Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SEPA, miliona euro kursime/ Bizneset dhe qytetarët, kosto më të lira për transferta parash në vendet e BE

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:11

Ekonomia shqiptare do të përfitojë 71.3 milion euro nga anëtarësimi në sistemin Europian të pagesave. Ata që përfitojnë direkt janë qytetarët  dhe bizneset që realizojnë pagesa apo kryejnë trasaksione  në vende të ndryshme të Europës.

Këto të dhëna janë  nxjerë pas një studimi të realizuar nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë).

Ndërkohë që nga të dhënat paraprake rezulton se   vetëm në një muaj ka pasur fluks të transfertave në Sepa të cilat përllogariten  në rreth 600 milion euro.

Në raport theksohet se reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitanca.

Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi.

Pas anëtarësimit në Sepa transaksionet deri në 20 mijë euro që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, do të kenë  komisione deri  në 2 euro, ndërsa për trasaksionet për vlera deri në 100 mijë euro janë sa 0.01% e vlerës, ndërsa për transaksionet mbi 100 mijë euro, komisionet janë maksimumi 25 euro.

Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, komisioni maksimal do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve.

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë?

By: Elva
24 December 2025 at 16:08

Numri i falimentimeve në Gjermani në tre muajt e parë të vitit 2025 ka qenë më i lartë se në njëmbëdhjetë vitet e fundit. Por cilat kompani po goditen më rëndë? Cilat janë shanset që situata të qetësohet së shpejti? “Stuhia e falimentimeve vazhdon”, citoi Reuters Volker Trier, analistin kryesor në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë […]

The post Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? appeared first on BoldNews.al.

ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm

23 December 2025 at 19:41

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Bizneset e lidhura në nivel tensioni 6 kilovolt do të duhet të sigurojnë vetë furnizimin me energji elektrike në tregun e lirë, duke kontraktuar një furnizues privat, duke nisur nga 1 janari 2026.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) u ka bërë thirrje këtyre klientëve që të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me fazën e fundit të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Sipas ERE-s, nga 1 janari 2026, klientët e lidhur në nivelin e tensionit 6 kV, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për dalje në tregun e liberalizuar, kanë detyrimin të gjejnë dhe të kontraktojnë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.

Në faqen zyrtare të ERE-s janë të publikuara listat e furnizuesve të licencuar, si dhe mënyrat e kontaktimit dhe kontraktimit të tyre.

Gjithashtu, konsumatorët mund të përdorin platformën e krahasimit të çmimeve PCT (Price Comparison Tool), të ndërtuar nga ERE, në adresën https://pct.ere.gov.al/, për të gjetur ofertat më të përshtatshme të furnizimit sipas kategorisë përkatëse.

Rregullatori thekson se konsumatorët që kanë plotësuar kriteret për daljen në treg të lirë, por që nuk kanë arritur të kontraktojnë një furnizues ose kanë humbur furnizuesin aktual, mund të përfitojnë përkohësisht nga shërbimi i “Furnizuesit të Mundësisë së Fundit”.

Ky furnizim ofrohet për një periudhë të kufizuar prej 60 ditësh, në kushte të rregulluara, në përputhje me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike.

Në çdo rast, ERE nënvizon se subjektet kanë të drejtë ligjore të ndryshojnë furnizuesin pa pagesë.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Shqipëri nisi në 2018-ën, fillimisht me bizneset e lidhura në tension 35 kV. Më pas, në faza të njëpasnjëshme, në tregun e lirë kanë kaluar edhe bizneset e lidhura në tension 20 kV dhe 10 kV. /j.p/

 

The post ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bie shteti online”/ Nuk kryhet dot asnjë veprim, bizneset shpërthejnë në kritika

By: Brisi
23 December 2025 at 15:25

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët. Ndonëse tashmë kemi dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, që vepron në formë virtuale, dhe Shqipëria doli në lajmet ndërkombëtare për këtë risi, realiteti është krejt ndryshe. Në orën 14.00 nëse hap […]

The post “Bie shteti online”/ Nuk kryhet dot asnjë veprim, bizneset shpërthejnë në kritika appeared first on BoldNews.al.

Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

By: Ela
15 December 2025 at 09:05

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online. Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve […]

The post Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë appeared first on BoldNews.al.

Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

By: armand
7 December 2025 at 19:19

Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë. Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet […]

The post Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Rama: Paqja fiskale lehtëson bizneset, katër format se si do të funksionojë

19 November 2025 at 11:40

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes paqes fiskale do t’i bëhet të gjithë sipërmarrjes një falje e madhe.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2026 dhe paketa fiskale, Rama u shpreh se, paqja fiskale i jep mundësinë sipërmarrjes të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore dhe duke lehtësuar marrëdhënien mes tyre dhe duke lehtësuar dhe koston administrative të sipërmarrjeve”.

Rama i ftoi të gjitha sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrimeve tatimore që do të bëhet në 4 forma.

“Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite.

Fshirje e 50% të detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave.

Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave.

Fshirje e gjobave dhe kamat vonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe”, u shpreh Rama.

“Kështu bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë dhe mundësi të korrigjojnë deklarimet dhe pasqyrat e mëparshme financiare”, tha Kryeministri.

“Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut tatimi fitimit do të jetë vetëm 5%”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama theksoi se, “sipërmarrja mund të angazhohet të rrisë me 18% fitimin e tatueshëm të krahasuar me vitin e kaluar dhe çdo fitim mbi këtë nivel do të tatohet me vetëm 5%”.

Kreu i qeverisë, nënvizoi se, “kjo është një marrëveshje e re, një marrëveshje kuptimplotë dhe një marrëveshje transparente në funksion të fuqizimit të ekonomisë dhe padiskutim edhe në funksion të lehtësimit të kompanive e të rritjes së mëtejshme të ekonomisë”.

/gj.m/a.f/

 

The post Rama: Paqja fiskale lehtëson bizneset, katër format se si do të funksionojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

By: Ela
15 November 2025 at 18:21

Në faqen “kalajalekursit.sarande” në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turistët në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, një nga monumentet më të piktoreske në jug të vendit. Por ndonëse të paktën 6 biznese private ushtrojnë prej vitesh aktivitet në hapësira publike me status monument kulture, institucionet shtetërore nuk japin asnjë […]

The post Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave appeared first on BoldNews.al.

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

By: Ela
14 November 2025 at 16:53

Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama reklamoi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga viti 2026 dhe kujtoi edhe një premtim të bërë gjatë fushatës elektorale për bizneset, që preken direkt nga ky vendim. “Siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një […]

The post Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar appeared first on BoldNews.al.

Banesa dhe biznese të përmbytura në Vaun e Dejës, orienditë shtëpiake “notojnë” në ujë

By: V K
27 October 2025 at 11:06

Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, pasi më shumë se 100 shtëpi kanë patur prezencë uji brenda, ndërsa me dhjetra hektarë tokë janë dëmtuar bashkë me gjënë e gjallë.

Një prej të prekurve nga përmbytjet, Ernest Paluku, i cili jeton afër përroit të Glinës që doli nga shtrati, u shpreh se ka ikur nga banesa e tij, duke braktisur edhe biznesin që kishte, nga frika e përmbytjeve të tjera.

Ai u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë me investime në lumenj e përrua. Zv.kryetari i bashkisë Vau Dejës, Ervis Preçi, tha se tashmë grupet e punës po bëjnë evidentimin e dëmeve dhe janë në gatishmëri për të ndihmuar të përmbyturit.

Vau i Dejës, është bashkia më e prekur nga përmbytjet, por probleme nga vërshimi i përronjve kishte edhe në Gurin e Zi apo Kryebushat si edhe tek Harku i Bërdicës.

 

The post Banesa dhe biznese të përmbytura në Vaun e Dejës, orienditë shtëpiake “notojnë” në ujë appeared first on Albeu.com.

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje 

22 October 2025 at 16:00
Vitin e kaluar, qeveria shpalli me bujë krijimin e një Task Force për kontrollin e ujërave të ndotura. Asokohe u premtua se “95% e ujërave do të jenë të shkëlqyera” Sot, frytet e Task Forcës tregojnë një tjetër realitet. Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës. Vetëm 162 biznese instaluan impiante trajtimi, teksa 115 subjekte u gjobitën në shkelje të ligjit. 

Esmeralda Topi

Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila do të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore apo lumenjve. 

Aksioni i bujshëm për mbrojtjen e ujërave larës që u cilësua emergjencë, nisi tre muaj para çeljes së sezoni turistik veror. 

“Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, deklaronte ministrja e Turizmit asokohe Mirela Kumbaro. 

Në krah të saj, ministrja e Infrastruktës Belinda Balluku shpjegonte mekanizmin e ri të inspektimeve dhe masat administrative. Biznesit iu la një periudhë 90-ditore për vendosjen e impianteve. Pas këtij afati, aksion me zero tolerancë.

“Synojmë të arrijmë 95% të ujërave larës me cilësi të shkëlqyer”, shprehej Balluku.

Vetëm 16% e ujërave të shkëlqyer

Megjithë pritshmëritë e mëdha, buja me të cilën nisi aksioni u shua dalëngadalë, duke ia lënë vendin aksionit të radhës, pa sjellë rezultat të prekshëm në terren.

Një vit e gjysmë pas ngritjes së Task Forcës, Shqipëria rezulton ende vendi me cilësinë më të ulët të ujërave bregdetare në Europë. 

Nga 119 pika monitorimi, vetëm 16% e ujërave klasifikohen si “shkëlqyer”, ndërsa 22.7% janë me cilësi të dobët. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian është 85.4% ujëra me cilësi të shkëlqyer. 

Katër raporte të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit tregojnë të njëjtin trend.  Prej vitit 2022 e deri më tani, gjendja vetëm përkeqësohet.

Dhe për ironi, një nga arsyet kryesore është mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.

Task Forcë e dështuar, por me kosto 

Task Forca për kontrollin e trajtimit të ujërave të zeza kishte në fokus rreth 9000 subjekte që zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik pranë bregdetit, brigjeve të liqeneve dhe lumenjve. Këto biznese duhet të pajiseshin të gjitha me impiante për trajtimin e ujërave të zeza.

Mirëpo, një vit e gjysmë më pas, të dhënat e siguruara nga Faktoje tregojnë se më pak se 2% e tyre kanë instaluar impiante të çertifikuara. 

Bazuar në të dhënat e disponueshme deri në muajin Gusht 2025, numri i përgjithshëm i subjekteve që kanë instaluar impiante për trajtimin e ujërave të ndotura është 162”,  pohon Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.

Për të njëjtën periudhë, AKUK pohon se task forca e ngritur ka gjobitur 115 biznese. 

Burimi: AKUK

Bashkitë si Saranda dhe Pogradeci kryesojnë listën me më shumë gjoba, ndërsa zona si Lezha dhe Dhërmiu kanë vetëm disa masa të regjistruara. 

Vasil Bedinaj, sipërmarrës në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit për Jugun e Shqipërisë, ndan eksperiencën e tij me Faktoje.al. 

“Unë e kam vendosur impiantin në një subjekt, në një tjetër mora gjobë dhe e shlyeva. Pas sezonit nuk kanë dalë më për kontrolle, në qytete si Vlora ku ka fushatë besoj do aktivizohen më pas”

Bedinaj shton se investimi është shumë i shtrenjtë dhe nuk ka produktivitet. 

“Për një hotel me 15 dhoma, investimi fillon nga 30-35 mijë euro, e për kapacitete më të mëdha shkon deri në 100 mijë. Por produktiviteti mungon. Në një subjekt funksionon, në një tjetër jo. Kur ikin dritat, sistemi stakohet. Filtrat nuk pastrohen nga firmat që i kanë montuar. Është lek i hedhur dëm”

Në përfundim, sipas tij, vetëm ata që shitën impiantet dolën fitimtarë. 

Pse dështoi Task Forca?

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve pranon se Task Forca është përballur me një sërë sfidash në terren. 

Shumë subjekte nuk kanë ofruar të dhëna të plota për identifikim, si NIPT apo adresë e saktë, duke vështirësuar ndjekjen administrative dhe penale të rasteve problematike. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e subjekteve është konstatuar e mbyllur ose jashtë funksionit gjatë riinspektimeve, duke e bërë të pamundur verifikimin e vazhdueshëm të funksionalitetit të impianteve. 

Nga ana tjetër, zbatimi i Aktit Normativ është hasur edhe me përballje ligjore. Deri më tani, janë regjistruar 58 procese gjyqësore kundër AKUK nga subjektet e prekur, ku pjesa më e madhe lidhen me pretendime mbi shkelje proceduriale dhe kundërshtime të vendimeve administrative. Nga këto, 20 çështje kanë përfunduar në favor të AKUK, 1 çështje është humbur, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të shqyrtohet nga gjykatat kompetente. 

Paditësit kanë kërkuar shpesh shfuqizimin e aktit administrativ përkatës dhe pezullimin e ekzekutimit të masave administrative deri në vendimin përfundimtar.

Një element tjetër shqetësues është mungesa e koordinimit ndërinstitucional. 

Task Forca nuk ka pasur informacion të plotë nga Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit apo MTM. Inspektimet në terren janë bërë kryesisht manualisht, duke humbur pjesën më të madhe të subjekteve, që nuk ofrojnë të dhëna ose janë jashtë funksionit. Kjo e bën të pamundur krijimin e një pasqyre të plotë dhe të besueshme të gjendjes reale.

Vetëm 57% e vendit me kanalizime 

Pavarësisht aksioneve të mëdha për trajtimin e ujërave të ndotura, infrastruktura e nevojshme mbetet e dobët. 

Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, mbulimi me kanalizime në shkallë kombëtare ka arritur vetëm 57%, me nje rritje të lehtë prej 2.2% krahasuar me një vit më parë. 

Nga mbi 4.4 milionë banorë në juridiksionin e 17 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, vetëm 2.5 milionë kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura.

Përmirësimi, sipas raportit, është bërë kryesisht në zonat urbane, ndërsa zonat rurale vijojnë të mbeten jashtë çdo rrjeti kanalizimesh, duke u mbështetur në gropa septike për shkarkimin individual të ujërave të ndotura. 

Një tjetër arsye që pengon zhvillimin është mungesa e investimeve. Fondet për kanalizime përbëjnë vetëm një të tretën e atyre për furnizimin me ujë. 

Në këtë drejtim, raporti thekson nevojën urgjente për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN), një detyrim që lidhet jo vetëm me standardet e BE-së, por edhe me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që kërkojnë akses të barabartë në kanalizime dhe kushte higjenike për të gjithë qytetarët.

Përfundim

Kjo nuk është hera e parë që një Task Forcë nis me bujë mediatike dhe premtime të mëdha, për t’u harruar pas pak muajsh. Nga pastrimi i plazheve deri te inspektimet sezionale, çdo vit krijohet një atmosferë propagandistike, ku lajmi është se “Task Forca po vepron”, ndërsa pas verës problematika vijon të mbetet. 

Task Forca e krijuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila kishte për qëllim të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore dhe lumenjve, ka rezultate të dobta.

Masat e ndërmarra janë pjesërisht të zbatuara, inspektimet janë të limituara, raportimi nuk është transparent, dhe ndikimi mbi gjendjen reale të ujërave mbetet minimal. 

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ish ministres së turizmit, Mirela Kumbaro se “Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, e kategorizojmë të pavërtetë. 

The post Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje  appeared first on Faktoje.al.

Hardh Fest gjeneron mbi 10 milionë euro për ekonominë e Rahovecit

6 October 2025 at 15:45


Hardh Fest ka bërë publike shifrat zyrtare të raportit të ndikimit socio-ekonomik, realizuar në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting.

Sipas raportit, Hardh Fest 2025 ka arritur të gjenerojë një qarkullim ekonomik prej 11.1 milionë euro bruto, ndërsa 7.7 milionë euro neto kanë përfunduar drejtpërdrejt në biznese, gastronomi, sektorin e verës dhe akomodimit në Komunën e Rahovecit.

60,000 pjesëmarrës dhe turistë nga Kosova dhe rajoni morën pjesë në festivalin 3-ditor.

Për çdo 1euro të investuar nga grantet apo sponsorizimet, ekonomia lokale përfitoi rreth 47.8 euro qarkullim. Nëse ky financim ndahet sipas burimeve, rezulton se për çdo 1 euro të investuar nga Komuna e Rahovecit janë gjeneruar rreth 220 euro në ekonomi, për çdo 1 euro nga grantet qeveritare rreth 183 euro, ndërsa për çdo 1 euro të sponzorizuar nga bizneset/private rreth 93.6 euro.

Përfituesit kryesorë ishin bizneset lokale, me rritje të ndjeshme në shitje dhe frekuentim.

Përveç ndikimit financiar, raporti vlerëson Hardh Fest si një platformë të rëndësishme kulturore që promovon trashëgiminë e Rahovecit, mikpritjen dhe industrinë e verës përmes muzikës live, artit, traditës dhe përfshirjes komunitare.

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

By: Elva
4 October 2025 at 13:45

Nga Boldnews.al Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth […]

The post I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit appeared first on BoldNews.al.

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

By: Elva
4 October 2025 at 13:12

IMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e një godine në zonën e Kombinatit, ku operojnë 12 biznese. Sako Sakollari, administrator i disa bizneseve në Kombinat, të cilit IMT i shembi sot disa njësi biznesi, ka bërë denoncim të fortë me emra. Në një rrëfim për gazetarin e News24, Osman Stafa, Sakollari tha se para […]

The post IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

By: Elva
4 October 2025 at 08:41

Një POS contactless i instaluar në njësitë e biznesit dhe kudo tjetër, është pajisje legale e autorizuar për kryerjen e pagesave nga një institucion financiar. Kjo pajisje përdoret nga bizneset e të gjitha niveleve për të pranuar pagesa të shpejta edhe pa vendosur kodin e sigurisë, siç njihet ndryshe PIN, deri në një limit të […]

The post Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë appeared first on BoldNews.al.

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

By: Elva
3 October 2025 at 22:37

Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e sëmundje të ndryshme, ndodh që në momente krize identiteti, shumë prej tyre gjejnë strehë te besimi. Sepse për njerëz të brishtë, të lodhur nga vështirësitë dhe hallet, të besosh është një dritë shprese. Por kjo që […]

The post Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë appeared first on BoldNews.al.

Bizneset rrisin shitjet online, arrijnë në mbi 10% të xhiros

19 September 2025 at 21:30

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi në fushën e tregtisë. Tregjet fizike dhe dyqanet tradicionale, që dikur mbizotëronin, tani po zëvendësohen nga platforma digjitale që po transformojnë mënyrën se si qytetarët blejnë dhe shesin produkte. Shitjet online janë një realitet që po rritet me ritme të shpejta.

Përgjatë këtij viti, 28% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë realizuar shitje përmes faqeve të internetit, aplikacioneve të dedikuara dhe platformave e-commerce.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve që kanë realizuar shitje online ka shënuar një rritje prej 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Pjesën më të madhe të ndërmarrjeve që realizojnë shitje online e zënë ato që operojnë në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 48,2% të numrit total të kompanive që kryejnë shitje elektronike, të ndjekura nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 44,8%, si dhe nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 43,3%.

Përveç kësaj, raporti i INSTAT tregon se vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online gjatë vitit 2025 ka arritur në 10,1% të xhiros totale të realizuara nga ndërmarrjet, duke shënuar një rritje prej 0,6% krahasuar me vitin 2024.

Tregtia me shumicë dhe pakicë vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të xhiros, me 46,1%, e ndjekur nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 16,5%.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Bizneset rrisin shitjet online, arrijnë në mbi 10% të xhiros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

7 September 2025 at 10:35

Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-Durrës po rrit pabarazinë rajonale. Rajoni Tiranë-Durrës është epiqendra e shërbimeve, financave, tregtisë, ndërtimit dhe gjithnjë e më shumë edhe e teknologjisë. Në këtë rajon ndodhen qendrat kryesore tregtare dhe bizneset e mëdha, institucionet financiare, qeveritare dhe arsimore, porti më i madh i vendit dhe aeroporti i vetëm […]

The post Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

By: Elva
21 August 2025 at 11:14

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigracioni masiv është kthyer në “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt tek konsumi, shpenzimet dhe punësimi. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u ndal te të dhënat e fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi i personave mbi 64 vjeç […]

The post Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar appeared first on BoldNews.al.

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

By: Ardit
17 August 2025 at 13:55

Ndërsa nuk është e arsyeshme të shqetësohemi për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që supozon se Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botë pa para fizike nga viti 2030, duhet të kemi parasysh se teknologjia financiare në disa drejtime ka hyrë mbrapsht në Shqipëri, me tarifa zhvatëse dhe kufizime në konkurrencë që mbeten […]

The post Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol appeared first on BoldNews.al.

❌
❌