Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

By: Fax Web
13 December 2025 at 13:17

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar nga policia, pasi ka kërcënuar drejtorin e tij.

46-vjeçari D.H., banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një akt konstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.

EMRI/ Kukës, pranga inspektorit të IKMT, kërcënoi me jetë drejtorin për gjobën ndaj kushëririt ndërtues

13 December 2025 at 13:06

Defrim Haziraj inspektori i IKMT është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ka kërcënuar me jete drejtorin e institucionit Besart Tota, i cili kishte gjobitur kushëririn e tij ndërtues.

Sipas hetimeve, inspektori Defrim Haziraj ka shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa për te ndaluar punimet qe kushëriri I tij po kryente pa leje në Krenzë të Kukësit.

Drejtuesi i Inspektoratit te Mbrojtjes se territorit ne Kukës Besart Tota ka urdhëruar inspektim për këtë paligjshmëri e më pas ndëshkimin e 33-vjeçarit qe po kryente gërmimet.

Pas këtij vendimi nga Besart Tota, vartësi i tij e ka kërcënuar me jetë drejtorin. Përvec arrestimit të inspektorit, policia procedoi penalisht edhe ndërtuesin qe po kryente gërmime pa leje.

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës

By: Elva
13 December 2025 at 11:59

Një inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Kukës është arrestuar, pasi dyshohet se ka kërcënuar drejtorin e institucionit për shkak të detyrës. Në pranga ka rënë D.H., 46 vjeç, banues në Kukës, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. Ngjarja ka lidhje me një aktkonstatimi për […]

The post Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Vijon lirimi i hapësirave publike

9 December 2025 at 18:00

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 606 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 643 raste, ndërsa 3 963 të tjera janë në proces shqyrtimi.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

/m.q/j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara

6 December 2025 at 14:17

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së në Hanin e Hotit dhe thekson se po vijon puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 487 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 610 raste, ndërsa 3 877të tjera janë në proces shqyrtimi.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

/e.i/ /a.g/

The post Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi 7 vila pa leje, IKMT shkon te kompleksi ‘Secret Garden’ i Shefki Karamuçës, mikut të Edi Ramës

By: Elva
2 December 2025 at 15:47

Nga Elton Qyno Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit është marë ditën e sotme në kompleksin rezidencial të quajtur “Secret Garden”, i cili ndodhet në fshatin Lundër të Tiranës. Mësohet se inspektorë të IKMT-së, ata të IMT-së pranë bashkisë Tiranë dhe efektivë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë shkuar në ambjentet […]

The post Ndërtoi 7 vila pa leje, IKMT shkon te kompleksi ‘Secret Garden’ i Shefki Karamuçës, mikut të Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

IKMT liron sheshin në Librazhd për zgjerimin e rrugës Elbasan-Përrenjas

25 November 2025 at 13:52

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon operacionet për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e sheshit në Librazhd, duke i hapur rrugë zbatimit të projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë, Faza IV”.

Ky investim synon të krijojë infrastrukturë rrugore më funksionale dhe më të sigurt për qytetarët.

IKMT njofton se çdo veprim në terren po kontribuon në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e zonës dhe për lehtësimin e lëvizjes së përditshme të komunitetit.

Projekti pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme për trafikimin dhe qarkullimin në këtë rajon, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e rrugëve. e.xh/j.p/

The post IKMT liron sheshin në Librazhd për zgjerimin e rrugës Elbasan-Përrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

By: Brisi
15 November 2025 at 16:13

Biznesmeni në Orikum, Ardian Nezha, ka folur ditën e sotme në lidhje me prishjet e paligjshme që IKMT ka kryer sipas tij me urdhër të oligarkëve në zonat e Llogarasë Orikumit dhe Radhimës. Nezha u shpreh se në fillim të muajit shtator IKMT me urdhër të një oligarku nga Golemi, të cilin s’ia përmendi emri, […]

The post “Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash appeared first on BoldNews.al.

IKMT prish disa objekte pa leje në Vlorë

16 October 2025 at 15:42

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi prishjen e disa objekteve pa leje në lagjen “24 Maji” në Vlorë, që kanë penguar zbatimin e projektit të rikonstruksionit dhe përforcimit të një pallati, një ndërhyrje me rëndësi për sigurinë urbane të zonës.

IKMT ndau në rrjete sociale pamje nga prishja e objekteve, teksa njoftoi se “pronarët e objekteve të prekura nga prishja, janë shpronësuar sipas ligjit, duke mundësuar vijimin e punimeve pa pengesa ligjore apo administrative”.

Autoritetet theksuan se ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen, kudo që ndodhen në qytete, në bregdet apo në zona malore.

Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit të institucioneve për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm, si dhe për të përmirësuar infrastrukturën publike në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.

/e.xh//r.e/a.f/

The post IKMT prish disa objekte pa leje në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT dhe ARRSH largojnë ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë

By: melisa
15 October 2025 at 12:59

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po vijon me intensitet aksionin për prishjen e ndërtimeve të paligjshme përgjatë akseve rrugore kombëtare, duke garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës. Aktualisht, ndërhyrja po zhvillohet në aksin Elbasan–Rrogozhinë, ku grupet operacionale të IKMT-së dhe ARRSH-së…

Source

IKMT dhe ARRSH prishin ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë

15 October 2025 at 11:51

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijojnë me intensitet të lartë aksionin për prishjen e ndërtimeve të paligjshme përgjatë akseve rrugore kombëtare, të cilat janë ngritur në shkelje të distancave të sigurisë.

Aktualisht, ndërhyrja po zhvillohet në aksin Elbasan–Rrogozhinë, ku grupet operacionale të IKMT-së dhe ARRSH-së po largojnë objektet që pengojnë sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugë.

IKMT ndau në rrjete sociale aspekte nga puna që po kryhet për lirimin e hapësirës publike, teksa theksoi se këto ndërtime përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, duke cenuar infrastrukturën dhe penguar zhvillimin e investimeve publike në transport.

Qëllimi i aksionit është rikthimi i hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, garantimi i standardeve të sigurisë rrugore, krijimi i kushteve më të mira për qarkullim dhe mirëmbajtja e rrugëve kombëtare.

IKMT bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe operatorët privatë, duke theksuar se veprimet e paligjshme nuk do të tolerohen, ndërsa paralajmërohen aksione të ngjashme në akse të tjera në vijim.

Kjo nismë është pjesë e një plani kombëtar për sistemimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë në infrastrukturën rrugore, në përputhje me standardet europiane.

/r.e/a.f/

The post IKMT dhe ARRSH prishin ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

14 October 2025 at 13:27

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë aktivisht me ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike, një nismë që synon çlirimin e zonave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe rikthimin e tyre në funksion të qytetarëve.

Aktualisht aksioni po vijon në zonën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku janë prishur dhe çmontuar 290 objekte, përfshirë struktura shërbimi dhe mure rrethuese.

Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT njofton se aksioni do të vazhdojë me prishjen dhe çmontimin e strukturave, të cilat cenojnë sigurinë aeroportuale dhe dëmtojnë imazhin urban të zonës.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse lokale dhe ato të rendit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore për njoftim dhe ekzekutim.

IKMT thekson se ky operacion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, me qëllim rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territor, si dhe përmirësimin estetik dhe funksional të hapësirës përreth aeroportit.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të IKMT për të luftuar ndërtimet pa leje, veçanërisht në zona me rëndësi të veçantë publike dhe strategjike, siç janë korridoret hyrëse të vendit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Nisma e qeverisë parashikon që ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

1 nga 3

/m.m/r.e/a.f/

The post IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT rinis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), rinisi sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

IKMT njoftoi se janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru.

IKMT bëri të ditur se “pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim!”.

“U bëjmë thirrje subjekteve dhe qytetarëve: Zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim!”, njoftoi IKMT.

Aksioni po vijon duke synuar goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimin e kësaj zone të mbrojtur në gjendjen e saj natyrore.

Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.

/m.q/a.f/

The post IKMT rinis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

By: Elva
4 October 2025 at 13:45

Nga Boldnews.al Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth […]

The post I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit appeared first on BoldNews.al.

IKMT kthehet në Theth/ Aksion për shembjen e 35 objekteve pa leje

4 October 2025 at 13:16

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Theth për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës fadromat kanë nisur shembjen e godinave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Banorët janë njoftuar më herët për ndërhyrjen. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit parashikohet  të shemb në këtë zonë 35 objekte.

Ky është aksioni i dytë në Theth gjatë këtij viti. Në muajin korrik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi rreth 70 objekte, kryesisht struktura akomoduese të ndërtuara pa leje në zonën e mbrojtur.

Thethi, i shpallur Park Kombëtar dhe një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike të veriut prej kohësh është në vëmendjen e autoriteteve për shkeljet urbanistike.

Ndërhyrjet synojnë rikthimin e ligjshmërisë në këtë zonë të mbrojtur.

/abcnews.al/

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

By: Elva
4 October 2025 at 09:37

IKMT është rikthyer sërish në Theth, ku fadromat kanë shembur 8 objekte të tjera pa leje, kryesisht bujtina dhe ndërtime të ngritura nga familjet vendase që jetojnë nga turizmi. Ky është aksioni i dytë në këtë zonë, pas atij të korrikut, kur u shkatërruan rreth 70 ndërtime të tjera. Thethi, i shpallur Park Kombëtar dhe […]

The post Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte appeared first on BoldNews.al.

IKMT prish objektet pa leje në trasenë e projektit “Unaza Spitallë – Currila” në Durrës

25 September 2025 at 15:26

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilat pengojnë zbatimin e projektit rrugor me interes publik “Unaza Spitallë – Currila”, në territorin e Bashkisë Durrës.

Ky aksion është pjesë e angazhimit të institucioneve për të garantuar zbatimin e projekteve infrastrukturore strategjike dhe për të çliruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit nga IKMT, ndërhyrjet do të vijojnë në ditët në vijim në të gjithë segmentin e parashikuar nga projekti, me qëllim përfundimin e plotë të pastrimit të trasesë dhe krijimin e kushteve për vijimin e punimeve.

Projekti “Unaza Spitallë – Currila” është një investim i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun urban, të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave periferike dhe atyre qendrore, si dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

IKMT ka apeluar për bashkëpunim nga banorët dhe subjektet që preken nga ndërhyrja, duke theksuar se zbatimi i ligjit dhe interesit publik mbeten prioritetet kryesore të institucionit. /e.xh/

The post IKMT prish objektet pa leje në trasenë e projektit “Unaza Spitallë – Currila” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT heq 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

24 September 2025 at 13:07

TIRNË, 24 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas për heqjen e strukturave të paligjshme.

Në këtë zonë ishin ngritur struktura njëkatëshe, të ndërtuara pa leje, të cilat përdoreshin për funksione të ndryshme shërbimi.

Përveç shkeljes së ligjit, këto ndërtime cenonin sigurinë aeroportuale, si dhe dëmtonin imazhin urbanistik të një prej portave kryesore të vendit.

IKMT bëri të ditur sot se “deri më tani janë prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje”.

IKMT thekson se ky operacion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, me qëllim rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territor, si dhe përmirësimin estetik dhe funksional të hapësirës përreth aeroportit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Nisma e qeverisë parashikon që ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

/k.s/j.p/

 

The post IKMT heq 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT shemb dy objekte në Orikum/ Flet pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan

By: V K
23 September 2025 at 15:49

Këtë të martë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, të cilat, sipas autoriteteve, nuk ishin të kualifikuara për legalizim.

Pronarët janë shprehur seveprimi është i papranueshëm dhe i paligjshëm. Pronarja e njërit prej objekteve, tha se procesi gjyqësor për pronën e saj vazhdon dhe gjykata nuk ka dhënë ende vendim.

Ajo shprehu se nuk ka marrë njoftim paraprak për shembjen.

Ajo thotë se vazhdon proceset gjyqësore për pronën në fjalë dhe ende gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim. Procese gjyqësore këto që, sipas zonjës, janë me Kadastrën e Vlorës, dhe nuk kanë përfunduar.

Aksionet e IKMT-së për prishjen e bizneseve nuk janë të reja në vend. Vetëm dy muaj më parë, fshati turistik i Thethit u trondit nga ndërhyrja e IKMT-së, ku u shembën dhjetëra kabina dhe bujtina prej druri. Gjithashtu disa janë më parë IKMT dërgoi fadromat edhe në Valbonë.

The post IKMT shemb dy objekte në Orikum/ Flet pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan appeared first on Albeu.com.

❌
❌