Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dron mbi “Big Brother”/ Mesazh për Luizin: Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë, këngëtari thumbon banorët

By: V K
8 February 2026 at 14:15

Mesditën e sotme, një surprizë nga ajri ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh që ka trazuar jo pak qetësinë e banorëve aktualë.

Teksa konkurrentët ndodheshin në oborr, ka qenë Rogerti ai që ka diktuar i pari dronin mbi shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë Luizin.

Banderola mbante një shkrim që rikonfirmonte statusin e këngëtarit në sytë e mbështetësve të tij: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”.

Sapo e ka lexuar mesazhin, Luiz Ejlli, nuk e ka humbur rastin për të thumbuar sërish banorët me humorin e tij karakteristik, duke u kujtuar pozicionin e tyre në atë shtëpi.

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj kët”, u shpreh ai me të qeshur.

The post Dron mbi “Big Brother”/ Mesazh për Luizin: Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë, këngëtari thumbon banorët appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje dheu në Greqi, bllokohet autostrada/ Pamjet me dron tregojnë katastrofën

By: xhir jeta
6 February 2026 at 14:09

Një rrëshqitje e madhe dheu ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor në Greqinë perëndimore, duke bllokuar plotësisht autostradën Ionian Motorway në segmentin midis Arta dhe Amfilochia.

Ngjarja ka ndodhur pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë zbutur strukturën e tokës, duke shkaktuar shembjen e një sasie të madhe dheu dhe gurësh mbi të dyja korsitë e rrugës. Pamjet filmike nga ajri tregojnë një masë të konsiderueshme toke që ka mbuluar autostradën, duke e bërë kalimin e automjeteve të pamundur.

Autoritetet greke kanë mbyllur menjëherë qarkullimin në këtë pjesë të rrugës për arsye sigurie, ndërsa trafiku po devijohet përmes rrugëve alternative. Në zonë kanë mbërritur inxhinierë dhe specialistë gjeologë, të cilët po vlerësojnë situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera të mundshme.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në stabilizimin e plotë të situatës.

SHBA rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses në Detin Arabik

By: armand
3 February 2026 at 18:46

Forcat e armatosura amerikane kanë rrëzuar një mjet ajror iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters. Incidenti ndodhi në Detin Arabik dhe vjen në një periudhë tensioni të shtuar, me forca të konsiderueshme amerikane të grumbulluara në rajon dhe me Shtëpinë e Bardhë që nuk përjashton plotësisht mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. […]

The post SHBA rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses në Detin Arabik appeared first on BoldNews.al.

Droni rus godet trenin me pasagjerë në Ukrainë, 5 viktima. Pasagjeri rrëfen momentet e panikut

By: xhir jeta
29 January 2026 at 10:49

Një ushtar ukrainas ka përshkruar momentin kur një tren pasagjerësh u shënjestrua nga dronët rusë, duke vrarë pesë persona. Kur një vagon në tren u godit në Ukrainën verilindore, pasagjerët u hodhën në dysheme nga paniku dhe oficeri ushtarak u tha atyre të dilnin menjëherë.

Pa udhëzimin e tij, të dhënë pak çaste para se vagoni të shpërthente në flakë, shumë pasagjerë të tjerë mund të kishin vdekur, shkruan BBC. Oficeri, i cili në ushtri njihet si Omar, është pjesë e brigadës së 93-të të Ukrainës. Ai ishte midis pasagjerëve që udhëtonin në një itinerar nga Chop, në kufirin me Sllovakinë, në Barvinkove, ndalesa e fundit para vijës së frontit në Ukrainën lindore.

I pari nga tre dronët rusë u ul pranë trenit, duke e detyruar atë të ndalonte.

“Pastaj dëgjuam gjëmimin e një droni tjetër dhe pastaj një shpërthim,” i thotë Omar BBC-së. “Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesë të vagonit u ndanë në copa.”

Si komandant i një njësie dronësh, ai e kuptoi shpejt se ai dhe pasagjerët e tjerë duhej të zbrisnin pasi treni mund të goditej përsëri. Gjithsej, 291 persona ishin në tren në atë kohë, thonë zyrtarët. “Pas goditjes së dytë, kuptova se operatori i dronit po vëzhgonte se çfarë lloj objektivi po godiste”, thotë Omar, dhe një tren i palëvizshëm ishte një objektiv i lehtë.

Vagoni që pësoi një goditje të drejtpërdrejtë u përfshi shpejt nga flakët. “Unë jam në ushtri dhe jam i përgatitur për sulme të tilla”, thotë Omar. “Por për të tjerët ishte një tronditje të ishin kaq afër vdekjes”.

Shumë pasagjerë u evakuuan nga tren në një gjendje ankthi të thellë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që bërtasin dhe qajnë ndërsa largohen nga rrënojat që digjeshin.

Ishte shumë e rrezikshme që një numër kaq i madh njerëzish të qëndronin pranë vagonëve që digjeshin, kështu që ai i nxiti ata të fillonin të lëviznin drejt një autostrade aty pranë./abcnews.al

Nga inovacion në dilemë - çfarë po ndodh me dronin kosovar “Skifteri K1”? Gjithçka që duhet të dini

28 January 2026 at 11:29


Ditë më parë u publikuan pamje nga testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, të cilat sipas prodhuesit demonstronin aftësi goditëse me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra.

E këto pamje ngjallën interes të madh dhe u cilësuan si një hap i rëndësishëm në teknologjinë e mbrojtjes dhe inovacionin vendor.

Pas reagimeve të shumta, Ridvan Aliu, prodhues i dronëve dhe drejtues i Future Minds Academy, sqaroi se testimi nuk ishte zhvilluar në territorin e Kosovës, por jashtë vendit, në lokacionin e klientit.

“Testimi është bërë jashtë Kosovës, në lokacionin e klientit. Goditja është e vërtetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë edhe me kërkesë të klientit tonë, pamjet janë bërë invert dhe me night vision on. Më shumë informata nuk mundem të jap”, kishte thënë Aliu për Telegrafin.

Sipas tij, kufizimi i informatave lidhej drejtpërdrejt me aspektet e sigurisë dhe marrëveshjen me klientin, ndërsa projekti konsiderohej i ndjeshëm për shkak të kapaciteteve teknologjike që posedon droni.

Sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

Mirëpo më pas u ngrit çështja, a ishin të informuara institucionet e vendit, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes për këtë rast?

Në një përgjigje të Ministrisë së Mbrojtjes të cilën e kishin dërguar për Telegrafin nga ministria thanë se me drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy kanë pasur një kontakt, mirëpo se pas kësaj nuk kanë zhvilluar ndonjë diskutim për dronin “Skifteri K1”.

Po ashtu, nga ministria kishin thënë se “nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”.

“Drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy e kemi takuar në kuadër të aktivitetit Sharkathon, të mbajtur më 8 tetor 2025, i cili kishte për qëllim demonstrimin e inovacionit vendor në fushën e teknologjisë së dronëve.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe në kuadër të këtij eventi janë testuar vetëm dronë komercialë, dhe jo ndonjë kategori tjetër e dronëve.

Lidhur me dronin e quajtur ‘Skifter K1’, nuk kemi zhvilluar asnjë diskutim dhe nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”, kishin thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas tyre çdo testim që bëhet brenda territorit të Kosovës duhet të ketë një leje, mirëpo siç thanë nuk ka informacione për rastin në fjalë.

Nga Ministria e Mbrojtjes po ashtu theksonin se institucionet përkatëse janë duke e përcjellë situatën për të gjitha aspektet e nevojshme, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Sa i përket pyetjes suaj, po sigurisht kërkohet një leje për testim, dhe përderisa nuk kemi informacion që janë ndjekur këto procedura nuk mund të themi që testimi ka qenë real apo i gjeneruar nga AI. Megjithatë, inkurajojmë dhe mirëpresim çdo inovacion teknologjik në fushën e dronëve që synon zhvillimin dhe prodhimin vendor në Republikën e Kosovës, përderisa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ditë më vonë drejtori i Future Minds Academy, Ridvan Aliu pas testimit të dronit “Skifteri K1”, tha se ky lloj inovacioni po vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta.



Aliu pati thënë se flotës ajrore së shpejti do t’i bashkohet droni i ri SKIFTER MIGA VTOL, një prototip i cili synon të avancojë misionet ajrore të tipit SWARM.

“Prototipi i parë pritet të testohet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në një nga shtetet e Bashkimit Evropian, dhe do të pajiset me lidhje SATCOM C2 për komandë dhe kontroll. Specifikat e dronit SKIFTER MIGA VTOL përfshijnë: Koha e fluturimit: 6 orë, Shpejtësia maksimale: 150 km/h, Kapaciteti i ngarkesës: 15 kg. Rrezja e veprimit: deri në 500 km (SATCOM C2 – kërkon aprovim qeveritar), Lartësia maksimale: 6000 m, Roli: SWARM MISSION UAV”.

“Inovacioni i rinisë sonë nuk duhet të mbetet i fshehur”, kishte shkruar Aliu, duke theksuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike të lidershipit të ri në fushën e aeronautikës.

Por dyshimet në lidhje me autenticitetin e dronit “Skifteri K1”, nuk kanë të ndalur, kjo pasi në emisionin Debat Plus, Rdivan Aliu u kyç përmes një video lidhje ku sqaroi disa spekulime të rrjeteve sociale.

Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se droni është ndërtuar në Kosovë nga studentët vendorë.

“Sa hyra në Kosovë e ende mantilin nuk e hoqa, i pashë mesazhet dhe u ndala në një vend. Po thonë që është ‘fake news’, por Skifteri K1 është ndërtuar në Kosovë, nga studentët tanë. Nuk është vetëm një prototip, por një numër i madh i tyre. Testimet do të vazhdojnë çdo muaj”, tha Aliu.

Sipas tij, videoja e publikuar është autentike dhe është realizuar nga ekipi i kompanisë jashtë Kosovës, por jo në Kinë, siç është aluduar në rrjete sociale.

“Është video autentike e ekipit tonë jashtë Kosovës, nuk është video kineze”, theksoi ai.

Aliu shtoi se kompania që ai drejton ka mbi 100 punëtorë dhe funksionon përmes disa entiteteve dhe më shumë se nëntë kompanive të ndryshme.

“Me cilën kompani punojmë në projekte të caktuara është çështje tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse testimi i dronit është kryer në stadiumin e Kamenicës, Aliu e mohoi një gjë të tillë.

Ai sqaroi se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk është njoftuar për testimin, pasi ai është realizuar për një klient jashtë vendit.

“Testimi është kryer me një klient tonin jashtë Kosovës. Për shembull, droni ‘Vital’, të cilin e kemi postuar para dy ditësh, do të testohet në Bashkimin Evropian. Ai është ndërtuar këtu dhe nesër do të publikojmë një video që tregon se si ndërtohet një fluturake më e sofistikuar se Skifteri K1, e cila do të testohet në një nga shtetet e BE-së”, tha Aliu, duke shtuar se nuk e di se nga po merren informacionet e pasakta që po qarkullojnë.

Ai theksoi gjithashtu se kompania nuk e bën publik vendndodhjen e klientëve, me kërkesë të tyre.

“Klienti nuk dëshiron të bëhet publik. Kjo video është bërë për të demonstruar aftësitë e dronit dhe për t’ua prezantuar kandidatëve të tjerë potencialë, prandaj edhe vendosa ta publikoj”, shtoi ai.

Po ashtu i pyetur nëse droni “Skifteri K1” i është shitur ndonjë shteti aleat apo armik, Aliu u shpreh se kompania bashkëpunon vetëm me shtete mike të Kosovës.

“Ne gjithmonë merremi me shtetet aleate të Kosovës, nuk merremi me shtete armike”, përfundoi ai.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast ka shkruar dhe hibrid.info duke sqaruar se çka do të thotë “invert” dhe “night mode”.

Sipas shpjegimeve teknike, “invert” nënkupton përmbysjen e ngjyrave të imazhit, ndërsa “night mode” apo “night vision” përdoret për xhirime në kushte ndriçimi të ulët.

Kështu, videoja u analizua përmes vëzhgimit vizual kornizë pas kornize dhe u verifikua edhe përmes platformave online që detektojnë përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me inteligjencë artificiale (IA).

Bazuar në gjetjet, ka indikacione se pamjet në vende të caktuara mund të jenë krijuar me inteligjencë artificiale.

Çka thonë platformat online për verifikim të përmbajtjeve të gjeneruara me IA?

Platforma “Hive Moderation” jep të dhëna të ndryshme kur kontrollohet pjesa e shpërthimit të autobusit.

Në pjesë të caktuara të saj, platforma thotë se pamjet janë krijuar me IA me probabilitet mbi 90%, kurse në pjesë tjera thotë se probabiliteti që të jetë përdorur IA në të, është zero.

Duke qenë se rezultatet e platformës nuk janë konsistente në të gjithë videon, e bën të pamundur nxjerrjen e një përfundimi të prerë. Duhet theksuar se platformat e tilla ofrojnë vetëm indikacione teknike dhe nuk përbëjnë prova përfundimtare.

Por në rezultatin e përgjithshëm, platforma “Hive Moderation” ka përmendur platformat “Veo3” dhe “Gemini3”.

“Veo3” është model i Google që prodhon video me kualitet të bazuara në tekstin e kërkuar nga përdoruesit.

“Gemini” është asistent dhe model i avancuar i IA nga Google. Të dyja funksionojnë nën laboratorin “Google DeepMind”.

Në hapësirën e modeleve në “Google DeepMind” shpjegohet se si këto platforma përdorin një “vulë” që nuk shihet me sy, por që vendoset qëllimisht në përmbajtje, në mënyrë që nga softuerë të ndryshëm të arrihet të shpjegohet nëse përmbajtja është gjeneruar nga platformat e IA nga Google apo jo. Kjo teknologji quhet “SynthID”.

“SynthID vendos vula digjitale direkt në imazhet, audiot, tekstet ose videot e gjeneruara nga IA. Këto ‘vula’ janë të vendosura në të gjitha produktet e gjeneruara me AI nga Google dhe janë të padukshme për njerëzit – por mund të detektohen nga teknologjia e SynthID”, thuhet në përshkrimin e Google se si funksionon kjo teknologji.

Për ta detektuar këtë, Google sugjeron që të pyetet “Gemini”. Hibrid.info e ka bërë pikërisht këtë. Fillimisht për shkak të kritereve të “Gemini” videoja është shkurtuar në 1:10, duke marrë pjesën e fundit, për shkak se “Hive Moderation” theksoi se përmbajtja e gjeneruar nga IA mund të jetë aty.

Hibrid.info e ka ngarkuar videon e shkurtuar në “Gemini” dhe ka pyetur se a është gjeneruar apo ndryshuar kjo përmbajtje nga “Google AI”. Në përgjigje, chatboti “Gemini” ka thënë se ka elemente si audio ashtu edhe video që janë krijuar ose edituar duke përdorur “Google AI”.

Përgjigjja e përkthyer:

“Bazuar në analizën time, të dyja elementet audio dhe vizuale të kësaj videoje ishin krijuar ose edituar duke përdorur Google AI. Një vulë digjitale e quajtur SynthID u detektua në video në mes të 0:30 dhe 1:00, dhe në audio në mes të 0:30 dhe 1:09. Vula është e vendosur direkt në përmbajtje për të ndihmuar që të detektohet si e gjeneruar me IA, edhe nëse është edituar apo shkurtuar”.

Në videon e ngarkuar nga hibrid.info, sekonda e 30-të është pikërisht momenti kur në video niset droni dhe vazhdon me goditjen e autobusit.

Testimi i dronit kosovar “Skifteri K1” ngjall reagime, Aliu mohon akuzat për manipulim

27 January 2026 at 08:54


Pamjet e publikuara ditë më parë nga testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, i cili sipas prodhuesve demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e videos.

Lidhur me këto pretendime në emisionin Debat Plus ka reaguar Ridvan Aliu, prodhues i dronëve dhe përfaqësues i kompanisë që qëndron pas projektit “Skifteri”.


- YouTube www.youtube.com

Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se droni është ndërtuar në Kosovë nga studentët vendorë.

“Sa hyra në Kosovë e ende mantilin nuk e hoqa, i pashë mesazhet dhe u ndala në një vend. Po thonë që është ‘fake news’, por Skifteri K1 është ndërtuar në Kosovë, nga studentët tanë. Nuk është vetëm një prototip, por një numër i madh i tyre. Testimet do të vazhdojnë çdo muaj”, tha Aliu.


Sipas tij, videoja e publikuar është autentike dhe është realizuar nga ekipi i kompanisë jashtë Kosovës, por jo në Kinë, siç është aluduar në rrjete sociale.

“Është video autentike e ekipës sonë jashtë Kosovës, nuk është video kineze”, theksoi ai.

Aliu shtoi se kompania që ai drejton ka mbi 100 punëtorë dhe funksionon përmes disa entiteteve dhe më shumë se nëntë kompanive të ndryshme.

“Me cilën kompani punojmë në projekte të caktuara është çështje tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse testimi i dronit është kryer në stadiumin e Kamenicës, Aliu e mohoi një gjë të tillë.

Ai sqaroi se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk është njoftuar për testimin, pasi ai është realizuar për një klient jashtë vendit.

“Testimi është kryer me një klient tonin jashtë Kosovës. Për shembull, droni ‘Vital’, do të testohet në Bashkimin Evropian. Ai është ndërtuar këtu dhe nesër do të publikojmë një video që tregon se si ndërtohet një fluturake më e sofistikuar se Skifteri K1, e cila do të testohet në një nga shtetet e BE-së”, tha Aliu, duke shtuar se nuk e di se nga po merren informacionet e pasakta që po qarkullojnë.

Ai theksoi gjithashtu se kompania nuk e bën publik vendndodhjen e klientëve, me kërkesë të tyre.

“Klienti nuk dëshiron të bëhet publik. Kjo video është bërë për të demonstruar aftësitë e dronit dhe për t’ua prezantuar kandidatëve të tjerë potencialë, prandaj edhe vendosa ta publikoj”, shtoi ai.

Po ashtu i pyetur nëse droni “Skifteri K1” i është shitur ndonjë shteti aleat apo armik, Aliu u shpreh se kompania bashkëpunon vetëm me shtete mike të Kosovës.

“Ne gjithmonë merremi me shtetet aleate të Kosovës, nuk merremi me shtete armike”, përfundoi ai. /Telegrafi/

“Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt”, Vengu: Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:09

Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. Deklaratave vjen nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu duke iu përgjigjur interesit të medias.

Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin.

Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha ai ndërsa shtoi se synimi afatmesëm, i dikasterit që drejton është blerja e 4 avionëve zjarrfikës./abcnews.al

Pamjet me dron/ PD thirri protestë, shihni sesa janë kur vjen Berisha

By: xhir jeta
24 January 2026 at 18:08

PD thirri këtë të shtunë protestë kombëtare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit.

ABC News sjell pamjet me dron, të pjesëmarrjes në momentin kur vjen kreu i PD, Sali Berisha.

Protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. 1350 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Si në çdo protestë është kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Të gjithë efektivët janë pajisur me maska kundragaz.

Dronët bujqësorë/ Projekti për monitorimin nis në Shkodër dhe Fushë Krujë

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:11

Një dron bujqësor do të monitorojë kulturat bujqësore në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës.

Kjo teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë do të ndihmojë fermerët të monitorojnë të mbjellat nëpërmjet kamerave të posaçme që shfaqin sëmundjet e bimeve apo mungesat e ujit para se të shihen me sy të lirë.

Droni do tu mundësojë fermerëve një analizë të saktë te sipërfaqës së tokës. Ai do të spërkasë me pleh apo pesticide tokat duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Flota e dronëve pritet të shtohet ndërsa për kryeministrin Rama teknologjia në bujqësi mbetet prioritet i këtij mandati.

“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tone Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standartet e Bashkimit Europian.”

Ky investim, në bashkëpunim me qeverisë italiane, ndër të tjera parashikon edhe rritjen e kapaciteteve në terren me mekanikë bujqësore modern si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse./abcnews.al

 

 

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

20 December 2025 at 16:55

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Për herë të parë një dron bujqësor është vënë në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave bujqësore në zonën e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë risi që po përdoret në bujqësi, duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Rama theksoi se droni ndihmon në vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
Ky dron, sipas tij, do t’u shërbejë fermerëve dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë dhe Shkodër.
“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë, por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësore.

Në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore për hartëzimin e tokave bujqësore po përdoren nga fermerët për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare.

Gjatë aktivitetit, ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

Sipas tij, përdorimi i dronit do të mbulojë një sërë procesesh të rëndësishme në bujqësi, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot për fermerët. “Shpresoj që të avancojmë më tej dhe ta shtojmë flotën e dronëve, në mënyrë që kjo teknologji të shtrihet edhe më gjerë në shërbim të fermerëve”, shtoi ministri Salla.

Investimi realizohet në kuadër të projektit TYPIC-AL, i financuar nga qeveria italiane, zbatuar nga CIHEAM Bari dhe në partneritet me AICS, me qëllim modernizimin e sektorit bujqësor përmes teknologjisë së avancuar. Droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

Ministri Salla nënvizoi se bujqësia inteligjente është një nga shtyllat kryesore të vizionit “Bujqësia 2030”, duke synuar një sektor më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe tërësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Qendrën e Transferimit të Teknologji...
1 nga 8
Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

/m.m/a.f/r.e/

The post Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armë të avancuara amerikane për dronë, SHBA trajnon ushtrinë e Shqipërisë

9 December 2025 at 14:47


Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey. Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive”, thuhet në postim. /Telegrafi/



FRANCË – Ushtria merr masa kundër dronëve mbi bazën bërthamore

5 December 2025 at 21:12

PARIS, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ushtria franceze ka aktivizuar masa kundër dronëve, pasi pesë mjete ajrore pa pilot u panë duke fluturuar mbi një nga bazat më të ruajtura të vendit, atë të nëndetëseve bërthamore në Ile Longue, afër Brestit.

Ngjarja shkaktoi shqetësime serioze për sigurinë kombëtare.

Ministrja e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, përgëzoi ushtarakët për interceptimin e dronëve, duke theksuar se çdo fluturim mbi një bazë ushtarake është i ndaluar në Francë.

Baza në Ile Longue strehon katër nëndetëset e Francës me raketa balistike “Le Triomphant”, “Le Temeraire”, “Le Vigilant” dhe “Le Terrible” dhe konsiderohet qendra kyçe e fuqisë bërthamore detare të vendit.

Të paktën një prej tyre është gjithmonë në det për të garantuar parandalimin bërthamor.

Për ngjarjen do të hapet një hetim nga prokuroria ushtarake në Renne.

Zyrtarët e prefektures deklaruan se infrastruktura e ndjeshme nuk u rrezikua dhe se është ende herët për të përcaktuar origjinën e dronëve, ndonëse fluturime të tilla shihen si të synuara për të krijuar shqetësim te publiku.

Në muajt e fundit, fluturimet misterioze të dronëve mbi aeroporte dhe objekte të rëndësishme ushtarake në Evropë kanë nxitur dyshime për taktika të luftës hibride nga Rusia, edhe pse provat konkrete mungojnë. Incidentet në zonat e ndaluara të Bretanjës nuk janë të rralla; një fluturim i ngjashëm u raportua edhe më 17-18 nëntor.

Baza e “Ile Longue” punëson rreth 2 000 persona dhe mbrohet nga 120 oficerë të policisë detare në bashkëpunim me marinarët. Megjithëse zona e gadishullit Crozon dhe një pjesë e madhe e gjirit të Brestit janë të mbyllura për dronë, shkeljet e hapësirës ajrore vazhdojnë të ndodhin.

Një tjetër hetim u hap muajin e kaluar në Mulhouse, pranë kufirit gjerman, pasi një dron i paidentifikuar u pa duke fluturuar mbi një stacion policie dhe një tren që transportonte tanke.

Po këtë javë, policia irlandeze po heton disa dronë të parë në qiell ndërsa avioni i presidentit ukrainas Zelensky u ul në Dublin.

Incidenti në Ile Longue vjen në një periudhë tensioni të shtuar në Evropë, ku siguria e infrastrukturës strategjike është bërë prioritet i lartë./  /Ad.Ab./

The post FRANCË – Ushtria merr masa kundër dronëve mbi bazën bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia prezantoi dronin e ri “kamikazë” - zbardhen pamjet e para dhe disa prej karakteristikave

29 November 2025 at 15:58


Turqia prezantoi një dron të ri me krahë fikse, me pamje nga vetja (FPV), i destinuar për sulme kamikazë dhe me sukses testoi lansimin në ajër nga një tjetër pajisje pa pilot - ndërsa vendi po e zgjerojnë flotën e tij në rritje të dronëve të vegjël me pilot automatik.

Sistemi i ri është produkt i kompanisë Skydagger, e cila vitin e kaluar nisi prodhimin e dronëve kamikazë FPV dhe që nga atëherë ka ndërtuar një familje sistemesh me krahë rotues. Tani është zgjeruar në dizajne me krahë fikse.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, tha se sistemi i ri quhet Skydagger Toyca-05 - dron kamikazë me krahë fikse, dhe sipas tij është droni më i ri turk që mund të veprojë në rojë.

Türkiye’nin yeni kamikaze sürü İHA’sı:

SKYDAGGER TOYCA 05

✓ 70 km menzil
✓ 5 kg yüksek infilaklı harp başlığı
✓ Mesh sürü haberleşme
✓ Anti-jamming korumalı
✓ FPV veya tam otonom uçuş
✓ Yıllık üretim kapasitesi: 30.000+ adet@SkydaggerDrones pic.twitter.com/NJG2QRwpjv
— Haluk Bayraktar (@haluk) November 27, 2025

Droni Toyca-05 ka një rang prej 70 kilometrash, kokë luftarake me eksploziv të rëndë prej 5 kilogramësh, komunikim në “rojë” (swarm communication), mbrojtje kundër ndërhyrjeve (anti-jamming), dhe mund të fluturojë si me FPV ashtu edhe në modalitet plotësisht autonom.

Kompania Skydagger ka kapacitet ta prodhojë më shumë se 30,000 njësi të këtij droni me krahë fikse në vit.

Po ashtu, kompania publikoi pamje nga një test i rëndësishëm për industrinë turke të mbrojtjes — lansimin me sukses të dronit kamikazë FPV “Skydagger 7” nga droni pa pilot Bayraktar KALKAN VTOL. Ky test tregon integrimin e dy sistemeve të ndryshme UAV-je që punojnë së bashku.

Droni Kalkan VTOL, që zakonisht përdoret për zbulim, mbikëqyrje dhe inteligjencë, mund gjithashtu të shërbejë si platformë lansimi për dronë më të vegjël kamikazë - dhe kjo konfigurim mund të rrisë ndjeshëm rrezen dhe autonominë e dronëve të dislokuara. /Telegrafi/

Droni i parë në ”Big Brother Kosova Vip 4”

By: redi
20 November 2025 at 19:47

Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka mbërritur droni i parë i këtij edicioni, dhe ai ishte dedikuar pikërisht për banorin Edi. Ky moment solli menjëherë reagime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të veçantë te banorët. Droni që u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, përmbante një mesazh surprizues për Eduardin, duke e bërë atë qendër të vëmendjes. Banorët e tjerë u mblodhën rreth tij…

Source

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

By: Rovena
11 November 2025 at 23:48

Industria e dronëve në Ukrainë po përjeton një rritje të jashtëzakonshme dhe tani po synon tregjet e NATO-s si hapin e ardhshëm të zhvillimit të saj.

Sipas raportimit të Bloomberg, Ukraina tani prodhon rreth 4 milionë dronë në vit, një shifër që mund të jetë më e lartë se prodhimi i të gjitha vendeve të NATO-s së bashku.

Për krahasim, Shtetet e Bashkuara prodhojnë rreth 100 mijë dronë ushtarakë në vit.

Vetëm tre vite më parë, në vitin 2022, në Ukrainë kishte vetëm 10 prodhues dronësh; tani ky numër ka arritur në rreth 500, duke reflektuar një zgjerim të shpejtë të industrisë.

Kompani ukrainase po prodhojnë një gamë të gjerë dronësh, nga dronët FPV me çmim prej disa qindra dollarësh, deri tek sistemet e avancuara me rreze të gjatë, të afta të godasin objektiva të largët.

Ky diversitet i produktit i lejon Ukrainës të konkurrojë në tregje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vendet e NATO-s, ku kërkesa për teknologji dronësh është në rritje. Ekspertët vlerësojnë se përvoja e Ukrainës në përdorimin e dronëve në konfliktet e fundit i ka dhënë industrisë vendase një avantazh strategjik dhe teknologjik, duke e bërë atë një furnizues tërheqës për aleatët e saj perëndimorë.

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

PRISHTINË, 8 nëntor/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan.

Kurti deklaroi në një postim në facebook se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve.

Ai tha se e ardhmja e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po zhvillohet edhe në Kosovë.

“Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. “Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”. Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180 km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa “Skifteri” arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20 km dhe shpejtësi prej 270km/h. Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, u shpreh Kurti.

 

The post “Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

By: armand
8 November 2025 at 19:50

Kryeministri Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Kurti deklaroi në një postim në Facebook se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve. “Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe […]

The post Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

BELGJIKË – Prania e një droni pezullon fluturimet në aeroportin e Brukselit

4 November 2025 at 22:02

BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Për shkak pranisë të një droni, asnjë avion nuk po ulet ose ngrihet aktualisht në aeroportin e Brukselit, njoftoi agjencia belge e lajmeve, Belga.

”Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht pas një pamjeje të një droni”, shtoi agjencia.

Ajo citoi një zëdhënës të ofruesit të shërbimit të trafikut ajror belg ”Skeyes”.

Droni u raportua pak para orës 20:00 (19:00 GMT) mbi territorin e aeroportit në pjesën verilindore të kryeqytetit belg./   /os/

The post BELGJIKË – Prania e një droni pezullon fluturimet në aeroportin e Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masa më të forta mbrojtjeje në Apoloni, tashmë monitorime me dron

28 October 2025 at 14:27

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë ka vendosur masa të forta sigurie për të parandaluar vjedhjen dhe trafikimin e objekteve të lashta.

Përveç patrullimeve, tashmë përdoret edhe një dron që monitoron zonat me intensitet arkeologjik dhe territoret periferike.

Në një tryezë ekspertësh të trashëgimisë kulturore, u kërkua një mbrojtje më e fortë pasi Apolonia me 470 hektarët e saj, mbetet shënjestër e trafikantëve të artefakteve. Shtrirja e parkut dhe kompleksiteti i tij e bën që të ketë sfida të veçanta për mbrojtjen dhe monitorimin. Rastet e gërmimeve të paligjshme janë zvogëluar në numër dhe sistemi i monitorimit është përmirësuar, megjithatë vigjilenca duhet të jetë e përhershme, u tha nga të pranishmit në panel.

“Masat kanë qenë gjithmonë në rritje, jo vetëm me trajnimin e stafit, me shtimin e infrastrukturës ndihmesë, por edhe me monitorimin e territorit”, tha Ornela Dyrmishi, drejtore e Parkut Arkeologjik.

Tryeza e mbajtur mbi sigurinë synonte forcimin e frymës së bashkëpunimit e koordinimit mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit. Parku shtrihet në një territor të gjerë dhe objekte të lashta janë gjetur në të gjithë zonën përreth, përfshirë Pojanin, Povelçën dhe Radostinën.

Pas vjedhjes spektakolare të Luvrit, pjesëmarrësit në tryezë theksuan se siguria e trashëgimisë kulturore mbetet ende relative.

Në vitin 2017, policia e Fierit arrestoi dy persona dhe sekuestroi 230 objekte antike të vjedhura nga nëntoka e Apolonisë, të destinuara për tregun e zi të veprave të artit.

/e.r/a.f/r.e/

The post Masa më të forta mbrojtjeje në Apoloni, tashmë monitorime me dron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sistem antidron në burgjet e sigurisë së lartë e paraburgime, mes tyre “313” ku mbahen njerëz të rrezikshëm të botës së krimit dhe të penduar të drejtësisë

By: V K
18 October 2025 at 13:15

Një sistem antidron, pritet të vendoset në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.

Sipas burimeve pranë drejtorisë së Burgjeve, ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.

Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.

Sistemi antidron do të vendoset dhe në burgjet e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sistemi antidron u pa si një masë e rëndësishme e sigurisë në burgje, pasi pavarësisht se vendet e vuajtjes së dënimit monitorohen nga kamera sigurie sërish kjo sipas ekspertëve nuk mjafton për të identifikuar dronet, sidomos në distanca të mëdha.

“Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatësisë”, thuhet në dokumentet e AKSHI-t, për tenderin në fjalë.

Referuar dokumenteve, tenderi me vlerë totale 2.3 mln euro, është fituar nga “Albascan” me administrator Elton Jorgjis.

Në garë ishin 4 kompani, por tre prej tyre u përjashtuan pasi rezultoi se nuk kishin kryer pune të ngjashme.

The post Sistem antidron në burgjet e sigurisë së lartë e paraburgime, mes tyre “313” ku mbahen njerëz të rrezikshëm të botës së krimit dhe të penduar të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌