Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëshqitje dheu në Greqi, bllokohet autostrada/ Pamjet me dron tregojnë katastrofën

By: xhir jeta
6 February 2026 at 14:09

Një rrëshqitje e madhe dheu ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor në Greqinë perëndimore, duke bllokuar plotësisht autostradën Ionian Motorway në segmentin midis Arta dhe Amfilochia.

Ngjarja ka ndodhur pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë zbutur strukturën e tokës, duke shkaktuar shembjen e një sasie të madhe dheu dhe gurësh mbi të dyja korsitë e rrugës. Pamjet filmike nga ajri tregojnë një masë të konsiderueshme toke që ka mbuluar autostradën, duke e bërë kalimin e automjeteve të pamundur.

Autoritetet greke kanë mbyllur menjëherë qarkullimin në këtë pjesë të rrugës për arsye sigurie, ndërsa trafiku po devijohet përmes rrugëve alternative. Në zonë kanë mbërritur inxhinierë dhe specialistë gjeologë, të cilët po vlerësojnë situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera të mundshme.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Zgjerimi i vonuar i autostradës Tiranë–Durrës

23 January 2026 at 12:55

Vjeshtën e shkuar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi në secilën anë dhe një korsi emergjence. 

“Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar”, deklaroi Balluku. 

Rruga që lidh Tiranën me Durrësin është 38 km e gjatë. Punimet për zgjerimin e saj nisën në shtator të 2024-ës. Sipas kontratës, zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës në 6 kilometrat e parë përfundon këtë shtator. 

Por që në krye të herës, ministrja përgjegjëse pretendoi përfundim përpara afatit zyrtar.

Fakt 

Koha dëshmoi se puna në terren shkon përtej pritshmërive optimiste të qeverisë. 6 kilometrat e para të rrugës që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk mbaruan në fund të vitit. Dhe si për ironi të fatit, këtë fillim vit, 16% i rrugës që duhet të ishte hapur për qarkullim u bë i pakalueshëm.

Rruga Tiranë-Durrës u përmbyt më 6 janar nga reshjet e dendura të shiut dhe autoritetet devijuan mjetet në drejtime të tjera.

Fotot tregojnë gjendjen e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës gjatë ditës së verifikimit nga Faktoje, më 15 janar. Në pamje dallohet se një pjesë e segmentit është ende në punime, me mjete ndërtimi aktive dhe zona të papërfunduara, ndërsa qarkullimi i automjeteve zhvillohet pjesërisht. 

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), hapja e plotë e 6 km të para të rrugës u bë e pamundur për shkak se segmenti i urës pranë “Kullës Eiffel” mbeti i papërfunduar. 

“Afati i përfundimit të kontratës “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I)” është 24.05.2026, ndërsa për Fazën II është 15 shtator 2026.” – sqaron për Faktoje ARRSH.

Edhe faza III, që përfshin mbikalimin e Kasharit dhe Laknasit, nisi më 9 tetor 2025 dhe ka afat përfundimi 18 muaj.

Por afatet rrezikojnë të shkelen për shkak të shpronësimeve. 

“Faktorë që mund të ndikojnë është procesi i shpronësimeve që akoma nuk është përmbyllur.”- thotë ARRSH për Faktoje.

Përfundim

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me kosto 218 mln euro, por deri më tani ka prodhuar më shumë premtime të parealizuara sesa kilometra të dorëzuar. Deklaratat për hapjen e 6 km të para në dhjetor 2025 nuk u realizuan, ndërsa afatet kontraktuale tregojnë se punimet mbyllen majin e këtij viti.

Nisur nga verifikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e ministres Belinda Balluku se 6 km e para të rrugës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në fund të dhjetorit’ e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Zgjerimi i vonuar i autostradës Tiranë–Durrës appeared first on Faktoje.al.

Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik

By: Ela
6 January 2026 at 12:20

Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut. Duhet minimalisht 1 orë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit. Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili […]

The post Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik appeared first on BoldNews.al.

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina

By: armand
24 December 2025 at 17:04

Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Ngjarja dyshohet se është shkaktuar si pasojë e trafikut të rënduar dhe mungesës së distancës së sigurisë mes mjeteve. Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm […]

The post Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina appeared first on BoldNews.al.

Ka edhe më keq se në Shqipëri, autostrada Kërçovë-Ohër ka kaluar koston e 600 milionë € dhe s’dihet as kur do të përfundojë!

By: admin
8 December 2025 at 17:15

Autostrada Kërçovë-Ohër pritet të lëshohet në përdorim të plotë deri në tremujorin e parë të vitit 2027 por edhe kjo akoma nuk është e sigurt.

Pas 11 vitesh që nga fillimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, deri më tani funksionale janë vetëm 20 kilometra segment ky i lëshuar në përdorim katër muaj më parë nga Vrbjani deri në Botun.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikolloski thotë se po punohet intensivisht në rrugën pranë Bukojçanit, si dhe në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Ohër-Kërçovë.

“Këtu është përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ndërtimi i segmentit Kërçovë-Bukojçan ku presim të zgjedhim zbatuesin e projektit gjatë këtij muaji. Më tej intensivisht po punohet në ndërtimin e rrugës nga Bukojçani në Gostivar, segmenti i njohur si Strazha do të bëhet bypas dhe do të ndërtohet rruga Tetovë-Gostivar, ku të gjithë thoshin se është autostradë por në fakt rrugë ekspresë. Punojmë edhe në segmentin Prilep-Manastir si autostradë e re dhe tani më punojmë gjetjen e një zgjidhje për pjesën që shkon nga Prilepi në Farish”, tha Nikollovski

Autostrada Kërçovë-Ohër prej 57km, me të gjitha marrëveshjet aneks, ka kushtuar deri më tani mbi 600 milionë euro. Ndërtimi filloi më 22 shkurt 2014. Kredia për këtë investim kapital u mor nga banka kineze “Exim” dhe shteti duhet ta shlyejë atë për 20 vjet. Në tetor 2013, Parlamenti miratoi kredinë, ndërsa në nëntor u nënshkrua marrëveshja midis Qeverisë së Maqedonisë dhe kompanisë kineze “Sinohidro”. Por nga Qeveria thonë se ka pasur 10 rrëshqitje të dheut që duhet të stabilizohen. Nga Qeveria thonë se për përfundimin e saj, do të duhet të zgjerohet edhe korniza e kreditimit, sepse sipas tyre, nuk ishin parashikuar para për stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut.

“Në segmentin 5-kilometrësh të fshatit Botun, ka pasur 6 rrëshqitje toke shumë të mëdha. Për të gjitha këto, korniza e kredisë do të duhet të rritet sepse nuk ishin planifikuar fonde për këtë. Do të mbeten 5 kilometra në Botun dhe 17 kilometra nga dalja e tunelit në Kërçovë të përfundojnë deri në fund të vitit 2026 dhe fillim të vitit 2027”, thotë Qeveria.

Autostrada filloi të ndërtohet në vitin 2014, gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së kur Nikolla Gruevski ishte kryeministër, dhe ende nuk është përfunduar. Qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së premtoi se autostrada e re do të jetë gati për 4 vjet, megjithatë, me ardhjen në pushtet të LSDM-së në vitin 2017, u tha se projekti u braktis, si pasojë e shumë problemeve të pazgjidhura në trase. Projekti fillestar pësoi ndryshime për shkak të një mospërputhjeje midis rrugës së projektuar dhe asaj të ndërtuar, aktivitetet e ndërtimit u ndaluan dhe çmimi për këtë u pagua nga qytetarët, dhe një marrëveshje e re aneks u nënshkrua me kompaninë kineze për 185 milionë euro shtesë. /TV21

The post Ka edhe më keq se në Shqipëri, autostrada Kërçovë-Ohër ka kaluar koston e 600 milionë € dhe s’dihet as kur do të përfundojë! appeared first on Albeu.com.

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

By: Elva
29 October 2025 at 19:31

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Bavarinë e Poshtme, ku tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja që ngjajnë me ato të policisë. Pasi autobusi u ndal, autorët hynë brenda, morën para dhe dokumentet e shoferit, […]

The post Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në autostradën Fier–Vlorë

16 October 2025 at 18:18

Një burrë ka humbur jetën në rrethana misterioze pasditen e kësaj të enjte në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet R.P. banues në fshatin Starovë, Berat. Mësohet se automjeti i tij, tip “Volkswagen”, me targa “AB 276 DC” është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës […]

The post Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në autostradën Fier–Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, punimet pezullohen për shkak të trafikut të rënduar

By: Ela
14 October 2025 at 15:29

Punimet për riparimin e autostradës nga Vora në Durrës janë ndërprerë. Kjo deri në hartimin e një plani masash nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit për të mirëmenaxhuar trafikun. Ndërprerja e punimeve erdhi pas trafikut të rënduar të automjeteve krijuar të hënën ndërsa nisi puna në segmentin nga Vora në Maminas i cili u bllokua për qarkullimin […]

The post Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, punimet pezullohen për shkak të trafikut të rënduar appeared first on BoldNews.al.

Trafik nga mbyllja e përkohshme e autostradës Tiranë-Durrës, policia masa për lehtësimin e qarkullimit

13 October 2025 at 19:43

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës ku po riparohen shtresat asfaltike është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

Projekti “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit” nisi sot e si rrjedhim u bllokua qarkullimi.

ARRSH ka njoftuar se pas riparimit të segmentit Vorë-Maminas, do të vijojë me segmented Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

ARRSH llogarit që kohëzgjatja e punimeve të jetë 1–2 ditë për çdo segment.

ARRSH u ka sugjeruar të gjithë përdoruesve të rrugës të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.

The post Trafik nga mbyllja e përkohshme e autostradës Tiranë-Durrës, policia masa për lehtësimin e qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në autostradën Milot-Mamurras, dy të plagosur

By: Elva
12 October 2025 at 08:50

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut. Një makinë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pasagjerët e autobusit kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë, dy persona që ndodheshin në automjetin e vogël kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

The post Aksident në autostradën Milot-Mamurras, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

By: Ela
10 October 2025 at 14:58

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si: * Vorë – Maminas, * Maminas – Sukth, * […]

The post Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

By: Elva
6 October 2025 at 20:44

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë–Tiranë, në afërsi të aksit rrugor “Mamurras–Milot”. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:50, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin V. L., 43 vjeç, i cili ndodhej në rrugë. Si pasojë e përplasjes së […]

The post Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor appeared first on BoldNews.al.

Ky është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë

By: V K
20 September 2025 at 12:43

Personi që shihni në foto, është 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i një biznesmi makinash, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë të regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të Vorës.

Automjeti i tij u përplas me dy makina të tjera, ku për pasojë 35-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa dy pasagjerët në makinën e tij mbetën të plagosur.

Policia Rrugore raportoi sot se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të tjera, shtetasit F. H., 31-vjeç dhe B. G., 24-vjeç.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24-vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues F. A., 35-vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, si janë dëmtuar 2 pasagjeret e tij shtetasit A. B., 18-vjeç dhe M. H., 34-vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Ky është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë appeared first on Albeu.com.

EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

20 September 2025 at 09:02

Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në doza në zonat e Yzberishtit, Kasharit dhe “Ali Demi”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” është vënë në pranga shtetasi Behar Sorra, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale […]

The post EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë appeared first on BoldNews.al.

Kavajë/ “Benz-i” futet kundravajtje në autostradë (VIDEO)

14 September 2025 at 17:00

Një aksident i mundshëm është shmangur pasditen e sotme në autostradën që kalon pranë qytetit të Kavajës, ku një automjet tip “Benz” ka hyrë kundravajtje duke udhëtuar për disa metër në sens të kundërt lëvizje. Qytetarët kanë denoncuar për “JOQ” se shoferi me syze i automjetit me targa “AB 377 CI” u kthye në burim […]

The post Kavajë/ “Benz-i” futet kundravajtje në autostradë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës

By: Elva
1 September 2025 at 15:33

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një kamionçinë është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur rëndë i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

The post Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës appeared first on BoldNews.al.

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

By: D Marku
22 August 2025 at 21:38

Aksident në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Fllakës.

Ende nuk dihen pasojat e këtij aksidenti, ndërsa është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin Durrës-Tiranë, duke krijuar radhë kilometrike.

The post Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik appeared first on Albeu.com.

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

By: Ardit
17 August 2025 at 10:56

Ndërtimet në Shqipëri vijojnë të bëhen me ritme të shpejta, teksa lejet janë dhënë kudo; në det, mal, lumë, rrugë apo edhe lulishte. Mania për të kapur çdo pëllëmbë pronë është e madhe, edhe në ato zona që janë të mbrojtura, afër akseve kombëtare apo kudo tjetër. Prej disa javësh ka nisur një aksion i […]

The post Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare? appeared first on BoldNews.al.

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

By: Oldi
30 July 2025 at 09:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet Volkswagen Golf 6 është përplasur me trafikndarësen, e cila ka hyrë në pjesën e përparme, deri pranë sediljeve. Pamjet janë publikuar nga portali “JOQ Albania” dhe dëshmitarët kanë raportuar se barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania […]

The post Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

12 July 2025 at 08:37

Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” në Vorë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, […]

The post Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌