënave të policisë, që nga 24 nëntori janë regjistruar 148 incidente katastrofike në 12 distrikte dhe qytete.

Këto përfshijnë 86 rrëshqitje të tokës, 53 përmbytje, shtatë pemë të rrëzuara dhe dy tornado.

Indonezia, një arkipelag me më shumë se 17 000 ishuj, përjeton përmbytje dhe rrëshqitje të tokës gjatë sezonit të reshjeve nga nëntori deri në mars.

Shumë komunitete të cenueshme jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve ose pranë kodrave të paqëndrueshme, dhe qasja në zonat e largëta mund të bllokohet për ditë kur rrugët dhe urat dëmtohen.

“Më shumë se 1 000 punonjës policie janë dërguar në distriktet e prekura për të mbështetur evakuimet, për të siguruar zonat e dëmtuara dhe për të menaxhuar trafikun pranë vendeve të rrëshqitjeve”, tha agjencia e menaxhimit të katastrofave.

“Reshjet janë intensifikuar për shkak të formimit të një sistemi tropikal veriore të ishullit”,  tha zëdhënësi i agjencisë së katastrofave, Abdul Muhari .

“Përmbytje kanë goditur edhe provincat fqinjë, Aceh dhe Sumatra Perëndimore”, shtoi ai.

Situata në rritje në Indonezi vjen pas raportimeve për përmbytje të mëdha në Azi Juglindore, ku të paktën 33 persona kanë vdekur në Tajlandë./   /Ad.Ab./

The post INDONEZI – 34 viktima dhe 52 të zhdukur, pas përmbytjeje dhe rrëshqitjeve të tokës  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorëve të Panamasë dhe Indonezisë

26 November 2025 at 17:28

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Panamasë, jo rezident në Tiranë, Winston Spadafore F.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj dhe ambasadori Spadafore vlerësuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për njohjen e Republikës së Kosovës nga Panamaja dhe për mbështetjen e saj në proceset e integrimit ndërkombëtar.

Po sot, Presidenti Begaj pranoi edhe Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Indonezisë, jo rezidente në Shqipëri, Listiana Operananta.

Në bisedë u theksua rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, si në kuadër dypalësh, ashtu edhe shumëpalësh.

Presidenti Begaj vlerësoi hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Xhakartë dhe u shpreh se vendi ynë mirëpret hapjen e ambasadës indoneziane në Tiranë, si një hap i mëtejshëm drejt forcimit të lidhjeve dypalëshe.

Gjithashtu, Presidenti Begaj kërkoi rishikimin e qëndrimit të Indonezisë sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës dhe mbështetjes së saj në organizatat ndërkombëtare.

1 nga 4

/r.e/

The post Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorëve të Panamasë dhe Indonezisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INDONEZI – 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

18 November 2025 at 20:10

XHAKARTA, 18 nëntor  /ATSH-DPA/-   Një valë katastrofash të lidhura me motin ka përfshirë Indonezinë gjatë javës së kaluar, duke prekur të paktën nëntë provinca dhe duke shkaktuar rrëshqitje, përmbytje dhe erëra shkatërruese, njoftoi sot agjencia kombëtare e katastrofave.

Sipas agjencisë humbja më e madhe e jetëve ndodhi në Javën Qëndrore, ku rrëshqitjet në dy distrikte lanë të paktën 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Zona më e prekur ishte Banjarnegara, një distrikt malor ku ditë të tëra reshjesh të dendura dobësuan kodrat e paqëndrueshme të dielën. Ekipet e emergjencës nuk kanë arritur ende të disa vendbanimeve për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat rrisin rrezikun e rrëshqitjeve të reja.

Ky arkipelag i gjerë, i vendosur mes lartësive vullkanike, luginave të thella dhe vendbanimeve që po zgjerojnë shpejt, përjeton çdo vit qindra përmbytje dhe rrëshqitje toke. Zyrtarët dhe studiuesit thonë se këto rreziqe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi, shndërrimi i tokave dhe reshjet më ekstreme, të lidhura me ndryshimet klimatike.

Agjencia e katastrofave BNBP raportoi gjithashtu erëra shkatërruese në Javën Perëndimore, ku një rrufe tornadë dëmtroi mbi 80 shtëpi dhe detyroi disa familje të kërkonin strehim tek të afërmit.

Përmbytjet e shpejta përfshinë disa zona të Sulawesi Veriore, duke prekur rreth 100 banorë para se u tërhoq uji. Përmbytjet në disa provinca të tjera vazhduan të shkaktonin vështirësi për komunitetet lokale, sipas agjencisë.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë njoftoi se pritet të ketë reshje të vazhdueshme mbi ishujt kryesorë, përfshirë Sumatrën, Javën dhe Kalimantanin, gjatë dy ditëve në vijim./ /Ad.Ab./

 

The post INDONEZI – 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indonezi/ 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

18 November 2025 at 21:45

Një valë katastrofash të lidhura me motin ka përfshirë Indonezinë gjatë javës së kaluar, duke prekur të paktën nëntë provinca dhe duke shkaktuar rrëshqitje, përmbytje dhe erëra shkatërruese, njoftoi sot agjencia kombëtare e katastrofave.

Sipas agjencisë humbja më e madhe e jetëve ndodhi në Javën Qendrore, ku rrëshqitjet në dy distrikte lanë të paktën 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Zona më e prekur ishte Banjarnegara, një distrikt malor ku ditë të tëra reshjesh të dendura dobësuan kodrat e paqëndrueshme të dielën. Ekipet e emergjencës nuk kanë arritur ende të disa vendbanimeve për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat rrisin rrezikun e rrëshqitjeve të reja.

Ky arkipelag i gjerë, i vendosur mes lartësive vullkanike, luginave të thella dhe vendbanimeve që po zgjerojnë shpejt, përjeton çdo vit qindra përmbytje dhe rrëshqitje toke. Zyrtarët dhe studiuesit thonë se këto rreziqe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi, shndërrimi i tokave dhe reshjet më ekstreme, të lidhura me ndryshimet klimatike.

Agjencia e katastrofave BNBP raportoi gjithashtu erëra shkatërruese në Javën Perëndimore, ku një rrufe tornadë dëmtoi mbi 80 shtëpi dhe detyroi disa familje të kërkonin strehim tek të afërmit.

INDONEZI – 20 000 trupa për një mision të mundshëm në Gaza

14 November 2025 at 15:57

XHAKARTA, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit të kenë 20 000 ushtarë të gatshëm për një mision të mundshëm të OKB-së për ruajtjen e paqes në Rripin e Gazës, tha sot ministri i Mbrojtjes, Sjafrie Sjamsoeddin.

Sjamsoeddin tha se forca do të përfshijë personel me ekspertizë mjekësore dhe inxhinierike për të mbështetur operacione humanitare në shkallë të gjerë, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve indoneziane, Antara.

Kontingjenti po përgatitet për të trajtuar viktimat e luftës, për të rikthyer shërbimet thelbësore dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës kyçe që është e nevojshme për jetën e përditshme në enklavë.

Pjesëmarrja e Indonezisë do të përqendrohet në mbrojtjen e popullsisë civile dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme.

Ai shtoi se nuk është vendosur  ende një afat kohor për misionin, dhe se presidenti Prabowo do të marrë vendimin përfundimtar sa herë që OKB-ja të specifikojë kërkesat e saj.

Presidenti kishte thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator se Indonezia ishte e gatshme të dërgonte paqeruajtës në Gaza dhe në zona të tjera të konfliktit.

Nuk ka forca paqeruajtëse të OKB-së në Rripin e Gazës.

Shtetet e G7-s janë në favor të sigurimit të shpejtë të planit të paqes në Lindjen e Mesme për Rripin e Gazës përmes një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./  /Ad.Ab./

The post INDONEZI – 20 000 trupa për një mision të mundshëm në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

By: armand
26 October 2025 at 18:50

Një tërmet i fuqishëm ka goditur përsëri në brigjet e Paqësorit. Lëkundjet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter ndodhën orët e vona të mbrëmjes së sotme në Indonezi. Tërmeti sipas ekspertëve konsiderohet i fuqishëm, por për momentin nuk raportohet për dëme dhe alarm për tsunami. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 56 kilometra […]

The post Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë appeared first on BoldNews.al.

Indonezi: Shpërthim i ri vullkanik në ishullin Flores, niveli i alarmit në maksimum

By: gaze tare
15 October 2025 at 08:50

Vullkani Lewottobi Laki-Laki në ishullin Flores në Indonezinë lindore ka hyrë në një fazë të re aktiviteti shpërthyes, me shpërthime të përsëritura që nga mbrëmë, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në nivelin më të lartë, ndërsa hiri vullkanik arriti në 10 kilometra. Shpërthimi më i fortë në vullkan, me një krater 1,584 metra të lartë, ndodhi sot në orën 01:35 (ora lokale; dje të martën në orën 20:35 sipas kohës greke), duke dërguar hi vullkanik dhe gazra deri në dhjetë kilometra të lartë, sipas një deklarate nga instituti indonezian i vullkanologjisë. Më herët dje, një shpërthim i parë dërgoi hi vullkanik 9 kilometra lart nga krateri.

Agjencia e ngriti nivelin e alarmit në katër në shkallën indoneziane të mërkurën, niveli më i lartë.

Drejtori Muhammad Wafid i këshilloi banorët dhe turistët të qëndrojnë të paktën 6 km larg kraterit, duke paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve nga rrjedhat e baltës ose shpërthimet vullkanike nëse bien shira.

Ai tha gjithashtu se hiri mund të shkaktojë probleme për operacionet e aeroportit dhe t’i detyrojë autoritetet të ndryshojnë planet e fluturimit. Aktiviteti është pezulluar tashmë në aeroportin Momere , 60 kilometra nga vullkani, i cili shërben kryesisht për fluturime të brendshme.

Vullkani kishte hyrë tashmë në një fazë aktiviteti shpërthyes në korrik, kur një kolonë mbresëlënëse hiri u ngrit deri në 18 kilometra dhe çoi në anulimin e rreth njëzet fluturimeve për në ishullin e Balit, rreth 800 kilometra në perëndim të tij.

Laki-Laki (“burrë” në indonezisht) është i lidhur me një vullkan tjetër, ku aktiviteti është më pak intensiv, me një lartësi më të madhe (1,703 metra), Parabuan (“grua”). Arkipelagu i gjerë indonezian është regjistruar aktivitet i shpeshtë dhe intensiv vullkanik dhe sizmik, për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, pasi ndodhet mbi të ashtuquajturën “unazë zjarri” në Oqeanin Paqësor, një zonë ku kryqëzohen pllakat tektonike.

The post Indonezi: Shpërthim i ri vullkanik në ishullin Flores, niveli i alarmit në maksimum appeared first on iconstyle.al.

INDONEZI – Autoritetet raportojnë 61 të vrarë pas shembjes së shkollës

7 October 2025 at 09:27

XHAKARTA, 7 tetor /ATSH-DPA/- Ekipet e shpëtimit indoneziane përfunduan sot kërkimet njëjavore për viktimat nën rrënojat e një ndërtese të shembur katërkatëshe – në një shkollë islamike me konvikt – duke konfirmuar 61 vdekje – në një nga fatkeqësitë më të mëdha në vend, në vitet e fundit.

“Makineritë e rënda përfunduan sot pastrimin përfundimtar të mbeturinave në shkollën “Al Khoziny”, në Sidoarjo”, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

“Vendi është pastruar dhe janë gjetur 61 viktima”, tha Budi Irawan, nga agjencia për reagimin ndaj emergjencave – duke shënuar fundin e një përpjekjeje të tmerrshme rimëkëmbjeje që filloi pasi struktura u shemb gjatë punimeve, më 29 shtator.

“Midis viktimave kishte mbetje që ende po ekzaminohen nga ekspertët mjeko-ligjorë për të konfirmuar identitetin e tyre”, tha ai.

Dy persona të raportuar të zhdukur mund të jenë midis tyre.

Shembja e ndërtesës bllokoi dhjetëra studentë, shumica prej tyre adoleshentë, brenda një sallë lutjeje të sapondërtuar – që kishte qenë tashmë në përdorim pavarësisht se ishte ende në ndërtim e sipër.

Zyrtarët thanë se fatkeqësia preku 165 persona, nga të cilët 104 mbijetuan. //a.i/

The post INDONEZI – Autoritetet raportojnë 61 të vrarë pas shembjes së shkollës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

By: Ardit
6 October 2025 at 14:58

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi BBC bën me dije se numri i viktimave shkon në 54, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për dhjetëra persona që janë ende ttë zhdukur. Qindra studentë, shumica prej tyre djem adoleshentë, ishin mbledhur për lutje në shkollën […]

The post Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi appeared first on BoldNews.al.

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

By: Fax Web
6 October 2025 at 13:57

Rëndohet bilanci i viktimave në shembjen e një shkolle në Indonezi. BBC bën me dije se numri i viktimave shkon në 54, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për dhjetëra persona që janë ende ttë zhdukur.

Qindra studentë, shumica prej tyre djem adoleshentë, ishin mbledhur për lutje në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny në Javan Lindore kur ajo u shemb të hënën e kaluar ndërsa po ndërtohej.

Agjencia e Indonezisë për zbutjen e fatkeqësive thotë se kjo është fatkeqësia më vdekjeprurëse e vendit këtë vit. Ekipet e shpëtimit pritet të përfundojnë kërkimin e tyre për 13 viktima të bllokuara nën rrënoja deri në fund të ditës.

 

Hetuesit po vazhdojnë të hetojnë shkakun e shembjes. Disa zyrtarë thanë se ndërtesa dykatëshe u shemb sepse themelet e saj ishin të paqëndrueshme.

 

“Nga të gjitha fatkeqësitë në vitin 2025, natyrore apo jo, nuk ka pasur aq shumë viktima të vdekura sa ato në Sidoarjo”, tha në një konferencë për shtyp Budi Irawan, një zëvendës në agjencinë për zbutjen e fatkeqësive.

BRUKSEL – BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare

23 September 2025 at 10:11

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe Indonezia përfunduan negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë pas më shumë se nëntë vitesh, njoftoi sot BE.

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, dhe Airlangga Hartarto, ministri koordinues i Indonezisë për Çështjet Ekonomike, nënshkruan një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Ekonomik (CEPA) dhe një Marrëveshje për Mbrojtjen e Investimeve në Bali.

Kjo parashikon heqjen pothuajse tërësisht të tarifave doganore për mallrat e BE-së, duke përfshirë pjesët e automjeteve dhe produktet bujqësore të importuara në Indonezi.

“Në ekonominë e sotme globale të paparashikueshme, marrëdhëniet tregtare nuk janë thjesht mjete ekonomike – ato janë asete strategjike që sinjalizojnë besim, harmonizim dhe qëndrueshmëri,” tha Sefcovic.

“Sektorët kryesorë të BE-së, siç janë agro-ushqimi dhe prodhimi i avancuar, do të përfitojnë nga aksesi më i madh në treg dhe parashikueshmëria”, tha ai.

“Gjithashtu, duke hequr gradualisht tarifën prej 50% të importit të automjeteve të Indonezisë, marrëveshja krijon mundësi të reja për eksportet e automobilave të BE-së dhe investimet në automjetet elektrike”, shtoi ai.

“Jam i bindur se përfundimi i sotëm i negociatave është vetëm fillimi i një kapitulli të ri emocionues”, tha ai.

Airlangga e përshkroi marrëveshjen si një moment të rëndësishëm.

“Ne jemi angazhuar për të dyfishuar diversifikimin dhe partneritetet, për të mbështetur më tej vendet e punës në BE dhe për të nxitur rritjen ekonomike”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë të lëshuar të sot.

“Marrëveshja jonë me Indonezinë krijon mundësi të reja për bizneset dhe fermerët në një ekonomi të madhe dhe në rritje”, shtoi Von der Leyen.

“Kjo gjithashtu na siguron një furnizim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të lëndëve të para të rëndësishme, thelbësore për industrinë e teknologjisë së pastër dhe çelikut të Evropës”, tha ajo.

Përpara se marrëveshja midis BE-së dhe Indonezisë të hyjë në fuqi, ajo duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe 27 shtetet anëtare të BE-së.

BE-ja po kërkon të diversifikojë marrëdhëniet e saj tregtare mes politikës agresive tarifore të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kërcënimit për zinxhirët e furnizimit për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza.

Pas 25 vitesh negociatash me zonën tregtare Mercosur të Argjentinës, Brazilit, Paraguait dhe Uruguait, Brukseli kohët e fundit arriti një marrëveshje për të krijuar një nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë me 700 milionë banorë.

Një marrëveshje me Meksikën synon heqjen e barrierave meksikane të importit për produktet bujqësore të BE-së dhe lejimin e bllokut – për të importuar lëndë të para të rëndësishme nga Meksika.

BE-ja shpreson gjithashtu të finalizojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, vendin më të populluar në botë, deri në fund të vitit. //a.i/

 

The post BRUKSEL – BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Helmim masiv nga ushqimi falas, qeveria indoneziane merr masa

By: gaze tare
19 September 2025 at 18:52

Rreth 4 mijë studentë në Indonezi u sëmurën si pasojë e helmimit nga ushqimi, pasi konsumuan vakte falas që ofronte shkolla me fondet e qeverisë indoneziane. Programi, i nisur në janar, ka për qëllim të ofrojë ushqime falas për nxënësit, por shifrat zyrtare nga Instituti Indonezian INDEF tregojnë një problem serioz në zbatimin e tij.

“Në provincën Java Perëndimore, 569 nxënës nga pesë shkolla në distriktin Garut shfaqën simptoma të të përzierave dhe të vjellave pasi hëngrën pulë dhe oriz të ofruar si pjesë e vakteve falas”, deklaroi për Reuters Nurdin Yana, sekretar i qeverisë lokale në provincën Garut. Deri më sot, 10 studentë mbeten të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë shëruar.

Qeveria lokale ka premtuar rritjen e mbikëqyrjes së agjencisë që ofron ushqimet për shkollat, duke siguruar që vakte të tilla të mos shkaktojnë më probleme shëndetësore. Për më tepër, programi nuk do të ndalet; përkundrazi, nxënësve do t’u ofrohen ushqime bazë të sigurta dhe të shëndetshme, si bukë, qumësht, vezë të ziera dhe fruta.

Ekspertët e shëndetit publik nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të cilësisë së ushqimeve që ofrohen në shkolla, sidomos kur bëhet fjalë për programe të tilla kombëtare që prekin mijëra fëmijë. Megjithë incidentet, autoritetet lokale theksojnë se qëllimi i programit mbetet ofrimi i ushqimit të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm për nxënësit dhe se masat parandaluese do të jenë të forta.

The post Helmim masiv nga ushqimi falas, qeveria indoneziane merr masa appeared first on iconstyle.al.

Protesta masive në Indonezi: Qeveria heq disa privilegje për deputetët, pas reagimit qytetar

By: Rovena
31 August 2025 at 17:03

Partitë politike në Indonezi kanë rënë dakord të tërheqin disa nga përfitimet financiare të financuara nga shteti për politikanët, në përpjekje për të qetësuar protestat e përhapura në mbarë vendin, ka bërë të ditur presidenti i vendit.

Prej një jave, disa qytete në shtetin aziatik përfshirë kryeqytetin Xhakarta janë përfshirë nga protesta të ashpra kundër qeverisë, të cilat në disa raste kanë përfunduar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Megjithëse shkaqet e pakënaqësisë janë të shumta përfshirë vdekjen e një drejtuesi të një shërbimi transporti me porosi në qendër të zemërimit qytetar është një shtesë mujore e re në pagesat për deputetët e parlamentit.

Presidenti Prabowo Subianto njoftoi të dielën se disa nga këto përfitime do të reduktohen, përfshirë edhe uljen e disa shtesave financiare. Ai gjithashtu bëri të ditur se do të vendoset një moratorium për udhëtimet jashtë shtetit të deputetëve.

Kreu i shtetit, i cili ka anuluar një vizitë të planifikuar në Kinë për shkak të trazirave, theksoi se disa protesta kanë kaluar kufijtë e manifestimit paqësor dhe mund të cilësohen si “tradhti dhe terrorizëm”.

Ai deklaroi se ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë të ndërhyjnë me vendosmëri kundër akteve të plaçkitjes dhe dëmtimit të pronës. Ndërtesa e ministres së Financave, Sri Mulyani Indrawati, ishte mes objekteve që u sulmuan nga protestuesit, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Zemërimi qytetar u përshkallëzua pas vendimit për rritjen me 50 milionë rupiah (rreth 3,030 dollarë amerikanë) të pagesës mujore për deputetët – një shumë që është afro dhjetëfish më e lartë se paga minimale në Xhakartë.

Protestat morën një kthesë tragjike të enjten, kur Affan Kurniawan, një 21-vjeçar që punonte si shofer me aplikacion, u përplas për vdekje nga një automjet i policisë gjatë një proteste në kryeqytet.

Të paktën tre persona humbën jetën të premten në mbrëmje, pasi protestuesit i vunë flakën një ndërtese të parlamentit rajonal. Përgjatë fundjavës, protestat vazhduan. Në qendër të Xhakartës, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa disa protestues hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të një kompleksi policor.

Megjithëse presidenti nuk dha detaje se cilët deputetë do të preken nga shkurtimet, kritikët thonë se lëshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme për të ndalur pakënaqësinë popullore.

Kreu i Bashkimit të Ekzekutivëve Studentorë të Indonezisë, Muzammil Ihsan, deklaroi për Reuters se “kjo nuk mjafton” dhe se po shqyrtohet organizimi i protestave të tjera.

“Qeveria duhet të trajtojë problemet e thella që ndodhen në rrënjë të kësaj krize,” u shpreh ai. “Zemërimi në rrugë nuk është pa arsye.”

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë: paga më të larta, ulje taksash, luftë më e fortë ndaj korrupsionit, si dhe ndalimi i dhunës policore ndaj protestave.

XHAKARTË -Wadenphul: Gjermania duhet të jetë mikpritëse ndaj punëtorëve të huaj

21 August 2025 at 21:23

XHAKARTË, 21 gusht /ATSH – DPA/ – Gjermania duhet të jetë më mikpritëse ndaj punëtorëve të huaj, duke pasur parasysh mungesën e stafit të kualifikuar, tha sot ministri i Jashtëm Johann Wadephul gjatë një vizite në Indonezi.

“Ne nuk kemi nevojë vetëm për mënyra teknike për të sjellë njerëz në Gjermani, por gjithashtu duhet të tregojmë një kulturë mikpritëse për punëtorët e huaj të kualifikuar”, tha politikani konservator pas vizitës së tij në një universitet për profesionet shëndetësore në Jakarta.

Ai shtoi se për një shoqëri kaq të re sa ajo e Indonezisë, ku gjysma e popullsisë është nën 30 vjeç, punësimi jashtë vendit paraqet një mundësi të konsiderueshme.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Gjermania përballet me konkurrencë nga destinacione të tjera tërheqëse, veçanërisht në fusha shumë të kërkuara.
“Dhe shumë nuk na preferojnë ne  pjesërisht sepse gjuha gjermane nuk është nga më të lehtat”, vuri në dukje ai. “Prandaj, na takon neve të bëjmë kushtet sa më tërheqëse për punëtorët e ardhshëm të kualifikuar.”

“Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, si dhe në IT dhe hotelieri”, tha Wadephul.

Ai theksoi rëndësinë e integrimit të mësimit të gjuhës në edukimin profesional, duke lavdëruar bashkëpunimin midis Goethe-Institut dhe ministrisë së Shëndetësisë së Indonezisë si një projekt model.

Wadephul gjithashtu vizitoi një kurs  për gjuhên gjermane dhe diskutoi planet e karrierës me studentët, duke vëzhguar një ushtrim infermierije të kryer në gjermanisht.

Aktualisht, migracioni i punëtorëve të kualifikuar në Gjermani mbetet i ulët, me rreth 1 000 viza të lëshuara çdo vit. Berlini citon nivelet e ulëta të trajnimit, kërkesat për gjuhë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale si sfida./Ad.Ab./

 

 

The post XHAKARTË -Wadenphul: Gjermania duhet të jetë mikpritëse ndaj punëtorëve të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkundje të fuqishme në Indonezi: Tërmeti lëndon dhjetëra persona

By: gaze tare
17 August 2025 at 09:05

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin e Sulawesit Qendror në Indonezi herët këtë mëngjes, duke shkaktuar lëndime tek dhjetëra persona. Sipas raporteve zyrtare, 29 njerëz u lënduan, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti, që goditi në një thellësi prej 10 km, ishte ndjerë edhe në zonat përreth Poso-s. Autoritetet lokale bëjnë me dije se nuk ka paralajmërim për cunami.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllakat tektonike ndërveprojnë dhe shkaktojnë shpesh lëkundje të fuqishme të tokës.

BMKG, agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë, po monitoron situatën dhe ka bërë thirrje për qetësi tek qytetarët.

The post Shkundje të fuqishme në Indonezi: Tërmeti lëndon dhjetëra persona appeared first on iconstyle.al.

❌
❌