Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Identifikohen 4 anëtarët e familjes shqiptare qe humben jeten në Itali

By: Fax Web
5 February 2026 at 10:21

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre.

Sipas tij, bëhet fjalë për familjen Kola, e cila u shua në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme (4 shkurt).

Ai thotë se viktimat janë babai Arti Kola, nëna Jonida dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç.

“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç, por ende nuk kanë identifikuar. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.

Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Shkon në 15 numri i viktimave pas përplasjes mes anijes së Rojes Bregdetare dhe gomones së emigrantëve në Greqi

By: Fax Web
4 February 2026 at 09:02

Ka shkuar në 15 numri i personave që humbën jetën pas përplasjes së një anijeje të rojes bregdetare greke me një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm pranë ishullit lindor të Detit Egje, Çios, të martën vonë, njoftuan autoritetet. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Siç raporton media greke Kathimerini ngjarja ndodhi ndërsa gomonia, e dyshuar se operohej nga kontrabandistë emigrantësh, po përpiqej të afrohej në zonën Myrsinidi në bregun lindor të ishullit për të zbarkuar pasagjerët.

Anija transportonte rreth 30 persona dhe ishte e pajisur me motor të fuqishëm kur u vu re nga një mjet patrullimi i rojes bregdetare që operonte nga ishujt e afërt Oinousses.

Pas një ndjekjeje, të dyja mjetet u përplasën, sipas zyrtarëve të rojes bregdetare. Autoritetet njoftuan se viktimat përfshinin 11 burra dhe katër gra, ndërsa paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet.

U nis menjëherë një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi, që përfshinte disa anije të rojes bregdetare dhe një gomone private me zhytës civilë. Ambulancat transportuan të mbijetuarit e plagosur në Spitalin e Përgjithshëm Skylitseio të Çios. Deri në mesnatë, 24 emigrantë, përfshirë dy gra shtatzëna, si dhe dy oficerë të rojes bregdetare me lëndime të lehta, u dërguan në spital. Më vonë u konfirmua se fetuset e dy grave shtatzëna nuk mbijetuan.

Tre emigrantë të tjerë iu nënshtruan operacioneve për dëmtime të rënda në organe jetësore.

Zyrtarët thanë se ky incident është ndër më seriozët në vitet e fundit, edhe pse ndjekje të shpejta me gomone emigrantësh kanë ndodhur më parë pranë ishujve grekë si Kos, Symi, Rodos, Samos dhe Agathonisi.

Në muajt e fundit, mbërritjet e emigrantëve në ishujt e Detit Egje kanë rënë ndjeshëm. Në dhjetor, rreth 220 persona mbërritën në Çios, ndërsa në fillim të shkurtit u regjistruan 33 mbërritje, sipas të dhënave të Ministrisë së Migracionit. Në përgjithësi, flukset e emigrantëve drejt ishujve të Egjeut ranë në vitin 2025, me rreth 40% të mbërritjeve të regjistruara në Kretë.

Të martën vonë, Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, njoftoi gjatë një debati parlamentar se qeveria do të krijojë dy qendra pritjeje për emigrantët në Kretë, të financuara nga Bashkimi Evropian, dhe pritet të jenë funksionale deri për festën e Pashkëve. Ligji përfshin gjithashtu masa kompensuese për komunitetet lokale, të ngjashme me ato që tashmë zbatohen në ishujt e Egjeut që presin qendra pritjeje afatgjata.

Protestat e dhunshme, autoritetet në Iran arrestuan qindra shtetas të huaj gjatë demonstratave

3 February 2026 at 12:57

Autoritetet në Iran kanë arrestuar 139 shtetas të huaj gjatë protestave që përfshinë vendin në fund të dhjetorit.

“Gjatë shqyrtimit të rasteve që lidhen me trazirat, u zbulua se 139 personat e arrestuar janë të huaj”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Këta shtetas sipas raportimeve ishin të përfshirë në organizimin, nxitjen dhe kryerjen e trazirave.

Protestat në Iran, të cilat fillimisht shpërthyen më 28 dhjetor kundër kostos së lartë të jetesës, më pas u zhvilluan në një lëvizje antiqeveritare, shtypja e së cilës ka lënë mijëra të vdekur. Autoritetet iraniane pranojnë se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në protesta.

/abcnews.al/

Tragjedia e Crans Montana/ Numri i të vdekurve nga zjarri i natës së Vitit të Ri shkon në 41

By: armand
1 February 2026 at 21:52

Numri i të vdekurve nga zjarri i natës së Vitit të Ri në Crans Montana të Zvicrës është rritur në 41. Zyra e Prokurorit të Kantonit Valais njoftoi vdekjen e një të riu i cili ishte shtruar në spital në Zyrih. Numri i përditësuar i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në klubin Le Constellation […]

The post Tragjedia e Crans Montana/ Numri i të vdekurve nga zjarri i natës së Vitit të Ri shkon në 41 appeared first on BoldNews.al.

GAZA – Të paktën 12 palestinezë të vrarë pas sulmeve ajrore izraelite

31 January 2026 at 12:01

GAZA, 31 janar /ATSH-AA/ – Të paktën 12 palestinezë u vranë mëngjesin e sotëm në një seri sulmesh ajrore izraelite që goditën zona të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës.

Burime mjekësore thanë se pesë palestinezë, tre fëmijë dhe dy gra, u vranë, si dhe shumë të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit që goditi një apartament banimi në lagjen Rimal në perëndim të Qytetit Gaza.

Sipas ndihmësve mjekësorë në Spitalin Nasser në Khan Younis, shtatë palestinezë të tjerë, një burrë, tre djemtë e tij dhe tre nga nipërit e vegjël, u vranë në një tjetër sulm ajror izraelit që goditi një tendë ku strehoheshin persona të zhvendosur në zonën Asdaa, në veriperëndim të qytetit Khan Younis në jug të enklavës.

Disa palestinezë u plagosën gjithashtu në një sulm izraelit që goditi një apartament banimi në lagjen al-Tuffah, në lindje të Qytetit Gaza.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu kryen një sulm ajror në rrugën al-Jalaa në veriperëndim të Qytetit Gaza, si dhe dy sulme në lindje të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, pa raportime për viktima.

Sipas zyrës së mediave të Gazës, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në fillim të tetorit, veprimet izraelite kanë vrarë të paktën 524 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 1.360 të tjerë, duke kryer 1.450 shkelje.

Në një zhvillim të ndërlidhur, zyra e mediave tha se ushtria ka arrestuar 50 palestinezë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, duke i ndaluar ata nga zona larg “vijës së verdhë” dhe nga brenda lagjeve të banuara.   /os/

The post GAZA – Të paktën 12 palestinezë të vrarë pas sulmeve ajrore izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

By: V K
31 January 2026 at 09:28

Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Sipas ‘Reuters‘, numri i saktë i viktimave vijon të jetë në verifikim, ndërsa shumë minatorë dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar nën rrënoja.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, deklaroi se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në zonë për tregti.

Disa persona u shpëtuan në momentet e fundit, por pësuan lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit bëri të ditur se numri i viktimave të konfirmuara ka arritur të paktën në 227

Miniera ndodhet në territor të kontrolluar nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, M23 ka shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare të Rubayas për të financuar kryengritjen e saj, me mbështetje të pretenduar nga Ruanda, akuza që autoritetet në Kigali i kanë mohuar. Rebelët synojnë rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe, sipas tyre, mbrojtjen e pakicës Tutsi në Kongo.

The post Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on Albeu.com.

Droni rus godet trenin me pasagjerë në Ukrainë, 5 viktima. Pasagjeri rrëfen momentet e panikut

By: xhir jeta
29 January 2026 at 10:49

Një ushtar ukrainas ka përshkruar momentin kur një tren pasagjerësh u shënjestrua nga dronët rusë, duke vrarë pesë persona. Kur një vagon në tren u godit në Ukrainën verilindore, pasagjerët u hodhën në dysheme nga paniku dhe oficeri ushtarak u tha atyre të dilnin menjëherë.

Pa udhëzimin e tij, të dhënë pak çaste para se vagoni të shpërthente në flakë, shumë pasagjerë të tjerë mund të kishin vdekur, shkruan BBC. Oficeri, i cili në ushtri njihet si Omar, është pjesë e brigadës së 93-të të Ukrainës. Ai ishte midis pasagjerëve që udhëtonin në një itinerar nga Chop, në kufirin me Sllovakinë, në Barvinkove, ndalesa e fundit para vijës së frontit në Ukrainën lindore.

I pari nga tre dronët rusë u ul pranë trenit, duke e detyruar atë të ndalonte.

“Pastaj dëgjuam gjëmimin e një droni tjetër dhe pastaj një shpërthim,” i thotë Omar BBC-së. “Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesë të vagonit u ndanë në copa.”

Si komandant i një njësie dronësh, ai e kuptoi shpejt se ai dhe pasagjerët e tjerë duhej të zbrisnin pasi treni mund të goditej përsëri. Gjithsej, 291 persona ishin në tren në atë kohë, thonë zyrtarët. “Pas goditjes së dytë, kuptova se operatori i dronit po vëzhgonte se çfarë lloj objektivi po godiste”, thotë Omar, dhe një tren i palëvizshëm ishte një objektiv i lehtë.

Vagoni që pësoi një goditje të drejtpërdrejtë u përfshi shpejt nga flakët. “Unë jam në ushtri dhe jam i përgatitur për sulme të tilla”, thotë Omar. “Por për të tjerët ishte një tronditje të ishin kaq afër vdekjes”.

Shumë pasagjerë u evakuuan nga tren në një gjendje ankthi të thellë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që bërtasin dhe qajnë ndërsa largohen nga rrënojat që digjeshin.

Ishte shumë e rrezikshme që një numër kaq i madh njerëzish të qëndronin pranë vagonëve që digjeshin, kështu që ai i nxiti ata të fillonin të lëviznin drejt një autostrade aty pranë./abcnews.al

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

By: D Marku
27 January 2026 at 16:51

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është rritur në 34, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet tepër e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Stuhia ka përfshirë një territor të gjerë të vendit, nga Teksasi deri në Massachusetts, duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe të ftohtë ekstrem. Viktima janë raportuar në disa shtete, ndërsa shkaqet e vdekjeve lidhen kryesisht me hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimin e pemëve, përdorimin e pasigurt të gjeneratorëve dhe incidente ajrore.

Një nga rastet më tronditëse është shënuar në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij, me lopatën e borës në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e ndjera për shkak të erërave të ftohta kanë zbritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë qëndrimin jashtë jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për disa minuta. Paralajmërimet për ngrirje dhe hipotermi janë në fuqi për miliona qytetarë.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike. Mbi 525 mijë familje kanë mbetur pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. Në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa transporti ajror është paralizuar me mijëra fluturime të anuluara ose të vonuara.

Meteorologët paralajmërojnë se një tjetër stuhi dimërore pritet të godasë bregun lindor gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë

By: V K
26 January 2026 at 14:28

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

The post Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

FILIPINE – 15 të vdekur dhe 28 të zhdukur pas fundosjes së tragetit me mbi 300 pasagjerë

26 January 2026 at 09:33

MANILA, 26 janar /ATSH-AA/ – Të paktën 15 persona humbën jetën sot herët pasi një traget që mbante më shumë se 300 pasagjerë u fundos pranë provincës Basilan në jug të Filipineve.

Sipas të përditshmes lokale angleze “Philstar”, bëhet e ditur se 28 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Anija e identifikuar si M/V Trisha Kerstin 3, thuhet se po lundronte për në ishullin Jolo në provincën Sulu.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të Filipineve (PCG) thanë se 316 persona janë shpëtuar ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit të mbështetura nga anije dhe helikopterë të marinës janë duke vazhduar.

Anija lëshoi ​​një sinjal rreziku rreth orës 1:50 të mëngjesit, katër orë pasi u nis nga porti i qytetit Zamboanga në majën jugperëndimore të Mindanao. Raportet fillestare thonë se anija mbante më shumë se 330 pasagjerë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit kur u fundos në ujërat pranë ishullit Baluk-Baluk, Basilan.

Pamjet e publikuara nga Roja bregdetare tregojnë të mbijetuarit që nxirren nga uji dhe marrin ndihmë mjekësore. Të mbijetuarit gjithashtu mund të dëgjohen duke bërtitur për ndihmë në errësirë.

Autoritetet kanë urdhëruar një hetim për aksidentet detare për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nuk është parë derdhje nafte nga anija.

Filipinet, të përbëra nga 7.000 ishuj, kanë një histori të gjatë aksidentesh vdekjeprurëse me traget për shkak të varkave dhe anijeve të lira dhe jo të mirëmbajtura mirë.  /os/

The post FILIPINE – 15 të vdekur dhe 28 të zhdukur pas fundosjes së tragetit me mbi 300 pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

By: M C
25 January 2026 at 23:36

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit.

Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.

Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.

Raporti, i publikuar më 25 janar, thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur më 8–9 janar, kur goditja e qeverisë ndaj protestave mbarëkombëtare arriti kulmin. Për shkak të censurës së madhe dhe ndërprerjes së zgjatur të internetit, shifrat e raportuara për viktimat e protestave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.

Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.

Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran–Kinë, tha se tregtarëve u është lejuar të kenë qasje në internet vetëm 20 minuta në ditë nën mbikëqyrje zyrtare, një nivel që, sipas tij, është i pamjaftueshëm për zhvillimin e biznesit.

Ali Hakim-Javadi, kreu i Organizatës së Tregtisë së Kompjuterëve të Iranit, tha se ndërprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionë rialësh (18–28 milionë dollarë me kursin aktual të tregut të lirë).

Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.

Dhuna ka nxitur kritika edhe nga një klerik i lartë sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes së xhumasë në Zahedan, i quajti vrasjet “masakër sistematike”.

“Kjo tragjedi ka krijuar një përçarje të thellë dhe të pariparueshme midis popullit të Iranit dhe qeverisë”, tha ai./REL

The post Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000 appeared first on Albeu.com.

Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat në Iran

By: armand
25 January 2026 at 15:33

Revista prestigjioze TIME, duke iu referuar dy burimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, raporton se numri i të vdekurve nga protestat masive në vend arrin të paktën 30.000 persona. Këto të dhëna bien në kundërshtim të fortë me versionin zyrtar të Republikës Islamike. Sipas raportimit, vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve, të paktën […]

The post Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat në Iran appeared first on BoldNews.al.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

By: Rovena
22 January 2026 at 22:25

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar. Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje. Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer.

Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha. Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku. Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë. Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së.

Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik. Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat. Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta. Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor. Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

Stuhia godet Greqinë/ Athina përmbytet nga reshje rekord, dy persona humbin jetën

By: Rovena
22 January 2026 at 15:14

Një stuhi goditi Greqinë dhe la dy të vdekur, me ekipet e katastrofave që kaluan të enjten duke pastruar mbeturinat.

Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimesh në Observatorin Kombëtar në Athinë, tha se fenomeni “ekstrem” i motit kishte sjellë deri në 170 milimetra shi në kryeqytet.

Kjo përbënte “rreth 40 përqind të shiut që bie çdo vit në Athinë”, tha ai në kuadër të një prezantimi të të dhënave vjetore të motit për Greqinë.

Fronti i stuhisë që lëvizte drejt lindjes nëpër Greqi pa erëra që tejkalonin 100 km/h, duke bërë që autoritetet të mbyllnin shkollat. Departamenti i zjarrfikësve tha se iu ishte përgjigjur mbi 900 thirrjeve emergjente në lidhje me përmbytjet në të gjithë kryeqytetin.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi një udhëtim të planifikuar për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ndryshe, përmbytjet vdekjeprurëse në Greqi gjatë reshjeve të dendura të shiut në vitet e fundit i kanë detyruar autoritetet të përmirësojnë punimet kundër përmbytjeve për të kufizuar dëmet.

Ekspertët kanë bërë thirrje të përsëritura për përmirësime të infrastrukturës, veçanërisht në zonën më të madhe të Athinës.

ZELANDË E RE – Të vdekur dhe të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve

22 January 2026 at 10:01

UELLINGTON, 22 janar /ATSH/ – Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë rrënojat në një kamp pushimi në Zelandën e Re, në kërkim të personave të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë, pas një rrëshqitjeje toke të shkaktuar nga reshje të dendura shiu, e cila ndërpreu furnizimin me energji për mijëra banorë dhe shkaktoi dëme të mëdha, sipas Reuters.

Deri tani rezultojnë dy viktima.

Banorë u evakuan dhe rrugë u mbyllën, ndërsa shirat e  rrëmbyeshëm përfshinë pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Ishullit të Veriut.

Policia vlerëson se numri i personave të zhdukur ende nuk dihet pas rrëshqitjes së tokës në zonën turistike të Mount Maunganui.

Ekipet e shpëtimit thanë se fillimisht dëgjuan zëra që kërkonin ndihmë nga nën rrënoja, por deri në fund të pasdites nuk u zbuluan më shenja jete, ndërsa u shtuan shqetësimet për qëndrueshmërinë e shpatit.

Rrëshqitja vjen pas ditësh reshjesh të rrëmbyeshme të lidhura me një sistem moti tropikal, i cili ka sjellë sasi jashtëzakonisht të mëdha shiu në zona të gjera të Ishullit të Veriut.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë njoftoi se rreth 40 zjarrfikës, përfshirë ekipe të kërkim-shpëtimit urban dhe qen nuhatës, po punonin në vendngjarje, e cila është evakuuar plotësisht.

Dy ekskavatorë janë angazhuar gjithashtu për të hequr mbeturinat.

Dëshmitarë përshkruan skena kaosi teksa shpati u shemb./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ZELANDË E RE – Të vdekur dhe të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prrenjas/ Dyshohet se është hedhur nga ura e Bushtricës, ndërron jetë 57-vjeçari

21 January 2026 at 14:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas.

Dyshohet se një 57-vjeçar është vetëhedhur nga ura e Bushtricës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

21 January 2026 at 10:46

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 anari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministra të kabinetit qeveritar së bashku me familjarë të katër protestuesve dhe deputetë të PS-së, kryen homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë vendit ku më 21 Janar 2011 u vranë 4 protestues.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 Janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin.

Duke folur përpara familjarëve të 4 viktimave të “21 Janarit”: Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, Rama u shpreh se, “vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit”.

“15 vjet pa drejtësi për 21 Janarin janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK

21 January 2026 at 08:38

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Drejtues të Partisë Socialiste kanë kërkuar zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për ngjarjen e “21 janarit”. Disa ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit Taulant Balla vuri në dukje se presin nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje.

“Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësisë”, theksoi Balla.

/gj.m/j.p/

The post Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN -HRANA: Mbi 4 000 të vdekur dhe mijëra të arrestuar nga protestat

20 January 2026 at 17:47

TEHERAN, 21 janar /ATSH-AA/ – Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, tha të hënën se numri i viktimave nga protestat në Iran është rritur në 4 029 persona.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata, thuhet se që nga dita e 23-të e protestave mbarëkombëtare në vend janë arrestuar gjithsej 26.015 persona.

Sipas raportit, gjatë protestave të paktën 5.811 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Irani është tronditur nga valët e protestave që nga muaji i kaluar, të cilat filluan më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjera.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e atyre që i përshkruajnë si “trazira të armatosura”, të cilët kanë kryer disa sulme në vende publike në të gjithë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi vazhdimisht se do të “godiste fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë e përgëzoi Teheranin për anulimin e qindra ekzekutimeve të planifikuara, të cilat thuhet se ka bërë.

The post TEHERAN -HRANA: Mbi 4 000 të vdekur dhe mijëra të arrestuar nga protestat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim në një hotel në Kabul, raportohet për viktima

By: armand
19 January 2026 at 15:36

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën në lagjen Shahr-e-Naw të kryeqytetit afgan, Kabul, duke shkaktuar një numër ende të panjohur viktimash. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani, i tha Reuters se sipas informacioneve paraprake “shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur”, ndërsa shtoi se detaje të tjera do të bëhen […]

The post Shpërthim në një hotel në Kabul, raportohet për viktima appeared first on BoldNews.al.

❌
❌