Të tjera problematika serioze janë regjistruar këtë të diel, në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar plot 260 mln euro. Pas shembjes së masivit të dherave pak ditë më parë, një tjetër rrëshqitje dherash ka ndodhur mëngjesin e sotëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Sipas raportimeve, qarkullimi i mjeteve vijon të jetë vetëm në […]
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore që çoi nën masa sigurie pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe tre përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për abuzim me fondet publike. Hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari, i cili pretendoi se në vitin 2021 bashkia i kishte shembur banesën pa njoftim dhe pa […]
Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës.
Por të gjitha makinat e nisura herët u detyruan të devijonin rrugën, pasi Qafë- Plloça ishte bllokuar nga një masiv i madh shkëmbor.
“Ishim të pavendosur se nga do të kalonim për shkak të motit të keq, por në fund zgjodhëm rrugën e re,” tregon Geri, një nga udhëtarët, duke shtuar se përvojën e morën si mësim. “Nuk bëhet në mot të keq, e aq më pak në dimër”, përfundon ai.
Problemet nisën që herët
Problemet e para me rrugën që u hap për qarkullim në shtator nisën që në javët e para. Por pamjet e çarjes të skarpatës dhe rënies masive të gurëve në nëntor treguan degradimin e shpejtë të veprës më të shtrenjtë dhe më të stërzgjatur të infrastrukturës në Shqipëri.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 23 nëntor 2025
Shembjen e rrugës Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ia la motit të keq, duke lënë në hije përgjegjësinë e kontraktorit.
“Reshjet e dendura të shiut… kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35,” tha ARRSH në një njoftim në rrjetin social facebook më 23 nëntor.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 23 nëntor 2025
Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, Autoriteti Rrugor ndërtoi një kalim të përkohshëm në kilometrin 37, pjesa e fundit e rrugës Qukës – Qafë Plloçë.
Seksioni ku ka ndodhur shembja është më i shtrenjti për kilometër. Një segment prej 9.2 kilometrash që ka kushtuar 70 milionë dollarë. E thënë ndryshe 7.6 milionë dollarë për kilometër.
Burimi: ARRSH
Ndërsa e gjithë rruga Qukës – Qafë Plloçë (43,4 km) ka kushtuar 242.6 milionë dollarë.
Verifikim
Një javë pas ndërtimit të bypassit si zgjidhje emergjente nga ARRSH, Faktoje udhëtoi drejt juglindjes dhe vizitoi zonën. Pamjet nga segmenti i tretë, ku kishte ndodhur shembja masive, ishin të njëjta me ato të ditës së parë.
Masivi shkëmbor vijonte mbi asfalt, barrierat të shtrembëruara dhe skarpatat mbrojtëse nuk ishin përfunduar. Mjetet devijonin nga kalimi paralel i përkohshëm.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 29 nëntor 2025
Edhe më 6 dhjetor, panorama ishte e njëjtë.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 6 dhjetor 2025
Për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë zonës ku ka ndodhur rrëshqitja, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se do të bëj monitorim dhe studim.
“Për këtë rrëshkitje do të bëhet monitorim dhe studim gjeologo-inxhinierik për të arritur zgjidhjen më të mirë teknike dhe sigurinë në rrugë”- ARRSH për Faktoje.al.
Por problemet nuk janë të izoluara vetëm në këtë segment. Edhe në pjesë të tjera të rrugës ka problematika me elementët kyë të sigurisë rrugore, skarpatat mbrojtëse mungojnë duke vënë në rrezik kalimtarët.
Rruga u përurua pa përfunduar
“Ndodhemi në segmentin Qukës- Qafë Plloçë, tashmë totalisht i përfunduar…”, deklaronte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë përurimit.
Por dy muaj më vonë, masivi shkëmbor bllokoi rrugën, duke vënë në provë sigurinë dhe menaxhimin e këtij projekti që kërkoi gati dy dekada pune dhe qindra milionë dollarë. Dhe ndonëse u festua me daulle dhe valle popullore, rruga u inaugurua e papërfunduar plotësisht.
Segmenti i tretë i rrugës, ai nga km 33 deri në 43, nuk ishte ende dorëzuar kur qeveria e hapi për qarkullim aksin Qukës -Qafë Plloçë.
Faktoje kishte kërkuar informacion nga ARRSH dhe përgjigja erdhi më 28 nëntor, një ditë para shembjes. Sipas Autoritetit Rrugor punimet në rrugë kishin përfunduar, por punohej ende për përforcimin e skarpatave me ankora dhe rrjeta mbrojtëse.
Përgjigje kjo që faktonte një problem të njohur në Shqipëri, rrugët shpesh inaugurohen pa u përfunduar plotësisht. Si afat, ARRSH dha fundin e muajit nëntor.
“Kontraktori është në periudhën e defekteve, ka pastruar dherat e rëna në rrugë dhe po punon për stabilizimin e skarpatave”- ARRSH, 28 nëntor 2025.
Por masivi shkëmbor nuk priti dorëzimin. Ai rrëshqiti, duke bllokuar rrugën dhe duke treguar se inaugurimet ceremoniale nuk garantojnë siguri. Autoriteti u detyrua të shtynte afatin e dorëzimit të seksionit në fundvit dhe të ndërtonte një bypass të përkohshëm që devijon trafikun.
Përfundim
Aksi Qukës – Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km nisi të ndërtohej 16 vite më parë. Ndonëse u inagurua me daulle dhe bukë me qiqra, të dhënat zyrtare faktojnë se rruga nuk ishte përfunduar.
Shembja masive në pjesën e fundit të rrugës nxorri në pah mungesën e sigurisë, edhe pse fatura e projektit infrastrukturor ka qenë e majme dhe punimet kanë zgjatur për vite me radhë.
Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi i kryer, deklaratën e zëvendëskryeministres së pezulluar nga detyra, Belinda Balluku se ‘segmenti Qukës- Qafë Plloçë është i përfunduar…’ e kategorizojmë të pavërtetë.
Shënim: Fotografia kryesore është e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.
Në fshatin Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht. Familjarët kanë bërë apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme. Shkak është bërë vërshimi i ujit në këto banesa. Banorët shprehen se duan strehim pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Dëmet më të shumta në Pogradec nga stuhia janë regjistruar në […]
PEKIN, 11 nëntor /ATSH/- Një video e shpërndarë në media sociale tregoi shembjen pjesërisht të urës së re “Hongqi” në një rajon malor të Kinës sot pasdite, pas rrëshqitjeve masive të dheut, sipas “China Daily”.
Ura në Sichuan, provinca jugperëndimore kineze, e cila është pjesë e një autostrade kombëtare që lidh Kinën qendrore me Tibetin, u dëmtua vetëm disa muaj pas hapjes.
Autoritetet në qytetin Maerkang thanë në një deklaratë se nuk ishin raportuar viktima ose të plagosur.
Ura, e cila shtrihet 758 metra mbi një lumë, ishte mbyllur të hënën si masë paraprake pasi zyrtarët zbuluan një deformim të shpatit dhe një terren të zhvendosur në bregun e djathtë.
Inspektime të mëtejshme zbuluan çarje në rrugë dhe autoritetet lokale aktivizuan një përgjigje emergjente, me shenja paralajmëruese dhe një njoftim për kontrollin e trafikut për publikun.
Autoritetet thanë sot se shpati dukej në përkeqësim të mëtejshëm, që përfundimisht shkaktoi një rrëshqitje të tokës.
Në videon e ndarë në internet, shihen shkëmbinj dhe mbeturina duke rënë poshtë shpatit të malit dhe duke fshirë rrugën dhe një pjesë të urës në një re të madhe tymi.
Pasi pluhuri largohet, pjesë të autostradës dhe shtyllat e saj shihen në tokë ndërsa pjesa tjetër e urës mbeti e paprekur.
Zyrtarët nuk dhanë një afat kohor se kur do të riparohej ura. Shoferët u informuan për rrugët devijuese nga autoritetet lokale.
Ky është dështimi i dytë i infrastrukturës me profil të lartë në Kinë, në muajt e fundit.
Një urë hekurudhore në ndërtim e sipër u shemb dhe vrau 12 punonjës në provincën veriperëndimore të Qinghai më 22 gusht.
Qendra e Biznesit dhe të Drejtave të Njeriut tha se një pjesë e hekurudhës dështoi mbi Lumin e Verdhë ndërsa punonjësit po kryenin një operacion tensionimi kur një kabllo çeliku u këput.
Sipas një videoje mbikëqyrëse, pjesa e mesit të urës ra në lumë ndërsa maja e urës shpërtheu.
Ajo përshkruhet si ura më e madhe hekurudhore me hark çeliku me dy shina në botë dhe po ndërtohet për të lidhur linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë Sichuan-Qinghai me Tibetin.
Ndërkohë, në Indi, një urë u shemb mbi një lumë në shtetin Gujarat në korrik, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave. //a.i/
Banorët e Durrësit kanë dalë sot në protestë para godinës së Bashkisë, duke kundërshtuar projektin që parashikon shembjen e banesave të tyre. Ata e cilësuan procesin si të padrejtë, selektiv dhe të mbushur me klientelizëm, ndërsa i drejtuan akuza kryeministrit Edi Rama. Sipas qytetarëve, projekti është “dëshira më e madhe e Ramës” dhe po zbatohet […]
ROMË, 3 nentor /ATSH/- Momente të mëdha ankthi jane perjetuar këtë mëngjes në zemër të kryeqytetit italian, Romë, sipas “Corriere della Sera”.
Rreth orës 11:20 të paradites, në sheshin “Largo Corrado Ricci”, një pjesë e “Torre dei Conti”- një ndërtesë e lashtë mesjetare që aktualisht po rinovohet – u shemb papritur, duke ngritur një re të madhe pluhuri dhe mbeturinash.
Brenda pak minutash, disa patrulla nga Departamenti i Policisë së Qytetit të Romës, që i përkisnin Grupit të 1-rë të Qendrës Historike, mbërritën në vendngjarje.
Ata menjëherë rrethuan zonën dhe bllokuan trafikun e këmbësorëve dhe automjeteve për të lejuar akses të sigurt për automjetet e emergjencës.
Sipas medias italiane, ekziston frika se disa njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Zjarrfikësit po punojnë pa ndërprerje me ndihmën e automjeteve speciale dhe njësive të qenve, ndërsa 118 punonjës mjekësor emergjent janë pozicionuar aty pranë, të gatshëm për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme.
Zona, një nga më të njohurat për turistët, është izoluar plotësisht dhe trafiku është devijuar në rrugë alternative.
Teknikët dhe zyrtarët e sigurisë bashkiakë po kryejnë vlerësime fillestare strukturore për të kuptuar shkaqet e shembjes dhe për të vlerësuar shkallën e dëmit.
Origjina e “Torre dei Conti” daton që nga mesi i shekullit IX, kur Pietro dei Conti i Anagni ngriti një strukturë fillestare të fortifikuar mbi një nga dhomat e lashta të portikut të Tempullit të Paqes.
Ndërtesa ishte pjesërisht e veshur me blloqe gëlqerore nga Forumet Perandorake aty pranë, një material i vlefshëm që u hoq më vonë në shekullin XVI për t’u ripërdorur në ndërtimin e Porta Pia – një nga portat veriore në Muret Aureliane të Romës.
Sipas Giorgio Vasari në veprën e tij “Jetët e Piktorëve, Skulptorëve dhe Arkitektëve më të Shkëlqyer”, struktura u projektua nga skulptori dhe arkitekti Marchionne Aretino, i njëjti artist që përfundoi Kishën e Santa Maria della Pieve, në Arezzo dhe i cili përmendet në biografinë e Arnolfo di Cambio.
Në vitin 1203, kulla iu nënshtrua punimeve të mëdha të zgjerimit – të iniciuara nga Papa Innocent III, një anëtar i familjes “Conti di Segni”, prej nga vjen emri me të cilin njihet struktura sot.
Megjithatë, disa burime ia atribuojnë iniciativën Riccardo conte di Sora, (Kontit të Sora-s), vëllai te Papës.
Sipas burimeve, punimet u përfundua në vitin 1216, në vitin e vdekjes së Papa Innocent III. //a.i/
TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë po vijon me shembjen e mureve dhe strukturave të betonit në territor, të cilat cenojnë hapësirën publike.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në qytetin bregdetar të Vlorës.
“S’ka pushim”, shkruan Rama teksa ndan pamje nga shembja e mureve rrethues pranë rrugëve të qytetit që pret mijëra turistë, sidomos gjatë sezonit veror.
Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal, i cili është hedhur për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra.
Ndërkohë, një tjetër mekanizëm që do të jetë në funksion të subjekteve private do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.
Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion edhe Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 14 471 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 709 raste, ndërsa 3 762 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.
Në Rubik, ura që dikur bashkonte komunitete, sot ndan jetën nga rreziku. Çdo ditë, banorët kalojnë mbi një strukturë të rrënuar që mund të shembet mbi lumin Fan në çdo moment. Gropat, dëmtimet dhe kamionët e rëndë që kalojnë mbi të e kanë kthyer urën në simbol të neglizhencës institucionale. Ndërsa autoritetet premtojnë rikonstruksion me […]
Punimet për shembjen e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë ndodhen në fazë të avancuar, me imazhe satelitore që tregojnë madhësinë e ndërhyrjes në këtë kompleks historik. Shembja po kryhet për të hapur rrugën ndaj ndërtimit të sallës së re të dasmave dhe eventeve, një projekt që është njoftuar nga presidenti Donald Trump.
Krah i cili tradicionalisht strehonte zyrat e Zonjës së Parë tashmë është zhdukur nga peizazhi, ndërsa makineritë e rënda largojnë mbeturinat dhe rrënojat. Në vendin ku ndodhej kolona klasike, makineritë vazhdojnë të pastrojnë mbetjet, ndërsa korniza e kolonave që lidhte Krahun Lindor me ndërtesën kryesore është pothuajse e hequr plotësisht. Vetëm një pjesë e vogël, e lidhur me Rezidencën Presidenciale, ka mbetur e paprekur.
Përveç shembjes, kanë nisur punimet paraprake për ndërtimin e sallës së re të dasmave. Disa pjesë të terrenit janë gërmuar për themelimin e ndërtesës, ndërsa një betonierë është vendosur pranë godinës së Ministrisë së Financave, gati për t’u përdorur.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, deklaroi se projekti ka marrë përmasa më të mëdha se sa ishte parashikuar, por qeveria është “plotësisht transparente” për përparimin e tij. Ajo shtoi se çdo punim ka ndryshime gjatë zbatimit dhe publikimi i hershëm i planeve ishte një mënyrë për të informuar qytetarët.
Ky projekt, i cili synon të shtojë një sallë të madhe dhe madhështore në kompleksin presidencial, ka ngjallur debate mbi ndikimin e ndërhyrjes në karakterin historik të Shtëpisë së Bardhë dhe ndryshimet që ajo sjell në pamjen e ikonës amerikane.
Një mulli betoni për grurë u shemb të mërkurën pasdite në komunitetin e vogël të Martinton, Illinois, por nuk u raportuan të lënduar.
Mulliri, i cili ishte i mbushur me rreth 30,000 bushel soje, u shemb rreth orës 12:52 të pasdites në Donovan Farmers Co-Op, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të qarkut Iroquois.
Shembja ndodhi afërsisht dy orë pasi një ekip autoambulance, tashmë në zonë vuri re një fryrje që po formohej në anën veriore të mullirit dhe njoftoi shefin e zjarrfikësve të Martintonit, Jeff Meyer.
Duke njohur rrezikun e mundshëm, Meyer thirri personelin e zjarrfikësve nga Martinton, Papineau dhe Watseka për të evakuuar punëtorët aty pranë dhe për të vendosur një perimetër sigurie.
Ekipet sapo kishin mbaruar pastrimin e zonës kur mulliri filloi të shembej mbi linjat e energjisë dhe shtyllat aty pranë që furnizojnë me energji elektrike fshatin.
"Falë syrit vëzhgues të personelit të autoambulancës, ne ishim në gjendje të evakuonim dhe të siguronim zonën përreth mullirit", tha Meyer në një deklaratë.
Që nga nata e së mërkurës, rrugët pranë ashensorit mbetën të mbyllura ndërsa ekipet punuan për të hequr mbeturinat dhe drithërat e derdhur.
Kompania e shërbimeve Ameren riparoi linjat e dëmtuara dhe energjia elektrike u rivendos vonë të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/
Pretendimet se Parisi po përgatitet të shembë atraksionin e tij më ikonik turistik janë bërë virale. Ja pse.
Pretendimet sensacionale se Kulla Eiffel do të shembet në vitin 2026 kanë qarkulluar në mediat sociale, pas mbylljes së përkohshme të atraksionit.
Objekti monumental 330 metra i lartë, i cili është bërë një nga strukturat më ikonike në botë, tërheq miliona vizitorë çdo vit. Në vitin 2023, ai gjeneroi 117.87 milionë euro të ardhura.
Është një nga monumentet e pakta franceze që nuk merr subvencione shtetërore dhe punëson më shumë se 300 njerëz në qytet. Pra, pse mendojnë njerëzit se Kulla Eiffel është gati të përballet me zhdukjen e saj?
Pse Kulla Eiffel u mbyll këtë muaj
Më herët këtë muaj (2 tetor) banorët dolën në rrugët e më shumë se 200 qyteteve dhe qytezave në të gjithë Francën për të protestuar kundër shkurtimeve të shpenzimeve nga qeveria dhe për të kërkuar taksa më të larta për të pasurit. Në Paris, mijëra njerëz iu bashkuan grevave kombëtare, duke bërë që Kulla Eiffel të pezullonte hyrjen e vizitorëve për atë ditë për arsye sigurie.
“Për shkak të një greve, Kulla Eiffel është e mbyllur”, shkruhej në një tabelë në atraksion. “Kërkojmë ndjesë.”
Javë para protestës, një media satirike publikoi një artikull ku bënte shaka se Kulla Eiffel do të shembet me buldozer dhe do të shndërrohej në një “rrëshqitëse gjigante” ose sallë koncertesh.
Megjithatë, falë mediave sociale dhe mungesës së kontekstit, këto dy histori përfunduan duke u ngatërruar.
Në X (më parë Twitter) llogaritë me qindra mijëra ndjekës filluan të shpërndanin postime mashtruese duke deklaruar se ky monument po arrinte “fundin e një epoke”.
“Sipas raportimeve, Kulla Eiffel me famë botërore, një simbol i Francës për më shumë se 135 vjet, thuhet se do të shembet në vitin 2026, pasi të skadojë kontrata e qirasë operative”, thuhet në pretendimet e rreme.
“Lodhja strukturore, mirëmbajtja e kushtueshme dhe ankesat në rritje të publikut [janë] arsyet kryesore pas këtij vendimi tronditës.”
Disa përdorues të mediave sociale i besuan shpejt postimet e sajuara, me një përdorues që shkroi: “Prit pak, Paris! Mos ma prish vendin e ëndrrave për propozim martese”, ndërsa një tjetër tha: “Oh… Kjo nuk duhet të ndodhë.”
Megjithatë, të tjerë nxituan të vinin në pikëpyetje vlefshmërinë e pretendimeve të guximshme, duke i siguruar përdoruesit e tjerë të mediave sociale se postimi ishte “i rremë”.
Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), e cila operon kullën, nuk është përgjigjur publikisht ndaj pretendimeve virale.
Turistët ende mund të rezervojnë bileta për të hyrë në ashensorët e Kullës Eiffel në faqen e saj të internetit.
Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për […]
Dhjetëra nxënës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e një shkolle të shembur në Indonezi.
Ekipet e shpëtimit ende po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit në orët e para të mëngjesit të së martës, më shumë se 12 orë pas incidentit, me një viktimë të konfirmuar deri më tani. Viktima është një djalë 13-vjeçar.
Janë raportuar dhjetëra të lënduar, me 99 të rinj të dërguar në spitalet lokale, dhe 65 mendohet se janë ende nën rrënoja - kryesisht djem të moshës midis 12 dhe 17 vjeç.
Numri i të vdekurve pritet të rritet. Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Ndërtesa është pjesë e shkollës islamike Al Khoziny në qytetin Sidoarjo të Java Lindore. Prindërit e nxënësve u mblodhën jashtë, me një tabelë njoftimesh të vendosur ku renditeshin emrat e atyre që ende mungojnë.
Një oficer kërkim-shpëtimi, Nanang Sigit, tha: "Ne kemi furnizuar me oksigjen dhe ujë ata që janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe i mbajmë gjallë ndërsa punojmë shumë për t'i nxjerrë jashtë".
Ai është një nga disa qindra shpëtimtarë të përfshirë në operacion, së bashku me oficerët e policisë dhe personelin tjetër të emergjencës.
Zëdhënësi i policisë, Jules Abraham Abast, tha se nxënësit kishin qenë duke marrë pjesë në lutjet e pasdites në ndërtesë. Ajo po i nënshtrohej një zgjerimi të paautorizuar kur u shemb, shtoi ai.
"Themeli i ndërtesës së vjetër me sa duket nuk ishte në gjendje të mbështeste dy kate betoni dhe u shemb gjatë procesit të derdhjes", tha ai. /Telegrafi/
TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.
Pas aksionit të djeshëm, ku u prishën 8 objekte të ndërtuara me betonarme, ditën e sotme IKMT ka evidentuar dhe planifikuar prishjen e 12 strukturave prej betoni dhe ngrehinave të ndërtuara pa leje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale IKMT theksoi sot se “evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit. /k.s/
TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.
Ditën e sotme në fshatin Rragam, Tropojë, IKMT po kryen shembjen e 8 objekteve. Ndërtesat janë ndërtuar me strukturë betoni arme në kundërshtim me ligjin.
“Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në territor vazhdon”, theksoI IKMT në një postim në rrjetet sociale.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.
IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.
TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Resorti i ndërtuar pa leje në Kepin e Rodonit nga ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ardian Halili, u shemb këtë të premte me shpërthim të kontrolluar.
Godina dykatëshe, së bashku me objektet shoqëruese që shtriheshin në një sipërfaqe prej rreth 5 600 m², ishte ndërtuar në periudhën 2018–2021, pikërisht në kohën kur Halili drejtonte IMT Durrës.
Një ditë para prishjes së resortit, Halili u arrestua nga autoritetet, nën akuzën për shkelje të ligjit dhe abuzim me detyrën.
“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim”, ka deklaruar më herët policia për rastin.
Çështja në ngarkim të Ardian Halilit, është referuar nga policia në SPAK.
IKMT bëri të ditur sot se, vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje në zonën e mbrojtur.
Gjatë ditës së sotme janë prishur 13 ndërtime të paligjshme, duke çuar totalin në 54 objekte të shembura, thekson IKMT.
Sipas IKMT, puna në terren vijon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me synim pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.
Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, është shembur duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje.
Sipas People’s Daily, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.
Pamjet e publikuara nga mediat kineze tregojnë urën e papërfunduar mbi lumin e Verdhë, të rrethuar nga vinça gjigantë dhe skela ndërtimi. Struktura e re pritej të shërbente për transportin hekurudhor, duke kombinuar arkitekturë harkore dhe shtylla mbajtëse të rrjetëzuara.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë në zonë.
TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga shembja me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh pa leje në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Rama e cilëson këtë operacion si “përballje me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi”.
Kryeministri thekson se “do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në disa qytete të vendit, si pjesë e masave për rikthimin e hapësirave publike dhe respektimin e ligjit në fushën e ndërtimit.
Një objekt tre katësh beton-arme pa leje është shembur me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Ashtu siç kishte njoftuar, Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit në orën 07:30, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.
Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant.
IKMT sqaron se në bashkëpunim me policinë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme, duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij facebook një video nga aksioni që po kryhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat…