Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima dhe 9 të plagosur

By: armand
14 December 2025 at 08:33

Një sulm me armë ka ndodhur në universitetin Brown në SHBA. Dy student kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autoritet kanë publikuar pamjet të autorit të dyshuar, i moshës 30 vjeç ku në momentin e sulmit ishte veshur me rroba […]

The post Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima dhe 9 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – ”Reporterët pa Kufij”: 67 gazetarë të vrarë gjatë 12 muajve të fundit

9 December 2025 at 12:19

PARIS, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë kanë humbur jetën në lidhje me punën e tyre gjatë 12 muajve të fundit, shumica prej tyre viktima të luftërave ose rrjeteve kriminale, njoftoi sot  organizata për të drejtat e medieve “Reporterët pa Kufij” (RSF).

Shifrat, që mbulojnë periudhën nga fillimi i dhjetorit 2024 deri në fillim të dhjetorit të këtij viti, janë të ngjashme me ato të 12 muajve të mëparshëm.

Rajoni më i rrezikshëm mbetet Rripi i Gazës, ku 29 gazetarë humbën jetën, ndërsa Meksika renditet e dyta me nëntë viktima.

“Çdo gazetar i vrarë dhe çdo reporter i ndaluar është një paralajmërim për ne në Gjermani se kushdo që sulmon gazetarët po na mohon të gjithëve të drejtën për të marrë informacion pa pengesa”, deklaroi Anja Osterhaus, drejtore e RSF në Gjermani.

“Qeveritë në mbarë botën duhet të veprojnë”, shtoi ajo.

“Kur ata që raportojnë në mënyrë kritike duhet të kenë frikë për lirinë apo edhe jetën e tyre, demokracia vihet në rrezik në nivel global”, theksoi ajo.

Sipas raportit, 503 gazetarë ndodhen aktualisht në burg në 62 vende, një numër pak më i ulët se periudha e mëparshme.

Rusia mban numrin më të madh të gazetarëve të huaj të arrestuar, përfshirë 26 ukrainas, ndërsa Izraeli mban 20 palestinezë.

Përveç kësaj, 135 punonjës mediash figurojnë si të zhdukur, disa prej tyre që prej më shumë se 30 vjetësh.

Gazetarë janë zhdukur në 137 vende, megjithëse shumica e rasteve janë regjistruar në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FRANCË – ”Reporterët pa Kufij”: 67 gazetarë të vrarë gjatë 12 muajve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Tre të vrarë nga sulmet izraelite edhe pas armëpushimit

6 December 2025 at 16:19

GAZA, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ –  Ushtria izraelite ka vrarë sot tre palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit aktual, sipas njoftimeve palestineze.

”Tre persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një grupi civilësh perëndim të Beit Lahia”, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.

Ushtria izraelite tha se në dy incidente të ndara, “disa terroristë” kaluan linjën e verdhë pas të cilës trupat izraelite u tërhoqën si pjesë e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

”Duke u konsideruar si një kërcënim i menjëhershëm, trupat hapën zjarr dhe eliminuan tre nga terroristët”, njoftoi ushtria izraelite në Telegram.

Informacioni i dhënë nga të dyja palët nuk mund të verifikohej menjëherë në mënyrë të pavarur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në Rripin e Gazës ka pasur incidente të izoluar me pasoja fatale, ndërsa operacionet për të eliminuar çdo kërcënim të menjëhershëm po vazhdojnë, sipas ushtrisë./  /Ad.Ab./

The post GAZA – Tre të vrarë nga sulmet izraelite edhe pas armëpushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Zelensky: Të paktën 22 të zhdukur pas sulmeve ruse në Ternopil

20 November 2025 at 14:08

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Forcat ukrainase të shpëtimit janë duke kërkuar për 22 persona të zhdukur – një ditë pas sulmeve të rënda ajrore ruse në qytetin perëndimor të Ternopilit, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Rreth 230 forca emergjente janë angazhuar për të kontrolluar rrënojat – pasi dy ndërtesa banimi nëntëkatëshe në qytet – u goditën dje nga sulmet ruse”, tha Zelensky në Telegram.

“Të paktën 26 persona kanë vdekur, përfshirë tre fëmijë”, tha presidenti ukrainas.

Rusia sulmoi dje në mbrëmje Ukrainën – duke lëshuar dhjetëra raketa dhe rreth 500 dronë.

“Dy ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë në Ternopil u goditën nga një raketë “Kh-101”, sipas ushtrisë ukrainase.

Rusia tha se kishte shënjestruar vetëm objektivat ushtarake, një pretendim i përsëritur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pas sulmeve në Ternopil.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 14 000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. //a.i/

The post UKRAINË – Zelensky: Të paktën 22 të zhdukur pas sulmeve ruse në Ternopil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën, të paktën 25 të vrarë

By: armand
19 November 2025 at 21:00

Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”. […]

The post Rusia sulmon me raketa Ukrainën, të paktën 25 të vrarë appeared first on BoldNews.al.

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

1 November 2025 at 15:28

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion. Sipas mediave […]

The post “Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

UKRAINË – Tre të vrarë, 32 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

26 October 2025 at 13:02

KIEV,  26 tetor /ATSH/ – Tre persona humbën jetën dhe të paktën 32 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror rus mbi Kievin gjatë natës, njoftuan autoritetet ukrainase, sipas BBC.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se dy pallate të larta u goditën nga dronët dhe raketat ruse, ndërsa mes të plagosurve ka edhe gjashtë fëmijë.

Sipas autoriteteve, një dron goditi një ndërtesë 9-katëshe në distriktin Desnianskyi, duke shkaktuar shumicën e viktimave. Të paktën tre godina të tjera banimi pësuan dëme, ndërsa disa të plagosur, përfshirë fëmijë, po marrin trajtim në spital.

Sulmi vjen në një kohë kur Moska ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike dhe zonave civile, ndërsa Ukraina deklaron se gati 1 200 dronë rusë janë lëshuar vetëm gjatë javës së fundit.

Në Uashington dhe Bruksel janë vendosur sanksione të reja ndaj industrisë së naftës në Rusi, ndërsa përpjekjet diplomatike për armëpushim vazhdojnë.

Liderët amerikanë dhe evropianë shpresojnë se presioni ekonomik mund të shtyjë Moskën drejt bisedimeve, por qëndrimet e palëve mbeten ende larg një marrëveshjeje. /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Tre të vrarë, 32 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PRAGË – Dy të vdekur në Smrzovka, autori i plagosur ndalohet

16 October 2025 at 22:47

PRAGË, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Dy persona u qëlluan sot për vdekje në rrugë në qytetin e vogël Smrovka në veri të Çekisë, njoftoi policia.

Dyshohet se autori i sulmit është ndaluar me plagë të rënda, për të cilin  besohet se ka dashur të bëjë vetëvrasje, dhe u dërgua me helikopter në spital, shtuan autoritetet.

Është gjetur arma që besohet se është përdorur në të shtënat. Policia tha se nuk mund të japë informacione mbi një motiv të mundshëm.

Ngjarja ndodhi vetëm disa qindra metra larg një shkolle fillore, ku nxënësve iu kërkua nga policia të qëndrojnë brenda klasave deri në një njoftim përfundimtar.

Policia tha se nuk ka asnjë tregues që të shtënat të lidhen me shkollën dhe se asnjë plumb nuk ka goditur objektet e shkollës, siç ishte spekuluar fillimisht.

Kreu i administratës rajonale, Martin Puta, falënderoi policinë dhe shërbimet e zjarrfikësve për punën e tyre.

“Një akt i tmerrshëm në Smrzovka. Po mendoj për viktimat dhe të afërmit e tyre”, shkroi ai në X.

Smzžovka, një qytet me rreth  3 900 banorë, ndodhet pranë kufirit me Gjermaninë, pranë malit Jizera. /Ad.Ab./

The post PRAGË – Dy të vdekur në Smrzovka, autori i plagosur ndalohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

14 October 2025 at 21:50

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave. Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri. Ai lindi në […]

The post Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi? appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

12 October 2025 at 17:18

Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në Karolinën e Jugut në SHBA. Ngjarja ndodhi në një bar me emrin “Willie’s Bar and Grill” në ishullin St Helena në Qarkun Beaufort në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur […]

The post Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen

12 October 2025 at 16:24

Jo të gjitha trupat e pengjeve të vrarë do t’i kthehen menjëherë Izraelit, pavarësisht afatit 72-orësh të parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin. Lajmi është konfirmuar nga Gal Hirsch, koordinatori izraelit për çështjen e pengjeve, në një mesazh dërguar familjeve mbrëmjen e djeshme, 11 tetor. Sipas CNN, Hirsch u shpreh se procesi i lirimit […]

The post Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen appeared first on BoldNews.al.

INDONEZI – Autoritetet raportojnë 61 të vrarë pas shembjes së shkollës

7 October 2025 at 09:27

XHAKARTA, 7 tetor /ATSH-DPA/- Ekipet e shpëtimit indoneziane përfunduan sot kërkimet njëjavore për viktimat nën rrënojat e një ndërtese të shembur katërkatëshe – në një shkollë islamike me konvikt – duke konfirmuar 61 vdekje – në një nga fatkeqësitë më të mëdha në vend, në vitet e fundit.

“Makineritë e rënda përfunduan sot pastrimin përfundimtar të mbeturinave në shkollën “Al Khoziny”, në Sidoarjo”, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

“Vendi është pastruar dhe janë gjetur 61 viktima”, tha Budi Irawan, nga agjencia për reagimin ndaj emergjencave – duke shënuar fundin e një përpjekjeje të tmerrshme rimëkëmbjeje që filloi pasi struktura u shemb gjatë punimeve, më 29 shtator.

“Midis viktimave kishte mbetje që ende po ekzaminohen nga ekspertët mjeko-ligjorë për të konfirmuar identitetin e tyre”, tha ai.

Dy persona të raportuar të zhdukur mund të jenë midis tyre.

Shembja e ndërtesës bllokoi dhjetëra studentë, shumica prej tyre adoleshentë, brenda një sallë lutjeje të sapondërtuar – që kishte qenë tashmë në përdorim pavarësisht se ishte ende në ndërtim e sipër.

Zyrtarët thanë se fatkeqësia preku 165 persona, nga të cilët 104 mbijetuan. //a.i/

The post INDONEZI – Autoritetet raportojnë 61 të vrarë pas shembjes së shkollës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

5 October 2025 at 20:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike pas një vale të fuqishme sulmesh ajrore nga Rusia gjatë natës, me raketa dhe dronë. Katër prej viktimave ishin anëtarë të së njëjtës familje, mes të cilëve një vajzë 15-vjeçare. Ata u vranë nga një […]

The post Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

GAZA – Dhjetëra palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite

28 September 2025 at 17:59

TEL AVIV, 28 shtator /ATSH – DPA/ – Dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Sipas njoftimeve, trupat e 41 personave janë dërguar në spitale të ndryshme në këtë territor të goditur rëndë që nga mëngjesi i sotëm.

Ushtria izraelite deklaroi se po vazhdon operacionet kundër organizatave terroriste në të gjithë Rripin e Gazës dhe se ofensiva në Qytetin e Gazës është zgjeruar.

Në një rast, trupat izraelite raportuan se kishin identifikuar pesë militantë që kishin qëlluar me një raketë antitank drejt ndërtesës ku ndodheshin ushtarët. Nuk pati të plagosur mes tyre, ndërsa ushtria tha se forcat ajrore izraelite “eliminuan” sulmuesit.

Brenda 24 orëve, rreth 140 objektiva ushtarake në territorin bregdetar janë goditur, sipas njoftimit të ushtrisë.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve të Qytetit të Gazës të largohen menjëherë. Ata u këshilluan në arabisht të zhvendosen drejt zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli në al-Mawasi, në jugperëndim të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, rreth 780,000 civilë tashmë kanë braktisur qytetin e Gazës, ku para fillimit të ofensivës tokësore dy javë më parë jetonin rreth 1 milion njerëz.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, pothuajse dy vjet më parë, mbi 66,000 palestinezë janë vrarë, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi, mes tyre shumë gra dhe fëmijë. /Ad.Ab./

The post GAZA – Dhjetëra palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SANA’A  – Të paktën nëntë të vdekur pas sulmeve izraelite në Jemen

26 September 2025 at 15:47

SANA’A/Tel Aviv, 26 shtator  /ATSH-DPA/ – Numri i viktimave nga sulmet ajrore të Izraelit ndaj objektivave në kryeqytetin jemenas Sana’a, dje në mbrëmje, është rritur të paktën në nëntë, raportoi sot agjencia zyrtare jemene SABA, duke cituar ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi.

Sipas raportit, të paktën 174 persona janë plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës vazhdojnë kërkimet për viktima nën rrënoja dhe identifikimin e tyre.

Sulmet përkuan me një fjalim televiziv të udhëheqësit të grupit Houthi, Abdel-Malek al-Houthi.

Ushtria izraelite tha se goditjet kishin në shënjestër një objekt “sigurie dhe inteligjence” të Houthi në Sana’a.

Operacioni u ndërmor pas një sulmi me dron të kryer mbi qytetin jugor izraelit Eilat, ku u plagosën 20 persona, dy prej tyre rëndë.

Sipas autoriteteve izraelite, droni kishte origjinën nga Jemeni, dhe përgjegjësinë e mori lëvizja Houthi e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet e djeshme ishin përgjigje ndaj goditjeve të përsëritura me dronë dhe raketa që Houthit kanë drejtuar kundër Izraelit. /Ad.Ab./

 

The post SANA’A  – Të paktën nëntë të vdekur pas sulmeve izraelite në Jemen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Dhjetëra palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

18 September 2025 at 20:42

TEL AVIV, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 48 persona janë vrarë sot nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës  bëjnë  të ditur burimet palestinezë

Raportet e spitaleve tregojnë se 38 nga viktimat ndodhën në Qytetin e Gazës.

Ushtarakët izraelitë raportuan se katër ushtarë u vranë nga një lëndë  shpërthyese në pjesën jugore të territorit.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se rreth 450 000 palestinezë kanë ikur nga Qyteti  i Gazës, që më parë kishte një popullsi prej rreth 1 milion njerëz.

Izraeli nisi një ofensivë tokësore shumë të kontestuar në qytet në orët e hershme të së martës.

Qeveria thotë se operacioni synon të shkatërrojë grupin militant palestinez Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve  izraelite që mund te jenë ende gjallë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Effie Defrin deklaroi se ushtria ka goditur më shumë se 1 200 objekte që kur Izraeli  nisi  ofensivën tokësore .

Të dhënat nga të dyja palët nuk mund të verifikohen aktualisht në mënyrë të pavarur. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Dhjetëra palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Të paktën 13 të vrarë në një sulm pranë Spitalit Al-Shifa

17 September 2025 at 20:25

TEL AVIV, 17 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në sulmin e dyshuar izraelit në Qytetin e Gazës pranë Spitalit al-Shifa, sipas burimeve mjekësore.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se raportet po hetoheshin.

Banorët deklaruan se anëtarët e një familjeje që po largohej nga jugu u goditën gjithashtu.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herët se të paktën 45 persona ishin vrarë sot në sulme të ndara në Rripin e Gazës, përfshirë 32 të vrarë në Qytetin e Gazës.

Izraeli nisi dje një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës. Sipas qeverisë, qëllimi është të shpërbëjë organizatën islamike Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi dhe terroristë të tjerë islamistë nisën sulmin ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1 200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 në Rripin e Gazës.

“Që atëherë, më shumë se 65 000 palestinezë në territorin bregdetar janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi. //a.i/

The post GAZË – Të paktën 13 të vrarë në një sulm pranë Spitalit Al-Shifa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 200 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Izraeli krenohet me “uraganin”

14 September 2025 at 16:53

Ahmed, i cili gjithmonë kishte dhënë shenja jete, dje ka heshtur për orë të tëra. Vetëm në orën 21:00 dërgoi një mesazh të shkurtër: “Nuk jam mirë, jam i bllokuar në Gaza.” Dy ditë më parë kishte hequr dorë nga vendi i tij për t’ia lënë kushëririt 20-vjeçar, të cilit i kanë amputuar këmbën. “Nuk […]

The post Mbi 200 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Izraeli krenohet me “uraganin” appeared first on BoldNews.al.

Sulme izraelite në Gaza, 32 të vrarë, mes tyre edhe 12 fëmijë

By: V K
14 September 2025 at 12:40

Një breshëri sulmesh ajrore, ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në mbarë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor më 14 shtator.

Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave.

Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje 10-anëtarëshe, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Asociacioni palestinez i Futbollit tha se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan, u vra gjatë sulmeve së bashku me 14-anëtarë të familjes së tij.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto sulme.

Ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në mbarë Qytetin e Gazës, duke shkatërruar ndërtesa shumëkatëshe dhe duke akuzuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se në to ka vendosur pajisje për vëzhgim.

Izraeli ka thënë se synon të marrë kontrollin e plotë të Qytetit të Gazës – zonës më të madhe urbane në Rripin e Gazës – ku, sipas Kombeve të Bashkuara jetojnë 1 milion persona dhe ku është shpallur gjendje e urisë.

Një ditë më parë, ushtria tha se ka goditur një ndërtesë shumëkatëshe në Qytetin e Gazës që pretendoi se përdorej nga Hamasi. Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen nga Qyteti i Gazës për shkak të ofensivës.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor 2023 sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

The post Sulme izraelite në Gaza, 32 të vrarë, mes tyre edhe 12 fëmijë appeared first on Albeu.com.

IZRAEL– Pesë të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jeruzalem

8 September 2025 at 11:26

JERUZALEM, 8 shtator  /ATSH-DPA/ – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën sot në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, sipas ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Shërbimi izraelit i urgjencës mjekësore “Magen David Adom” raportoi se 12 persona të tjerë të plagosur u dërguan në spital, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë.

Shërbimi i shpëtimit “Zaka” tha se dy sulmues të dyshuar palestinezë janë vrarë.

Rrugët përreth zonës janë mbyllur.

Një roje sigurie nga një stacion autobusi aty pranë i tha kanalit izraelit “Channel 13” se dy persona të armatosur kishin hyrë në një autobus në një kryqëzim dhe kishin hapur zjarr. Njëri prej sulmuesve mbante gjithashtu një thikë, tha ai.

Situata në Lindjen e Mesme ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar që nga fillimi i luftës në Gaza pothuajse dy vite më parë.

Lufta e ka lënë në rrënoja pjesën më të madhe të territorit bregdetar palestinez.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur sulme të përsëritura nga palestinezët ndaj izraelitëve. /Ad.Ab./

The post IZRAEL– Pesë të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jeruzalem appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌