Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari në Durrës

By: Elva
21 December 2025 at 12:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka […]

The post Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Copa suvaje shkëputen nga pallati 22-katësh në Durrës, dëmtohen automjetet e parkuara

By: Ela
13 December 2025 at 16:48

Një ngjarje shqetësuese raportohet se ka ndodhur në qytetin e  Durrësit mbrëmjen e së enjtes, kur copa të mëdha suvaje u shkëputën nga një pallat banimi 22-katësh, i cili ndodhet përballë portit. Sipas banorëve, 10 katet e sipërme të ndërtesës janë të papërfunduara dhe të pambuluara nga firma ndërtuese, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun për […]

The post Copa suvaje shkëputen nga pallati 22-katësh në Durrës, dëmtohen automjetet e parkuara appeared first on BoldNews.al.

Fier/ 52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të, shpëton mrekullisht

By: armand
11 December 2025 at 19:35

Një 52-vjeçar nga Fieri ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë, në ballkonin e komshiut në katin e dytë. Ai ka qenë në ballkon duke pirë cigare, ku edhe ka rënë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. […]

The post Fier/ 52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të, shpëton mrekullisht appeared first on BoldNews.al.

Tender për një pallat fantazmë, si falsifikuan dokumentet zyrtarët e bashkisë Tiranë dhe firmat e ndërtimit

By: Elva
10 December 2025 at 19:25

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore që çoi nën masa sigurie pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe tre përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për abuzim me fondet publike. Hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari, i cili pretendoi se në vitin 2021 bashkia i kishte shembur banesën pa njoftim dhe pa […]

The post Tender për një pallat fantazmë, si falsifikuan dokumentet zyrtarët e bashkisë Tiranë dhe firmat e ndërtimit appeared first on BoldNews.al.

E moshuara bie nga kati i tretë i pallatit në Korçë

By: Elva
9 December 2025 at 22:04

Një grua 85-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës  së saj në katin e tretë të një pallati  në Korçë Sipas burimeve, e moshuara dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga ballkoni, duke mbetur e bllokuar midis murit të pallatit dhe motorit të kondicionerit. Ndërkohë raportohet se ajo aktualisht ajo po merr […]

The post E moshuara bie nga kati i tretë i pallatit në Korçë appeared first on BoldNews.al.

6 vite nga tërmeti i nëntorit, pallati në Kombinat ende në gjendje të mjerueshme

By: Elva
28 November 2025 at 18:43

Gjashtë vite pas tërmetit të nëntorit 2019, pallati nr. 12 në Rrugën “Qelqit” në Kombinat vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe pa asnjë vendim zyrtar për prishje ose rindërtim. Imami i xhamisë së Kombinatit, Shpëtim Seranaj, ka shpërndarë pamjet e gjendjes dramatike në rrjetet sociale, duke denoncuar dëmet e mëdha dhe rrezikun e […]

The post 6 vite nga tërmeti i nëntorit, pallati në Kombinat ende në gjendje të mjerueshme appeared first on BoldNews.al.

Kadastra legalizon pallatin 9-katësh në Vlorë

12 November 2025 at 13:23

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Kadastrës (ASHK) njofton se po vijojnë procedurat për përfundimin e legalizimit të pallatit 9-katësh në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë.

Objekti përbëhet nga 9 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Pallati ka gjithsej 44 apartamente, 12 njësi shërbimi dhe garazhe. Deri më tani, Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë ka emetuar 20 vendime legalizimi, ndërsa specialistët e agjencisë vijojnë trajtimin e çdo njësie në favor të banorëve.

Banorët ftohen të dorëzojnë dokumentacionin pranë drejtorisë përkatëse, përfshirë: Akt marrëveshje me ndërtuesin/investitorin; Kontratë porosie ose kontratë sipërmarrjeje.

Pas 30 ditësh nga emetimi i vendimeve të legalizimit, banorët mund të aplikojnë për regjistrim përmes portalit “e-Albania”, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, hartë kadastrale dhe kartelë pasurie.

/a.f/r.e/

The post Kadastra legalizon pallatin 9-katësh në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

By: D Marku
11 October 2025 at 17:15

IMT ka bllokuar një shtesë pa leje të ndërtuar në një pallat në Yzberisht e cila kishte një sipërfaqje prej 4 mijë metrash katror.
Policia ka ndaluar ndërtuesin e pallatit, Sino Llanaj. Sipas njoftimit të bluve, 50-vjeçari është ndaluar, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”, njofton policia.

Gjithashtu Llanaj, rezulton të jetë ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën.

Ata kanë pasur një konflikt në vitin 2021, ku mbeti i pagosur ndërtuesi Llanaj. Nga konflikti i tyre kanë mbetur pa banesa 120 familje.

“Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga, shoferi transportohet me urgjencë në spital
Familjet që kanë blerë apartamentet kanë protestuar para ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk kanë mundur që të futen në banesa prej më shumë se 10 vitesh.

The post Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj appeared first on Albeu.com.

IMT bllokon pallatin e ri në Astir me mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Një pallat shumëkatësh në kryeqytet me një sipërfaqe mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje është bllokuar sot nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.

Aksioni i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në zonën e Astirit, njësia administrative nr. 14 ku ka nisur procedura për shembjen e objektit.

Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i cili ndoqi nga afër dhe drejtoi aksionin, deklaron se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen.

“Ne nuk do të mbarojmë deri sa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe këto hapësira të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët”, thekson Sula.

The post IMT bllokon pallatin e ri në Astir me mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

1 October 2025 at 19:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku një e mitur dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Autoritete policore raportojnë se viktima është një 16-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur […]

The post Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët pallati në Astir, forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje

By: V K
28 September 2025 at 12:48

Ditën e sotme, një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se flakët kanë përfshirë një apartament në një pallat në këtë zonë, duke shkaktuar panik te banorët.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë.

Pas disa minutash ndërhyrje, flakët janë vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen në apartamente të tjera.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që po kryhen hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët pallati në Astir, forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Mashtrimi te “Myslym Shyri”, i dha tokën për pallat e për vete ngeli me ‘gisht në gojë’

By: armand
25 September 2025 at 21:11

Evzon Paci i dha firmës “Interior Kontrast Sakt” truallin në zonën e Myslym Shyrit për të ndërtuar pallat, me marrëveshjen, që do të përfitonte apartament dyqan dhe parkim. Por kur u kthye nga jashtë, apartamenti i tij dhe dyqani i tij ishin shitur tek një tjetër person, duke e lënë Evzonin me gisht në gojë. […]

The post Mashtrimi te “Myslym Shyri”, i dha tokën për pallat e për vete ngeli me ‘gisht në gojë’ appeared first on BoldNews.al.

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

By: Ardit
17 August 2025 at 10:56

Ndërtimet në Shqipëri vijojnë të bëhen me ritme të shpejta, teksa lejet janë dhënë kudo; në det, mal, lumë, rrugë apo edhe lulishte. Mania për të kapur çdo pëllëmbë pronë është e madhe, edhe në ato zona që janë të mbrojtura, afër akseve kombëtare apo kudo tjetër. Prej disa javësh ka nisur një aksion i […]

The post Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare? appeared first on BoldNews.al.

45-vjeçari vë një tra para pallatit, nuk po lejon banorët që të parkojnë mjetet

By: redi
8 August 2025 at 15:29

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit…

Source

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

By: Oldi
17 July 2025 at 13:55

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do […]

The post Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri! appeared first on BoldNews.al.

Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve

By: user7
3 July 2025 at 08:20

Gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit u bën të anketuarve pyetjen:

Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

1. Do të rriten

2. S’do të ndryshojnë

3. Do të bien

Për muajin qershor, balanca e përgjigjeve vijon të mbetet pozitive, d.m.th. më shumë ndërtues presin që çmimet të rriten sesa të ulen, por kjo balancë është ulur ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve ishte 7.2 pikë përqindje në qershor, nga 14.3 pikë përqindje në maj. Rënia në balancë në tremujorin e fundit (nga 14.3 në 7.2) sugjeron se pritshmëritë për rritje çmimesh po zbehen. Pas muajit nëntor 2024, kjo është pritshmëria e dytë më e ulët që nga nëntori i vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie”.

Deri në fund të 2019-s, balanca e përgjigjeve për çmimet në ndërtim ishte negative, ose afër zeros, që tregonte se ndërtuesit nuk prisnin rritje të çmimeve. Nga viti 2021, ndërtuesit që prisnin rritje çmimesh u rritën ndjeshëm, duke kulmuar në mars-dhjetor 2022, me 30-48 pikë përqindje. Pritshmëria për rritje vijoi dhe përgjatë 2024-s, ndonëse me një balancë më të ulët, 11-17 pikë përqiddje.

Planet e ndërtuesve për çmimet rezultojnë se janë materializuar. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror.

Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut./MONITOR

The post Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve appeared first on Lapsi.al.

Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim

By: Ela
2 July 2025 at 09:42

Familja e ish-futbollistit Igli Allmuça ka denoncuar ndërtimin e një pallati ngjitur me dritaret e banesës së tyre në zonën e “Ali Demit”. Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% […]

The post Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim appeared first on BoldNews.al.

Berat/ U rrëzua nga kati i tretë i pallatit, humb jetën punonjësi 66-vjeçar

By: user 8
30 June 2025 at 17:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Beratit, ku një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Viktima është shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili ishte punonjës i firmës që po kryente ndërtimin. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë pak më vonë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.

The post Berat/ U rrëzua nga kati i tretë i pallatit, humb jetën punonjësi 66-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Moisi Lazaj

By: Ela
30 June 2025 at 13:44

Ajo ç’ka u paralajmërua pak ditë më parë se një tokë publike po përgatitej ti jepej ndërtuesit Moisi Lazaj, u konkretizua por këtë herë si për çudi, disa këshilltarë të djathtë që ngritën zërin herën e parë, këtë herë jo vetëm heshtën por dhanë edhe votën pro që të plotësoheshin votat pasi shumë këshilltarë të […]

The post Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Moisi Lazaj appeared first on BoldNews.al.

Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë

28 June 2025 at 09:03

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në një ndërtesë banimi 21-katëshe në qytetin bregdetar të Odesës, në jug të Ukrainës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu katet e 7-të, 8-të dhe 9-të të godinës. “Njerëzit mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre. Pesë persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, përfshirë një fëmijë të vogël,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetari i bashkisë së Odesës konfirmoi se viktimat ishin një çift i martuar që ndodhej në apartamentin e tyre në momentin e sulmit. Ndërkohë, autoritetet vendase njoftuan se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 3 dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre nuk është bërë ende publike.

The post Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌