Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“makazze” me Navi-n dhe “krabeni” me Fut mësojnë kundërshtarët e parë për Blast

9 January 2026 at 20:59


Si Natus Vincere ashtu edhe Fut Esports kanë mësuar kundërshtarët për eventin e parë të vitit 2026 për Counter Strike 2.

Në të dy ekipet e CS2-së ka nga një lojtar shqiptar të Kosovës, pra te NaVi siç dihet është Drin “makazze” Shaqiri, ndërsa te Fut – ish bashkëlojtari i tij, Aulon “krabeni” Fazlija.

Blasti do të jetë turneu i parë i madh i vitit 2026, ku ka një “pricepool” në vlerën e 500 mijë eurove, por që do të rritet kur skuadrat të mposhtin njëra-tjetrën.

Falë renditjes si NaVi ashtu edhe Fut nuk kanë pasur të drejtën të zgjedhin kundërshtarë, mirëpo janë zgjedhur nga ekipet “më të dobëta”.

OG ka vendosur të provojë vetën kundër Fut Esports, derisa NaVi do të ketë punë me ekipin e Monte.

BLAST Bounty Malta Draft Picks ‼️

> BB picked paiN
> FNATIC picked Astralis
> M80 picked GentleMates
> Passion UA picked GamerLegion
> HOTU picked Aurora
> NiP picked Liquid
> NRG picked HEROIC
> EYEBALLERS picked FaZe
> InnerCircle picked 3DMAX
> OG picked FUT
> 9INE picked… pic.twitter.com/7uhTV90oFq
— Ozzny (@Ozzny_CS2) January 9, 2026

Ndeshjet do të jenë të formatit “BO3”, kurse ekipet që humbasin do të eliminohen direkt. Kujtojmë, faza e parë e këtij formati do të jetë “online”, ndërsa e dyta do të zhvillohet në Malta.

Për të siguruar udhëtimin për në Maltë, ekipet duhet të hynë në top tetë më të mirat, pra thënë më thjeshtë – të fitojnë dy lojë./Telegrafi/

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

By: Brisi
8 January 2026 at 11:19

Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. Raportohet se aksi do të jetë i bllokuar për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 me orën greke, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së […]

The post Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë

By: armand
7 January 2026 at 20:52

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi. Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se […]

The post Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë

By: D Marku
7 January 2026 at 19:46

Emri Luana Lopes Lara mund të mos ju thotë shumë, por gruaja e re nga Brazili është aktualisht miliarderja më e re femër në botë që ka fituar vetë pasurine. Në moshën 29-vjeçare, kompania e saj u vlerësua në 11 miliardë dollarë, një zhvillim që e vendosi në krye të një liste që deri vonë përfshinte Lucy Guo të Scale AI dhe Taylor Swift.

Megjithatë, udhëtimi i saj filloi larg botës së teknologjisë dhe investimeve. Duke u rritur në Brazil, ajo u stërvit intensivisht në balet, duke ndjekur Shkollën e Teatrit Bolshoi. Siç raporton Forbes, vitet e adoleshencës ishin më të vështirat e jetës së saj : mësime akademike nga ora 7 e mëngjesit deri në mesditë dhe prova baleti deri vonë natën, në një mjedis jashtëzakonisht konkurrues. Sjellja e trajnerëve dhe atletëve të tjerë ishte e papranueshme – mësuesit do të digjnin cigare në kofshët e saj për të testuar qëndrueshmërinë e saj, ndërsa bashkëmoshatarët e saj do t’i vinin syze në këpucë për ta sabotuar, por ajo nuk u dorëzua.

Në të njëjtën kohë, interesi i saj për shkencën ishte i madh. Vajza e një matematikani dhe inxhinieri elektrik, ajo shkëlqeu në garat kombëtare akademike në Brazil dhe, pasi mbaroi shkollën e mesme, punoi për nëntë muaj si balerinë profesioniste në Austri. Menjëherë pas kësaj, ajo mori vendimin ta linte baletin përgjithmonë dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara për të studiuar shkenca kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në MIT, ajo takoi Tarek Mansour, me të cilin ndante një rreth të përbashkët miqsh dhe interesash akademike. Të dy u afruan më shumë përmes kurseve dhe, më vonë, përmes stazheve në sektorin financiar. Gjatë studimeve të saj, ajo punoi gjatë verës në firma të tilla si Bridgewater Associates e Ray Dalio dhe Citadel Securities e Ken Griffin.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2018, kur ai dhe Tarek Mansour u takuan në Five Rings Capital në New York. Atje lindi ideja për një platformë tregjesh parashikimi , ku përdoruesit mund të parashikonin rezultatin e ngjarjeve të ardhshme, nga zgjedhjet dhe ndeshjet sportive deri te ngjarjet kulturore.

Një vit më vonë, ideja e tyre u pranua në programin Y Combinator, dhe në vitin 2020, Kalshi, siç e quajtën ata idenë e tyre, siguroi miratimin nga Komisioni i Tregtimit të Kontratave të Ardhshme të Mallrave, duke e bërë atë platformën e parë të tregjeve të parashikimit të rregulluara federalisht në SHBA. Sipas Fortune, në vetëm gjashtë vjet, kompania ka arritur të rritet në një gjigant, duke mbledhur së fundmi 1 miliard dollarë fonde dhe duke e rritur vlerësimin e saj në 11 miliardë dollarë.

Karriera e Luana Lopes Lara shpesh lidhet me qëndrueshmërinë fizike dhe mendore që ajo zhvilloi përmes vallëzimit. Hulumtimet tregojnë se disiplina atletike është e lidhur me rritjen e shanseve për sukses profesional, veçanërisht për gratë . Nuk është rastësi që, sipas të dhënave të EY, shumica dërrmuese e grave në pozicione drejtuese kanë një sfond sportiv.

Vetë Luana Lopes Lara është një shembull kryesor se si këmbëngulja, rezistenca ndaj dështimit dhe disiplina mund të transferohen nga skena e baletit në botën e sipërmarrjes. Sot, Kalshi vazhdon të zgjerohet, me vëllime transaksionesh në rritje dhe partneritete të reja, ndërsa Luana Lopes Lara mbetet një nga fytyrat më interesante në skenën globale të teknologjisë.

The post Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë appeared first on Albeu.com.

Mungesa e anestezistëve dhe infermierëve, problem kronik në mjekimin intensiv

5 January 2026 at 12:13

PRISHTINË, 5 janar /ATSH/ Mjekimi Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me mungesë të theksuar të anestezistëve dhe infermierëve. Kjo njësi e Klinikës së Anesteziologjisë, e cila pothuajse gjithmonë funksionon me kapacitet të plotë, vitin e kaluar trajtoi rreth 500 pacientë në gjendje të rënduar.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka, deklaron për KosovaPress se nëntori 2025 ka qenë sfidues, pasi numri i pacientëve të pranuar ka shënuar rritje të trefishtë. Njësia, e cila ka në dispozicion vetëm 21 shtretër, gjatë gjithë periudhës së vitit paraprak ka funksionuar me shfrytëzim prej 99 për qind.

“Mjekimi Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare disponon me 21 shtretër aktiv, të cilët në 99 për qind të kohës janë gjithmonë të zënë. Ne gjatë këtij viti, nga janari deri në këtë moment kur jemi duke biseduar, kemi pasur 495 pacientë të pranuar dhe të trajtuar në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror… Gjatë nëntorit të këtij viti, befasishëm kemi pasur 62 pacientë të pranuar në mjekimin intensiv, çka është trefishi i kapaciteteve tona. Në këto raste është shumë e vështirë të menaxhohen, pasi ata pacientë kanë nevojë për trajtim. Neve na është dashur të bëjmë një menaxhim të situatës me pacientët të cilët i kemi pasur… Kjo pastaj rëndohet edhe më tepër, kur kemi parasysh numrin e paktë të anesteziologëve që e disponon klinika jonë”, thotë Uka.

Sipas tij, numri i pacientëve të referuar në këtë klinikë mbetet pothuajse i pandryshuar nga viti në vit, ndërsa veçanti e vitit 2025 është gjendja e rënduar e pacientëve për trajtim.

Në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK nga janari deri në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar rreth 120 pacientë kanë vdekur, kryesisht nga lëndime të rënda në aksidente trafiku dhe rrëzime në vendin e punës, ndërsa rastet e vdekjeve nga arma e zjarrit shënuan rënie.

“Kanë qenë pacientë të cilët kanë pasur sëmundje të cilat kanë qenë të pamundshme me u menaxhuar nga aspekti mjekësor, lëndime shumë të rënda, dëmtime shumë të rënda, qoftë të indit trunor, shumica e tyre, lëndime në aksidentet e komunikacionit. Kemi pasur shumë këtë vit rrëzime nga lartësia të punëtorëve të cilët kanë humbur jetën për shkak të lëndimit që e kanë marrë në vendet e tyre të punës. Pastaj, janë lëndimet me armë zjarri, me lëndimet me armë të ftohta, të cilat fatmirësisht, po them fatmirësisht, janë në zvogëlim e sipër për çdo vit”, thotë Uka.

Ai thotë se për një funksion më të mirë në mjekimin intensiv nevojitet trefishim i numrit të stafit.

“Për momentin ne disponojmë me gjashtë ekipe, nga dy anesteziologë, të cilët kryejnë punën në mjekimin intensiv, gjegjësisht, mbajnë kujdestaritë 24-orësh në mjekimin intensiv. Kjo vështirësohet edhe më tepër, domethënë na mbetet neve që kujdestaritë t’i mbajmë në çdo të gjashtën ditë… Kjo, përveç lodhjes fizike, jashtëzakonisht shumë ka reperkusione të mëdha në aspektin emocional, psikik e të tjera… Tashmë jemi në fazën kur kolegët e rinj janë në përfundim të specializimit. Pritet së shpejti të bëhet publik edhe konkursi për pranimin e tyre, dhe kjo sadopak do ta zbusë situatën përgjithësisht të rënduar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv. Mirëpo, edhe me këtë numër të cilët do të pranohen tash, kjo mund ta zbusë pak situatën, por për të qenë plotësisht komod dhe për të kryer punë normale ishte dashur që numri i anesteziologëve të trefishohet nga numri të cilin ne e kemi tash për tash… Tani janë diku në Qendrën Klinike janë diku rreth 45-47 anestezistë në total. Këtu te ne janë 12, janë gjashtë ekipe me nga dy anesteziologë”, thotë Uka.

Duke i konsideruar si heronj e kësaj klinike, Uka thotë se Mjekimi Intensiv Qendror lëngon edhe nga mungesa e infermierëve të cilët nuk janë të mjaftueshëm. Ai thotë se kërkesat për shtimin e stafit infermieror janë vazhdimisht për 20-25 infermierë, por që zakonisht pranohen vetëm 4-5.

“Problematikë kronike, e cila vazhdon me vite të tëra, e pazgjidhur edhe më tutje, është mungesa e stafit të mesëm, po edhe stafit ndihmës, posaçërisht stafit të mesëm. Në standarde ish dashur që një infermier për shembull të ketë aktivitetin e vet punues me dy pacientë më së shumti, ose dy infermierë me tre pacientë. E neve shumicën e kohës një infermier  duhet të kryejë punën e vet me tre pacientë, nganjëherë edhe me katër pacientë”, thekson Uka për KosovaPress.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, konsideron se nuk është e nevojshme rritja e kapaciteteve në këtë klinikë, por funksionalizimi i njësive të kujdesit intensiv në klinikat e tjera. Sipas Ukës, mbi 30 për qind e pacientëve janë trajtuar në këtë klinikë për shkak të mungesës së njësive të tjera intensive.

“Realisht, nuk ishte dashur që kapacitetet tona të shtohen më tepër. Ishte dashur të aktivizohen njësitë intensive nëpër klinikat e tjera, në mënyrë që edhe Klinika e Neurologjisë të ketë mundësi t’i trajtojë pacientët të cilët marrin frymë me ventilator. Klinika e Infektives ka një njësi intensive, por ka pak shtretër, edhe ata hezitojnë të marrin një pacient i cili ka nevojë për trajtim me ventilator. Klinika Interne nuk ka asnjë njësi intensive dhe ne kemi shumë pacientë, diku rreth 18% pacientëve që ne i trajtojmë këtu janë pacientë të tyre, të cilët ishte dashur të marrin trajtim atje. Kështu, në përpjekjet tona në nivel të drejtorisë qendrore, nga ana e drejtorisë së Klinikës së Anesteziologjisë, janë të drejtuar në atë kuptim që të mund të funksionalizohen intensivet e tyre”, deklaron Uka.

Nga Mjekimi Intensiv Qendror thonë se janë të pajisur me aparatura mjekësore bashkëkohore, përfshirë ventilatorë dhe pajisje për monitorim, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë mjekësore. Edhe sa i takon furnizimit me barna dhe materiale mjekësore gjatë vitit 2025 kjo klinikë qëndroi mirë, ndonëse u theksuan se kishte mungesa të herëpashershme.

/KosovaPress//r.e/

The post Mungesa e anestezistëve dhe infermierëve, problem kronik në mjekimin intensiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga legjenda në fushë, sot trajnerë të suksesshëm që aspirojnë Botërorin 2026, Sylvinho një prej tyre

4 January 2026 at 10:38

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull lojtarëve të shquar që tashmë janë trajnerë dhe me përfaqësueset që drejtojnë synojnë Botërorin 2026.

Kur një futbollist del në pension, shumë tifozë pyesin veten për hapin tjetër në karrierën e tij.

Për shumicën, gjetja e një pune të re brenda lojës duket të jetë rruga më e natyrshme, kështu që nuk është çudi kur një lojtar vazhdon të provojë veten në trajnim.

Megjithatë, jo të gjithë yjet ndjekin rrugën e trajnerëve të klubeve më të mira ose të një prej ish-ekipeve të tyre. Disa marrin rrugën më pak të “rrezikshme”, duke u futur në zona shumë larg shkëlqimit dhe shkëlqimit të ligave më të mëdha të Europës.

Disa shfaqen aty ku më pak i prisni, por me Kupën e Botës më të madhe të të gjitha kohërave këtë verë, mund të shihni disa fytyra që nuk i keni parë prej kohësh. Ja disa nga shembujt më të mirë të ish-lojtarëve në role të papritura si trajner kryesor….

Fabio Cannavaro (Uzbekistan)

Fabio Cannavaro konsiderohet gjerësisht si një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Mbrojtësi italian e udhëhoqi Italinë drejt lavdisë në Kupën e Botës në vitin 2006 dhe është një nga tre mbrojtësit që kanë fituar trofeun Ballon d’Or (Topin e Artë)

Cannavaro luajti në disa nga klubet më të mëdha të Evropës, përfshirë Juventusin dhe Realin e Madridit. Megjithatë, në momentin kur ai vendosi të tërhiqet nga futbolli, ai zgjodhi një rrugë që pak do ta kishin parashikuar, duke marrë drejtimin e Uzbekistanit për Kupën e Botës për herë të parë në histori. Emërimi i Cannavaros erdhi pavarësisht faktit se Timur Kapadze, i lindur në Uzbekistan, e udhëhoqi kombin drejt kualifikimit për turneun e parë të Kupës së Botës. Duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare për “Ujqërit e Bardhë”, Cannavaro shpreson që lëvizja e tij e guximshme të rezultojë në sukses për vendin e Azisë Qendrore.

Nolberto Solano (Pakistan)

Nolberto Solano, i njohur më mirë si Nobby, konsiderohet një hero kulti nga tifozët e Neëcastle United, të cilët e kujtojnë atë për këmbën e tij të majtë mbresëlënëse dhe dashurinë për të luajtur në trombë.

Megjithatë, që kur doli në pension, Solano i ka varur këpucët në gozhdë dhe e ka lënë mënjanë trombën për të provuar veten në menaxhim. Duke marrë drejtimin e disa klubeve që kur doli në pension në vitin 2012, hapi më i fundit i Solanos në rolin e trajnerit të Pakistanit ka habitur shumë njerëz. Pakistani, i cili renditej i 199-ti në renditjen botërore të FIFA-s në kohën e shkrimit të këtij artikulli, aspiron të kualifikohet për Kupën e Botës 2030, por ndërkohë është i përqendruar edhe në krijimin e ligave profesionale vendase si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Detyra e parë e Solanos ishte të udhëhiqte ekipin e Pakistanit nën 23 vjeç në Kupën Aziatike U23, megjithatë, pas një humbjeje 8-1 ndaj Irakut dhe humbjeve të mëvonshme ndaj Kamboxhias dhe Omanit, është e qartë se një detyrë e madhe e pret peruanin.

Benni McCarthy (Kenia)

Karriera e Benni McCarthy si lojtar u zbukurua me arritje të profilit të lartë, duke përfshirë fitimin e Ligës së Kampionëve me Porton, një titull lige me Ajax dhe periudha të suksesshme në Premier League me Blackburn dhe Ëest Ham. Pas daljes në pension në vitin 2013, McCarthy mori një numër rolesh trajneri, duke përfshirë pozicionin e trajnerit të sulmuesve të ekipit të parë te Manchester United nga viti 2022 deri në vitin 2024.

Që nga marsi i vitit 2025, McCarthy ka qenë trajneri I përfaqësueses së Kenias, një ekip me një histori të pezullimeve nga futbolli ndërkombëtar në vitet 2004 dhe 2006 dhe nga Kupa e Kombeve Afrikane në vitin 2023.

Aktualisht, Kenia renditet në vendin e 113-të në renditjen botërore të FIFA-s dhe duke mos u kualifikuar kurrë për Kupën e Botës, ajo shpreson që McCarthy me përvojën e tij mund t’i udhëheqë ata drejt suksesit në skenën ndërkombëtare në një moment të caktuar.

Dwight Yorke (Trinidad dhe Tobago)

Dwight Yorke mbahet mend kryesisht si fituesi i tripletës me Manchester United, për partneritetin e tij vdekjeprurës me Andy Cole dhe festat e tij jashtë fushës, të cilat i dhanë nofkën “Dëight gjithë natën”.

Megjithatë, karriera e Yorke pas-lojtarit e ka parë atë të demonstrojë profesionalizmin e tij, duke marrë rolin e trajnerit kryesor të vendit të tij të lindjes, Trinidad dhe Tobago.

Si lojtar, Yorke ishte pjesë e një skuadre emocionuese të Trinidad dhe Tobagos që u kualifikua për Kupën e Botës 2006. Pas kalimit të tij në një pozicion trajneri, Yorke është kthyer në shtëpi për të marrë drejtimin e skuadrës, duke sjellë me vete përvojën e tij të klasit botëror.

Pavarësisht mungesës relative të pranisë së futbollit karaibian në skenën globale, Yorke është i vendosur të lërë gjurmë. Predikimi i tij në Premier League dhe përvoja në skenën ndërkombëtare i lejojnë atij të ngjallë ambicie dhe optimizëm në skuadrën e tij.

Stern John (Shën Lucia)

Legjenda tjetër e Trinidad dhe Tobagos, Stern John, dikur ishte një nga sulmuesit më të frytshëm në Major League Soccer dhe luajti në Angli me disa klube, përfshirë Nottingham Forrest dhe Crystal Palace.

Xhoni është aktualisht trajneri i ekipit kombëtar të ishullit të Karaibeve, Shën Lucia. Pavarësisht se është anëtar i CONCACAF – Konfederatës së Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve, që nga viti 1986, ekipi nuk është kualifikuar kurrë për Kupën e Artë.

Pasi e udhëhoqi skuadrën drejt një ngjitjeje prej gjashtë vendesh në renditjen e FIFA-s, John, i cili u paraqit në Kupën e Botës 2006 me Trinidad dhe Tobago, do të kërkojë ta ngrejë ishullin e vogël të Karaibeve në skenën ndërkombëtare.

Sylvinho (Shqipëri)

Sylvinho, ish-lojtari i kombëtares braziliane, i cili luajti për gjigantët europianë si Arsenal, Barcelona dhe Inter është trajneri aktual i Shqipërisë.

I njohur për inteligjencën e tij mbrojtëse dhe vrapimet sulmuese si lojtar, ai tani po ia sjell aftësitë e tij taktike një skuadre kombëtare të etur për të shkëlqyer në Evropë. Një tjetër fuqi sulmuese në formacionin e Sylvinhos është ish-fituesi i Premier League, Pablo Zabaleta, i cili është pjesë e stafit të tij të trajnerëve. Zabaleta u sjell lojtarëve të Shqipërisë një pasqyrë të rëndësishme, falë përvojës së tij duke luajtur në nivelin më të lartë.

Pasi e udhëhoqi Shqipërinë në fazën finale në grupet e Kampionatit Europian të vitit 2024, Sylvinho do të kërkojë të kualifikohet për Kupën e Botës 2026, me një ndeshje vendimtare kualifikuese që do të zhvillohet kundër Polonisë marsin e ardhshëm.

/gj.m/a.f/

 

The post Nga legjenda në fushë, sot trajnerë të suksesshëm që aspirojnë Botërorin 2026, Sylvinho një prej tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, nesër bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë

2 January 2026 at 14:21

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish i bllokuar ditën e nesërme për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/e.i/r.e/

The post Protesta e fermerëve grekë, nesër bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar

31 December 2025 at 20:55

ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-ANA/ – Një takim mbarëkombëtar i fermerëve të sektorit parësor do të mbahet të dielën, më 4 janar, në orën 12:00, në Malgara, për të vendosur hapat e radhës të mobilizimeve të tyre.

Lajmin e bëri të ditur Kostas Rouzios, përfaqësues i një shoqate fermerësh në Selanik.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Kulturore të Malgaras.

Ndërkohë, fermerët vazhdojnë të qëndrojnë në bllokadat në Thesalinë perëndimore, ndërsa në rrjetin rrugor kombëtar janë vendosur devijime të qarkullimit për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve gjatë festave.

Policia greke publikoi një njoftim lidhur me bllokadat e fermerëve, duke informuar për devijimet e trafikut dhe duke sugjeruar rrugë alternative për qytetarët që udhëtojnë në aksin Athinë–Selanik. Gjithashtu, Policia ka publikuar edhe një video nga autostrada Athinë–Lamia, ku shfaqet bllokada e fermerëve në zonën e Kastro-Beotisë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

By: armand
31 December 2025 at 15:42

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie. Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues. Pas zbritjes, udhëtarët […]

The post “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Nga gjeli i detit te vera/ Sa mundësi kanë familjet shqiptare për tryezën e Vitit të Ri?

By: Brisi
31 December 2025 at 09:50

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme. Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e […]

The post Nga gjeli i detit te vera/ Sa mundësi kanë familjet shqiptare për tryezën e Vitit të Ri? appeared first on BoldNews.al.

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive

30 December 2025 at 20:05


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Librazhdit po e pret ndërrimin e viteve me një atmosferë festive. Aktivitetet e shumta të organizuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar entuziazëm te qytetarët, të cilët janë mbledhur në sheshin kryesor për të festuar, duke shijuar muzikën nga këngëtarët e ftuar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave shihen teksa kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës, duke i dhënë qytetit një energji të veçantë në prag të Vitit të Ri.

Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Librazhd janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për fëmijë dhe të rritur, përfshirë shfaqje artistike dhe koncerte me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Atmosfera festive është ndjerë në të gjithë vendin, ku qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, pemë Krishtlindjesh dhe ndriçime vezulluese që kanë transformuar sheshet dhe rrugët kryesore.

Gjatë ditëve të dhjetorit, në sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar aktivitete festive me muzikë live dhe performanca artistike, të cilat do të kulmojnë mbrëmjen e nesërme, më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve.

/k.s/a.f/r.e/

The post Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj

30 December 2025 at 12:27

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se ka vijuar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë dhe është marrë një vendim i ri për të filluar edhe njohjen e vjetërsisë në punë të mjekëve dhe infermierëve gjë që do të rrisë edhe shpërblimet e tyre sipas vjetërsisë në punë.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri u shpreh se paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj”, ndërsa u ndal edhe te kantieret e ndërtimit në shëndetësi në të gjithë vendin.

“Kantieri i shëndetësisë është aktiv në katër anët e territorit. Ka përfunduar dhe po kolaudohet ndërtimi i godinës së re të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, është rindërtuar spitali i Kavajës, është rindërtuar spitali rajonal i Lezhës, i kardiologjisë në QSUT, është rindërtuar spitali i Psikiatrisë së fëmijëve në QSUT,  është rindërtuar spitali ditor i Peqinit, është rindërtuar shtëpia e të moshuarve në Libohovë”, vijoi Rama.

“Ndërkohë që janë në proces godina multifunksionale e parkimit dhe struktura akomoduese në QSUT që mbyllet në shtatorin e ardhshëm dhe do të  transformojë të gjithë jetën e brendshme të QSUT-së, duke hequr të tëra makinat nga territori i QSUT-së, territoriI cili do të bëhet një park i madh dhe i bukur që do të jetë një rritje e cilësisë së shërbimit për pacientët, ndërkohë që të gjithë automjetet përveç autoambulancave do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional”, pohoi Rama.

Rama tha se ka filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës në Tiranë, ndërtimi i godinës së laboratorëve të ISHP-së, ndërtimi i qendrës back up në Vlorë, ndërtimi i disa godinave të reja në Elbasan, ndërtimi i disa pavionëve në spitalin rajonal të Beratit, ndërtimi i shërbimit të patologjisë në spitalin e Vlorës, rindërtimi i dy materniteteve në Shkodër dhe në Fier, rindërtimi i godinave qendrore të spitaleve të Lushnjes, Pogradecit, Gjirokastrës etj.

Kreu i Ekzekutivit u ndal edhe te lista e pajisjeve të reja në shëndetësisë, ndërsa nënvizoi se gjithë këto investime mbështesin përmirësimin domethënës të kushteve të punës së mjekëve dhe infermierëve.

“Më vjen shumë mirë që më në fund po lexojmë një rënie kuptimplotë të tendencës së ikjes së mjekëve dhe të zgjedhjes së parë vajtjen jashtë shtetit. Tendenca ka filluar të kthejë dhe kjo është shumë pozitive”, pohoi Rama.

/e.i/j.p/

The post Paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

By: armand
30 December 2025 at 12:45

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Disa herë është bllokuar rruga Kakavijë-Janinë ditët e kaluara, kurse sot, Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun

29 December 2025 at 22:59

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë me ”Action 24”, iu referua protestave të fermerëve, duke theksuar se “sa më shumë që qytetarët vuajnë, aq më shumë fermerët humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të angazhohen në dialog”.

Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.

Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.

Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.

“Nuk duam të flasim vetëm me ata që janë në bllokada, por edhe me shumicën dërrmuese të fermerëve dhe blegtorëve që nuk janë aty dhe që përballen me probleme reale”, tha ai duke vlerësuar se shumë nga ata që marrin pjesë në bllokada janë në favor të dialogut.

“Dhe ka disa që në thelb po i ngacmojnë ata, bazuar në logjikën e mosthyerjes së radhëve dhe kundërshtimit sistematik të qeverisë. Por, nëse duam të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, ajo mund të vijë vetëm përmes dialogut të ndershëm, jo ​​përmes veprimeve që supozohet se synojnë të dëmtojnë qeverinë, por në fund të fundit shkaktojnë vështirësi për shoqërinë në tërësi”, theksoi ai./  a.jor.

The post GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C

29 December 2025 at 21:01
TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Tiranës.
Në total u diplomuan 27 kursantë, mes tyre edhe 2 vajza. Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, të cilët përgëzuan të diplomuarit dhe u uruan suksese në rrugën e tyre të mëtejshme profesionale.

Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë mundësinë Sabail Gjylit të ndjekë falas kursin UEFA C, duke mbështetur pasionin dhe dëshirën e tij për t’u formuar si trajner futbolli.

“Jam Sabail Gjyli nga Durrësi, nga komuniteti i fëmijëve jetimë. Kam ardhur në këtë kurs për pasionin dhe dashurinë që kam për futbollin. Falënderoj shumë Departamentin e Edukimit në FSHF që më dha këtë mundësi për certifikimin si trajner. Duke qenë se disponoj edhe statusin e fëmijës pa përkujdes prindëror, ky kurs u sigurua falas nga Federata Shqiptare e Futbollit. Jam shumë i kënaqur nga stafi, trajnerët dhe kolegët e kursit. Synimi im është që të ndjek edhe kursin UEFA B, për të ecur përpara drejt ëndrrës që kam pasur që i vogël për të drejtuar një ekip futbolli”, u shpreh Sabail Gjyli për fshf.org.

Të diplomuarit me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendëstrajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

/a.f/r.e/

The post Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave

29 December 2025 at 19:21

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ –  Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u  përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e përgjithshme e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se “prania e tyre në Epanomi ishte vetëm si vëzhgues dhe pa asnjë autorizim apo vendim për bllokadën”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për bllokim të akseve kryesore

By: armand
29 December 2025 at 16:45

Të vendosur për të vazhduar bllokadat, fermerët në Greqi kanë paralajmëruar se do të bllokojnë sërish rrugët. Ata kanë njoftuar se në mesditë do të do të mbyllin rrugën anësore në lartësinë e Bralos. Gjithashtu ditën e sotme në orën 16:00 (me orën greke”, do të nisin bllokadën e Nikaias dhe do të bllokojnë edhe rrugët anësore. Ndërsa më […]

The post Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për bllokim të akseve kryesore appeared first on BoldNews.al.

Kinemaja feston 130-vjetorin e shfaqjes së parë publike të filmit

29 December 2025 at 12:22

ROME, 29 dhjetor /ATSH/- Një pamje unike e punonjësve që largohen nga një fabrikë. Ky ishte imazhi i parë i parë që publiku pa në bodrumin e “Grand Café” në Paris, në “14 Boulevard des Capucines”, më 28 dhjetor të vitit 1895, sipas “Skytg24”.

Një datë historike që shënon lindjen e kinemasë. 130 vjet më parë, Vëllezërit Lumière organizuan shfaqjen e parë publike të shpikjes së tyre të re të quajtur “kinematografi” në Paris.

Nga imazhet në dritën e projektuar, u krijua një formë e re arti: arti i kinemasë dhe krijimit të filmave.

Magjistari Georges Méliès, i cili më vonë u cilësua si themeluesi i vërtetë i formës së shtatë të artit, pati privilegjin të merrte pjesë në atë shfaqje të parë filmi.

Nëse Méliès konsiderohet themeluesi i tij, pararendësit e vërtetë ishin padyshim vëllezërit Louis Marie dhe Auguste Nicolas Lumière.

Filmi i parë i shkurtër që ata xhiruan, i shfaqur për publikun më 28 dhjetor 1895, titullohej “La sortie des usines Lumière” (“Dalja nga Fabrikat Lumière”): një imazh i punonjësve gjatë ndërrimit të turneve tyre në fabrikat.

Ata ishin krijuesit e vërtetë të kinematografit, një shpikje e prezantuar tashmë në qarqet shkencore më 22 mars të të njëjtit vit.

Një shpikje që i bëri shumë njerëz të habiteshin: çfarë mund të kishte më shumë sesa fenerët magjikë që ishin të njohur në atë kohë?

E megjithatë, pas prezantimit të parë publik në “Grand Café”, tani “Hôtel Scribe” në lagjen e “Operas Parisiane”, pati një sukses të menjëhershëm.

Që atëherë, njerëzit filluan të prisnin në radhë për të parë shfaqjet, të cilat zgjasnin rreth 20 minuta dhe përmbanin skeçe të ndryshme: nga “Dalja” te “Mësim akrobacie mbi kalë” deri te “Peshkimi i Peshqve të Artë”.

Bileta e hyrjes kushtonte 1 frang, dhe qiraja e teatrit ishte 30 franga në ditë.

Megjithatë, me publikimin e filmave të rinj të shkurtër siç ishte i famshmi, “Mbërritja e trenit në stacionin La Ciotat” – një qytet në jug të Francës ku familja e industrialistit kishte një shtëpi pushimi – i shfaqur në janar të vitit 1986, ata arritën të shisnin deri në 2,500 bileta çdo ditë. //a.i/

 

 

The post Kinemaja feston 130-vjetorin e shfaqjes së parë publike të filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha publikon VIDEO-n: Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro

By: Ela
27 December 2025 at 14:02

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncoi me anë të një video në rrjete sociale se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama. Sipas denoncimit të Berishës, shishet e verës Romanee Conti kapnin shifrën 33 mijë euro. “Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.  

The post Berisha publikon VIDEO-n: Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit

By: V K
26 December 2025 at 09:09

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

❌
❌